Eshte cmimi per liberalizimin e vizave?
Berisha rikthen projektin e importimit të plehrave në Shqipëri
TEMA ONLINE / SHEKULLI ONLINE | 14/10/2010 | KURIOZITETE | 30 KOMENTE | SHARE | - +
Vendimi i qeverisë është jotransparent dhe fsheh rreziqet për import të mbetjeve radioaktive. Në vitin 2004, Fatos Nano firmosi një marrëveshje të ngjashme për importimin e plehrave nga Italia, e cila u refuzua pas protestave të ashpra, mes te cilave edhe te vete opozites se drejtuar atehere nga S.Berisha, sot firmoses
Shqipëria është një vend importi gjithfarësh, por pas vendimit të djeshëm të qeverisë, do të bëhet dhe një vend i importit të plehrave. Në vendimet e Këshillit të Ministrave marrë në mbledhjen e djeshme i është hapur rruga importit të plehrave nga jashtë, një prej çështjeve më të debatuara në opinionin publik shqiptar. Kryeministri Sali Berisha po tenton kështu të bëjë realitet një vendim të marrë kohë më parë nga paraardhësi i tij, ish-kryeministri, Fatos Nano, i cili nuk u zbatua për shkak të presionit të fortë të shoqërisë civile dhe protestave të ambjentalistëve ndaj këtij vendimi.
Por dje, me anë të një vendimi të posaçëm të qeverisë, lejohet importimi i plehrave nga jashtë, edhe pse ne jemi një vend që s'dimë ku të çojmë plehrat tona, të cilat lihen ose digjen në ambjent të hapur pa asnjë plan përpunimi apo riciklimi. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi".
Më tej bëhet e qarftë se importi do të bëhet me lista të veçanta të llojeve të mbetjeve që do të importohen, duke u bazuar në kodet dhe titujt e mbetjeve. Në vendim theksohet se jo të gjitha mbetjet do të importohen, duke përjashtuar një indeks me ato mbetje që cilësohen të rrezikshme. Ky vendim pritet të shkaktojë shumë debate në shoqërinë civile dhe në shoqatat e mbrojtjes së mjedisit. Për ironi do të jetë pikërisht ministri i Mjedisit Fatmir Mediu që do të ndjekë zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.
Debati
Në vitin 2004, nën drejtimin e Fatos Nanos, u miratua një marrëveshje me kompaninë italiane "Albania beg" për vendosjen e një impianti plehrash në Tiranë dhe u ljejua importimi i plehrave nga Italia në Shqipëri. Një marrëveshje që shkaktoi shumë reagime dhe protesta para kryeministrisë. Marrëveshja parashikonte imortimin e së paku 4.500 ton plehra nga Roma për në Sharrë të Tiranës dhe marëveshja në atë kohë u formos nga tre ministra të qeverisë shqiptare dhe pati dhe mbështetje politike nga përfaqësia diplomatike italiane në Tiranë. Debati mes qeverisë dhe kundërshtarëve të këtij projekti zgjati disa muaj dhe si përfundim nuk u lejua.
29 organizatave mjedisore te mbledhura sot kundershtojne projektin
Me poshte eshte nje deklarate e 29 organizatave mjedisore te mbledhura sot:
'..Ne, 29 organizata mjedisore te mbledhura sot pasi u njohem nepermjet medias me
Vendimin e Qeverise Shqiptare per percaktimin e listes se mbetjeve te cilat
lejohen te importohen per qellime perdorimi, riciklimi dhe perpunimi dhe
shprehim me ane te kesaj deklarate kundershtimin tone te hapur per kete
vendim.
Pikerisht, ne kete kohe, kur Shqiperia eshte vendi me shkallen me te larte te
ndotjes mjedisore ne Europe, kur ne shpresojme shume per nje permiresim te
shpejte e rrenjesor te situates dhe jemi ne pritje te miratimit te ligjit per
menaxhimin e mbetjeve urbane, shohim nje veprim te nxituar, krejtesisht te
papranueshem, te Keshillit te Ministrave qe i hap rrugen importimit te
mbetjeve urbane.
Shoqeria civile dhe organizatat mjedisore ne Shqiperi e kane thene fjalen e
tyre per importin e mbetjeve ne vitin 2004, duke kundershtuar me force dhe
anulluar vendimin e Qeverise se atehershme per importimin e mbetjeve. Eshte e
pafalshme mungesa e transparences ne aprovimin e ketij vendimi ne kohen e
sotme.
Ne, perfaqesues te OJFve mjedisore, jemi kunder riciklimit te idese per
importin e mbetjeve dhe kerkojme anullimin e ketij vendimi te Qeverise. Ky
vendim, nese nuk rivleresohet ne kuader te ligjit te ri te menaxhimit te
mbetjeve, ende te pa miratuar, jo vetem qe do te sjelle deme te medha
mjedisore, por do te krijoje probleme te medha ne menaxhimin e duhur te
mbetjeve urbane dhe ne pergjithesi ne ekonomine shqiptare...'
Tani qe me kembenguljen e Italise ju shkurtuan kembet Sacra Corona Unites qeveria e krimit te Salise nuk vonoi qe me vendim qeverrie ti cele rrugen Kamorras e specializuar ne groposjen ilegale te mberturinave toksike.
Komunistet historikisht kan qene tregtare te mirefillte te vdekjes.
Edhe tanet ne vije te pare kane qene. Enver Hoxha dihet se sa vdekje mbolli qofte me persekutimet, vdekjet ne ekonomi nga mungesa e kushteve teknike, vdekjet ne ushtri, ne shendetsi etj etj
Edhe keta te sotmit jane njelloj
Kujtoni trafiqet e pafunda te skafeve te mbrojtur nga poiltika, kujtoni trafiqet ne kufi, kujtoni gerdecin, vdekjen e shume biznesmeneve, rrembimin e personave te pambrojtur, vdekjen e policeve, vdekjen nga plumbat qorr ne 97 etj etj
Sot komunistet shqiptare po tentojne tregeti te reja vjekjesh, dhe shume prej tyre i kane bere, qofte me djegjen e gomave, qofte me pluhurat e cimentos, dhe tani me importin e plehrave.
Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 15-10-2010 më 06:23
Albania Uber Alles
Shume e drejte Juanito!Sidomos kjo historia e plehrave,eshte identike me skenaret mafioze te pasqyruara ne Gomorra-n e Savianos...
e lexova ket diku, dhe thash ta bije ketu.........
Duke ecur mbi nje ure, Berisha rreshqet dhe bie ne uje,2 femije, qe ishin duke notuar, u zhyten dhe e nxoren ate ne breg.Bravo çuna! Ju thot Sala tani qe me nxoret, kerkoni çfare te doni se ju ndihmojI pari fëmij tha, un dua një kallam peshku për të shpëtuar njerzit që bin nga ura.I dyti fëmij tha, un dua një karroc invalidi se do të më thejn babi kurrizin sepse të shpëtova ty !!!
[=Station;2894382]Si parantezë po të sqaroj që Enveri nuk e groposi atë duhan por e la në ërfaqe në krah të plepave tek rruga për Shkozet dhe nga syri ai duhan të mirte në qafë kështu që njerëzit u ngopën grirë nga ai duhan.
Tani po të pyes juanito, a të kujtohet ndonjë gjë që e ka kundërshtuar Sali Berisha kur ka qënë në opozitë dhe ka mbajtur të njëjtin llaf kur ka ardhur në pushtet ? Dyshoj se do mundesh të gjesh ndonjë gjë.[/QUOTE]
me duket se enveri kishte vdek kur erdhi duhani radioaktiv ne shqiperi, mos ja hidhni fajin edhe per kete![]()
jeshét prèmè ne aliarèm
jeshèm more jeshèm
po drita skeshèm
;(
Qeveri e liget....as te miren e popullit nuk sheh!
U beme me keq se vendet e afrikes , se atje derdhen te gjithe plehrat e europes.
Mua me duket marreveshje inferioriteti kjo mua .
Per europen kemi qene gjithmone nje shtet "koti", ndaj nuk eshte cudi qe po behemi "koshi i plehrave" te tyre....
Krijoni Kontakt