U gjend ne zonen e asteroideve 325, 326, 327, 328, 329 dhe 330. Nderkaq nisi t'i vizitonte per t'u zene me ndonje pune dhe te mesonte per vete.
Ne te parin jetonte nje mbret. Mbreti, ne nje fron teper te thjeshte dhe njeheresh tejet mbreteror, qendronte madheshtor, i stolisur me purpur dhe gezof kunadheje.
- Ah! Shiko aty, nje nenshtetas! - thirri mbreti, porsa pa princin e vogel.
Dhe princi i vogel i cuditur pyeti veten: Si mundi te me njohe, kur nuk me ka pare asnjehere?!
Nuk e dinte se per mbretin bota eshte dicka shume e thjeshte: Te gjithe njerezit jane nenshtetas.
- Pa eja ketu, afrohu nje here te te shikoj me mire! - i tha mbreti, qe tashme ndihej teper krenar, ngaqe me se fundi ishte mbret i dikujt.
Princi i vogel hodhi syte rreth e rrotull per te gjetur ndonje vend per t'u ulur, por i gjithe planeti ishte i mbeshtjelle me mantelin e mrekullueshem prej gezofi kunadheje. Qendroi me kembe dhe, meqe ndihej i lodhur, hapi gojen pergjumesh.
- Nuk eshte e hijshme te hapesh gojen ne prani te nje mbreti, - i tha monarku. - Ta ndaloj kete!
- Nuk mund ta mposht, - u pergjigj princi i vogel tejet i hutuar. - Kam bere nje udhetim te gjate dhe nuk kam vene gjume ne sy...
- E pastaj? - tha mbreti. - Te urdheroj te gogesish! Kam vite qe s'kam pare njeri te gogesije. Gogesima eshte gje e rralle per mua. He! Gogesi edhe nje here! Ky eshte urdher!
- Po me tremb! Tani s'mundem me... - belbezoi princi i vogel dhe u skuq i teri.
- Hm, hm! - ia beri mbreti. - Atehere te urdheroj te gogesish menjehere! Nje here te gogesish dhe nje here te...
Mermeriti dicka dhe ndenji i zemeruar. Ishte teper i bindur ne parimin qe autoriteti i mbretit duhej respektuar. Nuk duronte te mos i bindeshin. Ishte monark absolut. Por meqe ishte teper zemermire, jepte urdhera te arsyeshme.
- Ne qofte se une urdheroj, - u kujdes te thoshte, - nje gjeneral te kthehet ne nje zog detar dhe nese gjenerali nuk do te bindej, atehere nuk eshte faji i gjeneralit. Eshte vetem faji im.
- A mund te ulem pak? - pyeti princi i vogel me ndrojtje.
- Te urdheroj te ulesh! - u pergjigj mbreti dhe mblodhi prane vetes madherishem njerin kind te mantelit te tij prej gezofi kunadheje.
Princi i vogel kishte mbetur i habitur. Planeti ishte teper i vogel. Mbi ke sundonte, valle, ky mbret?
- Madheri, - i tha, - ju lutem te me falni qe po ju pyes...
- Ju urdheroj te me pyesni! - u ngut te thoshte mbreti.
- Madheri, mbi ke sundoni ju?
- Mbi gjithcka, - u pergjigj mbreti thjesht e shkurt.
- Mbi gjithcka?!
Mbreti tregoi me nje gjest domethenes planetin e tij, planetet e tjera dhe yjet.
- Mbi te gjitha keto? - e pyeti princi i vogel.
- Mbi te gjitha keto, - u pergjigj mbreti.
Sepse ai nuk ishte vetem monark absolut por edhe monark i universit.
- Edhe yjet ju binden juve?
- Sigurisht! - tha mbreti. - Binden pa nje pa dy! Une nuk e duroj dot mosbindjen.
Kjo fuqi e tille e cuditi jashte mase princin e vogel. Po ta kishte vete nje pushtet te tille, ai do te perjetonte ne te njejten dite perendimin e diellit jo dyzet e tre here por perkundrazi shtatedhjete e dy here, madje njeqind ose dyqind here, pa e levizur fare karrigen tij. Dhe meqe ndihej pak i mallengjyer per shkak te planetit te tij te vogel, te cilin e kishte braktisur, mori guximin dhe iu lut mbretit per nje nder:
- Do te doja te soditja nje perendim dielli... falmani, ju lutem, kete gezim! Urdherojeni diellin te perendoje...
- Ne qofte se une urdheroj nje gjeneral te fluturoje si nje flutur nga lulja ne lule apo te shkruaj nje tragjedi, apo te shnderrohet ne nje zog detar dhe ky gjeneral nuk do ta zbatonte urdherin e dhene, atehere kush do te ishte fajtor ai apo une?
- Ju, - i tha princi i vogel, i bindur.
- Ne rregull! Nga secili duhet te kerkohet aq sa mund te beje! - u pergjigj mbreti. - Autoriteti mbeshtetet para se gjithash ne arsyen...Ne qofte se ti urdheron popullin tend te marshoje dhe te hidhet ne det, ai do te revoltohet. Une kam te drejte te kerkoj te bindet, sepse urdherat e mia jane te arsyeshme.
- C'do te beni me perendimin e diellit tim? - e kujtoi princi i vogel, i cili kurre nuk reshtte se pyeturi, pa marre pergjigjen e duhur.
- Po. Do ta shikoni. Do ta urdheroj! Por sipas parimit te qeveritjes sime une do te pres derisa kushtet te jene te favorshme.
- E kur do te ndodh kjo? - u perkujdes te pyeste princi i vogel.
- Hm, hm! - ia beri mbreti, i cili po studionte nje kalendar te madh. - Hm, hm, kjo do te behet rreth... ja, aty, ne mbremje, sot rreth ores shtate e dyzet minuta. Dhe ti vete do te shohesh si me bindet.
Princi i vogel hapi gojen i pergjumur. I erdhi keq per vonesen e perendimit te diellit. Filloi te merzitej.
- Nuk kam c'te bej me ketu, - i tha mbretit. - Do te iki!
- Mos ik, - i tha mbreti, qe ndihej krenar qe tani kishte nje nenshtetas, - do te te bej minister.
- C'minister?
- Minister te... te drejtesise.
- Por ketu nuk ka asnje njeri qe te mund ta gjykoj.
- Kete s'e di askush, - tha mbreti. - Une ende s'e kam bere viziten rreth e perqark mbreterise sime. Jam shume i vjeter, s'kam as ndonje vend per karrocen, kurse e ecura me kembe me lodh aq shume.
- Oh, kam pare une, - tha princi i vogel, i cili u perkul, per te veshtruar ne anen tjeter te planetit tjeter, - Ja, edhe atje tutje nuk eshte askush...
- Atehere do te gjykosh veten tende, - ia ktheu mbreti. - Dhe kjo eshte me e veshtira. Eshte aq e veshtire te denosh veten tende, me e veshtire se sa te gjykosh te tjeret. Dhe nese ti ia del mbane t'i besh gjyq vete vetes tende, kjo do te thote se je njeri vertet i mencur.
- Une, - tha princi i vogel, - une mund ta gjykoj veten time kudo qe te jem. Nuk kam nevoje te banoj ketu per ta bere kete.
- Hm, hm..., - ia beri mbreti, - besoj se dikur ne planetin tim eshte nje mi kanalesh. E degjoj gjate nates. Ti mund te behesh gjykatesi i ketij miu plak. Here pas here do ta denosh me vdekje. Keshtu jeta e tij do te varet nga denimi qe do t'i japesh. Mirepo ti do ta meshirosh ate cdo here me qellim qe ta ruash, sepse, ne fund te fundit, ne vetem ate njeckeze mi kemi.
- S'ma ka enda te denoj me vdekje, - tha princi i vogel. - Kam vendosur te iki.
- Jo! - tha mbreti.
Mirepo princi i vogel, qe tani i kishte bere te gjitha pergatitjet per te ikur, nuk deshironte ta trishtonte mbretin dhe t'i shkaktonte dhembje:
- Ne qofte se lartmadheria juaj i jep rendesi bindjes se plote, atehere ju mund te me jepnit nje urdher te arsyeshem. Per shembull, mund te me urdheroni te zhdukem brenda nje minute. Mua me duket qe edhe kushtet jane plotesisht te favorshme per kete...
Meqe mbreti nuk tha asgje, princi i vogel ne fillim ngurroi, pastaj beri te nisej, duke psheretire.
- Do te te bej ambasadorin tim! - nxitoi t'i thoshte mbreti nga pas.
Princi mori nje pamje teper autoritare.
Njerezit e medhenj jane te cuditshem, - tha me vete, ndersa vazhdonte udhetimin.
Krijoni Kontakt