MISS Albania, njė tirans e njė vlonjate rrėmbejnė kurorat
Shekulli Online
| 24/09/2010 |
Miss dhe Mister Albania 2010 ka kurorėzuar mbrėmė fituesit pėr kėtė vit. Kurora e mė tė bukurės pėr kėtė vit i ka shkuar bukuroshes nga Vlora, Arnita Beqiraj, ndėrsa fashėn me titullin Mister e mori djali nga Tirana, David Tufa.
Konkurrentėt, tė cilėt kanė qenė 23 kandidatė djem dhe 25 kandidate vajza, ne kemi pasur rastin t'i njohim dhe mė parė, gjatė Talk Show-t tė realizuar enkas pėr kėtė spektakėl. Njė risi e kėtij spektakli ka qenė grimi fare i lehtė i vajzave, kjo pėr tė qenė sa mė pranė bukurisė sė tyre origjinale.
Fituesja, Arnita Beqiraj, nė datėn 1 tetor niset drejt Londrės, ku do tė bėhet fillimisht mbledhja e bukurosheve nga e gjitha bota, pėr tė shkuar mė pas nė Kinė, nga dhe ku do tė mbahet konkursi i Miss World (Miss Bota 2010).
Juria ka pasur pėrfaqėsues nga fusha tė ndryshme: Holta Dulaku, njėkohėsisht dhe producente, Valbona Selimllari, Miss-i i parė shqiptar, Pandi Laēo, moderator televiziv, Oni Pustina, model, por dhe fitues i ēmimit tė parė tė spektaklit "Dancing with the stars" dhe si rrallė mė parė, anėtar jurie ishte edhe trajneri i Kombėtares sė futbollit, Joseph Kuzhe.
Regjisorja Vera Grabocka, ia doli tė mos mbetej nė kufijtė e njė konkursi, por e shndėrroi atė nė njė spektakėl tė plotė. Tė ftuar specialė nė mbrėmje kanė qenė: Aurela Gaēe, e cila ka udhėtuar nga Nju Jorku pėr tė performuar nė skenė. Ndėrsa Oni Pustina, i cili tashmė mund tė quhet dhe njė "balerin", ka performuar me shoqėruesen e tij Lindėn, nė njė balet me koreografi tė ēiftit Enada dhe Gerti Vaso.
Krijoni Kontakt