Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Këshillat për të ndalur rënien e flokëve

    Këshillat për të ndalur rënien e flokëve


    11/10/2010



    Rënia e flokëve prek miliona njerëz në të gjithë botën, por sot është një fenomen që mund të luftohet

    Gjene dhe qeliza staminale. Janë këto fjalët magjike për miliona njerëz, që deri më sot shkenca nuk ka arritur t’u japë asnjë lloj shpjegimi për rënien e flokëve. Studimet e nisura vite më parë, më në fund po shkojnë drejt një përfundimi më shumë se thjesht teorik. Një shembull është testi gjenetik, që tregon për predispozitën ndaj rënies së flokëve të lidhur me testosteronin, ku më e njohura është androgjenetika. Kështu shpjegon Antonella Tosti, docente dermatologjie në Universitetin Shtetëror të Parisit: “Testi është i padëmshëm dhe pa dhimbje, sepse bëhet me një kampion pështyme dhe analizon variantin e një gjeni, varianti G, i cili tregon një rrezik prej 70 për qind për të zhvilluar një alopeci androgjenetike të rëndë para moshës 40-vjeçare dhe varianti A, që lidhet me një mundësi rreth 70 për qind për t’u prekur nga kjo sëmundje”. Testi është rezultati i parë konkret i një kërkimi, që për shumë vjet është përqendruar në gjetjen e gjenit përgjegjës për rënien e flokëve. Sforcimi ka çuar në kuptimin e disa aspekteve thelbësore të fenomenit. Vetëm pak muaj më parë u publikua në numrin e ri të “Nature Genetics” dy studime të konsideruara shumë të rëndësishme. I pari u organizua nga kërkuesit e Universitetit të Bonit në Dyseldorf, duke analizuar ADN-në e 300 qerosëve dhe tregoi se ekzistojnë dy zona specifike të kromozomit 20 të lidhur ngushtë me rënien e flokut. Kërkuesit gjermanë, më 2005-n, kishin shpjeguar një tjetër mister, duke treguar se format e trashëgueshme, përbërësi më i fortë gjenetik, transmetohen vetëm nga nëna. Për këtë arsye, kush preket nga rënia e flokëve duhet të kujtojë atë të gjyshit ose paraardhësve të largët, gjithmonë nga rrënjët e së ëmës. Në studimin e dytë, shkencëtarët e Universitetit “MCGill” të Montrealit kanë analizuar ADN-në e më shumë se 1200 burrave dhe kanë zbuluar se rreziku i rënies së flokëve rritet shumë nëse janë të pranishme disa profile gjenetike në kromozomin 20. Studimi i bërë nga “GlaxoSmithKline” tregoi se industria po përpiqet të zbulojë \\\\rëniet e mundshme klinike. “Në të ardhmen, shfrytëzimi i mirë i këtyre njohurive, si edhe ato mbi gjene të tjera të treguara në vitet e fundit, përgjegjëse për rënien e flokëve, do të na çojë në rezultate të kënaqshme”, thotë Tosti. Më e afërt duket mundësia për shfrytëzimin e karakteristikave të qelizave staminale të rrënjës. Sipas specialistëve, stresi është një nga faktorët kryesorë që redukton rezervat staminale të pranishme në rrënjët e flokut.

    Në origjinën e rënies

    Rënia e flokëve mund të jetë e pakthyeshme (si ajo me origjinë gjenetike apo androgjenetike), ose e përkohshme. Mesatarisht, çdonjëri prej nesh ka 100-150 mijë fije floku dhe humb rreth 100 të tilla në ditë. Jeta mesatare e një fije floku është 3-7 vjet dhe rritet çdo ditë me 0.3 milimetër, ndërsa në muaj 1 centimetër.

    Gjenetika

    Është shkaku kryesor i humbjes përfundimtare të flokëve, e vështirë për t’u parashikuar, sepse predispozita gjenetike për rënien e flokëve kalon në shumë breza. Për momentin mund të bëhet shumë pak.

    Androgjenika

    Është shumë e përhapur, prek më shumë burrat se gratë. Ajo varet nga sasia e tepërt e testosteronit, që duke reaguar me alfa-5 redukton didrotesteronin substancë, i cili pengon zhvillimin e rrënjës dhe provokon atrofizimin.

    Gjaku

    Prania jo e mjaftueshme e gjakut në rrënjën e qimes është një nga shkaqet më të shpeshta të rënies. Mund të verifikohet kur enët e gjakut janë sklerotike, duke nisur nga mosha 40 vjeç ose më parë. Shumë prej tyre që vuajnë nga artroza cervikale e që çon në ngushtimin e enëve të gjakut, kanë një humbje flokësh që mund të pengohet me ilaçe.

    Mungesat ushqimore

    Mungesa e hekurit dhe një rënie e madhe në peshë ngadalëson metabolizmin normal të rrënjës së qimes. Marrja e hekurit dhe kripërave të nevojshme minerale mund ta kthejnë flokun në gjendjen e mëparshme.

    Ndryshimet hormonale

    Menopauza, lindja dhe shtatzënia, me ndryshime hormonale, marrja e kontraceptivëve dhe disa patologji të tiroides favorizojnë rënien.

    Stresi dhe faktorët psikosomatikë

    Stresi aktivizon gjenet që favorizojnë rënien e flokëve. Kështu, nëse vihen re shenja shqetësuese mos u prekni nga paniku, por shkoni menjëherë te mjeku: ankthi vetëm mund ta përkeqësojë situatën.

    Ilaçet

    Ndër shkaqet më të njohura të rënies së flokëve është kimioterapia. Megjithatë, edhe ilaçe të tjera mund ta dobësojnë flokun: efektet zhduken gradualisht me mbarimin e terapisë. Edhe vitamina A dhe beta-karoteni me tepri mund t’i dobësojnë flokët.

    Sëmundje të tjera

    Shumë patologji mund të çojnë në rënien e flokëve. Kështu, infeksionet, mes të cilave klamidia ose disa forma të tjera tumorale si ai i vezores.

    Gjithmonë në formë

    Si mund të kemi flokë të shëndetshëm? Ja se çfarë këshillojnë mjekët

    Gjithmonë të pastër

    Flokët janë shumë të ndjeshëm ndaj papastërtisë: ata bien më shpejt dhe grumbullohen në lëkurë, duke penguar ajrimin dhe favorizuar erërat e këqija dhe zbokthin. Lajini sa herë të jetë e nevojshme. Ajo që larja e shpeshtë i dëmton është thjesht një legjendë.

    Si t’i lajmë

    Përdorni pak shampo, sepse përbërësit kimikë të saj e dëmtojnë flokun dhe lëkurën e kokës. Mos e mbani shumë flokun me shkumë.

    Tharja

    Është mirë nëse lihen të thahen vetë dhe jo me tharëse, që favorizon dëmtimin e tyre.

    Te parukeri

    Llaku dhe xheli nuk janë të dëmshëm, por favorizojnë thithjen e papastërtisë, ndaj edhe flokët duhen larë më shpesh. Lyerjet dhe dekolorimet nuk i dëmtojnë, por kujdes nga produktet artizanale që mund të shkaktojnë alergji.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    nje keshille praktike :

    Nje here ose dy here ne jave pas larjes se kokes lyhet koka me uthull ( pastron dandruff - zbokth ) dhe lyhet me COCONUT OIL ose me VAJ ULLIRI dhe me PLUHUR ASPIRINE (aspirina ngordh mykun qe krijohet tek rrenja e flokeve ) me nje masazh te lehte dhe lihet gjithe naten .Ne mengjez heret lahet me uje te vaket . Eliminoni shampo dhe sapun me ere , thjesht perdorni sapun rrobash qe ka qene me pare ne Shqiperi ( sapun 15 lekesh)
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 21-10-2010 më 00:13
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •