Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Kryepiskopi Anastas nis viziten ne Kishen Orthodhokse te Gjeorgjise

    Kryepiskopi Anastas
    nisi vizitėn zyrtare nė Kishėn Orthodhokse tė Gjeorgjisė

    -Nė kėtė vizitė Fortlumturia e Tij do tė nderohet me titullin “Doktor Nderi” nga Universiteti “Apostull Andrea i Parėthirruri” dhe do tė jetė folės kryesor nė 1000-vjetorin e katedrales historike tė Svetitskhovelit, nė Mskheta. Kryepiskopi Anastas do tė pritet gjithashtu nga autoritetet mė tė larta shtetėrore gjeorgjiane. –

    Nga 11 -15 tetor, Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, do kryejė njė vizitė zyrtare nė Kishėn Orthodhokse tė Gjeorgjisė. Ai shoqėrohet nga njė delegacion i pėrbėrė nga Mitropoliti i Gjirokastrės, Hirėsia e Tij Dhimitri, Episkopi i Apollonisė, Hirėsia e Tij Nikolla dhe Arkimandrit Asti.

    Ditėn e parė, 11 tetor, pas mirėseardhjes nė aeroportin e Tbilisit, do zhvillohet dhe pritja nė selinė e Patriarkanės Orthodhokse tė Gjeorgjisė.

    Ditėn e dytė, 12 tetor, Kryepiskopi Anastas dhe hierarkėt qė e shoqėrojnė do tė marrin pjesė nė njė simpozium shkencor, nė bibliotekėn e Parlamentit tė Gjeorgjisė, me rastin e 1000-vjetorit tė ndėrtimit tė katedrales historike tė Svetitskhovelit.
    Pas kėsaj veprimtarie, nė Univesitetin “Apostull Andrea i Parėthirruri”, do tė zhvillohet ceremonia e dorėzimit Kryepiskopit Anastas tė titullit “Doktor Nderi”. Fortlumturia e Tij do tė mbajė para trupit akademik dhe studentėve temėn "Vlerat shpirtėrore tė Evropės dhe pėrgjegjėsia e tė Krishterėve."
    Mė pas, Kryepiskopi Anastas do tė pritet nga Kryetari Parlamentit tė Gjeorgjisė, z. David Bakradze.

    Ditėn e tretė, 13 tetor, do tė ketė njė vizitė nė pjesėn e thesareve tė Muzeut tė Arteve dhe nė Qendrėn Kombėtare tė Dorėshkrimeve.
    Mė pas Kryepiskopi Anastas dhe delegacioni qė e shoqėron do tė priten nga Kryeministri i Gjeorgjisė, z. Nika Gilauri dhe nga Presidenti, z. Mikhail Saakashvili.

    Dita e katėrt tė vizitės, 14 tetor, do tė nisė me Liturgjinė Hyjnore nė Kishėn e vjetėr katedrale tė Svetitskhovelit, nė Mskheta, e cila kremton 1000-vjetorin e ndėrtimit, ku do tė marrin pjesė edhe primatė e hierarkė tė lartė nga tė gjitha Kishat Orthodhokse. Nė kėtė ceremoni madhėshtore folėsit e rastit do tė jenė Patriarku i Gjeorgjisė Ilia dhe Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastasi.

    Zyra e Shtypit
    e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė

    Tiranė, 11 tetor 2010

    Shėnim: Kisha Apostolike Orthodhokse e Gjeorgjisė sipas traditės ėshtė themeluar nga Apostull Andrea nė shek. I. Ajo u bė kishė zyrtare e Gjeorgjisė qė nga shek. IV. Nė vitin 327, mbreti Mirian III e shpalli Krishterimin si fe zyrtare tė mbretėrisė. Kisha e Gjeorgjisė ėshtė autoqefale qė nga viti 466 dhe rreth saj sot mblidhet mė shumė se 80 pėr qind e popullsisė sė vendit.
    Mskheta, ku ngrihet katedralja e Svetitskhovelit, ishte kryeqyteti i mbretėrisė sė Gjeorgjisė midis shek. III-V. Aty ndodhi edhe kthimi i popullsisė nė tė krishterė. Nė vendin ku nė shek. XI u ngrit katedralja qė feston 1000-vjetorin, nė shek. V ishte ngritur njė kishė nė nder tė Shen Ninės, mbetje tė tė cilės janė gjetur gjatė punimeve tė restaurimit. Katedralja ėshtė shpallur nga UNESKO Pasuri e njerėzimit.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepiskopi Anastas nderohet me titullin “Honorary Doctor” nė
    Universitetin “Apostull Andrea i Parėthirruri” e Patriarkanės sė Gjeorgjisė

    Nė dt. 12 tetor 2010 Kryepiskopi Anastas u nderua me titullin e nderit Doktor Nderi “Honorary Doctor” tė Universitetit, “Apostull Andrea i Parėthirruri” tė Patriarkanės sė Gjeorgjisė.

    Ky titull iu dha Kryepiskopit Anastas gjatė Simpoziumit Shkencor Ndėrkombėtar me rastin e 1000-vjetorit tė ndėrtimit tė katedrales historike tė Svetitskhovelit dhe 1700-vjetorit tė themelimit tė saj, qė u zhvillua po nė kėtė universitet. Nė Universiteti “Apostull Andrea i Parėthirruri”studiojnė 3000 studentė. Nė kėtė simpozium merrnin pjesė edhe delegacionet e Kishave Orthodhokse Autoqefale dhe tė Patriarkave, tė gjithė tė ftuar nė festimet e kėtij jubileu historik, nė mes tyre edhe delegacioni i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė qė po kryente vizitėn e saj tė parė zyrtare nė Kishėn Orthodhokse tė Gjeorgjisė me ftesė tė Primatit tė saj, Fortlumturisė sė Tij, Ilia II, Kryepiskop i Mskhetas dhe Tbilisit dhe Patriark-Katholiku i gjithė Gjeorgjisė.

    Delegacioni i Kishės Orthokse tė Shqipėrisė pėrbėhej nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė Fortlumturia e Tij Anastasi, Mitropoliti i Gjirokastrės H. Dhimitri, Episkopi i Apollonisė H. Nikolla dhe Arkimandrit Asti.

    Pas fjalės lavdėruese dhe vlerėsuese drejtuar kryepiskopit Anastas si udhėheqės shpirtėror qė ringjalli Kishėn e Shqipėrisė, qė ka ofruar edhe ofron shumė nė organizimin dhe veprimtarinė e gjerė sociale dhe arsimore tė saj, dhe njėkohėsisht si figurė shkencore e njohur botėrisht nga shumė universitete iu dha ky titulli nderues nga Kryetari Kėshillit Akademik i Universitetit z. S. Vardosanidze me motivacionin “Pėr veprimtari arsimore e shkencore dhe kontributin e jashtėzakonshėm nė sistemin arsimor teologjik”, shoqėruar edhe me simbolin e “Luanit tė artė”.

    Mė pas Kryepiskopi mbajti pėrpara trupit akademik, tė ftuarve dhe studentėve referatin e tij shkencor “Vlerat shpirtėrore tė Evropės dhe pėrgjegjėsia e tė krishterėve”. Nė fund Kryepiskopi Anastas i dhuroi universitetit disa libra tė tij. Pėr nder tė kėsaj ngjarjeje universiteti dha edhe njė kokteil pėr tė gjithė tė ftuarit.

    http://www.sstv.ge/Video.php?VideoFi...2010-10-12.flv

    Arkimandrit Asti Bakallbashi
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E para punės kjo videoja nuk u hapka. E dyta punės kot pėr kuriozitet, a ishte pėrfaqėsuar Rusia kėtu ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •