Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Vrases..

  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vrases..

    Vrases
    Nga Sokol Shameti
    Marrė nga Gazeta Shqip
    Njė inxhinier i ri, rreth tė tridhjetave, u gjet i varur me njė tel kompjuteri, teksa agonte e enjtja nė njė qendėr interneti tė periferisė. Ai po vdiste nė kohėn kur tė gjithė ne, njerėzit qė shohin punėn e vet nė kėtė vend, kishim mbyllur ditėn tonė, duke bėrė ėndrrėn qė do na transportonte drejt njė dite tjetėr.

    Komunikatat policore, tė shkurtra dhe sterile. Njoftimet e shtypit, plot me pasaktėsitė e pėrhershme e tė kuptueshme rreth gjeneraliteteve tė viktimės sė radhės, qė pėr pikėpamjen e njė lajmėtari tė kronikės sė zezė, s’kishte pse dallonte nga ajo paraardhėsja.

    Lajmet e dhanė tė gjitha. Dikush, duke u munduar ta telenovelizojė ngjarjen edhe me nga pak intrigė prej dashurie tė humbur, frymėzim kinematografik e peshė borxhesh qė rėndonin mbi shpinė tė fatkeqit.

    Nė njė konstatim tėrėsor mbi atė qė mund tė konsiderohet versioni zyrtar i opinionit publik (nėse opinioni publik e ka njė linjė zyrtare): i riu u vetėvar pėr arsye kryesisht “tė pashpjegueshme”. E vėrtetė. Tė pashpjegueshme. Por kjo, vetėm nėse bėjmė mė parė njė marrėveshje pėr atė qė quhet e shpjegueshme apo qoftė edhe e kuptueshme nė kėtė vend.

    Nė kėtė vend, ėshtė e kuptueshme qė nėse rrėzohesh, askush tė mos tė tė japė dorėn pėr t’u ngritur. Ėshtė e shpjegueshme qė nėse tė rrėshqet kėmba, e humbet statusin tėnd social, ta harrojnė emrin, s’tė pėrgjigjen mė nė telefon e tė evitojnė nė rrugė. Ėshtė e zakonshme dhe normale qė nėse jeta tė lė nė baltė, nė baltė tė lėnė edhe miq tė deridjeshėm qė me ty i kishte afruar puna e vet, sepse siē thamė, nė kėtė vend tė gjithė shohin punėn e vet.

    Pra, nėse dikush vdes ngaqė nė jetėn e tij has nė gjėra kaq tė zakonshme e kaq “normale”, kjo ėshtė vėrtet e pashpjegueshme.

    * * *

    Ky stil egoist jetese e kjo mėnyrė jo-intervencioniste tė menduari, ku tė gjithė mbyllen brenda guaskave tė veta tė ngushta, duke mbajtur brenda fokusit tė interesit vetėm veten, e nė rastin mė tė mirė vetėm rrathė tė ngushtė familjarė, po na shndėrron dalėngadalė nė njė shoqėri tė pashpirt, qė gjen fare pak arsye pėr t’u ndjerė pjesė e ndonjė bashkėsie.

    Feja e ditėve tona? Girls like bad boys. Por kauboji vetmitar dhe 99-sh qė krenohet pėr paudhėsitė e veta dhe ndjen turp pėr ēdo fije njerėzillėku ėshtė njė model i krijuar jo vetėm nga televizioni. Njė labirint i tėrė marrėdhėniesh biznesi, kulture dhe politike amplifikon pėrditė e pa u lodhur tė njėjtin hero tė epokės sė re qė ia del mbanė nė sajė tė superpozimit tė vetes dhe injorimit tė tjetrit.

    I riu shqiptar qė kėrkon tė diplomohet, ndeshet qė nė fillim me moskokėēarjen e sistemit arsimor publik. Askush, pėrveē vetė tė interesuarit, nuk kujdeset a po nxė diēka ky individ qė ka nesėr njė rol nė shoqėri. Nėse 18 vjeē s’ka mendtė e njė 30-vjeēari pėr tė investuar tek e ardhmja, nė fund tė viteve tė shkollės ai ėshtė i mbaruar. Njė dėshtim i plotė, njė shpenzim i ēuar dėm. Nė sistemin privat e njėjta gjė. Sėrish askujt nuk i intereson sasia e dijes sė akumuluar nga studenti, por vetėm sasia e bankėnotave tė dorėzuara nė arkėn e kompanisė-shkollė.

    Ofrohet arsim me cilėsi tė dobėt? Kėrkohet shėrbim me cilėsi tė dobėt. I diplomuari shqiptar qė kėrkon tė punojė del nga bankat e shkollės me njė ndjenjė faji. I duket sikur duke marrė njė diplomė pa mėsuar, ka pėrfituar mė shumė se ē’meritonte. Ky njeri ėshtė njė pre e lehtė pėr klasėn e re tė punėdhėnėsve me etje tė pashtershme pėr t’u konfirmuar, sikur janė ashtu siē nuk janė nė tė vėrtetė: kauboj nga ata tė televizorit. Nga kėtu s’ėshtė larg mbushja e zyrave, laboratorėve, shitoreve e ndėrmarrjeve krijuese e zbatuese tė kėtij vendi, me punonjės kokulur, tė keqpaguar, tė nėpėrkėmbur e tė shantazhueshėm. Ata s’kanė kurajė tė kundėrshtojnė marrėzitė e pronarėve tė tyre, babėzinė e tyre pėr tė fituar pafundėsisht, pa ndonjė limit, pa ndonjė kriter, pa ndonjė fill vramendjeje.

    E prej kėtyre duarve lindin pastaj produktet e shėrbimet e degjeneruara e tė supershtrenjta, qė kjo klasė prodhuese i ofron qytetarit nė kėtė vend.

    Por ky ėshtė njė rreth i mbyllur. Tė angazhuar direkt nė zvetėnimin e procesit prodhues, tė punėsuarit e rinj janė pas pak edhe vetė viktima tė tij. Ata janė kryesisht njerėz qė sapo po krijojnė tė ardhmen e familjet, ndaj janė edhe konsumatorė tė asaj ēka pėrpunon zinxhiri i ndėrlikuar prodhues, ku edhe ata bėjnė pjesė. Pasi bėhen fabrikues tė kėtyre produkteve e shėrbimeve manipuluese, ata janė vetė edhe blerėsit e tyre tė parė. Kėrkesa pėr para ėshtė e ngutshme dhe e pashmangshme.

    Nevojė pėr njė strehė, pėr njė jetė tė denjė sociale, nė kushtet kur puna ėshtė e gjatė, e lodhshme dhe e keqshpėrblyer. E lehtė t’i shohėsh ata pas pak pėrpara njė udhėkryqi: borxh, korruptim ose aventurė. Shumė konformohen me sistemin dhe hyjnė nė ingranazhin vetėgėrryes tė huasė dhe kėstit qė ofron mirėqenien dhe grabit kurajėn. Disa pėrthyejnė karakterin dhe shndėrrohen nė specien e urryer qė sheh njė gjah nė ēdo mundėsi pėr tė performuar atė ēka kanė mėsuar nė jetė. Disa mė tė paktė tentojnė rebelimin nė njė pėrpjekje pėr t’i dalė pėr anash gjithė kėsaj bote kurthesh dhe pabesish, pėrmes manipulimit me fatin, bixhozin a skedinėn.

    Dhe mė nė fund, ja ku e kemi pėrpara syve edhe njė gjeneratė tjetėr tė pėrbėrė nga njerėz me njė shpirt, qė sipas rastit e kanė: tė pėrdhunuar, tė korruptuar ose tė luajtur me zara. Vendi zhytet nė errėsirė, shoqėria s’funksionon dhe tė gjithė dorėzojnė qafėn pa bėrė naze pėr t’u bėrė sakrificė e flijimit tė asaj ēka ofron e nesėrmja.

    * * *

    Ėshtė bėrė vonė dhe s’e kemi kuptuar. Nga Otranto nė Gėrdec. Nga tė ngrirėt e orvatjes sė arratisė prej mjerimit tek autobusėt e pėrmbysur tė Gjegjanit e Fratarit. Nga fostoksina e ėmbėl e atyre qė s’ia dalin dot mė, me helmin e jetės deri tek fėmijėt e asfiksuar tė Sukthit, e tė dėrrmuarit nga aksidentet nė skllavėrimin qė ua shesin pėr punė.

    Sa jetė tė ēuara dėm, e nė njėzetė vjet askush s’i numėroi ndonjėherė viktimat e njė terrori aspak mė njerėzor se ai komunist. A ka diēka qė nuk shkon apo kjo ėshtė njė frazė cinike teksa shohim se pėr shumėkėnd, shumėēka nuk shkon. Ajo “diēkaja” e vogėl dhe e parėndėsishme, s’funksionon vetėm pėr tė paktėt qė shumica e gjėrave u shkon vaj.

    Miku im i fėmijėrisė, inxhinieri dhe djali pėrherė i qeshur Ervin Skėndaj, vdiq me brengė kėtė tė enjte, nė njė qendėr interneti tė periferive tė Tiranės. Sa do tė kisha dashur tė kisha folur njė herė tė fundit me tė. T’i kisha shtrėnguar dorėn e t’i kisha dhėnė zemėr. T’i kisha thėnė se mėrzia e tij ėshtė mėrzia ime. T’i kisha thėnė tė bėhet i fortė se nuk ėshtė i vetėm nė kėtė vend, ku trishtimin e vetmisė e nxisin si premisė suksesi. Se jashtė ėshtė natė dhe stuhi, por ėshtė sė brendshmi qė vdesim pak nga pak pėrditė, ndaj duhet tė jemi tė gjithė bashkė si njerėz pėr tė mos u vėnė pėrfund veē e veē. Se humbja e gjithsecilit prej nesh ėshtė tepėr e shtrenjtė pėr t’u dhuruar. Pėr t’ua vėnė nė dispozicion atyre qė e quajnė atė thjesht njė efekt anėsor, njė bilanc tė ftohtė policesk. Njė pėrqindje e shpjegueshme statistikore e sistemit ku jetojmė, i cili i kthen njerėzit nė armiq tė njėri-tjetrit, e nė fund kur s’ėshtė mė aty askush tjetėr me tė cilin tė jesh armik, tė kthen kundėr njeriut tė fundit qė s’ka si shpėton prej teje – vetes tėnde. Sa do tė kisha dashur qė nė kėto kohėra kur tė gjithė japin mend pėrballė kujt s’i ecėn nė jetė, unė tė kisha bėrė tė kundėrtėn, duke ndenjur pėr ta dėgjuar se ē’kish pėr tė thėnė tė paktėn njė herė, atė, njeriun e gjunjėzuar nga mbrapshtia e fatit tė vet.

    Por nuk bėra dot asnjė nga kėto. Futa duart nė xhepa dhe vazhdova rrugėn, duke ndjekur njė itinerar vetmitar, pėr tė cilin na thonė se ėshtė shtegu ku ecėn drejt suksesit njeriu me ambicie i ditėve tona.

    Nga titujt e gazetave, lajmet televizive e njoftimet mortore portreti i dėshmorit mė tė fundit tė kapitalizmit duket sikur thotė: Unė nuk vdiqa vetė. Mė vratė tė gjithė ju.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Edvin83 : 22-11-2010 mė 14:36

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Pergezime Edvin83 per kete shkrim!
    Klm

  3. #3
    Aspekte te trishtueshme te jetes ne Shqiperi. C'mund te thuash tjeter vec keqardhjes
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #4
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    E lexova shkrimin e Sokolit me kujdes .Ne ditet e sotme fatkeqesisht shikojme te gjithe veten tone dhe asgje me teper .

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    E lexova shkrimin e Sokolit me kujdes .Ne ditet e sotme fatkeqesisht shikojme te gjithe veten tone dhe asgje me teper .
    Dhe nuk shihet se si sistemi qe eshte ndertuar ne te vertete po shkaterron shoqerine e kombin shqiptar...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Dhe nuk shihet se si sistemi qe eshte ndertuar ne te vertete po shkaterron shoqerine e kombin shqiptar...
    Po eshte shum e vertet, dhe ky sistem po shkaterron jo vetem kombin shqiptar, por te gjitha kombet sepse kudo eshte i njejti mentalitet jete, dhe ky qe kemi ne eshte ai qe huazuam nga Evropa.

    Artikulli eshte i goditur mu ne plage, por qe per momentin nuk asnje kure, megjithse une shpresoj se shpejt do dalim nga ky sistem vetvrases.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Po eshte shum e vertet, dhe ky sistem po shkaterron jo vetem kombin shqiptar, por te gjitha kombet sepse kudo eshte i njejti mentalitet jete, dhe ky qe kemi ne eshte ai qe huazuam nga Evropa.

    Artikulli eshte i goditur mu ne plage, por qe per momentin nuk asnje kure, megjithse une shpresoj se shpejt do dalim nga ky sistem vetvrases.
    Ose me mire te themi "ne huazuam aspektet me te keqija te ketij sistemi dhe lame pa huazuar ato te mirat". Se ke disa kombe qe kane kete sistem por nuk kane keto probleme qe kane kapluar shoqerine shqiptare. Te ne kemi nje kombinim i arrogances dhe hipokrizise shqiptare, me elementet me te keqij te kapitalizmit, qe kane krijuar nje sistem monster si ky i yni qe nuk eshte as mish e as peshk..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngushellime familjes se djaloshit Ervin..


    ky eshte nje shkrim spekulativ.
    jan te zakonshem ne gazeten shqip e ne gsh keto lloj shkrimesh te cilat kjo gazete i nxit jo se e ha meraku per te ngratin skendo ervin por spo i durohet sa ta bejne kryeminister te dashurin e tyre ramo ruco edvin.

    autori nuk ben asnje pershkrim te ervinit dhe halleve te tije.
    ervini qenka inxhinier informatik.. kaq thote.
    ne se ka qen i pa pune.. kjo gazete e ky autor mund te fajesojne dhe kryetaret e bashkive te tiranes durrsit korces vlores fierit elbasanit etjetj ku ps drejton .. qe pse nuk e kan punesuar.. ervinin.. mund te fajesojne dhe kompanite e top chanallve po te duan ose te karlo bollinos ose te ilir beqes.. qe e lan ervinin ne desparatamento.. e mund te kritikojne dhe qeverine berisha..

    por sa ja sheh emrin e gazetes e kupton se spekulojne e se kan vetem nje hall.. pra si ta rrezojne berishen e si te bejme edvinin kryeminister ..

    autori hedh shigjeta dhe kunder arsimit.. meqe minister eshte nje demokrat sikurse profesori i mir njohur Tafaj..
    mirpo po vet autori na thote se ervini qenka inxhinier..
    pra arsimi i eshte dhene.. e ai e ka marre..

    autori do duhej te gjykonte kohen qe po kalon vendi..
    vertet kan pire e pijne fotoksine fshataret.. por duhet thene se demokracia.. e ka paksuar ushtrine e te mjereve te predispozuar per fotoksine..
    kudo qe hedh syte ne shqiperi shikon fshatare me vila 3-4 katshe.. te bukura si te bosve te kalifornise..
    e dikur kishim vetem fukarallik..
    ne tirane shikon 120 mercedesa ne minut qe kalojne ne cilin do rruge te saje.. boll te rrish ti numerosh e dikur vetem 2 benxa ne jave kalonin ne bulevard..
    pra halli ervinit eshte psikologjik e jo" berisha-IK.."... sic e do gazeta shqip ta paraqese..
    berisha nuk e ka pasur mik ervinin..kurse shameti e paska shok feminije..
    berisha ka 3 miljon ervina ne pergjegjsi per tju a regulluar jeten.. kurse shameti vetem 1..

    pse o shamet.. nuk fole..
    ku ishe..
    pse nuk e morre.. ervinin per dore.. e te zyr e edvinit.. a te kompani e tan chanellimit.. ose te ilir beqo tenderimit.. te kishe vajtur..e ti thoshe.. na moj bukuroshe.. qe ne zyre me kolltuqe ne qoshe.. thuaj x e y -nit. ta punesoje shokun tim skendo ervin..
    nuk e ka ndaluar berisha per ta bere kte..
    as merak se do i thone.. .. se mos ne biografi te ervinit kan pikasur..ndonje njolle.. e te thone ik more armik..
    jo berisha i a ka hequr keto halle shqiptareve.. qe ju a vune vlore-tepelena e shametve.. te rucve..
    ervini ne mes te tiranes.. ne nje kafe internet e qenka berisha vrases i tije..
    jo mo shamet.. mos akuzo pa te drejte..
    vrases mund ti themi byrose dikur.. qe i mori qindra burra pa ushkur.. e i coj neper male me bore.. e shi.. u tha tani .. beni marshimin si brigad e pare dikur..
    dhe vrane per te dyten here.. nji her partizanet pa buk e zbath ne bor e ere.. me shku me shpetu bithmadhin enverė.. e pastaj dhe pas dyzet vjetesh prape.. con zboristet zorre thate.. e i le te vdesin neper nate.. neper biz e martanesh.. e vet biroja gjum ne dyshek me lesh..

    berisha u lodh ti fus shqipot ne europe.. tu japi dhe variante prosperiteti me bio pasaporte..
    u dha liri te shkojne ku te duan.. ne usa a kanada por u penguan.. nga gazetat shqip e gazeta shqiptare.. qe shef kan edvinin.. e per ervina scajn bithen fare.. por cdo jave ditmiret i cojne ne bruksel.. si e si ti len shqipot te varur ne tel..

    te mbajme bithet shtrember po te flasim drejt..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-11-2010 mė 17:46

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Pse te gjitha postimet ti i shkruan me prapanicen shtrember, Brari?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sepse.. ashtu na meson populli..

    mbaje b shtrember por fol drejt..

    me me pa mue .. si jam shtremnue si shtjefni.. tuj shkrue drejt..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •