Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Ku Është Doruntina?!...

    Ku mbeti motra vallë?!...
    Të ikur anë e mban na gjeti dhe ky shekull
    Vehten peng e lamë...
    Përbuzje metropolesh kudo kemi gjetur...

    Ku mbeti motra vallë?!...
    të gjithë indiferentë e kthejn kokën mënjanë
    në rrugët e Hagës, sfidonte një flokbardhë...

    Ku mbeti motra vallë!?...
    Mos vallë imazh i mëndjes e pa atë endacak
    me plis të bardhë mbi kokë
    nëpër rrugët e Hagës
    kërkonte një Gjykatë...

    Ku mbeti motra vallë!?...
    askush s'e njihte Doruntinën e shpërfytyruar
    dikush e quente të përdalë
    dikush varr - harruar....
    E dhashë fjalën dhe rrugët i morra
    Zotit i kërkova: - A mos e ka parë gjë, Doruntinën?!...
    Heshtje zotash!
    Më thanë se endet e çmendur andej nga Kosova
    Iu vranë të 7 vëllezërit
    dhe unë pas tyre s'shkova. Oj medet!
    Gjykatë e Hagës jo, për çudi nuk kishte prova!...
    Ku është Doruntina?!
    Motra ime vallë ku mbet!?...

    (ia kushtoj vëllezërve të mij Kosovarë që u vranë të gjithë në luftë dhe motra e tyre endet e çmëndur nëpër Kosovë duke kërkuar varret e vëllezërve të vet...)
    Agimi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Agim Doci me vertet eshte ber nje katastrof e madhe ne kosove

    dhe un si shqiptare te jap urimet e mia qe ju ke kushtur poezine.

    urime.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    eshte nje poezi e perkryer Agim !
    te lumte ..
    gjithe te mirat krutani!
    Urime!
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    po ti letersia ke hum fare
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  5. #5
    goca babit Maska e babetironsja
    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    tironse ne chicago
    Postime
    61
    bravo agimo shume bukur. te lumte dora. po un kam nje kerkese meqe babi im eshte aktor do nej vjershe per mergimin ose ate burrin jadem jasharin a si e ka emrin a ka mundesi te me ndihmosh pak te lutem. shume faleminderit agim
    Alba pride Is on my mind
    Albanian blood is my kind
    step aside n let us through
    cuz its all about da Alba crew
    Albanian love is all around
    4 my fellow Albanians never let me down
    show your pride n say its tru
    cuz Albanian genes can b in u

    i copied that but i love it.
    ALBANIA(tirona) rocks ..............

  6. #6
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Tironse ai heroi Kosovar quhet Adem Jashari.
    Mbase e degjojme krijimin e Agimit ne 28 Nentor ne Cikago,nen interpretimin e tyt eti.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Bel ami!
    FLM shumë. Më hoqe një "siklet" për çka iu përgjigje vajzës tironse që nuk e tha me të keq! Unë po përgatis një poemë të gjatë të cilën do e vendos në FORUM me titull: "JAM SHQIPTAR!"
    ndoshta do jetë recitimi më i bukur i babit të "babetironsja"! Shpresoj dhe besoj!
    Përshëndetje Agimi

  8. #8
    goca babit Maska e babetironsja
    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    tironse ne chicago
    Postime
    61
    shume flm per pergjigjen dhe po deshe sa me shpejt aq me mire do ishte shume flm agimo do zoti po e pelqen babi
    Alba pride Is on my mind
    Albanian blood is my kind
    step aside n let us through
    cuz its all about da Alba crew
    Albanian love is all around
    4 my fellow Albanians never let me down
    show your pride n say its tru
    cuz Albanian genes can b in u

    i copied that but i love it.
    ALBANIA(tirona) rocks ..............

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Sa ta marr unë "avlimendin"
    të tjerr vargjet është kollaj
    po mistrecat po më "trembin"
    me mbiemrin Topallaj!...

    Gimi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anëtarësuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Agim, pershendetjet me te ngrohta.
    Kete poezi e kam marre nga gazeta shqiptare e Kanadase. Shpresoj se do te pelqeje...

    Në dimrin e shpirtit
    ----------------------------

    Të përshëndes e nuk më sheh,
    të thërras e nuk përgjigjesh…!
    Nën këtë lëkurë prej emigranti,
    flakët e mallit përvëlojnë.
    Mendimesh,
    ëndërrimesh më braktis vetmia!
    Mes dufit të lodhjes,
    psherëtimës së vuajtjes;
    Mes mallëngjimit e lotëve
    të shoh të mplakur,
    Toka ime e vendlindjes!
    Në numërimin e ditë-netëve
    mundohem të ruaj të fshehur,
    dashurinë tënde.
    Vitet më treten, ndërsa unë,
    vazhdoj të kërkoj
    në pusin e errët të dëshpërimit –
    - në pafundësinë, për t'u rigjetur!

    Kush je? e Kush jam?
    Cilet jemi, pa njeri-tjetrin?
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Legjenda dhe tregime te moçme shqiptare
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-06-2010, 08:35
  2. familja legjendare jasharaj trathtohet nga pushtetaret tan
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:19
  3. E fshehta e Doruntines
    Nga Stavri Trako në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 12:25
  4. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06
  5. Kostandini & Doruntina (ne Anglisht)
    Nga Leila në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-12-2003, 04:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •