Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 128
  1. #101
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    vallaj ti mjau skisha nigju deri msot nai femer qe ti bohet qefi kur rrifet i femen tjeter. ti ose ke honger dru ose i ke dhon dru burrit. care mileti jeni mer jahu qi pranoni dhunen

    care figure politike mer daj. kshu osht kur e njef tironen prej forumit

    i kshu per temen. du me thon gjynof per ket linden. po ambicia te boka qorrrrrrr. sidomos kur vje ka raboci klas
    no glove no love

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    vallaj ti mjau skisha nigju deri msot nai femer qe ti bohet qefi kur rrifet i femen tjeter. ti ose ke honger dru ose i ke dhon dru burrit. care mileti jeni mer jahu qi pranoni dhunen

    care politike mer daj. kshu osht kur e njef tironen prej forumit

    i kshu per temen. du me thon gjynof per ket . po ambicia boka qorrrrrrr. sidomos kur vje ka raboci klas
    Ju i lexoni postimet seprapthi aman. Kush eshte pro dhunes njehere?!
    Thjesht kundershtova Elonen se u shpreh qe mire ja beri qe ja nxori te palarat ishit te saj, me fotot nudo. Te isha ne vend te Rudines do i kisha dhene duart Edit, dhe sa me pak te kisha te beja me te aq me mire. Ajo e dinte shume mire me kishte te bente apo jo? C'i frynte me zjarrit?!

    JAM KUNDRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA DHUNESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS SE FEMRESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!1
    Ta shkruaj prape apo te mjafton kjo?
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 25-10-2010 më 15:31
    Feelings change - memories don't.

  3. #103
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    JAM KUNDRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA DHUNESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS SE FEMRESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!1
    Por je pro dhunës ndaj femrës. (shaka mos e mer seriozisht)
    Për rastin e asaj dhunës konkrete jam pro se ajo e ka shitur foton.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

  5. #105
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    en cfar se ja paska shit photon. pse i varte ne mur gamori apo per ... hahahahahahahaha

    popull alabak.
    no glove no love

  6. #106

    Lidhjet dashurore të Edi Ramës, nga Makoçi tek Basha

    Një dasmë gjigante, me më shumë se 800 të ftuar, ose më e madhja që është organizuar deri më sot në Shqipëri.
    47-vjeçar, në krye të Bashkisë së Tiranës që në vitin 2000 dhe me një karrierë publike disa planëshe, Rama ka hyrë në marrëdhënien e tij të tretë zyrtare dhe ndoshta e pesta, që i njihet dhe deklarohet publikisht. Edhe pse asnjë prej marrëdhënieve të mëparshme nuk ka pasur madhështinë dhe shkëlqimin e kësaj ceremonie, që rezulton të jetë e para për kreun e selisë rozë në këtë model.
    Historia e parë publike, që përfundoi me kurorë, i takon një kohe të largët, mesit të dytë të viteve '80, kur studenti i Institutit të Arteve dhe basketbollisti i "Dinamos" së Tiranës filloi të shfaqet në bulevardin e Tiranës dhe në Pallatet e Sportit i shoqëruar nga një femër shumë më e njohur se sa ai vetë, një aktore që po dominonte kinematografinë shqiptare në ato vite, e quajtur Matilda Makoçi. Studentë të Institutit të Arteve, ai për pikturë dhe ajo për aktrim, Edi Rama dhe Matilda Makoçi e shpallën martesën e tyre më 4 korrik të vitit 1986 dhe që nga ajo kohë, pa ndonjë ceremoni të ngjashme me atë që djeshmen, filluan të jetojnë bashkë. Nga martesa e tyre lindi një djalë, Gregori, i cili ka filluar të ndjekë si edhe i ati dhe gjyshi, karrierën artistike. Historia e tyre dukej si një histori suksesi. Të dy të rinj, të njohur, artistë, ata dukej se do të dominonin gjatë jetën rozë të kryeqytetit. Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Pas thuajse 5 vitesh, lidhja e tyre mori fund në rrethana jo shumë të qarta, që u pasuan nga një gjyq i tensionuar në fillim të vitit 1991 dhe që është përfolur gjatë më pas në karrierën politike të Edi Ramës.
    I divorcuar nga Matilda Makoçi, i larguar nga basketbolli, por gjithnjë e më shumë i tërhequr nga sporti i ri i politikës, Edi Rama shfaqet në fillim të vitit 1991 shumë shpesh në publik në shoqërinë e një pedagogeje të re të Fakultetit të Histori - Filologjisë, Delina Ficos. Raporti i tij me të u bë publik rreth asaj kohe dhe çifti u lidh përmes martesës pak kohë më vonë. Edi Rama dhe Delina Fico jetuan bashkë për një periudhë kohe thuajse 6-vjeçare, në vende të ndryshme si në Tiranë, Paris apo Gjermani. Aktivë në lëvizjet politike të kohës, ata jetuan në një apartament që Edi Rama e kish pronë të tijën në periferi të Tiranës pranë Parkut të Autobusëve. Ata ishin bashkë duke u kthyer aty, në shkurt të vitit 1997, kur Edi Rama u godit në fytyrë nga persona të panjohur dhe u dërgua në spital. Duket se ajo ditë ishte dhe shfaqja e tyre e fundit bashkë në publik në Shqipëri. Menjëherë pas saj, Edi Rama u largua për në Paris, ku kish menduar të vendosej përfundimisht, ndërsa Delina Fico udhëtoi drejt SHBA-së me një bursë studimi. Asnjëherë nuk është mësuar se përse martesa e tyre mori fund. Ndryshe nga ajo me Matilda Makoçin që u përfol gjatë në gjykata dhe në shtyp, martesa me Delina Ficon u zgjidh normalisht me mirëkuptimin e të dyve, duke ruajtur më pas edhe një raport miqësor.
    Në prill të vitit 1998, kur mbërriti në Tiranë në detyrën e re të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama shoqërohej nga një antropologe gjermane, Caroline Hornstein, me të cilën ishte njohur në Paris afro një vit më parë. Historia e tyre ishte publike dhe në maj të vitit 1998, Caroline Hornstein u vendos në Tiranë për të jetuar me Edi Ramën. Ideja e një martese mes tyre ishte mjaft e pranishme në atë kohë dhe çifti shfaqej bashkë kudo, përfshi edhe evenimentet e rëndësishme kulturore. E diplomuar në Frankfurt dhe më pas e specializuar në Boston të SHBA-së, Caroline duket se u thye shpejt me bashkëshortin e ardhshëm. Nuk dihet se si marrëdhënia mes tyre, bashkë me dasmën e pritshme, mbaruan në verën e vitit 1999, pas një takimi të fundit mes tyre në Gjermani. Caroline nuk u kthye më në Shqipëri dhe disa vjet më vonë u martua me kryetarin e Bashkisë së Mostarit, qytetit të njohur boshnjak, duke u bërë Caroline Tomic.
    Por mungesa e një partnereje stabël dhe jeta e tij private, u bënë në shumë raste edhe objekt i kritikave dhe sulmeve politike të kundërshtarëve të tij dhe të opozitës. Kritikave që ai vetë iu përgjigj direkt në një debat televiziv.
    Në verën e vitit 1999, Edi Rama intensifikon shfaqjet në publik në shoqërinë e një prezantueseje të njohur televizive, 11 vjet më e vogël se sa ai, por e njohur që në fillim të viteve '90, Rudina Magjistari. Në muajin gusht të po atij viti, revista "Klan" botoi e para lajmin se mes ministrit të Kulturës dhe ikonës së ekranit kish nisur një lidhje dashurie. Lajmi u përgënjeshtrua, por dy muaj më vonë, Edi Rama dhe Rudina Magjistari u prezantuan bashkë në publik në një darkë miqsh në televizionin Klan. Në një intervistë të 4 viteve më vonë, Rudina Magjistari rrëfen njohjen dhe ndjenjat e saj për Ramën. "Jam e dashuruar me çdo gjë të tijën, edhe me defektet", do të thoshte ajo.
    Historia me Rudina Magjistarin, një ikonë e ekraneve në atë kohë, u bë shpejt një histori publike nga më të komentuarat në Shqipëri. Ajo zuri kopertinat e revistave, shumë faqe gazetash dhe të dy, si ai ashtu edhe ajo, folën disa herë për lidhjen e tyre, madje edhe për mediat ndërkombëtare. Rudina Magjistari u shfaq në videoklipin "Tirona" të Edi Ramës, realizuar nga Liri Begeja, në vitin 2003. Në fakt, nga gjithë marrëdhëniet zyrtare dhe publike të Edi Ramës me femrat, ajo me Rudina Magjistarin u mediatizua më tepër. Sidomos në raste fushatash elektorale si në rastin e fushatës së vitit 2003, kur ata u puthën në skenë, apo siç dëshmon në një intervistë të vitit 2004 për "Blu" të Blendi Strakoshës, ku ajo tregon se bashkëjetonte me Edin, apo "gjysmën tjetër", siç i pëlqente atij të thoshte. Por ajo do të thoshte gjithashtu: "Dashuria mund të lindë, mund të transformohet, mund të rilindë... Jeta është shumë e gjatë vetëm për një dashuri".
    Në mënyrë instiktive, Rudina Magjistari kish përcaktuar jo vetëm një aksiomë të vetën, por mbi të gjitha një aksiomë të njeriut me të cilin jetonte prej afro 5 vitesh e që do jetonte edhe dy vite të tjerë, duke rrumbullakuar plot 7 vite e ca bashkëjetesë, deri në fund të vitit 2006, kur u ndanë pa vënë kurorë. Lajmi u bë publik me media në prag të fushatës elektorale të vitit 2007, po ashtu siç u bë publik lajmi për lidhjen dhe martesën e Edi Ramës me Lindita Bashën, po në shtyp, javën e shkuar.
    Në fakt, është e vështirë të thuash se kur ka nisur lidhja e tyre. Bashkëshortja e re e Edi Ramës deklaroi se e njeh atë që në fillim të punës së tij për transformimin e Tiranës, diku në fillim të viteve 2000. Imazhi i tyre i vetëm në shtyp është një foto paparaci, që kaloi pa rënë shumë në sy në revistën "Klan" në gusht të vitit 2005, kur Lindita Basha dhe Edi Rama me partnerët e tyre drekojnë së bashku në restorant "Millenium" në Pogradec, gjatë kthimit nga Korça.
    Fotoja u konsiderua rutinë dhe historia e tyre mbeti gjithnjë e panjohur, ose në pritje të divorcit zyrtar të zonjës Basha. Që nga ai moment, Edi Rama dhe Lindita Basha vendosën të martohen, në një vendim surprizë, që u bë publik në shtyp të shtunën e shkuar dhe u konfirmua në konferencë shtypi nga kryetari i PS-së dhe i bashkisë po atë ditë. Në javën në vazhdim, Edi Rama dhe Lindita Basha bënë shfaqjen e tyre të parë në publik në emisionin "Top Story" në "Top Chanel", ku Rama deklaroi se Lindita ishte gjysma e tij më e mirë. Të dielën, ata u martuan në Tiranë, në prani të fëmijëve të tyre 20-vjeçarë dhe një numri të madh miqsh, dashamirësish, por edhe personash publikë, në një dasmë, e cila nga përmasat rezulton më e madhja në vend! Një dasmë që Edi Rama nuk e kish organizuar kurrë në lidhjet e tij të mëparshme dhe që selia rozë e priste që pas 2005-s, kur Edi Rama hyri në zyrën e kreut të saj, duke varur në garderobën jashtë, mantelin e artistit bohem, çorapet e kuqe dhe tashmë së fundi, edhe beqarinë e tij...
    Marrë nga emisioni “Opinion” në TV Klan
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #107
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Po kjo Makoci, nga behet? Eshte martuar gje?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #108
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Po kjo Makoci, nga behet? Eshte martuar gje?
    Sa kurioze per Makoci-n edhe ti amon.Nuk gezo qe u martua Rama.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  9. #109
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Sa kurioze per Makoci-n edhe ti amon.Nuk gezo qe u martua Rama.
    Mire ky u martua, te bej cte doj. Jam kurioze dhe per ate. Ishalla eshte martu dhe ajo. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #110
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    o Pinko i thu ene vetes tironse ene nuk di as i thashethem tirone. trup te kesh hahahahaha

    matilda e shkret ka fillu kopshin ka e para. gjynof. te rujt zoti mend e kokes. kur them un shneti kryesori ene jo karjera apo dashnija.
    no glove no love

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •