Kosova do tė ketė mbėshtetjen time pasi jam shumė e pėrkushtuar pėr kėtė vend. Kėshtu u shpreh sekretarja Amerikane e shtetit, Hillari Klinton nė vijim tė vizitės sė saj nė Prishtinė. Nė njė bisedė me gazetarėt, Klinton tha se integrimi i Kosovės ėshtė me interes tė vecantė dhe se tė rinjtė e kėtij vendi kanė celėsat e se ardhmes nė dorė.
I gjithė rajoni, sipas saj ka njė mundėsi pėr ti dhėnė Evropės njė shembull, njė rajon i qendrueshėm ku tė gjithė do tė jetojnė bashkėrisht, pavarėsisht tė kaluarės dhe pėrkatėsisė sė tyre.
Jam e kėnaqur qė vij nė Prishtinė si sekretare e shtetit. Shoh qė Kosova po pėrparon. Po punoni pėr zhvillim ekonomik, duke privatizuar ndėrmarrjet shtetėrore si energjinė dhe shėrbimet telekomunikuese. Duhet pėrmirėsuar shėrbimet pėr qytetarėt. Jam shumė e kėnaqur qė jeni tė fokusuar pėr intergimin evropian. Sapo takova serbėt nga komunat e tyre dhe biseduam si tė ndryshojmė jetėn e tyre. Do tė ketė njė dialog tė rėndėsishėm pėr Kosovėn dhe Serbinė. Pa Ballkanin nuk mund tė ketė evropė tė kompletuar, kėto janė disa nga fjalėt qė sapo ka thėnė Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, nė debatin e hapur, me gazetarėt qė po mbahet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Kosovės nė Prishtinė.
Klinton pėrmendi edhe cėshjten e veriut tė Kosovės duke theksuar se statusi i veriut ėshtė i zgjidhur dhe bėri thirrje qė njerėzit nė kėtė pjesė duhet tė integrohen. Sekretarja amerikane e Shtetit bėri thirrje qė dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit tė nisė sa mė parė nė mėnyrė qė tė diskutohet edhe pėr kufirin e pėrbashkėt mes dy vendeve.
Sekretarja amerikane e shtetit HillarI Klinton vizitoi gjithashtu edhe Manastirin e Gracanicės, ku zhvilloi njė takim tė veēantė me peshkopin Teodosije. Takimi u mbajt nė ndėrtesėn e Kuvendit Komunal tė Graēanicės. Klinton tha se liderėt serbė qė bashkėpunojnė me institucionet e Kosovės duhet tė mbėshteten nė mėnyrė aktive. SHBA-tė mbėshtesin liderėt nė ēdo nivel, qė punojnė pėr njė Kosovė tė bashkuar dhe demokratike, tha Sekretarja Klinton.
Klinton: Statusi i Kosovės kurrė mė nė tryezė bisedimesh
Sekretarja e shtetit amerikan Hillary Klinton pas arritjes nė Kosovė, dhe pas nderimit qė bėri te shtatorja e presidentit Bill Klinton qė gjendet nė sheshin qė mban emrin e presidentit amerikan, ndalesė kjo jashtė agjendės sė protokollit zyrtar, ajo zhvilloi takime me krerėt e lartė tė shtetit tė Kosovės, me Jakup Krasniqin si u.d. i presidentit dhe si kryetar i Kuvendit dhe Hashim Thaēi, kryeministėr i Qeverisė sė Kosovės dhe me ministrin e jashtėm Skėnder Hyseni. Pas kėtij takimi u mbajt njė konferencė pėr media tė tre liderėve tė lartė, sekretares Klinton dhe kryetarit Krasniqi e kryeministrit Thaēi.
Thaēi: Suksesi i Kosovės ėshtė sukses i SHBA-ve
Fillimisht fjalėn e mori kryeministri Hashim Thaēi. Ai pasi falėnderoi sekretaren Hillary Klinton, presidentin Obama dhe qeverinė amerikane tha se sukseset e Kosovės janė tė lidhura me SHBA-tė dhe unė dua tė ju falėnderoj pėrzemėrsisht. Nė kėtė takim unė e njoftova sekretaren Klinton pėr suksese e Kosovės pėr tė ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike. Ne jemi duke ndėrtuar njė shtet pėr tė gjithė. Ne jemi duke bėrė reforma tė standardeve perėndimore, nė legjislaturė dhe nė tė gjitha fushat e tjera institucionale. Ne jemi duke bėrė pėrpjekje pėr integrime euro-atlantike. Kosova vazhdon tė ketė raporte speciale me SHBA. Kosova ka hyrė nė fazėn e rėndėsishme tė pėrmbylljes me sukses tė pavarėsisė sė mbikėqyrur. Tash kemi filluar fazėn e ndėrtimi tė shtetit tonė. Prandaj Ju falėnderojmė pėr ndihmėn qė keni dhėnė sepse ky ėshtė sukses i pėrbashkėt i yni dhe i SHBA-ve e BE-sė.
Ne po zhvillojmė raporte tė mira me tė gjitha vendet e rajonit. Ne kemi ndėrtuar raporte tė shkėlqyeshme me vendet e rajonit Mali i zi ne kemi shprehur interesimin qė tė ndėrtojmė raporte tė mira me Serbinė si dy shtete sovrane me synimin pėr integrime evropiane dhe nė NATO.
Pas shpalljes sė vendimit tė GJN-sė qė konfirmoi Pavarėsinė e Kosovės ėshtė hapur njė kapitur i ri edhe nė relacionet e shtetit tė Kosovės me Serbinė. Pra ka ardhur koha qė tė pėrmbyllim konfliktin njė shekullor me Serbinė. Kosova ėshtė gati. Kosova ka treguar vullnet pėr dialog me Serbinė si dy shtete dhe nė nivel tė barabartė.
Dialogu ėshtė nė interes tė dy vendeve, nė shėrbim tė paqes pėr Kosovėn dhe Serbinė dhe pėr rajonin. Fundi i dialogut do tė pėrmbyllet me integrimin e Kosovės e Serbisė nė BE e nė NATO. Edhe njėherė, Ju faleminderit pėr Ju, familjen tuaj, presidentin Klinton dhe presidentin Obama dhe gjithė popullit amerikan.
Klinton: Ne jemi partner tė pėrhershėm!
Mė pas fjalėn e mori sekretarja Hillary Klinton e cila shprehu falėnderimet e saj pėr mikpritjen qė hasi gjatė vizitės nė Prishtinė Dua tė ju falėnderoj Juve z. kryeministėr, u.d z. Krasniqi, ministri Hyseni dhe dua tė falėnderoj popullin e Kosovė me tė cilėt u pėrshėndeta me ata te shtatorja e burrit tim Bill Klinton Jam kėtu me porosinė e presidentit Klinton pėr tė shprehur pėrkrahje. Pėr mua personalisht ėshtė njė nder i madh. Dua tė pėrshėndes pėr tė gjitha trupat amerikane dhe trupat e vendeve aleate qė shėrbejnė nė Bondstell. Mė vjen keq qė nuk mund t'i vizitoj por i falėnderoi pėr mbėshtetjen pėr paqen nė rajon.
Presidenti Obama dhe unė jemi tė pėrkushtuar pėr paqe nė rajon. Presidenti Klinton ėshtė shumė i lidhur me kėtė vend. Si president ai ka punuar shumė dhe ka qenė i pėrkushtuar pėr kėtė popull dhe kėtė vend. Ne jemi miq dhe partner tė juaj. Pra qėndrimi im ėshtė njė votė e mirėbesimit pėr atė qė jeni duke e bėrė pėr tė ardhmen jo vetėm pėr Kosovėn por edhe pėr rajonin. Kosova dhe SHBA kanė qenė partner gjatė luftės, dhe pas luftės pėr rindėrtimi dhe pėrmes udhėtimit tė Kosovės drejt pavarėsisė. Qė nga fillimi SHBA kanė mbėshtetur Kosovėn pėr pavarėsi. Ne kemi mirėpritur vendimin e GJN qė ka konfirmuar shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Ne do tė mbėshtesim edhe mė tutje Kosovėn nė rrugėtimin e saj. Ne jemi tė inkurajuara me dialogun me Serbinė qė jep njė rast pėr tejkalimin e pengesave tė dy fqinjėve tė mirė. I kam thėnė Thaēit dhe Tadiqit se sovraniteti dhe statusi i Kosovės nuk do tė diskutohet. Por duhet dialoguar pėr shqetėsimet si dy vende. SHBA kanė kėrkojnė nga Serbia dhe Kosova qė tė ulen nė tryezė me njė plan temash pėr bisedime. Kosovarėt kanė paraqitur njė kornizė tė bisedimeve. Kjo nuk ėshtė e lehtė por ka shumė vende qė kanė histori tė gjata tė konflikti siē ėshtė Franca e Gjermania por qė tash bashkėpunojnė dhe ne shpresojmė se nė tė ardhmen kėshtu do tė ndodhė edhe me Kosovėn e Serbinė.
Ne shpresojmė se me njė popullatė me rini e fėmijė tė mrekullueshėm qė pata rast t'i shohė, Kosova ka mundėsi tė krijojė traditėn e demokracisė pėr tė nxitur zhvillimin ekonomik. Kjo duhet tė vazhdojė me plan tė privatizimit KEK dhe Telekomit. Nė Kosovė duhet tė sundojė ligji, tė mbahen zgjedhje tė drejta e demokratike, tė krijojnė njė tė ardhme dhe nė harmoni tė pėrbashkėta. Kjo nuk ėshtė e lehtė por ne do tė ju mbėshtesim nė kėtė synim tuaj nė muajt dhe nė tė ardhmen. Ne do tė ju ndihmojmė nė zgjedhjet e ardhshme qė do tė jene transparente. Ne mbėshtesim sektorin privat dhe zhvillim e ekonomisė sė Kosovės. Ne do tė mbėshtesim Kosovėn pėr tiu bashkuar institucione evropiane nė BE dhe NATO. Ato janė e ardhmja afatgjate pėr stabilitet. Ne mbėshtesim Kosovėn pėr tė pėrkrahur minoritetet dhe trashėgiminė kulturore. Unė do tė vizitoj njė monument tė trashėgimisė kulturore ortodokse nė Graēanicė dhe do tė takojė kryetarėt me shumicė serbe tė cilėt janė bashkuar me qeverinė vendore pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e Kosovės. Njerėzit e komuniteti serb duhet tė shohin tė ardhmen e tyre duke u inkuadruar nė institucionet e Kosovės dhe kjo do tė ju shpaguhet. Pėr tė ardhmen e tyre. SHBA mbėshtesin ēdo pėrpjekje pėr njė tė ardhme tė Kosovės sė pavarur shumetnike, ku tradita demokratike e fuqishme dhe ku paqja sundon gjithė rajonin. Kjo ėshtė njė e ardhme. Pra nė do tė qėndrojmė me ju dhe jemi partner dhe pėr tė ardhme tuaj.
Mė pas sekretarja Klinton dhe kryeministri Thaēi iu pėrgjigjen pyetje tė gazetarėve
* * * * * *
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka arritur nė Ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės, e cila ėshtė pritur nga ushtruesi i detyrės sė presidentit tė Kosovės, njėherėsh kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaēi.
Pėr ta pritur sekretaren Klinton, nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, kishin dal ministri i Jashtėm i Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni dhe ambasadori i SHBA-ve nė Kosovė, Kristofer Dell. Po ashtu nė pritje tė saj ka dal edhe Garda e Nderit e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, pa armėt me tė cilat nderon personalitetet e mėdha qė vizitojnė Kosovėn.
* * * * * *
Sekretarja Klinton filloi takimet me liderėt e Kosovės
Sekretarja e shtetit amerikan Hillary Klinton pas arritjes nė Kosovė, nga Aeroporti i Prishtinės ėshtė nisur pėr nė Prishtinė pėr tu takuar me liderėt institucionalė tė Kosovės. Nė selinė e Kuvendit tė Kosovės, dy zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit, Jakup Krasniqi si u.d. i presidentit dhe si kryetar i Kuvendit dhe Hashim Thaēi, kryeministėr i Qeverisė sė Kosovės janė dy zyrtarėt e parė tė lartė tė shtetit tė Kosovės qė do tė takohen me sekretaren Klinton. Pas kėtij takimi do tė mbahet njė konferencė pėr media tė tre liderėve tė lartė, sekretares Klinton dhe kryetarit Krasniqi e kryeministrit Thaēi.
Nė shoqėrim tė pėrhershėm me sekretaren Klinton janė edhe ambasadori amerikan Kristofer Dell dhe ministri i jashtėm i Kosovės Skender Hyseni.
Sipas agjendės sė paraparė mė herėt, sekretarja amerikane Hillary Klinton do tė takohet dhe me liderė tė tjerė tė skenės politike tė Kosovės. Por pėr ndryshim prej herėve tė tjera, ajo nuk do tu drejtohet me njė fjalė rasti deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės.
* * * * * *
Sekretarja Klinton nderon te shtatorja e ish-presidentit Klinton
Jashtė ēdo protokolli dhe agjendės sė vizitės sė sekretares amerikane Hillary Klinton nė Kosovė, ajo gjatė rrugėtimit prej Aeroportit tė Prishtinės nė Kuvendin e Kosovės, ka ndaluar te shtatorja e presidentit amerikan Bill Klinton qė gjendet nė sheshin qė mban emrin e bashkėshortit tė saj dhe tė mikut tė madh tė Kosovės, Bill Klinton. Kjo ndalesė e sekretares Klinton u ka dhėnė mundėsi mjaft qytetarėve tė Prishtinės qė tė shohin dhe tė pėrshėndesin sekretaren Klinton e cila ka mbetur e mahnitur me shtatoren e presidentit Klinton
Nė shoqėrim tė pėrhershėm me sekretaren Klinton janė edhe ambasadori amerikan Kristofer Dell dhe ministri i jashtėm i Kosovės Skender Hyseni.
* * * * * *
Sekretarja Klinton arrin nė Kosovė
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton nė kėto ēaste ka arritur nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės. Pėr ta pritur sekretaren Klinton nė aeroport kanė dal ministri i Jashtėm i Republikės sė Kosovės, Skender Hyseni dhe ambasadori i SHBA-ve nė Kosovė, Kristofer Dell. Po ashtu nė pritje tė saj ka dal edhe Garda e Nderit e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Pas arritjes nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, Clinton do tė takohet me ushtruesin e detyrė sė presidentit tė Kosovės, njėherėsh kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe me kryeministrin Hashim Thaēi.
* * * * * *
Kosova tė mirėpret: Hillari Klinton
Kryeqyteti i Republikės sė Kosovės, Prishtina sot po pret me padurim, miken e madhe tė popullit tė Kosovės, sekretaren amerikane tė Shtetit, Hillari Klinton.
Zyrtarė tė Policisė sė Kosovės kanė bėrė tė ditur se tashmė ėshtė hartuar plani i sigurisė gjatė qėndrimit tė sekretares amerikane tė Shtetit, Hillari Klinton nė vendin tonė.
Jo vetėm nė kryeqytet, por edhe nė qytetet e tjera tė Kosovės po pėrcillet me interesim tė madh, vizita e Hillari Klintonit.
Qytetarėt e Kosovės, kanė mirėpritur vizitėn e sotme dhe e kanė konsideruar si njė ndėr vizitat mė tė rėndėsishme qė i janė bėrė deri mė tani shtetit tė ri.
Nė shenj falėnderimi dhe respekti, qyteti i Prishtinės ėshtė zbukuruar gjithandej me flamuj shtetėrorė tė Kosovės dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Klinton gjatė ditės sė sotme, fillimisht do tė takojė udhėheqėsit mė tė lartė tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės dhe mė pas do tė vizitojė Manastirin e Graēanicės, 6 km nė juglindje tė Prishtinės. Ndėrsa Bota Sot do tė sjellė ēdo detaj tė vizitės sė sekretares amerikane tė Shtetit, Hillari Klinton nė Republikėn e Kosovės.
Krijoni Kontakt