Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Al Kaida – në prag të derës!

    Shalom, a jeni si jeni se sjem ni kogja moti

    Al Kaida – në prag të derës!



    Behxhet Sh. Shala



    Rifreskim i kujtesës

    Regjimi serb, përkatësisht mekanizmi më represiv i këtij regjimi, UDB-ja famëkeqe ka punuar në vazhdimësi për të diskredituar para opinionit ndërkombëtar çdo përpjekje të shqiptarëve për realizimin e të drejtave të tyre njerëzore. Në fakt, të gjitha këto përpjekje të UDB-së bëheshin kundër lirisë së shqiptarëve dhe qytetarëve joserbë që jetonin në Kosovë me qëllim që ta parandalonin idenë e pavarësimit të Kosovës. Shqiptarët i ndanin në bazë të përkatësisë rajonale dhe krahinore, në baza fisnore ndërsa, duke ditur faktin se shqiptarët i përkisnin tri besimeve fetare , besimit islam, katolik dhe atij ortodoks përpjekjet më të mëdha për përçarje midis shqiptarëve i drejtonin në thellimin e ndasive ndërfetare duke e vënë në thjerrëz kinse intolerancën e madhe midis shqiptarëve të besimit islam në njërën anë dhe shqiptarëve të besimit të krishterë në anën tjetër!

    “Margaritari” apo karta kryesore e UDB-së, si pararoja më kriminale e regjimit serb ishte lidhja e imagjinuar e shqiptarëve të besimit islam me fundamentalizmin islam apo Xhihadin përkatësisht i projektonin shqiptarët myslimanë si dorë e zgjatur e këtij fundamentalizmi. Kjo bëhej me qëllim që të godasin në disa drejtime ndërsa qëllimi i fundit ishte komprometimi i çështjes shqiptare në Kosovë dhe Ballkan duke e paraqitur këtë jo si luftë çlirimtare por si luftë fetare duke llogaritur faktin se mbi 90% të shqiptarëve në Kosovë janë të besimit islam. Nëse i keni lexuar gazetat para luftës së UÇK-së, gjatë luftës e sidomos pas përfundimit të luftës në Kosovë atëherë lehtë mund t’i vëreni përpjekjet e regjimit serb, në me krye UDB-në që këtë luftë ta ndërlidhë me luftën e muxhahidinëve islamikë dhe se shqiptarët , me ndihmën e muxhahidinëve islamikë duan ta ndërtojnë shtetin islamikë në zemër të Evropës dhe qytetërimit të krishterë! Goditje jo fort e ulët nga një regjim me background më se 100 vjeçar kriminal siç ishte regjimi serb! Edhe tash, regjimi “demokratik” i Tadiqit , Republikën e Kosovës e projekton si shtet të Bin Ladenit dhe Al Kaidës duke deklaruar se Bin Ladeni ka qenë në Shqipëri dhe Kosovë dhe se materialisht i përkrahë këto dy shtete “islamike”!



    Shteti dhe feja, besimi dhe detyrimi


    Çdo shtet demokratik i respekton të drejtat dhe liritë fetare si të drejta elementare të njeriut. Këto të drejta përcaktohen dhe mbrohen me ligj. Edhe Kushtetuta e Pakos së Ahtisarit e ambalazhuar si Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndonëse Kosovën e përcakton si shtet laik, në mënyrën më demokratike i njeh, respekton dhe mbron të drejtat fetare! Pas përfundimit të luftës në Kosovë askush nuk është persekutuar, burgosur apo dënuar për shkak të bindjeve fetare apo ushtrimit të fesë në të cilën beson. Përkundrazi,e që është paradoks i llojit të vet ka pasur kërcënime dhe dhunë ndaj zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës nga të ashtuquajturat rrymat radikale që janë munduar ta imponojnë një besim sipas kritereve të tyre. Për këtë arsye është sulmuar dhe rrahur Xhabir Hamiti, sekretar i BIK-ut në atë kohë. Ky nuk ka qenë rast i izoluar por ka pasur edhe raste të tjera të cilat Policia e Kosovës vetëm i ka regjistruar, por nuk ka arritur t’i zbulojë sulmuesit dhe t’i nxjerrë para organeve të drejtësisë! Krimi i pazbuluar në fakt është krim i pandëshkuar dhe inkurajim për kriminelët e tjerë, pavarësisht cilës fushë i përkasin!

    Kompetencat që i ka Qeveria e Republikës së Kosovës në forcimin dhe zbatimin e ligjit, në fushën e fesë dhe asaj shpirtërore i ka Bashkësia Islame e Kosovës! Së paku mendoj se e ka atë mandat! E sa dhe me çfarë suksesi e përmbush këtë mandat dhe mbron interesat e besimtarëve islam është çështje për diskutim! Dihet mirëfilli se në Kosovë, sidomos pas përfundimit të luftës është rritur në mënyrë marramendëse numri i OJQ-ve i të gjitha profileve dhe në këtë kontekst edhe i atyre fetare! Dhe duket se nuk kanë bërë punë shumë të hajrit sepse nuk i kanë shërbyer misionit për çka janë themeluar. Në çdo shtet normal, feja është diçka krejtësisht personale dhe si e tillë duhet të trajtohet. Unë i përkas besimit islam dhe nuk kam asnjë arsye të ndjehem i turpëruar apo i hendikepuar! Fenë e kam trashëguar nga prindërit e mi dhe nuk kam mendjen të heqë dorë nga ky besim, në asnjë rrethanë! Madje, do ta ndjejë si humbje dhe mossukses nëse këtë besim nuk e barti edhe te fëmijët e mi. Por, pa asnjë imponim! Jam shumë i bindur se nuk mund të jesh asnjëherë besimtar i mirë nëse nuk je njeri i mirë dhe se i ashtuquajturi radikalizëm fetar është në fakt përpjekje për të mbuluar dobësitë e njeriut të ligë! Në këtë kontekst konsideroj se imponimet që janë importuar nga jashtë për një besim ndryshe nga ai për të cilën angazhohet BIK-u janë të papranueshme nga aspekti moral, fetar, ligjor dhe njerëzor!

    Gjithashtu mendoj se shqiptarët asnjëherë nuk kanë manifestuar apo kultivuar intolerancë ndërfetare dhe këtë nuk e bëjnë as sot! Me fanatizëm përkrah shkallëzimin, njeri, shqiptar dhe fetar! Në shkrimet e mia të mëparshme nga injorantët jam akuzuar se jam fanatik fetar pasi që kam deklaruar se kisha ortodokse në kompleksin e Universitetit të Prishtinës është kishë politike dhe si e tillë duhet të rrënohet sa më parë që të jetë e mundur! Edhe për katedralen katolike të ndërtuar në rrënojat e gjimnazit “Xhevdet Doda” kam deklaruar se është katedrale politike dhe për asnjë çast nuk e kam ndryshuar qëndrimin! Prandaj, botërisht kam propozuar të ndërtohet një xhami politike në hapësirën para fakultetit filozofik! Në atë mënyrë do të kishim tri objekte fetare politike. Deri atëherë besimtarët islam janë të diskriminuar sepse falen në rrugë, korridore, trotuare dhe hapësira tjera publike. Me një fjalë i përngjajnë sistemit paralel të arsimit në kohën kur ishin mbyllur objektet arsimore nga regjimi serb!


    Protestë për shami apo…?

    Kam kundërshtuar rastet kur ndonjë nxënëse është përjashtuar nga shkolla shkaku se ka bartur shami në kohën kur kjo çështje nuk është rregulluar me ligj! Ka pasur raste edhe kur janë larguar nga puna për shkak të bartjes së shamisë apo janë diskriminuar gjatë konkurrimit për një vend pune pikërisht pse kanë bartur shaminë! Jam përkrahës i vendosjes së një rregulli për të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore në nivel të Republikës së Kosovës sa i përket veshjes dhe sjelljes. Në shkolla duhet të kryhen detyrimet shkollore ndërsa detyrimet fetare duhet të kryhen në vendet përkatëse për to. Kjo vlen për të gjitha besimet, pa asnjë dallim! Mirëpo, sot është e padrejtë nëse një femër e bartë një shami si shprehje mode apo çështje imazhi edhe gjatë kohëzgjatjes së mësimit dhe ndaj saj nuk ndërmerren masa ndërsa ndërmerren masa ndaj femrave që bartin shami për të cilat vlerësohet se e bëjnë për shkaqe fetare! E mos të flasim për femrat që vishen kundër çdo rregulli shkollor (minifunde, dekolte etj.) dhe nuk pengohen nga askush! Mendoj se në shkolla duhet të vlejnë vetëm uniformat e lejuara dhe se gjatë kohës së mësimit nuk duhet lejuar asgjë tjetër nga ajo që është e lejuar! Pra, lejimi apo moslejimi i bartjes së shamisë në institucionet arsimore duhet të rregullohet shprehimisht me ligj dhe jo të krijohen kushte dhe rrethana që të interpretohet sipas dëshirës!

    Ndonëse kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërrnava doli përmes mjeteve të informimit publik me kërkesë që të mos përkrahen protestat e paralajmëruara nga 30 e më shumë OJQ-vë për lejimin e shamisë në shkolla, protestat u organizuan me një numër më të vogël pjesëmarrësish se në protestat e mëparshme. Ishin afërsisht 800-1000 protestues që parakaluan nëpër rrugën Nënë Tereza, deri te godina e Qeverisë së Kosovës ku u përqendruan duke parashtruar kërkesa dhe ultimatum qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës në një afat 30 ditësh për përmbushjen e kërkesave të tyre apo ndryshe, do ta radikalizonin veprimin e tyre! Në një shtet ku OJQ-të që nuk janë identifikuar i caktojnë rregullat fetare dhe e kërcënojnë qeverinë nënkupton se edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës e konsiderojnë si një OJQ prandaj duan të bashkëpunojnë apo të krijojnë partneritet mbi ato baza! Këto protesta i tejkalojnë kërkesat për liritë fetare, pa asnjë dyshim. Lejimi i shamisë është vetëm preteksti, arsyetimi!

    Kam marrë pjesë në qindra protesta, qoftë si pjesëmarrës, qoftë si monitorues mirëpo këto protesta ishin jashtë çdo konteksti! Në mesin e protestuesve nuk kam hasur thuaja në asnjë fytyrë që e kam njohur dhe nuk e di nga kanë ardhur! Po të mos ishte ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Teatri Kombëtar e disa objekte të tjera në bazë të të cilëve kuptohej se ishim në Prishtinë dhe Kosovë, në bazë të sloganeve të brohoritura nga pjesëmarrësit lehtë do të kuptohej se jemi në Kandahar, Kabul, Peshavar, pra, në Afganistan, Pakistan, Iran apo Irak! Thirrjet Tekbir, Allahu ekbar etj., nuk kishin të bënin fare me lejen për përdorimin e shamisë, të drejtat dhe liritë fetare që u mohohen por pikërisht ishin vetëm si balon provues për diçka tjetër! Ndërkombëtarët e as vendorët nuk po merren aspak seriozisht me këtë dukuri! Kam frikë se dikur do të bëhet vonë! Dhe se do ta paguajmë bukur shtrenjtë këtë komoditet. Duke marrë parasysh ikonografinë e këtyre protestave, sloganet e brohoritura, atmosferën përjashtuese dhe kërcënimet për eskalim të situatës drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe kryeministrit të saj, z. Hashim Thaçi edhe shkrimin e kam titulluar: “Al Kaida - në prag të shtëpisë”! Qoftë edhe si simbolikë! Kisha pasur shumë dëshirë ta kem gabim, në këtë rast!
    Ndryshuar për herë të fundit nga MafiaWarz : 15-10-2010 më 20:33

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2010
    Postime
    19
    Allahu i shkaterroft krishteret,cifutet e ateistet

  3. #3
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    hahahahahahha po aj vet pi krijon o kuesh, qysh po lyp mi shkatrru

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Shkrimi i Behgjet Shales ka qenë para një jave, ketu na sillet sot, kjo është deshmi se kemi të bëjmë me propagandë e jo thjeshtë me hapje të temës.

    Nuk është dashur të perjashtohet Robi_I_Allahut vetëm pse bëri një lutje e që dikujt nga ju nuk ju pelqen, duhet ta respektojmë bindjen e secilit.

    Relaksohuni se sa për temën as që ja vlen të merremi, protesta me ose pa pelqimin e Behgjet Shales është mbajtur:

    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    Mir qe po ditka shkrim ky far Behxheti, se sikur te fliste, jam i sigurt qe askush s'do e kishte kuptuar.

    Per temen : Ata qe kan protestuar, s'kan qen te gjenerates se Behxhetit. Tani kush o Bexha qe mi njoft te gjithe ?
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Krimi,pa punesia,prostuticioni,droga,kurrupsioni ne prag te deres.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  7. #7
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Robi I Allahut Lexo Postimin
    Allahu i shkaterroft krishteret,cifutet e ateistet
    Vec jo para se me ja u rru atsendin nihere.

  8. #8
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Shkrimi i Behgjet Shales ka qenë para një jave, ketu na sillet sot, kjo është deshmi se kemi të bëjmë me propagandë e jo thjeshtë me hapje të temës.

    Nuk është dashur të perjashtohet Robi_I_Allahut vetëm pse bëri një lutje e që dikujt nga ju nuk ju pelqen, duhet ta respektojmë bindjen e secilit.

    Relaksohuni se sa për temën as që ja vlen të merremi, protesta me ose pa pelqimin e Behgjet Shales është mbajtur:

    http://www.youtube.com/watch?v=tGDZrAd2ZyM
    Respekto kete bindjen/lutjen qe bera me lart si pergjegje.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Respekto kete bindjen/lutjen qe bera me lart si pergjegje.
    E ke mesuar ti kete punen e rrojes, s'din cfar thua tjeter pos : ja rruaj atij, e ja rruaj ktij !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  10. #10
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    E ke mesuar ti kete punen e rrojes, s'din cfar thua tjeter pos : ja rruaj atij, e ja rruaj ktij !
    Po si te mos e kem mesuar kur eshte aq e thjeshte. Kush ofendon per Allahun, vij pastaj une e ia bej Allahun WC te shoqerise. Nuk ka mundur te demtoje Kurani logjiken e askujt aq shume qe te mos kuptoje nje gje kaq te thjeshte. Deshmo se po.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •