Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 169
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Dhe ne republiken e kosoves a ka komb shqipetar,dhe nese ka a duhet ta tregojm me simbole saj apo me lecka magjupve,le bre se nuk je kah thu asgje.
    a jan qita qe dhan betimin nen flamurin kuq e zi per bashkimin e gjitha trojeve,dhe jo qe nuk bashkuan asgje por po e zhdukin ngadal por sigurt edhe berthamen kombetare.
    Me ju than para ca vitesh se flamuri kombetar duhet hiqet,28 nentori duhet hiqet te paret qe kishin kundershtu do ishin keta qe sot i ne qeveri per fatin e keq.
    Klinton dhq qdo tjeter nuk e ka te drejten per te na tregua se cilin flamur duhet ta duam ne, te keqe ka te qitet edhe ai kombetar, nuk kerkuan ta heqin flamurin serb ne graqanic dhe te jete vetem ai i kosoves a din me me tregu ti.
    Nuk kan faj jo ,faj ka populli qe nuk qohet ne kemb e me i perzan keta servila.
    E kush po thot qe ne kosove nuk ka shqiptar,tani jane zgjedhjet dilni votoni dhe zgjidhne nje parti qe qenka e zonja qe flamurin KUQ E ZI ta bej flamur te shtetit te KOSOVES. Une po te them qe kjo eshte e pamundur,a po i shihni veshtirsit qe i ka kosova (multietnike,me flamur te kalter me yje)ta shtrij sovranitetin ne ter territorin,po me flamurin KUQ e ZI dhe kosoven si shtet i shqiptarve integrimi i veriut do te ishte i pamundur.

    Klinton dhe SHBA kan fuqi me shume se vetem ta imponojn flamurin,ata mund te imponojn kufije,luften dhe paqen,lirin dhe roberin,e ju trimat urdheroni zgjidhni doni perkrahjen amerikane a doni te knaqeni me simbole e patriotizem folklorik.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Fjala e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

    E nderuara sekretare Clinton,

    Më lejoni që në emër të institucioneve të Kosovës dhe në emër të qytetarëve të saj, t’ju dëshiroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës.

    Suksesi dhe përparimi në shtetin e Kosovës, është pashmangshëm i lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju personalisht.

    Unë dua t’ju falënderoj përzemërsisht.

    E njoftova sekretaren Clinton për progresin dhe sukseset e jashtëzakonshme që ka shënuar Kosova si shtet i pavarur , në këto dy vite, si dhe vizionin tonë të qartë për të ardhmen euroatlentike për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin.

    Ne jemi duke ndërtuar Kosovën si shtet, si atdhe të gjithë qytetarëve të saj, vend demokratik dhe shumetnik.

    Sot, Kosova është duke bërë reformat ë thella demokratike, qoftë në politikë, legjislacion dhe ekonomi, reforma këto të standardeve perëndimore.

    Ne kemi bërë hapa të mëdhenj, por ende mbetet shumë për tu bërë, posaçërisht në fushën e integrimeve evropiane dhe zhvillimit ekonomik.

    Ne besojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner serioz në mbështetjen tonë në këtë rrugë, e cila është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe është vizioni i politikës kosovare.

    Kosova dhe populli i saj do të vazhdojnë të kenë raporte speciale me SHBA-të.

    E nderuara Sekretare,

    Kosova ka hyrë në fazë të rëndësishme të përmbylljes me sukses të pavarësisë së mbikëqyrur sipas dokumentit të presidentit Ahtisaari.

    Tani kemi filluar fazën e konsolidimit dhe forcimit të shtetit tonë.

    Ju falënderoj shumë për mbështetje të jashtëzakonshme dhe ky është sukses i përbashkët i Kosovës, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brukselit.

    E nderuar sekretare Clinton,

    Bashkëpunimi rajonal për Kosovën, por edhe gjitha vendet e rajonit, është parakusht për integrime evropiane.

    Kosova gjithmonë ka pasur vullnet të ndërtojë raporte bashkëpunimi me të gjithë fqinjët.

    Ne kemi ndërtuar raporte dhe jemi krenarë dhe shumë të përgjegjshëm, me Malin e Zi, Shqipërinë, me Maqedoninë dhe të gjitha vendet tjera të rajonit.

    Ne kemi shprehur gatishmëri dhe vullnetin tonë që të ndërtojmë raporte të mira ndërshtetërore edhe me Serbinë si dy shtete të pavarura me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm dhe me vizion të përbashkët për tu integruar në NATO dhe Bashkim Evropian, në veçanti pas prezantimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që konfirmoi të drejtën ndërkombëtare për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe mikpritjes së këtij opinion nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 9 shtator të këtij viti.

    Është hapur tani një kapitull i ri, fazë e re edhe në relacionet shtet i Kosovës me Serbinë, është hapur kapitulli i së ardhmes dhe ai i bashkëpunimit. Pra, ka ardhur koha e përmbylljes së konfliktit njëshekullor në mes Kosovës dhe Serbisë; ka ardhur moment i bashkëpunimit dhe shikimit kah e ardhmja. Kosova është gati

    Kosova ka treguar vullnet për dialog për çështje praktike me Serbinë si dy shtete dhe në nivel të barabartë.

    E nderuara sekretare Clinton,

    Dialogu është në interesin e dy vendeve dhe popujve tanë, është në shërbim të paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal apo implementimit të vizionit edhe për Kosovën edhe për Serbinë dhe për gjithë rajonin.

    Jam i bindur se fundi i dialogut me Serbinë do të përmbyllet me integrimin e shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

    E nderuar sekretare Clinton,

    Ju faleminderit juve personalisht, familjes suaj, presidentit Clinton, presidentit Obama, e falënderoj shumë Qeverinë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Faleminderit shumë nga populli Amerikan.

    Ju faleminderit shumë!

    Fjala e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton

    Faleminderit shumë kryeministër Thaçi.

    Është kënaqësi që jam këtu në Prishtinë. Dua të ju falënderojë për mirëseardhjen e ngrohtë nga ju, nga presidenti në detyrë dhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe nga gjithë populli i Kosovës i cili kishte dalë në pritje dhe me të cilët u përshëndeta te shtatorja e burrit tim.

    Jam këtu edhe në emër të presidentit Obama jo vetëm zyrtarisht si sekretare e shtetit po edhe si një anëtare e një familje që ishte shumë e përkushtuar për lirin e këtij vendi.

    Takimi i sotëm vjen pas udhëtimit të paradokohshëm të Kryeministrit në Uashington ku u takua me nënkryetarin Biden deh pastaj ku jemi takuar së bashku në Departamentin e Shtetit. Më vjen shumë mirë që kam qenë mikpritëse e tij atëherë dhe që jam mysafire e tij tani.

    Për mua personalisht është një nder i madh deh po ashtu dua të bëjë një përshëndetje të madhe për trupat amerikane dhe për trupat e shteteve tona aleate dhe partnere që shërbejnë në kampin Bonstill. Më vjen keq që nuk do të mund të shkojë dhe ti vizitojë personalisht gjatë këtij udhëtimi, por unë dua që t’i falënderojë për të gjitha ato që janë duke bërë për stabilitetin e shtetit të Kosovës dhe në mbarë rajonin.

    Presidenti Obama dhe unë jemi të përkushtuar që të përkrahim që të arrini stabilitet të qëndrueshëm. Bashkëshorti im, presidenti Clinton e ndan zotimin dhe përkushtimin tonë dhe është shumë i lidhur me këtë vend. Si president ka punuar shumë për t’i ndihmuar popullit të Kosovës që të jetojë në paqe dhe i lirë nga persekutimi. Ai, unë dhe presidenti Obama, si dhe të gjithë amerikanët kemi qenë krenarë që kemi qëndruar pran kosovarëve dhe me kalimin e kohës jemi krenar që jemi miqtë dhe partnerët tuaj. Jemi të impresionuar me të gjitha që keni arritur në këto vite të kaluara. Qëndrimi im këtu është një votë e mirëbesimit, z. Kryeministër, ë atë që jeni duke e bërë dhe në angazhimi tuaj për të krijuar një të ardhme të re jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin. Ju falënderoj të gjithëve që jeni pjesë e këtij përkushtimi të madh.

    Kosova dhe Shtete e Bashkuara kanë qenë partnerë gjatë luftës dhe përmes udhëtimit të Kosovës drejt pavarësisë. Që nga fillimi Shtete e Bashkuara kanë mbështetur të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si një shtet Sovran dhe i pavarur në kuadër të kufijve të vet. Ne e kemi mirëpritur vendimin e GJND-së, vendim që ka afirmuar të drejtën juridikë të Kosovës që të shpall pavarësinë. Tani do të vazhdojmë që të mbështesim Kosovën që ta kryej punën e vështirë që të krijoj një vend stabil përparimtar dhe demokratik që është në paqe me të gjithë fqinjët dhe është i integruar gjithnjë e më tepër në komunitetin euroatlantik. Për këtë qëllim Shtetet e Bashkuara janë të inkurajuara që të nxisin dialogun që do të zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë i cili ofron që të dy vendet të zgjidhin çështjet teknike, t’i tejkalojnë pengesat dhe të jenë fqinjë të mirë. Ashtu siç ka thënë kryeministri Thaçi sot dhe presidenti Tadiq dje, disa çështje, siç është statusi, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të diskutohet. Mirëpo liderët e të dy vendeve duhet t’i qasen dialogut me besim të mirë dhe duke respektuar shqetësimet e njëri tjetrit. Këto bisedime paraqesin një mundësi për të adresuar nevojat e menjëhershme dhe për t’i vëne përpara objektivat reciprokisht të dobishme.

    SHBA kanë kërkuar edhe nga Serbia edhe nga Kosova që të ulën në një tryezë. Ne e dimë që kosovarët tashmë kanë paraqitur një kornizë dhe po bëjnë punën themelore për një raport pozitiv dhe afatgjatë. Kjo nuk është e lehtë, ne e kuptojmë këtë mirëpo ka shumë vende në Evropë si Franca dhe Gjermania të cilat tani bashkëpunojnë, bëjnë tregti dhe punojnë së bashku. Shpresojmë që në të ardhmen të themi të njëjtën gjë edhe për Serbinë dhe Kosovën.

    Si shtet i ri , me një popullatë dinamike, shumetnike dhe me popullsi më të re në Evropë siç pash edhe në rrugë , edhe fëmijët që pata rast ti shoh, Kosova duhet të bëjë shumë gjëra përnjëherë, të krijoj traditën e demokracisë dhe të vendos institucione të fuqishme publike për të nxitur zhvillimin ekonomik , të tërheq investimet e huaja dhe të krijoj vende pune për gjithë të rinjtë. Të vazhdojë me një plan transparent për të privatizuar ndërmarrjet shtetërore siç është kompania e rrymës dhe ajo e telekomit, që të krijoj një përkushtim të fuqishëm ndaj sundimit të ligjit , zgjedhje të drejta, të lira dhe transparente dhe të inkurajohen njerëzit të jetojnë në harmoni pavarësisht nga prejardhja etnike dhe të krijojnë një të ardhme të përbashkët .

    Të gjitha këto detyra janë me rëndësi themelore dhe asnjëra prej tyre nuk është e lehtë. SHBA do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për popullin e Kosovës , derisa ju punoni për të arritur këto objektiva. Gjatë ditëve dhe muajve në vijim do të ndihmojmë edhe për zgjedhjet që janë me rëndësi dhe e dimë që do të jenë transparente dhe të besueshme dhe
    do të respektojnë rendin kushtetues .

    Ne mbështesim zhvillimin e sektorit privat të Kosovës dhe shohim potencial të madh që ekonomia e Kosovës të zhvillohet sidomos nëse investoni në të rinjtë tuaj të cilët janë resursi juaj më i madh.

    Ne do të mbështesim Kosovën edhe në përafrimin me institucionet euroatlantike siç është BE dhe NATO . Ato përfaqësojnë rastin më të mirë për Kosovën një të ardhme afatgjate stabile dhe prosperuese. Ne do të ndihmojmë derisa Kosova të punojë për të integruar komunitetin serbë në vend . Trashëgimia shumetnike e Kosovës është krenaria e shumë qytetarëve tuaj . Ne e dimë që diversiteti juaj është një fruqi të cilën e ndajmë dhe e respektojmë në SHBA.

    Sot, do të shkoj në njërin prej thesareve kulturor të Kosovës, në manastirin e Graçanicës, një vend ortodoks serb, që daton që nga shekulli i XIV-të. Po ashtu, do të vizitojë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe të sapo zgjedhur, të cilët janë duke ndjekur rrugën e angazhimit dhe bashkimit me qeverinë vendore. Ata duhet mbështeten në mënyrë aktive.

    Njerëzit e këtyre komuniteteve do të shohin që duke qenë qytetarë të angazhuar plotësisht në Kosovë, kjo shpaguhet me përmirësime konkrete të jetës së tyre dhe kryesisht kjo është një detyrë që qeveria qendrore duhet ta bëjë, mirëpo, përsëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin liderët në çdo nivel, të cilët punojnë drejt një Kosove të bashkuara, të llojllojshme demokratike.

    Nuk ka asnjë dyshim për këtë, që është një rrugë e gjatë nëse duhet të shkojmë së bashku, të jemi të përqendruar se ku do të na shpie kjo rrugë, në një të ardhme të cilën Kosova e pavarur shumetnike është e sigurt, ku ka mundësi për të rinj, ku traditat demokratike janë të fuqishme dhe ku paqja sundon në tërë rajonin. Kjo është një e ardhme për të cilën vlen të punohet.

    Kosova duhet vetë të udhëheqë, mirëpo duhet ta dini Kryeministër, ashtu siç kemi qenë me juve në rrugën e vështirë të pavarësisë, ne edhe do të qëndrojmë me ju dhe ne jemi partnerët tuaj, miqtë tuaj dhe jemi të përkushtuar për të ardhmen tuaj.

    Ju faleminderit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 13-10-2010 më 13:39
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #123
    Jam kurioz te di c'mendojne talibano-turko- arabet me bisht qe flasin shqip per viziten H. Klinton? Nuk po i shoh te thone ndonje mendim, apo jane duke modifikuar ndonje bombe, apo u kthyen ne atdheun nga ku mbine dhe na e pastruan forumin.
    Jo komente per mua per viziten H. Klinton please!
    Thaci nuk foli keq.
    Paqe!

  4. #124
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nkoft gjall qeky Thaqi edhe me shkie ka me na bashku ne lutjet per serbski bozhiq ne kishen e deviqit qe ti tregoim botes se jemi vllezer me shkaun tybe istikfar me serb desha te them.Kta qe paskan luftu per ket flamurin e baces Adem sot e dit e me teper po e ngulfatin kta ''qlirimtaret'' e llastikut.


    Elinkton te pergezoi se ke rast ta besh dhenderr nji serb nga knini ,sesht bash serb esht si serbgabel tamam e ke se te pershtatet ne racen tuaj prej grekomagjuposki.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 13-10-2010 më 13:31

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Jam kurioz di c'mendojne talibano-turko- arabet me bisht qe flasin shqip per viziten H. Klinton? Nuk po i shoh te thone ndonje mendim, apo jane modifikuar ndonje bombe, apo u kthyen ne atdheun nga ku mbine dhe na e pastruan forumin.
    Jo komente per mua per viziten H. Klinton please!
    Thaci nuk foli keq.
    Zonja Klinton erdhi bisedoi me kryeministrin,ofroi perkrahje shtetit te kosoves.Keta qe ju i quani talbano-turk-arab,keta nuk kan asnje mendim e nuk e din as qka jane jau ka fshi trurin shoku enver me shokun tito,fali se nuk din qka thon e qka bejne.

  6. #126
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga INDRITI Lexo Postimin
    Faleminderit per keshillen por me duket shume me vend ajo qe shkrova.

    Nderkohe ajo per cilen me akuzon duhet argumentuar perndryshe mbetet nje perralle e gjyshes.
    I dashur Indrit!!
    Kur therret te tjeret me epitete poshteruese si "shqipfoles", duke i dhene vetes poziten e gjykatesit dhe patriotit paraprakisht, jo vetem qe ndan shqiptaret ne dy kope, por harron edhe nje gje tjeter: ata mund te mendojne te njejten gje per ty!!!
    Pra do te ishte e udhes qe kur behet debat per patriotizem, keto fjale te mos i perdorim fare, pasi sjellin vetem dem!!!
    Me te mirat Indrit e mos ma ki per te keq!!!
    Jarigas

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Epo akoma nuk e ke kuptuar qe je kthyer permbi Toke, ti efendi??!!
    Kete tipin e psikanalizes, kush ta ka mesu ty lale??!! Tjetri thote se ti ke pasur nje konflikt A armatosur e ti kuptoke se ai thote qe ti s'ke luftuar??!!!!! Shko ere kthehu ne shkolle se u bere gazi i botes...
    Ushtaret e Natos marrin pjese ne konfliktin e armatosur me talebanet dhe ti n akuptonke se ushtaret e Natos jane terrorista??!! O Dyli!! Konflikt i armatosur do te thote se po ben lufte me arme e jo me terfyca!!!Epo kta "dijetaret" islamike bre...
    Une jetoj me kembe perdhe lale, ndersa ti fluturon me prassss.....

    Po pra sipas teje,cdo lufte ne bote qenka konflikte i armatosur?
    Po o zoteri konflikte i armatosur eshte edhe nese une i marr 20 persona dhe beje kerdi neper bote,pra kjo nuk eshte lufte,por eshte konflikte,dmth i bjen qe une nuk jam pajtuar me disa njerez per biznis dhe fillone konflikti,por jo konflikte vetem me fjale por konflikte me arme,pra ksaje i thone "konflikte i armatosur".kurse ajo qe ka bere UCK-ja ka qen lufte per ta mbrojture tokat tona.
    Lali kujdes se ne ne Kosove,ata qe e quajne luften e UCK-se konflikte,atyre ne i themi tradhetar.
    Eshte keq me then,por me fol realishte,as si musliman po as si krishter,Amerika eshte duke pushtuar popullin Afganistan,qysh na ka pushtuar neve Turqia,Serbia.
    Edhe pse ne e kem aleat dhe mike Ameriken,nuk munde ta mohojm faktin qe Amerika ka bere gabim qe eshte future ne ate lufte a eshte ashtu??!!

    Eshte shum turp..........mos ta dalloshe "luften"prej "konfliktit te armatosur",po mesohesh sepse je i ri,e ke jeten para.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #128
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Jam kurioz di c'mendojne talibano-turko- arabet me bisht qe flasin shqip per viziten H. Klinton? Nuk po i shoh te thone ndonje mendim, apo jane modifikuar ndonje bombe, apo u kthyen ne atdheun nga ku mbine dhe na e pastruan forumin.
    Jo komente per mua per viziten H. Klinton please!
    Thaci nuk foli keq.
    Ne mendojme puthe kete or Tunxh se mesa shoh une vetem 15 shkronja te alfabetit ditke, ose me sakte vetem Talebane, Arabe, Turq dhe pagezim di me thene.

    Djali edhe embelsira nje here haet dreqi e mori, e jo dokrrat e tua...
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #129
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Kosova duhet ta fitoje flamurin shqiptar nese pretendon se eshte komb shqiptar, duhet te transferoje, riatdhesoje bishtuket, ndryshe vetem nje pakice kristiane qe jeton atje dhe myslimanet e kthyer me zor ne te tille nga turku, nuk e ben komb shqiptar te paster. Ka nje zgjidhje, pagezohuni kristiane qe Perendimi t'ju quaj shqiptare ashtu si shqiptaret dita dites jane A shuar islamin ne menyre te ndieshme keto vitet e fundit, e si rrjedhim te keni flamurin tone kombetar dhe shteteror njekohesisht. Perendimi e di qe jetojne dhe shqiptare ne Kosove por jo eshte komb shqiptarkur Arabet, turqit, afganet, pakistanezet jane duke deklaruar shqiptare! Bota perendimore respekton shqiptaret jo extremistet talibano-turko-afgane qe jane mbledhur ne Kosove. Kosova duhet cliruar perseri nga fundurinat extremiste. Nga serbet clirimin e beri USA dhe Perendimi ne pergjithesi kete te dytin le ta bejne vete kosovaret pa ndihmen e kerkujt, tani do tregoheni nese beni dote dicka pa ndihme dhe bota do t'ju quaj shqiptare te vertete.
    Mire bene qe hoqen flamurin tone, ai eshte flamur vetem i shqiptareve jo i arabo-turko-pakistanezeve extremiste e perseris qe po mbijne dita-dites ne Kosove. (nuk nenkuptoj shqiptaret myslimane te kthyer me zor nga turku, kur flas per extremistet, te kthyerit me zor nga turku jane shqiptare qe te mos keqkuptohemi)
    Zoti dhente paqe ne Kosove per gjithe shqiptaret e saj!
    Amin!
    ne nuk po mund te behemi serb si ju qe po beheni grek ...ndoshta edhe ne behemi po e lam mbase te na behet gjaku uji.

  10. #130
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ky eshte flamuri qe perfaqeson
    Gjakun e derdhur per Shqiperi
    Ne krahe te tij shqipja vallzon
    Dy krere te saj , jug e veri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •