Pershendetje te perzeemerta ter Plaves Dhe Gucise,troje te vjetra ,te bukura per tani te deshpruara te boshatisure nga largimi i te rinjeve.Per shum mot Pashket gjithe Martinajve ne Guci!
Pershendetje te perzeemerta ter Plaves Dhe Gucise,troje te vjetra ,te bukura per tani te deshpruara te boshatisure nga largimi i te rinjeve.Per shum mot Pashket gjithe Martinajve ne Guci!
Kur te bashkohet Evropa e tere dhe te quhet SHBE atehere do te bashkohen te gjithe trojet shqiptare keshtu mendoj une dhe deshiroi qe kjo gje te ndodhe me se largu ne vitin 2015,
Kesaj i thone kur te bene shelgu rrush ore zoteri.Bashkimi nuk behet me pazarlleqe politike.Kush garanton se kjo si thua ti SHBE do te qendroje stabile.Ne momentin e pare qe kjo krijese nuk do ti pelqeje kater pese shteteve me forta ne Europe ,mund te rrenohet si kulla e letrave.Vetem ajo qe krijohet me gjak e sakrifice eshte e qendrushme-Postuar më parë nga Mihill Shala
Mos harro se edhe SHBA beri nje lufte shume te pergjakshme madje qytetare per te vendose themelet e shtetit te sotem.
Na shqiptaret duhet te angazhohemi vete ne menyre permanente te gjithe per bashkim kombetare. Mos harro i nderuar se ajo qe falet ka mundesi kur te deshiron ai qe ta fale edhe te ta merr. Ky eshte parim univerzal. Ti ke te drejte te mbash mendimin tend .
Pershendetje.
Agim Ceku ka deklaruar se pavarsia e Malit të Zi është një process natyral që do të stabilizoj rajonin
Udhëheqsit etnikë shqiptarë të Kosovës janë në pritje të pavarsisë së Malit të Zi duke shtuar se ata do të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve malazez.Në bazë të gazetës prishtinase Zëri liderët kosova megjithëse kanë deklaruar se nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërsëdrejti mes cështjes së Kosovës dhe referendumit në Mal të zi duhet të themi se të dy qeveritë përpiqen për ndarjen nga Beogradi. Kryeministri i Kosovës Gjeneral Agim Ceku ka deklaruar se pavarsia e Malit të Zi është një process natyral që do të stabilizoj rajonin dhe do të cojë në bashkëpunimin më të madhë të vendeve rajonale.Zëdhënsi i grupit negociator të Kosovës me Beogradin Skënder Hyseni ka deklaruar se qytetarët malazez dhe në vecanti ata shqiptarë do të marrin vendimin e duhur.Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi po ashtu ka deklaruar se qytetarët shqiptarë do ti arrijnë të drejtat e tyre vetëm nëse Mali i Zi shpallet i pavarur.Nga ana e tij zoti Agim Ceku në aeroportin e Prishtinës përpara nisjes së tij në Gjermani ka deklaruar se kjo është një përpjekje për pavarsinë e Kosovës.Në fakt nëse referendum ii Malit të Zi do të cojë në pavarsinë e saj liderët e Kosovës do ta shfrytëzojnë atë në interest ë synimit të tyre të pavarsisë së Kosovës.
Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli
Une kam patur rastin te takoj disa dhjetra malazeze. Asnjeri prej tyre, cuditerisht nuk dinte shqip, pervecse ndonje shprehje.(ose ndoshta nuk e jepnin veten). Kur i kam pyetur, te gjithe me jane pergjigjur se jane myslymane. Ishte nje nga gjerat me te cuditshme te degjoje se ka njerez ne kete bote qe ngaterrojne konceptin e fese me ate te kombesise. Ishte normale ne ate ved(Luxembourg) qe te pyesje ne frengjisht: "cfare kombesie keni?"; por ja qe kjo ishte pyetje qe nuk kuptohej nga malazezet, sepse gjithnje pergjigja ishte "myslyman". Ishte gjithashtu per te habitur fakti qe te gjithe keta "myslymane" sllave kishin nje gje te perbashket: gjysherit, dhe ne disa raste edhe baballaret drejtperdrejt, nuk dinin serbisht por vetem shqip. Ishte e dukshme fare qe traditat e tyre ishin te njejta me ato te te gjitha trojeve te tjera shqiptare... Kur ua thosha ne sy qe "ju jeni te gjithe shqiptare", kundershtonin me sa mundnin, por pastaj tkurreshin nga turpi dhe tregonin gjera qe te rrenqethnin mishin. Aty kam patur rastin te njoh dhe boshnjake, si nga Bosnja, ashtu dhe nga Kosove-M.iZ.. E cuditshme eshte qe te gjithe bashkoheshin ne nje pike, - shqipja tek gjysherit, muzika shqipe, tregimet shqipe qe degjonin kur ishin te vegjel dhe qe "sot" nuk jane ne gjendje t'i riprodhojne sepse nuk dine shqip.
Mbaj mend qe njeri prej ketyre malazezeve myslymane, me mbiemrin Luca, kishte sherbyer ne ushtrine Jugosllave gjate bombardimeve te natos. Tregonte sesi tallej nga serbet dhe si i thoshin vete serbet qe ai ishte shqiptar. (kuptohet, ky kundershtonte). Pas gjashte muajsh ne Luksemburg, ky "malazez" myslyman mesoi me teper shqip se gjermanisht!
Duhet te presim e te shohim se c'do te behet me referendumin e Malit... Nese fiton pavaresia, mund te "perfitojne" dicka shqiptaret aty. Kuptohet, sllaveve nuk u zihet bese kurre. Porse ka nje ndryshim me malazezet e sotem; ata jane ne shumice derrmuese pjelle direkte gjaku shqiptar. Zerat nga Beogradi i hedhin me teper kontrast kesaj teze kur shprehen se Mali i Zi kerkon te bashkohet me Shqiperine.
Politikanet pro pavaresise ne Mal te Zi, tashme ne pushtet prej gati 16 vjetesh, jane firmosur e sterfirmosur lloj soj marreveshjesh me Shqiperine. Shumicen prej tyre nuk e dime sepse nuk jane prone publike. Dihet vetem qe Shqiperia jone nuk ka marre kurre nismen qe te beje dicka per te qene, ashtu si na kane mesuar baballaret e kombit. Perndjekja, edhe pse pa arme, e shqiptareve ne MiZ vazhdon. Tashme Zeta e vjeter i hedh syte nga Shqiperia, pa te cilen nuk e koncepton dot as Evropen.
Ngritja e trysnise prej pavaresise se dukshme te Kosoves 2 miljoneshe, Shqiperia, qe me mjeshteri dhe ca kurveri iu shmang luftrave qe ndezi Sllobodani, Maqedonia e cila nen efektin shqiptar, u tkurr dhe pa t'i lekundeshin themelet e egzistences vete, deklarata e kryeministrit te se ciles ishte qe "pa shqiptare, nuk ka Maqedoni, dhe pa shqiptare me te njejta te drejta si maqedonet nuk mund dhe nuk duhet te kete Maqedoni".
Rritja e trysnise prej fqinjit direkt verior, Bosnjes, me zerat qe forcohen gjithnje e me teper, per nje ofensive te re ushtarake kunder serbeve dhe territoreve te humbura...
Ngrirja e marredhenieve te BE me Serbine(dhe MiZ automatikisht);
Te gjithe keto faktore kane bere qe MiZ te ndihet pak a shume si sapuni qe shtrengohet fort me dy duar te lagura. Kerkon te gjeje pavaresine, por nga ana tjeter eshte i bindur se tashme manipulimet dhe shtremberimi i se vertetes nuk pine me uje. Bota e sotme keto gjera nuk i pranoka me. Eshte i bindur se gjenocidi, i cfaredo lloji qofte ai, te con ne veteshkaterrim. Shembulli i Sllobodanit dhe i Serbise qe ende po lepin plaget eshte ende i gjalle dhe i fresket.
.... Cfare po ben Shqiperia ne kete prizem? Asgje! Nishta! Kur malazezet kalojne per ne Shqiperi, ata bien direkt ne kontakt te pare me varferine e Shkodres dhe Malasise se Madhe, dy zona krejt pa investime shteterore. Shkodra qe gjithnje ka qene lakmuar si drita e syve nga malazezet, eshte tashme si nje qytet varreze, ne mos ashtu, nuk ka asgje per t'u deshiruar prej kerrkujt. Shikojne shkodranet, qe shteti i tyre i ka lene jetime.
I rrofte Shqiperise kozmopoli Tirane-Durres! Te te thote mendja se aq eshte Shqiperia.
Gjithsesi, fatmiresisht, nje gje eshte kuptuar mire ne Podgorice(qe askush ketu s'ma permendi se para 1913 ishte qytet i paster shqiptar, njesoj si Bjello Polje(fusha e bardhe), Novi Pazar(tregu i ri, pavaresisht se nuk eshte ne MiZ, por ka histori te ngjashme me te), qe e ARDHMJA e MiZ ka nje faktor kryesor, Shqiperine dhe politiken e Tiranes.
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Kesi njrzish takoj edhe une ne Suedi gadi cdo dite. Cka eshte karakteristike per keta, eshte ajo se mbiemrat i kan: Skriel(nga Shkreli), Kastratoviq, Muriq, etj.
Kyr i pyes per origjine, me thone se jane musliman ose boshnjak! Nese hyjme ne biseda atehere thone qe babai u din pak shqip, ose gjyshin e kishin shqiptar. Njeri me tha(nga Rozhaja) se gjyshi i tij kishte qene shume i aferm me Zogun.
Disa nga Gucia luanin ne çifteli por i kendonin serbisht(ose si thonin ata boshnjakisht)!!!
Para dy javesh, rruga me coi ne Tirane dhe Shkoder. Ne Tirane u mbajt nje tubim madheshtore me moton "Nje komb, nje qendrim", ku pat grupe dhe individe pjesemarres nga te gjitha trevat shqiptare, edhe nga MiZ. Te shpresojme se pavarsia u sjelle ndonje te mire edhe shqiptarve ne ato treva, se paku do te kene me shume te drejta, ti ruajne gjuhen dhe traditat.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Emëri Mal i Zi ( Crna Gora, në sllavisht) përmendet për herë të parë diku para 500 vitesh, duket në kohën e Skenderbeut, apo edhe më vonë, më kujtohet se kam lexuar diku. Ishin priftërinjt sllav ata që shkuan për herë të parë ne¨Malësi dhe i pyetën banorët vëndës se si quhet ky vend dhe ata i thanë Malësi, në gjuhën shqipe. Dhe sllavët, si sllav, që ishin dhe ashtu mbetën, e përkthyen bukvalisht emërin Malësi në Mal të Zi , pra në Crna Gora! Dhe nga atëherë mbeti emëri Mal i Zi, apo Crna Gora, ndërsa emërin Malësi dhe malësor e përmendin shqiptarët atje, por edhe banorët që kanë ndëruar gjuhën dhe janë bërë sllavishtfolës.Postuar më parë nga *Babygirl*
Du të shtoj se unë, edhe pse nuk jam nga Mali i Zi (nga Malësia) në njëfarë mënyre jam i lidhur ngusht me atë vend, madje kujtimet më të bukura, mallin e pashuar e kam për Rozhajën dhe rrethinat e këtij qyteti të bukur rrëzë një bjeshke të lartë dhe të bukur dhe një kodre dhe bri një lumi të shpejt malor që quhet "Ibër" (në shqip I Bardhë). Më kujtohen Dacajt, Bukeli, Pëllucajt, Buxhovi tërësisht shqiptar, por edhe Kolena (Kolaj) dhe Ballotiqi ( Balloté)me një pjesë atëherë ende të paasimiluar shqiptare dhe në Rozhaj kur të premtave, ditëve të pazarit, shihje veshjen dominante rugovase të atyre që flisnin apo edhe belbëzonin shqip.
E tani? Kam mall dhe dhëmbje për Rozhajen e dikurshme, për Rozhajen kur flitej më shumë shqip, dhe vishej më shumë shqip se sa sot! Më duket se ajo e atëhershmja ka mbetur vetëm në kujtimet e mia dhe në mallin tim të pashuar!
Përshendetje atyre që u kujtuan ta hapin këtë temë! Përshendetje atyre që diskutojnë rreth kësaj teme!
Arta e dashur si te quajta une? Un thijesht thash se e ka gabim jo Malazezve por Shqipetareve qe jetojn ne Mal te zi, sepse edhe un jam nga Mali i zi..Postuar më parë nga ArtaG
Te pershendes
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Dardan flm per kete shkrim kaq te bukur edhe pse un i di keto gjera sepse jam nga Malesia por te flm qe i informove keta qe nuk jan nga ky vend...
Pershendetje!
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Qe një urim i sinqertë i imi për ato vise që i dua shumë! Njëriu urohet që të jetoj njëqint vjet, ndërsa qytetet, krahinat, shtetet, popujt urohet të kënë jetë të gjatë, e jeta e tyre nuk matet me jetë njerësish, pra me 100 vjet, por me mijëra vjet! Dhe unë i urova Malësisë shqiptare mijëra vjet jetë të gjatë! Dhe ajo pastë jetë të gjatë, ndonëse kjo mund edhe të mos pëlqej!Postuar më parë nga OO7
Të sharat tua më befuasuan por nuk më hidhëeruan, madje aspak nuk më hidhëruan, përkundrazi menjëherë kuptova se kush mund të fshihet pas 007.
Do të isha i nderuar po të isha "malok", sic do të më fyesh ti! Por, fatkeqësisht nuk jam!
Dhe një gjë dua ta tregoi. Sipas historianëve gjaku i pastër ilir është ruajtur pikërisht në viset malore, pra në Malësi. Malësia ka kuptim më të gjërë, ku përfshihen vise veriore të Shqipërisë dhe territori i sotëm i Malësisë (Malit të Zi, në një postim më lartë kam treguar se si emëri Malësi u kthye në Mal të Zi dhe në Crna Gora).
Afro 30 vjet më parë u botua një libër për Malin e Zi nga një Universitet i njohur në SHBA, ku theksohet se 80 për qind e malazezve ( pra malësorëve) janë shqiptarë (pra me gjene shqiptare janë edhe ata që sot e quajnë vetëm musliman,. edhe ata që sot vetën e quajnë malazez, madje edhe nëse këta të fundit me punë dhe vepra e kanë treguar vetën me serb se vetë serbët). Unë nuk e dij sa ka pasur të drejtë ai universitet amerikan, porse në ish Jugosllavi dhe posacerisht në Serbi ai libër ka hasur në shqetësime të mëdha, ka hasur në kritika të mëdha, ka hasur në sharje dhe fyerje të mëdha, pikërisht sikur ti më shanë mua sot!
Ju falënderoj për këtë!
Krijoni Kontakt