Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Krejt kundër LDD-së


    Krejt kundër LDD-së

    Numri i anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Dardanisë që punojnë nëpër institucione qendrore dhe lokale po rrudhen çdo ditë. Ata që u rezistojnë presioneve largohen, derisa të tjerët detyrohen të ndërrojnë parti. “Do vish në partinë time, apo nuk do të jesh më në punë”, kjo është strategjia që sipas anëtares së LDD-së, Besa Gaxherri, po ndjekin partitë më të mëdha ndaj këtij subjekti.

    Presionet më të mëdha, sipas saj, vijnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Qëllimi, sipas saj, është i qartë. “Çdo lloj shantazhi bëhet ndaj LDD-së që ta shkatërrojnë këtë subjekt politik”, shton ajo.

    Numri i atyre që janë larguar nga administrata qendrore dhe lokale, sipas Gaxherrit, është mbi 79. Rasti më i freskët është në Komunën e Prishtinës, në Ministrinë e Shërbimeve Publike dhe në Komunën e Vitisë.

    Sabile Pllana, para dy viteve, ishte suspenduar nga kryetari Isa Mustafa. Pas ankesës që kishte bërë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, ajo kishte fituar të drejtën që të kthehet sërish në punë. “Obligohet kryetari i Komunës që në afat prej 15 ditësh nga disa e pranimit (07. 07. 2009) të këtij vendimi ta kthejnë ankuesen në vendin e punës”, kështu thuhet në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

    Megjithëkëtë, kryetari Isa Mustafa nuk ka respektuar këtë vendim dhe e ka dërguar këtë çështje në Gjykatën Supreme të Kosovës. Ajo pritet të vendosë për fatin e Pllanës dhe shumë punëtorëve të tjerë.

    Por, nuk është vetëm Mustafa që nuk ka respektuar vendimin KPMK-së. Edhe Ministria e Shërbimeve Publike në kohën kur ishte Melihate Tërmkolli ministre ka suspenduar nga puna punëtoren Jeta Rafuna. Edhe në këtë rast, KPMK-ja ka kërkuar që ajo të kthehet në vendin e saj të punës, por as në këtë rast nuk ka ndodhur.

    Edhe në Komunën e Vitisë, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, është larguar një punonjëse e Komunës. Edhe në rastin e Zymrije Salihut, KPMK-ja ka marrë vendim për rikthimin e saj në vendin e punës, por as në Viti kjo nuk kishte ndodhur.

    “Nuk po ndodh prej dje ose sot, por po ndodh tri vjet me radhë. Prandaj, LDD’ja nuk është në një situatë të lehtë, sepse partitë e tjera në pushtet bëjnë edhe këso lloj shantazhesh, edhe këso lloj përjashtimesh. Kjo është e papranueshme”, shton Gaxherri.

    Për këto diferencime, ajo akuzon LDK-në dhe PDK-në. Në LDD tashmë kanë filluar të mbajnë shënime për njerëzit që po largohen nga puna, sipas tyre, për motive politike.

    “Unë ju garantoj që numri është me i madh se 79 persona. Në radhë të parë, para tri vjetëve kur jemi shkëputur nga LDK-ja, kanë reaguar me krejt forcat dhe ku kanë mundur, i kanë larguar aktivistët tanë. Tash po bëjnë edhe përjashtime edhe shantazh”, thekson ajo.

    Astrit Haraçija nga Lidhja Demokratike e Kosovës përjashton raste të tilla. Por, pranon se edhe brenda LDK-së mund të ketë njerëz që bëjnë diçka të tillë. “Nuk ka mal pa thi”, thotë shkurt Haraçija.

    Por, ai thotë se këto dy subjekte politike në vend se të përçahen, është mirë të bashkohen.

    “Ne i llogarisim njerëzit e LDD-së si të jenë të LDK-së dhe pres që shumë shpejt ata t’i bashkohen LDK-së. Kur kemi mundur të bëjmë koalicion me AAK-në dhe PDK-në, qysh mos të bëjmë ne me shpinë tonë. Janë pjesë e shpisë sonë. Sa më shpejt të bashkohemi që mos të lëmë të na shfrytëzojnë as PDK’ja, e as AAK-ja”, thotë ai.

    Edhe Blerand Stavileci, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se akuzat e LDD-së janë arsyetime për dështimet dhe rënien e tyre politike.

    “Përkundrazi, PDK’ja edhe në nivelin qendror edhe në nivelin lokal në komunat që qeveris, për herë të parë në Kosovë e kanë dhënë provimin e korrektësisë. Asnjëherë nuk ka pasur përzierje në administratë përkatëse. Siç janë aplikuar praktikat në të kaluarën, kur njerëzit kanë pësuar për shkak të përkatësisë politike”, vlerëson ai.

    Ndërsa, Ernest Luma, zëdhënës i AAK-së, thekson se kjo parti ka mirëkuptim për të gjithë nëpunësit që janë të angazhuar në pushtetin lokal, pavarësisht ngjyrave dhe dallimeve partiake.

    “Me këtë rast, nuk është faj i AAK-së, fakti që njerëzit e Lidhjes Demokratike të Dardanisë gjithnjë e më shumë po e gjejnë veten te koncepti politik i AAK-së”, shton ai.

    Të hënën, në një intervistë për Express, lideri i LDD-së, Nexhat Daci ka kritikuar ashpër presidentin Fatmir Sejdiu, kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, se kanë vendosur ta copëtojnë LDD-në.

    “Mendoj se është një turp i madh i këtyre partive që po mundohen ta shfrytëzojnë mungesën e ligjshmërisë në vend për t’i trafikuar mandatet. Ata, në veçanti, u janë gjuajtur deputetëve të partive që nuk kanë shërbime informative apo ushtarake të veta”, ka deklaruar Daci.

    Ai, më pas, ka sjellë shembuj konkretë. “Presidenti i Kosovës, i cili mban funksionin e ngrirë të Kryetarit të LDK’së, po i thërret në konsulta sekrete në Presidencë deputetët e LDD’së dhe AKR’së, sepse deputetët e partive të tjera nuk ka kurajo”, ka deklaruar Daci.
    Ngjashëm si Sejdiu, sipas Dacit, po vepron edhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili thuhet se u është afruar disa deputetëve të LDD’së me ofertën që të kalojnë në partinë e tij, LDK. “Nuk do të kisha dashur të merrem (me Isa Mustafën). Por ka faktografi të gjallë. Është shumë e vërtetë që është marrë me këto gjëra”, ka deklaruar Nexhat Daci.

    Çka është Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës
    Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës (KPMK) është i paraparë në aktin më të lartë Juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 101.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton “Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil, siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    FUNDI I LDK-se


    Nga të këqijat më të mëdha të politikës dhe mendësisë se LDK-se gjatë viteve të kaluara në Kosove, është se përfaqësuesit e saj vraponin të drejtojnë gishtin mbi te tjerët. Duke i shpallur fajtorë dhe shkaktarë për mos sukseset e tyre sapo ato ndodhnin. Kështu ndodhi për fat të keq edhe me luftën çlirimtare ne Kosove,ku lideri tyre I.RUGOVA, nuk pushonte duke etiketuar dhe akuzuar bijtë dhe bijat e kombit me lloj-lloj shpifjesh dhe akuzash duke kërkuar ndihme nga Serbia dhe nga ndërkombëtaret e asaj kohe jo për te larguar fashistin serbomalazez por për te përmbytur Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës e te bekuar nga vet Zoti . Për atë zhargon ultësirash te asaj kohe ka shume e shume për tu thene dhe shkruar, por për hire te lexuesve të këtij artikulli po përpiqem qe te jam sa me i kjart dhe i shkurt për te rrumbullakuar bindjen time prej përvoje disa vjeçare. Fundvitet e 80-ta dhe fillimi i viteve te 90-ta ishin vite te përgjakshme ne Kosove,si çdoherë ne Historinë tone. Por me dallime nga historitë e kaluara te popullit tone. Dallime këto ne njërën ane sukseseve për nga orientimi ideologjik,pra me formimin e partive demokratike-pro perëndimore,dhe dallimi tjetër ishte jo i natyrshëm qe sfidave dhe proceseve te lirisë ju printe populli e jo siç do te duhej liderët! Fillimvitet e 90-ta u formua LDK-ja, nëse nuk gabohem u formuan edhe dy apo tri parti tjera ne Kosove,te regjistruara me myhyrin e Serbisë se Millosheviqit.

    Në ultësirën e atyre taborëve u inkuadruan I madhe dhe I vogël,qytetar dhe fshatar,politikan dhe gazetar,prifter dhe hoxhëllar me një fjale ishte eufori e llojit te vet. Për nga shikimi i pare u krijua një baze e shkëlqyer për arritjen e synimeve Kombëtare. Por fatkeqësisht ato taborë pluraliste u kontrolluan nëpërmjet LDK-se nga armiku serbomalazez,qe e mbanin Kosovën ne vazhdimësi te sunduar fare lehtë. Mire por nga mos funksionimi i tyre apo nga vendnumërimi i tyre filluan qarjet e para qe ju priu i madhi dhe vigani I qeshjes shqiptare UKSHIN HOTI,për te cilin edhe sot e kësaj dite nuk dihet për te,me e keqja as qe interesohen institucionet për fatin e tij. Kjo sipas mendimit time quhet tradhti,tradhti ne vazhdimësi te cilën e filloi apo goditjen e pare e pat pësuar nga Rugova dhe sejmenët e tij tradhtare. Pra Millosheviqi arriti qe nëpërmjet sateliteve-Rugova&CO te denonconin dhe injoronin dhe pushkatonin te gjithë intelektualet,patriotët dhe te gjithë ata qe mendonin ndryshe, te i etiketonin,te i izolonin,e ne fund te i burgosnin neper kazamate serbosllave.Pra u krijofshin fushata te llojit vet nga lideri i LDK-se,meqë kishte arritur qe te gjitha shtresat te i kontrollonte,te kontrollonte qofshin ata intelektual,politikan me përjashtime te vogla qe nuk pranuan nënshtrimin siç ishin i madhi UKSHIN HOTI,BACA ADEM,QOSJA,me vone shume me vone grupi i te burgosurve politik,siç ishin KOSUMI,HYSENI,HAJRIZI e tjerë,por qe ne vazhdimësi u thumbuan nga grejzat e RUGOVES.Rugova e kishte edhe te lehte qe te i pushkatonte kundërshtarët,meqë atë bote kishte dore mbi çdo cep te shoqërisë se Kosovës , politikanë dhe gazetarë të medieve të ndryshme u rreshtuan ne taborin e quajtur LDK,në llogore te Rugovës,fatkeqësisht ato grupime nuk u orientuan për te kontribuar për kombin,por për të sulmuar njëri–tjetrin! Pra behej lufte për brenda shoqërisë kosovare. Ne vend qe shoqerin te e drejtonte drejt Lirisë dhe rrugëve te mbara Kombëtare ai luante rolin e meritokracis,poltronizmit,paternalizmit dhe destabilizuesit ne sheqerin tone. Qe për fate te keq po ndodhe edhe sot nga te njëjtit - LDK-ja Sërish për fat të keq,duke krijuar një atmosferë dhe klimë të ndjerë dhe aspak të nevojshme për momente delikate që po përjeton vendi. Por, duke qenë i bindur se nuk është as e para dhe as e fundit nga destabilizuest e LDK-se qe vuajnë nga nostalgjitë e kuqe te Tito-Milosheviqiane-Jugosllave dhe kompleksi i mazhorances. Qe ende e kane hale ne sy Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës,duke mos u pajtuar me konkurrencën e vërtete parlamentare,duke mos mundur te pajtohen me rezultatet e reja ne politik bërjen e Kosovës,vazhdojnë qe herë te rrahën mesvete-QARJA E FUNDIT E LDK-se,e here duke imagjinuar atentate dhe atentatorë,për te u shitur si i rendesishem ne opinionin,pra duke mos mundur te zgjohen nga halusnacionet e mërive politike ne sheqerin tone. Ne vende se te rreshtohen gjithë se bashku,për Interesa te atdheut dhe shoqërisë se hutuar dhe tepër keq-tallave e orientuar E që këto dukuri te këqija dhe fare te shëmtuara kanë ndikim shume te keq në opinionin kombëtar por dhe ne atë ndërkombëtare. Mendoj se është koha fundit e lindjes së një filozofie te re politike si një njohuri më racionale të menduarit kolektiv, në traditat tona shqiptare,te dominojnë vlerat,te krijimit te një sistemi gjithëpërfshirës, organizativ,i cili duhet funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të kësaj kohe,por edhe te gjitha kohërave ne fjale, mendoj se kishte për te dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria jone.

    Pikërisht përmes një sistemi mire te përpiluar, që në shkencën tone të sotme duhej te njihet si “perioda e vetëdijesimit kolektiv apo shoqërive tona. Duke krijuar pjekuri dhe sqarime meritore te ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive ligjore,duke shfarosur bastardimet dhe fenomene të ndryshme qe ka kapluar sot sheqerin tone.

    Mendoj se ka perënduar koha e bajraktarizmave apo individëve,ka perënduar koha qe partia ti rregullon te gjitha bile edhe te menduarit mundësisht... ka përfunduar koha e përpjekjeve partizane...

    Mendoj se fatkeqësi dhe tragjeditë qe po përjeton populli ynë shqiptar ne Kosove,me siguri qe kane emër dhe mbiemër,me siguri qe një dite jo vetëm organet kompetente e një qeverie te pastër,një qeverie vërtet e popullit,një qeverie qe me demoseshmeri do te vi një dite,jo e korruptuar,jo e inkriminuar dhe e mbeshtjellur ne krime nga me te ndryshmet do te dënohen keq dhe pa mëshirshëm.

    Mendoj se nuk do te shkohet gjate me kështu qeverisjesh sejmenësh,mendoj se ka ardhur koha e një qeverie vërtet e popullit qe vërtet i mbron interesat e popullit dhe vetëm te popullit. Qeveri kompetente,qe do te beje analizën e kësaj situate te mjere dhe shkaktaret qe çuan popullin ne ketë mjerim do te përgjigjen para ligjit.

    Ne pah do dalin edhe zhvillimet tjera politike,te cilat sot stimulohen nga pseudopatriotët dhe qanaklepirsat e nderkombetarve. Sipas mendimit time këta hileqar,qeveritar te sodit nuk dallojnë me ata te shkuarit e viteve te 50,60,70,80 90-ta! Nuk dallojnë për nga shërbimet e tyre ndaj sunduesve te atëhershëm jugosllav e tani ndërkombëtare,për te gjunjëzuar popullin shqiptare.

    Pa dashur të pozicionohem në taborin e askujt,pa dashur te mbroj aske por gjithnjë sipas bindjes time e gjitha kjo marri e llojit te vet ne politiken Kosovare është vazhdimësi e rrugës se moti e nisur nga LKJ- LDK-ja e cila vite me radhe e mjeroi popullin duke e keqpërdoruar dhe vjedhur. Ne ketë rruge tani te infektuar edhe te tjerët e ndjekin dhe vazhdojnë ende te e ndjekin pa fare turpi!!! Duke harruar çdo gjeje te bukur te kombit,duke harruar betimin dhe gjakun e atyre e qe ne emër te tyre fituan dhe vazhdojnë te thirren! Duke shitur çdo gjë te shenjt te Kombit! Sipas mendimit time, kjo që po ndodhe nuk mund të ketë emër tjetër për pos LDK dhe CO Ndaj dhe këmbëngulja e tyre qe te mos ikin nga skena politike edhe pas dënimit te tyre me votën e popullit,flete shume qarte për destruktivitetin e tyre!...



    FUNDI I LDK-se



    Mendoj se edhe ato parti qe pranuan koalicion me LDK-ën qoftë AAK-ja qoftë PDK-ja, jo vetëm që nuk patën rezultate, por përkundrazi,ju shkaktua të dyjave pra edhe AAK-se edhe PDK-se një hendek i madh me te madhin ndoshta për te mos thëne i pa fund...Nga ana tjetër, përpjekjet e LDK-se për të fishkelluar qeverinë në përpjekjet e saj për të përballuar situatën e krijuar,duke mos e pranuar ramjen dhe krizën e tyre për brenda por dhe jashtë po krijon efektin e kundërt te qytetarët,në gjithë vendin.

    Së pari, duket qartë se sulmi I LDK-se nuk ka për shënjestër ndonjë program për te mirën e popullit, por Thaçin dhe njerëzit e tij në qeveri. Zgjedhjet ishin dhe janë rasti që LDK-se ju mundësua te derdhe gjitha energjitë negative…duke mos kursyer edhe fyerje dhe ofendime personale ndaj njerëzve te PDK-se,ne qeveri,duke harruar se ende janë pjesë e qeveris Thaçi. Një logjikë e thjesht e pranon si të vërtetë atë që përjetuam të gjithë; që nëntori,dhjetori dhe janari ishin muajt dhe ditët e tyre të fundit u shoqëruan me një klimë të çuditshme; vapove te larta qe he për he shkaktuan edhe qarjen e koalicionit qeveritar. Kjo nuk zhvesh nga përgjegjësia askënd që mund të jetë fajtor, por nisur nga kjo dhe nga deklaratat zyrtare të sulltanëve te LDK-ës nuk le ndryshe te kuptohet se vetëm Panik e te përmbyturve ne pafundësi…! LDK-es dhe njerëzve të tyre për të drejtuar gishtin qeveris, tregojnë realisht smirën e madh që ka LDK-ja ndaj PDK-es dhe gjithë atyre qe identifikohen me lüften çlirimtare. Pra edhe tani sikur atëherë kur shkrepen pushkët e lirisë kryetari dhe e tera nomenklatura e LDK-ës ishte shqetësuar nga frika e humbjes se pushtetit dhe përgjegjësive. Nuk arrinin te pajtohen qe te ndajnë pushtetin e rehatshëm mire te koordinuar dhe kontrolluar nga Beogradi. Për të vërtetuar këtë mjafton të përmendim rastin Bllaca&CO i cili ishte një kurdisje për shpërthim ne momentet me kritike te vendit tone,ishte një moment që mund të shfrytëzohej nga opozita e përçarë,për t’u rigrupuar kundër qeverisë.Por fale vetëdijes se opozitës dhe syqeltesise se AAK-ës nuk ndodhi me e keqja qe ishte ne Beograd e gatuar për te u shitur ne Kosovë nëpërmjet njerëzve te LDK-ës qe dikush mund te thotë jo nuk ishin te LDK-ës por te LDD-ës e qe ne realitet janë një brumë. Pra një aksion në fakt që u iniciua nga jo shqiptaret e LDK-ës tani e ndare me LDD,ishte mire i gatuar ne Beograd,e qe u nxjerr ne treg nga shqipefolsat jo shqiptar,qe për avokat kishin dhe vazhdojnë te kenë EULEX-in,qe sipas mendimit time ende nuk është fundosur definitivisht aje far farsë-plani-skandali i Beogradit,ende EULEX-si po vazhdon te prodhoj fakte për ta justifikuar Beogradin për krimet e bëra-kinse nesh ja paskemi ber njeri tjetrit. Unë dyshoj se nëse nuk arrihet te menaxhohet situata ne shoqrin kosovare do te ndodhemi se shpejti para një konflikti fillimisht nder shqiptare ndërsa me pas lufte me Serbinë te mire përpiluar nga sponsoret pro serb ne BE,plan ky mire i financuar nga kisha dhe lobi ortodoks,por mire i financuar,qe fillimisht ka zanafillën ke zvicerjanja DEL PONTE dhe DICK MARTY,qe te dy te paguar nga lobi serb dhe ortodoks ne Zvicër i cili është shume i fuqishëm materialisht ,meqë kontrollojnë Drogën dhe prostitucionin e atjeshëm dhe kudo ne Evrope...

    Qe te dy te me larte cekurit njihen si pro serb dhe antishqiptar te fuqishëm! Ne vallen e tyre kuptohet se ka edhe akter te tjerë nga politika e BE-se Qe dita ditës po vërehet se shqiptaret po injorohen dhe po neperkemben si ne te kaluarën e historisë se tyre,nga Evropa!!!



    Lufta mundësi reale ndoshta model evropian!?


    Lufta megjithatë jo vetëm qe mund të shpërthejë,por do te shpërthej, jo për shkaqe ideologjike, që shpesh ne histori kanë qenë vetëdije e deformuar për balle realiteteve, por për shkaqe të interesave jetike: Njëra është se: çështja Kombëtare nuk është zgjidhur as në segmentet e veçuara, dhe as në tërësinë e saj. Ne anën tjetër:serbët janë të bindur se ruajtja e integritetit territorial të Serbisë është interes jetik i tyre. Shpërbërja e Jugosllavisë, e reduktoj Serbinë në kufijtë e tanishëm të asaj që sipas tyre,quhet Serbi e ngushtë, kurse një pjesë e mirë e popullatës serbe ka mbetur jashtë Serbisë dhe do ta fitonte statusin e pakicës kombëtare,ne përjashtim te Kosovës dhe Bosnjës. Serbet si komb i krishterë, ngadhënjimtar (fale vëllait te madhe Rusisë)i Luftës së Dytë Botërore, me shpërbërjen e Jugosllavisë po dine mire te e luajnë rrolin e viktimës dhe ndjenjës se të dëmtuarit dhe kompensimin për këtë dëmtim doemos do ta kërkoj te popullata jo e krishterë, tek myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët. Strategji kjo e përkrahur edhe nga BE-ja,qe mire e shohim se fundi me paketën Ahtisari,pakon e Bann ki moon,liberalizimin e vizave shengen dhe dyert e hapura ndaj Serbisë për çdo eventualitet...! Ndërkaq, shqiptarëve ju kane mbyllur dyert e Evropës përfundimisht,ne njërën ane,ne anën tjetër,vendet fqinje,Maqedonia me vone me siguri edhe mali zi, edhe Serbia, arritën te ju grabisin territore ne emër te fqinjësisë se mire ne shikim te pare,e ne thelb janë shkëmbim interesash personale te partive politike lexo LDK, ne krye me përkthyesin e Rugovës (Skënder Hysenin)përpjekje këto për t\'ua kontestuar shqiptareve kontributin në Histori,siç dihen ne politike këto pra si popull jo historik-jo konstituiv.Pra vija këto konspirative dhe eklatante ndaj shqipetarve! Edhe pse për nga mbamendja e historisë populli shqiptar është dhe janë populli i vetëm realisht i dëmtuar qysh nga sundimi osman dhe përfundimi i luftërave antiturke në Ballkan. Por ashtu sikurse edhe sot Evropa te ndikuar dhe frikësuar nga krahët e fuqishme ortodokse-sllave na mohuan dhe gjunjëzuan si popull. Evropa ne histori gjithemon na i mbylli dyert,duke na len përjashta ne mëshirën e shtrigave te Karpateve!... Shqiptaret me provim të dhënë të pjekurisë historike dhe politike, shpallën Republikën e Pavarur te Kosovës dhe i deklaruan hapur qëllimet e veta politike. Si gjithemon ne Histori shqiptaret nuk u treguan ekspansioniste,por për kundrazi shqiptareve ju imponuan pakete ligjesh dhe rregulla qe ne Histori kurrë nuk kane ndodhur me pare. E qe në thelb të këtyre paketave qëllimkëqija nuk qëndron vullneti dhe verdikti i popullit shqiptare,por qëndron ekspansioni dhe lakmia serbe për tokat e huaja, por gjithnjë ne histori te ndihmuara nga Evropa për t\'u kompletuar si komb i Evropës,ndonëse i ardhur vone nga Karpatet diku rreth shekullit 6-7. Është për te mos u falur kurrë Evropës qe tani pati rastin e riparimeve ne histori ndaj shqiptareve,ishim fuqishëm te bindur qe tani Evropa ka për te zgjedhur rrugën e se drejtës historike dhe morale ndaj shqiptareve,qe duhej te rezultonte me përkrahje te bashkimit te shqiptareve ne një shtet te quajtur Shqipëri. Me përkrahjen e kësaj të drejte te natyrshme, Evropa do të duhej ta jepte provimin. E jo te na afron karem paketash ahtisahresh... Këto lojna dhe dredhi politike nuk kane karakter zgjidhjesh,por këtu janë paraprije te luftërave te reja... Unë mendoj Nëqoftëse diçka nuk është e ndaluar, ajo është detyruese... këtu mendoj për luftën.

    Pas gjithë atyre katrahurave gati 100 vjeçare serbosllave mbi shqiptaret dhe gjenocidit etnocidit,urbanocidit te luftës se fundit ne Kosove është tepër injoruse dhe shume poshtëruese te ju afrohet shqiptareve karem paketash ahtisariane...A vlejnë vallë të drejtat njerëzore, parimet demokratike dhe e drejta popujve për vetëvendosje, për të gjithë popujt e saj njësoj apo mos vallë na qenka e drejt ekskluzive vetëm për popuj sllavo-ortodoks!? Populli shqiptar u nis dhe vazhdon te niset nga besimi i plotë se është popull i Evropës, njëri ndër më të vjetrit, dhe se parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për të. Në këtë mënyrë, tashmë është në provë e sipër kriteri religjioz, kaherë i njohur, por duke e pa ndoshta gabimisht si te harruar, në përcaktimin e statusit popujve të Evropës.
    Historia e Evropës së bashkuar,me doemos do të duhej ta rishikon qëndrimin ndaj shqiptareve,nëse dëshiron stabilitet dhe paqe ne gjirin e saj. Stabiliteti i Evropës varet ekskluzivisht nga fakti se si do të zgjidhet ky problem, pra pikërisht ai i shqiptarëve. Ndërkaq, nëse Evropa dëshiron zhvillim dhe civilizim te hovshëm,duhet përballuar dhe pranuar kriterin religjioz te popujve,në përcaktimin e statusit të popujve, nga mënyra e zgjidhjes së problemeve ekzistuese e jo animeve religjioze,than shkurt nëse Evropa nuk i shikon problemet ekzistuese me sy te pastër,atëherë Evropës ne te ardhmen nuk i mbetet tjetër për pos qe sytë e saj, te i shfrytëzon për te vajtuar...

    Gjermani 17 Janar 2010

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    63

    ??????

    Qyka qenka mbush vnere, po serish paska vjell vetem me njeren mushkeri, e tjetren nga mosguximi e paska lene qe ti pelcas me vone!!!

    Une sa po shof, nese LDK-eja e ka fundin, ateher e ka populli shqiptar.

    Vnerin qe e hodhe ne keto dy tema apo dy parti, me tepr po i perngjajne asaj te kaluares se thene;

    "Nga pamundesia qe diq ti beje gomarit, po i sjell pa hak samarit"!!!

    Fundja asgje nuk perkon me realitetin.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    A kishte konflikte interesi midis binomit
    Rugova-Bukoshi ?!


    Më 19 tetor 1991, u themelua „Qeveria e Republikës së Kosovës“ dhe kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, për kryetar të saj emroi mjekun Bujar Bukoshi. Kjo “qeveri” në vend se të veprojë në Kosovë, ajo mori ikën dhe u përqëndrua në Gjermani e Zvicër. Kryeministri i ekziluar Bujar Bukoshi, pas vendosjes në qytetin Ulm të Gjermanisë nis punën për themelimin e të ashtuquajturit ”Fondi i Republikës së Kosovës”, që shpesh herë quhej si “Fondi i 3 %”, apo edhe si ”Fondi i Bukoshit”. Xhirollogaria e parë e këtij fondi do të hapet më 26 nëntor 1991 në Gjenevë nga z.Xhafer Shatri ish-ministër për informim në qeverinë Bukoshi, për të vazhduar pastaj në Gjermani – Ulm e në vendet tjera të Evropës, në SHBA e gjetiu.



    Fillimisht kontribut të veçantë në formimin dhe forcimin e këtij fondi dhanë degët e LDK-së në Gjermani, Zvicër, Austri, shtetet e Beneluksit etj, mirëpo nga viti 1995 kur plasi konflikti për shkaqe interesi politik e financiar në mes Rugovës dhe Bukoshit, shumica e degëve të LDK-së të prirë nga dega e Gjermanisë, filluan ta bojkotojnë këtë fond. Deri sa mbretëronte kjo gjendje konfliktuoze (kjo zgjati deri 1998), Dega e LDK-së në Gjermani, do t´ju bëj thirrje mërgimtarëve që mjetet e grumbulluara me destinim për Fondin e Qeverisë së Kosovës, të derdhen në “Fondin e Achenit“, i cili administrohej plotësisht nga LDK-ja.

    Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova!

    Qeveria e Kosovës në exil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherë nuk hezitonte të thoshte se kjo qeveri “është një qeveri sa për sy e faqe”. Gjatë viteve 1995-1997 marrëdhëniet ndërmjet „presidentit“ Rugova në Prishtinë dhe „kryeministrit“ Bukoshi në Ulm të Gjermanisë (aty e kishte selinë Bukoshi) u acaruan në përmasa shqetësuese, për shkak të mosrespektimit dhe injorimit të Qeverisë nga ana e Rugovës dhe degëve të LDK-së në Gjermani etj. Në të vërtet epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte çëshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenë i injoruar nga Prishtina, një kohë ia bllokoi të gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit të tij politikë, i cili abuzonte tmerrshëm me paratë e mërgimtarëve, që i grumbullonin tagrambledhësit e Bukoshit në perëndim.


    Në këtë periudhë konflikti në realcionin: „president“ – „kryeministër“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qëndrimet e tij kundër Ibrahim Rugovës, për monopolin e krijuar politik…, dhe dëmet që po ia shkaktonte jetësimit praktik të pavarësisë së Kosovës etj, në një komunikim të hapur me lexuesit e revistës javore „Zëri shqiptar“.

    - Në pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:

    ”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria të cilin ai e drejton për gjendjen e krijuar në Kosovë?”
    - Bujar Bukoshi përgjigjet (citoj):
    “Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të kisha deklaruar se shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të isha shumë më kritik ndaj monopolizimit total të jetës sonë politike dhe kombëtare nga ana e një personi; të isha kritik edhe për efektet negative, ndoshta katastrofale të një dukurie të tillë. Por, duke qenë koshient për mungesën e traditës demokratike, kam hezituar ta bëjë këtë, me qëllim që kjo të mos interpretohet si krijim i një tereni për përçarje. Tashmë shihet çartë se përçarjet ekzistojnë vetëm midis atyre që në Kosovë të vazhdojë sundimi serb dhe atyre që luftojnë për Kosovën e lirë.”- përfundon citati.

    - Në pyetjen e I.M me qëndrim në Zvicër:

    ”Duke e ditur rëndësinë e institucioneve shtetërore dhe duke qenë i bindur për angazhimin tuaj, ju pyes se kush janë ata që pengojnë forcimin e këtyre institucioneve?”
    - Bukoshi pa hezitim përgjigjet:
    “IBRAHIM RUGOVA, me disa servilë rreth tij. Nuk është gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilë rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon të institucionalizojë Kosovën dhe në këtë mënyrë është njëri nga shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje në të cilën jemi. Ai në mënyrë të çuditshme shkatërroi komunikimin me Qeverinë dhe jo vetëm me të: ai nuk komunikon as në Prishtinë si duhet me të tjerët. Në interpretimin tim janë disa faktorë dhe veti të Rugovës që sollën një gjendje të këtillë:

    - deliri i tij i madhështisë që ndeshet me inkompetencën e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikën e tij;
    - mungesa e koordinimit të politikës dhe moskokëçarja ndaj zhvillimeve;
    - dyshimi mbi njerëzit që sinqerisht kanë menduar dhe mendojnë të angazhohen për çështjen tonë, por edhe dyshimi edhe mbi vet çështjen;
    - aventurat politike për të hyrë në marrëveshje diletante si ajo e arsimit;
    - papërgjegjësia për të mbrojtur qytetarët e Kosovës të cilët, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen për pavarësi të saj. Kështu mund të vazhdohet gjatë dhe shumë prej këtyre aspekteve janë të njohura fare mirë.” - përfundon citati.

    - Ndërkaq në një pyetje të V.A – në Zvicër:

    “A mendoni se me qëndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dëmtuar çështjen kombëtare?”
    - Bujar Bukoshi do të përgjigjet:
    “Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj të kundërtën. Mos bëni gabim të identifikoni presidentin Rugova me çështjen kombëtare, sepse këto janë dy gjëra të ndryshme. E kundërta është e vërtetë: qëndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka dëmtuar çështjen.” - përfundon citati.
    Revista avore “Zëri shqiptar“ Nr. 5 – 6 Viti 53/22 qershor 1997.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    BUJAR BUKOSHI

    Një rrjedhë krejt tjetër e ka përcjellë ish-kryeministrin e ekzilit, Bujar Bukoshin. Njeriu i parë i "Qeverisë së Kosovës" për rreth 10 vjet dhe funksionar i lartë i LDK-së, kishte shpallur largimin nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova jo shumë kohë pas përfundimit të luftës. Një dështim total në zgjedhje lokale dhe parlamentare të Partisë së tij të Re, nxorën jashtë skenës politike njeriun e dytë në Kosovën e "durimit". Bukoshi kishte akuzuar ashpër figura të larta qeveritare të LDK-së deri në blerje postesh ministrore. Sidoqoftë, krejt ndryshe nga Edita Tahiri, ai iu rikthye "bukës së vjetër" dhe në zgjedhjet e 17 nëntorit do të garojë brenda listës zgjedhore të LDK-së, pa çka se do të ruajë siglën e partisë së tij PReK.

    Kthimi në LDK i Bukoshit është interesant për dy arsye: e para, sepse tregon që konflikti i tij me LDK-në ishte më tepër konflikt personal me Ibrahim Rugovën, dhe mosqenia e këtij të fundit më në këtë botë i hap rrugë ish-kryeministrit të rikthehet në folenë e vjetër; dhe e dyta, vë në dyshim "trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës" që drejtuesit e LDK-së thonë se kjo parti përfaqëson. Kjo, për faktin se nëse ftohet në parti një njeri që dikur kishte konflikt me liderin e saj dhe ishte larguar për shkak të mospajtimeve me të, tregon që LDK-ja ka tradhtuar "rrugën" e Ibrahim Rugovës dhe deklarimet e drejtuesve të saj janë vetëm demagogji elektorale. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që LDK-ja i ka "tradhtuar" fenomenet për të cilat dikur akuzonte Edita Tahiri. Madje ato vetëm sa mund të jenë trashur në këto tre-katër vjet pushteti

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KAPITULLIMI I LDK-SË

    -- nga Valmir Gashi

    Askush nuk ka menduar që kaq shpejtë do të kapitullon LDK-ja. Ajo kapitulloi dhe vetëm një Zot mund ta shpëtojë. Askush nuk ka menduar dhe aq më pak ka besuar se njerëzit e parë, të dytë dhe të tretë, përkatësisht të tre nënkryetarët e LDK-së, Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha dhe Naim Jerliu mezi paskan pritur vdekjen e Rugovës për t’ia dorëzuar LDK-në opozitës. Nga vetë kryetari Rugova është emërtuar mësuesi provincial nga Klina Kolë Berisha si nënkryetar i LDK-së, dhe ky njeri i paska qëndruar besnik qëllimit kobzi e kaq agresiv. Të gjithëve iu dhimbtë Kola kur qante për Rugovën, ashtu sikurse sot që po iu dhimbet Kola pse po shkatërron çdo gjë që lidhet me Rugovën dhe LDK-në. Por askush nuk ka menduar se Kola menjëherë si të bëhet Kryeparlamentar do ta emëroj Hashim Thaçin kryesues të delegacionit kosovar për në takimet e Vjenës. Rasti tjetër është edhe më skandaloz: Deklarata aq e pa dinjitetshme sa vetë karakteri i tij kur thotë se “Jam i vogël të ulem në veturën e kontraktuar nga Daci”, por K. Berisha duhet të flasë me çka e ka blerë banesën në Prishtinë. Pastaj ky Kola që shtiret kaq i ndërgjegjshëm a nuk ka jetuar për një kohë të gjatë në të njëjtin Pallat ku ka jetuar në bodrum familja e Enver Malokut. Le të shkojë kushdo ta pyesin familjen e Enver Malokut sa herë i paska vizituar ky Kola i urtë e i butë që shtiret tashti. Sigurisht në atë kohë ai mendonte se është “i madh që të hyjë në bodrumin e vogël ku jetonte familja e Enver Malokut”.
    Tashti le të analizohen mirë këto dy veprime kontradiktore dhe të flas kushdo kah po e con Kola pelën? Po ashtu Kola mund të flasë nëse ka bërë përpjekje për ta nxjerrë nga bodrumi dhe rehatuar atë familje. Por vetës i pat krijuar luks e mbrojtje komode nga ShPK, që me sa duket nuk paska qenë aq i kërcënuar më sa eprori i tij Eqrem Kryeziu. Po, ky inskenim i lojës u provua edhe nga Naim Jerliu, sepse kjo gjë ishte metodologji serbe. A nuk duel e vërtetë se Sigurimi Serb kështu ka vepruar me të gjithë bashkëpunëtorët e vet se gjoja janë të rrezikuar dhe qenkan njerëz me vlera të veçanta. Kola kurrë s’ka qenë i madh?! Por, duke e ruajtur ShPK-ja sikur u bë më i madh?! Sa trishtuese! Tashti këshilltar për informim në kabinetin e tij e ka marrë Bexhet Halitin, një redaktor i zellshëm te gazeta e Blerim Shalës. Por nuk dihet kontributi i këtij zëdhënësi në LDK, përveç nëse llogaritet kontribut shkrimi apo korrigjimi i librave që tashmë mbajnë firmën e Kolës?! Kolë Berisha e injoroi LDK-në sepse nuk paska gjetur një zëdhënës në radhët e saj por e mori një çirak të Blerim Shalës. Ta zëmë, a nuk ka qenë më mirë ta merrte Sabit Rrustemin, një shkrimtar dhe gazetar i njohur, i cili ishte i vetmi nga radhët e LDK-së që ka komentuar edhe në faqet e QIK-ut. Le të flasë Kola dhe të tregojë hapur se çfarë ka bërë për LDK-në Bexhet Haliti. Ndërsa eprori i tij, Eqrem Kryeziu, do ta konfrontojë LDK-në me Amerikën, duke shpifur tamam si fëmija se këto reforma nuk i bënte nga mendja e tij por qenkan urdhëruar nga Zyra Amerikane në Prishtinë, gjë që u detyrua të reagojë z.Goldberg si dhe Administrata e Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Konflikti i LDK-së me amerikanët ka qenë strategji e përhershme e Serbisë dhe eprorëve të shërbimit sekret serb, që veprojnë në Kosovë. Tashti, këtë konflikt e institucionalizoi Eqrem Kryeziu, kurse kapitullimi i LDK-së do t’i vijë pikërisht nga njeriu i parë i saj, i cili nga provinca do të bjerë në kryeqytet, jo për ta ndihmuar LDK-në por për ta shkatërruar atë.
    Tashti brenda LDK-së është koncentruar një klan që do ta shkatërroj këtë Lëvizje të Madhe Kombëtare. Vetëm të shohim si po ndahen postet, madje nga tre-katër vende për një njeri, kurse kësaj partie nuk i mungojnë kuadrot, por si duket ata të tjerët nuk janë të dëgjueshme për eprorin Eqrem Kryeziu, prandaj nuk mund të gjejnë në radhët e saj as edhe një zëvendëskryeministër, pastaj siç ka shkruar analisti i LDK-së Sabit Rrustemi edhe deputetet e LDK-së po i ruajnë vendet rezervë edhe në Qeveri edhe në Parlament, edhe pse janë të caktuar nëpër disa nënkomisione, madje siç thuhet një person është i emëruar në dy-tre e madje gjashtë-shtat funksione. Pastaj LDK-ja me këta vizionarë e ka injoruar tërësisht Diasporën, përkatësisht degët e famshme të LDK-së ku në asnjë rast nuk është marrë dikush si ekspert me e sjellë në Kosovë, madje kurrë nuk janë konsultuar me ato degë, veçmas me atë në Gjermani dhe në Zvicër, ku kanë qenë burimi kryesor financiar për vite të tëra, sidomos për kryesinë qendrore në Prishtinë.
    Ndërsa presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu do ta vizitojë familjen e Adem Jasharit në Prekaz dhe gjithë qytetarët e Kosovës madje edhe anëtarësia e LDK-së iu kanë gëzuar këtij gjesti për t’i afruar përçarjet, por askush nga njerëzit e ndërgjegjshëm të LDK-së nuk ia fal Sejdiut pse i duartrokiste Rexhep Qosjes, kur e fyente presidentin Rugova (edhe pse me aludime ato gjëra merreshin vesh), po ashtu askush nuk ka besuar që presidenti Fatmir Sejdiu as sot e kësaj dite nuk do ta vizitojë familjen e Fehmi Aganit, as varrin e tij, as familjen e Xhemail Mustafës e të Enver Malokut, të cilët ishin bashkëvendës të tij. Presidenti Sejdiu ka harruar të vizitojë familjen dhe varrin e Salih Çekajt, pastaj familjet e Ukë Bytyçit, Ismet Rracit dhe të të gjitha personaliteteve të shquara të LDK-së siç ka qen prof. Latif Berisha, apo avokati prominent Bajram Kelmendi ose luftëtari Agim Ramadani etj., etj. Askush nuk ia sheh për të madhe presidentit tonë pse nderoi Adem Jasharin por askush nuk do t’ia falë përbuzjen që u bëri dhe po ua bënë personaliteteve të shquara të LDK-së. Presidenti Sejdiu do ta emërojë një staf këshilltarësh, që vijë pothuajse nga krahina e tij, duke lënë të kuptohet se në veprimin e tij ka lokalizëm, pastaj do ta emërojë Isa Mustafën këshilltar për ekonomi, duke harruar rolin e keq që ka luajtur I. Mustafa në kohën e ministerllëkut sa ishte në qeverinë e Bujar Bukoshit, pastaj po ky Isa Mustafë është propozuar nga LDK për Ministër i Financave në qeverinë e Bajram Rexhepit, sa ishte gjallë Rugova dhe ai ka refuzuar, kurse në vend të tij u zgjodh Ali Sadrija. Po ashtu është i njohur konflikti i Isa Mustafës me trepërqindëshin dhe sidomos me Degët e LDK-së në Evropën Perëndimore, veçmas me LDK-në në Zvicër. Pastaj bllokimin financiar që ia pat bërë Presidencës dhe QIK-ut në kohë të vështira kur e udhëhiqte Enver Maloku. Si duket, si shpërblim për të gjitha këto marifete presidenti ynë do ta bëjë këshilltar të tij, thuase LDK-ja nuk ka pasur të tjerë kuadro me aftësi të njëjta, bile ka mundur të gjejë edhe më të zotë. Por teposhtja e LDK-së po e con partinë në Kapitullim absolut. Deri sa AAK-ja e kushtëzoi postin e Kryeministrit me teserin e partisë, personalitetet e LDK-së as nuk e cajnë kokën se këshilltarët e tyre çfarë tesere partiake kanë.
    Dihet se historia e komplotit kundër LDK-së i ka rrënjët edhe më herët edhe më larg. Pikërisht Fatmir Sejdiu, Fatmir Rexhepi, Naim Jerliu bashkë me Milazim Krasniqin do të udhëtojnë nga Tetova për ta shkarkuar Dr. Rugovën në Tiranë, tashti firmat e tyre po bëjnë kërdi mbi LDK-në, dhe për çudi të gjithë së bashku kanë privilegje dhe do ta kapitullojnë partinë ashtu siç kanë kapitulluar vetë që motië por i mbante në këmbë hija e Dr. Rugovës.
    Edhe një element tjetër dallues që shihet në këtë komplot: Nexhat Daci ishte konfrontuar me Veton Surroin, kurse Adem Salihaj me Bujar Bukoshin dhe të dy pësuan në këtë konflikt, rasti Daci tani më ka marrë dhen kurse kundër Adem Salihajt qenka edhe ministresha Melihate Tërmkolli, që u zbulua nga vizita e saj në Ferizaj kur ia ktheu shpinën gjithë veprimtarisë së tij.
    Tani LDK-ja po rrëfehet para Baton Haxhiut njëri nga arkitektët e shkatërrimit të LDK-së sepse katërshja që përmendëm më lart qysh në Tetovë e patën zgjedhur mentor. Vetëm gazeta e Baton Haxhiut do të raportojë nga mbledhja (me dyer të mbyllura?!), e kryesisë së LDK-së, kurse Baton Haxhiu është akuzuar për implikimin në vrasjen e Enver Malokut, pastaj dihet se një natë para se të pushkatohej avokati Bajram Kelmendi me dy djemtë e tij, Baton Haxhiu me dy eprorë të lart të shërbimit sekret serb kanë qenë në familjen Kelmendi, kurse të nesërmen ata dy “miqtë” e Haxhiut e kanë arrestuar Bajram Kelmendin me dy djemtë dhe i kanë vrarë. Këtë gjë më mirë dhe më saktë mund tua dëshmojë anëtarja e kryesisë së LDK-së zonja Nekibe Kelmendi. Por me Batonin siç flitet i kanë punët mirë Alush Gashi dhe sidomos Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Rexhepi. Zgjedhja e tij duhet të jetë në relacionin Baton Haxhiu - shërbimi sekret serb por jo si kuadër i aftë dhe profesional. Një gjë dihet se kush është konfrontuar deri më tashti me Baton Haxhiun është likuiduar, këtë e ka provuar Enver Maloku, pastaj Bajram Kelmendi, Sabri Hamiti (kujtoni konfliktin në Koha javore), mbase këtë gjë do ta provojë me kurrizin e tij edhe Ministri Petkoviq, i cili do ta pësojë vetëm pse është konfrontuar me Haxhiun: Edhe pse ia qiti në shesh të palarat e maliverzimeve dhe kolaboracionizmin me Shërbimin Sekret Serb, Kosova jua ka trashur namin kësaj kategorie njerëzore. Pse është konfrontuar me Baton Haxhiun është përballur në gjykatat Zvicerane edhe shkrimtari Shefqet Dibrani, kurse LDK-ja e tij kurrë nuk e paska ndihmuar dhe as shtypi nuk ka shkruar ndonëse ishte një proces interesant për natyrën kosovare, dhe sigurisht janë këto arsye, që paska vendosur ai të mos përzihet në Punët e Brendshme të Partisë, për të cilën u sakrifikua si shumë të tjerë. Baton Haxhiu absolutisht besohet e respektohet nga një pjesë e LDK-istave, të cilët vazhdimisht pinë kafe dhe i përulen shkëlqesisë së tij.
    Nga gjithë kjo që shkruam del se Shkatërrimi i LDK-së po bëhet nga Shërbimi Sekret Serb me njerëzit e tyre si Veton Surroi dhe Baton Haxhiu në njërën anë, me injorantët brenda LDK-së dhe me mentor i komploteve si tipi i Shkelzen Maliqit, (djali i Mehmet Maliqit ish Shefit të dikurshëm të Punëve të Brendshme në Kosovë), i cili u rrit, u shkollua dhe u specializua në Beograd. Një krah mjaftë i rrezikshëm i kësaj lufte është nisur me sovjetiket e Kosovës, që janë koncentruar në gazetën “Lajm” e themeluar nga Bexhet Pacolli, por që drejtohet nga Agim Mala me kryeredaktor Qani Mehmetin dhe analistin e shkretë Halil Matoshi, të cilit vetëm tani mund t’ia kuptojmë formën e arrestimit gjatë luftës. Tashti shihet se ai paska specializuar për luftë diversante kundër LDK-së, pasi liliputi e ka për detyrë t'i vazhdojë hulumtimet në Presidencën e Dr. Rugovës.
    Vetëm Zoti do ta shpëtojë LDK-në, por kurrë këta reformatorë të prapët të saj.

    Prishtinë, Prill 2006.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ibrahim RUGOVA NË DUAR TË MAFISË - THOT BUJAR BUKOSHI

    Nuk ecë asnjë vend përpara më udhëheqje të pamoralshme, me injorantë dhe hajna

    Intervistoi: BURIM ETEMAJ

    Prishtinë, 3 shkurt- Bujar Bukoshi, politikani më i lartë deri me tash i larguar nga LDK-ja, në një intervistë supërekskluzive për “Epokën e re” thotë se nuk është penduar që e ka braktisur LDK-në, përkundrazi ai ndien një keqardhje të madhe se çfarë ngjau në LDK.
    “Më vjen keq edhe për ata funksionarë të LDK-së që angazhohen ndershmërisht në atë parti, por njëkohësisht tolerojnë, për arsyet që vetëm ata i dijnë, që para hundëve të tyre dhe pas fasadës, një strukturë paralele dhe mafioze të bëjë kërdinë në atë parti dhe rrjedhimisht të bëjë kërdinë edhe në vendin tonë”, shprehet Bukoshi, dikur kryeministër i Qeverisë së Kosovës.
    Bukoshi akuzon Rugovën se është i përfshirë në një mafi familjare, në një “cosa nostra” dhe se shërben si mbulesë e saj, kurse Uka, djali i Rugovës, sipas tij, vendos për çdo gjë dhe për mjaft gjëra të palejueshme.
    “Kemi të bëjmë edhe me një strukturë mafioze familjare presidenciale”, thekson Bukoshi.
    Ndërkaq Qeverisë Haradinaj, Bukoshi thotë se nuk do t’ia jepte as njëqind minuta. Përbërja e saj, sipas tij, nuk është përfaqësuese për Kosovën.
    “Ajo në asnjë mënyrë dhe me asnjë kriter nuk e përfaqëson as nuk e nderon Kosovën dhe potencialin e saj politik. Në përgjithësi, është një seleksionim tmerrësisht negativ i kuadrit udhëheqës dhe kuadrit ekzekutiv”, thotë Bukoshi, për të shtuar se e vetmja rrugëdalje për të dalur Kosova nga kjo rrugë pa krye janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, rënia e kësaj qeverie dhe shpërndarja e parlamentit.

    EPOKA E RE: Zoti Bukoshi, çfarë po ndodhë aktualisht në Kosovë dhe si do ta karakterizonit gjendjen e tashme politike?
    Bukoshi: Unë këtë gjendje e karakterizoj shumë të rëndë dhe mendoj se ajo do të keqësohet edhe më tej.

    EPOKA E RE: A nuk ju duket se kjo tingëllon mjaftë pesimiste?
    Bukoshi: Fjalët e vërteta janë të pakëndshme, por fjalët e këndshme nuk janë gjithmonë të vërteta. Po të dëgjoni deklaratat zyrtare dhe mediat zyrtare dhe politikanët tanë optimistë, keni përshtypjen se i kemi punët shumë mirë, përveç disa cikrrimeve që kanë mbetur të kryhen. Por po t’i siguronit viza rinisë sonë për vendet perëndimore, nuk e di sa pak të reja dhe të rinj do të mbeteshin në Kosovë. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për gjendjen më se të rëndë sociale, por në përgjithësi.

    EPOKA E RE: Për shembull?
    Bukoshi: Për shembull, besoj se askush nuk ka pritur as nuk ka dëshiruar që pas zgjedhjeve të dyta parlamentare, gjendja në Kosovë do të shkojë drejt keqësimit të gjendjes, sidomos në fushën e qeverisjes me institucionet dhe me veprimtaritë në sferat vitale të Kosovës.

    Kësaj qeverie nuk do t’ia jepja as njëqind minuta…

    EPOKA E RE: Ju po paragjykoni qeverinë aktuale pa pritur 100 ditë, ashtu si është zakoni?
    Bukoshi: Kësaj qeverie nuk do t’ia jepja as njëqind minuta. Përbërja e saj nuk është përfaqësuese për Kosovën, ajo në asnjë mënyrë dhe me asnjë kriter nuk e përfaqëson as nuk e nderon Kosovën dhe potencialin e saj politik. Në përgjithësi, është një seleksionim tmerrësisht negativ i kuadrit udhëheqës dhe kuadrit ekzekutiv.

    EPOKA E RE: Pas luftës, në gjykata të ndryshme të Kosovës janë mbajtur kryesisht procese kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, apo të TMK-së. Në anën tjetër, përkundër asaj se flitet më të madhe për korrupsionin dhe kriminalitetin e shumëllojshëm ekonomik, ku apostrofohen edhe emra të caktuar të politikanëve kosovarë (ju keni apostrofuar direkt zv.kryeministrin Salihaj) ky segment vazhdon të mbetet i paprekur nga drejtësia. Pse, sipas jush, po ndodh kështu?
    Bukoshi: Administrata ndërkombëtare nuk është duke i bërë kurrfarë shërbimi të mirë as këtij vendi as vetes që qysh prej fillimit e deri sot nuk u angazhua sa duhet në instalimin e rendit juridik. Ky angazhim u dasht edhe më tepër kur u pa se politikanët joseriozë të Kosovës nuk kishin as vullnet as aftësi dhe as mend që t’u prijnë proceseve të rregullimit të vendit dhe shoqërisë kosovare. Kjo pati pasoja të rënda dhe nëse vazhdon kështu, pasojat do të jenë edhe më të rënda. Strukturat përkatëse të administratës ndërkombëtare këtu kanë informata të bollshme dhe deri në hollësi, lidhur me dukuritë që janë fatale për ardhmërinë e Kosovës, siç janë korrupsioni, hajnitë dhe shpërdorimet nga më të ndryshmet, që në secilin vend normal parandalohen, luftohen dhe ndëshkohen. Sot në Kosovë, hajnitë dhe shpërdorimi i parave publike dhe të taksapaguesve janë bërë sekrete publike, si e drejtë e vetëkuptueshme e hajnave që gradualisht po e merr të drejtën e qytetarisë në moralin publik dhe po vazhdon të bëhet gati si normë morale.

    EPOKA E RE: Çka mund të na thuani diçka me shumë lidhur me blerjen e postit të zv/kryeministrit nga Adem Salihaj?
    Bukoshi: Në një intervistë televizive që bëra para një jave në “Koha Vizion” shpreha pikëpamjet e mia, jo për herë të parë, lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke filluar me kritikën time kundër klasës tonë politike dhe problemeve me të cilat po përballemi. Aty përmenda strukturat mafioze në LDK dhe meqë ra fjala për shembuj konkretë, u apostrufua edhe zëvendëskryeministri juaj dhe i imi. Kjo kurrsesi nuk do të thotë se vetëm në LDK ka korrupsion dhe shpërdorime.

    EPOKA E RE: Në lidhje me konstatimin tuaj, Adem Salihaj ka thënë se ju keni shpifur… dhe se duhet t’i bëni publike faktet edhe në media?
    Bukoshi: Është e drejtë e tij që edhe ai të thotë versionin e vet.

    Rugova është i përfshirë në një mafi familjare, në një “cosa nostra” dhe shërben si mbulesë e saj

    EPOKA E RE: Ju përmendët seleksionimin negativ. Si shjegohet kjo, a ka LDK-ja kuadro më të mira se këto?
    Bukoshi: Natyrisht se ka. Është fare e pabesueshme që LDK-ja të ketë rënë në këtë gjendje të kuadrit. Për këtë strukturë kuadri kanë vendosur strukturat paralele të LDK-së, ato që janë të përfshira në mafiozitet.

    EPOKA E RE: Po Rugova?
    Buksohi: Ai është i përfshirë në një mafi familjare, në një “cosa nostra” dhe shërben si mbulesë e saj. Pra, ajo që shihet nga jashtë, është se Rugova përdoret si fasadë, për të fshehur prapa një grup njerëzish të korruptuar, të cilët i përdorin parat e buxhetit të Kosovës, sidomos përmes tenderëve, për shpërdorime të ndryshme. Përgjegjësia e tij është se ai i shërben këtij grupi njerëzish dhe ai përdoret prej tyre si kukull. Ai është president-kukull, me të cilin lujanë njerëz nga prapaskena.

    EPOKA E RE: Kush janë këta njerëz?
    Bukoshi: Se kush janë këta njerëz edhe unë e di edhe ju e dini, por edhe shumë të tjerë. Por ata nuk janë LDK-ja, ajo anëtarësia e gjërë, për të cilën unë kam respekt. Ajo as që e ka idenë se çfarë po ndodhë. Me sa di unë, edhe pjesa më e madhe e Kryesisë së LDK-së është në zor me ato struktura paralele dhe mafioze.

    EPOKA E RE: A do të vazhdojë Rugova të tolerojë këtë?
    Bukoshi: Afati moral i tij ka skaduar ka kohë, por vetëm ky konstatim nuk mjafton.

    EPOKA E RE: A mendoni se kjo që pohoni për LDK-në dhe Rugovën mund të komentohet se keni ndonjë siklet që iu keni “gjuejt” Rugovës?
    Bukoshi: Jo, siklet personal nuk kam. Unë e kam njohur dhe e njoh Rugovën, dhe ju them me bindje të plotë se ky njeri ka degjeneruar në një kryetar fisi. Thonë se karakteristikë e politikanëve të dështuar ose e politikanëve që gjenden para dështimit është shurdhimi dhe verbërimi i qëllimshëm. Tipari kryesor në figurën e tij prej fillimit mbetet pasiviteti thuajse i plotë politik, dhe shpesh ai tash të jep përshtypjen e një figure që jeton në botën e mitologjisë, që nuk jeton më në botën e halleve, problemeve dhe sfidave me të cilat përditë ndeshen qytetarët e Kosovës. Ai gjoja predikon shtetin ligjor ndërsa në fakt është shkelësi më flagrant i tij. Me mbajtjen e dy posteve, atë të kryetarit të partisë dhe atë të presidentit ai e humbi kredibilitetin e figurës së unitetit të popullit në Kosovë. Ç’është e keqja, ai ka futur në jetën tonë politike edhe disa dukuri të pashembullta dhe të palejueshme: papërgjegjësinë, mospërfilljen, megalomaninë, dhe sidomos deliriumin e madhështisë. E shihni, se sipas shembullit të Rugovës dalin imitatorët edhe nga partitë e tjera, kur shihet se askush nuk do të japë përgjegjësi për asgjë.

    E vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, pra rënia e kësaj qeverie dhe shpërndarja e parlamentit

    EPOKA E RE: Z. Bukoshi, ju kritikoni, por ata që po i kritikoni janë zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën e lirë.
    Bukoshi: Unë nuk i kontestoj zgjedhjet. Por unë them se këtu është keqpërdorur dhe vazhdon të keqpërdoret vota dhe ky keqpërdorim është flagrant.

    EPOKA E RE: Atëherë cila është rrugëdalja nga kjo situatë?
    Bukoshi: E vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, pra rënia e kësaj qeverie dhe shpërndarja e parlamentit.

    EPOKA E RE: A është interesuar dikush tjetër përveç mediave për këtë korrupsion dhe shpërdorime të tjera, p.sh. prokuroria?
    Bukoshi: Mendoj se po.

    EPOKA E RE: Nëse nuk është interesuar askush nga prokuroria, çka me tutje, do t’i publikoni faktet në media apo do të heshtni edhe ju?
    Bukoshi: Unë jam politikan e jo detektiv ala Sherlok Holms. Unë po përpiqem të alarmoj për fenomenet e mbrapshta. Por ne po shohim se me çfarë mospërfillje sillen këta liderë që vjedhin ardhmërinë e këtij vendi dhe të gjeneratave që vijnë pas nesh. Pesë para që vetëm unë, apo edhe ndonjë tjetër, apo të gjitha mediat tona së bashku po ngrisin zërin! Shpërdoruesit e votës së qytetarit kanë vetëm një hall: të zgjasë kjo gjendje mjegulle sa më shumë, sepse gjithçka amorale dhe joligjore qenka e pandëshkueshme. Nëse tërë shoqëria kosovare nuk tregon reaktibilitet ndaj këtij trendi të thyqafjes, ardhmëria e këtij vendi do të jetë më se e zymtë. Qysh tani rinia e dëshpruar kosovare po bën çmos që ta braktisë vendin, se këtu me të drejtë nuk po sheh perspektivë. Do të dëshiroja që i tërë opinioni kosovar, me të gjitha segmentet e shoqërisë të alarmohet, sepse ne kemi të bëjmë thjeshtë me shpërdorimin e votës nga ata që e morën atë votë, kemi të bëjmë me qeverisje të keqe dhe kjo është shumë e rrezikshme.

    EPOKA E RE: Ku mund të shkon Kosova me këtë gjyqësi, kur ndaj konstatimeve të një personaliteti politik për korrupsion nuk reagon?
    Buksohi: Nuk është puna vetëm te një personalitet politik. Mjafton të shikosh rreth vetes dhe të shohësh se në këtë vend asnjë sferë e jetës së organizuar nuk funksionon as për së afërmi sa duhet. Ju mund të më demantoni menjëherë nëse thoni se p.sh. shërbimet me taxi në Prishtinë funksionojnë mirë, se brenda 3-4 minutash pas thirrjes jeni në taxi, ose mund të furnizoheni brenda 3-4 minutash me cigare dhe kartela telefonike dhe unë nuk do të kem argumente të ju bind për të kundërtën. Mirëpo, të gjithë ne e dimë se çka nuk po funksionon në këtë vend. Gjyqësia në Kosovë ka shumë punë për të bërë, përkundër përpjekjeve të vlefshme të saj.

    EPOKA E RE: A keni informacione, apo të paktën a jeni në dijeni se edhe ministrat tjerë i kanë blerë postet, kryesisht nëpërmjet djalit të Rugovës, Ukës?
    Buksohi: Unë, edhe ju, edhe shumë e shumë të tjerë jemi në dijeni mbi gjendjen skandaloze të shpërdorimeve nga më të ndryshmet. Me këtë rast, për tërë këtë intervistë më duhet të bëj vetëm një përkufizim: ka përjashtime, ka ministra të ndershëm, ka funksionarë partiakë të ndershëm etj., mirëpo dominantja është shthurrja, dhe në shthurrje, sipas proverbit afër drurit të thatë digjet edhe i njomi.

    Kemi të bëjmë edhe me një strukturë mafioze familjare presidenciale

    EPOKA E RE: Si i komentoni zërat se Uka, është ai që vendos çdo gjë në LDK, madje edhe në presidencë nëpërmjet klanit të tij, madje thuhet se ai ka vendosur edhe për emrimin e ministrave të LDK-së në Qeveri, pasi që ka marrë shumë të konsideruseshme të të hollave?
    Bukoshi: Jo çdo gjë, por mjaftë gjëra të palejueshme. Unë, ashtu si edhe në intervistën që përmenda në KTV pohoj se kemi të bëjmë edhe me një strukturë mafioze familjare presidenciale.

    EPOKA E RE: A ka qenë Uka i tillë edhe në kohën kur ju keni qenë kryeministër i Kosovës, apo atëherë ka qenë i vogël…?
    Bukoshi: Nuk më ka rënë ta njoh atë, por të jatin e tij e kam njohur dhe e njoh.

    EPOKA E RE: A ka ndodhur që edhe gjatë qeverisjes tuaj të blihen postet me pare?
    Bukoshi: Vetë pyetja e juaj po më trishton. Mund ta imagjonoj se blerja e posteve është bërë në Perandorinë Otomane apo në ndonjë perandori tjetër, ose në ndonjë shtet afrikan pas dekolonizimit, por në vendet demokratike këto veprime siç janë blerja e postit, korrupsioni, hajnitë dhe shpërdorimet e parave publike, dënohen me ligj, bile dënohen rreptë. Bile edhe kur ndonjë refer e kurdis rezultatin e lojës, ai ha burg. Në Kosovë, blerja e disa posteve të ministrive nuk skandalizon askënd, bile edhe arsyetohet si zotësi, aftësi, shkathtësi, pra konsiderohet si vlerë! Dhe në të njejtën kohë, me po atë amoralitet, klasa politike gënjen popullin e Kosovës se edhe ky vend u bë shoqëri demokratike për merak, prandaj edhe po na takuaka pavarësia edhe hyrja në Bashkimin Evropian po se po, por edhe në strukturat evroatlantike, bile kurrsesi pa miqësinë e përhershme me SHBA e lere më pa bekimin e Papës në Romë!…

    EPOKA E RE: Si e shihni të ardhmen e Kosovës, duke marrë parasysh se në krye të saj janë Rugova, kryeministri Haradinaj, zv/ kryeministri Salihaj, dhe ministra kryesisht të pa aftë, madje ndonjëri nga ta edhe pa shkollim superior?
    Bukoshi: Nuk shoh kurrëfarë të ardhme të mirë e të mbarë përderisa ky vend prihet e qeveriset nga një klasë politike e papërgjegjshme, pa kapacitet për t’i bërë këto punë, pa vullnet dhe përkushtim për të nxjerrë vendin nga kriza që nuk po i shihet fundi. Nuk ecën asnjë vend përpara me udhëheqje të pamoralshme, me injorantë dhe hajna.

    Për ditë e më tepër më forcohet kjo bindje për tragjizmin e Kosovës me këtë qeverisje

    EPOKA E RE: Si e keni parë në fillim koalicionin LDK-AAK dhe si e shihni atë tash? Mendoni se do të ketë jetë të gjatë kjo qeverisje?
    Bukoshi: E kam parë si koalicion jo të natyrshëm. Për ditë e më tepër më forcohet kjo bindje për tragjizmin e Kosovës me këtë qeverisje. Nuk e di sa do të jetë e gjatë kjo qeverisje, por mund ta imagjinoj se sikur kjo, mos e bë zot, të ndodhte në Austri, Gjermani apo Britani të Madhe në mëngjes, ajo qeveri do të shpërbëhej gjatë po asaj paradite. Bile, gazetat e tyre, po e zëmë alla gazeta juaj “Epoka e Re” të nesërmen do të dilnin me tituj alamet të mëdhenj, si p.sh.: “Çka dreqi e gjet vendin tonë?”, “Kush na mori msysh?” ose “Kush i dha Serbisë ryshfet që ajo ta formojë qeverinë tonë?” dhe tituj të ngjashëm…

    EPOKA E RE: Si e vlerësoni akuzat e opozitës se Qeveria Haradinaj vetëm në dy javët e fundit të dhjetorit i ka shpenzuar 176 milionë euro?
    Bukoshi: Opozita?… Unë ende nuk po shoh opozitë. Partia Demokratike e Kosovës poashtu ishte këmbë kryq në përbërjën e qeverisë së kaluar që ishte e dobët. Për shumën që ju përmendni duhet pritur raportin e ministrit aktual të financave, për të parë sa para bëri rrush e kumbulla qeveria e kaluar dhe çfarë vrulli për të bërë të njejtën gjë konstatohet nga qeveria aktuale.

    EPOKA E RE: Cili është mendimi i juaj për planin e Qeverisë për Decentralizim?
    Bukoshi: Si po e shoh unë, kësaj i thonë ndarje e Kosovës, ose shteti i Serbisë në shtetin e ardhshëm të Kosovës!

    Ndiej keqardhje të madhe për anëtarësinë e LDK-së që nuk ka idenë se çfarë poshtërsira bëhen pas perdeve

    EPOKA E RE: A i keni rënë pishman që e këni lëshuar LDK-në, ndoshta sot do të ishe në krye të ndonjë institucioni të lartë?
    Bukoshi: Jo nuk jam penduar, por ndiej një keqardhje të madhe se çfarë ngjau në atë parti. Ndiej keqardhje të madhe për anëtarësinë e LDK-së që nuk ka idenë se çfarë poshtërsira bëhen pas perdes. Ndiej poashtu keqardhje edhe për ata aktivistë të LDK-së që me vite të tëra punuan dhe sakrifikuan prej fillimit për LDK-në, parti e cila atë kohë identifikohej me lëvizjen tonë gjithëpopullore për çlirimin e Kosovës. Më vjen keq edhe për ata funksionarë të LDK-së që angazhohen ndershmërisht në atë parti, por njëkohësisht tolerojnë, për arsyet që vetëm ata i dijnë, që para hundëve të tyre dhe pas fasadës, një strukturë paralele dhe mafioze të bëjë kërdinë në atë parti dhe rrjedhimisht të bëjë kërdinë edhe në vendin tonë. Mua më vjen keq për këto zhvillime, se edhe vetë unë kam dhënë një pjesë jo të vogël të jetës sime në atë parti. Nuk është ky vajtim, por është për t’u trishtuar kur sheh se si shumë gjëra degjeneruan dhe morën teposhtëzën.

    Nuk pihet kafja me pejgamber

    EPOKA E RE: Kur jeni takuar apo kur keni pirë kafe për herë të fundit me Rugovën?
    Bukoshi: Ka disa vite. Nuk pihet kafja me pejgamber.

    EPOKA E RE: Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia e juaj nuk e ka zënë asnjë vend në Kuvend. Jeni i dëshpruar nga kjo?
    Bukoshi: Fare shkurt po e them: Jo, nuk jam i dëshpruar.

    EPOKA E RE: A do të vazhdoni të merreni prap me politikë, apo do t’iu ktheheni profesionit tuaj?
    Bukoshi: Do të vazhdoj sa të mundem, se mendoj se ky vend ka nevojë edhe për politikanë si unë. Do të vazhdojë me modesti t’i ofroj vizionin tim politik elektoratit dhe me ashpërsi të denoncoj dhe të luftoj gjithçka që i sjell dëm këtij vendi.

    Jo, nuk e kontrolloj Qendrën Tregtare “Ben-af”

    EPOKA E RE: A e kontrollon Bujar Bukoshi Qendrën Tregtare “Ben-af”?
    Bukoshi: Jo, nuk kam kurrfarë lidhjesh me atë firmë. Pronari është nga Suhareka, edhe unë jam nga Suhareka. Unë nuk e njoh atë, por kam dëgjuar se ai me familjen e tij janë shumë të vyeshëm dhe se atë pasuri e kanë arritur me punë, me nder e me zell. Unë nga pronari nuk kam patur rastin që të më paguhet as një kafe. Por e di dhe po dëgjoj thashethënat se unë qenkam disi si bashkëpronar i kësaj firme. Nuk ka asgjë të vërtetë nga kjo. As nuk e kontrolloj as nuk posedoj diçka në këtë firmë. E di që gruaja ime, kur i viziton prindërit e saj në Prizren, ndonjëherë blen fli në “Ben-af”, pra e paguan, përkundër asaj se është bashkëshortja e ish-kryeministrit.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kur Bukoshi hip në ati, nuk i intereson sa është sahati

    Opinionit kosovar, ndonëse i është i njohur emri i Bujar Bukoshit, megjithatë vlen për të përmendur ner
    ë mënyrë telegrafike, kyqja e tij në LDK, futjen e tij në thes nga UDB-a, e pastaj emërimin e tij në mënyrë të rrufeshme si kryeministër i Kosovës në ekzil.

    Këto ditë në cilësinë e kryetarit të një partie me emrin PREK, ai nuk ngurroi që t’i sulmojë trashëgimtarët politik të luftës çlirimtare, se „E ardhmja e qytetarëve të Kosovës varet prej largimit nga pushteti të trashëgimtarëve politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“,i ka deklaruar Bujar Bukoshi kryetar i PREK-ut agjencisë austriake të lajmeve APA. Populli thotë hajni bërtet „kapeni hajnin“. Kësisoji mafiozi të akuzon për mafi në stilin mafioz.

    Për qëndrimet e Bukoshit antiUÇK, opinioni i gjerë ka pasur rastin të njihet edhe më parë, madje qysh gjatë luftës çlirimtare.Në këtë rast si shembull dotë sillnim vetëm një deklarim të tij, në një intervistë dhënë BBC-së, kur thotë „Nuk kemi njohuri për ekzistimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“ „Bota sot“, 2 nëntor 1996, ndërkohë që po ky njeri, disa vite më parë, madje në cilësisnë e kryeministrit të Kosovës nga Gjermania, ku qëndronte si azilant pati deklaruar se i ka të gatshëm 300.000 luftëtarë për ta filluar luftën në Kosovë.

    Bujar Bukoshi, po në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës vazhdimisht bënte thirrje për grumbullimin e 3% në popull, në emër të FONDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Pas luftës, më 25 mars 2000, e mbajti mbledhjen e fondeve, kurse më 27 prill të po atij viti, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të bordit drejtues, pati mbajtur konferencë për shtyp me gazetarë, duke ua bërë me dije se „ditë më parë është themeluar Unioni i Fondeve për Republikën e Kosovës“. Ky union ishte themeluar nga fondet e Republikës së Kosovës, shumica e të cilave patën filluar të veprojnë në shtete të Perëndimit qysh në vitin 1991. Këto fonde, siç thoshte Bukoshi, ndihmuan popullin e Kosovës për të mbijetuar dhe kanë mbështetur fusha të veçanta të jetës, arsimin, informimin, rastet sociale, institucionet e Republikës së Kosovës etj. Fondet e Republikës së Kosovës janë themeluar dhe kanë vepruar si fonde humanitare dhe janë administruar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave në kohën kur ka vepruar Qeveria e Kosovës në ekzil.

    Gjithashtu, ai pati deklaruar se kemi zhvilluar disa herë konsultime edhe me komisionet dhe me kryetarët e fondeve në shtetet e Perëndimit. E tëra kjo pas luftës. Qëndrimet e të gjithëve nga këto takime ishin që të gjitha mjetet e fondeve të orientohen për ndihma në Kosovë nëpërmjet organeve të fondeve, ose nëpërmjet një organizimi të përbashkët, por fondi të administrohet nga ata që i kanë grumbulluar këto mjete. Po ashtu kemi zhvilluar konsultime edhe me organet ligjore të shteteve ku janë të regjistruara këto fonde, të cilat kërkojnë që fondet t’i orientojnë mjetet vetëm në kuadër të rregullave statutare dhe nuk lejojnë në asnjë mënyrë përdorimin e këtyre mjeteve për nevoja buxhetore, sepse këto mjete konsiderohen vetëm humanitare”.

    “Esenca e marrëveshjes së këtij unioni qëndron se të gjitha mjetet që disponojmë të orientohen në Kosovë për ndihma humanitare, për nevoja të rindërtimit të Kosovës dhe të zhvillimit ekonomik“. Më tej Bokoshi theksonte se fondi do të ndihmojë fëmijët e paprindër, familjet pa kushte për ekzistencë dhe familjet e mbetura pa kryefamiljarë dhe përkujdesje, ndihma invalidëve të luftës dhe familjeve të të burgosurve politikë, ndihma për rindërtimin e objekteve të banimit dhe të objekteve për përkujdesje kolektive, siç janë shkollat, çerdhet e fëmijëve, ambulancat etj. Edhe pse saktësisht nuk tregoi shumën e mjeteve të këtij fondi, ai prapëseprapë tha se mund të jenë 55-60 milionë DM.

    Kurse për fondin “Vendlindja thërret” z. Bukoshi pati thënë se „gjatë kohës së shpërthimit të konfliktit, e akuzonte në mënyrë shumë primitive fondin e Kosovës. Përmes këtij primitivizmi ka ardhur deri te një çrregullim“. Gjithashtu më tej thotë se në mënyrë konsekuente shuma të caktuara 1.1-1.2 milionë DM janë dërguar vetëm për arsim në Kosovë. Por, në disa vende për shkak të rrethanave të krijuara, nuk ka mundur të bëhet shpërndarja e mjeteve.

    Pra, UFORK-u ishte një shoqatë e re joqeveritare e themeluar nga mjetet e 3% që janë mbledhur në Perëndim për 10 vjet.

    Edhe pse këto mjete gjatë “qeverisjes së Bukoshit si kryeministër” quheshin “Buxheti i Republikës së Kosovës”, Bukoshi filloi detyrën e re me para të popullit.

    Natyrisht pakënaqësia nuk mund të mos jetë e theksuar te të gjithë ata njerëz që për dhjetë vjet rresht mjetet e tyre i kanë derdhur në këtë fond, në emër të Qeverisë së Kosovës, e jo në emër të ndonjë fondi humanitar, qoftë ai edhe për rindërtimin e Kosovës. S‘ka dyshim se ky ishte një vazhdim i manipulimit të Bukoshit me mjetet e popullit. Prandaj, deri kur duhet të lejohet ky njeri të manipulojë me djersën e popullit? Fondi për rindërtimin e Kosovës ishte një parullë joshëse për të vazhduar më lehtë me manipulime, ashtu siç ishte parulla e tij gjatë luftës “Gjithçka për pavarësinë e Kosovës”.

    Bukoshi pastaj fomoi parti me emrin PREK, por populli nuk ja dha votën dhe as që dot’ja jap, sepse deri më sot nuk e ka sqaruar popullin, se sa janë ato mjete, për çka janë grumbulluar ato dhe kush duhet të disponojë me to sot.

    1. Paratë nga Bukoshi u mblodhën në emër të Fondit të Republikës së Kosovës. Prandaj, pse dhe me cilën të drejtë, paratë e Fondit të Kosovës ai i bëri para të Fondeve humanitare?

    2. Kur janë mbledhur paratë në Perëndim, para autoriteteve të shteteve të atjeshme janë paraqitur si fonde humanitare, e jo fonde qeveritare. Kurse para popullit natyrisht si Fond i Kosovës. Pastaj, ndodhi e kundërta, para popullit i paraqiti si fonde humanitare, dhe si arsyetim e përdori gjoja se edhe para botës paskan obligim që të jenë humanitare!!! Po dje, para botës a nuk kishin obligim për t‘ua treguar të vërteten se si dhe me çfarë qëllimi mblidhej 3%-shi?

    3. Lufta ka përfunduar në qershor të vitit 1999, kurse UFORK-u i Bukoshit u themelua më 25 prill të vitit 2000! Çfarë misioni ka kryer pas luftës? A nuk kishte nevojë Kosova atëherë që të ndihmohej, kur sapo doli nga lufta e gjakosur e e plagosur? A nuk kishte nevojë ky popull që të ndihmohej para se të hynte në dimër? Pse u prit që të dalë pranvera për tu formuar ky fond humanitar? A nuk kishte deri tani fëmijë pa prindër, familje pa kushte për ekzistencë, invalid të luftës, pastaj objekte që kishin nevojë për ndërtim e riparim, shkolla, ambulanca, çerdhe etj, për të cilat më vonë thoshte vet ai se është formuar? Cila ishte arsyeja që nuk u ndihmua dje, dhe cila është arsyeja që të ndihmohej një vit pas luftës? Vërtet ndjenja humanitare e Bukoshit? Po këtë ndjenjë kaq humanitare që e kishte në pranverë, ku e pati vallë para se të hynte dimri dhe gjatë dimrit?

    Natyrisht se fondi apo fondet humanitare të Bukoshit ishin instrumente për manipulim me ndjenjat dhe fatin e njerëzve, mbi supet e të cilëve rëndon pesha e skamjes, e goditjes nga lufta. Madje, pikërisht këtë shtresë Bukoshi synon edhe tani ta bëjë për vete, duke u thënë: pse nuk na dëgjuat ne, pse nuk e dëgjuat Rugovën, po ta kishit dëgjuar atë dhe LDK-në, sot asnjë anëtarë nuk do ta kishit të vrarë, asnjë shtëpi nuk do ta kishit të djegur, asnjë njeri nuk do ta kishit të burgosur e të kindapuar, asnjë grua nuk do ta kishit të dhunuar, etj.

    Natyrisht që Serbia do të ishte këmbëkryq në Kosovë, duke e vazhduar në mënyrë të heshtur procesin e vdekjes së Kosovës. Kur prania serbe në Kosovë nuk e ka penguar Rugovën në Prishtinë, dhe atë bile duke qenë kryetar i Kosovës së okupuar, nuk e ka penguar as Bukoshin në Perëndim duke mbledhur 3%-shin në emër të Fondit të Kosovës. Prandaj, Bukoshi me fonde të UFORK-ut nuk e ndihmoi popullin, as fëmijët, as luftëtarët, as invalidët, sepse nuk e ndihmoi as luftën, as UÇK-në, por me UFORK-un e ndihmoi FARK-un! Por nuk dihet se a e ndihmoi FARK-un pas luftës sikur gjatë luftës, në emër të Fondit të Kosovës apo vazhdoi ta financojë, në emër të Fondit humanitar. Sidoqoftë, Bukoshi, UFORK-u dhe FARK-u, ishin një, e njëjta gjë. Sa të ekzistojë njëri, do të ekzistojë edhe tjetri. FARK-u dhe UFORK-u dështuan, kurse Bukoshi si themelues dhe financues i të dyjave me paratë e popullit, dështoi para dështimit të tyre. Këtë e tregon vetë numri i votave të fituara në zgjedhjet e fundit. Për këtë është shumë i vetëdijshëm se nuk do të kaloj më mirë as në këto zgjedhje të tetorit, prandaj edhe ka filluar t’i sulmojë trashëgimtarët politikë të UÇK-së, sepse ata e kanë penguar, edhe gjatë luftës, sepse po mos të luftonin ata, ky do të vazhdonte të mrizonte edhe sot nëpër perëndim me paratë e popullit, duke u thirrur si kryeministër i Kosovës. Prandaj, ka të drejtë të ankohet burri i botës, se të njëjtit njerëz që nuk e lanë të qetë dje gjatë luftës, nuk po e lënë të qetë as tani, sepse po mos të ishin këta, populli tani do ta votonte Bukoshin. Pra, kur Bukoshi hip në ati, nuk i intereson sa është sahati.

    Paratë e popullit, në kohën e paqes, përmes të ashtuquajturave fonde humanitare u keqpërdoren në emër të paqes (UFORK), kurse në kohën e luftës u keqpërdoren në emër të luftës (FARK).

    Por, kjo nuk është e tëra. Esenca e kësaj çështjeje ishte te deklarimi i Rugovës për t‘i hartuar listat e ushtarëve të LDK-së. Pra, esenca ishte për ta paguar tradhëtinë gjatë luftës, duke tentuar për të blerë ushtarë pas luftës. Po pse për të blerë ushtarë? Për ta mbuluar tradhtinë e mospjesëmarrjes, të mosfinancimit, bile edhe të pengimit të luftës. Për të paguar njerëz që do të shkruanin artikuj për dëshmorë të vrarë të UÇK-së, për ta dëshmuar kështu „përkrahjen“ dhe „pjesëmarrjen“ e anëtarëve të tyre në luftë.

    Dhe së fundi, esenca e UFORK-ut ishte që të blejnë edhe vota në popull, sidomos te njerëzit me gjendje të rëndë materiale, duke e akuzuar kështu për çdo gjë, jo Serbinë, por UÇK-në që e prishi „rehatinë“. Po ku ishin tani institucionalistët Rugova dhe Bukoshi? Si u bë që i shkelën institucionet e tyre për para? Dhe me paratë qeverisnin ata që i mblodhën paratë në popull! Po pse nuk u derdhen ato mjete në buxhetin e Kosovës, aq më tëpër kur këtë resor, edhe në Këshillin e Përkohshëm Administrativ të Kosovës e mbante LDK-ja? Foshnja Diturie Deliu nuk u ndihmua as me ilaçe elementare, dhe vdiq si anëtarja e vetme që i kishte mbetur familjes Deliu. Bukoshi me paratë e popullit nuk e ndihmoi as këtë foshnje, e as foshnjet e tjera gjatë dhe pas luftës, prandaj mund të merret me mend se çfarë ndihme do të japë tani. Po ku ta dish, ndoshta nuk kanë lejuar rregullat statutare që të ndihmohej lufta, sepse ato para në popull ishin mbledhur për paqe, e jo për luftë çlirimtare. Natyrisht për paqe nën robëri.

    Kur Bukoshi nuk e kishte formuar PReK-un, ua prekte xhepat dhe djersën e njerëzve, kurse tani pasi e formoi këtë parti prekëse me emrin PReK, populli më është bërë alergjik dhe nuk lejon deri në pafundësi që t’ia prek kush as ndjenjat e as djersën.

    Trashigimtarët politik të UÇK-së, nuk i do as Çoviqi, sepse nuk i ka dashur dje Milloshi, ashtu siç nuk i do Bukoshi, sepse nuk i ka dashur dje Rugova.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kjo tregon sa i ulët që ësthë Bukoshi.


    Një herë dora e djadhët e RUGOVËS-TAHIR ZEMËS e që del nëpër GJERMANI bërtet se edhe ne e KEMI NJË USHTRI TONËN! kur në Kosovë UÇK-ja dirdhte gjakun duke mbrojtur trojet e tyre, e tash ai na tregon neve se Rugova qenka i përzirë me Mafinë...

    Atyre që nuk kanë mbrojtë Kosvoën gajtë luftës them kështu:


    SHKONI MËSONI HYMNIN E SHQIPËRISË

    .... Prej luftës vetëm ai largohet që është i lindur tradhëtar.....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    1. Mjetet të cilat janë grumbullue në Kosovë, ato ishin gjithmonë të pamjaftueshme për të mbulue të gjitha "pagat" e arësimit , shëndetësisë dhe institucioneve tjera në Kosovë vetëm me grumbullimet që bëheshin mbrenda në Kosovë. Për qdo muaj kan rrjedhë mjete plotësuese nga jashtë diku deri në 35-40% të masë¨s së përgjithëshme, nëse nuk gaboj, diku rreth 1.5 deri në 2 milj. DM në muaj, ato siguroheshin nga 3% i mërgatës.

    2. Në vitin 1997/98, u shpall akcioni ndihmë për Studentët e UP, të cilët, unë mendoj, se e kan përshpejtu proceset dhe kan bër një jehonë të pakontestueshme në diplomacin e jashtme. Për këto grumbullime, asnjëher ose KURRË, nuk është dhën Raport në organizmat e 3% se sa mjeta janë grumbulluar, edhepse për 3% vazhdimisht në Kuartale bëheshin raporte dhe u informonim se sa jan grumbulluar??!!.

    3. Në Vitin 1998, u organizue akcioni NDIHMË DRENICËS, dhe është grumbullue masë e madhe e mjetev, KURRË nuk është dhën informacion se sa jan grumbullue, fjalën e kam në mekanizmat në diasporë???!!!!.

    4. Në fund të vitit 1998, u Organizue akcioni NDIHMË PËR PAVARËSINË E KOSOVËS, Dhe mund të them se masovikisht ju ka përgjegjë mërgata, ishte aq shumë e madhe e mjeteve, sa banka na i ndaloj pagesen përme tyre kët me qëllim transferi për në Tiranë, asnjëher nuk është dhënë informacion se sa mjete janë grumbullue, une mundem me tregue, vetëm në një lokalitet të një qyteti këtu, kujt i intereson, përmes E-mail sa jan grumbullue, sepse posedoj me dokumentacione burimore. KURRË nuk është tregue se sa mjete janë Grumbullue në këtë akcion.


    5. Të gjitha mjetet e grumbulluara, ishin djersa e puntorëve tanë të cilët me mundë fituan këto para, qe ata që jan jasht¨¨e e dinë si fitohen pratë këtu, dhe me zemër kanë dhënë paratë e tyre vetëm e vetëm për ta qlirue Kosovën. Ato para askush nuk i ka dhën për individ e as Parti, por ato janë dhënë enkas për ta ndihmue jetësimin e vullnetit tonë për liri.

    6. Banka DARDANIA në Tiranë, kurrë nuk ka pasë transparencë në punen e saj, flitet se aty, sidomos në vitet 1996 dhe 1997, janë bër keqpërdorime të mëdha të djersës së puntorëve tanë, në atë kohë ishte themeluar një komision kontrolli nga KQFK, dhe në vitin 1996, ka bërë kontrollin dhe nuk "dihet" qka asht gjetë??????????!!!!!!!!. Vetëm një fakt të sigurtë se kjo bankë ka marrë pjesë në Piramidat në Shqipëri si dhe përmes ca biznismenve Kosovarë në Shqipëri, ka ba thyerjen e sanksioneve ndaj Sërbisë, duke bër biznes me derivate të naftës, përmes Malit të Zi, sufinansier thuhet se ishte Banka DARDANIA. Ndërsa në ate Kohë Z. Bukoshi ia nali mjetet Kryesisë sonë në Prishtinë me pretekst se kan bër shumë shpenzime të telefonit, dhe vërtetë ju patën ndërpre telefonat qendrës sonë në Prishtinë. Ndërsa përsoneli i bankës, shiko, se qfarë kanë blerë në Shqipëri me "pagat" e tyre të vogla.

    7. Meqë jam shumë mirë i njohëtuar për këto procese, ASKUSH ASKEND nuk e ka pyetur, bile jo organizimin e 3% në perëndim që të formohet UFORK, mos të them RREN, por ky është manipulim me mërgaten. Këtë e ka bër një rreth i ngushtë me Bukoshin dhe Isa Mustafen.

    8. Nuk është e vërtetë, se ka mundur Kushner të përvehtësoj këto mjete, sepse koto mjete janë grumbulluar përmesë shoqatave të themeluara në perëndim, sepse ti e din ndoshta që nuk kemi mundur të regjistrohemi si qeveri jasht, por në emër të shoqatave kemi ba grumbullimin e mjeteve për KOSOVËN, dhe ato mjete ishin në Banka, dmth. ajo nuk ka mund të jet pronë e dikujt që Kushner të i merr parat.

    9. Publikisht Z. Bukoshi ka pranuar se ka diku rreth 60.000.000 DM. gjë që une dyshoj, sepse vetëm në Akcionin e fundit përafërsisht, thuhet, se aq janë grumbullue vetëm në zvicër, por nejse ne të mbesin aq, llogarite sa është kamata vjetore në bankat e perëndimit për këto mjete, dhe e shef se Zotëri Bukoshishi dhe ky far uFORKU ka investuar vetëm KAMATAT nga këto para në Kosovë.

    10. Nuk qëndron fakti, se siq thua ti, me këto para, do të paguheshin edhe ata që na kan vra e djegë, sepse këto para kan mundur të qëndrojnë aty ku janë dhe KONTROLLIN ndaj tyre ta marrin INSTITUCIONET të cilat i ka zgjedhë populli, i cili i ka dhanë këto para, me votën e vet dhe vetëm ata kanë legjimtimitet të shfrytëzojnë këto para. Nuk jemi në situatë që dikush të na hjedhë hi syve!!.

    11. NUK ka të drejtë askush, me këto para të thot se po ndërtoj këtë apo ate, si me ken të baballëkut të vet, ky është TURPË, ky veprim është shkelja më e rëndë që i bahet njeriut të rëndomtë që ka lën jetë e shëndet në mërgim, dhe i ka dhënë paratë e kursyera, për kosovën e jo që dikush të rreh gjoks për MERITAT e mëdha që po ka në ndërtimin e Kosovës.

    13. Pyes, sa para janë dhënë për stimulimin e zhvillimit ekonomik, dhe krijimin e vendeve të punës, e mos të flasim për invalidët e luftës dhe jetimët që kan mbetë pa më të dashurit e tyre???.

    14. Transparenca duhet, NËSE DËSHIROJMË TË JEMI SI POPULLË TË NDERSHËM DHE TË KEMI ETIKË NJERËZORE.

    Të gjitha këto të i shkruajta, për me të thën se, jemi të vetëdijshëm se paraja gjithëmonë është ma pak se jeta, jetën e kan dhënë shumë trima për ta gëzuar ne sot Lirinë, ato para janë dhënë për këtë LIRI i nderuar, dhe mu për këtë BORGJI është më i madhë edhe për Bukoshin , që bile më në fund ta bëjnë transparente këtë që ta hekin dyshimin nga vehtja.

    Po shkruaj, sepse fundja, borgj u kam të gjithëve atyre të cilët më kan besuar dhe i kan dorëzuar parat tek une. Vetëm një fakt dua të ta them, Një plakë diku rreth 60 vite i thyer sikur të ishte 80 vjet, i pruni dhe i dorëzoj 10.000 Fr. Zvicrane dhe më tha: "Shiko bre migjë, në luftë nuk muj me shku se jam invalid dhe i sëmurë, shpirti peshë po më qon, por kisha këto para dhe me zemer po i jap për ata trima që po e kërsasin pushken atje" dhe filloj të i shkojnë lotët, pra mës për vehte, këtyre borgjë u kan, që të kenë transparenc ztë plotë dhe bartje të tyre aty ku duhet.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •