-
Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles
Homazh pėr albanologun e madh dhe arvanitasin mė tė njohur tė ditėve tona, nė 10 vjetorin e ndarjes nga jeta Ne 11 tetor mbushen 10 vjet nga vdekja e studiuesit te njohur arvanitas Aristidh Kola.Ai lindi mė 8 korrik 1944 ne Thiva tė Greqisė Qendrore, zonė e cila banohet tėrėsisht nga arvanitas. Studioi pėr jurispudencė nė Athinė dhe pas mbarimit tė universitetit, pėr shumė kohė iu pėrkushtua traditave kombėtare tė shqiptarėve nė Greqi. Ne 1983 pėrfundoi librin e tij tė famshėm, "Arvanitasit dhe origjina e grekėve" (sjellė nė shqip nga Shtėpia Botuese 55), qė bėri njė jehonė tė jashtėzakonshme nė tė gjithė Greqinė, si dhe nė diasporė. Aristidh Kola botoi revistėn tashmė tė njohur, "Besa", si dhe revistėn tjetėr periodike, "Arvanon". Ketu ai botoi thirrjen e shqiptarėve tė Greqisė, qė u bė nė fund tė shekullit XIX, gjė qė hodhi dritė mbi lidhjet e shumta tė shqiptarėve tė Ballkanit, tė cilėt kėrkonin njė shtet tė bashkuar, qė fillonte nga Veriu i Shqipėrisė sė asaj kohe, nė Nish tė Serbisė e deri nė Selanik tė Greqisė. Nė vargun e shumė librave tė Aristidhit, ėshtė edhe libri "Greqia nė ēarkun e Jugosllavisė sė Millosheviēit", i cili u botua edhe nė gjuhėn shqipe. Ai mbante lidhje dhe bashkėpunoi me shqiptarėt e Amerikės, me mikun e tij tė ngushtė, Antonio Belushi, nė Kozenca tė Italisė, me intelektualėt e Kosovės, tė Maqedonisė, tė Turqisė dhe atyre tė Shqipėrisė. Ai ishte lidhur edhe me arbėreshėt Korsikės. Ne vitin 1999 Aristidh Kola, nė mėnyrė heroike mbrojti nė dhjetėra emisione televizive, si dhe nė mjetet e informimit grek, luftėn e UĒK-sė. Ai iu kundėrvu propagandės sė neveritshme e tė ndyrė tė qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundėr vėllezėrve tanė kosovarė, gjatė masakrave tė barbarėve serbė nė Kosovė dhe pėrkrahu bombardimet e NATO-s nė tė ashtuquajturėn Jugosllavi. Kola, si kryetar i shoqatės sė arvanitasve tė Greqisė "Marko Boēari", do tė akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht pėr tė vėrtetėn e ngjarjeve tė Kosovės, si dhe pėr tė vėrtetėn e shqiptarėve nė Greqi, qė ai i pėrfaqėsonte nėpėrmjet shoqatės sė tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atė e hodhėn nė gjyq pėrfaqėsues tė organizatave ultranacionale greke, tė cilat e kėrcėnuan edhe me vdekje.
-
-
Qofte i perjetshem kujtimi i tij ne jete te jeteve...,AMIN
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt