Bergman, regjisori qė dashuronte filmat dhe femrat
11/10/2010
Ingmar Bergman ėshtė njė nga regjisorėt mė tė mėdhenj tė kohės sonė dhe ėshtė shndėrruar nė njė mit, rreth tė cilit po sillet njė miniindustri e tėrė kinematografike e libreske etj. Pjesa mė e madhe tentojnė qė tė zbulojnė dhe zbėrthejnė marrėdhėniet e tij me aktoret mė tė famshme dhe mė tė bukura tė kohės, me tė cilat Bergmani solli nė jetė kryeveprat e tij. Harriet Anderson, Bibi Anderson, Liv Ullman, Gunnel Lindblom, Ingrid Thulin, Lena Olin dhe tė tjera, prej mjeshtrit tė madh u shndėrruan nė yje ndėrkombėtare, pėr shkak tė punės sė tyre me Bergmanin. Nė kėmbim bukuria e kėtyre femrave, inteligjenca, talenti skenik ndihmoi nė rritjen e audiencės sė filmave tė regjisorit suedez, puna e tė cilit doli dhe u vlerėsua pėrtej kufijve tė Suedisė. Por Bergmani ishte gjithmonė i pasionuar ndaj bukurisė femėrore, ndaj detajeve tė fytyrės, trupit, lėvizjeve. Ai pėrjetonte njė emocion shumė tė madh kur i fuste nė fokusin e tij dhe i bėnte pjesė tė botės artistike tė celuloidit. Sipas asaj ēka thotė njėra nga kėto aktore, Harriet Anderson, Bergmanit i pėlqente shumė qė ti quante bashkėpunėtoret e tij: Aktoret e mia tė vogla. Qė nė fillim tė karrierės sė tij, nė vitet 40, e deri nė fund tė saj nė vitet 60, gratė kanė dėshmuar marrėdhėniet klaustrofobike tė tij me seksin tjetėr. Ai donte qė tė ishte jashtėzakonisht pranė me aktoret e tij, i afėrt pėr ti mbėshtetur. Dikush e merrte kėtė sjellje si njė lloj manie, thotė Mai Zetterling, qė ka punuar me regjisorin e madh nė vitin 1940. Vetė Ingrid Bergman, bashkėshortja e regjisorit dhe legjenda e pavdekshme e Hollivudit, shpesh ndihej keq nga mėnyra e sjelljes sė bashkėshortit ndaj aktoreve me tė cilat punonte. Nėse dikush do tė kėrkonte njė shpjegim psikologjik pėr kėtė sjellje, pra pėr fiksimin e tij ndaj aktoreve, pėrgjigjja e parė qė vjen ėshtė ajo e marrėdhėnies sė tij me tė ėmėn. Mamaja ėshtė e bukur, ėshtė mė e bukur nga ēmund tė imagjinohet, mė e bukur nga Virgjėresha Mari apo Lilian Gish, shkruan Bergman pėr tė ėmėn nė romanin e tij autobiografik Fėmijėt e sė dielės. Ai e krahasonte atė me krijesėn mė tė bukur tokėsore dhe qiellore, njėherazi dhe pėr tė, tė gjitha aktoret me tė cilat kishte punuar, edhe po tė bėheshin bashkė nuk do tė mund tė arrinin bukurinė e sė ėmės. Nga fundi i karrierės sė tij ai bėri njė film tė shkurtėr dokumentar, Fytyra e Karinės nė vitin 1986, nė tė cilin rrėfente historinė e tė ėmės pėrmes njė pėrzgjedhjeje pamjesh tė marra nga albumi i familjes. Nė fotot e para, ajo shfaqet si njė grua mrekullisht e bukur, por nė pozat e mėvonshme ajo nis tė plaket dhe tė zbehet.
Devocioni i Bergmanit ndaj sė ėmės jo gjithmonė iu rikthye. Sė ėmės nuk i pėlqente gjithė ky adhurim dhe pėrpiqej qė tia frenonte kėtė ndjenjė edhe tė birit. Sipas ish-bashkėshortes sė Bergmanit, regjisori ishte gjithmonė nė kėrkim tė njė gruaje qė i kujtonte tė ėmėn, e cila do ti jepte stabilitetin dhe qėndrueshmėrinė pėr tė cilėn ai kishte nevojė. Regjisori pati marrėdhėnie me shumė bashkėpunėtore tė tijat. Harriet Anderson kujton teksa diskutonte me regjisorin pėr tė ardhmen e karrierės sė saj, se ai ishte shumė i dhėnė, por po aq i dhėnė ishte me tė gjitha aktoret qė bashkėpunonte. Bergmani nuk mund tė rrinte vetėm me njė lidhje, pa u ushqyer vazhdimisht me pjalmin e romancave. Njė mėnyrė e tillė jetese ndikonte dashje pa dashje edhe nė filmat qė bėnte Bergmani. Marrėdhėniet e tij dashurore ishin tė pashmangshme me karrierėn e tij. Jo mė kot u martua 5 herė dhe nė fund tė jetės kishte njė ushtri tė vogėl prej 5 ish-grash dhe njė tufė fėmijėsh, pėr tė cilėt kujdesej vazhdimisht. Njė herė nė muaj kisha caktuar njė ditė tė posaēme kur nisesha pėr nė postė pėr tu dėrguar paratė ish-grave dhe fėmijėve tė Bergmanit. Pėr kohėn ishte njė shumė e madhe, thotė njė ish-sekretare e regjisorit. Atė Bergmani e kishte marrė nė punė qė nė moshėn 17-vjeēare dhe fillimi kishte qenė shumė i vėshtirė. Bergmani kishte njė reputacion tė tmerrshėm. Bėrtiste dhe sillej si i marrė kur gjėrat nuk i shkonin mirė. Shpesh nuk ishte i lumtur dhe kishte probleme tė vazhdueshme me stomakun, qė ia prishnin humorin. Ka pasur njė periudhė nė krijimtarinė e Bergmanit kur kritika ka qenė shumė e ashpėr ndaj tij. Bėhet fjalė pėr mesin e viteve 50. Vetėm pas fitores sė Oskarit dhe disa ēmimeve nė Kanė, Bergmani nisi qė tė shihej dhe konsiderohej ndryshe. Njė nga shkaqet e pakėnaqėsive tė Bergmanit ishin edhe marrėdhėniet e tij jo tė mira me producentėt e filmave. Ata nuk e kishin shumė qejf natyrėn e tij dhe druheshin se filmat qė bėnte nuk do tė prodhonin shumė para. Por Bergmani ishte gjenial edhe nė mėnyrėn se si arrinte ti bindte producentėt dhe tua argumentonte se ku qėndronte thelbi i suksesit. Por ndaj aktorėve ai zakonisht ishte shumė pozitiv dhe dashamirės. Kjo, sepse mes tyre kishte njė ndjenjė respekti tė ndėrsjellė dhe ata e admironin pėrkushtimin dhe talentin e mjeshtrit, i cili jepte tėrė veten e tij dhe ngulmonte pėr pėrsosmėrinė edhe tė detajit mė tė vogėl. Shpesh marrėdhėnia mes aktoreve dhe regjisorit ishe njė marrėdhėnie mes tė dashurish, pra tė dyja palėt prisnin nga njėra-tjetra pėrkushtim tė plotė. Njė nga aktoret mė tė mėdha tė kohės, Bibi Anderson, u shpreh se ajo gjatė periudhės qė punonte me Bergmanin ndihej sikur ecte nė njė litar. Bergmani i pėlqen shumė njerėzit dhe sidomos bashkėpunėtorėt e tij qė vijnė me ide. Nėse nuk ka ide ai ndihet bosh e i vetmuar dhe nė kėrkim tė burimeve tė tjera tė frymėzimit, rrėfen Anderson. Ajo ēka e bėnte Bergmanin qė tė inatosej vėrtet, ishte kur aktoret e veta e braktisnin, pėr shembull kur mbeteshin me barrė. Lena Olin, e njohur pėr rolin e saj nė filmin Lehtėsia e papėrballueshme e qenies, u zu me Bergmanin pikėrisht pėr kėtė arsye. Kur Bergmani e pa shtatzėnė dhe me vėmendje tė shpėrqendruar, e humbi interesin pėr tė. Madje jo vetėm kaq. Ai u bė dukshėm armiqėsor. Nė autobiografinė e tij Bergmani shkruan fjalė nga mė tė mirat pėr Olin, megjithatė tė shumtė janė dėshmitarėt e shpėrthimeve tė jashtėzakonshme tė inatit mes tė dyve. Vite mė pas, kur Olin, e cila ishte zhvendosur me gjithė familjen e saj nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, dėshironte qė tė kthehej e tė bashkėpunonte me Bergmanin pėr njė film, pa nė takimin e parė njė armiqėsi tė jashtėzakonshme tek ai, ēka nuk e la qė tė vazhdonte ėndrrėn e saj. Aktoret, qė nė njėfarė mėnyre e kundėrshtonin, apo edhe e tradhtonin Bergmanin, e dinin mirė se ēdo tė thoshte tė ishe njė nga personat qė mjeshtri kishte inat. Harrit, pėr shembull, kujton se shpesh Bergmani, pas zėnkave tė tyre, i jepte role qė nė njėfarė mėnyre reflektonin ata tė dy, apo marrėdhėnien qė ata kishin. Njė tjetėr aktore, me tė cilėn Bergmani ishte i lidhur, ishte Liv Ulman. Pėr herė tė parė ai e takoi aktoren norvegjeze kur ishte pjesė e njė delegacioni nga Norvegjia, e cila vinte pėr tė vizituar studiot e filmit nė Suedi. Mė pas pa njė foto tė saj me Bibi Anderson nė sheshxhirimin e njė filmi nė vitin 1962 Sumer is Short. Ajo ēka i bėri pėrshtypje Bergmanit ishte ndryshimi i madh, por edhe tė pėrbashkėtat e jashtėzakonshme qė kishin me njėra-tjetrėn tė dyja aktoret. Ngjashmėria e tyre i dha idenė pėr filmin Persona tė vitit 1966, tė cilin ai e quan ndryshe edhe Sonatė pėr dy instrumente. Pėr Ulman bashkėpunimi me Bergmanin ishte i jashtėzakonshėm. Pėr herė tė parė takova njė regjisor, i cili diti tė mė nxjerrė nė pah tė gjitha vetitė e fshehura brenda. Bergmani kishte qėllim qė tė hynte shumė mė thellė nga sa ia lejonte profesioni nė jetėt emocionale tė aktoreve tė veta. Tė paktė janė ata regjisorė qė kanė pasur njė mani tė tillė, kaq kėmbėngulėse. Ai identifikohej me to dhe u jepte roleve tė interpretuara prej tyre tiparet dhe veēantitė e marrėdhėnieve qė kishin me tė vėrtetė. Kėto aktore ishin njėherazi pėr tė ekzotike dhe misterioze. Thuajse tė gjithė filmat qė bėri pasqyrojnė kėtė tipar tė veēantė tė krijimtarisė sė tij dhe mėnyrės sė bashkėpunimit. Askush nuk mund tė mohojė faktin se jeta personale e Bergmanit ishte njė lėmsh i vazhdueshėm. Kishte raste kur egoizmi i tij dhe inati befasonin dhe tmerronin dukshėm bashkėpunėtorėt, madje edhe aktoret e tij mė tė dashura. Pėrmes filmave tė tij ne mėsojmė shumė pėr karakterin kompleks qė kishte, pėr problemet me taksat, me flirtet, me dashuritė e tradhtitė. Kjo njohuri nuk ia heq statusin prej artisti tė jashtėzakonshėm. Ato thjesht e bėjnė atė mė njerėzor.
shqip.
Krijoni Kontakt