Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 125
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Mendimi im dhe vizioni im nga ato qe kam lexu me par dhe qka lexoj sot jemi shum larh bashkimit..pse ?pse jemi shum te perqar , pse jemi shum te uritur per para, pse nuk jemi solidar .
    Ju mundi me me kundershtu por une po flas per numer te madh e jo mer nji numer te vogel ku baj pjes edhe vet .
    Psh ...po shkoi ne troje shqiptare me kerr e po kerkoj me fjet diku me ka zan rruga a kam shanca te gjej nji famile qe me ndihmon si ne vendet arabe qe kam pa disa reportazhe ne Tv te ap uj te kthen buk te drejton rrugen ?

    Pse ka rendesi kjo, apo a ka rendesi kjo ?
    po ka , ka shum redesi respekti dhe nderimi.
    Europianet thojn : "ai qe vjedh nji ve , e vjedh nji kâ."
    "ai qe mashron pak ai edhe tradheton", neve shkurt nuk jemi popull solidar , tash per tash ku prindi shet femiun per LEK , ketu nuk ka shum hajr.
    lexomni me vemendje se ndoshta nuk flas korekt shqip .
    te bashkuar mendoni,dhe qka mendoni krijoni .
    pra thojn tre veta me te than je i pit mbaju per mur, andaj ketu me shum se tre veta deshirojm bashkimin.
    Muzika e sporti na ka bashku shumrrofshin kengart shqiptar ku jan per mundin dhe bukurin qe na apin !
    Po turizmi ? ai flen ?.........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #72
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Psh ...po shkoi ne troje shqiptare me kerr e po kerkoj me fjet diku me ka zan rruga a kam shanca te gjej nji famile qe me ndihmon si ne vendet arabe qe kam pa disa reportazhe ne Tv te ap uj te kthen buk te drejton rrugen ?
    Gjermani gjermanin e sheh duke vdekur e nuk i ndihmon, megjitahtë Gjermania u bashkua.
    Ne nuk kemi nevojë të solidarizohemi me njani tjetrin.
    Ne kemi nevojë të solidarizohemi me mendtë tona, t'iu ndihmojmë pak mendëve tona të shkreta që janë bërë viktimë e elitës së qelbur anadollkae me në krye partitë që nuk po e çojnë kombin tonë askund.
    Ne kemi nevojë për tru të freskët. Populli duhet t'a dijë drejtimin e tij të vërtetë e fatkeqësisht deri më tash nuk e ka ditur. Momentalisht identitet shqiptar ka vetëm ndonji historian shqiptar që e njeh mirë historinë, të tjerët nuk dinë ç'është shqiptaria, prandaj dhe them se u nevojitet që të solidarizohen pak me trutë e tyre se truri ka nevojë për frymëzim të pastër e jo ideologji shizofrene të importuara nga të gjitha qoshet e globit tokësor.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga pllugu
    Gjermani gjermanin e sheh duke vdekur e nuk i ndihmon, megjitahtë Gjermania u bashkua.
    Ne nuk kemi nevojë të solidarizohemi me njani tjetrin.
    Ne kemi nevojë të solidarizohemi me mendtë tona, t'iu ndihmojmë pak mendëve tona të shkreta që janë bërë viktimë e elitës së qelbur anadollkae me në krye partitë që nuk po e çojnë kombin tonë askund.
    Ne kemi nevojë për tru të freskët. Populli duhet t'a dijë drejtimin e tij të vërtetë e fatkeqësisht deri më tash nuk e ka ditur. Momentalisht identitet shqiptar ka vetëm ndonji historian shqiptar që e njeh mirë historinë, të tjerët nuk dinë ç'është shqiptaria, prandaj dhe them se u nevojitet që të solidarizohen pak me trutë e tyre se truri ka nevojë për frymëzim të pastër e jo ideologji shizofrene të importuara nga të gjitha qoshet e globit tokësor.

    Keni probmem me fillozofin pllugu ?....pse nuk ndihesh mir me veten tende ti ? po qe se don te ju ndihmosh mendeve merru me lexime dhe pervehteso mir historin dhe politiken aktuale dhe kupton mir se ku asht problemi, tani problemet e botes smund ti ndreq vetun pa solidarizim .

    gjeramni qe more shembull shoki ne vend te vet nuk kerkon ndihem se ka karten e rrugve, ka GPS ne kerr, ka lokale ne qdo kend, ke hotele ne qdo kend gati qe ske nevoj me pyet askend nese ke humb hahahahaaaaa fillozofi me shitni ketu

    Pajtohem me ty se shqiptaret se njofin historin , ose e njofin por prej pushtimit Otoman e deri me tash e me tutje shum pak e din .

    Une per te qen mir me veten time e kam lexu historin qe nga Pellazget , Ilirianet , shqiptaret ,te gjith pushtuesit tan me rend per ta kuptua perqarjen ton .(strategjike,fetare dhe ekonomike)

    "Nese nuk e njef mir Historin ajo perseritet" fillozofia ime

    lexoni ...edhe interneti ju ndihmon ...Wikipedia asht super ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #74
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Mali i Zi ka qene eshte dhe do jet toke e Shqiptareve, pasi shum veta ne Mal te Zi flasin Shqip dhe e duan dhe e adhurojne gjuhen Shqipe.
    Me vjen shume mire per nje dicka qe Shqiptaret ne Mal Te Zi Flasin SHQIP dhe jo gjuhen Boshnjake.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Bledari
    Mali i Zi ka qene eshte dhe do jet toke e Shqiptareve, pasi shum veta ne Mal te Zi flasin Shqip dhe e duan dhe e adhurojne gjuhen Shqipe.
    Me vjen shume mire per nje dicka qe Shqiptaret ne Mal Te Zi Flasin SHQIP dhe jo gjuhen Boshnjake.
    Eh, more Bledar! Edhe mua më vie mirë që shqiptarët në Mal të Zi flasin shqip e jo boshnjakisht(po të mos flisnin shqip nuk do të ishin shqiptarë!), porse njëherit më vie shumë keq se të paktën tri herë më shumë ( ish shqiptarë) flasin boshnjakisht dhe Zoti e di sa malazez, ish katolik shqiptarë, që ndërruan fe gjuhë dhe e dijnë vetën për sllav, madje janë të përbetuar në sllavizmin e tyre duke urrejtur me shpirt(shpeshëherë edhe duke e luftuar egërsisht) vëllaun e tyre të dikurshëm, pra fqinjijn e tyre shqiptar, duke e nëncmuar atë dhe fundja as që duan të dijnë se edhe ata janë nga e njejta rrënjë me shqiptarët! Po kështu është edhe me "boshnjakët", apo "muslimanët", të cilët poashtu janë ish shqiptarë, por që as që duan tua përkujtosh atyre rrënjët e dikurshme, të përbashkëta me shqiptarët, por mendjen e kanë në Bosnje, apo në Turqi...!
    Derisa është kështu (dhe ndryshe është shumë vështirë të bëhet)nuk mund të themi se Mali i Zi " është dhe do të jetë tokë shqiptare"! Më mirë të thuhet (tash për tash) Mali i Zi ishte tokë shqiptare, atje ishte Malësia shqiptare, poe që tani...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 16-03-2007 më 07:49

  6. #76
    Anëtar Maska e Bond007
    Anëtarësuar
    25-11-2006
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    102

    Pershendetje !

    Sa ju perket ketyre fjalve te shumtat jan me se te sakta ...!
    Sepse populli shqiptar qe mbeti nen mal te zi u asimiluan mese shumti me llun...
    Sa ju perket boshnjakve eshte nje gje interesante ! sepse si nga sllave poashtu edhe nga shqiptaret u ben Boshnjak cka jan boshnjaket !? ata te cilet ndrruen gjuhen kombin edhe fen ... ne kohen e sundueve otoma e pastaj kur hyri sllavizmi e ndryshuan e flasin gjuhen sllave keta jan boshnjaket , ka edhe nga sllavet qe u asimilium ne kohen e sundimit Otoman ... jan boshnjak qe flasin gjuhen sllave.

    po e sielli edhe nje hart interesante qe ta shifni "Sa e madhe Ishte SHQIPERIA" shteti am i gjith shqiptareve se bashku ....

    Ketu shifet se mali i zi me ndihmen e serbis edhe shteteve sllave ekan perzan dhe okupua vra pre dhe masakrua popullin shqiptar edhe mene fund ikan asimilua me llun sic jan ndrrua mbreterit pas sunduesave Otoman qe kan qendrua 5 shekuj dhe shkatrrua Shqiperin etj...!


    Ju pershendes me respekt Bond007
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bond007 : 27-03-2007 më 04:31
    Injoranca e popullit të sotem kalon Ç'do kufi.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Këtë temën e asimilimit e kam punuar dhe me par dhe është këtu diku në forum


    Ja tani do i japi do mbiemra familjeje qe jan asimiluar ne SerboMalazez ,Boshnjak e Turq.
    SM =serbo malazez
    B =boshnjak
    T =Turk
    Kada-Kadiq i kisha komshi te par.
    Gjuka-Gjukiq-Gjukanoviq(SM)
    Boja-Bojiq-Bojoviq(SM)
    Bojku-Bojkoviq(SM)
    Gashi-Gashiq(SM)-Gashanin(B)GASH(T)
    Ishte nje mjek injoftur
    në Pejë, Gashiq
    Berisha-Berishiq(SM)
    Burri -Buriq(SM)
    Shoshi-Shoshkiq(SM) dhe(B)një pjesë e kësaj familje janë kthyer prap në shqiptar ama e kan shtrembruar(ne mosdije të tyre)mbiemrin tani si shoshka.
    Shala-Shaliq(SM)-shalanin(B)-Shalunoviq(B)
    Ne nje fshat te Plaves
    bashkjetojn te tri palet
    Shqiptar-Serb-Bosh
    njak te kesaj familj
    e nga kjo familje ës
    htë Millan Shaliqi i ci
    li ka qen me post te
    larte ne ish jugoslla
    vi.
    Gjurka-Gjurkoviq(SM) dhe(B)
    Gjoka-Gjokiq(SM)-Gjogoviq(B)
    Gjeli-Gjeloviq(SM)
    Hoti-Hot(B)-Hotoviq(B)-Otoviq(B)
    Gruda-Grudiq(SM)
    Gruja-Grujiq(SM)Kam has dhe në Maqedon ,Gruevski
    Agolli-Agoviq(B)
    Agani-Aganiq(B)
    Regjepaga-Regjepagiq(B)
    Zogu-Zogoviq(SM)
    Lulaj-Luliq(SM)
    Bala-Baliq(B) Numan baliq deputet në kuvendin e Kosoves është nga kjo familje.
    Peshku -Peshkoviq(B)
    Husaj-Huskoviq(B)
    Martinaj-Martinoviq(SM)
    Shabi-Shaboviq(B) Shabotiq(B)
    Basha-BAsha(T)-Bashoviq(B)-Bashiq(B)
    Gusija-Gusinac(B)
    Rugova-Rugovac(B)
    Nikqi-Nikqeviq(SM)-Nikiq(SM) Nikaqeviq?
    Shkreli-Shkriel(B)
    Brala-Braliq(B) nje pjes jeton ne Peje tjetra ne Rozhaj e para Shqiptare keta te dytit Boshnjak kan hyrje dalje edhe sod dmth ndiqen ne dasma e dek.
    Daci -Daciq keto i njohe personalisht pasi gjyshen e kam nga kjo familje 'jetojnë në Pejë ,një pjesë në Rozhaj dhe një në Turqi e Maqedoni perveqë këtyre në Pejë të tjerët mbahen si Boshnjak edhe pse gati të gjith e dinë shqipen ende.
    Kelmendi-Kelmenta(B)
    Kola-Koliq(B)-Kojiq(B)
    Peja-Pejanoviq(SM)
    Bardhi-Bardiq(SM)
    Nura-Nurkoviq(B) e njoh nje Uka Nurkoviq ai ithot vetit boshnjak po un se kuptoj si kur edhe emri i tregon se është Shqiptar se në SLLAVISHTE ujki(uka) eshte VUK e jo UK.

    Kapedani-Kapetanoviq(B) jan dajat e nje shokut tim thon vet që kan qenë Shqiptar. NJë pjesë e tyre jetojnë në turqi dhe quhen Kaptan
    Pela-Peleviq(SM)
    Preni-Preniq(B)
    Feri-Feroviq(B)
    Seferi-Seferoviq(B)
    Kryeziu-kryeziu(T)-Crnoglaviq(SM) e kan perkthy mbiemrin njejte si Palabardhet ne bjellopavliq.
    Bajrami-Bajramoviq(B)
    Lajqi-Laiq(B) Rasim Laiq minister i minoriteteve ne qeverin serbe sod,kusheri i afert i dajëve të mi e mban veten si boshnjak edhe pse e din prejardhjen e vet Shqiptare.

    Kuka-kukiq(B)-Kukal(SM) ket familje e kam njoft personalisht se kan punuar bashk në ni ndermarje baba ime me kryefamiljarin ,dhe aj thoshte vet se jan me prejardhje shqiptare dhe se kusherinjet i ka nga ana e Deqanit Kukalaj thiren.

    Cucaj -Cucoviq-Cucinjanin(B) jan dajet e nje shokut tim nëna e tij tregon qe pleqet ne familje kan fol shqip ndersa tashi keta te rite nuk dine fare.

    Myezini-Muezinoviq(B) nga kjo familje eshte gjyshja e ni shokut tim(naser berlajolli) ajo thot se jav shqipetar,kam pes rastin ti shoh ca foto te tyre te gjith ishin me veshje kombëtare tonat dhe njeri kishte emrin Macan dmth shqip.
    Dreka -Drekalloviq(SM)
    Babaj-Baboviq(SM)-Babiq(SM)
    Jashari-Jasharoviq(B)-Jashoviq(B)
    Damjani-Damjanoviq(SM)
    Shahmani-Shahmanoviq(B)
    Dashi-Dashiq keto të dy parët kan jetuar në Pejë kam pas rastin mer një antar të asaj serbe të bisedoj e dinte prejardhjen e vet shqiptare, por pas një kohe është bërë polic i serbis dhe nuk kisha guxim tia permendi ma prejardhjen e tij.
    Muriqi-Muriq kjo familje kan jetuart në malësin e Rugoves dhe një pjesë e saj ka dal në malë të zi dhe jan asimiluar në ,deri von pleqet e kan fol shqipen tashi të rit nuk din ,të dhanat i kam nga grat e agjeve të nanes sime pasi ato te dyja jan nga kjo familje (pjesa e asimiluar)dhe tregonin edhe vetë se është fol shqip gjer sa kan qen pleqet gjall.

    Tahiri-Tahiroviq (B)
    Nje ngjarje për këtë dhe një familje tjetër : isha në shërbim ushtarak në ish jugosllavi dhe kam pas dy koleg aty Mirsad Tahiroviq dhe Ruzhdia Faket
    kur ju degjova mbiemrat u afrova te ta dhe i pyeta ne gjuhen sllave se mos jan me prejardhje shqipetare te dy ma kthyen në shqip se po ,po me nje shqipe të qal flitnin pasi më than se keto i din nga gjyshrit sa ato kan fol shqip po tashi nuk e flasin ne familje(qfar mekati or vlla)
    dhe un insistova qe sa her qe jemi vetem te bisedojme veq ne shqip dhe per ni vit e perforsuan mjaftë mir gjuhen,po tani nuk kam më kontakt me ta se njeri jeton ne Shkup(mirsadi me prejardhje nga Plava)e tjetri(ruzhdiu)nga Tutint afer Peshterit (ka qen vend puro Shqipetar ).

    Eshte nje gja interesant ketu ne Peje gjysma e qytetarve kan nanat apo gjyshet nga Mali i zi nga keto familjet te asimiluara ,si duket ngase e din prejardhjen e tyre mezi presin ti martojne vajzat per Shqipetar ,ne thomi ketu ne Peje po qe se gjete se ku te marish per grua ik ne Mal te zi atje edhe po te jesh i qal (sakat qor gungaq)do te japin nuk te kthejn pas that.

    Me te mira BELA.

    Kjo pjes e mëposhtme është e një antari që ma ka dërguar.

    Në fshatrat e rrethit të Ulqinit si në Shtoj, Kullomzë, Braticë, Krruç nga presionet e korruptimet e pushtetit mjaft familje kanë përqafuar si gjuhë serbishten. Në Kullomzë edhepse 98% janë shqiptar e çmojn veten malazez, flasin më shumë serbisht se shqip dhe i çojn fëmijt në paralele serbe. Vjetë është çelur shqip, dhe vetem tre nx. kanë ndjekur mësimin shqip. Në Braticë poashtu shkolla është në gjuhë serbe edhepse janë shqiptarë -shestanas të ulur ka herë nga Kraja.
    Ashtu edhe në Kruç (Krytha e Ulqinit). Shumica janë rregjistruar si malazez në regjistrimin e fundit. Sholla e ultë fillore është në gjuhën serbe. Nuk ka në gj. shqipe. Në Shtoj disa familje jo shumë kanë përqafuar serb. Së fundi është shtuar numri i nx. në paralelet shqipe.
    Duajeni njëri tjetrin.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60

    E vërtetë çfarë thot "bela 70"

    Është ky një punim mjaft interesant i punuar nga "bela 70", i cili është shumë origjinal. Do të ishte edhe më mirë sikur të shënoheshin të gjitha familjet që jetojnë në qytetin e Tivarit të cilët janë të shpërngulur nga Kraja ose Ana e Malit.Në Tivar është e çuditshme se askush gjerë më tani nuk ka kërkuar prej kujdoqoftë hapjen e ndonjë shkolle në gjuhën shqipe. Partitë politike shqiptare siç duket e kanë lënë pasdore këtë problem i cili për popullatën shqiptare në Tivar sot është katastrofik. Të rinjtë që jetojnë në qytetin e Tivarit me origjinë shqiptare nuk dinë fare shqip, bile në bisedë me ata e injorojnë tërësisht origjinën e tyre shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Milla : 05-04-2007 më 19:03

  9. #79
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Bombat artizanale, shoqërohen tre shtetas nga Mali i Zi

    Bombat artizanale, shoqërohen tre shtetas nga Mali i Zi

    • Tre studentë me shtetësi malazeze kanë qenë personat e shoqëruar dhe të marrë në pyetje nga agjentët e antiterrorit në lidhje me dy bombat artizanale

    Tre studentë me shtetësi malazeze kanë qenë mes 12 personave të shoqëruar dhe të marrë në pyetje nga agjentët e antiterrorit në lidhje me dy bombat artizanale të vendosura në ambjentet e fakultetit ekonomik dhe të Korpusit Universitar, në sheshin “Nënë Tereza”. Zbulimi i “rastësishëm” i dy bombave artizanale në dy nga zonat më të populluara të kryeqytetit gjatë ditës, ka vënë në alarm strukturat e Luftës Kundër Terrorit në Ministrinë e Brendëshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Kjo ngjarje ndodhi më 30 maj, vetëm 12 ditë përpara se presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush do të vizitonte Shqipërinë, dhe kaq ka mjaftuar që të ngrihej një grup special hetimor për të zbuluar autorët dhe motivin që i ka shtyrë ta bëjnë një akt të tillë. Duke parë mënyrën e ndërtimit të dy bombave artizanale, vendin ku ato ishin vendosur dhe pasojat që mund të shkaktonin nëse do të aktivizoheshin, specialistët e antiterrorit e kanë përqëndruar vëmendjen, si një ndër pistat kryesore, te përpjekja e ndonjë shërbimi të huaj, të cilit i intereson destabiliteti i vendit pikërisht në prag të vizitës së personalitetit më të fuqishëm të botës.

    Një burim nga grupi hetimor tha për “GSH” se janë siguruar të dhëna në rrugë operative që ngrenë dyshime të forta se në këtë ngjarje mund të jenë implikuar persona të shtyrë nga fqinjët tanë veriore. Pista se njerëz të shërbimit sekret serb mund të kenë dorë në këtë ngjarje mbetet më këmbë edhe për faktin se mes personave të shoqëruar kanë qenë dhe tre shtetas malazezë që mbanin pasaporta të ish-republikës së Sërbi-Mali i Zi. Burimi i cituar shtoi se “tre shtetasit malazezë të shoqëruar nga policia ndodhen në Shqipëri për studime dhe janë parë nga dëshmitarë të lëvizin pranë ambjenteve ku u gjetën bombat artizanale. Ata pasi u morën në pyetje u lanë serish të lirë për shkak të mungesës së provave të pakundërshtueshme, por hetimi në lidhje me këtë version po vazhdon me intesitet”.
    Sui generis

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2006
    Postime
    12
    pershendetje
    i permendet shume qytete shqiptare ne Mal Te Zi si pshlqinin,tuzin etj diskutuat shume per to.cka mendoni per shqiptaret qe jetojne ne plave e guci .

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •