Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Piramida..

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Piramida..

    Dhėndri i Enver Hoxhės:

    Shembja e Piramidės, absurditet

    27/09/2010 - 13:13



    Rezarta Delisula

    Piramida" vepra e ndėrtuar nė vitet '86-'88 si Muze i Enver Hoxhės, ka sjellė pėrplasje tė mėdha jo vetėm idesh, por edhe parash. Ndėrsa punimet pėr kthimin e Piramidės nė njė teatėr tė madh me 500 kanė nisur prej muajsh, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e shtyrė nga propozimi i njė grupi deputetėsh hodhi idenė e shembjes sė Piramidės dhe ndėrtimit nė vend tė saj tė Parlamentit tė ri tė Shqipėrisė, godinė e cila do tė pėrkonte me 100 vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė. Aktualisht ka njė vendim tė qeverisė "Berisha" pėr transferimin e Teatrit Kombėtar dhe Galerisė Kombėtare tė Arteve nė mjediset e QNK-sė. Bazuar nė kėtė vendim MTKRS ka kryer edhe tenderat ndėrkombėtar tė projekt-idesė, tė tenderit tė zbatimit dhe tė kompanisė sė mbikėqyrjes ndėrsa puna ka nisur prej disa kohėsh. Nga ana tjetėr kemi njė sallė tė re Parlamenti qė ka kushtur 73 milionė lekė dhe idenė pėr ta nxjerrė jashtė funksionit duke e spostuar Parlamentin te Piramida. Nisur nga kjo rrėmujė idesh brenda njė qeverisjeje, intervistuam autorin kryesor tė projektimit tė ish-Muzeut tė Enver Hoxhės, Klement Kolanecin, i cili na sqaron se ideja e shembjes sė "Piramidės", pėr tė ėshtė krejt absurd, duke shtuar se nė asnjė vend tė botės ndryshimi i sistemeve nuk prek godinat. Kolaneci shton se godina ka kapacitet tė mjaftueshėm pėr t'u kthyer nė Parlament, por kurrsesi pėr t'u prishur e rindėrtuar nga e para.
    Njė grup deputetėsh kanė kėrkuar prishjen e "Piramidės", si simboli i fundit i diktaturės dhe ndėrtimin nė vend tė saj tė Parlamentit tė ri tė Shqipėrisė. Ju si autor kryesor i kėsaj vepre si e gjykoni kėrkesėn e tyre?
    Nėse bėhet fjalė pėr prishje tė godinės qė mori emrin "Piramida" edhe pse nuk ėshtė ekzakt kėshtu, e konsideroj veprim krejt absurd. Nė asnjė vend tė botės edhe pse ndryshojnė sistemet, nuk ndodh qė tė prishen godinat qė i pėrkasin kėtij apo atij sistemi. Rregjimi i shkuar, ruajti nė Pallatin e Brigadave sėpatėn e Liktorit, formė tė cilėn mban edhe kompleksi i bulevardit tė Tiranės nė pjesėn e Institutit tė Arteve... e nė kėtė sens duhej tė shembeshin tė gjitha. Godina e "Piramidės" ėshtė ndėrtuar me paratė e popullit shqiptar dhe mund t'i ndryshohet funksioni, por jo tė shembet. Ajo ėshtė pjesė e histroisė sė popullit. Pėr mua e gjitha kjo nuk ka sens llogjik, por i takon Kryetares sė Kuvendit dhe Qeverisė tė marrin vendime.
    Sa para ka kushtuar "Piramida" dhe sa mund tė nevojiten tani pėr njė tė re?
    Godina, duke e konvertuar me kohėn qė jemi, ka kushtuar rreth 3 milionė euro. Por atė volum nuk e ndėrton kurrė sot pa 60 milionė euro pasi njė tullė atėherė kushtonte 0.33 lekė ndėrsa sot 300. Kėshtu qė duhen miliona euro. Shteti duhet t'i japi godinės njė funksion nė harmoni me kohėn, t'i japi njė kuptim kėsaj vlere por kurrsesi ta shėmbė.
    Po nėse vendoset kthimi i "Piramidės" kėshtu siē ėshtė nė Parlament, a ka kapacitet?
    Sigurisht qė ka kapacitet madje shumė mė tė madh se ai qė ofron godina e Parlamentit sot.
    Po nga pikėpamja arkitektonike shkon tė jetė njė Parlament?
    Nuk ėshtė forma ajo qė pėrcakton funksionin. Nė qendėr tė godinės mund tė dalė njė sallė e madhe e rrumbullakėt pėr mė shumė se 200 deputetė ndėrsa ka hapėsira tė mjaftueshme pėr salla tė mbledhjeve tė komisioneve apo zyra deputetėsh.
    Mė parė thatė qė godina e riemėruar Piramida nuk ėshtė ekzakt e tillė, nė fakt si ėshtė?
    Nga ne si projektues tė Godinės, nuk u mendua ndėrtimi i njė piramide. Godina mori emrin Piramida nga shumica e njėrėzve kėshtu qė mendimi i shumicės merret nė konsideratė, por nė fakt godina duket duket e tillė vetėm nėse je poshtė saj. Nėse e sheh piramidėn nė pamje ballore (tregon fotografinė qė e publikojmė sot nė Gazetė) ajo ngjason me krahėt e shqiponjės, s'ka lidhje me emėrtimin e marrė.
    Nė njė intervistė tė mėparėshme jeni shprehur se ju vjen keq qė vepra juaj tė ndryshohet, madje edhe mė keq kur banalizohet nė ekspozita sapuni, por ideja pėr ta kthyer nė teatėr apo galeri artesh ju ka pėlqyer?
    I projektuar pėr tė qenė Muzeum, godina ėshtė mė nė harmoni me Galerinė, megjithatė duke pasur shumė hapėsira mund tė marrė funksione tė ndryshme. Nė vitin 2006, u hodh ideja pėr ta shndėrruar nė teatėr dhe mua m'u dha si detyrė duke qėnė se isha njė ndėr autorėt kryesor tė projektimit tė Piramidės, ripėrshtatja. Punova mbi kėtė projekt, por u hodh poshtė pa motiv. Ajo qė unė kisha projektuar kushtonte 25 mijė euro, ndėrsa ai qė mbeti dhe qė fitoi, kushtonte shumė herė me shumė.
    Nėse shteti ndėrmerr njė inisiativė pėr ndryshimin e piramidės, ėshtė i detyruar t'ju kontaktoj juve, meqė jeni autor kryesor i kėsaj vepre?
    Jo shteti nuk ėshtė i detyruar ta bėjė njė gjė tė tillė, megjithatė duhet tė marrė nė konsideratė autorin. Duhet tė kuptohet njė gjė qartė. Ne s'jemi pronarė, sepse godina i pėrket shtetit, por nė raste tė ndėrhyrjeve merren nė konsideratė autorėt, e drejtė kjo qė lind nga e drejta e autorit.
    Sa vjet keni pa shkuar te Piramida?
    Rreth pesė vjet.
    Pse nuk shkoni?
    Ē'tė shkoj, tė shoh si po prishet e degradohet dita ditės...


    GSH

    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Akoma qenka piramida?Se kan prishur akoma,ēfar ben Edi !Nuk do ndertoje ndonje pallat...qe te zbukuroje Tiranen...(me leje ndertimi).
    "Arkitekt" edhe dhenderi;dinte vetem te vishte ndertesat me mermer e xhama...."xhais"!.

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Cfare? Ekspozita sapuni? E cte keqe ka qe behen ekspozita atje tek piramida qe e ka projektuar ky socialisti i enverit? Apo cjane keta njerez keshtu, sa shpirt kazem mor zot.
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    "Shqiptaret jane nje popull i pa penduar per te kaluaren e tyre ne diktature"Ismail Kadare.
    Ajo eshte nje mauzeloum i diktatorit me te lig, njeriut qe helmoi shpirtrat e shiptareve, per ti ushqyer me ndjenjen e urrjtjes kasore mes njeri tjetrit.Shume viktima , shume dhimbje ju shkaktuan ketyre njerezve krejt pa faj.Dhe ...pas ktheses, nuk i prekem ligesite, prandaj sot i kemi neprkembe e na pengojne ne cdo hap drejt progresit, per te qene njerez te pranuar per komunitetin e emancipuar perendimor.Te shkulet , por dhe kaq nuk mjafton.Ho sa klithma dhimbjesh rrotullohen rreth saj si nje cunam, por qe te papenduarit jane kthyer ne barikade.
    Kam pare dhe oponencen qe i benine ne debate televizive dhe interesante eshte se te ligjte qe e mbrojne ate kane dhe nje pamje dhe mimike prej gjarperi.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Akoma qenka piramida?Se kan prishur akoma,ēfar ben Edi !Nuk do ndertoje ndonje pallat...qe te zbukuroje Tiranen...(me leje ndertimi).
    "Arkitekt" edhe dhenderi;dinte vetem te vishte ndertesat me mermer e xhama...."xhais"!.
    Serafino ,kush eshte ēvirgjeru ne kohen e diktatures duhet rivirgjerohet prap
    so bo pune e mire ne komunizem
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Serafino ,kush eshte ēvirgjeru ne kohen e diktatures duhet rivirgjerohet prap
    so bo pune e mire ne komunizem ;):p
    Ashtu esht tamom.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •