
Postuar më parë nga
gerrard73
Ja ku jam edhe nje here midis jush te dashur shqiptar. Natyrisht per pak kohe, deri ne perjashtimin e ardhshem, ku nuk do te jete larg. Me perjashtuan se gjoja ofendova islamin, gje qe nuk eshte e vertete. Une fola kunder islamit, e kritikova dhe do te vazhdoj t'a bej, ketu apo ne ndonje vend tjeter, do t'a bej gjithmone. Megjithate nuk ka rendesi, ky eshte nje problem pa rendesi.
Ne lidhje me temen, te them te drejten me habisin te dhenat e artikullit me lart, sepse ne kete forum dhe jo vetem, jemi mesuar te degjojme fraza sikur islami eshte pushtuar boten. Por ja qe une kisha te drejte kur thoja se te gjitha ato qe shkruheshin nga islamiket, ishin thjeshte propagande. Ashtu siç jane propagande lajmet sikur Denzel Washington apo Will Smith jane konvertuar ne musliman. Nuk perhapet islami duke mashtruar opinionin publik, sepse mashtrimi eshte nje vetedemtim.
Kush i ka veshet per te degjuar dhe syte per te pare, mund te verej shume lehte se sa ne krize te thedhe eshte zhytur islami. Nje ideologji, kur degjeneron ne dhune dhe terrorizem, do te thote se eshte ne krize te rende identiteti. Dhe islami eshte ne krize te jashtezakonshme. Pastaj, atentatet e 11 shtatorit, kane kontribuar ne menyre negative ne kete drejtim, dhe shume njerz neper bote jane duke braktisuar islamin.
Tek artikulli me lart mund te verejme disa te veçanta shume interesante.
Separi, te gjitha te dhenat e autorit, jane te dhena zyrtare te shtetit te Vatikanit apo studime gjeopolitike te organesh informative siç eshte revista amerikane Atlantic Monthly.
Se dyti, verejme se krishterimi nuk eshte aq ne krize sa thuhet. Europa, ndoshta eshte rajoni ku njerzit jane larguar nga feja, por jo edhe aq. Vizita e Papa Benediktit ne Angli eshte nje prove shume domethense. Une personalisht, nuk e prisja te gjithe ate entuziazem per viziten e Papes, duke patur parasyshe edhe mardheniet historike jo shume te mira mes Vatikanit dhe Kishes Anglikane.
Se treti, krishterimi mund te jete ne krize vetem ne Europe, ndersa ne Amerike, Kanada, Australi dhe Ameriken Latine, jo vetem qe nuk eshte ne krize por vazhdon te rritet gjithmone e me shume, edhe se ne versione te ndryshme.
Se katerti, ne Afrike, eshte duke ndodhur diçka qe une personalisht nuk e prisja. Ne Afrike, krishterimi eshte ne rritje tejet te madhe kurse islami eshte ne renie te lire. Natyrisht kur flasim per Afriken, nenkuptojme pjesen e Afrikes joarabe ku eshte edhe shumica. Nuk jam dakord me autorin, kur flet per konvertime ne vendet arabe. Nuk besoj se arabet konvertohet ne krishterim.
Se pesti, me beri shume pershtypje rritja e katoliçizmit ne shkalle boterore nga viti 2000 deri ne vitin 2008. 11.54% vetem ne 8 vitet e fundit, eshte nje shifer stratosferike, duke marre parasyshe se katoliçizmi eshte me te vertete ne krize. Imagjinoni kur mos te jete ne krize.
Se gjashti, duhet preçizuar edhe nje gje tjeter, nuk besoj se do te jete ne gjendje krishterimi te shpetoje miliona femije afrikan nga semundjet dhe uria. Afrika do te jete gjithmone nje njolle e zeze ne ndergjegjen e Amerikes dhe Europes.
Krijoni Kontakt