-
Ish-punëtori i UNMIK-ut, kriminel lufte në Ruandë
Me urdhër të Gjykatës së Hagës, autoritetet franceze kanë arrestuar një ish-punonjës të administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ai ngarkohet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përdhunime dhe vrasje, të kryera në vendin e tij, në Ruandë, njofton AFP.
Callixte Mbarushimana, i cili u arrestua dje në Paris, dikur kishte punuar në misionin e UNMIK-ut në Kosovë si programues i kompjuterëve.
Si duket misioni i OKB-së nuk kishte dijeni për të kaluarën e njeriut që po kujdesej për kompjuterët e tyre.
Mbarushimana në fakt ishte një kriminel i shumëkërkuar, për çka flet akuza e Tribunalit të Hagës për krime lufte.
Mbarushimana, udhëheqës i Forcave Demokratike për Çlirimin e Ruandës, u arrestua pas një urdhri të fshehtë të lëshuar dy javë më parë nga Gjykata e Hagës, njofton AFP.
Ai ngarkohet me 11 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përdhunime, vrasje, persekutime në bazë të gjinisë dhe shkatërrim të pronave. Pas gjenocidit që kishte kryer në Ruandë, ai kishte punuar si programues kompjuterësh për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Angolë dhe pastaj në Kosovë.
Ai ishte arrestuar në Kosovë me kërkesë të Ruandës, por ishte liruar në vitin 2001, në mungesë të përgatitjes së padisë nga Ruanda.
Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 15-10-2010 më 06:36
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt