Pėrshėndetje,
Jam njė lexues i vjetėr, me keqardhje vė re njė katandisje graduale tė Forumit Shqiptar.
Dikur mezi prisja sa tė hyja nė forum tė lexoja postimet e reja nė nėnforume e tema tė caktuara, e kisha pėr kėnaqėsi tė lexoja anėtarė tė respektuar qė tashmė janė larguar nga ky forum pėr shkak tė dekadencės sė tij.
Ndėrsa sot e shoh tė katandisur si mos mė keq.
Shembujt tė bastardizimit tė forumit janė pa fund.
Njė ndėr ta tė fundit ėshtė p.sh. nė temėn " Turqia - Serbia 83:82 (Turqia nė finale)" nė nėnforumin "Sporti nėpėr botė", ku nga njė temė pėr kampionatin botėror tė basketbollit ėshtė shndėrruar nė njė temė pėr islamin e pėr otomanėt.
Nuk e kuptoj kėtė neglizhencė tė moderatorėve, apo edhe vetė mosinteresimin e administratorėve tė kėtij forumi qė me veprimet apo mosveprimet e tyre kanė sadopak kontribut nė dekadencėn e Forumit Shqiptar, pavarėsisht punės sė tyre e cila ka meritat e saj, duhen tė tregohen mė tė ashpėr me kėta anėtarė qė po degradojnė Forumin Shqiptar.
Krijoni Kontakt