Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 169
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ARIANI_TB
    po ti a merr vesh diqka a veq keshtu ja fut kot veq qe e urren nji Qeveri te Çlirimtarve
    po a po ta shofin syt se qka ke shkarravit
    po a mendon ti se ashtu ka qen puna siq thue ti a heeeeee
    u rritsh balit e tani kur te rritesh merr vesh ne politik
    a sot per sot ti din veq me i sha e me i urrejt Çlirimtaret e hiq ma teper
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    [=Kavir;2892066]Heqja e flamurit shqiptar nuk eshte turp, ne kete rast. Eshte nje menyre e qarte per thene ESHTE SHTET!

    [/QUOTE]

    Shume e qarte.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Amerika kurrë nuk do t’ju lë vetëm


    E martë, 12 Tetor 2010

    Elife Luzha

    ‘Amerika kurrë nuk do t’ju lë vetëm, gjithmonë do të jemi me ju’ i kishte premtuar Hashim Thaçit (përfaqësues politik i UÇK-së në atë kohë) ish-Sekretarja e Shtetit znj. Medllin Ollbrajt më 1999 gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës në Rambuje.


    Kosova e veshur në petkun festiv e pret Zonjën e Madhe, përfaqësuesen e Shtetit më të fuqishëm të botës, Sekretaren e Shtetit amerikan, Hillari Klinton.

    Kosovën hallemadhe, por të lirë e të pavarur e viziton mikja ambasadore e paqes dhe urtësisë, për të rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e madhe amerikanë për shtetin e Kosovës. ‘Amerika kurrë nuk do t’ju lë vetëm, gjithmonë do të jemi me ju’ i kishte premtuar Hashim Thaçit (përfaqësues politik i UÇK-së në atë kohë) ish-Sekretarja e Shtetit znj. Medllin Ollbrajt më 1999 gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës në Rambuje. Ishte kjo koha kur populli i Kosovës po rrezikohej edhe me zhdukje fizike nga gjakësorët serbë. Por, administrata amerikane e Presidentit Bill Klinton e bashkoi botën demokratike në krye me NATO-n, për t’i dhënë fund gjenocidit millosheviqian në Ballkanin Perëndimor të Evropës Juglindore. Për t’i dhënë fund eksodit biblik të largimit me dhunë të shqiptarëve nga tokat e tyre etnike. Sot Kosova e shpallur shtet demokratik, e mirëpret si ambasadore dhe heroinë të veten Sekretaren e Shtetit, znj. Hillary Klinton, bashkëshorten e ish-Presidentit amerikan Bill Klinton i shpallur tanimë shpëtimtar dhe hero i popullit të Kosovës. Kjo është ditë feste për ne. Ditë e respektit, nderit dhe krenarisë. Ditë e lartësimit të vlerave të lirisë, barazisë dhe demokracisë, vlera këto të çmuara, dhe zgjeruara ndër popujt e botës nga shteti më demokratik në planet Amerika.

    Hillari Diane Rodham, e lindur më 27 tetor 1947 në Çikago, qysh herët ishte dalluar me veprimtari kombëtare duke u rrekur problemeve të ndryshme që e preokuponin shoqërinë. Si grua, nënë dhe Zonjë e Parë, ka dhënë kontribut të veçantë në avancimin e të drejtave të grave dhe fëmijëve, pa lënë anash edhe iniciativën e saj për të nxitur pjesëmarrjen e gruas në politikë kudo në shtetet e tyre nëpërmjet shoqatës joqeveritare ‘Voices Vital’. Dy herë është emëruar si një ndër gratë juriste më me ndikim në Amerikë. Përderisa nga amerikanë të shquar është vlerësuar si aktiviste dhe dijetare më e rëndësishme e dy dekadave të fundit. Që nga viti 1993-2001, si Zonjë e Parë i printe reformës kombëtare për kujdesin shëndetësor. Ajo kërkonte nga punëdhënësit të mbulojnë kujdesin shëndetësor për punonjësit e tyre. Edhe pse iniciativa e saj nuk u përkrah nga kongresi amerikan, më 1999 ajo arriti të realizojë sigurimin shëndetësor për fëmijët e familjeve të varfra. Politikat mbrojtëse të të drejtave të njeriut dhe të popujve të shtypur, Hillary do t’i shkallëzojë edhe më tej si senatore e Nju Jorkut që nga viti 2001 deri më 2009. Kurse më 2008, do të kandidojë për presidente të SHBA-ve, si kandidate e partisë demokratike. Hillari Klinton në fushatën presidenciale nuk mori vota të mjaftueshme për presidente të SHBA-ve, por u shpall si gruaja më e votuar ndonjëherë në Amerikë. ‘Unë kam dalë në tribunë si përkrahëse e Barak Obamës’ do të shprehej Hillari Klinton në fjalimin e saj shumë të popullarizuar. Ajo i ftoi votuesit që ta votojnë kundër kandidatin e saj Barak Obamës për president të SHBA-ve, të vetmin kandidat nga radhët e partisë demokratike, duke treguar unitetin e partisë demokratike dhe dëshmuar kulturën e lartë politike në demokracinë amerikane.

    Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton po e viziton Kosovën pas dhjetë viteve të çlirimit nga pushtuesi serb. Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ajo

    në ditarin e saj do të shkruajë: ‘po lind një shtet i ri në vendin e Dardanëve të vjetër’. Shqiptarët e Kosovës thotë ajo u bënë të njohur sidomos në vitet e ’80 me protestat dhe gjakun e tyre, duke u dalluar me luftën e tyre çlirimtare të viteve të ’90. Që nga marsi e deri në qershor të vitit 1999 në gazetën ‘Washington Post’ Hillari Klinton në shkrimet e saja javore për temë kryesore pati Kosovën. Dhe jo vetëm kaq. Në rrugëtimet nëpër botë si Zonjë e Parë, përkrah bashkëshortit të saj, Bill Klinton, në vazhdimësi do ta ngrehë zërin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe ftonte autoritetet e rëndësishme që të mos lejojnë ‘persekutimet e hebrenjve të përsëriten në Kosovë’. Ajo çdo herë diti të lidhë ura miqësie në mes popujve, në veçanti diti të ngjallë shpresën e lirisë ndër shqiptarët kosovarë. Kur masakrat dhe krimet serbe në Kosovë mbuluan kanalet televizive të botës, znj. Klinton udhëtoi drejt kampeve të refugjatëve në Stankovec të Maqedonisë për t’i parë dhe dëgjuar për së afërmi tmerret e përjetuara të shqiptarëve. Më vonë ajo do të shkruajë: ‘me sytë e mi i kam parë dhe dëgjuar vuajtjet e refugjatëve kosovarë. Ata si bagëti grumbullohen nga policia serbe në qendër të qytetit dhe shtien me plumba mbi ta’. E tmerruar me ato që kishte parë e dëgjuar ajo do të shkruajë me ndjesinë më të veçantë se si i faniten fytyrat e fëmijëve të vuajtur kosovarë. Dhe përkundër të gjithave shton ajo, të gjithë refugjatët kishin një dëshirë. Të kthehen në Kosovën e tyre!

    Sot, Hillari Klinton pas dhjetë viteve përsëri i viziton shqiptarët e Kosovës. Por, kësaj here jo në kampet e refugjatëve, por në shtetin e ëndërruar të tyre. Pavarësia e Kosovës është shpallur legjitime nga GJND-ja. Ky legjitimitet është aprovuar edhe me rezolutën e AP të OKB-së. Përkundër të gjithave edhe më tutje Republika e Kosovës sulmohet nga bandat serbe, në çdo pjesë të territorit të saj.

    Gazeta ‘Dello’ e Lubjanës këto ditë shkruan se ‘Sekretarja amerikane po e viziton Kosovën në një kohë krize të brendshme pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit të shtetit, për shkak të shkeljes së Kushtetutës’. Qëllimi i vizitës së znj. Klinton në Kosovë dhe rajon shton gazeta, është ‘fillimi i bisedimeve ‘teknike’ në mes serbëve dhe shqiptarëve që duhet të bëhen me ndërmjetësimin e BE-së, të përcaktuar me rezolutën e AP të OKB-së, ku roli i SHBA-ve nuk është i përcaktuar’. Por, për shqiptarët e Kosovës vizita e Sekretares së Shtetit, znj. Hillari Klinton ka kuptim krejt të ndryshëm me ato që shkruhen e thuhen nëpër gazeta të ndryshme. Në rend të parë vizita e znj. Klinton në Kosovë, në zemrën e çdo familjeje shqiptare do të zgjojë kujtimin e dorës së zgjatur, të përkrahjes e solidaritetit nga miqtë e në veçanti ata amerikanë në çastet e përballjes me tmerret nën holokaustit millosheviqian. E sa i përket rolit të SHBA-ve lidhur me çështjen e Kosovës, ai tanimë është i vulosur që në Rambuje! Për çdo shqiptar kosovar Amerika dhe Kosova kanë një kuptim në emërtim. Prandaj, Kosova e veshur me petkun festiv, madhërishëm e pret miken e saj të madhe, Sekretaren e Shtetit, znj. Hillari Klinton, që siç thotë edhe vet bashkëshorti i saj, Bill Klinton: ‘Ajo di më mirë se të gjithë t’i mbledhë njerëzit bashkë rreth çështjeve të vështira dhe t’i çojë punët deri në fund’.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Turpi Nuk Ka Brina Me Ket Pushtet Ne Qe Kemi Tash Dhe Me Ket Elit Te Ashtu Quajtur Politike Edhe Naj Vit Nuk Dote Guzojm Te Deklarohemi Si Shqiptar Po Kush Mund Te Naj Ndalon Flamurin Kombetar Nese Thot Dikush Se Ambasada Amarikane Ka Deklaruar Se Nuk Ben Te Vendosen Flamuj Kombetar Un Mund Te Tehm Se Esht Nje Genjeshter E Kulluar Por Nese Ersht E Vertet At,her Diqka Nuk Esht Ne Rregull

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Aq Meshum Qe Po Perthosen Flamuri Yn Kombatar Shqiptar Aq Me Idashur Po Behet Kurse Kjo Lecka Me Ylla Te Gabelve Qe Meshum I Perngjan Nje Lecke E Ati Flamurit Te Shokut Tito

  6. #76
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ARIANI_TB
    po ti a merr vesh diqka a veq keshtu ja fut kot veq qe e urren nji Qeveri A Çlirimtarve
    po a po ta shofin syt se qka ke shkarravit
    po a mendon ti se ashtu ka qen puna siq thue ti a heeeeee
    u rritsh balit e tani kur te rritesh merr vesh ne politik
    a sot per sot ti din veq me i sha e me i urrejt Çlirimtaret e hiq ma teper

    Une aspak fare nuk i urrej ata qe luftuan per lirine e kesaj toke arbnore nga okupatori shekullor antishqiptar, une jame shume prekrahes i madh dhe kam shume respekt per luftetaret e lirise, dhe kame shume respekt per gjakun e deshmoreve. Mirepo nuk perkrah fare kete politike antikombetare dhe antishqiptare qe per fat te keq kjo Qeveri e Kosoves te cilet e perbejne po ata qe luftuan kunder armikut tone shekullor duke u rreshtuar para Flamurit Kombetar Shqiptar dhe hymnit Kombetar, tani po keta te njejtit me keto veprime antikombetare dhe antishqiptare shkelin gjakun e deshmoreve, shkelin luften e drejte te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, shkelin ne indentitetin tone Kombetar Shqiptar.

    Pse mundohesh te respektosh Ameriken apo ndokend tjeter, nese ti nuk ke respekt per veten tende, nese ti nuk ke respekt per ata qe luftuan armikun duke u rreshtuar prane Flamurit Kombetar Shqiptar.

    Asnjehere nuk do perkrah asnje qeveri e cila punon kunder interesit kombetar shqiptar. Dhe kjo qeveri per fat te keq eshte duke e bere ate.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #77
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Heqja e flamurit shqiptar nuk eshte turp, ne kete rast. Eshte nje menyre e qarte per te thene KOSOVA ESHTE SHTET!

    Nqs je kaq nacionalist dil ne miting pro-Hillarit me flamur shqiptar, mbani dhe ndonje flamur "kosovar" sa per shenje dhe ndonje flamur amerikan t`i behet qejfi edhe Hillarit

    Turp eshte kur dilni me flamure arabe, me shkronja arabe dhe A u cjerre arabisht, qe ta kuptoje dhe Hillari qe po vjen ne Europe jo ne shkretitirat e Azise.

    Ndoshta per ju Kavir nuk eshte Turp ky veprim, mirepo ta dishe se per shumicen Shqiptare ne Kosove eshte edhe nje nencim i rradhes nga ana e kesaj qeverie antikombetare e antishqiptare.

    Kosova ndonese eshte shtet per nderkombetaret dhe qeveritaret, sepse ata vjedhin te gjoren Kosove dhe popullin e saj qe 11 vjet, mirepo Kosova nuk eshte per shumicen Shqiptare te Kosoves, sepse me pakon antikombetare dhe antishqiptare te Ahtisarit me shume te drejta kane 5% minoritaret Serb, sesa mbi 90% popullata absolute shqiptare e Kosoves.

    Sipas jush nese ky veprim eshte normal, perse kjo Qeveri atehere nuk merr vendim te njejte per largimin e flamurit tjeter te shtetit fqinje pra Serbise. Kete e kane te drejte me kushtetute dhe nga gjygji i Hages. Pra perse nuk veprohet ne te gjithe Kosoven e njejta gje, pasi qe sipas jush Kosova eshte shtet.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ndoshta per ju Kavir nuk eshte Turp ky veprim, mirepo ta dishe se per shumicen Shqiptare ne Kosove eshte edhe nje nencim i rradhes nga ana e kesaj qeverie antikombetare e antishqiptare.
    shuej bre mos ta nien kush qfar po flet
    po ti fol ne emen tan e jo te tierve
    shumica eshte krenare me qeverin e Çlirimtarve
    po ty te ka verbue urrejtja qe kie per Çlirimtaret more bal
    per ty ma e rruges koka kan me i shpall luft Amerikes veq me ta marue qefin ty e me e lan flamurin e shqiperis aty a eh bal he bal
    qaq din qaq flet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #79
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    C'a nencmimi eshte per ju? Hajde bejini qefin/yzmetin Amerikes, e mos beni llafe shume. Flamurin kuq e zi e keni ne shpirt ju. Aq mjafton.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Nje vizite e rangut te larte si e znj.Klinton, sigurisht qe do te ndiqet neper mediume boterore, pra edhe ne shume vende ku nuk e kane njohur pavarsine e Kosoves, nje vendi ne Afrike do i bente pershtypje flamuri i Shqiperise me ate Amerikan dhe plus i Kosoves, ndoshta dhe do te hamendej mos valle Klinton ka shkar ne dy shtete menjehere ose mos valle eshte ne Shqiperi dhe ndoshta Europa e ka nderuar flamurin e se kane mare vesht ato.
    Thuaj te arijme sa me shume njohje per Kosoven qe te kapim ulse ne OKB.

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •