Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 128
  1. #31
    i rregjistruar Maska e LaCosTa
    Anëtarësuar
    15-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    249
    I erdhi fundi beqaris , te trashegohen te rinjte
    Dashuro Nese Done Te Jetosh,Pastaj Jeto Nese Te Lejon Dashuria

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ceshte ky thread idjot.
    U martoka Rama dhe dashkemi te mbushim sitin me urime?
    Rama eshte nje qytetar si cdo njeri tjeter dhe aktet civile i ka po aq sa i ka jevgu i fundit i Shqiperise.
    Sekush martohet per vete te vet dhe urimet i merr nga rrethi i tij shoqeror e familjar.
    Une nuk bej pjese ne asnjeren nga to dhe skam pre ti dergoj urime.
    Po besoj as ju qe shkruani urime nuk beni pjese ne asnjeren nga to.
    U ca siti se po martohet Rama
    Sna behet vone fare.
    Albania Uber Alles

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ka fillua te komletohet partia socialiste

  4. #34
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Po mirë mo juanito se nuk ka asgjë të keqe Edi Rama është një njëri publik dhe kushdo mund ti drejtoj urimet për martesën.
    Edhe shokut Enver.... ups.....shokut Sali desha të them i uruam ditëlindjen.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    17 thierje nofullash ka rudinka..
    kjo linda do ta kaloj mire deri sa te benet perseri edvini krietar bashkie.. pra mbledhes 100 mij eurosh per nje zhgarravitje mbi leter.. pastaj e sheh dhe linda vehten.. sikurse Delinat rudinat e matildo-Meg ajtures-gjeraqinat.

    shtaza vec ka mbledhur perkohesisht ganxhat..

    mire mire..

    --


    ja cthone gazetat

    -

    Linda, në gjurmët e femrës që ndërtoi e vetme karrierën

    Linda, në gjurmët e femrës që ndërtoi e vetme karrierën .

    E diel, 17 Tetor 2010 13:34 . .


    Një karrierë nga ato që nuk kanë asnjë të sharë dhe për më tepër e mbërritur në majat e vlerësimit, kjo për shkak edhe të arsimimit të plotë dhe fatit ndihmës të periudhës së startit kohor, apo kalimit në praktikë menjëherë në vitet e para pas ndryshimit të sistemit komunist. Pasi të dhënat thonë se Lindita Basha për vite me radhë, deri më 1998, ka qenë drejtoreshë e përgjithshme në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave. Më tej, karriera e saj nuk ka pasur luhatje shumë të mëdha, në një kohë kur angazhimet aktuale, si pedagoge në një universitet privat, kërkuese shkencore në Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor dhe njëkohësisht anëtare e bordit të fondacionit "Soros" për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, provojnë edhe njëherë suksesin e Linditës në ndërtimin e një karriere të suksesshme.
    E mbirë nga vetvetja
    Që të vish në konstatimet e mësipërme është krejt e thjeshtë nëse ke në duar një informacion edhe më të imtësishëm nga njerëz që e njohin nga shumë afër, menjëherë pas publikimit nga gazeta "Panorama" të lajmit të zbulimit të pragmartesës së Edi Ramës me pedagogen e Universitetit Europian të Tiranës, Lindita Basha. Një informacion që thotë se Lindita është lindur e rritur në lagjen periferike "Kombinat" të Tiranës, se është një nga tri fëmijët apo bija e dy prindërve me prejardhje punëtore, e ëma centraliste në postë, ndërsa i ati pjesëtar i një orkestre frymore, aktualisht që të dy pensionistë. Gjithsesi, përshtypja apo edhe llogaritë që mund të bëhen, duket se nuk e kanë penguar Linditën të bënte të tjera plane për të ardhmen e saj. Kështu, ajo ka mbaruar me të gjitha notat 10 Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, ku është vlerësuar si shumë ambicioze. Për habi të shumëkujt, që në vitin e dytë të studimeve ajo u fejua me pedagogun e saj të matematikës, Thanas Xhillari, me të cilin ndërtoi edhe familjen e ardhme. Bashkëkolegë të saj pohojnë se përndryshe ambicieve të saj, pas përfundimit të fakultetit, Linditën nuk e emëruan pedagoge. Por kjo nuk e ka ndaluar atë të shohë sërish për më tej. Lindita Basha është nga të parat femra shqiptare që tentojnë dhe ia arrijnë të bëjnë një master jashtë vendit, në rastin e saj në Çeki. Njëkohësisht, një vit pas diplomimit, më 1988, Lindita lidhet në martesë me Thanas Xhillarin. Madje dasma, e konsideruar si nga më të bujshmet e kohës, është bërë në një lokal në Pezë. Si rezultat i konsumimit të martesës, çifti pati një fëmijë, Rean, që aktualisht studion për arkitekturë në Zvicër.
    Karriera
    Që të kuptohet suksesi në karrierë i Lindita Bashës, gruas në pragkurorëzimi të Edi Ramës, vlen të veçohet arsimimi. Një arsimim që kulmon me kryerjen e masterit për Ekonomi në Universitetin e New York-ut dhe Universitetin e Europës Qendrore në Pragë, në vitin 1993, si dhe mbajtja e titullit Doktor i Shkencave Ekonomike që nga viti 1996. Një arsimim, që fatmirësisht është shoqëruar me një karrierë dinjitoze në punë. Kështu, puna e parë e Linditës pohohet të ketë qenë drejtuese në departamentin ekonomik të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë, ndërkohë që menjëherë më pas ajo është emëruar drejtore e përgjithshme e Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave, një funksion që e përmbushi deri në vitin 1998. Menjëherë më pas, ajo është përfshirë edhe në aktivitetin e shoqërisë civile, duke fituar postin e drejtores ekzekutive të Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, një funksion që e mban për dhjetë vite me radhë. Aktualisht, Lindita është shefe e degës së kërkimit dhe zhvillimit shkencor në këtë qendër. Por nuk përfundon këtu. Lindita ka një përvojë të gjatë akademike si lektore e financave ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe politikave publike e riskut publik në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo është gjithashtu autore e një sërë publikimesh brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrëse e ftuar shpesh në konferenca ndërkombëtare. Për këto kontribute të saj, ajo është zgjedhur edhe anëtare prej disa vitesh në bordin e fondacionit "Soros" për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri.



    FERDINAND DERVISHI

  6. #36
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Kjo eshte ajo...

    Kush eshte Linda Basha
    Njoftimi per shtyp jep dhe te dhenat personale mbi bashkëshorten e ardhshme të kreut të PS, Edi Rama.
    Linda ka lindur në një familje tradicionale tiranase. Ka një vajzë, Rean, që studion arkitekturë. Vetë ka studiuar ekonomi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ka kryer studimet Master për Ekonomi në Universitetin e New York-ut dhe Universitetin e Europës Qëndrore në Pragë. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike. Ajo ka punuar në detyra të ndryshme të administratës publike. Puna e saj e parë ka qenë në departamentin ekonomik të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë dhe më pas në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave, ku ka qenë edhe në funksionin e Drejtores së Përgjithshme deri në vitin 1998. Më pas është përfshirë në aktivitetin e shoqërisë civile si drejtore ekzekutive e Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor për dhjetë vite. Aktualisht Linda mbulon kërkimin dhe zhvillimin shkencor në këtë qendër që sot drejtohet nga Ylli Cabiri, të cilin Presidenti Obama e emëroi së fundmi si të vetmin shqiptar në bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
    (s.g/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 17-10-2010 më 12:03
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #37
    Ishalla e bjen ne mend gruaja.E gjora, me kend do te erret e qelet

    Po kush e pate fatzi se??!!

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263
    Kjo gruja do ja sheh sherrin Rames.
    Me mend ne koke kjo grua te martohet me Ramen ??

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    urime ciftit

    qofshin te lumtur
    nusen e paskemii goxha femer,intelektuale, brune , me shkolle, me eksperience ne jete.
    Grua e matur qe besoj se e di se c'kerkon ne jete

    dhe mos flisni si grate e liga

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    babarams i duhet i cik publicitet, kupto na ai pozitivi, se ca me i thon popullsis n'ato mitingje me shembullin qi jep ce do smbulohet diell me shushk, ashtu shosh . i urojm qetsi e me i shku mar kontrat e lidhjes. trashgim spo i thomi se gjynof kalamoni me prit 20 vite me njoft babn
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •