Benseven11 faleminderit per shqjegimin e hollesishem. Do ta provoj kur te shkoj ne shtepi sepse jam ne pune dhe nuk mundem per momentin.
Sa per nje sqarim, kur jam munduar te fshij dosjen me permbajtjen e programit dosja ndryshoi emertimin nga MLV qe e kisha emeruar une ne ZZZZZZZZ te cilen nuk mund as ta riemeroj perseri. E njejta gje me ka ndodhur edhe me nje loje (age fo empires 3) e cila cuditerisht ishte cinstaruar dhe dosja me te njejtin emer me madhesi 0 bytes mori te njejtin emertim ZZZZZZZZ dhe qe nuk fshihet edhe ajo.
ps. ndoshta keto gjera me kane ardhur si rezultat i gabimeve qe mund te kete bere djali im duke luajtur ne pc, por qe ai nuk di te me shpjegoje se cfare ka bere ekzaktesisht kur ka qene duke luajtur.
FALEMINDERIT edhe nje here.
Krijoni Kontakt