Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 125
  1. #61
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Ju pershendes se pari krejt shqiptarve.Desha me shtu dicka per Shqiptart e Malit te Zi ma sakt per nje shqiptar te ulqinit.Isha para nja 2 vjeteve ne Ulqin kuptohet pushimet verore dhe per fat te mir isha te nje njeri me zemer dhe gjak shqiptari,une mendojshim se ska met asi njerez agje po per fat te mir kishe,isha tuj bisedu me at pronarin ku rishim u qel nuk e di edhe une sa nuk e di edhe une ndoshta ka pas nevoj me u qel me vllaun e vet shqiptar te nje shteti tjeter te ndam,vetem qeshte dhe ma thoshte "DO BASHKOHEMI"her e kurdo do jemi te bashkuar dhe me tregonte gjendjen shqiptarve ne ulqin dhe duke qeshur jan nme qaj po nuk e di arsyen pse sma tregoj.E ende me ka mbet ftyra e atij njeriu nuk me hiqet sysh po o njerez jua them te drejten qe e ndjej ne zemer se i dua krejt shqiptart kudo qe jan sepse i kam vllezer sepse kemi nje gjak kemi nje flamur dhe ishalla Bashkohemi njeherit,u kuptoj te gjith njerzit sidomos ato qe jan ne truallin e vet e ne shtet tjeter se ashtu jam vet une,edhe me degju ndonje me than se mir jam qoft i Maqedonish,Mali te zi etj etj,dije se nuk ta thot te verteten.Eh more shqiptar si na kan shkatru more krejt na kan ndajt ne 500 shtete muj me than se ashtu jemi,ej me qahet bre per ket gje po skam cka me ba.ok ju dua SHQIPTARI SHUUUUUUM.

  2. #62
    Anëtar Maska e Bond007
    Anëtarësuar
    25-11-2006
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    102

    une poju ofroj disa informata (copy paste) me kte rast !

    Grupi punues i Komunës urbane të Tuzit në përbërje Smail Çunmulaj, kryetar, Nikollë Camaj, kryetar i Parlamenetit dhe Kole Lulgjuraj, keshilltar, me lejen e Gjykatës së lartë në Podgorice, më 29 nëntor, vizitoi qytetarët e Malesisë, të arrestuar në aksionin policor "Fluturimi i shqiponjes" dhe me këtë rast informuan opinionin për pershtypjet nga ky takim.

    Ishte ky rasti që nëpërmjet bisedës me Anton dhe Viktor Sinishtaj, Gjon, Kolë, Rrok dhe Pjetër Dedvukaj, Sokol dhe Gjergj Ivanaj, Zef Berishaj dhe Viktor Dreshaj, të bindemi për atë që e kemi pohuar edhe deri më tani, se këta persona janë të burgosur politik, se mbi ta është ushtruar dhunë brutale fizike e psiqike dhe se janë ofenduar ndjenjat e tyre nacionale dhe bindjet politike.
    Sikur të egzistonte ndonjë fakt i vetëm i vlefshëm për të ngritur akt-akuzën, organet kompetente këtë do e kishin bërë edhe deri tani. Për momentin jemi deshmitarë se po anohet ka fitorja mediatike dhe gjykimi publik, sepse tjetër fitore nuk mund të arrihet në gjyq, ku shpresojme se do të fitojë drejtësia. Gënjeshtrat mediatike të ushqyera nga burimet policore dhe nga një ditar fiktiv, i cili në fund të fundit është çështje private e njerit nga të burgosurit, nuk mund të jenë baza per mbajtjen dhe keqtrajtimin e mëtejm të personave që po mbahen në paraburgim në Shpuz.

    Gjate vizitës që u bëmë të arrestuerëve, u bindem për sjelljen anti-ligjore dhe kundër çdo norme njerëzore të policisë ndaj tyre. Rrëfimet e të gjithë të arrestuarëve fatkeqësisht vërtetojnë sjelljen brutale të pjesëtareve të policisë ndaj tyre, të cilët jashtë çdo arsyeje janë rrahur dhe fyer, deri ne ate mase sa në kuptim negativ, hatazi u është përmendur edhe nëna shqiptar, edhe flamuri, komuna e pavarur, edhe Xhorxh Bushi, me emrin e të cilit janë tallur policët gjatë torturimit të shtetasve amerikanë. Ata qe dyshojne në këto pohime, duke filluar nga Ministri i punëve të brendshme, Ministri i popujve pakicë, ombdus-personi, shefat e policisë dhe të gjithë ata qe janë kompetent për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, le t'i vizitojnë të burgosurit dhe të bindën për tejkalimin e kompetencave dhe keqpërdorimin e detyrës nga ana e policise malazeze, policisë së shtetit që është krijuar edhe me meritën e shqiptareve. Të gjitha këto fakte vertetojnë pohimet tona të mëparshme, se aksioni policor “Fluturimi i shqiponjës” pati si qellim të frikësonte këtë pjesë të popullsisë së Malësisë dhe të detyronte diasporën tonë të heq dorë nga qëllimet e tyre bujare për të ndihmuar vendlindjen. Vlerësojme se ky aksion ka qenë thikë në shpinë të demokracise se shtetit më të ri në Ballkan.

    A nuk është dëshmi e majftusehme mbi shkeljet, fakti se deri tani disa persona janë lënë të lirë, pasi janë tortoruar për veprat që nuk i kanë kryer, gjë që e kanë përjetuar edhe ata qe ende po mbahen në burg. Mendojmë se pas hetimit të gjatë, organet gjyqësore duhet të zbardhin faktet, t'i nxjerrin njerëzit para gjyqit dhe perfundimisht të zbulohet e verteta për motivet dhe qëllimet e këtij aksioni të pashembullt policor, në territorin e Malësise.

    Një nga të burgosurit na dorezoi listën me kërkesat politike që i ka përfaqesuar dhe për të cilat pergjigjet, e ato kanë të bëjnë kryesisht me konstituimin e komunës së pavarur të Tuzit, me decentralizimin e qeverisjes lokale, me ndalimin e kolonizimit me qëllim të ndryshimit të struktures demografike në territorin e Malësisë dhe denacionalizimin e pronave. Këto, përndryshe janë edhe kërkesa te qytetareve të Malësisë dhe i vlerësojmë si legale dhe legjitime, e nëse kjo çështje është për t'u dënuar, atëherë do të duhej arrestuar shumicën e shqiptarëve në MZ.

    Me këtë rast duam të rikujtojmë organet policore e gjyqësore të MZ se edhe këtij procesi do i vijë fundi, pa marre parasysh shkakun e realizimit të tij dhe se qeveria do të jetë pergjegjëse per sjelljen dhe qëndrimin ndaj personave të arrestuar, për shpenzimet e parave per avokatën si dhe per ditet e kaluara ne burg, pa arsye. Andaj, apelojme ne organet gjyqesore që të përshpejtojnë procesin, të lirojnë njrëzit dhe t'u kerkojnë falje, jo vetëm atyre, por edhe të gjithë Malësisë, për njollën që kanë dashur të na vënë me këtë aksion, sepse shume prej të burgosurve nuk dine as se per çfarë janë arrestuar dhe torturuar. Prandaj këtë proces policor-gjyqësor e perjetojmë si provim të rëndesishem për demokracinë në Mal të Zi.
    Gjithashtu apelojmë tek të gjithë politikanët të cilët haptazi kanë akuzuar dhe kane shfaqur qendrime që bien në kundershtim me kompetencat e tyre, që sa më parë të ndreqin padrejtësinë e bërë ndaj këtyre personave, familjeve të tyre dhe shqiptarëve në pergjithësi, të cilet i kanë perkrahur gjate gjithëe këtyre viteve, në rrethana shumë të vështira.

    Në fund, e shohim si të nevojshme që të njoftojmë opinionin me fjalet e njerit nga të burgosurit i cili për 40 vjet jeton në SHBA dhe i cili në ndarje na tha: "Nuk më vjen keq për mundimet dhe torturat që kam përjetuar, por më vjen keq në çfarë demokracie, shteti dhe kushtesh jetoni ju, bashkëvendasit e mi".

    Duke u larguar nga burgu i Shpuzit mbetëm me shpresën se mendja e shëndoshe dhe drejtësia do të sundojë në këto territore dhe patjeter për këta njerëz, liria e të cilëve perfundimisht do të ishte satisfaksion i vërtete dhe me i madh për të gjitha mundimet që kanë përjetuar, e që padyshim do të ishte edhe kontribut në kthimin e besimit mes popullit të Malësisë.

    Në Tuz, më 30 nëntor 2006

    Samil Çunmuljaj
    Nikollë Camaj
    Kolë Lulgjuraj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bond007 : 01-12-2006 më 17:01
    Injoranca e popullit të sotem kalon Ç'do kufi.

  3. #63
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Mal i Zi, Ngrihet akuza kunder 18 shqiptareve: Do benin kryengritje te armatosur me ndihmen e UCK-se se shperbere

    Ora 13:30
    Nga D.B


    PODGORICE (8 Dhjetor)-Shqiptaret e arrestuar ne prag te zgjedhjeve ne Malin e Zi akuzohen per organizim kryengritjeje. Prokurorja e posacme malazeze per luftimin e kriminalitetit te organizuar Stojanka Radovic ka ngritur sot aktakuzen kunder 18 shqiptareve nga rajoni i Malesise. Keshtu sipas akuzes shqiptaret ngarkohen per "bashkim per veprimtari antikushtetuese dhe pergatitje te veprave kunder rendit kushtetues dhe sigurise".
    Ne mesin e te akuzuarve jane edhe pese shtetas amerikane, me prejardhje nga Malesia. Ne aktkauze thuhet se kryengritja e armatosur do te duhej te ndodhte me ndihmen e perfaqesuesve te UCK-se se shperbere, te cilet ishin caktuar per "bartes te luftes ne Mal te Zi". Sic theksohet ne akuze, personat e akuzuar menodhet se kishin ardhur disa here ne Mal te Zi per survejuar terrenin. Te akuzuarit jane arrestuar me 9 shtator, nje dite para zgjedhjeve parlamentare ne Mal te Zi, ndersa policia kishte tek ata gjetur nje sasi te madhe te armeve, pushke, municion dhe mjete eksplozive.

    Balkanweb
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #64
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE “MALËSIA E MADHE”





    Deklaratë për Shtyp

    8 Dhjetor 2006

    DIASPORA SHQIPTARE KËRKON LIRI QYTETARE DHE POLITIKE PËR SHQIPTARËT NË MAL TË ZI



    Washington DC – Sot, me 8 Dhjetor, Diaspora Shqiptare në SHBA organizon protestë paqësore kundër Ambasadorit Malazez, Miodrag Vlahoviq,me rastin e prezentimit të kredencialeve diplomatike para Presidentit Bush në Shtëpinë e Bardhë. Qëllimi i kësaj proteste është dënimi dhe shprehja e indinjatës së thellë për keqtrajtimin e Shqiptarëve nën Mal të Zi nga qeveria Malazeze, torturimin e të burgosurve politik, si dhe shkeljen e të drejtave themelore qytetare në aspektin politik dhe socio – ekonomik. Diaspora Shqiptare në SHBA me sukses ka argumentuar se si Mali i Zi ka dështuar të sillet konform principeve Europiane për të drejtat e popujve etnik; aq më tepër, Mali i Zi është në kundërshtim me vetë kushtetutën e saj. Qeveria Malazeze ka bërë shtrembërimin e skajshëm të të drejtave qytetare, socio – politike, ekonomike dhe vetë mënyrën e jetës së Shqiptarëve. Ky shtet dështojë të kuptojë dhe injoroi implementimin e konceptit të decentralizimit të pushtetit qendror, për të mundësuar formimin e pushtetit lokal më efikas. Diaspora Shqiptare në SHBA kërkon të drejtat sociale dhe politike si më poshtë:



    * Lirimi i pakusht i të gjithë të burgosurve politik Shqiptarë;



    * Shqiptarve duhet t’u mundësohet qasja dhe përfaqësimi proporcional në të gjitha institucionet shtetërore, regjionale dhe lokale të pushtetit;



    * Ne respektojmë principin e vetëvendosjes si e drejtë e Shqiptarëve etnik në Mal të Zi, të garantuar nga standardet Europiane dhe ndërkombëtare për popujt etnik;



    * Ne denoncojmë cilatdo parti, përfshirë këtu edhe bashkepunëtorët Shqiptarë të cilët përkrahin politikat diskriminuese kundrejt popujve etnik, e që rrjedhimisht nuk janë përfaqësues të elektoratit që ata prezentojnë;



    * Të rishqyrtohen ligjet dhe metodat shtetërore për privatizimin, dhe mëpastaj të inicohen qasje të reja ndaj privatizimit të bazuara në pronarët legjitim, në përputhje me ligjet Europiane;



    * Të krijohet institucioni edukativ i cili do të ishte përgjegjës për krijimin e programeve shkollore të cilat do të plotsonin nevojat edukative të Shqiptarëve;



    * Qeveria e Malit të Zi duhet të aprovojë status të mirëfilltë autonom për regjionet Shqiptare të cilat do të ndalonin ndarjen e mëtejshme të tokave Shqiptare, decentralizimin e pushtetit qendror; rrjedhimisht, krijimin e vetqeverisjes regjionale ku jetojnë Shqiptarët.



    Në Europë dhe SHBA, besohet se Qeveria e Malit të Zi, në mënyrë individuale dhe kolektive, ka përjashtuar Shqiptarët etnik nga e drejta e përfaqësimit të barabartë në qeverisje, që përfaqëson shkelje të drejtëpërdrejtë të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Qytetare dhe Politike, Kartës Europiane për të Drejtat e Popujve Etnik, si dhe ligjeve të tjera ndërkombëtare dhe Europiane për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Mali i Zi ka zgjedhë rrugë të gabuar duke përdorë Shqiptarët si pretekst per ndarje, manipulim, premtime boshe, si dhe mundësi të pabarabarta ekonomike; duke favorizuar individët që bashkëpunojnë në llogari të të drejtave të Shqiptarëve, duke i detyruar Shqiptarët të imigrojnë ose të asimilohen.



    Duke marrë parasysh këto më lart, respektimi dhe implementimi i normave Europiane dhe ndërkombëtare për popujt etnik, do të shërbente si garanci e uljes së padrejtësive dhe mundësisë së konflikteve etnike. Ne i rekomandojmë Qeverisë Malazeze të eliminojë praktikat diskriminuese të trashëguara dhe t’u mundësojë Shqiptarëve të ushtrojnë të drejtat e tyre të cilat me kohë do të riteshin në mënyrë eksponenciale. Për më tepër, ju drejtohemi demokracive Europiane dhe SHBA t’u kundërvihen strukturave të qeverisë Malazeze që fundamentalisht janë të padrejta dhe shkurt – pamëse ndaj Shqiptarëve etnik.



    Qeveria Malazeze gabimisht beson se politikat institucionale diskriminuese ndaj Shqiptarëve do t’u lejojnë atyre hyrjen në familjen Europiane; përkundër, ajo praktikon structure të centralizuar duke siguruar fuqinë në pushtetin qendror të Podgoricës. Kjo qeveri ka ndërtuar sistem politik ilegal të centralizuar që përjashton Shqiptarët etnik nga pjesëmarrja legjitime, pasiqë ata nuk janë në gjendje të ngrejnë zërin e tyre për çeshtje kyçe socio – politike qoftë edhe përmes pushtetit të mirëfilltë lokal.



    Diaspora Shqiptare në SHBA nuk do të ndalë punën e saj derisa kërkesat e Shqiptarëve nën Mal të Zi drejtësisht të mos adresohen, aprovohen, dhe të përfshihen në strukturat ligjëdhënëse të qeverisë qendrore. Ne jemi të vendosur të punojmë pa ndalë përderisa Mali i Zi leganisht të njohë dhe praktikojë të drejtat politike, qytetare, dhe socio – ekonomike të Shqiptarëve etnik.



    www.malesia.org
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #65
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    ---------------------------------------------------------
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #66
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Policia malazeze nuk lejon shqiptaret te manifestojne para konsullates amerikane ne perkrahje te te burgosurve politike

    Protesta e cila ishte e paraparë të bëhët me 14 dhjetor para konsullates amerikan në Podgoricë, nga familjarët e të burgosurve politike shqiptare, u anullua nga policia malaziaze. Kjo nuk është hera e parë që protesta anullohet nga ana e policisë, siç thonë ata, për gjoja arsye sigurie.
    Motra e njërit nga të burgosurit, Katrina Dedvukaj tha se në spjegimin që mori nga policia, si arsye e anullimit ishte gjoja siguria e trafikut.
    Nderkaq prokuria malaziaze shtoi edhe 30 ditë tjera paraburgimi për të arrestuarit. Duket se kjo është arsye e mungesës së fakteve për të cilat të arrestuarit malësore po akuzohen e të cilët po keqtrajtohen nga policia që tre muaj
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #67
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    U MBAJT SEANCA E DYTË E KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

    Xhaudet Cakuli u zgjodh kryetar

    Ulqin - Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit zgjodhën të premten Xhaudet Cakulin kryetar të Kuvendit. Për Cakulin votuan 17 këshilltarë të Koalicionit të katër partive shqiptare - Forca e Re Demokratike, LD në MZ, PPD dhe BDSHMZ.

    Pas zgjedhjes së tij, duke u drejtuar këshilltarëve, Cakuli premtoi se do të bashkëpunojë me kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe me këshilltarët e opozitës. Ai theksoi se zyra e tij do të jetë gjithmonë e hapur për qytetarë.
    Ndër prioritetet e Kuvendit, kryetari Cakuli tha se do të jenë miratimi i statutit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, miratimi i buxhetit për vitin 2007, themelimi i Organizatës Turistike të Ulqinit, zgjidhja e problemeve të të mirave detare, etj.

    Xhaudet Cakuli është nënkryetar i Forcës së Re Demokratike. Ai është pronar i firmës së njohur "Primus Electronics". Përveç aktivitetit afarist, ai është i njohur edhe për kontributin e tij në jetën shoqërore dhe kulturore të Ulqinit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #68
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mali i Zi, protesta e shqiptareve para ambasades amerikane

    Disa qindra shqiptarë kane protestuar në Mal te Zi, para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë.Ata kanë kërkojnë prej qeverisë amerikane të angazhohet edhe më shumë për të ndikuar tek qeveria malezeze për lirimin e shtetasve të saj: Rrok dhe Kolë Dedvukaj, të arrestuar bashkë me grupin e shqiptarëve nga Malësia e Madhe në aksionin e njohur si "Fluturimi i shqiponjës".

    Rreth 18 shqiptarë u arrestuan më 9 shtator të këtij viti në mesin e të cilëve dy me shtetësi amerikane në akuzën se po përgatisnin sulme terroriste në Mal të Zi. Një protestë e ngjashme u zhvillua në SHBA nga shqiptaret e Malit të Zi që jetojnë në diasporë. Ata protestuan kundër emërimit të ambasadorit të ri malazez në Uashington duke hedhur parrulla kundër mënyrës së qeverisjes së Podgoricës, e cila sipas tyre shkel në mënyrë flagrante të drejtat e shqiptarëve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #69
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ferhat Dinosha kërkon mandate të garantuara në parlamentin malazez

    Podgoricë, 5 janar - Lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ferhat Dinosha, ka deklaruar se teksti i ekspertëve për hartimin e Kushtetutës malazeze nuk u ofron shumë pjesëtarëve të popullt shqiptar. Dinosha ka thënë se për përfaqësuesit e partive shqiptare do të kërkojë një zgjidhje me mandate të garantuara në parlamentin malazez. "UDSH do të insistojë në mekanizmin e mandateve të garantuara për përfaqësuesit e partive shqiptare në mënyrë që të krijohen presupozimet për partneritet me autoritetet demokratike në Mal të Zi", është shprehur Dinosha. Sipas tij, pa mekanizmin e aksionit afirmativ të shqiptarëve në Mal të Zi nuk mund të flitet për kushtetutën e mirë dhe cilësore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #70
    I Pavarur nga poli.ditore
    Anëtarësuar
    29-12-2006
    Postime
    56

    Le të bie edhe Tirana, po nuk shpëtoi Malësia!

    Nuk më ka ndodhur të lexoj më kaq vullnet, sa lexova në këtë Temë të nderuar Postues të shkrimëve të shumta e kompetente!
    Ju lumt zonjës/ zotrinjëve që kishin ndar kaq shum kohë për këtë qështje madhore!
    Unë nuk vij nga atje, por edhe jam nga atje! Si të doje nevoja!!!

    Kush e Pavarsoi Malin e Zi...???

    Se Mali i zi u pavarsua falë shqiptarëve atë e di Podgorica, Ishin këto bisedime të mundimshme ndermjet liderëve partiak Shqiptarë dhe Amerikanëve. Miqëve tanë.!

    Kush jeton tash në Mal të zi
    ...?!

    Malazezët që kishin prejardhje katoliko-shqiptare, Shqiptarët , dhe "muslimanet" shqiptarë të asimiluar! si dhe një përqindje bukur e dukshme SERBE!
    Bota nuk do të lejoj coptimin e Malit të zi(mjerisht) por bota nuk do të lejoj edhe zhbërjen e popullatës autoktone Shqiptare të Malit të zi! Jo për një gjë, por thjesht Se Shqiptarët nuk i'a dolen ti zhbëjn për mijëra vjet asnjë nga armiqtë (Hasmërit) e shumt fqinjë!

    Por Bota e Civilizuar mund edhe të humb durimin, dhe t'ua bëjë me sy Shqiptarëve që mezi presin, e atëherë?
    Black Eagle, Davius, zonjat se u'a harrova emrat, ju nuk guxoni të heshtëni kur dini kaq shumë për qështjen shqipëtare të atyre anëve!!!
    Edhe nëse do të vdisja nuk do të mërzitësha, ama ti bijer njëher autostrades Durrës-Morinë

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •