Shkencėtarėt thonė se dy skelete tė gjetura nė njė shpellė tė Afrikės sė Jugut, i pėrkasin njė specieje tė paklasifikuara mė parė, tė hominidit, apo parardhėsit tė njeriut. Ky zbulim mund tė ketė hedhur dritė tė re tek evolucioni i species njerėzore, homo sapien dhe nxit interes tė mėtejshėm tek evolucioni i njeriut. Nė Muzeun e Historisė sė Natyrės nė Qendrėn Smithsonian nė Washington, ėshtė hapur njė ekspozitė e re, e cila bazohet tek kėrkimet shkencore tė mė tepėr se njė shekulli, lidhur me origjinėn e njeriut:
Punonjėsi i muzeut Rick Potts thotė se 300 fosile dhe artifakte tė tjera tė ekspozuara ilustrojnė njė mozaik gjurmėsh fizike dhe tė sjelljes qė ka evoluar me kalimin e kohės.
"Tė gjitha kėto specie tani nuk janė mė… Ne jemi tė vetmit pasardhės tė kėsaj peme famijare tė shumėllojshme",- thotė ai.
Vizitorėt shohin nga afėr replikat e njerėzve tė lashtė, ulen tek vatra e paraardhėsve tė tyre dhe ecin nė gjurmėt e gdhendura prej tyre 4 milionė vjet mė parė nė Tanzani.
"Kėto gjurmė janė ekzaktėsisht siē i kanė lėnė tre individė, tė cilėt kanė ecur nėpėr pllajat afrikane nė tė periudhė".
Nė kėtė kuti ndodhen dy fosile, njėra ėshtė njė kafkė 28 mijė vjeēare e njerėzve tė parė modernė qė kanė jetuar nė Evropė, tė njohur si Cro-Magnon. Kafka tjetėr njihet si Neanderthal, njė specie e cila ecte nė kėmbė, bashkėkohėse me Cro-Magninin, deri nė zhdukjen e tyre rreth 30 mijė vjet mė parė.
Tė dy kafkat janė marrė hua nga Muzeu i Njeriut nė Paris. Ato janė zbuluar nė Francė rreth sė njėjtės periudhė, kur Charles Darwini publikoi veprėn e tij tė famshme “Mbi origjinėn e specieve”, nė vitin 1859.
Alain Froment, i cili punon me koleksionin e antropologjisė nė muzeun francez, thotė se puna e DarWinit ka luajtur njė rol kyē nė studimet e tyre.
"Ky zbulim ka ndezur debatin lidhur me origjinėn e njeriut dhe ėshtė pėr t’u ēuditur qė ka ekzistuar njė njeri kaq modern nė periudhėn e fosileve, krahas me kafshėt e zhdukura", - thotė ai.
Vizitorėt i ftojnė tė prekin replikat e paraardhėsve, pėr tė transformuar njė imazh tė fytyrės sė tyre nė njė version tė njeriut tė lashtė dhe pėr t’u angazhuar me replika qė pėrēojnė evolucionin.
Kjo histori 6 milionė vjeēare po ashtu shpaloset gjatė njė epoke ndryshimesh tė mėdha klimatike. Rick Potts thotė se ekspozita tregon se si iu adaptuan njerėzit ndryshimeve tė mėdha tė motit, nga i ngrohtė nė tė ftohtė, me lagėshtirė dhe i thatė.
"Kėtu mėson se ata jo vetėm qė ju pėrshtatėn savanave afrikane, por Neanderthalėt ju pėrshtatėn edhe epokės sė akullnajave, mėson se si u krijua aftėsia e njeriut pėr tė punuar vegla, pėr tė patur njė tru kompleks, si dhe aftėsia pėr tė pėrdorur simbolet, gjuha… Tė gjitha kėto nuk janė thjesht pėrshtatje ndaj mjedisit, por njė pėrshtatje pėr tė qenė tė adaptueshėm."
Mėsuesja e shkollės fillore Neisha Speights Burno ka nė plan t’i njohė nxėnėsit e saj me kėto zbulime.
"Ekspozita i mėson ata se tė gjitha objektet qė shohin kėtu kanė ekzistuar", - tha ai.
Ndjenja e lidhjes ėshtė e rėndėsishme pėr Charla Weis-Wurm, vizitore nga Teksasi.
"Me gjithė kėto konflikte qė ndodhin sot nė mbarė botėn, kur vjen kėtu sheh se tė gjithė kemi njė origjinė dhe mendon, pėrse tė mos shkojmė mirė kur jemi tė gjithė njėlloj?"- thotė ajo.
Rick Potts shpreson se ekspozita i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje, duke treguar se ja vlen tė njohėsh paraardhėsit tanė dhe jetėn e tyre. Dhe duke i njohur, shton ai, ata na mėsojnė se ēdo tė thotė tė jesh njeri.
News Agency
Krijoni Kontakt