Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489

    A ta djegim Biblën siç na e dogjën Kur’anin?

    A TA DJEGIM BIBLËN SIÇ NA E DOGJËN KUR’ANIN?




    Prof. Dr. Salah Sultan



    Disa njerëz pyesin: A lejohet –fetarisht- sipas parimit të reciprocitetit tua kallim Biblat ashtu siç na e kallën Kur’anin?




    Kjo është ajo që dikton ajeti Kur’anor:




    “فَمَنِ اعْتَدَى عَلَيْكُمْ فَاعْتَدُواْ عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا اعْتَدَى عَلَيْكُمْ

    Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.”el-Bekare, 194.





    Kërkojmë nga ju sqarime për këtë pyetje ndërsa Allahun e lusim t’iu shpërblejë më të mirat e Tij!




    Përgjigja:




    Me emrin e Allahut, falënderimet i takojnë Atij ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!




    Natyrisht që një gjë e tillë nuk lejohet në fenë tonë, dhe këtë pa marrë parasysh se a bëhet pa ndonjë arsye apo si kundërpërgjigje për shkak të djegies së Kur’anit nga ana e tyre.




    Kjo për arsyet në vijim:




    1. Teurati dhe Inxhili (Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re) me gjithë devijimet dhe shtrembërimet e bëra nga dora e njeriut, prapë kanë ruajtur diç nga origjinaliteti[1], pjesë kjo që tek muslimanët është e shenjtë dhe me peshë. Kësisoj, djegia e kësaj, do të thoshte djegie e shpalljes së Allahut. Ne lexojmë në Kur’an:




    “إِنَّا أَنزَلْنَا التَّوْرَاةَ فِيهَا هُدًى وَنُورٌ

    Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita…”el-Maide, 44.

    “وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

    ...Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i A, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. ...” el-Fet’h, 29.




    Ne, ithtarët e shpalljes së fundit dhe përmbyllëse qiellore, kemi ardhur për të plotësuar besimin në të gjithë profetët dhe librat e shpallura atyre.




    2. Ne jemi më meritor për të vërtetat e mbetura prej këtyre librave dhe për profetët e tyre se vet ata. Pejgamberi, alejhi’s selam ua bëri me dije çifutëve dhe të krishterëve se ne jemi më meritor për Musanë dhe Isanë, alejhima’s selam, se vet ata.

    3. Ne nuk jemi oportunistë të imitojmë perëndimin në të mirat dhe të këqijat e tij.

    4. Ajeti kur’anor:




    “َلَا تَسُبُّوا الَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ فَيَسُبُّوا اللَّهَ عَدْوًا بِغَيْرِ عِلْمٍ

    Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij)...” el-En’amë, 108.




    ...ka shërbyer si kriter tek dijetarët për të mbyllur derën e çdo gjëje (seddu’dh dherai’) që shpie në dëm, qoftë kjo edhe e lejuar. E si mund të thuhet për atë që është e ndaluar?!

    Allahu e di më së miri!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Digje,po digje me benzin,mos perdor alkol se eshte gjynaf.
    A je musliman? kjo vlen per muslimanet si keshiille nese i ka ik mendja me ja kthy ne te njeten menyre????shife degjenerimin!!!! O Zot na ruaj nga injorantet......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lulzim7 : 30-09-2010 më 10:53

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043


    do na shtohen embeltoret pastaj

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Lulzim7 Lexo Postimin
    A je musliman? kjo vlen per muslimanet si keshiille nese i ka ik mednja me ja kthy ne njeten menyre????shife degjenerimin!!!! O Zot na ruaj nga injorantet......

    Nese do ishe besimtar i vertet nuk do e kishe bere ate pyetje.
    Mos duhet te sillen dhe perendimi me ju si silleni ju me ata?
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    :^mos

    do na shtohen embeltoret pastaj
    Megjith gjelltoret....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Jo, me siguri se jo e as të na shkojë mendja madje për një fletë.
    Ata të cilët vërtetë i përmbahet Fjalës së Krijuesit, janë të drejtë:
    "Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve
    një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dësh-
    -mitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i
    dërguari dëshmitar ndaj jush." (El-Bekare, 143)

    Një gabim në shpjegimin e kreut të hapur për bashkëbisedim.
    Tevrati i zbritur nuk ekziston vetëmse në Dijeninë e Allahut dhe
    në shpirtërat e besimtarëve të atëhershëm të dëshmuar, sot jo!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    Jo , nuk duhet te behemi te dhunes dhe ekstremist sic jane krishteret ,ne e kemi te ndaluar te djegim libra pa mare parasyshe a jane fetare shkencore apo tjera ,ata duhet te lexohen , ndersa ndonje flamur mund te djegim

  8. #8
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Kerkoj falje, e editova postimin pasi jam paralajmruar, dhe nuk jam i mirpritur ne ket nen forum, por ket tem e keni qel 100 here, keshtu qe me keni hutuar , e barti postimin tim tek toleranca fetare aty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MafiaWarz : 30-09-2010 më 11:35

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nese do ishe besimtar i vertet nuk do e kishe bere ate pyetje.
    Mos duhet te sillen dhe perendimi me ju si silleni ju me ata?
    Sikur përendimi të sillej ashtu siç sillen muslimanët nuk do kishte në botë kriza të tilla...luftëra të përgjakshme.

  10. #10
    Ne nuk duhet te meremi me akte mesjetare.

    Te gjithe e dime se bibla e vertete ( si liber i vecante) nuk egziston sepse te krishteret e permiresuan ate.

    Bibla e vertete gjindet ne Kur'anin famelarte dhe eshte ashtu sic duhet te jete (e vertete).

    Prandaj cdo liber tjeter(jashte Kur'anit Famelarte) qe quhet bibel, eshte nje mashtrim.

    Rrjedhimisht bibla origjinale si liber i vecante, vec eshte e djegur , ajo nuk egziston prej momentit kur

    te krishteret vune dore mbi te ( duke e permiresuar ate).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 04-10-2010 më 07:40

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •