Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 33 prej 33
  1. #21
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Deshiron te dukesh mendjemprehte, atehere ndodh te mburresh nje cikez me shume nga c'duhet. Nuk kam qene dhe aq i cilter me ju, kur ju tregova per fanarndezesit. Per te gjithe ata qe nuk e njohin planetin tone, po qe se japim nje pamje dhe ide te gabuar mbi te mund te sjelle rrezik. Njerezit zene shume pak vend ne toke. Ne qofte se dy miliarde njerez qe popullojne token do te qendronin drejt me kembe dhe pak shtrenguar njeri me tjetrin, gati si ne nje tubim popullor, do te zinin nje shesh me gjatesi dhe gjeresi njezet milje. Pra, tere njerezimin mund ta ngjeshesh e ta shtrengosh ne ishullin me te vogel te oqeanit Paqesor.
    Me siguri te rriturit s'do ta besojne. Ata pandehin se kane nevoje per shume vend. U duket vetja si Baobabet. Keshillojini te bejne llogaritje. Meqe i kane aq shume per zemer shifrat. Ndersa ju mos e humbisni kohen me gjera te tilla. Eshte e kot! Kini besim tek une! Nje here, princi u cudit shume qe s'po shihte asnje njeri ne Toke. U tremb mos kishte ngaterruar planet, kur nje unaze ngjyre hene levizi ne rere.
    - Naten e mire! - foli ashtu kot princi i vogel.
    - Naten e mire! - tha gjarperi.
    - Ne c'vend kam zbritur? - pyeti princi i vogel. - Ne Toke?
    - Ne Afrike, - u pergjigj gjarperi.
    - Ah! Por s'paska asnje njeri ne Toke?
    - Ketu eshte shkretetire... Ne shkretetire s'ka asnje njeri. Toka eshte e madhe, - tha gjarperi.
    Princi i vogel u ul mbi nje gur dhe ngriti syte drejt qiellit.
    - Une pyes veten, - tha ai, - pse ndricojne yjet, mos valle qe nje dite cdo njeri te mund te rigjeje yllin e vet. Pa shiko planetin tim! Ai qendron tamam mbi ne. Por sa larg eshte!
    - Qenka i bukur! - i tha gjarperi. - Po ti c'deshiron ketu?
    - Kam ca ngaterresa me nje lule, - tha princi i vogel.
    - Ah! - tha gjarperi.
    Te dy heshten.
    - Ku jane njerezit? - pyeti me se fundi princi i vogel. - A nuk ndihesh pak si i vetmuar ne shkretetire?
    - Edhe ne mes te njerezve ndihesh i vetmuar, - tha gjarperi.
    Princi i vogel e soditi me ngulm nje cope here te gjate.
    - C'kafshe zbavitese! - tha me ne fund. - I holle sa nje gisht.
    - Por jam me i forte se gishti i nje mbreti, - tha gjarperi.
    Princi i vogel buzeqeshi me zor.
    - S'je aq i fuqishem. Ti s'ke as kembe... s'mund te ecesh dot kurre.
    - Por mund te te coj shume larg, me larg se nje anije, - i tha gjarperi.
    Dhe u rrotullua rreth kycit te kembes se princit te vogel si nje byzykyl i arte.
    - Ke prek une ia kthej prape tokes, cdo qenie qe ka dale prej saj, - tha ai rishtazi. - Por ti je i paster, nuk je tokesor, ti vjen nga nje yll.
    Princi i vogel nuk u pergjigj.
    - Me vjen keq, - vazhdoi gjarperi, - je kaq i dobet, ne kete toke graniti. Por nje dite une do te te ndihmoj. Ne qofte se ndjen mall per planetin tend, une mund te...
    - Oh! Te kuptova shume mire! - i tha princi i vogel. - Po pse gjithmone me flet me gjeegjeza.
    - Sepse une gjithmone i zgjidh, - tha gjarperi.
    Dhe te dy heshten.

  2. #22
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Princi i vogel e pershkoi shkretetiren kryq e terthor dhe s'takoi tjeter vec nje luleje. Qe nje lule e mjere, vetem me tri petale.
    - Miredita! - tha princi i vogel.
    - Miredita! - tha lulja.
    - Ku jane njerezit? - pyeti princi i vogel me miresjellje.
    Nje dite, andej pari, lulja kishte pare te kalonte nje karvan.
    - Njerezit? Jane nja gjashte a shtate. I kam pare para nje viti. Por s'dihet ku mund te gjenden. Era i shperndan pa lene gjurme. Ata s'kane rrenje. Kjo eshte e keqja me e madhe qe kane.
    - Lamtumire! - tha princi i vogel.
    - Lamtumire! - tha lulja.



    Pastaj princi i vogel iu ngjit nje mali te larte. Kishte pare vetem tre male te larte, tre vullkanet qe i vinin gjer tek gjuri. Te shuarin e perdorte per t'u ulur, si stol.
    “Nga nje mal i larte si ky ketu, - fliste me vete, - do te shoh njeheresh tere planetin dhe te gjithe njerezit...”
    Mirepo nuk pa asgje vec majave te mprehta te shkembenjve te thepisur.
    - Miredita! - tha ashtu si kot.
    - Miredita... Miredita... Miredita! - iu pergjigj jehona.
    - Kush je ti? - pyeti princi i vogel.
    - Kush je ti... Kush je ti... Kush je ti?
    - Jeni miqte e mi, jam i vetem.
    - Jam i vetem... i vetem... i vetem, - u pergjigj jehona.
    “C'planet i cuditshem, - mendoi. - Qenka krejt i thate, i thepisur, i kripur! Njerezve u mungon fantazia. Ato perserisin c'u thone. Lulja qe kisha ne planetin tim fliste gjithmone e para...”

  3. #23
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Pasi brodhi per nje kohe te gjate neper rere, shkembenj e debore, princi i vogel zbuloi me se fundi nje rruge. Dhe dihet, te gjitha rruget te cojne tek njerezit.
    - Miredita! - pershendeti.
    Ishte nje kopsht me trendafile te celura.
    - Miredita! - ia kthyen trendafilet.
    Princi i vogel i soditi. Qe te gjitha i ngjasonin lules se tij.
    - C'jeni ju? - pyeti tejet i cuditur.
    - Jemi trendafile, - thane trendafilet.
    - Ah! - tha princi i vogel.
    E ndjeu veten te zhgenjyer dhe fatkeq. Lulja e tij i kishte thene se s'e kishte shoqen ne tere boten e luleve. Mirepo, pa shiko! Vetem ketu, ne nje kopsht, qenkeshin pesemije lule krej si ajo!
    “Kushedi sa keq do te ndihej po qe se do ta shikonte vete kopshtin, do te kollitej fort a thua do t'i binte te fiket, vetem qe te mos behej qesharake. Ndersa une do te detyrohesha te beja sikur po kujdesesha per te, sepse po ta lija ashtu, nga deshira per te mos u turperuar, do te mund te vdiste vertet...”
    Pastaj vazhdoi rishti me veten e vet: “Besoja se isha i pasur, ngaqe kisha nje lule te tille, kur, ne te vertete kam vetem nje lule te zakonshme. Ajo dhe tre vullkanet e mi, te cilet me arrijne vetem deri tek gjuri, njeri syresh ka te ngjare te jete i shuar per gjithe jete, nuk me bejne ndonje princ kushedi se sa te madh.” - dhe i pikelluar u leshua mbi bar dhe qau.

    Ne ate cast erdhi nje dhelper.
    - Miredita! - tha dhelpra.
    - Miredita! - ia ktheu me miresjellje princi i vogel, duke u rrotulluar nga vinte zeri. Mirepo s'pa gje.
    - Jam ketu, - foli zeri, - jam ketu, nen trungun e molles.
    - Kush je ti? - pyeti princi i vogel. - Sa e bukur qenke!
    - Nje dhelper, - tha dhelpra.
    - Eja te luajme, - i propozoi princi i vogel. - Ndihem kaq i trishtuar.
    - S'mund te luaj me ty, - i tha dhelpra. - Ende s'jam zbutur.
    - Ah, me fal! - tha princi i vogel.
    Por, pasi u mendua pak pyeti:
    - C'do te thote “zbutur”?
    - S'qenke nga keto ane. Po c'kerkon ketu?
    - Kerkoj njerezit, - ia ktheu princi. - Cdo te thote “zbutur”?
    - Njerezit, - vazhdoi dhelpra, - kane arme dhe qellojne me to. E tmerrshme. Mirepo rrisin edhe pula. Eshte pasion i tyre. Ti kerkon pula?
    - Jo, - tha princi i vogel, - kerkoj miq. C'do te thote “zbutur”?
    - Eshte dicka tashme e lene ne harrese, - tha dhelpra. - Do te thote ta besh te besueshem.
    - Ta besh te besueshem?
    - Sigurisht, - tha dhelpra. - Pastaj ti, per mua, je vetem nje asgje, nje cunak, njesoj si qindra mijera te tjere. Une s'kam nevoje per ty, por edhe ty s'te duhem. Une, per ty, jam vetem nje dhelper, njesoj si qindra mijera te tjera. Por po qe se me zbut, atehere do te kemi nevoje per njeri-tjetrin. Ti do te jesh per mua i vecante ne bote. Por edhe une do te jem e vetme per ty ne kete bote.
    - Po filloj te kuptoj, - tha princi i vogel. - Ne vendin tim eshte nje lule... besoj se me ka zbutur...
    - Ka mundesi, - tha dhelpra. - Ne Toke ndesh gjera qe nuk t'i merr mendja.
    - Oh jo, kjo s'eshte ne Toke, - tha princi i vogel.
    Dhelpra u be kureshtare:
    - Mos eshte ne ndonje planet tjeter?
    - Po.
    - A ka gjuetare atje?
    - Jo!
    - Qenka interesante! Po pula?
    - Jo.
    - Ah! Asgje nuk eshte e persosur! - psheretiu dhelpra.
    Dhe dhelpra iu kthye rishtazi mendimit te saj.
    - Jeta ime eshte monotone. Une gjuaj pula. Njerezit me gjuajne mua. Jane njesoj. Edhe pulat ngjasojne me njera-tjetren. Por edhe te gjithe njerezit ngjasojne me njeri-tjetrin, prandaj merzitem. Por, ne qofte se ti me zbut, atehere jeta ime do te jete plot gezim. Une do ta dalloj zhurmen e hapave te tu qe do te jete ndryshe nga ajo e te tjereve. Hapat e tjere me trembim ndaj futem nen toke. Te tute do te me joshin, si nje muzike. Dhe tani, shiko! I shikon ato arat me grure atje tutje? Une s'ha buke. Gruri per mua s'vlen. Arat me grure s'me interesojne aspak. C'mekat! Floket e tu jane ne ngjyre floriri, si gruri. Oh, do te jete vertet mrekulli po qe se do te me zbutesh! Ngjyra e florinjte e grurit te pjekur ne ara do te me kujtoje ty. Do te dua edhe feshferimen e eres neper arat e mbjella me grunjera.
    Dhelpra heshti dhe veshtroi princin nje cope here te gjate.
    - Te lutem, zbutme! - tha.
    - Edhe une e deshiroj kete, - tha princi i vogel, - por s'kam shume kohe. Me duhet te gjej miq dhe te mesoj shume gjera.
    - Mund te mesohet vetem per ata qe arrin t'i zbutesh, - ia ktheu dhelpra. - Njerezit s'kane me kohe qe te mesojne dicka, diku gjetke. Ata i blejne te gjitha te gatshme ne treg, por meqe nuk ka asnje dyqan qe shet miq, njerezit s'kane me asnje mik dhe po qe se ti deshiron nje mik, atehere, zbutme mua.
    - C'duhet te bej? - pyeti princi i vogel.
    - Te kesh durim. Se pari ulu ne bar, pak menjane nga une. Une do te te shikoj pakez vjedhurazi; ja keshtu me bisht te syrit, ti nuk do te me thuash asnje fjale. Gjuha eshte burim i keqkuptimeve dhe i ngaterresave. Pastaj, cdo dite, do te ulesh gjithnje e me prane meje...
    Princi i vogel erdhi perseri te nesermen.
    - Do te ishte me mire te vije ne te njejten ore! - i tha dhelpra. - Per shembull, po qe se vjen ne oren kater pasdreke, une, mund te filloj te lumturohem per ardhjen tende, qe ne oren tre. Dhe sa me shume afrohet koha aq me shume e ndiej veten te lumtur. Ne oren kater do te filloj te merakosem e te shqetesohem: do te kuptoj se lumturia kushton shume shtrenjte. Ndersa po erdhe pa ore te caktuar, atehere une nuk do te mesoj dot kurre se si mund te rrah zemra ime per ty. Prandaj duhet te veme nje zakon te forte.
    - C'do te thote “zakon”?
    - Edhe kjo, gjithashtu, eshte harruar, - ia priti dhelpra. - Eshte dicka qe e dallon nje dite nga te tjerat, dallon nje ore nga te tjerat. Ja per shembull, gjuetaret e mi kane nje zakon te forte. Te enjtave vallezojne me vajzat e fshatit dhe dita e enjte eshte dite e vecante, e mrekullueshme. Une shkoj te shetis deri te vreshtat. Sikur gjuetaret te mos vallezonin si t'u tekej, pa ndonje ore te caktuar, atehere te gjitha ditet do te ishin njesoj per mua dhe une nuk do te kisha kurre pushim, s'do te isha kurre e qete.
    Princi i vogel e fitoi, keshtu, besimin e dhelpres.
    Sapo erdhi ora e ndarjes dhelpra foli:
    - Ah, me vjen per te qare!
    - Vete e ke fajin, - tha princi i vogel. - Une s'desha t'ju lendoj, vete deshe te te zbusja.
    - Po, vertet, ashtu eshte! - tha dhelpra.
    - Ti po qan? - pyeti princi i vogel.
    - Natyrisht! - tha dhelpra.
    - Atehere c'fitove?
    - Fitova ngjyren e florinjte te grurit.
    Dhe me pas shtoi:
    - Shko shiko trendafilet! Do te kuptosh se perse trendafileja jote eshte me e vecanta ne gjithe boten. Pastaj do te vish perseri dhe do te me pershendetesh me nje lamtumire, atehere une do te te tregoj nje te fshehte.

    Princi i vogel shkoi te shikonte edhe nje here trendafilet.
    - Ju, s'ngjasoni fare me trendafilen time, ju s'jeni gje. Ju s'keni afruar askend dhe askush s'ju eshte afruar, ju s'keni zbutur askend dhe askush s'ju ka zbutur. Ju jeni ashtu sic ishte dhelpra ime, nje dhelper si qindra mijera te tjera. Mirepo une e bera mike dhe ajo eshte tashme nje e vetme, ne bote, per mua.
    Trendafilet u ndjene vertet te turperuara.
    - Ju jeni te bukura, por jeni te zbrazta, - vazhdoi ai. - Askush nuk e flijon jeten per ju. Sigurisht, ndonje udhetar qe kalon ketej pari mund te besoje se trendafileja ime ngjason me ju. Mirepo ne vetvete ajo ka vlere me shume se ju te gjitha bashke, sepse une e kam ujitur ate. Ajo eshte keshtu, sepse e kam futur ne nje kupe qelqi. Ajo eshte keshtu, sepse e kam mbrojtur nga era me ndarese portative. Ajo eshte keshtu, sepse ia kam mbytur edhe vemjet (pervec dy a tri qe i lash te behen flutura). Ajo eshte keshtu, sepse e kam degjuar te qahet apo te mburret apo edhe nganjehere te heshte. Ja pra, kjo eshte trendafileja ime.

    U kthye perseri tek dhelpra.
    - Lamtumire! - e pershendeti.
    - Lamtumire! - ia ktheu dhelpra. - Ja dhe e fshehta ime krejt e thjeshte. Gjerat mund te shikohen qarte vetem ne zemer. Thelbesorja eshte e padukshme per syrin.
    “Thelbesorja eshte e padukshme per syrin”, - perseriti princi i vogel qe ta mbante mend.
    - Koha qe i ke perkushtuar trendafiles sate e ka bere ate aq te vlefshme per ty.
    - Koha qe i kam kushtuar trendafiles time, - perseriti princi qe t'i ruante edhe keto fjale ne kujtese dhe u ra mbi bar dhe qau.
    - Njerezit e kane harruar kete te vertete, - i tha dhelpra. - Por ti s'duhet ta harrosh! Ti ke detyrime ne jete per ate qe e ke mbajtur prane. Ti ke pergjegjesi per trendafilen tende.
    - Une kam pergjegjesi per trendafilen time, - perseriti princi qe te mos e harronte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 04-11-2010 mė 07:56

  4. #24
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    O zooooot..Princi i vogel..mua ma dhuroi nje shok per krishtlindje..sa i bukur eshte..me ato ilustrimet per femije...Perralle
    https://www.behance.net/robberysk1100

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Mund ta kem lezuar nja 5 here deri tani,me pelqen jashtzakonisht
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #26
    i/e regjistruar Maska e <katunari>
    Anėtarėsuar
    05-08-2009
    Vendndodhja
    DE, me zemer ne trojet Iliriane
    Postime
    493
    Nji prej librave me te mira qe kam lexuar deri me tani.
    Fantastike, me fjale te thjeshta, por me domethenje te madhe
    Sot do tė bėj njė vepėr tė mirė-edhe nuk do ti tregoj askujt

  7. #27
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    - Miredita! - pershendeti princi i vogel.
    - Miredita! - ia ktheu dispeceri.
    - C'ben ketu? - tha princi i vogel.
    - Ndaj udhetaret nga nje mije e nga nje mije, - tha dispeceri. - Trenat qe sjellin keta njerez i dergoj me shpejtesi majtas dhe djathtas.
    Nderkohe nje tren ekspres me drita vezulluese, qe gjemonte si bubullime, tronditi kabinen e dispecerit.
    - Duket se e kane marre me ngut, - tha princi i vogel. - Ku shkojne?
    - Kete s'e di as trenisti vete, - u pergjigj dispeceri.
    Dhe nje tjeter tren ekspres, me drita te ndezura, gjemoi aty pari, ne drejtim te kundert.
    - U kthyen?
    - Nuk jane te njejtet, - tha dispeceri. - Ishte nje kembim.
    - Pse? S'ishin te kenaqur aty ku qene?
    - Njeriu kurre s'eshte i kenaqur aty ku eshte, - tha dispeceri.
    Ushtoi gjemimi i nje ekspresi tjeter me drita te ndezura.
    - Mos valle jane duke ndjekur udhetaret e pare? - pyeti princi i vogel.
    - Jo! Nuk ndjekin askend, - tha dispeceri. - Ata flene aty brenda ose hapin gojen pergjumesh. Vetem kalamajte shtypin hundet e tyre te vockla pas qelqeve.
    - Femijet po, e dine ku shkojne, - tha princi i vogel. - E kalojne kohen duke luajtur me nje kukull lecke, e cila behet per ta dhe eshte shume e vyer. Nese dikush ua heq nga duart, ata ia plasin te qarit.
    - Dhe mire e kane, - tha dispeceri.


    - Miredita! - pershendeti princi i vogel.
    - Miredita! - ia ktheu tregtari.
    Ai shiste pilula me veprim te shpejte ne shuarjen e etjes. Gelltit nje nga keto dhe per nje jave te tere nuk ke nevoje te pish asgje.
    - Po pse i shet keto? - pyeti princi i vogel.
    - Per te kursyer kohen, - tha tregtari. - Specialistet kane llogaritur qe ne kete menyre kursehen pesedhjete e tri minuta ne jave.
    - E c'mund te besh me keto pesedhjete e tri minuta?
    - Cfare te duash.
    - Po te kisha pesedhjete e tri minuta teper, - tha princi i vogel, - do te shkoja qete-qete ne ndonje burim...

  8. #28
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Ishte dita e tete e prishjes se motorit tim ne shkretetire, dhe ndersa degjoja historine e shitesit te pilulave kunder etjes, sapo piva edhe gllenjken e fundit te ujit rezerve.
    - Ah, - i thashe princit te vogel, - kujtimet e tua jane shume te kendshme. Por e keqja eshte se une ende s'e kam rregulluar aeroplanin tim dhe s'kam me per te pire. Do te isha i lumtur po qe se do te mundja te shkoja tani drejt e tek ndonje burim.
    - Mikja ime, dhelpra... - tha ai.
    - Lere dhelpren, djalosh!
    - Pse?
    - Sepse mund te vdesim nga etja.
    Ai nuk e kuptoi kundershtimin tim dhe u pergjigj:
    - Eshte mire te kesh nje mik, edhe sikur ta dish se je duke vdekur. Une jam i gezuar qe kam mike nje dhelper...
    “Ai as qe e merr me mend se ne c'rrezik jemi. Ai s'ka uri. S'ka etje. I mjafton vetem pak diell...” - thashe me vete.
    M'i nguli syte dhe iu pergjigj mendimeve te mia.
    - Edhe une kam etje. Eja te kerkojme ndonje pus.
    Bera cehren e te pashpresit. Nuk kishte kuptim te kerkoje dhe te shpresoje, se kushedi, per fat, mund te gjeje ndonje burim uji ne shkretetiren e pafund.
    Megjithate, prapeseprape, u nisem ne kerkim te tij.

    Per ore te tera ecnim te heshtur. Ra nata dhe yjet zune te vezullonin. Ngaqe kisha ethe prej etjes i shikoja si ne enderrime. Fjalet e princit te vogel vallezonin ne mendjen time.
    - Pra edhe ti paske etje? - pyeta.
    Nuk u pergjigj. Thjeshte tha:
    - Uji eshte i mire edhe per zemren.
    Nuk i kuptova fjalet e tij dhe heshta. E dija mjaft mire se nuk duhej te pyesja me vone.
    Ishte i lodhur. U ul. Prane tij u ula dhe une. Pas nje cope here heshtjeje vazhdoi:
    - Yjet jane te bukur, sepse te kujtojne lulen qe s'e sheh dot.
    Iu pergjigja:
    - Patjeter! - dhe kundrova i heshtur valet e reres nen driten e henes.
    - Shkretetira eshte e bukur! - shtoi.
    E bukur qe vertet. Gjithmone i kam dashur shkretetirat. Ulesh mbi nje dune rere. Nuk shikon kurregje. Nuk degjon asgje. Dhe nderkohe dicka rrezellin ne mes te qetesise.
    - Kjo e ben edhe me te bukur shkretetiren, - tha princi i vogel. - Diku ajo e fsheh ndonje pus.
    U befasova, kur papritur zbulova ndricimin misterioz te reres. Kur isha nje cunak i vogel banoja ne nje shtepi te vjeter dhe nje legjende rrefente se aty ishte fshehur nje thesar. Sigurisht, askush nuk eshte perpjekur ta zbuloje, e ndoshta, as qe e ka kerkuar kush ndonjehere. Por ai thesar e magjepste tere shtepine time. Shtepia ime fshihte nje mister, mu ne zemer te zemres se saj.
    - Po, - i thashe princit te vogel, - po qe se behet fjale per hijeshine e yjeve, shtepise, shkretetires, ajo eshte e padukshme.
    - Gezohem, - tha ai, - qe mendoni si dhelpra ime.
    Meqe princin e vogel e zuri gjumi e mora ne krahe dhe vazhdova rrugen. Isha i emocionuar. Me dukej sikur ne krahet e mi mbaja nje thesar te brishte. Madje me dukej se asgje tjeter ne kete Toke nuk kishte qene me e brishte. Nen driten e henes soditja ate balle te zbehte, ata sy te mbyllur, ate tufe kacurrelash qe tundeshin nga era dhe thosha me vete: “Gjithcka qe shikoj eshte vetem nje vello, thelbesorja eshte e padukshme. Thelbesorja eshte e padukshme.”
    Meqe buzet e tij gjysme te hapura leshonin nje buzeqeshje te lehte, thashe me vete: “Mos valle ajo qe me mallengjen me shume tek ky princ i vogel qe fle, eshte besnikeria e tij ndaj nje luleje, imazhi i trendafiles qe rrezellin brenda tij, si flaka e nje fanari, edhe kur ai fle...”, dhe m'u duk edhe me i brishte se me pare. Fanari duhet te ruhet me kujdes, sepse edhe nje puhize ere mund ta shuaj.
    Dhe, teksa ecja tutje, ne te zbardhur te agimit mengjesor, gjeta nje pus.

  9. #29
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    - Njerezit, - tha princi i vogel, - ngjeshen neper trena te shpejte, pa e ditur per ku udhetojne. Prandaj nervozohen dhe vijne verdalle, - dhe me vone shtoi: - Nuk ia vlen te mundohesh.
    Pusi qe gjetem nuk i ngjante puseve te tjere te Saharase. Puset e Saharase jane vrima te thjeshta te germuara ne rere. Ky pus ngjasonte me nje pus fshati. Mirepo aty prane s'kishte asnje fshat dhe vetja po me dukej si ne enderr.
    - Sa e cuditshme! - i thashe princit te vogel. - Gjithcka qenka gatiikriku, kova dhe litari.
    Ai qeshi, zuri litarin dhe rrotulloi cikrikun. Kriku u leshua me potere, si nje mulli ere i vjeter, qe koha ka lene te fle.
    - A e degjon? - tha princi i vogel. - Ne e zgjuam pusin dhe tani ai po kendon...
    S'doja te mundohej me litarin.
    - Ma ler mua! - i thashe. - Eshte shume e rende per ty!
    Terhoqa koven deri tek gryka e pusit dhe e vura mbi te. Ende me ushtonte ne vesh kenga e krikut, kurse ne valezat e ujit pashe te pasqyrohej dielli qe perkundej se bashku me ujin.
    - Edhe une qenkam i etur per kete uje, - tha princi i vogel. - Me jep te pi!
    E kuptova c'kerkonte. Ngrita koven deri tek buzet e tij. Piu me syte e mbyllur. Ishte si nje feste qe te fale kenaqesi. Ky uje ishte dicka krejt tjeter nga cdo lloj pije. Shija e tij buronte nga marshimi i gjate poshte yjeve, nga kenga e krikut, nga mundimi i kraheve te mi. I bente mire zemres, ta sheronte, ishte si nje dhurate. Perjetova ate ndjenje, si atehere kur isha nje cunak i vogel dhe perreth vezullonte gjithcka; dritat e bredhit te stolisur te Krishtlindjeve, muzika e meshes se Krishtlindjeve, embelsia e buzeqeshjeve gazmore, shkelqimi i vertete i dhuratave qe mora.
    - Njerezit ne planetin tend, - tha princi i vogel, - mbjellin ne te njejten kopsht pesemije trendafila dhe ende s'e gjejne ate cka kerkojne...
    - Jo, s'e gjejne. - iu pergjigja.
    - Ajo qe kerkojne mund te gjendet pastaj ne nje trendafile te vetme ose ne nje dore uje...
    - Eshte e vertete, - thashe.
    Princi i vogel shtoi:
    - Syte jane te verber ndaj duhet kerkuar me zemer.

    E kisha pire ujin. Po merrja fryme lirisht. Ne te aguar te dites, rera ishte bere ngjyre mjalti. Me lumturonte ngjyra e mjaltit. Po pse atehere isha i merakosur?
    - Duhet ta mbash premtimin! - me tha princi i vogel, duke u ulur prane meje.
    - Per cilin premtim e ke fjalen?
    - Ti e di, nje gojeze per delen time...une kam pergjegjesi per lulen!
    Nxora skicen nga xhepi. Princi i vogel ia nguli syte dhe, duke qeshur, tha:
    - Baobabet e tu ngjasokan me koka lakrash.
    - Ashtu!
    Mirepo une ndihesha aq krenar me Baobabet.
    - Ama dhe kjo dhelpra jote... veshet e saj, duken si brire... sa te gjate qenkan...!
    Qeshi perseri.
    - Po tregohesh i padrejte me mua, picirruk! - i thashe. - Nuk dija te vizatoja asgje tjeter vec boas se prere per se gjati brenda saj, apo te pare nga pamja e jashtme.
    - Oh! Edhe keshtu mire eshte. Femijet do ta kuptojne.
    Pastaj shkarrativa nje gojeze dhe zemra m'u coptua kur ia dhashe princit te vogel.
    - Ti ke plane per te cilet une as qe marr ere fare.
    Nuk m'u pergjigj, vetem tha:
    - Ti e di ardhjen time ne Toke...neser behet viti.
    Pastaj, pasi heshti pak, vazhdoi:
    - Ja diku, ketu afer kam zbritur...
    Dhe u skuq.
    Perseri ndjeva nje shqetesim te cuditshem, pa e ditur ngase me vinte. Pastaj u kujtova te bej nje pyetje:
    - Atehere, ate mengjes kur te njoha, nuk paska qene rastesor takimi yne. Para tete ditesh ti sorollateshe krejt i vetem, fillikat, njemije milje larg cdo vendi te banuar. Mos valle ktheheshe tek vendi ku kishe zbritur?
    Princi i vogel u skuq me shume. Ndersa une i ndrojtur shtova:
    - Mos, valle, ishte dita e pervjetorit?
    Princi i vogel u skuq serish. Nuk iu pergjigj asnjehere pyetjeve te mia, por kur skuqesh do te thote: “po”. A s'eshte keshtu?
    - Ah, - i thashe, - kam frike se...
    Por ai u pergjigj:
    - Tani shko te punosh! Kthehu tek makina jote. Po te pres ketu. Eja neser ne mbremje perseri!
    Isha i shqetesuar. M'u kujtua dhelpra. Ka rrezik te permallohesh dhe te qash pak kur afrohesh se tepermi me ndokend.

  10. #30
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Pas pusit qene rrenojat e nje muri te vjeter guri. Mbremjen tjeter kur u ktheva nga puna, pashe princin e vogel qe rrinte ulur siper tij me kembe te varura poshte. E degjova tek thoshte:
    - S't'u kujtoka me? Nuk eshte ketu!
    Pa dyshim atij iu pergjigj nje ze tjeter ne ate cast, sepse ai ia ktheu:
    - Po! Po! Eshte dita, por vendi nuk eshte ky!
    U afrova tek muri. Nuk shikoja dhe degjoja asgje, nderkohe princi i vogel tha serish:
    - Sigurisht! Ti do te shikosh ku fillon gjurma ime ne rere, vetem duhet te me presesh. Do te jem atje sonte ne mbremje.
    Isha vetem njezet metra larg murit dhe nuk shikoja kurregje.
    Pas nje heshtje te shkurter, princi i vogel filloi te fliste prape:
    - E ke te mire helmin? Je i sigurt qe nuk do te me besh te vuaje gjate?
    Mbeta i shtangur ne vend. Zemra po me dilte nga kraherori. Mirepo s'kuptoja gje prej gjeje.
    - Tani nisu! - tha princi i vogel. - Dua te hidhem.
    Ula syte rreze murit dhe i tromaksur u hodha perpjete. Perballe princit te vogel, i ngritur lart, ishte nje nga ata gjarperinjte e verdhe qe ta marrin jeten ne tridhjete sekonda. Rremova neper xhepa per revolverin dhe ia dhashe vrapit, por nga zhurma, gjarperi u be njesh me reren, si currili i ujit te shatervanit qe papritur shterron dhe pa u ngutur rreshqiti ne mes te gureve me nje tringellime te lehte metalike.
    Mberrita ne kohe tek muri per ta pritur ne krahet e mi vogelushin tim princ qe ishte zbardhur ne fytyre si debore.
    - C'jane keto historira qe sajon? Na fliske edhe me gjarperinjte tani?
    I lirova shallin e verdhe si diell. I njoma temthat me uje dhe i dhashe te pinte. Por s'guxoja ta pyes me tej. Me shikonte rende-rende dhe m'i hodhi duart rreth qafes. Ndjeva zemren t'i rrihte si zogun e qelluar per vdekje me ciften e gjuetarit. Me foli:
    - Jam i gezuar qe e rregullove makinen, tani mund te kthehesh ne shtepi!
    - Nga e di ti?
    - Sapo do t'i tregoja, qe ndryshe nga c'e prisja, puna ime kishte patur sukses.
    Nuk i dha pergjigje pyetjes sime, por vazhdoi:
    - Edhe une do te kthehem sot ne shtepi!
    Pastaj me nje shpirt te vrare tha:
    - Por ah, eshte shume me larg... dhe shume me e veshtire!
    E ndjeva shume mire qe po ndodhte dicka e jashtezakonshme, e pashmangshme tashme.
    E shterngova fort ne krahet e mi, si nje foshnje te vogel, dhe m'u duk sikur po me rreshqiste pingul drejt nje humnere, pa qene i zoti ta mbaja...
    Veshtrimi i tij ishte serioz, i humbur tutje, diku larg.
    - E kam delen tende. Edhe arken tende per delen tende, kam gjithashtu edhe gojezen.
    Buzeqeshi i trishtuar.
    Prita gjate, e ndjeva qe, pak nga pak, po ngrohej.
    - Vogelush i dashur, ke pasur frike...!
    Ishte vertet i friksuar, por qeshi me ciltersi:
    - Do te kem edhe me shume sonte ne mbremje.
    Perseri ndjeva rreqethje ne shpine nga ndjenja qe dicka e pashmangshme po ndodhte. E kuptoja qe nuk e perballoja dot mendimin se nuk do ta degjoja kurre me kete te qeshur. Ajo ishte per mua si nje burim ne mes te shkretetires.
    - Vogelushi im! Dua te degjoj perseri embelsine e te qeshures sate!
    Por ai ma ktheu:
    - Sonte behet viti, Ylli im gjendet pikerisht mbi vendin ku, vitin qe shkoi, zbrita ne Toke...
    - Vogelushi im i dashur, a nuk eshte nje enderr e keqe ajo me gjarperin, takimi me te... ajo e Yllit...
    Nuk m'u pergjigj vetem tha:
    - Ajo cka eshte me e rendesishme nuk shikohet...
    - Sigurisht!
    - Eshte njesoj si me lulen, ne qofte se ti dashuron nje lule qe jeton ne nje Yll, atehere eshte e kendshme qe gjate nates te soditesh qiellin dhe te gjithe Yjte do te duken sikur do te lulezojne.
    - Po, ashtu eshte!
    - Eshte si me ujin. Ujin qe ti ma dhe ta pi, ishte si nje muzike... te kujtohet kriku dhe litari... ishte shume bukur...!
    - Po, vertet...
    - Naten ti do te soditesh yjet. Planeti im eshte shume i vogel, per te ta treguar ku ndodhet. Eshte me mire keshtu. Per ty, Ylli im, do te jete nje nga te gjithe yjet e botes. Ti do t'i shikosh te gjithe yjet me te njejten kenaqesi... te gjithe yjet do te jene miqte e tu. Pastaj une do te te bej nje dhurate.
    Qeshi perseri.
    - Ah, vogelushi im i dashur, picirruku im, sa kenaqem kur degjoj te qeshuren tende!
    - Ja pra, kjo eshte dhurata ime. Do te ndodhe si me ujin qe pime.
    - C'do te thuash?
    - Njerezit i kane yjet, por jo te gjithe jane njesoj. Per ata qe udhetojne, yjet jane udherrefyes, per te tjeret jane vetem driteza te vogla. Per dijetaret yjet jane problema. Per shitesin ishin florinj. Per te gjithe te tjeret yjet heshtin. Ndersa ti... ti do te kesh yje qe nuk i ka askush tjeter...
    - C'do te thuash me kete? S'kuptoj.
    - Po qe se do te soditesh naten qiellin, do te te duket sikur te gjithe yjet qeshin. Une jetoj ne njerin prej tyre. Une qesh ne njerin nga ata. Vetem ti do te kesh yje qe mund te qeshin!
    Dhe ai qeshi perseri.
    - Dhe kur te gjesh ngushellim (njeriu gjithmone gjen ngushellim), ti do te lumturohesh qe me njohe. Ti do te jesh miku im i perjetshem. Do te kesh qejf te qeshesh se bashku me mua. Do te ndjesh kenaqesi. Dhe nganjehere do te hapesh dritaren, ashtu si per qejfin tend... Miqte e tu do te cuditen kur te te shohin qe veshtron qiellin lart dhe qesh. Pastaj do t'u thuash:
    “Po, yjet me bejne gjithmone te qesh!” Ata do te te quajne te cmendur, kurse ti do t'u thuash: “A s'ju punova nje rreng te bukur...?”
    Dhe ai qeshi perseri:
    - Eshte njesoj sikur ne vend te yjeve te te dhuroja plot zilka te vockla qe dine te qeshin.
    Dhe ai qeshte e qeshte. Pastaj papritur u be serioz:
    - Kete nate... ti e di, mos eja...!
    - Nuk do te te braktis kurre!
    - Do te te dukem se jam i semure... se po vuaj... sikur te vdisja... Mos eja ta shikosh kete, jo, nuk ia vlen...!
    - Jo, nuk te braktis...!
    Ndihej ne siklet.
    - Ta them edhe... per shkak te gjarperit. Nuk duhet te te kafshoje... gjarperinjte jane te ligj... mund te te kafshojne kot, per qejf.
    - Nuk te braktis!
    U duk sikur u qetesua:
    - Po, eshte e vertete. Kur kafshojne per te dyten here s'kane me helm...

    Ate nate nuk e pashe si u nis per rruge. Ishte zhdukur pa zhurme. Kur e arrita dallova qe ecte drejt e me hap te vrullshem, te vendosur.
    Me tha:
    - Ah, ketu qenke...?
    Me zuri per dore, vuante ende.
    - Nuk po vepron drejt! Do te te shkaktoje dhembje. Do te te duket se po vdes... por s'do jete e vertete.
    Heshta.
    - Ti e kupton. Eshte shume larg. Nuk mund ta marr kete trup. Eshte shume i rende.
    Heshta.
    - Ai do te shtrihet aty, si nje vello e vjeter e braktisur. Mos u trishto per vello te tilla te vjetra...
    Heshta.
    E humbi pakez guximin. Por perseri u mundua:
    - A e di sa e mrekullueshme do te jete! Edhe une do t'i shikoj yjet dhe qe te gjithe do te jene puse uji me nje cikrik qe kendon. Te gjithe yjet do te me japin uje per te pire.
    Heshta.
    - Do te jete aq gazmore! Ti do te kesh peseqind milion... zilka dhe une peseqind milion burime uji te fresket...
    Heshti dhe ai, sepse po qante...
    - Ja, ketu eshte. Lerme te bej nje hap krejt vetem...
    Dhe u ul, sepse kishte frike. Pastaj tha:
    - Ti e di... Ah... Lulja ime... Kam pergjegjesi per te! Ajo eshte aq e brishte. Eshte aq feminore. Ajo ka kater gjemba, te cilat nuk i vlejne per t'u mbrojtur nga bota...
    U ula, sepse nuk mund te qendroja me ne kembe.
    Ai tha:
    - Ja ketu, kjo eshte e gjitha...!
    Ngurroi pakez, beri nje hap, pastaj u ngrit. S'munda te leviz.
    Nuk u pa asgje tjeter vecse nje rrezellim i verdhe prane kycit te kembes se tij. Nje cast mbeti i palevizur. Nuk bertiti. Ra bute, si bien gjethet e pemeve. Ra ne rere, pa shkaktuar as feshferimen me te vockel.

  11. #31
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Dhe qe atehere kane kaluar me siguri gjashte vjet. S'e kam treguar as edhe nje here kete histori. Miqte u gezuan shume qe isha gjalle. Une isha i trishtuar. Atyre u thashe: “e kam nga lodhja.”
    Tani jam ngushelluar pakez. Por jo krejtesisht. E di shume mire se princi i vogel eshte kthyer ne planetin e tij, sepse ne agim te dites nuk e gjeta me trupin e tij. Nuk ishte ndonje trup i rende... Dhe naten ma ka enda te sodis dhe degjoj yjte... Ata jane si peseqind milion kambanka te vockla.
    Tani dicka tjeter me shqeteson. Kam harruar t'i ve nje rrip te vogel gojezes se deles qe vizatova per princin e vogel. Ai nuk do te mund kurre t'ia vere ate deles se tij.
    Dhe tani pyes veten: “C'po ndodh ne planetin e tij tani? Mos, valle, delja e ka ngrene lulen e princit te vogel?”
    Here-here them me vete: “Me siguri jo!” Princi i vogel e mbulon lulen e tij cdo nate me kupene e qelqte dhe deles i kushton nje kujdes te madh, pastaj lumturohem dhe te gjithe yjet qeshin me embelsi.
    Pastaj perseri flas me vete: “E po ndodh nganjehere te hutohemi dhe kaq mjafton! Po sikur princi i vogel te harroje te vere globin prej qelqi apo delja te dale nje nate pa u ndjere, atehere te gjitha zilkat e vogla do te shnderrohen ne lote...”
    Eshte nje e fshehte e madhe! Per ju qe gjithashtu e doni princin e vogel, ashtu si dhe une, nuk do te na shqetesonte asgje ne kete bote, nese diku, nuk e di se ku, nje dele, te cilen ne nuk e njohim, ka ngrene nje trendafile apo ndoshta ende s'e ka ngrene...
    Pa veshtroni nje here qiellin! Pyesni veten: “E ka ngrene delja lulen, apo jo?” Dhe do te shikoni se gjithcka, ne cast, do te shnderrohet.
    Por, asnje nga te rriturit nuk do te kuptoje ndonjehere qe pikerisht kjo gje ka nje domethenie aq te madhe!




    Ky eshte per mua peizazhi me i bukur dhe me i trishtuar i botes. Eshte po ai peizazh qe ti e ke pare ne faqen e parafundit, por qe une e kam vizatuar serish per t'ua bere sa me te qarte. Ketu eshte shfaqur ne Toke princi i vogel dhe eshte zhdukur perseri. Veshtrojeni mire kete peizazh me qellim qe ta njihni me mire nese udhetoni ndonjehere neper shkretetirat afrikane. Dhe, nese rastesisht kaloni andej, ju lutem mos nxitoni aq shpejt, - ju pergjerohem, prisni pakez, prisni pikerisht aty nen yjet! Ne qofte se nje femije ju afrohet, po qe se qesh embelsisht, po qe se ka floke ngjyre ari, ne qofte se nuk ju pergjigjet kur e pyesni, atehere ju do ta merrni me mend menjehere se cili eshte... dhe atehere kini miresine dhe mos me lini te trishtohem me shume, shkruameni sa me pare, ne qofte se ai eshte ende aty...!

    .................................................. ................................................Fund

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Faleminderit
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  13. #33
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar mė parė nga uj me gaz Lexo Postimin
    Faleminderit
    ............

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •