Ka ca dite qe Myftaraj sjell ne gazeten sot ca analiza interesante. Kjo eshte e fndit deri tani. kush mundet ti sjelle dhe tjerat nuku ben keq.
Jane gjera interesante per zhvillmet ne PS por dhe ne politiken shqiptare te ketyre 20 vjeteve..
---
gazeta SOT
Tradhtia e Metės ndaj Mejdanit dhe tradhtia e Nanos ndaj Metės nė 98
14 Tetor 2010 00:00
Nga Kastriot MYFTARAJ
Kur Ilir Meta u bė nėnkryetar i PS, bėri gjithēka qė tė bėhej i pėlqyeri i Greqisė, posaēėrisht i PASOK. Por ai e shikonte se derisa diplomatėt e ambasadės greke nė Tiranė si dhe njerėzit e PASOK e miklonin, pėrsėri bisedat serioze i bėnin me tė tjerė njerėz nė PS,
njerėz tė cilėt anashkalonin forumet e PS nė marrėdhėniet me Nanon e burgosur pėr tė ēuar kumtet greke, njerėz si Anastas Angjeli, Agim Nesho etj. Ilir Meta, nė qershor 1996 do tė shkonte nė Athinė si kryetar i delegacionit tė PS qė mori pjesė nė Kongresin e PASOK. Sė bashku me Metėn ishte edhe Anastas Angjeli. Por tashmė ky i fundit nuk ishte mė i besuari i Nanos. Tashmė Nano kishte emėruar kėshilltar politik Agim Gaqo Neshon, tė cilin e pėrdorte si ndėrmjetės me Athinėn dhe lobin greko-amerikan. Ilir Meta u gėzua nga fitorja e Simitis nė kongres dhe i kėrkoi atij mendimin pėr njė platformė reformimi tė PS, tė cilėn kėrkonte qė ta paraqiste nė korrik, nė prag tė kongresit tė PS. PS ende mbante Marksin nė program. Nano e kuptoi se nėse Meta do ta bėnte kėtė, atėherė do t ia merrte Nanos kurorėn e reformatorit tė partisė. Nė kėtė rrethana Nano iu drejtua prestidigjiaturės demagogjike, duke bėrė dy lėvizje tė befta. Nė 1 korrik 1996, me anė tė Majkos i drejtoi PS tė famshmin Mocion pėr debat nė Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues mbi tezat e Kongresit tė PSSH. Nė retrospektivė mund tė thuhet se Nano ishte marrė vesh me Majkon qė mocioni tė publikohej tamam nė kohėn qė Meta po kthehej nga Athina, duke i paraprirė ēdo deklarimi tė tij. Pika mė kryesore e mocionit ishte eliminimi i postit tė nėnkryetarėve tė partisė, ēka do tė thoshte qė edhe Meta tė humbte postin kryesor nė parti.
Ngritja e Ilir Metės nė vitin 1993 nė postin e nėnkryetarit tė PS, pėrbėnte arritjen mė tė madhe tė skraparlinjve nė udhėheqjen e sė majtės, nė tė gjitha kohėrat. Mbi Metėn qėndronte kryetari Nano, i cili qe me origjinė nga ish-Zona e Parė Operative, nga Gjirokastra. Kjo zonė nuk kishte ndėrmend qė ta lėshonte lidershipin e sė majtės. Kur bėj fjalė pėr gjėrat qė Meta dhe njerėzit e tij nuk i dinin ose nuk i merrnin shumė seriozisht, kėtu nė rradhė tė parė kam parasysh kompromisin greko-amerikan pėr politikėn shqiptare, qė e kam pėrshkruar mė lart. Sot mund tė bėhet pyetja nėse Berisha donte qė ta largonte vėrtet Nanon nga drejtimi i PS, kur mbėshteste Metėn nė vitet 1992-1996. Ishte pėr shkak tė kėsaj formule qė Nano mundi ta rinovonte kontrollin mbi partinė nė verėn e vėshtirė tė vitit 1996. Ishte kjo marrėveshje qė bėri qė Meta dhe i ashtuquajturi klani i nėnkryetarėve mos tė mundnin qė ta rrėzonin nga froni kryetarin Nano, nė vitet 1993-1996, kur ata e tentuan seriozisht kėtė gjė, edhe me ndihmėn e Berishės dhe SHIK. Konspiratorėve nė PS u erdhi nga Athina dhe Ėashingtoni kėshilla qė tė heqin dorė nga tentativa pėr tė marrė fronin e partisė. Duke dashur qė ta neutralizojė krejt rrezikun Meta, nė njė kongres tė dominuar nga nanoistėt, Ilir Meta nuk hyri fare nė garė pėr postin e kryetarit tė partisė, duke e kundėrshtuar njė propozim malinj qė iu bė nga nanoistėt me fjalė tė ngjashme me ato qė kishte thėnė nė mitingun nė Poliēan nė 1992, kur e brohoritėn si presidentin e ardhshėm tė republikės: «Jo, ju falemderit, mė mjafton vendi i kryetarit tė FRESSH. Unė jam i ri dhe mund tė bėhem nė tė ardhmen kryetar i PS, ndėrsa Nano edhe po tė dojė nuk mund tė bėhet kryetar i FRESSH!».
Me kėtė Meta paraqiste hapur ambicjen e tij pėr tė qenė trashėgimtar i Nanos nė postin e kryetarit tė PS, si dhe i kujtonte Nanos se atij (Metės) i pėrkiste e ardhmja dhe koha e Nanos nė krye tė partisė qe e kufizuar. Dhe Meta, si pėr tė treguar se ai mbetej nė lojėn pėr lidershipin e partisė, hyri nė garė pėr postin e nr. 2, atė tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė partisė, ku humbi me katėr vota pėrballė Rexhep Meidanit. Pavarėsisht se Ilir Meta kishte pėr veten iluzionin e tė qenit njeriu i sė ardhmes nė PS, nė kongresin e gushtit 1996, trajektorja e karrierės sė Metės nė parti filloi tė zbriste. Meta madje nuk ruajti as postin e sekretarit pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare. Kėshtu Ilir Meta befas kishte dalė jashtė lidershipit, duke mbajtur vetėm postin e kreut tė FRESSH, qė tashmė kishte vetėm vlerė dekorative.
Nė fund tė vitit 1996, klani i ish-nėnkryetarėve tė PS vendosi qė tė marrė revanshin. Nė 26 dhjetor 1996, Ilir Meta dhe njė grup mbėshtetėsish tė tij i dėrguan kryesisė dhe KPD tė PS, njė promemorje ku kėrkohej thirrja e kongresit tė jashtėzakonshėm tė partisė brenda muajit shkurt 1997. Synimi kryesor ishte qė Ilir Meta tė zgjidhej kryetar i PS. Dueli mes dy krahėve nė PS u shty pėr shkak se nė janar vendi u pėrfshi nė krizėn e kompanive piramidale.
Rėnia e ratingut tė Ilir Metės u konfirmua kur Fatos Nano nuk i dha atij asnjė portofol nė qeverinė qė PS krijoi kur erdhi nė pushtet nė 1997. Nano nuk do tė ishte Nano sikur tė mos mjaftohej qė ta linte duarthatė Metėn, pa asnjė portofol qeveritar, por edhe tė tallej me tė. Para zgjedhjeve Nano ishte i shqetėsuar nga mbėshtetja ndėrkombėtare qė kishte arritur befasisht kryeministri i qeverisė sė pajtimit kombėtar, Bashkim Fino, pėr tė qenė kryeministėr edhe pas zgjedhjeve. Nano donte qė tė minimizonte mbėshtetjen e Finos nė parti, veēanėrisht tek FRESSH qė drejtohej nga Meta. Prandaj Nano i premtoi Metės postin e ministrit tė Punėve tė Jashtme. Nė tė njėjtėn kohė Nano ia kishte premtuar kėtė post edhe atij qė kishte qenė zyrtarisht kėshilltari i vet politik kur kishte qenė nė burg, por qė nė fakt kishte qenė ndėrmjetės i tij me Athinėn dhe lobin greko-amerikan, Agim Neshos. Nano i vuri tė dy tė grinden duke i thėnė Neshos se Meta e kėrkonte kėtė post, ndryshe do tė mbėshteste Finon, ndėrsa Metės i thoshte se Nesho kėrkonte postin ndryshe thoshte se do tė mbėshteste Finon nė kontaktet me lidhjet e tij greke. Agim Nesho rrėfen kėtė episod nė kujtimet e veta se nė vitin 2000, kur Meta, i cili nė atė kohė ishte kryeministėr dhe gjendej nė vizitė nė SHBA, ku Nesho ishte ambasador nė OKB:
«Nė fund tė diskutimit, i cili sa po vinte po bėhej mė miqėsor, kryeministri Meta mė tha duke mė parė nė sy:
-Kot jemi zėnė ne tė dy vetėm pėr arsyen qė z. Nano na premtonte nė njė ditė tė dyve qė do tė na bėnte ministra tė Punėve tė Jashtme». (Agim Nesho: «Nė mirėbesim: shėnime tė njė ambasadori», Shtėpia botuese «Korbi», Tiranė 2006, f. 308)
I gjendur krejt i mėnjanuar nga Nano, Meta filloi tė afrohej me klanin e Presidentit Meidani, i ashtuquajturi klani i shkencave, pasi pėrbėhej nga ish-pedagogė tė shkencave tė natyrės tė Universitetit tė Tiranės, klan ku bėnin pjesė kryetari i parlamentit Skėnder Gjinushi, kryetari i SHIK, Fatos Klosi etj. Duke dashur ta ndalojė afrimin e Metės me kėtė klan, Nano nė vjeshtėn e vitit 1997 i propozoi konferencės sė PS tė Tiranės qė Meta tė zgjidhej kryetar i PS pėr kryeqytetin pa votim, por me konsensus, gjė qė sigurisht u pranua. Por Meta kishte ambicje tė mėdha dhe nuk mund tė kėnaqej me kėtė post, praktikisht fiktiv. Nė mars 1998, Nano i ofroi Ilir Metės postin e dyshimtė tė sekretarit tė shtetit pėr integrimin nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, tė cilin Meta duke mos parė dritė nė fund tė tunelit ku kishte hyrė, e pranoi. Por, duke qenė pranė njė ministri-intelektual tė sofistikuar si Paskal Milo, qė nuk e pėrfillte intelektualisht, Meta pothuajse nuk gjente fare hapėsirė.
Si tė mos mjaftonte kjo, i duhej tė duronte dhe talljet e njerėzve tė Nanos. Kur do tė nisej njė delegacion nė Bruksel, Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare refuzoi tė paguante shpenzimet e udhėtimit tė Ilir Metės. Gaz Demi, i emėruar nga Nano drejtor i Shėrbimeve Qeveritare tha se ai nuk dinte gjė qė tė kishte njė sekretar shteti pėr integrimin. Ilir Meta u detyrua qė tė shkonte tek Lady Diana tek Parku Rinia, pėr ta takuar Gazin. Por atje e pritėn vetėm kamerierėt tė cilėt i thanė se shefi ishte larguar pėr njė punė tė ngutshme, dhe se i kishte porositur qė tė mos i merrnin para Metės pėr atė qė do tė konsumonte. Kėshtu Ilir Meta hyri nė llogarinė e Lady Diana por mbeti jashtė asaj tė Shėrbimeve Qeveritare.
Nė prill 1998 Fatos Nano, i gjendur nėn presionin ndėrkombėtar pėr tė luftuar kontrabandėn dhe korrupsionin, vendosi qė tė bėjė ndryshime nė qeveri. Nano, sipas stereotipit tė vet, edhe pse kishte ndėrmend qė tė sillte nė qeveri vetėm pesė ministra tė rinj, thirri pesėdhjetė vetė nga deputetėt socialistė dhe u premtoi portofolin e njė ministrie. Kėshtu, Nano thirri edhe Ilir Metėn, tė cilit i ofroi portofolin e ministrit tė Mbrojtjes, nė vend tė Sabit Brokajt qė do tė largohej, pasi Nano i inskenoi njė skandal me anė tė Perikli Tetės. Nano nuk kishte ndėrmend qė ta bėnte ministėr Metėn, por donte qė ta fuste nė grindje me Presidentin Meidani. Meidani ishte bėrė qendėr gravitacioni rreth tė cilit orbitonin tė pakėnaqurit nė PS, ndėr tė cilėt ishte dhe Meta. Nano do tė paraqiste njė projekt-ligj pėr ndryshime nė strukturėn e qeverisė (ai u paraqit nė 15 prill), me qėllim qė tė ndante Ministrinė e Brendshme nė dy ministri, atė tė Rendit Publik dhe tė Pushtetit Lokal qė kėshtu me njė gur tė vriste dy zogj. Tė gjente njė mėnyrė qė tė largonte Neritan Cekėn nga posti i ministrit tė Punėve tė Brendshme, ēka pėrbėnte problem pėr Nanon se e kishte kryetarin e njė partie tė koalicionit. Gjithashtu tė gjente njė ministri pėr Bashkim Finon, i cili si zėvendėskryeministėr pa portofol, i pėrzihej nė gjithēka nė qeverisje, duke pėrdorur emrin qė kishte fituar si kryeministėr. Nano kishte frikė se Meidani do t ia kthente mbrapsht ligjin duke mos ia firmuar dekretin. Prandaj donte ta pėrdorte Metėn pėr t i bėrė presion Meidanit.
Meta, i cili e njihte Nanon, dyshoi se ai po e mashtronte dhe nuk kishte ndėrmend qė ta bėnte ministėr. Meta i tha Nanos se kishte dėgjuar qė portofolin e Mbrojtjes do t ia jepte Luan Hajdaragės. Nano kishte aftėsinė qė t i bėnte tė tjerėt tė besonin atė qė u pėlqente tė besonin.
-Ti vėrtet mendon se unė do tė bėj Luan Hajdaragėn ministėr tė Mbrojtjes!- I tha Nano.- Luani ka studiuar nė Rumani pėr psikologjinė e shurdh-memecėve. Gjithė bota do tė na qeshė nėse njė psikolog shurdh-memecėsh bėhet ministėr i Mbrojtjes. Apo nuk duam tė hymė dhe nė NATO. Me Luanin ministėr, NATO do tė na thotė shkoni hyni njė herė nė shoqatėn botėrore tė shurdhmemecėve. Nė fakt Luani mė ka kėrkuar qė tė bėhet ministėr i Kulturės, por e shumta qė mund ta bėj ėshtė zėvendėsministėr i Kulturės, por nuk do Edi Rama.
-Domethėnė e vėrtetė ėshtė ajo qė flitet se Edi Rama do tė bėhet ministėr Kulture?- Pyeti Meta.
-Ilir, ti nuk je budalla si kėta qė pėrmende! Po deshe bėhu ti ministėr i Kulturės dhe merri Luanin dhe Edin si zėvendėsministra, por po tė ishte nė dorėn time do t i bėja njėrin drejtor dhe tjetrin nėndrejtor tė Qendrės Kulturore tė Fėmijėve. Edi Rama nuk kishte para tė vinte nė varrimin e tė atit nga Parisi, unė i pagova biletėn e avionit dhe tani ai thotė se e thirra tė bėhet ministėr. Nejse, le tė flasė, ky ėshtė njė vend ku ka liri fjale, nuk ėshtė mė koha e Saliut. Unė kam thėnė se do ta bėj Ramėn ministėr tė Kulturės, por nuk kam pėrmendur emėr, vetėm mbiemėr. Nė fakt nė mendje kam mikun tėnd, Luan Ramėn. Por, meqė ra fjala ti do tė ishe perfekt si ministėr Kulture se je dhe kryetar i FRESSH dhe rinia ėshtė ajo qė e bėn kulturėn e njė vendi.
-Ministėr i Mbrojtjes mė pėlqen mė shumė, -tha Ilir Meta, - te Kultura le tė shkojė ndonjė tjetėr.
-Nejse ti i ri je ke kohė, - i tha Nano,- po deshe bėjmė Monikėn ministre tė Kulturės.
-Jo, jo,- tha Ilir, - edhe Monika do qė tė bėhem unė ministėr nė fillim.
-Mirė, -tha Nano, - po shiko jepi pak dru atij Rexhepit se ka marrė kot. Do tė na bllokojė ndryshimet nė qeveri. Tė tė mbush njė xhin Ilir? Atė filmin Sutjeska vazhdon e shikon.
-Po, sigurisht, po tė duash e shikojmė bashkė sot, kasetėn e kam nė makinė.
Gjėrat shkuan ashtu siē e kishte parashikuar Nano. Meidani e ktheu mbrapsht ligjin e miratuar nė parlament. Ilir Meta e kritikoi publikisht Meidanin se po bllokonte punėn e qeverisė. Pas tij, Meidanin e kritikoi dhe Edi Rama. Pasi ligji u miratua me disa ndryshime, sa pėr t i treguar kthetrat Meidani Nanos, ky i fundit shpalli listėn e qeverisė tė re, tė cilėn e dėrgoi pėr dekretim tek Meidani. Pėr habinė e askujt mė tepėr se Ilir Metės, Hajdaraga figuronte si ministėr i Mbrotjes dhe Edi Rama ministėr i Kulturės.
-Tani e kuptove edhe ti se ē ėshtė shkėrdhatokracia more djalė,- i tha Dritėro Agolli Ilir Metės.
Ilir Meta atėherė shkoi nė presidencė tek Meidani, si qen i rrahur, por atje nuk e priti kush veē Mentor Nazarkos, kėshilltarit tė presidentit pėr mediat. Meidani kishte dekretuar vetėm dy nga ministrat dhe nuk kishte dekretuar Anastas Angjelin, Edi Ramėn dhe Luan Hajdaragėn.
-I thuaj Xhepit, Presidentit dua tė them se ka mbėshtetjen time dhe tė FRESSH nėse nuk i dekreton si ministra Luan Hajdaragėn dhe Edi Ramėn.
-Shefi i di vetė detyrat e veta institucionale,- i tha ftohtė Nazarko,- por dėgjo kėtu laēko, shefi ėshtė i zemėruar me ty, se Fatosi i ka thėnė qė ke komplotuar kundėr tij, pėr shefin tim e kam fjalėn, Presidentin.
-Vetė Fatos Nanoja i ka thėnė?,- u habit Meta.
-Fatos Klosi, dua tė them.- I tha Nazarko.
-More ē bėhet kėshtu nė kėtė vend, - i ra ballit me dorė Meta,- si nė kohėn e Saliut si tani, mua mė mbeti SHIK-u nga pas!
-E kėshtu kam dėgjuar, njėherė nga para dhe njė herė nga pas.
Pas ngjarjeve tė 12-14 shtatorit 1998, Nano vendosi tė bėjė ndryshime nė qeveri, duke menduar se kėshtu do tė arrinte tė zbuste presionin ndėrkombėtar qė kishte filluar tė rritej, pėr dorėheqjen e tij. Nė kuadrin e ndryshimeve nė qeveri Nano i ofroi Ilir Metės postin e ministrit tė Rendit Publik. Nano nuk e donte Ilir Metėn nė qeveri, por donte qė tė evitonte pėrplasjen me Meidanin, i cili dukej se kishte ndėrmend tė mos dekretonte asnjė nga emrat qė kishte ndėrmend tė dėrgonte Nano nė presidencė pėr kėtė post. Llogaria e Nanos ishte se, nėse Meidani e dekretonte emrin e Metės aq mė mirė. Nėse nuk e dekretonte, atėherė do tė hynte grindja mes Metės e Meidanit. Por Meta nuk e pranoi ofertėn e Nanos, megjithė insistimin e kėtij tė fundit, me anė tė tė dėrguarve tė tij. Nano e kuptoi se Meta e kishte refuzuar ofertėn me kėshillėn e Meidanit, i cili i kishte thėnė se ndėrkombėtarėt kėrkonin dorėheqjen e Fatos Nanos nga posti i kryeministrit.
Rruga e pushtetit pėr Ilir Metėn u hap me dorėheqjen e Nanos nga posti i kryeministrit, pas ngjarjeve tė shtatorit 1998. Nano, i cili kishte si imperativ tė vetin qė, nė krahasim me tė, asnjė ortodoks tė mos rriste profilin politik nė PS, i propozoi KPD-sė tė PS qė pasuesi i tij nė postin e kryeministrit tė qe Ilir Meta. Nano qė i njihte skemat e ndėrkombėtarėve pėr politikėn shqiptare, e dinte mirė se Ilir Meta nuk mund tė bėhej kryeministėr nė atė kohė, ndaj i ka lejuar vetes njė ironi nė adresė tė Metės. Nė qeverinė e Pandeli Majkos qė zėvendėsoi Nanon, Ilir Meta mori postin e zėvendėskryeministrit, qė mbante portofolin e dyshimtė tė ministrit tė koordinimit qeveritar. Ilir Meta me bujė tė madhe mori pėrsipėr detyrėn e menaxhimit tė krizės humanitare tė krijuar nė Shqipėrinė e veriut nga ardhja e qindra mijė tė dėbuarve shqiptarė nga Kosova. Ajo qė bėri Meta nė kėtė rast ishte se vodhi sa mundi me anė tė njerėzve tė tij nga ndihmat e huaja qė erdhėn me shumicė nė kėtė rast.
Pas ngjarjeve tė 14 shtatorit parlamenti i hoqi imunitetin Berishės me kėrkesėn e prokurorisė, duke e akuzuar kėtė herė pėr ngjarjet e 14 shtatorit. Por tashmė kancelaritė e huaja ishin zgjuar dhe e kishin kuptuar plotėsisht se ē po ndodhte dhe nuk mund tė lejonin arrestimin e Berishės, pavarėsisht se vazhdoi dhe disa kohė loja ku prokuroria kėrkonte tė arrestonte Berishėn dhe qeveria Majko bėnte sikur ishte e pafuqishme ta ndalonte, ndėrsa shefi i Zyrės sė OSBE, Dan Everts, shkonte nė prokurori tė shikonte se mos ishte prerė fletė-arresti pėr Berishėn. Por nė dhjetor tė vitit 1998 Meta, pėr pak e mori nė qafė qeverinė Majko, kur e bindi kėtė tė fundit qė t i nxirrnin me forcė studentėt qė ishin ngujuar nė njė grevė urie nė Qytetin Studenti. Greva studentore e urisė ishte nxitur nga diplomacia e huaj nė Tiranė, e cila donte ta pėrdorte atė si njė mjet pėr tė ulur nė tryezė qeverinė dhe opozitėn nė mėnyrė qė tė ulej tensioni mes qeverisė dhe opozitės nė vend, nė prag tė shkallėzimit tė luftės nė Kosovė. Majko hezitonte qė t i nxirrte studentėt me forcė nga greva e urisė, se mendonte se kjo do tė kompromentonte imazhin e tij, tė cilin e kultivonte me aq dėshirė, si pjestar i Lėvizjes sė Dhjetorit 1990. Por Meta insistonte dhe e bindi Majkon, duke i thėnė se greva e urisė ishte preteksti pėr tė inicuar rrėzimin e qeverisė. Nė fakt, Meta donte pikėrisht rrėzimin e qeverisė, ose mė saktė tė kryeministrit Majko, kur kėrkonte nxjerrjen me forcė tė studentėve grevistė. Meta mendonte se ndėrkombėtarėt do ta detyronin Majkon qė tė jepte dorėheqjen pas kėsaj dhe ai, Meta do tė bėhej kryeministėr, ēfarė edhe ndodhi njė rreth njė vit mė pas.
Meta e mori vetė nė dorė ēėshtjen e grevės sė urisė dhe e urdhėroi ministrin e Rendit Publik, Petro Koēi, qė t i nxirrte studentėt me forcė nga greva. Petro Koēi bėri njė sondazh personal nė ambasadat e huaja dhe kur nuk gjeti miratim, nuk e zbatoi urdhrin. Kur e thirri Meta pėrsėri, Petro Koēi i tha se do t i nxirrte gjatė natės nė vazhdim, por nuk e bėri. Tė nesėrmen Meta e thirri nė zyrė, dhe e kapi me tė dy duart dhe e flaku nė anėn tjetėr tė tavolinės. Pastaj e ndoqi pas duke e qėlluar me shkelma dhe i tha qė po tė mos i nxirrte studentėt atė natė, do ta shkrinte fare. Kėshtu qė Petroja u detyrua qė t i nxirrte studentėt nga greva e urisė atė natė, nė atė mėnyrė qė e kishte nxjerrė atė kryeministri nga zyra.
Por grevistėt e urisė u rikthyen pėrsėri mbrėmjen tjetėr dhe diplomacia perėndimore shprehu pakėnaqėsinė pėr veprimin e qeverisė. Nė kėto rrethana Majko e ndjeu rrezikun dhe vendosi qė tė takohet me Berishėn. Ilir Meta e ndoqi pas dhe sė bashku me kryeministrin Majko, u takuan me Berishėn dhe nėnkryetarin e PD, Pollo, nė Hotel Rogner, nė njė takim tė pėrgatitur nga ndėrkombėtarėt. Greva e urisė mori fund. Kryetari i PS Nano dhe Presidenti Meidani u vunė nė dijeni pėr takimin nga televizioni. Kryetari i SHIK, Fatos Klosi u ankua se nėse takime tė tilla bėheshin nė vende publike pa u vėnė nė dijeni ai, atėherė ai nuk merrte pėrgjegjėsi pėr atė qė mund tė ndodhte ndaj pjesėmarrėsve. Klosi shprehte pakėnaqėsinė e Meidanit. Kjo ishte tradhtia e radhės e Metės ndaj Meidanit. Meidani heshti pėr takimin dhe nuk dha asnjė prononcim.
Kur Pandeli Majko shpalli nė verėn e vitit 1999 sfidėn e vet ndaj kryetarit tė PS, Nano pėr tė zėnė vendin e tij, nė Kongresin III tė PS qė do tė mbahej nė vjeshtėn e vitit 1999, Ilir Meta shpalli publikisht mbėshtetjen e vet pėr Majkon. Madje Meta u bashkua me Majkon edhe kur ky i fundit deklaroi se nė rast se humbte nė kongres, atėhere do tė jepte dorėheqjen nga posti i kryeministrit. Edhe Meta deklaroi se ai do tė largohej nga qeveria nė rast se humbte Majko. Por, kur Majko humbi dhe dha dorėheqjen, Meta nuk u largua nga qeveria siē pati premtuar, por pranoi tė merrte postin e kryeministrit qė iu ofrua me miratimin e sforcuar tė Nanos, i cili duke mos mundur tė bėhej dot vetė kryeministėr nė atė kohė, ndiqte imperativin e vet politik se asnjė ortodoks nuk duhej tė zinte njė post tė cilin e aspironte ai vetė. Kjo u quajt si njė tradhti e Metės ndaj Majkos.
Edhe Nano heshti pėr takimin. Si efekt i kėtij takimi mund tė quhet dorėheqja e Nanos nga posti i kryetarit tė PS, nė janar 1999. Nano mendoi se pas dorėheqjes si kryeministėr dhe takimit PS-PD, ku ai nuk kishte qenė pjestar, duhej tė distancohej nė njėfarė mėnyre nga PS dhe tė kėrkonte revanshin duke kapitalizuar zemėrimin e anėtarėsisė dhe elektoratit tė PS pėr pajtimin e qeverisė socialiste me Berishėn, nė kohėn qė pritej arrestimi i kėtij tė fundit. Nano e kuptonte se nėse priste kongresin e radhės sė PS qė i takonte tė mbahej nė 2001 dhe ku do tė zgjidhej kryetari dhe forumet partiake, ai rrezikonte shumė se mbėshtetja pėr tė do tė binte. Nanos i duhej qė tė vepronte shpejt dhe tė zgjidhej mbi bazėn e mbėshtetjes qė kishte pasur tradicionalisht.
Nano i kishte bėrė llogaritė mbi rivalitetin Majko-Meta. Sa kohė Nano ishte kryetar i PS ata qenė tė bashkuar se kishin frikė atė. Nė kohėn qė Nano dha dorėheqjen ata u vunė befasisht para problemit tė trashėgimisė sė kreut tė partisė. Majko dhe Meta nuk e patėn menduar se do tė pėrballeshin shpejt me kėtė ēėshtje. Tashmė kjo ēėshtje u bė befasisht imediate. Meta e dinte se nėse Majko bėhej kryetar partie, ai do ta mbante sė paku 20 vite kėtė post, se ishte i ri, vetėm dy vjet mė i madh se Meta, dhe kishte mbėshtetje ndėrkombėtare. Nėse Majko bėhej kryetar i PS nė 1999, do tė rrinte sė paku deri nė 2019, kur Meta do tė ishte 50 vjeē. Kjo do tė thoshte fundi i ėndrrės sė Metės pėr t u bėrė kryetar i PS. Prandaj Meta, ndonėse e mbėshteti Majkon me fjalė nė kandidimin e tij pėr postin e kreut tė PS, nė realitet punoi kundėr tij. Meta e dinte se dalja e Nanos nė krye tė PS, nė ato rrethana qe mė pak e rrezikshme se ajo e Majkos, se Nano nuk mund tė bėhej ende kryeministėr, pas mėnyrės sesi ishte larguar. Nėse Nano do tė bėhej kryetar partie, Majko do tė jepte dorėheqjen si kryeministėr, kėshtu qė i hapej rruga Metės pėr nė pushtet. Fushėbeteja e re qė imponoi Nano, e afroi Meidanin me Metėn. Meidani e pa Metėn si tė vetmen pengesė pėr tė frenuar rikthimin e Nanos nė krye tė qeverisė, nėse Majko binte nė betejėn pėr t u bėrė kryetar partie.
Nė verėn e vitit 1999, Nano, nė njė takim nė Vlorė, me rastin e fushatės zgjedhore partiake pėr kreun e PS, bėri deklaratėn shumė provokative se Majko dhe Meta duhej tė largoheshin nga PD dhe tė ktheheshin nė PS. Nėnteksti ishte se Meta e kishte tėrhequr Majkon tek Berisha. Majko humbi nė garėn pėr kryetar pėrballė Nanos dhe u detyrua qė tė japė dorėheqjen. Kėshtu qė nė vjeshtėn e vitit 1999 Ilir Meta u bė kryeministri mė i ri nė historinė e Shqipėrisė, 30 vjeē e shtatė muaj. Ata qė do tė thonė se kryeministri mė i ri i Shqipėrisė ėshtė mbajtur Ahmet Zogu, i cili u bė kryeministėr nė dhjetor 1922, nė moshėn 27 vjeē e dy muaj, sipas datėlindjes zyrtare tė tij tė shpallur kur u bė mbret, e kanė gabim. E vėrteta ėshtė se datėlindja e vėrtetė e Ahmet Zogut qe viti 1890, ēka e ka pranuar ai nė fillimet e karrierės sė vet. Nė vitin 1921, kur nė Shqipėri u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare, sipas ligjit elektoral, kandidati pėr deputet duhej tė kishte mbushur moshėn 30 vjeē. Zogu atėhere paraqiti dokumente sikur kishte lindur nė vitin 1890, ēka do tė thoshte se nė 1921 qe 31 vjeē. Mė pas kur panegjeristėt e oborrit e bindėn Zogun se ai qe Napoleon Bonaparti i Shqipėrisė, u ndryshua dhe datlindja e Zogut, nė vitin 1895, pėr tė bėrė analogjinė me Napoleon Bonapartin. Pra, ashtu si Napoleon Bonaparti u bė Konsull i Parė (kreu i shtetit francez) nė moshėn 30 vjeē (1799), edhe Ahmet Zogu po bėhej President i Republikės sė Shqipėrisė nė moshėn 30 vjeē (1925). Kėshtu, del se Zogu qe 32 vjeē e dy muaj kur u bė kryeministėr nė 1922, duke qenė vetėm i treti nė rradhėn e kryeministrave mė tė rinj, pas Majkos, qė u bė kryeministėr pėr herė tė parė nė moshėn 31 vjeē e njė muaj. Agim Nesho, i cili nė atė kohė ishte ambasador i Shqipėrisė nė OKB, shkruan nė kujtimet e veta se kur Meta u bė kryeministėr, ambasadori britanik i tha:
Ambasador nuk hoqėt dorė nga eksperimentet? Mirė njė rast qė kryeministri mund tė jetė tridhjetėvjeēar, por kjo po bėhet si fashion nė Shqipėri. (Agim Nesho: Nė mirėbesim: shėnime tė njė ambasadori, Shtėpia botuese Korbi, 2006, f. 306)
Vijon...
Krijoni Kontakt