Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 196
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Liberalizimi i vizave me BE: Asnjë incident e shkelje vize nga qytetarët shqiptarë

    Do të doja të urojë të gjithë ata që kanë punuar për këtë arritje të madhe për qytetarët shqiptarë.
    Ua them me zemer këtë uratë,sepse jam dëshmitarë i dhjetra e qinda rasteve kur marrja e një vize, në një nga ambasadat e shteteve të UE,vërtetë shëndrrohet në një ankth,shpeshherë edhe të kushtueshëm jo vetëm financiar...
    Uroj që edhe kosovarët shumë shpejtë të kenë këtë mundësi që e kanë pasur dikur e që ua mohoi serbi qe 20 vjetë.
    ------------------------------
    Shqiptarët, pa viza nga 15 dhjetori

    Publikuar: Sot, më 13 tetor 2010



    Tiranë, 13 tetor - Shqiptarët e pajisur me pasaporta biometrike pritet të lëvizin lirshëm, pa viza, nga data 15 dhjetor e këtij viti.
    Burime konfidenciale treguan për TCH se, në rast të një vendimi pozitiv nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm, më 8 nëntor, botimi në fletoren zyrtare evropiane është përcaktuar paraprakisht të bëhet më 14 dhjetor, kurse hyrja në fuqi e tij në sekondat e para pas mesnate, më 15 dhjetor.
    Kjo gjë u vendos në mbledhjen e sotme të sekretariatit që mbulon publikimin e vendimeve të BE-së në fletoren zyrtare.
    Ky përcaktim rrëzon atë që thuhej deri më sot se hyrja në fuqi e vendimit për heqjen e vizave afatshkurtra realizohet 20 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, duke ndjekur shembullin e tri vendeve të tjera të Ballkanit një vit më parë, të cilat përfituan nga regjimi pa viza më 19 dhjetor, një ditë pas botimit në atë kohë të vendimit në fletoren zyrtare.
    Një lajm tjetër pozitiv është ai që ndikon në përshpejtimin e procesit dhe që ka të bëjë me fillimin e punës së përkthimit në 22 gjuhët zyrtare të Unionit të propozimit legjislativ të Komisionit, menjëherë pas votës në seancën plenare të Parlamentit Evropian, të enjten e kaluar, më 7 tetor.
    Tashmë, fjala e fundit për finalizimin e këtij procesi i mbetet ministrave të Brendshëm të BE-së, të cilët e kanë përfshirë këtë çështje në takimin e datës 8 nëntor, nën emërtimin "falls B", që nga fjalori teknik i BE-së në shqip përkthehet si temë e hapur për vërejtje apo deklarata politike nga ato vende anëtare që do ta dëshironin një gjë të tillë.

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Faleminderit. Urime te sinqerta dhe nga une !

    Presim komente negative nga skeptiket !
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vdekja
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Postime
    268
    Urime gjithë Shqipëtarve .
    Kudo qe të shkoni ,shkoni më mend .
    Nuk jam unë që ju thërras ,por jeni ju që vini tek unë!

  4. #4
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Edhe nga une urime te sinqerta>
    A mund te na shkruaj kush kriteret qe duhen plotesuar per te levizur ne zonen shengen?

  5. #5
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Pa viza nga 15 dhjetori

    Shqiptarët e pajisur me pasaporta biometrike pritet të lëvizin lirshëm, pa viza, nga data 15 dhjetor e këtij viti.
    Burime konfidenciale treguan për TCH se, në rast të një vendimi pozitiv nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm në 8 nëntor, botimi në fletoren zyrtare europiane është përcaktuar, paraprakisht, të bëhet në datën 14 dhjetor dhe hyrja në fuqi e tij që në sekondat e para pas mesnate, në 15 dhjetor.

    Kjo gjë u vendos në mbledhjen e sotme të sekretariatit që mbulon publikimin e vendimeve të BE-së në fletoren zyrtare.

    Ky përcaktim rrëzon atë që thuhej deri më sot, se hyrja në fuqi e vendimit për heqjen e vizave afatshkurtra realizohet 20 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, duke ndjekur shembullin e 3 vendeve të tjera të Ballkanit një vit më parë, të cilat përfituan nga regjimi pa viza në 19 dhjetor, një dite pas botimit në atë kohë të vendimit në fletoren zyrtare.

    Një lajm tjetër pozitiv është ai që ndikon në përshpejtimin e procesit dhe që ka të bëjë me fillimin e punës së përkthimit në 22 gjuhët zyrtare të Unionit të propozimit legjislativ të Komisionit, menjëherë pas votës në seancë plenare të Parlamentit Europian, të enjten e kaluar, më 7 tetor.

    Tashmë, fjala e fundit për finalizimin e këtij procesi i mbetet ministrave të Brendshëm të BE-së, të cilët e kanë përfshirë këtë cështje në takimin e datës 8 nëntor, nën emertimin "falls B", që nga fjalori teknik i BE-së në shqip përkthehet si, temë e hapur për vërejtje apo deklarata politike nga ato vende anëtare që do ta dëshironin një gjë të tillë.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Lajm i mirë: Ka lajme të mira për Shqipërinë


    E enjte, 14 Tetor 2010 12:03


    Nga.BELINA BUDINI

    "PANORAMA"

    Në mungesë të lajmeve "të zakonshme" me tone dramatike nga Shqipëria, një numër mediash perëndimore, ndër të cilat edhe "The Economist", "Newsweek", "The Financial Times" dhe përpara tri ditësh "Forbes"...

    po na shohin papritmas me sy më të mirë. Po shkruhet "çuditërisht" mirë për ekonominë dhe ritmet e zhvillimit të Shqipërisë, por edhe për vendin e për njerëzit. Madje, në këto pasqyrime të fundit, vështirë të gjesh nota absurdi, ironie apo cinizmi, me të cilat reporterët e mediave perëndimore i kanë ngjyrosur rregullisht tekstet dhe shkrimet e tyre rreth Shqipërisë. Kjo tablo fjalësh të mira rreth Shqipërisë, kombinuar me akte edhe më të mira si pranimi në NATO dhe rruga e hapur drejt liberalizimit të vizave dhe afrimit me BE-në, ka të gjitha elementët e historisë, që mund të duket si shumë e bukur për të qenë e vërtetë.
    Sigurisht, nga pozicione të caktuara, ne mund ta relativizojmë pa fund dhe të dyshojmë çdo detaj të saj. Në fakt kjo bëhet përditë në mediat e vendit, ashtu siç bëhet sistematikisht edhe propaganda e hiperbolizimi i tyre si arritje epokale. Në interpretime të lira, të natyrës konspirative, është hedhur për shembull teza e blerjes së artikujve, ashtu siç janë parë me lente zvogëluese si rëndësia e të qenit anëtar në NATO edhe meritat e palës shqiptare për procesin e liberalizimit të vizave së fundi. Nga ana tjetër, zhurmëmëdha kanë qenë edhe interpretimet e pushtetit politik, që në disa raste e kemi parë madje të dalë në konferenca për shtyp, që të tundë rreshtat e "Newsweek" për Shqipërinë si edhe të shpërndajë në media çdo rresht të përkthyer nga artikujt e "FT", "Economist" apo "Forbes". Në fakt, duhet thënë se kjo praktikë e aktorëve politikë në pushtet nuk ndryshon në asgjë nga ajo e ndjekur nga aktori kryesor i politikës në opozitë, që për vite me radhë "shiti" në të njëjtën mënyrë aktivitetin e tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, kjo është një histori tjetër në një kontekst tjetër kohor.
    Duket se historia e lajmeve të mira nga Shqipëria në mediat perëndimore jo vetëm që nuk mund t'u shpëtojë interpretimeve, por është mëse e nevojshme që të interpretohet për të kuptuar dhe shpjeguar atë që mund të duket si një çudi ose anomali për sa i përket mënyrës si mediat perëndimore po e shohin Shqipërinë pas 20 vitesh të ashtuquajtura të tranzicionit. Edhe pse fenomeni është pak a shumë i ri, duket se premisat tanimë janë bërë të qarta: Më në fund ka lajme të mira për Shqipërinë. Dhe ky nuk mund të jetë veçse lajm i mirë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që tani e tutje do të fshihen për fare nga horizonti mediatik reportazhet me fëmijë e gra të ngujuara, lajmet për drogë, mafie e prostituta apo përshkrimet ekzotike të historive me virgjëresha, të betuara apo bunkerë. Për inerci apo për shkak se fenomene të tilla vazhdojnë të ekzistojnë qoftë edhe në përmasa të tjera, spektrit të mediave perëndimore lajme të tilla jo të mira për Shqipërinë nuk kanë për t'u munguar.
    Sa më sipër, është një arsye më shumë për ta interpretuar në thelb si lajm të mirë dukurinë e mbulimeve mediatike pozitive rreth Shqipërisë, por sigurisht, kjo nuk do të thotë që prej lajmesh të tilla të mos pretendohen kritere të së vërtetës dhe objektivitetit. Do të ishte e drejtë që në çdo rast të flitej për një Shqipëri të kontekstualizuar, në mënyrë analitike, të balancuar, përtej ekzagjerimeve të çfarëdolloji. Mirëpo, gjithaq të ekzagjeruara do të ishin nga ana jonë pritshmëritë për të vërteta absolute dhe të përputhshme. Për mirë apo për keq, për sa i përket mënyrës si këto media po e shohin edhe këtë herë Shqipërinë, duhet të kemi parasysh një logjikë mediatike të caktuar, me anë të së cilës ato operojnë në mbulimet ndërkombëtare. Nuk është as në logjikën e tyre mediatike dhe as në targetin e publikut të tyre që të ofrojnë tablo komplekse, shumëplanëshe, apo argumente të ndërlikuara rreth një vendi të vogël dhe pa ndonjë rol të veçantë në arenën ndërkombëtare si Shqipëria.
    Nga ana tjetër, është fiks në logjikën e këtyre mediave që të fokusohen ngushtë në interesat e audiencës ose publikut të tyre, që shpesh në rastin e mediave ekonomike dhe politike, janë investitorë potencialë. Prandaj ka arsye për ta konsideruar lajm të mirë çdo pasqyrim pozitiv në këtë drejtim. Në hartën e pasqyrimeve mediatike perëndimore, vendet në zhvillim shfaqen zakonisht kur ngjarjet nga këto vende kërcënojnë interesat ekonomike ose strategjike të tyre si "fuqi të mëdha". Prandaj ka arsye për ta quajtur lajm të mirë çdo rresht pozitiv, që gjen hapësirë në faqet e tyre. Po kështu është aksiomë e njohur gazetareske që lajmi i keq, është lajm i mirë për mediat, ndaj alternativa tjetër do të ishte që Shqipëria të përbënte lajm vetëm në raste katastrofash dhe ngjarjesh dramatike, të mëdha në atë shkallë sa për t'u interesuar audiencave dhe publikut të vendeve perëndimore. Prandaj është lajm edhe më i mirë që në mediat perëndimore kalojnë ca lajme të mira edhe për Shqipërinë. Alternativë tjetër në "kohë paqeje" për vende dhe realitete si Shqipëria, do të ishin artikuj të natyrës së atij të shkruar nga gazetari britanik A.A.Gill për "Sunday Times", artikull që shkaktoi shumë zemërim në Shqipëri për të vërtetat e tij të papajtueshme me tonat.
    Së fundi, do të ishte e dobishme të lexonim gjithashtu arsye të tjera jashtë-mediatike, që mund të lidhen me ndryshimin e kursit të perceptimeve rreth Shqipërisë. Është fjala pikërisht për influencimin e vetë mediave perëndimore nga raportet dhe bilancet zyrtare të institucioneve e organizatave ndërkombëtare mbi Shqipërinë. Në disa studime kritike mbi mediat perëndimore theksohet fort fakti që mediat nuk janë përkufizuesit ose artikuluesit e parë të shumë çështjeve, sidomos të atyre me karakter politik e gjeo-politik, por mbeten referuesit e dytë të tyre. Duhet konsideruar pra edhe një rrethanë e tillë marrëdhënieje ndërmjet mediave dhe institucioneve. Në një sfond të tillë interpretativ, që nuk e përjashton politikën, por llogarit logjikën e mediave perëndimore, mund të jetë pra më e përshtatshme që të lexohen dhe të kuptohen artikujt e fundit të mediave perëndimore për një "Shqipëri në botën e çudirave". Edhe pse ne nuk jemi pjesë e kësaj bote të çuditshme, le ta pranojmë përrallën e Lizës si mjaft tërheqëse për imazhin e saj.

  7. #7
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pack braktis takimin në Tiranë
    05-11-2010 12:03 CET

    Eurodeputetja Doris Pack braktis takimin e komitetit të Stabilizim Asociimit që po zhvillohet në Tiranë, pas debateve që shpërthyen në sallë mes deputetëve opozitarë dhe atyre të mazhorancës.

    "Jam e
    zhgënjyer, po tregoni mungesë serioziteti. Kemi 20 vjet që shohim të njëjtën praktikë", tha Pack.

    Sipas informacioneve të fundit pjesë e debatit kanë qenë deputetët Albana Vokshi, Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri. /tch/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    ca qenka kjo tem me urime ketu mer akoma nuk jan heq jan tu lujt menc robt...kur te behet publike uroni po jo para kohe amon ku i dihet atyne se jena mesu me rrena ne pranej nuk do ishte cudi te thonin do hiqen me 1 Janar ose vitin tjeter ne ver se njiher esht shty ky muabet..po normalisht shpresojm ashtu sic kan then qe do hiqen ne dhjetor te shofim te henen....
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka mbet shqipnia ne dor te tau balles e saim.ut tahirve..
    kulmi..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    urime edhe gezuar , ky asht nje hap i integrimit ne bashksin evropjane ..
    shpersojm se se shpejti edhe Kosova do ti bashkangjitet.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Urimê shume ishte nje lajm qe shum e kemi pritur , shpresoj edhe Kosoves se shpejti ta ket kêt fat .

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ku ka gëzim më të madh se me dëgju lajme të mira për Shqiperin!!! :-)

    Urime gjithve , të gjithë ju që vini këtu e ju takoj në gjermani nga një (B) (birr) e keni prej mua lol


    Shumë më bëhet qjefi e ishalla sa më shpejt ju shofim n'EUROP.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512
    Gezim i madh;Jemi shteti i fundit i Europes qe marrim vizat.....
    Te pakten vendin e fundit,ka vite qe s'na e heq njeri.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    desha me ju uru edhe un amo po e la kejt se mos po ju marr msysh pahiri ...tash veq mos e leni bosh Shq..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  16. #16
    Ca jane keto urime para zyrtarizimit? Sjellin ters...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Ca jane keto urime para zyrtarizimit? Sjellin ters...
    Bamba , Serafimi tha se jemi vendi i fundit... por ka edhe disa shtete qe jan te fundit...
    urime te perzemerta te gjith Shqiptarve nga Shqiprija ... se ne te Kosoves duhet me prit edhe pak...

  18. #18
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Shpejt te ikim....

    Pasaporte biometrike, per dy dite

    Tirane-Per t'i ardhur ne ndihme qytetareve, te cilet e kane te pamundur te presin nje muaj deri ne marrjen e pasaportes biometrike, Ministria e Brendshme, njofton se do te ofroje nje sherbim te ri me te shpejte. Sipas njoftimit zyrtar te kesaj ministrie, qytetaret informohen se duke filluar nga dita e hene, me date 8 Nentor, kompania "Aleat" do te ofroje per qytetaret shqiptare sherbimin e ri te prodhimit te pershpejtuar te pasaportes biometrike. Po ne ndryshim nga kuponi normal, te interesuarit per nje sherbim te tille, mund ta blejne kuponin perkates kundrejt shumes 15 mije leke (te reja). Ne kuponin e prodhuar per kete qellim, eshte shkruar "procesimi me prioritet" dhe poshte saj, shuma prej 15 mije lekesh. Ministria e Brendshme njofton se kuponet per procesim te pershpejtuar te pasaportes biometrike, gjenden ne zyren qendrore postare te Tiranes dhe ne zyren postare te njesise bashkiake nr.3 ne Tirane. Nje aplikim i tille i pershpejtuar i ofrohet te gjithe shtetasve shqiptare, te cilet jane te interesuar per kete sherbim. Por vendi i aplikimit do te jete i percaktuar. Aplikimi do te kryhet vetem prane zyrave te kompanise "Aleat", ne njesite bashkiake nr. 3, 4 dhe 10 te Tiranes. Jo vetem qytetaret qe jetojne ne Tirane, por edhe ata neper rrethet e tjera te vendit, qe jane te interesuar per kete sherbim, do te mund te aplikojne me kete sherbim, por vetem ne keto tre njesi bashkiake te percaktuara ne kryeqytet. Ministria e Brendshme informon edhe kohezgjatjen per marrjen e nje pasaporte me aplikim te tille te pershpejtuar. Keshtu nese shtetasi aplikon deri ne oren 11:00, pasaporta do te prodhohet ne dy dite pune. Ndersa nese shtetasi aplikon pas ores 11:00, atehere pasaporta do te prodhohet per tre dite. Gjithashtu njoftohen se pasaportat e prodhuara ne menyre te pershpejtuar, do te mund te terhiqen nga qytetaret cdo dite ne oren 16:00 ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane. Pajisja e pershpejtuar me pasaporta biometrike eshte nje mundesi qe u jepet personave qe kane nevoje urgjente per kete dokument. Deri me tani, per pasaportat e reja jane kryer mbi 1milione e 200 mije aplikime. L.Koraqi

    Koha Jone

  19. #19
    Ne ca ore nisen fugonat per itali?

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    Bamba , Serafimi tha se jemi vendi i fundit... por ka edhe disa shtete qe jan te fundit...
    urime te perzemerta te gjith Shqiptarve nga Shqiprija ... se ne te Kosoves duhet me prit edhe pak...
    Jemi popull i perparuar,e kemi mendjen per emigrim......
    Urime!Te pakten nuk do ikim me gomone,do ikim me pashaporta.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •