Ndeshja ndėrmjet klubit tė hendbollit “Prishtina” (femrat) dhe atij rus HC “Kuban”, Krasnodar, nė kuadėr tė xhiros sė dytė tė EHF Cup qė do tė zhvillohet tė shtunėn nė palestrėn “Kalle” nė Shkup, pritet tė jetė shumė i nxehtė pėr dy arsye. E para ėshtė vendimi i cili befasoi kosovarėt qė ky takim nė vend se tė luhet nė Prishtinė tė luhet nė teren neutral jashtė Kosovės dhe e dyta ėshtė djegia e flamurit shqiptar nė ndeshjen futbollistike Itali – Serbi. Sipas disa mediave kosovare, por edhe burimeve tė gazetės “Koha e Re”, kėtė takim pritet nė Shkup ta pėrcjellin shumė simpatizant ku tė organizuar do tė vijnė nga Prishtinė, ndėrkohė qė pritet si revanshizėm ndaj asaj qė ndodhi nė Itali t’i vehet flaka flamurit serb. Sa do tė ishte ky gjest “pozitiv” pėr sportistet kosovare mund vetėm tė paramendojmė, kur dihet se kjo shtėpi evropiane din shumė rėndė t’i gjobit klubet dhe organizatorėt.