Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Kinë - Letër e hapur nga 100 intelektualë.

    Letër e hapur nga 100 intelektualë. Kërkojnë hapjen e vendit dhe lirimin e nobelistit të paqes


    Liderët e Partisë Komuniste Kineze dhe kryesisht e gjithë klasa politike e vendit po ndodhet në një presion të vazhdueshëm për të ndryshuar kursin e saj dhe kryesisht për të qenë më e hapur ndaj lirisë së shtypit.

    Tashmë bëhet fjalë për një letër tjetër, drejtuar organit më të lartë të partisë nga 100 studiues dhe intelektualë të vendit, gazetarë dhe avokatë, të cilët, në këtë letër të tyre, ndër të tjera kërkojnë edhe lirimin nga burgu të nobelistit të paqes, Liu Xiaobo, i cili është dënuar me 11 vjet burg, pikërisht sepse kërkoi më shumë liri për vendin e tij.

    Kjo letër është publikuar ndërsa Partia Komuniste Kineze, lidershipi i saj është bërë bashkë në mbledhjen e fshehtë të përvitshme, për të diskutuar drejtimin e ardhshëm që duhet të marrë vendi, përfshi edhe debatet për planin e ri 5-vjeçar ekonomik të viteve 2011-2015. Letra e fundit e hapur, drejtuar liderëve të Partisë Komuniste të Kinës, është pjesë e një debati të madh në Kinë në lidhje me heqjen apo vazhdimin e regjimit shumë të ashpër dhe të egër të censurës të aplikuar nga Partia Komuniste në fuqi. Të shumta janë tashmë dyshimet në lidhje me vazhdimin e një politike të tillë, që mund të mos ishte zgjedhja e duhur për të ardhmen e vendit.

    Në fillim të kësaj jave, në vijim të marrjes së çmimit “Nobel” nga disidenti i sipërpërmendur kinez, Partia Komuniste në pushtet u vu sërish në një pozitë të vështirë nga një tjetër letër e hapur e drejtuar nga 23 ish-zyrtarë të lartë të partisë, tashmë në pension, të cilët paralajmëruan partinë se “do të vdiste nga një vdekje natyrale”, nëse nuk do t’u jepte njerëzve të drejtat themelore. Partia po e ndien se sa vjen e po ndihet gjithnjë e më shumë nën presion dhe jo vetëm nga qeveritë demokratike perëndimore, por tashmë presioni ka të bëjë me faktorë brenda vendit dhe letra e fundit e hapur e 100 intelektualëve flet shumë mirë për këtë gjë. “Kina duhet që t’i bashkohet tendencës ndërkombëtare të njerëzimit të civilizuar, duke u bërë pjesë e vlerave universale. Një vend si Kina duhet që të luajë rol shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare për promovimin e vlerave të demokracisë”, thuhet në letër. Thirrjet e vazhdueshme për reformat e akademikëve dhe disidentëve gjithsesi nuk pritet që të kenë impakt të menjëhershëm te lidershipi i partisë. Analistët janë në pritje që të shohin nëse plani pesëvjeçar ekonomik i Kinës do të ketë brenda tij marrjen e masave për ribalancimin e ekonomisë, duke stimuluar kërkesën vendase, ndërsa vendi ndodhet edhe përballë presionit për të rivlerësuar monedhën”.

    Ekspertët do të shohin edhe nëse ka shenja që zëvendëspresidenti Xi Jiping, trashëgimtari i dukshëm i presidentit Hu Jintao, është ende si favorit për marrjen e postit të rëndësishëm në vitin 2013.


    Gazeta Shqip

  2. #2
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    kina nuk eshte shqiperia apo rumania. ata kane 5000 vjet kulture dhe e dine shume mire kush eshte e mire per njerezimin dhe kush eshte e keqe.
    kina sot ka nevoje per fuqi punetore ndersa evropa dhe amerika i heq njeriut nje nga te drejtat themelore, te drejten e punes.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    120
    Kina eshte e hapur dhe gradualisht po e merr dominancen ekonomike ne bote ndersa ketyre 100 "intelektualeve" te propagandes le t'ja japin nobelin po deshen, vetem se do jete rrezik ta humbin edhe Norvegjine se bashku me Greqine nga falimentimi financiar

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga micro-phobia Lexo Postimin
    Kina eshte e hapur dhe gradualisht po e merr dominancen ekonomike ne bote ndersa ketyre 100 "intelektualeve" propagandes le t'ja japin nobelin po deshen, vetem se do jete rrezik ta humbin edhe Norvegjine se bashku me Greqine nga falimentimi financiar
    Ndaj të njëjtin mendim me ty. Përderisa Kina po bëhet superfuqia e parë në botë, kjo tregon që është në rrugë të drejtë.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 17-10-2010 më 15:22

  5. #5
    Perderisa perendimi po futet ne borxh, dhe ngrit nivelin e jeteses gjithe duke qen te varfer ! Kina s'ka perse te ndiej presion nga askush, evropa eshte duke shkuar drejt falimentimit ekonomik, çka nuk mund te themi njesoi per kinen ! Edhe dy gjenerata a me pak, kina do t'ia kalon perendimit, dhe ateher nuk do te jet Stokolmi ai i cili do te shperblen çmime nobel, por vete Pekini !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  6. #6
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Me 1.3 bilion popullsi, e vetmja menyre per te mbajtur rendin dhe qetesine eshte sistemi i vjeter komunist dhe afersisht kapitalist ne sistemin ekonomik.

    Ne rradhe te pare ne Kine eshte me keq sesa ne sistemin perendimore kur vjen per diferencne ndermjet te pasurve dhe varferise. Kina po nuk arriti te pakten nje zhvillim prej 6% DGP shkon ne kaos, sepse i bie qe mbi 300 milion te jen te pa pune dhe keta jan fshatare qe kan len fshatrat dhe punojn neper fabrika neper qytete, pra eshte migrimi me i madh qe tej kalon dhe imigracionin ne perendim.
    Per korrupsion, as nuk flitet qe qeveria Kineze dominon cdo gje sepse nuk ka ligje qe perben luften ndaj korrupsionit dhe ne nje sistem te eger politik, asgje nuk u del perpara me cfare bejn

    Sidoqoft, Kina nuk do arrij sistem demokratik dhe ne te ardhmen kjo gje do ti kushtoj shume. Kina akoma nuk ka sistem taksash, shendetesie, te mbroj te papunet dhe sidomos sistem per pension.

    Zhvillimin qe po ben Kina, Amerika dhe Evropa Perendimore e kan ber qe ne vitet 1950. Nje rritje e Kines ndimon me shume Ameriken dhe Evropen, sesa nje Kine e dobet.
    Ne te ardhmen kur Kina do arrij mbi 300 milion njerez qe do kerkojn pension dhe do vej ne stres ne sistemin ekonomik, atehere kjo do tregoj ku qendron Kina.

    Vendet perendimore po kalojn ne nje moment te veshtire pasi rrijta e popullsise per ta ishte ne vitet 60 kurse vendet Asiatike nuk do ta ken ket problem edhe per te pakten 30 vjet. Problemi per ty do jet qe nuk do ekzistoj dikush qe tu blej borxhet.
    Il Club Più Titolato Al Mondo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •