Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thx per sqarimet Guri e iliri e Fegi..

    Nje gje mos harrojme..

    kosova sot ka dy dyer ose dalje..



    Nje eshte serbia e cila e dime se pret cdo cast ta shkelmoje Kosoven sic din ata.. pra ta genocidoje..

    Pra andej nuk pritet shume..

    Dera tjeter eshte Shqiperia..qe sic e kam thene ne tema tjera..eshte vendi qe kurre nuk shkelqeu ne kurrfare pune..

    pra e mjera kosov.. nga serbia nuk kthehet dot se ajo e fshin..
    e nga shqiperia ska cfar meson.. pamvaresisht se.. eshte vendi yne..

    pra patjeter kosova do nje shqiperi te zjarrte qe zhvillohet drejt e shpejt.. qe te perballoje kte kohe te veshitire..

    pra mjeshtrit e ekonomise (atdhetaret e jo lahpero-biznesmenet) ne kosove duhet te mblidhen bashk me te shqiperise e bashk me eksperte te huaj dashamire te bejne nje plan te perbashket te kalimit te krizes..

    ska rrug tjeter..

    ta kisha ne dore.. kisha vnue Dydrinasin kryetar te ketij komiteti e Gurkuqin nen kryetar..
    nuk bej hajgare.. sepse ju a njoh pikpamjet..




    ..

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Pse ta hapi xhepin Usa, kur Shqiperia me ne krye Salen, se po ecen me hapa gjigande ne kete krize ekonomike qe ka kaluar boten. Vetem shifrat e Shqiperise po shkojne Up, ne kete kohe. lol
    Se eshte USA ajo qe ka perfitime ne Kosove, ja perse.

  3. #43
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Illyrian,nuk mendoj qe ishin gjakovaret ata qe i dhane perparim ekonomik Kosoves.Kushdo A kishte qene ne ate kohe ne krye te Kosoves do te ishte i njejti zhvillim,pasi zhvillimi ekonomik nuk mvarej nga aftesia ose mosaftesia e udheheqesve kosovare ne ate kohe,mirepo nga shtytjet e donacioneve dhe kredive nga federata jugosllave.
    Nese e ke fjalen vetem per perparimin e Gjakoves,mire e ke pasiqe keta udheheqesit qe ti i permend i koncentruan te gjitha fabrikat dhe uzinat ne vendin prej nga vinin-Gjakova.A e ke idene se ne ate "vrullin"e madh ekonomik se si kane jetuar njerezit p.sh.ne Drenice ose neper tere fshatrat e Kosoves,ndoshta edhe per mbijetese,nje pjese e madhe kane leshuar vendin per te siguruar kafshaten e gojes.
    Ishte shteti jugosllav qe i mbajti gjalle ndermarrjet,jo pse aq shume dhe ndershmerisht u punua ne to,sepse dihet kush kishte edhe privilegjet per pune ne ato nderrmarrje.Falimentoi shteti jugosllav,falimentuan edhe nderrmarrjet.
    Ndoshta do te mund te ishte edhe dikush tjeter, por ja qe nuk ishte. E perse nuk ishte?...sepse nuk kishin shkolle te mjaftueshme qe te merren me ato pune.
    Gjakovaret e kishin kuptu pak me heret se sa i rendesishem eshte arsimimi dhe i kishin kushtu vemendje pak me te madhe asaj. U arsimuan poshte e larte dhe u kthyen serish ne Kosove qe kontribuojne me aq sa paten mundesi.

    Shtytjet e donacioneve qe i merr aq te thjeshta, kane qene shume me te komplikuara. Per projektet e medha eshte zhvillu 'lufte' e pakompromis se kush sa mundet me terhek. Shume fabrika qe as nuk ishin ne plan te ndertoheshin ne Kosove, u ndertuan pikerisht per shkak te insistimeve dhe perpjekjeve te medha qe duheshin te zhvilloheshin. Arsyeja kryesore per mosinvestime ne Kosove ne ate kohe ka qene mungea e kuadrove. Pikerisht ketu gjakovaret e kane luajtur rolin e tyre kryesor, ku duke studiuar ne qendra te ndryshme te ish Jugosllavise si dhe ne qendra te ndryshme te Europes e rrezonin vazhdimisht kete justifikim te asaj kohe.

    Sa per privelegje, se mos te mbetem borgj. Ne secilen periudhe te historise duke e perfshire edhe periudhen e Rankoviqit dhe komplet periudhen e Jugosllavise, e bile edhe periudhen e luftes se fundit; Gjakova e ka pagu cmimin me te larte se te gjithe te tjeret. Gjakova asnjehere nuk ka qene e privilegjuar nga ai sistem, por perkundrazi Gjakova ka qene histroikisht 'hale ne sy' per te gjithe joshqiptaret e atij sistemi.

    Nuk po dua te thellohem me shume ne kete teme sepse ka rrezik qe te devijojme komplet nga tema, dhe devijimet mund te shkojne ne dy drejtime.
    1. Paqellimshem mund te rreshtohem si mbrojtes apo perkrahes i sistemit te atehershem, qe do te ishte ne kundershtim te plote me qellimin tim dhe
    2. Mund te kuptohet si tendece per te bere dallime krahinore apo lokale, qe gjithashtu nuk eshte qellimi im.

    Pra, duke mos u thelluar me shume ne te kaluaren dhe ne rolin e gjakovarve ne themelimin e UP-se dhe te shume institucioneve te shume e shume institucioneve te tjera ne ate kohe, me shume do te deshiroje te perqendroheshim te pyetja e brarit se cka mund te bejme per te ardhmen, pra cila eshte zgjidhja per daljen nga ngerqi ekonomik qe e ka kaplu Kosoven.

    Te rrijme shtrember e te flasim drejt, ka thene ganimeti

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Gjendja ekonomike ne Kosove deri ne vitet e 70 ka qene shume e rende,ne vitet 70 ka pase nje zhvillim kryesisht ne infrastrukture rrugore,ujesjelles,ujitje,zhvillimi industrial ka qen i orientuar kryesisht ne miniera,industrin metalo-perpunuse dhe kimike dhe energjetike.Industria e tekstilit dhe ajo ushqimore ka qene ne fillimet e saje,ishte periudhe e shkurter pastaj erdhen vitet e 90 kur kjo industri u shkatrrua.
    Ekonomia e Kosoves nuk ka qen konkurente ne tregun boteror,prodhimet e saje jane plasu kryesisht ne tregun jugosllave dhe tregun klering,perveq rasteve te ralla si elektromotori i Gjakoves.Eshte budallakia e politikanve qe shkatrruan nermarrje si elektromotori.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Gjendja ekonomike ne Kosove deri ne vitet e 70 ka qene shume e rende,ne vitet 70 ka pase nje zhvillim kryesisht ne infrastrukture rrugore,ujesjelles,ujitje,zhvillimi industrial ka qen i orientuar kryesisht ne miniera,industrin metalo-perpunuse dhe kimike dhe energjetike.Industria e tekstilit dhe ajo ushqimore ka qene ne fillimet e saje,ishte periudhe e shkurter pastaj erdhen vitet e 90 kur kjo industri u shkatrrua.
    Ekonomia e Kosoves nuk ka qen konkurente ne tregun boteror,prodhimet e saje jane plasu kryesisht ne tregun jugosllave dhe tregun klering,perveq rasteve te ralla si elektromotori i Gjakoves.Eshte budallakia e politikanve qe shkatrruan nermarrje si elektromotori.
    Hiqu more viteve te 70 po tregona ne qfar gjendje eshte sot,te gjitha ndermarrjet u shiten,politikajt me keto pare qelen biznese te veta private,nje pjes i murren ne para te gatshe ,kurse puntorve jau dhan trasht e surles.
    Ne qoftse ne vitet e 70 eshte fol per ekonomin dhe problemet so askush nu e diskuton ket pune sepse nuk ka per qka,nuk egziston asgje,nuk prodhohet asgje perveq patateve edhe ato po ju shkojn posht per shkak te politikes amatereske

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Hiqu more viteve 70 po tregona ne qfar gjendje eshte sot,te gjitha ndermarrjet u shiten,politikajt me keto pare qelen biznese te veta private,nje pjes i murren ne para te gatshe ,kurse puntorve jau dhan trasht e surles.
    Ne qoftse ne vitet e 70 eshte fol per ekonomin dhe problemet so askush nu e diskuton ket pune sepse nuk ka per qka,nuk egziston asgje,nuk prodhohet asgje perveq patateve edhe ato po ju shkojn posht per shkak te politikes amatereske
    Po e thash eshte budallaki e politikanve qe shkatrruan ndermarrje si elektromotori, tash veq tregti ,hoteleri e fajde industri s'ka.

  7. #47
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Tema eshte shume e pergjithshme. Ekonomia e Kosoves nuk mundet te ringjallet neper forume virtuale. Ketu mundemi vetem te ndikojme sadopak ne vetdijesimin e popullit qe te votojne per njerez te rinje e te shkolluar mire.
    Aktivistet e viteve 90-ta bashke me ata qe dolen nga UCK-ja po e ngulfasin te ardhmen e Kosoves me pranine e tyre ne skenen politike.

    Ketyre duhet t'iu thuhet - Zoterinj faleminderit per kontributin tuaj te gjertanishem por eshte koha qe te shkoni.

    Kosova ka nevoje per gjak te ri.
    Kosova ka nevoje per njerez te rinje, te arsimuar mire dhe me mendje te hapur. Tani e kemi rastin te bejme ndryshime ne skenen politike te Kosoves dhe eshte mekat nese e humbasim edhe kete rast.

    Fatkeqesisht kjo eshte e pamundur, sepse ne Kosove akoma ekziston mentaliteti i prijesit te fshati, prijesit te fisit, plakut te katunit etj. Akoma ekziston mentaliteti ku prijesi vendos se ku do te shkojne votat e komplet familjes, apo komplet fshatit. Edhe nese ai i ka 90 vjet dhe nuk i ka dy lidhje me politike, familjaret jane te detyruar ta degjojne.

    Ekonomia e Kosoves ngjallet vetem me njerez te ri dhe te shkolluar mire. Ata nuk i mungojne Kosoves por ju duhet hapsire, e hapsira momentalisht eshte e uzurpuar.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Prodhuesit kosovarë në prag të kolapsit

    Nga Express më 31 tetor 2010 në ora 17:48
    Mungesa e politikave fiskale që favorizon prodhuesit vendorë është duke çuar drejt kolapsit shumë prodhues kosovarë. Prodhuesit vendorë kritikojnë Qeverinë e Kosovës se më shumë favorizojnë importimin e mallrave nga jashtë në Kosovë, sesa që favorizojnë ata që tentojnë të krijojnë hapësirë për prodhimin vendor.

    Prodhuesit kosovarë ankohen se në Kosovë ende mungojnë politikat që favorizojnë ekonominë vendore dhe kjo po krijojnë pabarazi në treg, në veçanti karshi atyre vendeve që kanë politika që mbështesin prodhimin vendor.

    Berat Mustafa, përfaqësues i kompanisë vendore “RC – Cola”, e cila merret me prodhimin e lëngjeve, tregon për problemet, me të cilat ballafaqohen:

    “Duke mos pasur politika të mira, ne, si prodhues, jemi të dëmtuar. Në këtë mënyrë po i japim hapësirë importit. Kërkojmë së paku të jemi të barabartë me vendet fqinje. Ne, si kompani, kemi eksport, por me krijimin e politikave më favorizuese do të ishim më shumë prezent”.

    Mustafa thotë se kërkojnë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, pasi që, siç shprehet ai, nëse nuk do të ketë favorizime të prodhuesit vendor, atëherë shumë biznese vendore mund të shuhen.

    Sipas tij, politikat fiskale nuk janë në favor të tyre. Në bazë të hulumtimeve të bëra, Mustafa thotë se të gjitha vendet fqinje kanë politika më të mira për prodhuesit vendës.

    “Një ngarkesë, të cilën vendet në regjion nuk e kanë, e ne e kemi, është akciza në lëngje 0.45 cent për litër, që është një ngarkesë shumë e madhe, kurse vendet në regjion, si Serbia, nuk e ka atë akcizë të brendshme, kurse akcizën e jashtme e ka. Në këtë moment shihet se Serbia është e favorizuar për të importuar mallra në Kosovë, kurse Kosova nuk mund të importojë në Serbi”, thekson Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

    Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë marrë iniciativa për promovimin e prodhimeve e vendore, në mënyrë që të krijohen lidhje të reja mes afaristëve vendas, si dhe atyre të huaj.

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht angazhimeve të shumta të tyre, produktet kosovare mbesin të pafavorizuara.

    “Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të bëjë një strategji zhvillimore për sektorin e prodhimtarisë vendore, po as për sektorët e tjerë. Në mungesë të saj, ne ende nuk e dimë se cili sektor është me prioritet në Kosovë, cilit duhet t’i jepen politika favorizuese. Si i tillë, tregu tepër liberal i Kosovës po bën diskriminim ndaj ekonomisë vendore”, pohon Shahini.

    Ndërkohë, sipas të dhënave të Entit të Statistikave, deficiti tregtar i Kosovës për 8 muajt e këtij viti, ka arritur në 1 miliard e 167 milionë euro.

    Shahini kërkon nga Qeveria që të stimulohen prodhuesit, në mënyrë që këta të fundit ta rrisin prodhimin, shitjen, kapacitetin dhe cilësinë.

    “Besoj dhe shpresoj se të gjithë qytetarët, politikë-bërësit dhe investitorët duhet të kuptojnë se ekonomia e shëndoshë varet nga prodhimtaria vendore”, vlerëson Shahini.

    Autoritetet kosovare çdo herë kanë deklaruar se janë duke punuar për përmirësimin e kushteve për prodhuesit vendorë, por këta të fundit çdo herë janë ankuar për mungesë të një ambienti më të favorshëm biznesor. /rel/
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Prishtinë, 17 nëntor – Duke iu referuar bilancit tregtar në muajt e fundit, del se Kosova vazhdon të eksportojë paranë e gatshme. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti i Statistikave, deficiti tregtar i Kosovës në muajin shtator ka qenë 166.2 milionë euro. Kurse në muajin gusht deficiti tregtar kishte arritur në 180.7 milionë euro. Në nëntëmujorin e këtij viti, deficiti tregtar i Kosovës ka arritur në 1 miliard e 333 milionë euro. Nëse iu referohemi statistikave për muajin shtator atëherë shihet se deficiti tregtar ishte për 11 milionë më i lartë se shtatori i vitit të kaluar.
    “Eksporti në muajin shtator të vitit 2010 kishte vlerën 25,1 milionë euro, ndërsa importi 191,4 milionë euro. Kjo është një rritje prej (45.8%) për eksport dhe (10.7%) për import krahasuar me shtatorin e vitit 2009”, thuhet në raportin për tregtinë e Jashtme të Kosovës për muajin shtator, i cili është publikuar nga Enti i Statistikave të Kosovës.
    Në totalin e eksporteve gjatë shtatorit, 57.1 për qind kanë qenë metalet bazë dhe artikujt prej tyre. Kurse eksporti i produkteve minerare ka shënuar një rritje të lehtë, nga 15. 2 për qind sa ishin në muajin gusht, në 16.3 për qind të eksporteve për shtator. Ndërsa eksporti i produkteve bimore (5.7 për qind) dhe ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani kanë rënë gjatë muajit shtator në krahasim me muajin gusht.
    Të dhënat e grupeve kryesore për import thonë se 18.9 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, pasojnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 12.8 për qind, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike 9.6 për qind, metale bazë dhe artikuj prej tyre 6.9 për qind, produkte të industrisë kimike 6.9 për qind, mjetet e transportit 5.7 për qind etj.
    Sa i përket vendeve me të cilat Kosova ka marrëdhënie ndërkombëtare, shihet një rritje e eksporteve për në vendet e BE-së. Mirëpo gjendja mbetet “e nderë”në raport me dy vendet e rajonit, përkatësisht Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ato vazhdojnë të bllokojnë prodhimet kosovare, e kjo shihet edhe nga të dhënat e prezantuara nga ESK-ja, sipas të cilave nuk ka prodhimet që eksportohen në këtë dy vende. Ndërkohë prodhimet serbe vazhdojnë të jenë të pranishme në tregun e Kosovës. Madje, në etiketën e tyre vendi i importit shkruhet si UNMIK/Kosovo, që bie në kundërshtim me realitetin e krijuar pas 17 shkurtit të vitit 2008.
    Përqindja më e madhe e eksportit në muajin shtator ishte për në Itali (19.9 për qind). Prodhimet kosovare janë eksportuar edhe për në Shqipëri (13.1 për qind) , Maqedoni (11.4 për qind), Gjermani (3.4 për qind) etj. Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Maqedonia (15.6 për qind), Serbia (13.7 për qind), Gjermania (10.8 për qind), Turqia (6.4 për qind), Kina (6.1 për qind) etj.
    Kosova në vazhdimësi ka pasur bilanc negativ tregtar. Bilanci tregtar ose diferenca në mes eksportit dhe importit është një prej komponentëve kyçe në rritjen ekonomike. Ekspertët kanë theksuar se niveli i lartë i deficitit dëmton ekonominë vendëse, pasi bëhet eksporti i parasë së gatshme, i cili bën që të ulet likuiditeti i ekonomisë vendëse dhe të ketë mungesë të parasë së gatshme dhe kjo dëmton procesin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Stimulimi i investimeve të jashtme dhe i prodhimtarisë vendëse shihen si dy alternativa për uljen e deficitit tregtar.
    (marrë nga koha ditore e datës 17 nëntor 2010)

    Këta idiotër nuk dijnë shtëpitë e tyre të menaxhojnë e përpiqen të menaxhojnë një shtet... Në secilin vend tjetër të botës, vërtetë demokratik, e pakta do kishin përfunduar në litar...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •