Kryepiskopi Anastas
nisi vizitėn zyrtare nė Kishėn Orthodhokse tė Gjeorgjisė
-Nė kėtė vizitė Fortlumturia e Tij do tė nderohet me titullin Doktor Nderi nga Universiteti Apostull Andrea i Parėthirruri dhe do tė jetė folės kryesor nė 1000-vjetorin e katedrales historike tė Svetitskhovelit, nė Mskheta. Kryepiskopi Anastas do tė pritet gjithashtu nga autoritetet mė tė larta shtetėrore gjeorgjiane.
Nga 11 -15 tetor, Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, do kryejė njė vizitė zyrtare nė Kishėn Orthodhokse tė Gjeorgjisė. Ai shoqėrohet nga njė delegacion i pėrbėrė nga Mitropoliti i Gjirokastrės, Hirėsia e Tij Dhimitri, Episkopi i Apollonisė, Hirėsia e Tij Nikolla dhe Arkimandrit Asti.
Ditėn e parė, 11 tetor, pas mirėseardhjes nė aeroportin e Tbilisit, do zhvillohet dhe pritja nė selinė e Patriarkanės Orthodhokse tė Gjeorgjisė.
Ditėn e dytė, 12 tetor, Kryepiskopi Anastas dhe hierarkėt qė e shoqėrojnė do tė marrin pjesė nė njė simpozium shkencor, nė bibliotekėn e Parlamentit tė Gjeorgjisė, me rastin e 1000-vjetorit tė ndėrtimit tė katedrales historike tė Svetitskhovelit.
Pas kėsaj veprimtarie, nė Univesitetin Apostull Andrea i Parėthirruri, do tė zhvillohet ceremonia e dorėzimit Kryepiskopit Anastas tė titullit Doktor Nderi. Fortlumturia e Tij do tė mbajė para trupit akademik dhe studentėve temėn "Vlerat shpirtėrore tė Evropės dhe pėrgjegjėsia e tė Krishterėve."
Mė pas, Kryepiskopi Anastas do tė pritet nga Kryetari Parlamentit tė Gjeorgjisė, z. David Bakradze.
Ditėn e tretė, 13 tetor, do tė ketė njė vizitė nė pjesėn e thesareve tė Muzeut tė Arteve dhe nė Qendrėn Kombėtare tė Dorėshkrimeve.
Mė pas Kryepiskopi Anastas dhe delegacioni qė e shoqėron do tė priten nga Kryeministri i Gjeorgjisė, z. Nika Gilauri dhe nga Presidenti, z. Mikhail Saakashvili.
Dita e katėrt tė vizitės, 14 tetor, do tė nisė me Liturgjinė Hyjnore nė Kishėn e vjetėr katedrale tė Svetitskhovelit, nė Mskheta, e cila kremton 1000-vjetorin e ndėrtimit, ku do tė marrin pjesė edhe primatė e hierarkė tė lartė nga tė gjitha Kishat Orthodhokse. Nė kėtė ceremoni madhėshtore folėsit e rastit do tė jenė Patriarku i Gjeorgjisė Ilia dhe Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastasi.
Zyra e Shtypit
e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
Tiranė, 11 tetor 2010
Shėnim: Kisha Apostolike Orthodhokse e Gjeorgjisė sipas traditės ėshtė themeluar nga Apostull Andrea nė shek. I. Ajo u bė kishė zyrtare e Gjeorgjisė qė nga shek. IV. Nė vitin 327, mbreti Mirian III e shpalli Krishterimin si fe zyrtare tė mbretėrisė. Kisha e Gjeorgjisė ėshtė autoqefale qė nga viti 466 dhe rreth saj sot mblidhet mė shumė se 80 pėr qind e popullsisė sė vendit.
Mskheta, ku ngrihet katedralja e Svetitskhovelit, ishte kryeqyteti i mbretėrisė sė Gjeorgjisė midis shek. III-V. Aty ndodhi edhe kthimi i popullsisė nė tė krishterė. Nė vendin ku nė shek. XI u ngrit katedralja qė feston 1000-vjetorin, nė shek. V ishte ngritur njė kishė nė nder tė Shen Ninės, mbetje tė tė cilės janė gjetur gjatė punimeve tė restaurimit. Katedralja ėshtė shpallur nga UNESKO Pasuri e njerėzimit.
Krijoni Kontakt