Pse e mbuloi pluhuri i harresës të madhin Sali Çekajt dhe shokët e tij?! ...
Bashkëluftëtaret e Sail Çekajt në Zvicër flasin për komandantin e tyre(1)
E tërë kjo është bërë me të vetmin qellim që në Kosovë të vazhdohet rruga e manipulimeve historike, të cilën qe njëmbëdhjetë vjet disa politikanë e ndërtuan karrierën e tyre, të cilët sot qëndrojnë në kupolat më të larta udhëheqëse në Kosovë. Ketë e ilustron thënia e ish presidentit Rugova : “I frikohem hakmarrjes komuniste e cila nuk mund t’i çrrënjosë bindjet totalitare dhe ajo në Kosovë na ndodh”.
Hasan Hasanramaj
Ne, shqiptarët jemi mësuar që njerëzit e mëdhenj t’i njohim vetëm nëpërmjet librave të historisë dhe tregimeve të pleqve. Por në dekadën e fundit edhe komandantët legjendar Sali Çekaj, Adem Jashari, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha dhe shumë të tjerët të cilët nuk janë njerëz të legjendave, por të thjesht, e të natyrshëm si të gjithë të tjerët. Këto figura madhore të rezistencës shqiptare asnjë herë në jetën e tyre nuk vrapuan për të zënë vendin që e merituan. Asnjë herë nuk bënë garë të pandershme që të shkruajnë historinë ashtu si nuk ishte. Këto shtylla të rezistencës shqiptare në Kosovë me mund, me mençuri, guximin, trimëri tërë jetën u bënë pjesë e historisë së Kosovës, për çka ata që ishin me ta duhet të flasin dhe të shkruajnë për atë që bënë në historinë e Kosovës. Andej, këto figura madhore historike nuk mund të margjinalizohet e as të keqpërdorën nga individët dhe grupet partiake dhe mafioze për përfitime të tyre politike dhe ushtarake të cilët pjesën më të madhe të kohës gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve pak punuan për të mirën e Kosovës, por më shumë për interesa të tyre karrieriste.
Kush po mundohet ta mohojë aktiviteti e figurave të rezistencës shqiptare?!...
Si të gjithë të tjerët edhe këto figura madhore historike e deshën jetën, ndoshta më shumë së të tjerët, të cilët herët e kishin kuptuar së nuk mund të jetohet dhe as të gëzohet njeriu pa liri, për çka edhe ranë fli... Kombit shqiptar gjatë njëqind e tridhjetë e tri vjetëve kurrë nuk i kanë mungua individët dhe grup e shquara, të cilat në vazhdimësi me të gjitha forcat që i ka pas kanë bërë rezistencë heroike për çlirimin e trojeve tona stërgjyshore nga pushtuesit e egër shekullor. Në këtë rezistencë nuk ka munguar edhe rezistenca e familjeve nacionaliste të cilat në shekullin e fundit janë shquar për Atdhe dashuri si dhe sakrificën për te. Periudha kohore që nga Kongresi i Berlinit të vitit 1878 e deri në luftën e fundit dhe më parë mbi popullatën e pafajshëm shqiptare në regjionit e Rrafshit të Dukagjinit, Kosovës dhe trojet tjera shqiptare është intensifikuar një represion i përgjithshëm antishqiptarë, me një qëllim të likuidimit fizik të burrave të Lëvizjes kombëtare shqiptare të te gjitha moshave një anë, kurse në anën tjetër zhvendosjen e tyre nga trojet e tyre stërgjyshore... Edhe përkundër barbarive të pa para burrat e rezistencës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri dhe trojet tjera shqiptaret në të gjitha frontet, ku murrën pjesë që nga Spanja, Shqipëri e deri në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni rezistuan me armë në dorë, ku treguan një trimërinë të pa parë në një anë, kurse në anën tjetër lanë përshtypje të madhe... Burrat e rezistencës shqiptare dhe përkrahësit e tyre edhe përkundër faktit së e dinin së forcat e armikut shekullor ishin shumë më të forta për kah numri forcave ushtarake dhe të armatimi, asnjë herë nuk e pushuar rezistencës kundër robëruesve shekullor turk dhe sllav dhe të tjerë. Andaj, aktiviteti i tyre luftarak kishte një orientim konsolidim e idesë çlirimtare e cila u kurorëzua më sukses në fund të gjysmës së parë të vitit 1999, kur një herë e përgjithmonë nga trojet tona stërgjyshore të djegura, të shkrumbuara, të masakruara një herë e përgjithmonë u larguan forcat e armikut shekullor... Kësaj radhe në fejtonin tonë do të bëjmë fjalë për rrugën atdhetare të komandantit legjendar Sali Çekajt dhe bashkëluftëtaret të mirënjohur në Rrafshine Dukagjinit, Drenice, Llapit dhe regjioneve të tjera anë e këndë Kosovës dhe më larg, të cilët në kohen më të vështira dhe më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare shqiptare, duke filluar që nga Lidhja e Prizrenit dhe deri në luftën e fundit nuk pushuan së vepruari me aktivitete e tyre atdhetare... Nga fshatrat e komunës së Deçanit, Drenicës, Llapit dolën edhe celulat e para të UÇK-së me në krye me Sali Çekajt, Adem Jasharin, Zahir Pajazitaj, Agim Ramadanin dhe shumë të tjerë.
Sali Çekajt nuk u larguan nga rruga gjysheve dhe stërgjysheve të tij...
Komandanti i parë legjendar i grupeve guerile të UÇK-së n[ rrafshin e Dukagjinit - Sali Çekaj rrjedh nga një familje me traditë patriotike, e cila dekada më radhë rezistoi në forma të ndryshme kundër forcave pushtuese shekullore e cila si e tillë ishte në shënjestër të përhershëm të pushtetit serb. Në vitin 1913 Salih Çekajt iu vra gjyshi Dervish Çeku. Ky nacionalist asnjëherë nuk u largua nga rrugët të cilat i kishin nisur gjyshet dhe stërgjyshet e tij... Sali Çekajt që nga ditët e hershme të rinisë asnjë herë nuk iu nënshtrua robërisë çetnik-komuniste. Sali Çekajt- qysh në bankat e gjimnazit “ Vëllezërit Frashri” në Deçan u tregua si djalosh i qet, i tërhequr, i vendosur dhe i mençur në aksione... Pas kryerës së fakultetit juridik dhe at ekonomik në Prishtinë Sali Çekajt bashkë me luftëtaret e tij duke e parë së vendlindja e tyre kishte nevojë për profilin e juristit dhe ekonomistit u kthye dhe u punësua në Gjykatën Komunale në Deçan, ku në fillim si gjyqtar, e më vonë si kryetar i Gjykatës, Sekretar i komitetit komunal të Lidhjes komuniste.. Në Gjykatën komunale Salihu si kryetar i Gjykatës me juristet e nacionalitetit serbo-malazias u përball me një luftë të ashpër. Ai si komandat i pare i njësive te gueriles të UCK-se në të gjitha nivelet në komunë serbet edhe pse ishin pakicë dominofshin dhe komandofshin në të gjitha fushat?! Mirëpo, Sali Çekaj me shokët e punës nuk ua vuri veshin shumë dhe kështu Gjykata komunale dhe kuvendin e komunës së Deçanit ishin seli e aktiviteteve nacionaliste, gjë e cila u ra në sy dhe vesh qeveritareve serbo malazias . Sali Çekajt edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme nuk i përfillen normat e punës dhe ligjet të pushtetit serb. (vijon)
Krijoni Kontakt