Askush nuk mund tё rikthej prapa pavarësinё e Kosovёs e as tё arriturat e shqiptarёve tё Maqedonisё. Integristёt nuk do tё arrijnё tё thyejnё e as tё gjunjёzojnё nacionalizmin konstruktiv tё shqiptarёve. Ky ishte mesazhi që u lëshua në manifestimin e sotëm në Tetovë që Partia Demokratike Shqiptare e organizoi për hir të 28 Nëntorit. Për të festuar bashkë me shqiptarët e Maqedonisë, në Tetovë qëndruan sot edhe Daut Haradinaj dhe Hysen Gërvalla. Pas intonimit të himnit kombëtarë dhe fjalimeve përshëndetëse të nikoqirëve dhe miqve nga Kosova, të ftuarit në manifestimin e sotëm u gostisën me një koktej rasti.
http://www.tv-alb.com/?p=lajm&pid=2&id=1283
Krijoni Kontakt