Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Deputetët e PS-së do të padisin administratën e Kuvendit për pagat

    Deputetët e PS-së do të padisin administratën e Kuvendit për pagat

    Shekulli Online

    | 12/10/2010


    TIRANË- Mandati i deputetit Ilir Beqja dhe pagat e deputetëve të Partisë Socialiste ishin dy çështjet kryesorë që u diskutuan sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së. Pas kërkesës nga mazhoranca për heqje të imunitetit të deputetit Beqja, mandati i tij do të diskutohet të Premten në Këshillin e Mandateve ku pritet që deputeti socialist të lexojë një material mbrojtës të kosultuar me juristë dhe disa prej hartuesve të kushtetutës, përfqësues të PS-së. Ndërkaq një tjetër cështje e diskutuar sot në grup ishin edhe rrogat e deputetëve të PS-së. Deputetët theksuan se do të ngrenë padi ndaj administratës së Kuvendit, pasi kjo e fundit me urdhër të kryetares Topalli, ka bërë ndërprerjen e pagës për momentet kur ata pas diskutimeve largohen nga salla dhe nuk marrin pjesë në votimin e ligjeve.





    ***



    -

    sa te qut kta bllokqenet..
    len bosh karriket e paret i duan..

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Mos u ngopshin keta qe jane bere si ato shushunjat qe vetem gjak duan te pijne .

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Sa shumë ligësi që ke në shpirt ore brari (K.L)
    Pse mundohesh ti interpretosh gjërat ashtu si ta ka qefi ty ?
    Çështja shtohet fare thjesht "SHEKULLI" ka botuar dy lispagese të muajit shtator për dy deputet të Kuvendit, njëri i opozitës dhe tjetri i pozitës, konkretisht deputeti i opozitës Arben Ahmetaj dhe deputeti i pozitës Leonard Demi.
    Tabelat e pagesës për muajin shtator janë nxjerë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe për të njëjtat ditë pune për të dy deputetët rezultojnë paga të ndryshme.
    Konkretisht për ditë pune 22 zoti Demi paguhet me 121,731 lekë kurse zoti Ahmetaj paguhet me 93,927 lekë përafërsisht me 30.000 lekë të reja më pakë.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    demi o stasi ka ndejtur mbi kariken e kuvendit e ka bere punen qe ja ka ngarkuar votuesi. pra diskutime ligjesh e miratime ligjesh qe i duhen shqiperise. kurse keta bandillet e ps-se kan ryre e dale ne kuvend sipas porosive qe u jep nga bunkeri shoki edvin me celular. kete ti e di besoj me mir se une. e po rroge per karriket bosh nuku jep shteti o stacion stalinizmi. keshtu mo kl.

    ---

    OPINION
    Thagma/ 21 miliarderët e PS-së ankohen për rrogat, s’kemi bukë për fëmijët
    13-10-2010 / Redaksionale


    Janë të çuditshëm këta socialistët e rinj. Në Parlament shkojnë për të shartuar ditët e qeverisë me hartime dhe nuk votojnë asnjë ligj, bile braktisin seancat si ma do dhe pastaj qahen dukshëm për vonesa në dhënien e rrogës. Padyshim që rroga duhet dhënë korrekte por, edhe deputetët duhet me qenë korrektë me institucionet parlamentare, duke mos i fyer me papërgjegjshmëri. Revoltimi i tyre përkundrejt punës së tyre në kuvend është katërcipërisht i padrejtë. Pse? Sepse s‘kanë aq orë pune në parlament për të legalizuar një qëndrim kaq infantil.
    Merret me mend se moralisht është i drejtë koncepti kapitalist “pa punë - pa para”. Dhe në rastin e socialistëve, të cilët as votojnë një ligj, përderisa nuk angazhohen në institucione e nuk janë të pranishëm në punimet e Kuvendit, është mëse normale mospagimi i tyre. Sepse një mjek, një polic, një elektricist, pra një buxhetori që merr raport apo s’shkon në punë, nuk i paguhet dita e punes, atëhere përse këtyre që munguan për 6 muaj me radhë dhe kanë qëndrim të kushtëzuar me detyrimin e tyre përpara sovranit dhe njëkohësisht taksapaguesit të ankohen publikisht se iu është bërë një padrejtësi? A nuk duhet të ankohemi ne qytetarët që paguajmë taksat një më një për këtë sjellje amorale? Besojmë se po! Një ilustrim i problemit: një punëtor llaçi në firmat e ndërtimet të kartelit të pallateve në Tiranë, jo vetëm që s’është i siguruar, por lekët e punës i merr pas 3-4 muajsh.
    Për këtë shkelje flagrante të ligjit duhet të interesohen socialistët, pasi e Majta në të gjithë botën mbron të pambrojturit si ideologji dhe jo paratë e xhepave të tyre. Është krejt banale që miliarderët e PS-së, të përmendim veç disa kokrra si Fidel Ylli, Sadri Abazi, Tan Gaçi, Valentina Leskajt, Dash Peza, Fatmir Toçi, Gim Leka, Ilir Beqja, Shega Ligori, etj, të kërkojnë sot rrogën me aq zell. Makutëria e tyre për para publike është në proporcion të zhdrejtë me punët e tyre. Këta deputetë edhe pse super të pasur ushtrojnë presion, me padi penale, me padi civile, për të shtuar të ardhurat e tyre.
    Vendimi i grupit parlamentar socialist për të hedhur në gjyq administratën e kuvendit është një vendim qesharak, çka dëften se këta deputetë interesohen më shumë për xhepin e tyre sesa për të votuar, për shembull Gjykatën Administrative. Uniteti i qëndrimeve socialiste për të mbrojtur kontot e tyre bankare dhe shokun Ilir Beqja, nga përndjekja ligjore pasi ka shkelur Kushtetutën duke përvetësuar para publike.
    Më të pasurit e Ballkanit, të cilët pronat e tyre i kanë të paidentifikuara dhe të vëna përmes dhunës, grabitjes dhe hileve fiskale po bëjnë presion administratës së kuvendit për rrogat e tyre.



    ...

    Komente

    asht e vertete qe nuk kane buke. Buken e kane harrue, pasi femijte e tyne hajne vetem cokolata. Marcel Lacaj Lezhe
    Postuar nga Marçel ne daten 13-10-201

    .

    55
    .

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Kur nuk ke se ç'far të thuash i referohesh vetëm plehrës më të pa turp që ka Shqipëria, gazetës 55.
    Nuk më thua o njëri gjeni si u matka me orë dhe me sekonda puna e deputetit?
    Deputeti ose e ka ose nuk e ka ditën e punës dhe kur Kuvendi nxjer tabelat e pagave për çdo deputet dhe për numër të njëjtë ditë pune rezultojnë paga të ndryshme, këtë vetëm ju "gjenitë" mund ta përktheni.
    Më shuaj një kuriozitet, në cilën organizat bazë të partisë punës të ka prerë shpata djathtas e majtas në kohën e Dullës?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •