
Postuar mė parė nga
na1mche
Sheikh Ibn Uthejmin ka permendur rastet me kryesore ne librin e tij rreth marteses dhe me poshte po paraqesim ato:
Femrat me cilat e ke haram te martohesh jane dy kategorish:
(1) Ato me te cilat martesa eshte e ndaluar pergjithmone
(2) Ato me te cilat eshte e ndaluar te martohesh derisa kushtet te tregojne ndryshe.
Ato me te cilat eshte e ndaluar te martohesh pergjithmone jane tre llojesh:
[A] Ato qe jane te ndaluara te mertohen si rrjedhim i afersise se tyre me mashkullin dhe ato jane shtate sikurse Allahu i permend ne suren Nisa:
Te ndaluara per ju per martese jane: nenat tuaja, vajzat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, vajzat e vellezerve tuaj, vajzat e motrave tuaja
( Nisaa: 23)
(i) (Fjala) Nenat tuaja", perfshin edhe nenen e nenes dhe nenen e babait
etj e keshtu pa marre parasysh sa lart shkohet (dmth. gjyshja, stergjyshja, etj qofshin keto nga nena qofshin nga babai)
(ii) Dhe (fjala) vajzat tuajaperfshin pervec vajzave te tua edhe vajzat e djalit apo te vajzes tende pa marre parasysh se sa zbret. (Dmth. Mbesat, stermbesat
etj qofshin keto nga djali, qofshin nga vajza).
(iii) Dhe fjala "Motrat tuaja", perfshin motrat e plota (nga e njeta nene dhe baba) si edhe motrat nga babai apo nga nena.
(iv) Fjala "hallat tuaja", perfshin hallat e tua, dhe hallat e babait, dhe hallat e gjysherve (nga babai dhe nga nena), dhe hallat e nenes, dhe hallat e gjysheve (nga nena dhe nga babai)
(v) Fjala teze perfshin tezet e tua, dhe tezet e babait, dhe tezet e gjysherve (nga nena dhe nga babai), dhe tezet e nenes, dhe tezet e gjysheve (nga nena dhe nga babai)
(vi) Fjala vajzat e vellezerve tuaj", perfshin vajzat e vellait te plote (me te njejten nene dhe baba), vajzat e vellezerve nga babai, dhe vajzat e vellezerve nga nena, si edhe vajzat e djemve te tyre dhe vajzat e vajzave te tyre e keshtu me rradhe.
(vii) Fjala vajzat e motrave tuaja perfshin vajzat e motres se plote, vajzat e motres nga babai, vajzat e motres nga nena si edhe vajzat e djemve te tyre dhe te vajzave te tyre e keshtu me rradhe.
[B]Ata qe kane pire gji nga e njejta nene: dhe keta jane njelloj si ata qe permendem me lart. Rrasuli tha: Gjiri ndalon cfaredo qe ndalon gjaku.
Megjitheate ka kushte per kete ndalese dhe kjo perfshin:
(i) Qe femija te kete pire qumesht nga kjo grua pese here apo me teper keshtu nese ka pire kater here qumesht nga kjo grua nuk konsiderohet e ema nga qumeshti.
Kjo bazohet ne ate qe eshte transmetuar ne sahih Muslim nga Aisha: Ishte shpallur ne Kuran qe te pish dhjete here nga gjiri i nje gruaje e ben ate haram per foshnjen. Me pas kjo u abrogua nga pese here. Rrasuli vdiq nderkohe qe kjo recitohej ne Kuran.
(ii) Qe pirja gji te jete bere para se femija te filloje te haje ushqim. Pra duhet te kete pire pese here para se te haje ushqim por nese eshte bere pasi femija ka filluar te haje ushqim, apo disa here para se te filloje te haje dhe disa here pasi ka filluar te haje ushqim ( bere pese here gjithesej) gruaja nuk eshte nene per te.
Kur plotesohen keto kushte per pirjen e gjirit, gruaja qe i dha gji eshte nene per te dhe femite e saj jane vellezer e motra per te qofte nese kane lindur para tij qofte pas tij. Po ashtu femite e burrit femine e te cilit po i jepte gji ne ate kohe behen vellezer dhe motra per te qofshin keta nga gruaja qe i dha gji apo nga gra te tjera.
Ketu duhet te theksojme se te afermit e foshnjes qe piu gji pervec femijeve te tij nuk kane lidhje me pirjen gji dhe nuk ka efekt mbi ta. Keshtu, eshte hallall per vellane e tij nga gjaku qe te martohet me gruan qe i dha gji atij apo me motren nga gjiri. Por femite e foshnjes qe piu gji, behen femi te gruas qe i dha gji dhe te burrit foshnjen e te cilit apo i jepte gji ne ate kohe.
[C]Ata qe nuk lejohet te martohesh me ta si rrjedhim i marteses:
(i) Grate e baballareve (babai, gjyshi, stergjyshi
) pa marre parasysh sa lart shkon qofshin keta nga nena apo nga babai. Ngase Allahu thote:
Dhe mos u martoni me gra me te cilat baballaret tuaj ishin martuar pervec asaj qe ka kaluar, vertete kjo ishte e turpeshme dhe e urryer dhe dicka e keqe. (Nisaa:22)
Keshtu, nese nje burre martohet me nje grua, ajo eshte haram per djemte e tij dhe djemte e femive te tij pa marre parasysh sa poshte shkon dhe pa marre parasysh nese ai ka kryer mardhenie me te apo jo.
(ii) Grate e djemve pa marre parasysh sa zbret ngase Allahu thote
Grate e djemve tuaj
(Nisaa: 23)
Keshtu nese nje burre martohet me nje grua, ajo behet haram per babane e tij dhe per gjysherit e tij si rrjedhim i marteses pa marre parasysh sa ngjitesh dhe pa marre parasysh nga nena apo nga babai si edhe pa marre parasysh nese ka kryer mardhenie apo jo.
(iii) Nena e gruas dhe gjyshet e gruas pa marre parasysh se sa ngjitesh sipas thenies se Allahut:
Dhe nenat e grave tuaja
(Nisaa:23)
Keshtu nese dikush martohet me nje grua, nena dhe gjyshet e saj jane haram per te thjesht nga kjo martese, edhe nese nuk ka kryer mardhenie me te pa marre parasysh se sa ngjitesh qofshin keto gjyshe nga nena apo nga babai.
(iv) Vajzat e gruas tended he vajzat e djemve te saj dhe vajzat e vajzave te saj dhe pasardhesit e tyre pa marre parasysh se sa zbret me kusht qe ai te kete kryer mardhenie me te. Por nese ndahet me te para se te kryeje mardhenie me te, keta femije dhe pasardhesit e tyre nuk jane haram per te ngase Allahu thote:
vajzat e grave tuaja nen kujdesin tuaj te grave me te cilat keni pasur kontakt por nuk ka mekat nese nuk keni pasur kontakt. (Nisaa: 23).
Keshtu kur dikush martohet me nje grua dhe kryen mardhenie me te, femite e saj dhe pasardhesit e tyre jane haram per te pa marre parasysh sa zbret qofshin at ate lindur para apo pas marteses me te. Por nese ndahen para se te kryejne mardhenie, nuk jane haram per te.
Ato me te cilat eshte haram te martohesh derisa rrethanat te ndryshojne dhe keto jane te llojeve te meposhtme:
[A] Motra e gruas dhe tezet dhe hallat e saj derisa ai te mos jete me me gruan e tij ose si rrjedhim i vdekjes se saj ose pas plotesimit te idah-s se saj ngase Allahu thote:
Dhe qe jut e bshkoni dy motra bashke ne nje nikah..(Nisaa:23)
Dhe thenia e Rrasulit: Nuk duhet te martohesh me nje grua dhe hallen apo tezen e saj se bashku.
[B] Nje grua qe eshte ne idah nga nje burre tjeter. Pra nje grua qe eshte ne periudhen e pritjes nga ndarja me nje burre tjeter eshte haram te martohesh me te derisa ajo te perfundoje idah-n e saj.Po ashtu ndalohet qe ai ti propozoje asaj derisa kjo idah te mbaroje.
[C] Nje grua qe eshte ne ihram per haxh apo umrah.Eshte haram te martohesh me kete femer derisa ajo te mbaroje dhe te dale nga ihrami.
Krijoni Kontakt