Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Opozita dhe njerezit prane saj: Objektivi yne, zgjedhjet e parakohshme

    Pėr zgjedhje tė reja, jo pėr vjedhje tė reja
    Mero Baze
    Gazeta Tema

    Kryeministri Sali Berisha ka bllokuar deri mė sot transparencėn e procesit zgjedhor me arsyetimin se nuk ka asnjė provė apo kontestim nga terreni pėr kutitė e votimit dhe pėr kėtė arsye nuk mund t’i futemi me hamendje njė procesi, i cili do tė fuste sipas tij nė spirale tė rrezikshme tė ardhmen e proceseve elektorale nė Shqipėri. Arsyetimi, edhe pse ėshtė shumė sipėrfaqėsor dhe i pambėshtetur askund nė ligj, ėshtė imponuar deri dje me forcė, duke u pėrpjekur bile tė fusė dhe opozitėn nė luftė me komisionerėt e saj, pėr akuzat e bėra pėr trafik votash. Por dje kemi pasur njė zhvillim tė ri dhe njė dėshmitar tė madh, i cili ėshtė dhe “kumbari” i qeverisė Berisha- Meta. Dritan Prifti, deputeti i LSI, pranoi publikisht se votat e tij nė Fier nuk u numėruan, dhe nėse hapen aty kutitė, LSI mund tė ketė dy deputetė. Duke rikthyer situatėn nė Tiranė, Prifti dėshmoi se Ilir Meta ėshtė bėrė deputet me vota tė trafikuara nga Partia Socialiste dhe nėse hapen kutitė, mandati i tij ikėn. Njė deklaratė e tillė nga njė aktor i rėndėsishėm, pėr tė mos thėnė aktori vendimtar i kėsaj shumice qė na qeveris, ėshtė njė dėshmi e mjaftueshme qė shumica nė pushtet tė dorėzohet para arsyetimit sipėrfaqėsor tė saj, qė nuk ka pasė kontestime nga aktorėt e zgjedhjeve pėr mėnyrėn se si janė numėruar votat. Kur “kumbari” i qeverisė thotė qė votat e mia nė Fier m’i mbrojti Berisha, i cili urdhėroi pas bisedės me Priftin qė “tani e tutje s’do preket asnjė votė e LSI”, dhe se votat e Ilir Metės nė Tiranė i paskan shtuar komisionerėt socialist pas asaj qė mendohet tė ketė qenė udhėzim i kreut tė partisė, do tė thotė qė procesi ka qenė tėrėsisht nė duar tė papėrgjegjshme, qė komandoheshin lehtėsisht pėr tė trafikuar votat. Kjo e rrėzon procesin zgjedhor dhe e bėn atė objekt hetimesh, jo vetėm tė komisionit parlamentar ēfarė kėrkon opozita, por dhe objekt tė hetimit tė veprės penale, ēfarė duhet tė kėrkojė ndoshta vetė prokuroria.
    Kjo dėshmi publike u jep fund arsyeve pėrse mbahet e bllokuar transparenca, por tejkalon realisht pretendimin e opozitės, e cila kėrkon vetėm transparencė. Sipas kėtyre dėshmive, pas kėsaj transparence ne do tė kemi njė konfigurim tjetėr tė parlamentit shqiptar dhe kjo mund tė destabilizoj vendin. Ajo qė thotė Dritan Prifti ėshtė pėrtej asaj qė kėrkon Edi Rama, i cili mjaftohet vetėm tė shikojė sa vota i kanė vjedhur apo sa ka vjedhur. Kjo qė thotė Dritan Prifti ka tė bėjė me njė trafik tė frikshėm numrash dhe deputetėsh, tė cilėt rrėzojnė praktikisht shumicėn nė pushtet.
    Pėr kėtė arsye opozita duhet tė ndryshojė objektin e luftės sė saj opozitare. Hapja e kutive me kėrkesat modeste tė opozitės, tanimė nuk kanė asnjė vlerė, pasi ato nuk zhbėjnė dot mė atė qė paska ndodhur, sipas njeriut mė tė rėndėsishėm politik tė koalicionit Berisha- Meta. Lufta njė vjeēare e opozitės, e cila nė tė vėrtetė ėshtė njė nga betejat mė tė forta qė ndonjė opozitė ka bėrė nė kėtė vend, me mjete paqėsore qysh nė vitin 1992, nė fund tė fundit ja arriti qėllimit duke dekompozuar koalicionin dhe duke nxjerrė dėshmi nga brenda tij pėr atė qė ka ndodhur. Tanimė i vetmi mekanizėm qė rivendos legjitimitetin janė zgjedhjet e reja. Edhe pse Sali Berisha ka kaluar nė kufij kritikė me numrat dhe mund t’i humbasė ato shumė shpejt, nuk duhet tė bėheni entuziastė dhe tė mendojmė pėr rikompozime qeverish. Ndryshimi i pushtetit kėrkon moral dhe frymėzim politik dhe ai mund tė vijė vetėm nga zgjedhjet e reja dhe jo nga kombinimet e reja brenda Kuvendit. Me kėtė lėvizje deputetėsh shumė shpejt ne mund tė kemi njė grup tė ri parlamentar mė tė madh se LSI, qė mund tė vendosė pėr tė ardhmen e qeverisė Berisha, por kjo nuk duhet tė inkurajojė askėnd pėr ta kthyer atė nė njė shans pėr shantazh tė ri ndaj qeverisė. Ēdo lėvizje numrash do tė marrė kuptim dhe do t’i bėjė jetėgjatė nė politikė ata deputetė qė do t’i pėrdorin mandatet e tyre pėr zgjedhje tė reja dhe jo pėr “vjedhje” tė reja.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Pėrveē Sterkajt e Priftit, tė pasigurt pėr Berishėn janė edhe parlamentarėt e PDU-sė
    Gazeta Shqip

    Zgjedhjet e 28 qershorit 2009, edhe pse tė certifikuara si mė tė mirat nė 20 vjet pluralizėm, nuk duket se kanė prodhuar stabilitetin e pritshėm. Pėrtej kėrkesės politike tė Partisė Socialiste pėr hetimin e tyre, situata e brendshme parlamentare pasqyron njė krizė tė vėrtetė me pasoja tė gjithanshme, vetėm njė vit nga mbyllja e procesit elektoral. Thyerja e kufijve dhe kėrcimet e papritura tė deputetėve tė ndryshėm jashtė gardhit politik kanė bėrė tė qartė se nė versionin minimalist perspektiva e koalicionit qeverisės ėshtė e pasigurt. Kėshtu, nėse ikja e deputetit tė Shkodrės, Paulin Sterkaj, fsheh pas motiveve zyrtare njė llogaritje politike qė ka tė bėjė me interesa elektorale, largimi i Dritan Priftit pėrbėn njė stad tė ri domethėnės nė tė gjitha kuptimet politike. Njė ish-ministėr qė riorienton veten politikisht nė sallėn e Kuvendit tė Shqipėrisė pas njė serie akuzash qė krijojnė pėrshtypje kriminale, ėshtė njė rast qė kėrkon mė shumė se vėmendje. Pikėtakimi i tė gjitha kėtyre lėvizjeve dhe kėsaj paqėndrueshmėrie nė dy partitė e mėdha, i plotėsuar me deputetin socialist tė Gjirokastrės, Vangjel Tavo, ėshtė pėrftimi i njė poli tė ri nė Kuvend qė mund tė quhen edhe si tė pavarurit. Edhe pse ėshtė e qartė se ėshtė njė gjendje e pėrkohshme, transiti parlamentar pėrkufizon pėrveē krizės edhe ecurinė e mėtejshme tė qeverisė qė ka hyrė aktualisht nė njė proces rinegociimi tė vetvetes. Informacioni jozyrtar, si pararojė e vendimeve tė pritshme dhe refleks i lojėrave qė po zhvillohen nė prapaskenė, e ka zgjeruar rrezen e vet drejt mjaft figurave tė njohura. Nė bisedime pėr deputetė ndodhen tanimė tė gjithė: Partia Socialiste, Partia Demokratike, por edhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Grupi parlamentar socialist ėshtė nėn goditjen e ofertave tė zv.kryeministrit Ilir Meta, i cili pėr kėtė angazhim ėshtė akuzuar edhe nga bashkėpunėtori i tij mė i afėrt, Dritan Prifti. Burimet bėjnė tė ditur se ofertat e tij u adresohen jo vetėm njerėzve tė etiketuar nė PS si ‘nanoistė’, por edhe atyre politikanėve qė me Edi Ramėn nuk kanė mė karrierė, apo janė kritikė. Formalisht kjo lojė legjitimohet me faktin se kalimi nga PS-ja nė LSI ėshtė itinerar brenda sė majtės, madje drejt sė majtės, duke e risjellė nė vėmendje akuzėn e njohur ndaj Ramės pėr shpėrdorim tė investimit politik tė selisė rozė. Por nėn goditje ėshtė edhe shumica, e cila aktualisht disponon njė mbėshtetje prej 73 votash. Prej kėtyre tė paimunizuar ndaj dy siglave partiake kryesore duket tė jenė deputetėt e Partisė pėr Drejtėsi dhe Unitet, tė cilėt janė ende nė pritje tė pėrfshirjes nė qeveri, apo nė pushtet. Mbajtja e tyre larg vendimmarrjes e bėn tė prekshėm lėvizjen majtas, aq mė shumė kur Shpėtim Idrizi ka njė mandat me vota socialiste, por edhe njė negociatė mes dy subjekteve ėshtė e hapur. Hipoteza e largimit tė dy deputetėve tė PDU-sė e ēon nė 71 numrin e shumicės qeverisėse, duke e kthyer koalicionin nė njė tabelė goditjeje shumė tė brishtė. Mjafton tė sillet nė vėmendje kėtu edhe njė deklaratė e deputetit tjetėr tė LSI-sė, Lefter Koka, sipas tė cilit “mosreagimi ndaj korrupsionit do ta nxiste atė nė njė kėrkesė ndaj LSI-sė pėr tė mos vijuar koalicionin me PD-nė”. Skenari i ripėrcaktimit tė rezultatit elektoral tė 28 qershorit nė sallėn e Parlamentit ėshtė bėrė tanimė aq i prekshėm saqė duket si pėrmbyllja e vėrtetė zgjedhjeve qė ende nuk po hetohen dot. E vetmja pikė pėr tė cilėn nuk mund tė flitet ende me siguri ėshtė stabiliteti i PS-sė, e cila, edhe pse nė pamje homogjene dhe e qėndrueshme, e angazhuar nė protesta dhe me kredo tė qartė opozitare, vuan nga disa probleme tė trashėguara dhe tė mahisura. Pėr dy politikanėt kryesorė nė vend, Sali Berisha dhe Edi Rama, interesi formal shfaqet pak i ndryshėm. Kėshtu, Kryeministrit i nevojiten numrat dhe nė kėtė pikė oferta qartėsohet shumė mirė, teksa kreut tė opozitės i duhet tė paktėn shpėrbėrja e qeverisė, qoftė kjo edhe pėrmes krisjeve tė pjesshme, tė cilat prishin moralin e saj dhe ndikojnė nė pikėpamje elektorale.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Godo: Nėse Berishės i lėkunden, tė mbahen zgjedhjet e parakohshme

    Gazeta Shqip



    Zhvillimi
    Lėvizje edhe majtas, opozita ka shpallur strategjinė e re: Nė zgjedhje, me njė qeveri tė re
    Politikani veteran, i ka propozuar dje kreut tė mazhorancės, Sali Berisha, qė nėse ekuilibri i numrave tė tij nė Parlament varet nga deputetė qė lėvizin nga njėri krah nė tjetrin, atėherė ai duhet tė pėrkrahė mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohshme. Duke folur nė njė intervistė televizive, Godo deklaroi se “kam qenė kundėr zgjedhjeve tė parakohshme, kam thėnė qė duhet qė kjo qeveri tė mbarojė mandatin e saj. Kjo mazhorancė ka punuar shumė. Mė momentin e tanishėm, kur duket sikur qeveria do tė mbahet nė kėmbė me trafikun e deputetėve ėshtė njė gjė e neveritshme qė do tė jetė njė epokė e errėt nė historinė e kėtij vendi. Nėse kemi arritur nė kėtė pikė do tė thosha me gjithė zemėr qė tė bėhen zgjedhjet e pėrgjithshme bashkė me zgjedhjet lokale, duke i avancuar me dy javė nga mesi i prillit, duke kėrkuar njė dalje nga kjo situatė. Ish-kreu republikan, konsideroi tė neveritshme situatėn aktuale politike ku deputetėt kalonin nga njė parti te tjetra. Godo e cilėsoi situatėn aktuale tė lėvizjes sė deputetėve me lehtėsi nga njė krah nė krahun tjetėr politik si sureale dhe tė bazuar vetėm nga interesat personale tė deputetėve dhe jo nga interesat ose dėshirat e elektoratit qė i ka zgjedhur. Godo e cilėsoi kėtė situatė si tė paprecedentė gjatė kėtyre viteve ku ai ishte pjesė e politikės dhe theksoi se kėto lėvizje deputetėsh do tė ngeleshin gjithmonė njė njollė e zezė nė historinė e politikės shqiptare.

    Opozita
    Deklarimet e forta tė opozitės pėr pamundėsinė e zhvillimit tė zgjedhjeve lokale pa transparencėn e 28 qershorit mund tė jenė edhe njė politikė kushtėzuese pėr qeverinė e tanishme. Nė zgjedhje pa Sali Berishėn Kryeministėr, ėshtė qėllimi i vėrtetė i njė opozite qė ka nisur pėrgatitjet e fundit tė protestave antiqeveritare. Karta e hetimit elektoral, si garanci e sė vėrtetės dhe e drejtė e pamohueshme vetintegrohet nė strategjinė e pėrgjithshme politike opozitare si morali i saj kryesor qė e ka drejtuar tehun ndaj emrit tė Kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse flet pėr zgjedhje tė parakohshme, sėrish ky apel ngjan tė jetė shumė maksimalist pėr njė opozitė qė ka brenda vetes dilema politike. Kėshtu, strategjia e protestave pak kohė para nisjes sė zgjedhjeve lokale, me qėndrime qė vėnė nė pikėpyetje edhe vetė zhvillimin e kėtyre tė fundit, lidhet ngushtė me nevojėn e PS-sė pėr tė hyrė nė njė garė ku vota nuk vidhet. Emri i Kryeministrit Sali Berisha ėshtė bėrė pjesė negative e fushatės politike tė selisė rozė lidhur me manipulimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 28 qershorit, madje simbol i manipulimit tė tyre, ē’ka pėr rrjedhojė ka hapur parantezėn e krizės sė besimit mes palėve. Deklarime tė ndryshme tė drejtuesve socialistė e kanė lidhur emrin e Berishės me pasigurinė elektorale, e cila ėshtė qė prej 20 vitesh alibia kryesore e tė gjitha partive politike nė Shqipėri. Por njė ndryshim nė qeverinė aktuale, qoftė edhe si rotacion i brendshėm nė koalicionin aktual, siguron avantazhe tė tjera pėr opozitėn. Largimi i Sali Berishės nėn presionin e protestės ėshtė investimi mė i mirė psikologjik i PS-sė, e cila hyn nė garėn elektorale me njė sukses thelbėsor.

    Edhe pse pak e besueshme, po tė nisesh nga historiku i kėtyre viteve, skenari i tanishėm ka nė themelin e vet njė premisė favorizuese, qė ėshtė situata ekonomike. Edhe dje sekretari organizativ i PS-sė, Blendi Klosi, ėshtė shprehur i vendosur se “protestat do tė kenė nė fokus situatėn ekonomike dhe transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit... e sigurt ėshtė se ato nuk do tė ndalen deri nė largimin e qeverisė”. Njė mesazh qė kėsaj radhe nė tė dyja referencat e veta pėrputhet si me realitetin ashtu edhe me angazhimet zyrtare tė shumicės nė pushtet, e cila ka pranuar rezolutėn e 8 korrikut qė kėrkon hetimin parlamentar tė 28 qershorit. Mėnyra e vetme sesi mund tė realizohet rėnia e qeverisė shihet tanimė te kriza e provokuar nga njė Parlament i paaftė tė miratojė ligje organike, njė situatė ekonomike e rėnduar, njė dukuri e pėrhapur dhe e dokumentuar e korrupsionit qeveritar, si dhe mė shumė, njė klimė destabilizuese e shumicės. Pikėpyetja e vetme qė buron nga ky kuadėr i krijuar, por edhe i kapur nė kohė nga opozita, ėshtė ajo se ēfarė kjo e fundit kėrkon realisht dhe se ēfarė ajo do tė negociojė pėr arritjen e objektivave tė veta.

  4. #4
    Koha per te shkruar ne gazeten Tema per Gary Kokalarin! Po ai eshte ne pergjim te telefonave dhe te e-maileve!

    Koha per te shkruar tek Tema per Baze Meron, sepse ai quhej dikur Mero Baze, por tash qe ka dal ne skene me antilibrin e ngjarjeve te vitit 1997, duhet te nderroje dhe vendet e emrit dhe te mbiemrit.

    E mor Baze Meroja sa poshte ke rene!

    Me te gjitha keto qe ben, ne fakt vetem po e nxjerr vetveten lakuriq, duke deshmuar me se miri se gjithe shkrimet e tua te meparshme paskan qene vetem nje perpjekje tinzare dhe asgje me teper.

    Eshte ceshtje karakteri! Me pas eshte dhe ceshtje parash!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 14-10-2010 mė 15:13

  5. #5
    Realitete merobaziano-berishiane, ose kjo «Ēorapja» blu tregon demokracinė!

    08 Janar 2010

    Nga Kastriot Myftaraj

    Mero Baze, pas sulmit tronditės qė i bėri «Rilindja Demokratike», nė 5 janar 2008, nė njė editorial tė nėnshkruar nga kryeredaktori Bledi Kasmi, qė e quajti Mero Braēe, reagoi nė njė replikė me titull «Sqarim pėr politikanin Lulėzim Basha», tė botuar tek gazeta «TemA», nė 6 janar 2008. Nė kėtė replikė Mero Baze e akuzon Lulėzim Bashėn se ėshtė autori i artikullit nė RD, dhe se e ka pėrdorur emrin e kryeredaktorit tė RD, Bledi Kasmi si pseudonim. Me kėtė Mero Baze kėrkon tė gėnjejė veten, ose mė saktė lexuesit, sikur sulmi nuk i vjen nga vetė Berisha, por nga Basha. Mero Baze ka tė drejtė kur thotė se emri i kryeredaktorit tė RD, Bledi Kasmi nė kėtė rast ėshtė pėrdorur thjesht si nome du guerre nga tjerė qė janė shumė mė lart nė PD, se Mero i njeh shumė mirė praktikat mediatike tė PD, por Mero tregohet naiv, ose mė saktė kėrkon tė mashtrojė lexuesit, kur thotė se emri «Bledi Kasmi» nė kėtė rast ėshtė nome du guerre i Lulėzim Bashės. PD nuk do tė ishte ajo parti qė ėshtė dhe RD nuk do tė ishte ajo gazetė qė ėshtė, sikur editoriale tė tilla tė botoheshin pa lejen e Berishės. Mero Baze tė gjitha kėto i di shumė mirė. Ėshtė shumė qesharake tė lexosh se si Mero Baze nė shkrimin e vet flet me shumė indinjatė pėr ata qė shkruajnė me pseudonime, duke e quajtur kėtė njė traditė tė keqe tė RD dhe shtypit tė djathtė, qė sipas Meros ishte mbyllur, derisa nuk e ēeli Basha: «Lexova dje shkrimin tuaj tė botuar nė gazetėn RD, me pseudonim, ku rreshtoje njė sėrė shpifjesh tė rėndomta ndaj meje pa asnjė gjė tė vėrtetė dhe mė duhet tė sqaroj pėr disa elemente qė nuk kanė tė bėjnė me tė, por me profilin tuaj si politikan Nė atė kohė pėrdorej rėndom pseudonimi Dylejman Karaj, tani ėshtė gjetur njė pseudonim mė i pranueshėm». (gazeta «TemA», 6 janar 2008, f. 1)
    Por, Mero Baze, ka qenė ai, i cili ėshtė shembull i gazetarisė dhe publicistikės pseudonimse, duke qenė se ai bėri para nė karrierėn e gazetarit dhe publicistit, herėn e parė qė PD ishte nė pushtet nė vitet 1992-1997, vetėm pėr faktin se emri Mero Baze ishte nome du guerre mediatik i kryetarit tė ShIK, Bashkim Gazidede dhe i vetė Berishės. Prova mė e mirė pėr kėtė gjė ėshtė libri i Mero Bazes Realitete shqiptaro-amerikane. Mero Baze. Dhe kjo ėshtė vetėm maja e ajsbergut e pėrdorimit tė Mero Bazes si pseudonim. Nė pėrgjigjen e vet, Mero Baze, atė ēėshtje qė duhej ta trajtonte tė parėn, e ēon tė fundit, kur shkruan: «Sė fundi, dua tė sqaroj dhe problemin e biznesit tim. Ėshtė e vėrtetė se qysh muajin parė qė PD erdhi nė pushtet u detyrova tė shes gazetėn, pasi kisha 240 mijė euro borxh, pėr shkak tė pėrkushtimit tim gjysmė donkishotesk pėr tė risjellė nė pushtet Partinė Demokratike dhe pėr tė qenė avokat i saj pėr tetė vite, kur e braktisėn tė gjithė». (gazeta «TemA», 6 janar 2008, f. 10)

    Lulėzim Basha mund tė mos i dijė disa gjėra se nuk ka qenė nė Shqipėri, por ne qė kemi qenė kėtu, dhe kemi qenė monitorues tė vėmendshėm i dimė gjėrat shumė mirė. Ajo qė nuk e thotė Mero Baze nė kėtė rrėfim tė «tė sinqertit djall» ėshtė se, me tė ardhur PD nė pushtet nė 2005 Mero Baze ia shiti gazetėn e vet pėr 500 mijė euro pronarit tė ndėrtesės nė qendėr tė Tiranės ku do tė vendosej kazinoja greke, kur PD, gjatė fushatės, e kishte kritikuar shumė ish-kryeministrin Nano pėr dhėnien e lejes pėr hapjen e kėsaj kazinoje nė qendėr tė Tiranės, dhe PD kishte premtuar se do ta zhvendoste atė jashtė Tiranės. Flamurtari i luftės mediatike kundėr kazinos kishte qenė kurrkush tjetėr veē i bukuri shejtan, Mero Baze. Pėr kėtė gjė Mero Baze pati njė debat tė bujshėm mediatik, nė shtyp dhe televiziv, me shefin e «Mjaft», Erion Veliaj, i cili ia kujtoi Bazes tė gjitha ato qė kishte thėnė kundėr kazinos, pas tė cilit debat nuk mbeti kush pa e marrė vesh kėtė aferė tė pistė tė Bazes. Pse duhej qė pronari i ndėrtesės ku do tė vendosej kazinoja greke, njė biznesmen i majtė, tė cilin pėr mė tepėr Mero Baze e kishte sulmuar ashpėr nė vitin 1998, sikur i kishte privatizuar mjediset nė Parkun Rinia me ēmim simbolik, pėr shkak se ishte kushėriri i zėvendėskryeministrit tė atėhershėm socialist, Kastriot Islami, tė blinte gazetėn e Mero Bazes pėr 500 mijė euro? Aq mė tepėr duke i lėnė Mero Bazes, siē i njoftoi ai lexuesit tė drejtėn qė tė vazhdonte shkruante nė gazetė dhe madje tė drejtonte politikėn editoriale tė gazetės. Ėshtė e qartė se pronarėt e kazinosė gjetėn si rrugėn mė tė mirė pėr tė siguruar mbėshtetjen e kryeministrit tė ardhshėm Berisha, qė tė blinin Bazen, Rasputinin e Berishės. Prapaskena e kėsaj afere ishte se blerėsit nė fakt po i jepnin 500 mijė euro Bazes, duke ia lėnė nė dorė edhe kontrollin e gazetės, qė do tė vazhdonte tė financohej prej tyre. Pra, pėrfitimi i Bazes ishte i dyfishtė. Pas kėsaj Mero Baze ndėrpreu luftėn kundėr hapjes sė kazinos dhe u bė njė simpatizant i saj. Kėshtu, i pari njeri qė e kompromentoi qeverisjen e duarve tė pastra tė PD, tė dalė pas zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, nuk ishte ndonjė ministėr, as ndonjė drejtor por ishte vetė Mero Baze, i bukuri shejtan.
    Po tė besojmė atė qė thotė Mero Baze se kishte 240 mijė euro borxh, pėr shkak tė pėrkushtimit tė tij ndaj PD nė opozitė, atėherė, pas pagimit tė borxhit ai doli me njė fitim prej 260 mijė eurosh, si dhe me tė drejtėn qė ta kishte pėrsėri gazetėn nėn kontroll, duke mos pasur nevojė qė tė merrte borxhe pėr tė, se do ta financonte pronari, duke filluar qė nga rroga super e lartė e Meros qė do tė paguhej si editorialist. Por ne tė tjerėt qė nuk kemi qenė emigrantė si Lulzim Basha, dhe kemi qenė nė njė pozicion pėr tė mėsuar disa gjėra mė tepėr, mund tė themi mė tepėr pėr punėt e Meros. Unė qė kam shkruar nja njėqind artikuj tek gazeta TemA, kur PD ishte nė opozitė (pėr shkak tė parimit tim qė tė shkruaj vetėm nė gazeta opozitare), nuk e kam dėgjuar Meron ndonjėherė tė ankohet se po merr borxh pėr tė mbajtur gazetėn. Meroja ankohej vetėm se i duheshin shumė pėrpjekje pėr tė marrė donacione nė lekė nga biznesmenė tė ndryshėm, dhe krenohej se ishte nė gjendje t u merrte para dhe tė majtėve. Nėse Mero thotė se ka marrė 240 mijė euro borxh pėr tė mbajtur gazetėn e tij pro PD nė kohėn qė PD ishte nė opozitė, ai duhet tė thotė se kujt ia ka marrė kėto borxhe. Mos ndoshta Mero konsideron si marrje borxhi faktin qė njė biznesmen atėherė i majtė dhe pronar i njė televizioni qė sot ėshtė pro PD, i lėshoi Meros pa pagesė ambiente tė bollshme dhe luksoze nė njė pallat tė ri, pėr gazetėn?
    Pastaj, si shpjegohet qė ky Mero Baze, qė nga tetė vjet qėndrimi tė PD nė opozitė, doli me 240 mijė euro borxh, pėr shkak tė pėrkushtimit tė tij ndaj PD, gjatė kėsaj kohe qė PD ishte nė opozitė bleu dy shtypshkronja dhe ndėrtoi njė vilė nė Golem, nė bregdet? Mero Baze nuk sqaron se ku e gjeti shtypshkronjėn ku thotė se shtypet RD, kur i drejtohet Bashės: «Ti duhet tė kesh guximin t`i pėrballosh vetė betejat publike, jo tė bėsh letra me pseudonime nė gazeta dhe tė vėsh nė pozitė tė vėshtirė miqtė e mi tė vjetėr nė atė gazetėn RD, tė cilėt nuk i kam lėnė dje tė japin dorėheqjen, vetėm pse dua tė shikoj se deri ku shkon pafytyrėsia qė fshihet pas buzėqeshjes tėnde. Pėr mė tepėr, mė duhet tė them se kanė 7 muaj qė nuk kanė paguar as shtypshkronjėn dhe kjo gazetė shtypet me paratė e mia, duke botuar shpifjet e tua kundėr meje». (gazeta «TemA», 6 janar 2008, f. 10)
    Pra, Mero Baze vetė thotė se ai nuk ėshtė thjesht gazetar dhe botues, por edhe biznesmen, qė ka nė pronėsi shtypshkronjė. Dhe kėtė shtypshkronjė Mero Baze e ka blerė nė kohėn kur PD ishte nė opozitė. Madje atėherė Mero Baze bleu dy shtypshkronja njėrėn pas tjetrės, njėrėn mė moderne se tjetra. Nė shtypshkronjat e Mero Bazes shtypeshin tė gjitha materialet elektorale tė PD, si dhe materiale tė tjera tė nevojshme pėr PD. Dhe PD e paguante shtrenjtė Mero Bazen pėr kėto shėrbime. Vetėm pėr materialet e mitingjeve Nano ik Mero baze i ēoi PD njė faturė prej 8.5 milion lekė tė reja, gjė qė shkaktoi protesta nga njerėzit e administratės sė PD, njėri prejt tė cilėve, deklaroi hapur se ai mund t i bėnte nė njė shtypshkronjė tjetėr pėr vetėm 1.5 milion lekė, madje me cilėsi mė tė mirė.

  6. #6
    Mero Baze, ish-anėtar i kėshillit Bashkiak, votoi pėr shitjen e tokės Besnik Sulajt


    Nė mbledhje e Kėshillit bashkiak tė Tiranės, tė datės 17 shkurt 2005, ndėr anėtarėt e kėtij kėshilli qė votoi “pro” shitjes antiligjore tė 1310 m2 tokė, Besnik Sulajt, ishte edhe Mero Baze, atėherė kėshilltar i PD-sė. Pas kėsaj vote, faktet, tė bėra tė ditura publikisht dhe tė pranuara nga Mero Baze, treguan se midis botuesit tė gazetės “Tema” dhe pronarit tė “Taiwan”-it, u ndėrtuan marrėdhėnie biznesi. Sipas kėtyre marrėdhėnieve, Mero Baze ia shiti gazetėn Besnik Sulajt me njė ēmim prej 500 mijė euro dhe pas dy vjetėsh, ia bleu sėrish me tarifėn “falas”. Ky veprim, mė tepėr se njė shitblerje, mendohet se ishte njė transaksion qė kishte pėr qėllim, nė rastin mė tė keq, pastrimin e parave, dhe nė rastin mė tė mirė, “shpėrblimin” pėr botuesin e “Tema”-s, nga pronari i “Taiwan”-it, jo aq pėr votėn nė Kėshillin Bashkiak tė datės 17 shkurt 2005, sesa pėr marrjen pėrsipėr dhe “mbylljen” e gojės, pėr tė gjitha mediat, nė tentativėn e tyre pėr tė pasqyruar kėtė skandal. Sipas arkivave tė medieve, mėsohet se tė nesėrmen e votimit tė kėshillit bashkiak, por edhe nė ditėt e tjera, asnjė gazetė (veē gazetės “55”), nuk ka denoncuar skandalin e shitjes antiligjore tė 1310 m2 tokė, nga Edi Rama, pėr Besnik Sulajn, me “ēertifikimin” e Kėshillit Bashkiak.

  7. #7
    Si e genjen Baze i II, Bazen e I


    "Une nuk di pse qenka "mafioz" Artan Dulaku, nje nga biznesmenet me korrekte te Shqiperise, dhe ndertues cilesor, i cili nuk ka perfituar asgje nga projektet publike te qeverise.." keshtu shkruan Mero Baze per pronarin e tij te ri ne televizion, por me poshte do te permendim komplimentet qe autori thote per Dulakun kur ende nuk kishte marre graden ushtarake ne kampin e opozites. Kjo eshte fjalia e gatshme e shkruar dje Baze, fraze qe ai e ka gati per ate qe i sherben ne nje periudhe te caktuar te cilen ai e nderron sipas motit ekonomik qe i troket. Tani ai eshte bere kolona zanore e Edi Rames per mitngjet e shpelara gjithnje e me shpesh nga brendia e pambushur me motiv. Mbetur ne ishull a thua Ben Blushi e ka bere romanin e pare si pararendje per kryetarin e partise se tij, Rama nuk po di te sillet ndryshe vetem ashtu si ia sugjeron e keshillon mbrapsht binomi tepelenas qe tani perfaqesohet nga i klonuari Baze per te e ne emer te tij, duke zbehur perdite palcen socialiste te familjes politike qe drejton. Kur ka rremuje e mjegull shkronjesi perserites gjen pune ne kampin e trazuar te pallateve dhe nis e mbron butesisht ata qe ka masakruar egersisht vetem ca muaj me pare, dhe nje perendi e merr vesh se si ata qe mbajne brenda kazermes vazhdojne ti besojne atij, e telasheve qe sjell ai, ngaqe nuk di asgje tjeter te pjelle ne mendjen e permbysur.

    "Tema" qe na fakt perdoret nga Baze por ne pronesi eshte e kujtdo pervec tij, me gjithe vuajtjet ekonomike te lajmeruara prej saj, qe ne baze te subjektit nuk reflektohen, ka teresisht nje permbajtje urrejtjeje ndaj Partise Demokratike, pasi ndjehet xheloz qe nuk perdoret, ndihet i hedhur dhe nuk mundet te abuzoje me ndikimin, aq sa beri namin te binde dynjane ta rrahin qe te rifilloje perdorjen, qe do te pranonte ta rrihnin dite per dite, mjafton te dukej njehere aty ku ishte dikur dhe diku.

    Baze eshte modeli me i mire i shitjes se pabese te punedhenesve, duke shfrytezuar me mire se pakkush ne qarkullim interesin e tij pavaresisht se kundert kujt hedh shpifje te pamatshme e krahasueshme per nga lloji i leksikut. Dhe "opozitari" i sajuar ndryshe nga sa mendonte ne shkrimin e disa diteve me pare se reagimi i Rames ishte normal, ngjan se ka nderruar mendje te asaj qe thoshte ne gazeten "Tema" me 23 shkurt te vitit 2007 se "Sali Berisha beri zgjedhje te lira dhe te ndershme shume larg zgjedhjeve te Edi Rames. Nuk preku asnje vote, nuk perdori median dhe gazetaret si leter higjienike..."Ai qe tani mbrohet nga perdoruesi i gazetareve si leter higjienike ka vajtuar bash aty, ne ate cerdhe e seli te njeriu qe sipas tij perdoresh ne te njejten menyre si leter higjienike, e sigurisht ketu Baze nuk percakton detajet e perdorimit te subjektit dhe objektit. Dhe me tej ai percjell bindjen e tij njeperdorimshe se "Le te jete Edi Rama politikani i fundit ne Shqiperi qe mban nen kontroll dhe gati si ushtare nje tufe te madhe gazetaresh, botuesish, ndertuesish dhe veprimtaresh qe duan te marrin dhe poza te paanshme". Pra BazeI eshte i bindur se Baze II ka shkuar aty ku perdoren edhe ndertuesit e po punon aty ku perdoren si leter shumekush per shumecka. Dhe po si vezhgues i holle ndaj medias ai po ne kete vit me date 9 maj 2007 shkruan ne fletoren e tij familjare se

    "Ne rastin konkret, dy televizionet kryesore qe po protestojne "... dhe "Vizion Plus", kane realisht nje performance te mire ne treg dhe e meritojne te konkurrojne per zgjerim licence apo licence kombetare. Por qe te ndodhe ky proces, duhet qe doemos te marre fund psikologjia e zaptimit te cdo gjeje prej tyre dhe konsiderimi i vendosjes se ligjit si sulm ndaj tyre.

    Nuk eshte se qeverise i shkakton ndonje problem ankesa e tyre, por ne teresi, ne opinion, ata japin nje leksion te keq te moralit qe kane per ligjin. Per me teper, duke qene media te angazhuara fort kunder qeverise, shpesh dhe pa qetesine e duhur, sic i ndodh shpesh medias ne Shqiperi,(thua ti kete ndodhur dhe Bazes se II) kur rreshtohet politikisht, sepse gazeta qe ai ben eshte e sterreshtuar politikisht qe ka gjithe faqen e pare 25 deri ne 30 here me agresive se Zeri I Popullit kunder partise Demokratike dhe kryeministrit pasi ai shton se " behen dhe me pak te besueshem ne kritikat e tyre".

    Me tej ne te njejtin artikull autori vijon se:

    "Kjo metode shantazhi ndaj shtetit vetem per interesa te nje pronari duhet te marre fund...E njejta gje dhe per "Vizion Plus"-in. Dy jave me pare, ata ishin dakord per ligjin e transmetimeve dixhitale, se kishin interes te ishin konkurrente me "Top Channel"-in, kurse tani ulerasin ne nje kor, vetem pse dikush iu thote zbatoni ligjin. Te dyja keto televizione mund te marrin licence dhe te zgjerojne hapesirat e tyre, nese duan te ndjekin rrugen ligjore. Nese nuk duan te marrin licence, por ta perdorin kete rast per te bere beteja politike me qeverine, kjo eshte tjeter gje. E verteta eshte se me gjithe sikletin, me te cilin iu vihet ne krah opozita, ata qe humbasin me shume ne opinion jane vete televizionet. Ata behen aktore te moszbatimit te ligjit dhe cdo akuze e hedhur ne ere ndaj qeverise ne kete rast sa i shton pike asaj. Pasi kjo eshte njesoj sikur une te nis nje pallat pa leje ne mes te Tiranes(kjo duhet pare se sa e vertete eshte se mbase dhe ka ndodhur) dhe, nese me vjen Edi Rama te ma prishe neser, t`i them diktator dhe armik i shtypit" (ashtu si po i thote sot qeverise po per nje pallat te ndertuar ashtu)

    Si nje kompliment per pronarin e Vizion + vjen dhe mbyllja e komentit te tij " Eshte mire qe, nese e kane sinqerisht qe duan te licencohen, te zbatojne ligjin dhe KKRT-ja t`i toleroje duke mos ua quajtur penalitet faktin qe ata kane zaptuar hapesiren. Pas kesaj, t`i lihet kohe hapjes se procedures per licencim. Rruga qe kane zgjedhur, pervecse ndihmon ca deputete qe s`i duhen njeriu te dalin ne ekran, nuk eshte zgjidhje per ato ekrane qe duan te jene te besueshme dhe popullore ne vend. Pronaret e tyre po behen zhurmuesit reale te tyre."

    Me 30 prill 2004, Baze vazhdon telenovelen e tij kunder pronarit te pallatit te Ylli Rakipit thote ai..ne shkrimin "Shtypi qe po nderton "Tiranen e re" duke perfshire edhe kryebashkiakun ne kete histori sherri sipas tij ku thote se "Ka disa dite qe dritaren e redaksise se gazetes 'TemA' e zhurmojne ca sharra diamanti qe presin betonin e pallatit qe nderton pronari i gazetes "Albania" Ylli Rakipi. Pas ankeses te firma ndertuese, mesuam se ka nje gabim ne projekt, pasi eshte harruar te shkoje ashensori deri ne katin e pare dhe pronari po pret perseri kolonat e betonit. Cudia eshte se kryebashkiaku Rama, qe shikon me imtesi edhe ngjyrat e ballkoneve ne Tirane, pronarit te gazetes "Albania" nuk i ka pare as projektin amator qe ka bere pa parą, i cili rrezikon te shembe pallatin dhe te zere brenda gjithe lagjen..."

    Dhe me tej po per Albania thote se "ka disa dite qe betejen e vetme te provokuar kunder Edi Rames, nga disa zera te shkeputur te opozites, ai po perpiqet ta fitoje me median qe i eshte vene ne dispozicion, me gazetat qe marrin leje ndertimi pa projekt sic eshte rasti i gazetes "Albania". Ne kete menyre kolona e re zanore e mitingjeve te opozites qe lexohet fjale per fjale nga Rama ka provuar akuzat e kryeministrit duke i cilesuar njelloj te verteta.

    Dhe nuk harron televizionet duke shtuar se "Me televizione, pronaret e te cileve jane pronare pallatesh (Mos valle Baze e ka pasur per Dulakun e Vizion + ku po punon aktualisht Baze II?) dhe presin legalizimet e shtesave... Kur shqiptaret shikojne kete beteje te pabarabarte mes disa zerave kunder Rames dhe borive te Rames, natyrisht mendojne qe e drejta eshte me Ramen. Sepse lexuesit dhe shikuesit nuk dine cfare ndodh pas ekraneve dhe redaksive te blera prej Edi Rames. Ndryshe nga dje ku Baze thote se "Une nuk di pse qenka "mafioz" Artan Dulaku, nje nga biznesmenet me korrekte te Shqiperise, dhe ndertues cilesor, i cili nuk ka perfituar asgje nga projektet publike te qeverise..." ai shkruante se "Ata dine qe "Albania" eshte gazete e jo pallat pa projekt, ata e dine se "Vizion Plus" eshte televizion, jo shtesa te palegalizuara..." Pra sipas Bazes se Pare Dulaku dhe Vizion jane pallate te palegaliuara, ndersa sipas bazes se Dyte, biznesmeni eshte me korrekti ne Shqiperi. Keshtu e ka burimi me i madh i shpifjes ne Shqiperi qe pretendon se eshte media e lire, qoftlarg nese tenton kush ta marre te mireqene besimin ne kete individ. Sepse mbyll shkrimin e 30 prillit Baze "Thjesht jane popull qe duhen sqaruar tani qe po shpallemi neper ekrane "armiq te perparimit" nga Edi Rama". Pra Dulaku nuk qenka biznesmeni me korrekt ne Shqiperi sipas Bazes se pare po sipas Bazes se Dyte. Me merka te pallatet serish ne arkiv gjen xhevahire te tjera ku lexon akuzat qe "investigatori" nga zyra ka sajuar bukur

    Ja si shkruan pese vjet me pare Baze i Pare qe sot ka marre nen mbikeqyrje ZP "Ka disa dite qe gazeta 'TemA' po boton disa zera oponente kunder perpjekjes se kryebashkiakut per te zaptuar trojet bosh te Tiranes ne sheshet qendrore te kryeqytetit, te cilat i quan si detyrime ndaj "Projektit Francez. Por zerit te vetmuar te gazetes i jane sulur me egersi gazeta, televizione, pronare mediash dhe ndertues qe jane te shqetesuar per Edi Ramen". Druaj se shkruesi per nje grusht dollare ka vajtur tani ne preher te atyre qe cilesonte dikur egersirat qe ushtojne sheshet e qendres, qe fatmiresisht kryeministri e qeveria i ktheu ne lulishte ua ktheu qytetareve te Tiranes.

    Dhe me tej sinqerisht si gjithnje shkruan se "Shkaku eshte se shumica e pronareve te televizioneve tona, mes te tjerash, jane ndertues ose presin t'i kalojne krizat financiare te televizioneve, duke marre ndonje shesh ndertimi nga ato qe ka ne dore Edi Rama".Tani qe i thote vetes pronar medie te cilen e sulmoka qeveria, mos valle Baze i Dyte kerkon te perfitoje nga dobesia e Rames per te blere media? Sepse nese ai Mero Baze i beson Mero Bazes, atehere sipas paragrafit te parafundit Rama e ka blere me kohe!!!!!! Mbetet te na tregoje se me sa me cfare dhe kur do ta shese...???? E ne arkiv po te kesh durim gjen paudhesi pafund te njeriut qe po mundohet te shkaterroje zanatin fisnik te gazetarit, me pretendimin se po sulmon korrupsionin, thjesht nga fakti qe ate nuk e lane te bente korrupsion.



    Basir Collaku

    E Enjte, 17 Dhjetor 2009

    Koha Jone

  8. #8
    Paqja e rreme e opozitės me Edi Ramėn

    25 Prill 2004

    Nga Mero Baze

    Nė njė miting kulmor tė lėvizjes “Nano Ik” tė muajit shkurt, nė Pallatin e Brigadave nė Tiranė, Kryeministri, i ēoroditur nga dhjetėra mijėra njerėz qė kishin mbushur bulevardin, firmosi me njė dorė tek celulari dhe tjetrėn tek stilolapsi, tė ashtuquajturin “Projekt Francez” pėr qendrėn e Tiranės. Prej asaj dite bota e biznesit tė ndėrtimeve nė Tiranė, po pėrjeton njė tronditje tė madhe jo vetėm financiare, por mbi tė gjitha profesionale. Prej atij momenti “Projekti Francez” nuk ėshtė mė njė projekt pėr tė ardhmen e Tiranės, por njė projekt shantazhesh pėr botėn e sotme tė biznesit tė ndėrtimit, pėr konkurrencėn e lirė nė Tiranė dhe, mbi tė gjitha, njė mekanizėm gjigant korrupsioni qė po thith me shpejtėsi gjithė botėn e nėndheshme tė krimit dhe parave tė pista nė kryeqytet. Prej asaj dite, nuk ka mė njė projekt francez, por njė maket qė lėviz me qetėsi sa herė qė dikush troket nė dyert e sekserėve pėr tė kthyer lulishtet nė sheshe ndėrtimi dhe sheshet e ndėrtimit nė lulishte ose hapėsira publike. Prej asaj dite, ai projekt nuk i pėrket mė tė ardhmes sė Tiranės sipas njė vizioni perėndimor, siē pėrpiqet ta paraqesė mafia e ndėrtimeve nė Tiranė, por thjesht njė maket me “shkumė deti” qė ėshtė ndėrtuar mbi njė tavolinė dhe jo duke pasur parasysh Tiranėn e sotme. Sė paku redaksia jonė ka kontaktuar disa ekspertė tė arkitekturės nė Tiranė qė tė tregojnė mashtrimet e mėdha tė projektit. Tė tregojnė se si, pėr shembull, pallatet 12 katėshe tė Xhillarit (dhe Xhillari me Magjistarin janė bashkė tek Milleniumi) tek tregu ēam, nuk figurojnė nė maketin e ri tė paraqitur sikur s’janė, ndėrsa janė devijuar dhjetėra akse rrugore apo janė shmangur parime urbanistike pėr tė mbrojtur dhe legjitimuar bizneset qė kanė lidhje me kryebashkiakun. Ėshtė zvogėluar pasuria mė e madhe e Tiranės “Sheshi Skėnderbej”, pėr t’u shitur tani dhe jo pėr hir tė sė “nesėrmes” sė Tiranės qė pretendohet dhe, nga ana tjetėr, lulishte historike si lulishtja mes Parlamentit, PD dhe Institutit tė Monumenteve, njė herė ėshtė paraqitur lulishte nga francezėt, herėn tjetėr po nga francezėt ėshtė paraqitur si 22-katėsh. Firma franceze e cila nuk ka ardhur nė Shqipėri pėr herė tė parė pėr konkurs, por pėr tė projektuar njė gjigant tė Rudina Magjistarit dhe Xhillarit te ‘Millenium 1′, po noterizon gjithė bizneset gjigante tė Edi Ramės nė fushėn e ndėrtimit, nėn njė paqe politike pėr t’u pasur zili, nga mungesa e njė vizioni tė qartė tė opozitės pėr tė bėrė, krahas luftės politike, debat mbi kėtė megakorrupsion. Dhe si pėr t’i vėnė vulėn kėsaj, njerėz tė Edi Ramės dhe afėr tij, vazhdojnė tė punojnė tė qetė, pasi te Fatos Nano thonė se kanė gėnjyer opozitėn dhe te ndonjė idiot i opozitės thonė se janė duke bashkėpunuar me opozitėn pėr tė rrėzuar Fatos Nanon! Nė tė vėrtetė ajo qė po bėn Edi Rama, ka pasoja tė pallogaritshme pėr tė ardhmen e kryeqytetit, nga ato ēfarė po bėn Fatos Nano. Fatos Nano ėshtė njė kryeministėr qė mund tė largohet sot ose nesėr dhe tė na lėrė tregues tė kėqinj ekonomikė, banda me pushtet, monopole a ku di ēfarė tjetėr. Ajo qė po bėn Edi Rama ėshtė njė korrupsion historik. Ai nuk riparohet mė. Kullat e tij shumicėn e tė cilave i ka firma e Kinema “Millenium” nuk janė kioskat e Sali Kelmendit qė mund t’i prishė edhe Mitat Havari. Ato janė dhuna reale qė po ushtrohet jo vetėm mbi urbanistikėn e Tiranės, por mbi tė gjitha mbi tregun dhe historinė e zhvillimit tė Tiranės. Ai po ndal orėn e Tiranės, pėr t’u pasuruar dhe pėr tė krijuar njė klasė tė re pronarėsh nė Tiranė, pėrmes zyrės sė tij tė lejeve tė ndėrtimit, tė cilat nuk firmosin asgjė qė nuk kalon prej tyre, ose qė nuk paguhet tek ata. Ai ėshtė sot kėshtjella e korrupsionit zyrtar dhe historik tė Shqipėrisė, edhe pėr faktin se po pėrpiqet tė shfrytėzojė tymin e luftės politike pėr tė fshehur malin e parave tė pista qė po vė nė lėvizje pėr tė prodhuar “Njė Tiranė tė Re”, e cila nuk ka as vlerėn e sė vjetrės, as hijeshinė e sė resė. Projekti francez nuk ėshtė as “francez”, as shqiptar, as vizionar, as profesional. E ē’mund tė dalė nga ngrysjet dhe gdhirjet sė bashku tė Magjistarit me arkitekten franceze, ngrysjet dhe gdhirjet sė bashku tė Ramės me disa biznesmenė qė nuk kanė kohė tė lajnė duart nga plastelina e butė e maketit tė “Projektit francez” dhe, mbi tė gjitha, nga tymnaja e pėrhapur prej Ramės se opozita ėshtė nė paqe me tė?! Kjo qė po ndodh ėshtė thjesht shantazh mbi Tiranėn, mbi biznesin, mbi traditėn dhe mbi politikėn e hutuar shqiptare, e cila kurrė ndonjė herė nuk i ka bėrė nder padrejtėsisė dhe korrupsionit, si nė rastin e kėtij projekti, i cili nuk po shpėrfytyron vetėm Tiranėn.

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Kane pas than te vjetrit nga malsia, "Budalli tregon vet"

    Kte po na tregon dhe Mero ēdo dite, qe nuk eshte me shume se nje hajvan dhe qe nuk eshte nje njeri i qendrueshem, me te cilin mund te kesh miqesi. E njoh personalisht, nga nje person qe i ka ndenjur shume prane, e ka ndihmuar shume Meron, dhe ne fund Mero ja shperbleu siē di te shperbleje ky.

    Me pak fjale, eshte nje zagar qe te han fshehtas.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Brokaj: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja rruge
    Gazeta Shqip

    Politikani veteran i sė majtės mbėshtet idenė e kolegut Sabri Godo
    Zgjedhjet e parakohshme aktualizohen si perspektivė e daljes nga kriza politike e tanishme. Deklarimet e ardhura nė pėrditshmėri se “koalicioni ėshtė mė solid se kurrė” duket tė jenė mė shumė njė mesazh me natyrė elektorale sesa njė analizė e mirėfilltė e realitetit nė vend. Krisjet e ndodhura sė fundmi nė Parlament, akuzat e rėnda pėr korrupsion dhe protestat e opozitės po ngrenė nė tėrėsi bllokun e opinionit kritik ndaj njė qeverie qė edhe brenda shumicės nga ka dalė priret tė izolohet. Kėshtu, pas deklarimeve tė para dy ditėve tė republikanit tė njohur, Sabri Godo, pėr nevojėn e zgjedhjeve tė parakohshme, njė tjetėr zė i njohur i politikės apelon tė njėjtėn gjė. Sabit Brokaj, ish-ministėr nė disa kabinete, deputet dhe politikan aktiv i tė majtės pėr 20 vjet deklaroi dje se zgjidhja e situatės sė tanishme ėshtė vetėm ritestimi elektoral. “Zgjedhjet e parakohshme janė e vetmja zgjidhje. Madje, unė mendoj se ėshtė vonuar nė kėtė drejtim. Nuk mund tė zgjidhen problemet me zvarritje tė tyre dhe me shtyrjen e tyre”, tha Brokaj. Ai ka nėnvizuar nevojėn e daljes nga situata e vėshtirė qė ka mbėrthyer vendin dhe qė po i faturon atij mjaft kosto. Njė arsyetim i tillė ka zėnė vend tanimė si nė linjėn zyrtare tė Partisė Socialiste dhe opozitės qė ajo bashkon vetvete, por edhe nė disa drejtime brenda tė djathtės e cila me qeverinė e tanishme, ose e sheh veten tė papėrfaqėsuar me njė tė ardhme tė mbyllur, ose si njė investim i dėshtuar i saj qė me imazhin e ndėrtuar rrezikon ta lėrė atė jashtė pushtetit pėr shumė kohė. Nė njė mėnyrė, ecuria e qeverisjes sė vendit nga Sali Berisha pėrbėn njė problem tė vėrtetė edhe pėr rotacionin e drejtimit tė vetė Partisė Demokratike, e cila prej 20 vitesh ndodhet nė duart e njė njeriu tė vetėm. Por emri i Kryeministrit aktual ngjan tė jetė shumė shqetėsues dhe gati sinonim i pėrfytyrimit tė zgjedhjeve si guerilje e pashpallur, edhe pėr tė majtėn qė vuan aktualisht statusin e opozitės edhe pėr shkak tė tė panjohurave qė lindėn nė 28 qershor 2009. Brokaj ka qenė shumė i qartė nė kėtė drejtim teksa ka pėrjashtuar si dy gjėra tė pamundura me njėra–tjetrėn, zgjedhjet e lira dhe tė rregullta me Sali Berishėn drejtues qeverie dhe indirekt administrator i tyre. “E kam thėnė edhe mė parė. Me Sali Berishėn nė krye tė vendit nuk mund tė ketė asnjėherė zgjedhje tė sigurta dhe tė rregullta. Ai vuan dhe shoqėrohet nga kompleksi dhe parimi leninist: pushteti me ēdo kusht dhe me ēdo mėnyrė”, deklaroi politikani i majtė, Sabit Brokaj. Nė njė vėshtrim pėrgjithėsues, pėrvoja e deritanishme elektorale nė Shqipėri, ku njė forcė politike arrin pushtetin nė sajė tė manovrės dhe jo sasisė sė votave e ka sjellė opozitėn socialiste nė pėrfundimin se vetėm me largimin e pėrgjegjėsit tė manipulimeve mund tė ketė ndryshim politik. Sado legjitim tė jetė Kryeministri aktual, si nė aspektin e certifikimit zyrtar tė zgjedhjeve ashtu edhe nė certifikimin politik tė shkathtėsisė sė tij, e ardhmja paradoksalisht kushtėzon vėnien nė jetė tė taktikave tė deritanishme. Deklarimi i Brokajt, qė vjen nė koherencė me angazhimin e PS-sė bėn me dije se zgjedhjet e ardhshme janė njė mundėsi e vėrtetė vetėm nėse qeveria nuk do drejtohet nga Kryeministri aktual, njė zhvillim qė do tė duhet gjithsesi tė konfirmohet nga opozita.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •