Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 88
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Arkeologjia ilire-shqiptare ne Mal te Zi

    ARDIANĖT
    Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rrizonit (sot gjiri Kotorit) dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol tė rendėsishėm nė luftrat kundėr pushtuesve romakė, gjatė shekullit III - II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire.
    Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.
    'Kraja e Shkodrės, ky shteg midis Lindjes e Perėndimit, kjo trevė shqiptare midis Baltės (liqenit tė Shkodrės) dhe Romanesė (Rumisė) sė shenjtė, ėshtė arkeologji vlerash tė shumta'.

    '

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    'Kraja e Shkodrės, ky shteg midis Lindjes e Perėndimit, kjo trevė shqiptare midis Baltės (liqenit tė Shkodrės) dhe Romanesė (Rumisė) sė shenjtė, ėshtė arkeologji vlerash tė shumta'.

    'Nuk ishte rastėsi fakti qė autori i monumentit tė parė nė gjuhėn shqipe (Mesharit) Gjon Buzuku, ishte nga Kraja, nga kjo trevė me traditė nė fushėn e kulturės dhe arsimit mesjetar.' Nė qendėr te kėsaj treve, nė Ostros, sot komuna e Tivarit, gjendėt dhe vepron Shkolla fillore 'Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu'...

    'Fillet e edukatės dhe arsimit nė Krajė duhet kėrkuar te tė parėt e shqiptarėve, te labeatėt (ilirėt), tė cilėt ishin kulm i kulturės evropiane,si dhe pedagogjinė (edukatėn) popullore albano-shqiptare. Por, mė sa dihet deri sot, format e para arsimore nė kėtė trevė, sikurse edhe nė treva tė tjera veriore albano-shqiptare i organizuan urdhėrat fetarė, fillimisht benediktinėt, tė cilėt qendruan dhe e zhvilluan veprimtarinė e tyre nė kėto treva nga shekulli VI-XIII,pas tė cilėve erdhėn dhe dominuan nė kėto vise pjestarėt e urdhėrit dominikan. Nė kėtė fushė ndikuan edhe faktorė e popuj tjerė fqinjė dhe pushtues, si helenėt, romakėt, venedikasit, sllavėt, osmanėt etj'.

    Nė vitin shkollor 1928/29, saktėsisht mė 10 mars 1929 u hap shkolla e parė nė Krajė (nė gjuhėn serbe) nė Maxhuraj(Ostros), nė shtepinė e Smajl Maxhurit,e cila e vazhdoi veprimtarinė e saj deri nė vitin 1941. Mėsuesja e parė e saj ishte Milka Saviq, e cila punoi tre vjet nė kėtė shkollė. Kėshilli i parė i kėsaj shkolle pėrbėhej ngaasem Ēeka_Gjenēiqi, Sait Kanaqi dhe Met Alia-Kovaēi.




    Nė vitin shkollor 1935/36 u hap shkolla e dytė fillore nė Krajė, nė Martiq(poashtu nė gjuhėn serbe), nė tė cilėn i vijonin mėsimet nxėnėsit e Martiqit, tė Kėshtenjės dhe tė Boboshtit. Mėsuese ishte Antonia Markoviq. Pushtimi fashist solli njė realitet tė ri politik e arsimor edhe nė Krajė, kur mė 22 korrik 1942 edhe Kraja iu bashkua Prefekturės sė Shkodrės.

    'Nė vitin shkollor 1941/42 u ēel Shkolla fillore “Skenderbeg” nė Ostros. Mėsuesit e kėsaj shkolle fillore shqipe ishin nga Shqipėria: Prenkė Gjakova, Nuhi Kiēi, Kaqe Pisha dhe Ilia Zhavori. Nė muajin maj 1942 kjo shkollė kishte 74 nxėnės, tė gjithė djem'. 4

    Pas Luftės sė dytė botėrore, Kraja pėrsėri u gjend brenda kufinjve administrativ e politik tė Jugosllavisė sė re socialiste. Nė vitin shkollor 1945/46, pėr pėrgaditjen dhe mirėvajtjen e mėsimit, qendruan dhe punuan afro katėr muaj nė Krajė mėsuesit nga Ana e malit, Fadil Avdiu dhe Metė Kurti.

    Mė 1 shtator 1946 u ēel shkolla fillore nė gjuhėn shqipe nė Maxhuraj, nė tė cilėn e vijonin mėsimin nxėnėsit nga Ostrosi i Madh, Ostrosi i vogėl, Arbneshi e nga Skjeja. Mėsuesit e parė tė kėsaj kanė qenė: Veli Hoxha dhe Xhemal Avdiu. Nė vitin e parė shkollor kjo shkollė kishte 161 nxėnės.

    Nė vitin shkollor 1946/47 u ėel edhe nė Martiq shkolla nė gjuhėn shqipe me mesues: Metė Kurti, Hasan Hoxha (Gjeėbritaj), Adem Gjokaj dhe Ali Cuku. Nė ate vit shkolla kishte 64 nxėnės nga Martiqi, Kėshtenja, Ftjani dhe Boboshti. Mė vonė kjo shkollė kalon nė Ramushaj.

    Nė vitin shkollor 1947/48 ēelet shkolla fillore nė gjuhėn shqipe nė Dragoviq, me mėsues Halil Avdiun. Shkolla kishte 49 nxėnės. Mė vonė kjo kaloi nė Kėshtenjė. Shkolla fillore e Maxhurajve kėtė vit kalon nė mejtep tė Ostrosit tė Madh me mėsuesin e parė kranjan Rexhep Lanin (Gjeēbritaj). Po kėtė vit ēelet edhe shkolla fillore nė Arbnesh, me mėsues Janko Perkolėn nė tė cilėn ndiqnin mėsimin 87 nxėnės nga Arbneshi dhe Skjeja.

    Prof. Dr. Hajrullah Koliqi: 'Historiku i arsimit ne Kraje', Prishtine, 1999.

    Nė vitin shkollor 1948/49, u ēel shkolla fillore edhe nė Ftjan, me 58 nxėnės, me mėsues Hysen Cukun si dhe shkolla fillore nė Bobosht me 70 nxėnės, me mėsues Ali Cukun. Ne vitin shkollor 1951/52 si mesues punon edhe Salo Kurmemoviqi nga Ana e malit. Nė vitin shkollor 1952/53 shkollės fillore nė Ostros iu shtua edhe klasa e peste. Ne vitin shkollor 1953/54 si mesues punon edhe Myrto Curoviqi. Nė vitin shkollor 1955/56 u bė shkollė tetėklasore.

    Krajanėt filluan tė vazhdojnė shkollimin e mesėm, shumė prej tė cilėve nė shkolla normale (shkolla profesionale pėr mesues), nė Nikshiq, Prishtinė, Ferizaj, Gjakovė dhe Shkup. Mė 1960 doli mesuesi i parė krajan Rexhep. Nė vitin shkollor 1961/62 nė Shkollėn fillore te Ostrosit erdhi edhe Ramazan Marku, mėsuesi i parė i kualifikuar (mbaroi normalėn nė Nikshiq). Punon edhe mesuesi Smajl Hoxhiqi.

    Nė vitin shkollor 1962/63, kjo shkollė merr statusin e shkollės amė. Shkolla e Ftjanit, Kėshtenjės, Boboshtit dhe Arbneshit u bėnė paralele tė ndara tė Shkollės fillore nė Ostros. Kuadri mėsimor nė shkollat e Krajės fillimisht ishte plotėsisht i pakualifikuar.

    Pėr pėrgaditjėn profesionale tė mėsuesve shqiptarė nė Mal tė Zi,sikurse edhe pėr mėsuesit tjerė u organizuan kurse pedagogjike. Nė kėto kurse morrėn pjesė edhe mėsuesit qė punonin nė shkollat e Krajės. Gjeėbritaj i cili mbaroi shkollėn normale nė Nikshiq. Ketij viti si mesues punon edhe Qamil Canoviqi.

    Nė vitin shkollor 1963/64 si mėsimdhėnės punon Omer Ēobi nga Krytha. Nė vitin shkollor 1964/65 nė shkollėn qendrore punojnė edhe: Adlije Canoviq-Luka, Munire Gjullameroviq, Petar Saviq Hazir Kuēi dhe Petar Mirdita. Nė vitin shkollor 1965/66 kthehen nga studimet dhe japin mėsim arsimtarėt e diplomuar Ismail Doda,e Tahir Perazaj. Kėtij viti fillojnė punėn Ibrahim Luka dhe Musa Gjoni. Si mesues punon edhe Nezir Koliqi.

    Po kėtij viti fillon punėn mėsuesi i diplomuar Ismail Doda(nė Arbnesh), pastaj Tahir Perezi e mė vonė Selatin Gjenashi. Ne vitin shkollor 1966/67 si mesues punojnė edhe (mesues te posadiplomuar) Hajrullah Koliqi, Brahim Canoviqi dhe Beqir Haxhimuratoviqi. Pėr mungesė kuadri kėtij viti shkollor punėsohėn: Rexhep Vata(nga Kosova), Gjelosh Gjeloshaj dhe Pjetėr Gorvokaj (nga Malėsia e Madhe). Ketij viti punoi edhe Bajram Berisha.
    vazhdon

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nė vitin shkollor 1967/68 filluan punėn mėsimore nė Krajė edhe dy mėsueset e para krajane: Nazire Curaj (nė Ostros) dhe Fatime Gjeēbritaj (nė Arbnesh). Po kėtij viti nė kėtė shkollė fillon punėn edhe Mehmet Bardhi. Nė punė u pranuan edhe Adem Hajdari (me shkolle te mesme bujqesore), Nezir Milla, Qazim Haxhimurati dhe Fatime Tuta me kualifikim tė mesem ekonomik.

    Pėr mungesė kuadri kėtij viti shkollor punėsohėn: Rexhep Vata (nga Kosova), Gjelosh Gjeloshaj dhe Pjetėr Gorvokaj (nga Malėsia e Madhe). Mė 10 mars 1968 shkollės i jepet emri i heroit kombėtar Gjergj Kastriotit -Skenderbeut.

    Nė kėtė vit hapet edhe paralelja e ndarė nė Skje me 32 nxėnės. Kuadrot vazhdimisht plotėsohėn me mėsues vendas.Keshtu nė vitin shkollor 1968/69 erdhen me diploma mesuesie: Aishe Maxhuri, Sulltana Gjenashi, Osman Kaca dhe Hysejn Hajdari. Me kohė tė caktuar pune u pranua edhe Nuo Gjokaj nga Malėsia.

    Termeti i 3 nėntorit 1968 dėmtoi edhe objektin e shkolles. U ndertua objekti i ri i pėrkohshem i tipit 'montazhė'. Mė 1 prill 1969 drejtor shkolle zgjidhet Ismail Doda (edhe nėntė muaj mė parė ishte ushtrues i kėsaj detyre).

    Nė vitin shkollor 1969/70 punėn fillojnė edhe Ibrahim Berjashi, Zija Bardhi, Abullah Vukoviqi, Fadil Kaciqi. Poashtu u punėsua edhe Hajrullah Hajdari me kualifikim tė mesėm ekonomik.

    Nė vitin 1970 Universiteti i punėtorėve nga Tivari hapi paralelen e vet pėr arsimin e tė rriturve edhe nė shkollėn tonė me qellim zhdukjeje tė analfabetizmit. Me 11 qershor 1971 u vu gurthemeli i godinės se re shkollore nė Bishtigvozd. Nė vitin shkollor 1971/72 me diploma tė mėsuesisė punėsohėn: Xhevdet Marku, Sanije Bardhi, Bajram Demiri dhe Mujo Koliqi. Poashtu fillon punėn Ramazan Bardhi. Punėsohet edhe Dragolub Gjokiqi nga Malėsia e Madhe.

    Nė vitin shkollor 1972/73 punojnė edhe: Lime Berjashi dhe Ali Gjeėbritaj. Punon edhe Mehmet Bardhi i vetmi profesor i diplomuar. Nė vitin shkollor 1973/74 kalohet me punė ne godinen e re shkollore ne Bishtigvozd, godinė me njė sipėerfaqe prej 1070 m2.

    Nė kėtė vit shkollor numri i nxėnėsve ishteė regjistruar 520,nė fund tė vitit 516. Po kėtij viti me akcione vullnetare banorėt e Skjesė ndertojnė godinen e re shkollore. Kėtij viti pėr tė parėn herė punėsohėnamil Maraj.Smajl Draga dhe Isa Draga.

    Nė vitin shkollor 1974/75 fillojnė punėn nė shkollėn tonėuharrem Ardolli dhe Xhevat Kanaqi. Numri i nxėnėsve: 517. Kėtij viti shkollor marrin diplomat e pėrgaditjes se lartė: Ismail Doda , Qamil Maraj dhe Nezir Milla. Ibrahim Luka dhe Ramazan Bardhi diplomojnė nė Shkollėn e lartė pedagogjike.

    Nė vitin shkollor 1975/76 numri i nxėnėsve ishte:nė fillim tė vitit 511,nė fund tė vitit 510. Nė vitin shkollor 1976/77 punėsohėt arsimtari i biologjisė Beqir Berjashi. Nė vitin shkollor 1977/78 drejtor i shkollės zgjidhet Adem Hajdari (mėsues).Kuadėr i ri vjen Sabahet Hoxhiqi nga Ulqini.Njė kohė tė shkurt kėtė vit punoi edhe Xhafer Perashi.

    Mė 15 prill 1979 termeti dėmton objektet shkollore nė Ftjan,Keshtenje,Bobosht dhe Arbnesh.Mė vonė zėvėndėsohen me objekte te rinjė tė tipit 'montazhė'. Kėtij viti fillojnė tė punojnė edhe Aishe Ēobaj dhe Imer Draga. Mė 12 gusht 1981 pėr drejtor shkolle zgjidhet Ramazan Marku. Kėtij viti nė kėte shkollė punėsohet edhe Bejto Myrta Draga.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mė 23 gusht 1982 pėr herė tė parė shkolla jonė zgjedhė ndihmėsdrejtorin,Rexhep Gjeēbritaj, mėsues veteran i kėsaj shkolle.Fillon punė si arsimtar i bdiplomuar i matematikės Tahir Bajraktari. Kete vit shkollor (1982/83) fillon punen Sabri Kanaqi, arsimtar i arsimit teknik. Mė 24 shkurt 1984 ndihmėsdrejtor zgjidhet Qamil Canoviqi, mėsues veteran.

    Nė vitin shkollor 1984/85 pranohėn nė punė:Skender Cuca(nga Sukobina),arsimtar i edukatės fizike , Skender Nasradini (nga Krytha) arsimtar i matematikės dhe Nebojsha Rajciq (nga Tivari) si arsimtar i edukatės muzikore. Kėtij viti puntori i kėsaj shkolle Ismail Doda morri titullin magjistėr.

    Mė 31 korrik rizgjidhet pėr drejtor shkolle Ramazan Marku. Nė vitin shkollor 1985/86 per mungesė kuadi pranohėt nė punė Stanisllava Rojeviq, arsimtare e edukates sė artit figurativ. Kėtij viti pėr tė parėn herė fillon mėsimi i gjuhės angleze nė shkollėn tonė.

    Mė 11 nėntor 1986 fillojnė punimet nė fazėn e dytė tė objektit tė shkollės qendrore me njė sipėrfaqe prej 750 m2 me sallė tė edukimit fizik. Nė vitin shkollor 1986/87 si kuadro tė rinjė pranohėn Hasan Cukoviq dhe Anto Luliqi. Kete vit u pru telefoni nė shkollėn qendrore.

    Nė vitin shkollor 1987/88 pėr arsimtar tė gjuhės angleze pranohėt Agim Bajraktari,arsimtar i diplomuar pėr kete lėndė.Kėtė vit pėrfundojnė punimet ne fazėn e dytė tė shkollės. Shkolla pajiset me orendi tė reja. U rregullua poligoni i shkollės dhe u pėrfundua rrethimi i oborrit. Numri i nxėnėsve:

    Nė vitin shkollor 1988/89 pranohėn nė punė:Nezir Perashi,arsimtar i matematikės dhe Selman Haxhimurati, arsimtar i edukatės sė artit figurativ. Nė vitin shkollor 1989/90 punėsohet Fikret Juleviq, profesor i edukatės fizike. Pas pensionimit tė drejtorit tė deritashėm Ramazan Markut,mė 15 qershor 1991 ushtrues i detyrės emrohėt Ali Gjeēbritaj.

    Mė 4 janar 1992 pėr drejtor tė shkollės Ministria pėr arsim dhe shkencė e malit tė Zi emron Fadil Kaciqin, arsimtarin e deritashėm te gjuhės serbokroate. Kėtė vit u bė edhe konstituimi i Kėshillit tė shkollės nė baza tė reja ligjore. Pranimi i kuadrove tė reja u bė nevojė e sidomos pėr gjuhėn angleze (arsimtari i deritashėm i kualifikuar emigroi nė SHBA).

    Si mėsimdhėnėse e gjuhės angleze pranohėt Aishe Koliq, arsimtare e grupit klasor kurse pėr edukatė muzike Kadri Doda nga Shasi. Nga shtatori i kėtij viti gjuhėn serbokroate e jep Kasem Alloviqi nga Katėrkolla. Mė 1994 puntorė tė rinjė nė procesin mėsimor pranohėn Skender Ramusheviq dhe Xhafer Cukoviq, tė dy arsimtarė tė edukatės fizike.

    Mė 16 korrik 1997 pėr drejtor shkolle emrohet Beqir Berjasheviq,arsimtar i biologjisė. Gjendja materiale e shkolles ishe e palakmueshme e sidomos gjendja e objekteve shkollore.Nga mungesa e mjeteve materiale nuk ishte investuar fare njė periudhė mjaftė tė gjatė. Nė paralele tė Ftjanit dhe Boboshtit nga inspektori gjegjės ndalohet organizimi i mėsimit.Mjete pėr objekte tė reja nuk kishte.

    Drejtori organizoi aktivitete tė gjithėanshme pėr sanimin e objektit nė paralelėn e Boboshtit dhe ndertimin e objektit te ri nė Ftjan. Poashtu u punua nė sanimin dhe pėrmirsimin e gjendjes se objekteve shkollore nė Arbnesh,Skje dhe Kėshtenje. U bėnė adaptime edhe nė objektin e shkollės qendrore e sidomos ne sallėn e edukatės fizike. Montohėn tė gjitha rekvizitet sportive tė cilat vite me radhė ishin jashtė funkcioni.

    Duhėt cek se ne kėte ndihmuan nė mėnyre humanitare(pa pagese) mjeshterve te portit te Tivarit. Poashtu mjetet e komunikacionit (dy kombibus) u prunė nė gjendje tė rregulltė teknike. Patjetėr duhet cekur se edhe kėty pa pagesė ndihmuan mjeshtrit e portit tė Tivarit.

    Me ndihmėn e Ministris pėr arsim dhe shkencė dhe donatorve tjere e sidomos komunės sė Tivarit, vehėn dritare tė reja nga alumini ne objektin e shkolles qendrore.

    Mė 10 mars 1999 bėhėt promovimi i numrit tė parė tė revistės se shkollės 'Valėt'. Kėtij viti doli nga shtypi monografia 'Historiku i arsimit nė Krajė' tė cilin shkollės ia dhuroi autori prof. dr. Hajrullah Koliqi, ish nxėnės dhe puntor i kėsaj shkolle.

    Gjatė kėsaj periudhe paraqitet nevoja pėr kuadėr tė kualifikuar pėr ciklin e lartė pėr shkak tė migrimit tė shumė puntorėve nga kjo shkollė nė SHBA e gjetiu. Kėte vit nė shkkollėn tonė vie tė punoi edhe Hajdar Mujeziqi (nė Ftjan).

    Duhet cekur patjetėr se dhjetėvjetshi i fundit i shekullit tė kaluar ishte dekadė e sukseseve dhe tė arriturave tė mėdha tė kėtij institucioni. Ne veren e viti 2001 shkollen tone e vizitoi Xhevat Koliqi, ish nxenes i kesaj shkolle e tani banor i SHBA, me te cilin rast shkolles sone i dhuroi kompjuterin e pare me te gjitha pjeset percjellese (1.200,oo dollare).

    Me 15.07 po te ketij viti, ne oborrin e shkolles, u be perurimi i bustit te Skenderbeut emrin e te cilit mbane shkolla jone. Ne korrik ti vitit 2002 Imer Beqiri Hoxhaj, nga Qyrjani, qe jeton ne SHBA, shkolles sone i dhuron 3.000,00 dollare amerikan per te blere 5 kompjutera.

    Dic me von edhe dy te tjere i fituam nga Sekretariati per zhvillim te RMZ dhe keshtu formojme ne shkolle kabinetin e informatikes. Ne prag te festes se dites se shkolles, Banka Komerciale e beogradit i dhuroi shkolles sone orendi me vlere prej 8.000,oo Eurash ndersa 'Verano Motors' poashtu nga Beogradi 5 kompjuter (te perdorur). Ishin keto dhurata pas nje vizite rasti i drejtoreve te ndermarrjeve ne fjale.

    Me 24.11.2004 Komuna vendosi qe shperblimin e sivjetem, '24 Novembar' me 2.000,00 Eura ta marrr kolektivi i shkolles sone, si kolektiv me i dalluari kete vit ne komune.

    Urime per kete shperblim, shkolles i arrijti edhe nga kryetari i Kuvendit republikan. Me 5 10.2005 Shkollen tone e vizizuan 25 student te mesuesise me pedagog nga Cirihi. Sanimi i pullazit te objektit te shkolles ne qender ishte perpjekje e perditshme e drejtorit te shkolles. Kjo u arrite ne kete vit shkollor, kur shkolla jone u integrua ne reformen shkollore-mesimi fillor nentevjecar.

    Retrieved from "http://en.wikipedia.org/wiki/Userlirjan_koliqi"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Botohet libri i rrallė i historianit austriak prof. dr. Karl Patch

    “Ilirėt dhe maqedonasit, sė bashku kundėr romakėve”

    Vetėm 83 vjet mė parė historiani i famshėm austriak, Karl Patch shkroi njė nga librat mė me vlerė pėr shqiptarėt "Ilirėt". Libri i botuar nė vitin 1923 ishte i shkruar me pasion nga historiani austriak, ishte njė nga librat mė tė rėndėsishėm nė atė kohė, pasi ai bazohej nė fakte dhe studime. Gazeta "Tirana Observer" boton pėr herė tė parė librin e shkruar 83 vjet mė parė dhe qė ėshtė ruajtur me fanatizėm nga Qazim Kuqashi. Ky libėrth i vyer ribotohet pas 83 vjetėsh. Me kėtė rast, sė pari, pėrcillet njė nderim pėr profesorin Karl Patch tė Universitetit tė Vjenės qė nė vitin 1923 analizon me pasion e hollėsi tė mahnitshme Ilirėt legjendarė, pa iu munguar atyre edhe qortimet e nevojshme. Po ashtu i dallohet vlera Ministrisė sė Arsimit Shqiptar tė asaj kohe, e cila kujdesej qė botime tė tilla me shėrbim edukimin kombėtar tė ishin nė duart e lexuesit shqiptar. Pėr kohėn e tij, kur pėrqindja e tė shkolluarve shqiptarė ishte shumė e vogėl, pėrkthimi e botimi i studimit tė prof. Karli Patch-it ka patur shumė rėndėsi. Duke marrė parasysh nivelin arsimor tė masės sė popullit, thjeshtėsia e stisjes sė kėtij libėrthi ka zgjidhur hapin tjetėr tė pėrthithjes sė njohurive qė dhuronte ky libėrth atėherė. Pėr kohėn tij, ky libėrth ka dhėnė ndihmesė tė ēmuar nė formimin e shkallės sė vetėdijės dhe vetėkuptimit kombėtar arbėresh, ilir e shqiptar. Edhe tani ai e ruan fort vlerėn e tij dhe i shtohet plejadės mjaft tė vonuar tė veprave tė kėsaj natyre, si nga autorė tė huaj ashtu edhe shqiptarė qė po shihen tė botuara nė shqip, sidomos pas vitit 2000.

    Qendra e kėtij shteti tė riforcuar qe shpėrngulur prej Risiniumit mė nė Jug, nė Shkodėr, e cila kishte vende strategjike shumė tė mira. Kah jugu i liqenit tė Shkodrės shtrihet njė varg kodrinash, tė cilat atėherė ishin tė rrethuara nga tri anėt prej lumenjsh, e qė edhe sot mbas sa ndryshimesh gjenden tė rrethuara. Nė anėn pėrėndimore tė kodrave, nė bashkim me Bunėn, me Kirin e me njė rrem tė Drinit (ose sikurse quheshin atėherė me emra ilire Barbanna, Clausala, Dirinus (ose Drilo), gjendet kėshtjella e forcuar mbretėrore, e cila mbretėronte mbi fushėn e gjerė e mbi liqenin e madh. Kėshtjella kishte vetėm nga lindja njė rrugė gjarpėrushe. Liqeni ushqente qytetin me peshk e pėrpiqte Shkodrėn me rrethinat e veta, ndėrsa lumi i Bunės qė buron prej tij e lidhte me detin. Nė kėtė mėnyrė flota ardiane kishte njė liman tė fortė nė Shkodėr, e nė rast nevojė kishte liqenin pėr mbrojtjen e plaēkės. Gjendja strategjike e Shkodrės luajti njė rol tė madh nė kohėn e mesme e nė kohėn e re. Prej kohės ilire kanė mbetur vetėm pak rrėnoja prej kėshtjellės sė Shkodrės, tė cilat tregojnė se me ē'kujdes ishte punuar e se punėtorėt e saj qenė grekė tė shkolluar tė thirrur pėr kėtė qėllim nė Shkodėr.
    Grekėt luajtėn nė shtetin ardian njė rol tė madh. Grekė qenė punėtorėt e nėpunėsit e tė hollave mbretėrore; emrat e tyre shihen edhe sot ne trinckat qė ata kanė shkrirė. Grekė diplomatė ndėrmjetėsonin marrėdhėniet e mbretėrve ardianė me oborret e shtetet e Lindjes; misionet e tyre shtriheshin prej Shkodre deri nė Rhodus. Njė greke e quajtur Eurydike qe edhe e ėma e mbretit Genthius. Tė gjitha kėto janė prova se shteti ardian nuk qe vetėm njė shtet kusarėsh, por kishte edhe marrėdhėnie qetėsore me tė tjerė dhe e kishte pėr zemėr kulturėn e huaj. Tregtari grek i kishte ilirėt, blerėsa tė mirė, sikurse do tė shohim mė tutje; shumė sende artistike i morėn ardianėt prej grekėve, sikurse na tregojnė lajmet mbi ekskursionet ardiane nė brigjet greke. Ardianėt u morėn me sende kulturore greke e patėn marrėdhėnie me grekėt, por nuk i humbėn aspak vetitė e veta, sikurse i humbėn shumė fise tė tjera ilire. Njė dėshmi pėr kėtė gjė e japin tė bijtė e mbretėreshės Eurydike, tė cilėt mbajtėn emrat e bukur ilirisht Genthius, Plator e Caravantius; ashtu edhe Genthius vetė, i cili, si mbret qė ishte, nuk e dinte gjuhėn e grekėve.
    Me mbretin Genthius krijoi lidhje mbreti i Maqedonisė, Perseus, e tė dy bashkė i bėnė Romės njė konkurrencė tė madhe nė Evropėn Juglindore. Nė vitin 168 p.e.s. u shpalli luftė tė dyve senati roman, e megjithėse ilirėt e maqedonėt treguan njė burrėri tė madhe e njė kundėrshtim tė rreptė, e mundi luftėn nė njė kohė tė shkurtėr. Kundėr Perseut veprimet ushtarake zgjatėn pak mė tepėr derisa nė luftimin nė Pydna, qė zgjati vetėm njė orė, u nda njėra dysh. Krejt lufta nė Illyrikum zgjati vetėm tridhjetė ditė. Pretori Lucius Anicius zbret pa pritur e pa kujtuar nė bregun shqiptar e shkon pėrpara me shpejtėsi pa gjetur kundėrshtim deri nė Shkodėr. Vetėm kėtu, afėr ledheve tė kėshtjellės, e kundėrshton mbreti Genthius, i cili nuk ishte i pėrgatitur mirė. Ky mundet, zmbrapset nė kėshtjellė, kėrkon menjėherė njė armėpushim tė shkurtėr, i cili i jepet. Nė kėtė kohė pret me padurim tė vėllan e vetė Caravantius, i cili nėpėrmjet Malit tė Zi kishte shkuar nė Hercegovinė pėr tė prurė fuqi tė reja.
    Mbasi nuk i zinte vendi vend, mbreti Genthius hipėn nė njė anije e udhėton nė liqenin e Shkodrės pėr t'i dalė ndihmės para. Por mė kot. Fiset e veriut thuaj se i kishin dalė dorė e nuk dėgjonin pėr ta mbrojtur. Mbreti kthehet prapė nė Shkodėr e i bie nė dorė, nė mbarim tė afatit tė armėpushimit pa ndonjė kusht Pretorit Anicius. Gruaja e tij, mbretėresha Etleva dhe tė dy bijtė e tij tė vegjėl, Scerdilaedus e Pleuratus, ashtu edhe vėllai i tij, Caravantius, qenė zėnė rob pa kundėrshtim nė kėshtjellėn Medeon (Meduni i sotėm afėr Podgoricės nė Mal tė Zi). Krejt familja mbretėrore u ēua nė Romė. Mbreti, mbretėresha dhe princat hynė nė Kapitol pėrpara karrocės fitimtare tė Pretorit Lucius Anicius. Mbas kėtij turpi, familja mbretėrore u ēua nė qytetin Iguvium (nė rrėzė tė Apenineve nė Umbria), ku mbreti jetoi e vdiq si rob. Se ēfarė e shtyti mbretin Genthius tė bjerė nė dorė aq ligėsisht, nuk dihet. Ndoshta u dorėzua me tradhti, sepse kėshtjella e Shkodrės e vendi malor shqiptar e malazez kishin mundėsi pėr tė bėrė njė kundėrshtim tė gjatė; si shihet, ardianėt nuk dėgjuan t'i dalin zot. Nė vitin 168 p.e.s. u mund mbreti Genthius e nė vitin 167 p.e.s. mbretėria ardiane u nda nė tre kantone republikane, qė administroheshin vetvetiu, por nėn kontrollin e vazhdueshėm tė Romės. Nė kėtė mėnyrė u zhduk mė e madhja dhe mė e gjata mbretėri ilire.
    Shteti ardian u shkatėrrua, por nuk u shkatėrrua fisi ardian, megjithėse i shkoi puna mjaft mbrapsht. Mbas pak kohe ra nėn pushtimin e njė fisi, qė deri atėherė ishte nėn tė, nėn dalmatėt, tė cilėt do t'i njohim mė tutje. Mė vonė, pasi u liruan prej pushtimit tė dalmatėve, filluan ardianėt prapė kusarinė e detit. Nė vitin 135 p.e.s. mėsyjnė vende romake e ilire, tė bashkuar me fisin Plereive, tė cilėt banonin nė Narentėn e poshtme, qė pėrpara gjendeshin nėn pushtimin e Ardianėve. Romakėt u munduan sė pari nėpėrmjet dėrgimtarėsh pėr t'i kthyer nė qetėsi e pėr t'i ndaluar nga kusaria. Por, pasi kjo nuk pati ndonjė pėrfundim, u ngarkua konsulli Servius Fulvius Flaccus me njė ekspeditė kundėr tyre. Ai doli me 10 000 kėmbėsorė e 600 kalorės nė Narentėn e poshtme dhe i mundi e i theu. Se si, nuk dihet, por kjo luftė pat pėrfundime tė kėqija pėr ta: vendit tė tyre iu vunė pagesa e telozna; me njė pjesė tė tė hollave tė plaēkės sė bėrė konsulli ndėrtoi njė mur nė shenjtoren e pėrmendur tė Dianės nė malin Tifata afėr Kapues nė Italinė e poshtme. E pėr t'i larguar ardianėt nga kusaritė detare, i shpėrngulėn ata prej vendeve tė veta, prej detit e prej Narentės, drejt brendėsisė sė Hercegovinės ku qenė shtrėnguar tė merren me bujqėsi. Vendi qė iu dha ishte malor e fort pak prodhimtar, kėshtu ardianėt, zotėrues e njėhershėm tė Adriatikut e tė detit Jon nuk ishin mėsuar pėr tė pėrdorur vangėn e parmendėn; prandaj shkuan duke rėnė poshtėė nga ana ekonomike. Nė vitin 45 p.e.s. bėhet fjalė prapė pėr ta, por vetėm pse njė skllav i Ciceronit, lektori Dionysius, pasi i vodhi disa libra, nga frika e ndėshkimit iku tek ata, e Ciceroni u mundua shumė pėr ta shtirė pėrsėri nė dorė. Prapė nė erėn tonė, ardianėt pėrmenden nėn emrin Vardaei nė listėn e fiseve Ilire, por duke qenė se nuk ishin veē se 20 dekurie (ndarje dhjetėvjetėshe shoqėrie apo ushtrie), nuk kishin ndonjė rėndėsi. Ndryshimin e madh ndėrmjet Ardianėve tė njėhershėm me ata tė mėvonshmit e paraqet shkrimtari latin, Plinius, me kėto fjalė: "Populatores quondam Italiae Vardaei non amplius quam XX decuriis" (Vardjanėt, qė njė herė shkretuan Italinė, nuk bėhen mė tepėr se njėzet dhjetėndarje).
    Fisi Liburni
    Pėrveē Ardianver, ka njė rėndsi tėposaēme nė kohėn historike edhe njė tjetėr fis ilir mė i madh. Kėta qenė Liburnėt, tė cilėt banonin nė Dalmacinė veriore, nė rrėnxėn e gjėrė tė Alpeve dinarike, ndėrmjet Zrmanjės, detit tė Ēikolės, njė rrem i rrmakėt i lumit Krka, nė rrethin e Zarės sė sotme dhe ndėrmjet Skardonės e Kuinit. Gjendja natyrore e vendit tė tyre i kishte bėrė Liburnėt kusarė si Ardianėt. Fare afėr bregut gjenden vargje ishujsh; mbrenda nė tokė janė gryka deti tė ndryshme ku derdhen lumej tė vozitshėm. Gjithkund ka vende mbrojtjeje e strehė. Tė ndihmuar pra nė kėtė mėnyrė prej natyre, medoemos Liburnėt do tė kenė dalė nė det pėrpara Ardianėve. Shumė ndėr ta kishin zėnė vend nė brigjet lindore tė Italisė sė mesme e nė Korfuz; pėr njė kohė tė gjatė patėn edhe Durrėin nė dorė. Sikurse Ardianėt, ashtu edhe Liburnėt qenė voztare tė mirė, tė ditur e tė pėrmendur. Veglat e tyre detare ishin tė ndėrtuara me aq mjeshtri sa qė mė vonė ato, nėn emrin latinisht Naves Liburnicae ose Liburnae, zunė njė vend tė rėndėsishėm nė flotėn luftarake romake.
    Liburnėt u dalluan nga Ardianėt nga shkaku qė ata nuk mundėn tė themelojnė njė shtet tė madh, por u pėrndanė nė shumė fise. Njė karakteristikė e kėtyre dy fiseve ishte gjendja e gruas nė jetėn e popullit. Ardianėt iu shtruan vullnetarisht sundimit tė mbretėreshės Teuta; ashtu edhe pėr Liburnėt kemi lajme se u sunduan prej grave. Sundimi i grave ndėr Liburnėt nuk qe pėrjashtim, sikurse ndėr Ardianėt, por qe pėr njė kohė tė gjatė si njė rregull. Veprimi i lirė i Liburnėve nėpėr det qe ndaluar prej Romakėve. Prova tė mjafta tė luftave ndėrmjet tyre qenė robt liburnė, tė cilėt qė ne vitin e parė tė erės sone shihen nė Itali. Por ndalimi i kusarive nuk i rrėzoi Liburnėt aq poshtė sa Ardianėt: ata luftuan prap aty kėtu me fqinjtė e vet, Dalmatėt, por mbasi edhe kjo grindje u ndalua nga administrata romake u bėnė qytetarė tė mirė e tė qetė. Liburnija nė kohėn romake qe njė ndėr viset mė tė populluara nė lindje tė Adriatikut, mbushur me qytete tė pasura. Ato nėpėrmjet pozicionit tė tyre mbi lartėsina tė veēuara paraqitnin njė typ tė posaēėm qytetesh tė vjetra nė gadishullin Ballkanik. Sa pėrparim kishte bėrė bujqėsia nė kėtė fis e nė tokėn pjellore tė tij e tregon vaji liburn {Oleum liburnicum), i cili kishte njė zė tė madh.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ILIRET, NE ATDHEUN E HERSHEM TE TYRE


    Ne lokalet e Muzeut te Prehistorise ne lokalitetin Aspern an der Zaya u hap (me 3 prill 2004) ekspozita "Iliret". Hapja e kesaj ekspozite u be e mundshme ne saje te bashkepunimit midis Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise, te Institutit vjenez te Prehistorise dhe te Historise me te re dhe Muzeut te Prehistorise ne Asparn an der Zaya te Landit te Austrise se Poshtme. Ne lokalet e ketij muzeu jane ekspozuar objekte te kultures materiale te ilireve te kohes se hekurit, perkatesisht te harkut kohor nga shek. 12 deri ne shek.3 para eres sone. Permes me shume se 300 eksponate deshmohet prania e kultures materiale te ilireve ne krahun jugor te Adriatikut duke filluar nga mijevjecari i dyte para eres sone. Kulture kjo e ilireve e cila, sipas organizatorit, hedh drite mbi jeten e nje populli - emri i te clit njihet gjithandej neper Europe, por qe jo rralle u interpretua dhe u lokalizua gabimisht. Nga keto eksponate mesohet, keshtu beson organizatori i ekspozites, per format e ndryshme te vendbanimeve dhe per ndarjen ne shtresa te shoqerise ilire, te karakterizuar me ushtrim zejesh nga me te ndryshmet dhe me nje tregti te perhapur te tyre. "E mbeshtetur tek rrenjet e kultures vetanake te periudhes se bronxit, kultura materiale e ilireve - e prekur nga ndikimet qe me vete i sollen dyndjet e popujve nga hapesirat e Danubit e te Egjeut - u formesua kulture me vete, specifike"- thuhet ne prospektin e pergatitur per kete ekspozite. Karakteristike per kohen me te re te ilireve luftarake jane fortifikimet ne maja malesh dhe varret - kodra, perkatesisht tumbat ne te cilat varroseshin prijes e pjesetare fisesh, shpesh bashke me arme, me objekte e me stoli personale. Me te themeluar te kolonive tregtare helene (kujto kolonite Apollonia, Butrinti, Durresi, Amantia,etj.), qe ne mesin e pjeses shqiptare te Adriatikut nisi nga viti 600 para eres sone, nga menyra e meparshme e tyre e jeteses iliret paskan nisur te merren me bujqesi, me perpunimin shume kompleks te metalit dhe me tregti shume intensive. Fale tregtise me greket, u arrit nje mireqenie e shtreses sunduese te shoqerise ilire, gje qe deshmohet nga eksponate enesh prej balte, enesh prej bronxi, stoli nga metale te cmueshme, helmeta - te gjetura ne varrin e nje sundimtari ilir ne Belsh - qe mund te shihen ne kete ekspozite. Pervec objektesh te importuara nga Greqia, ne kete ekspozite mund te shihen edhe buste mbivarrore vendese e monedha ilire. Ne pjesen protokollare te hapjes se ekspozites, ambasadorja e Republikes se Shqiperise zonja Dr. Shpresa Kureta foli per vlerat kulturore te ilireve te zbuluara ne Shqiperi ne ate stil, qe askush nga te pranishmit nuk mori vesh gje nese keta ilire kishin lene trashegimtare te kultures e te gjuhes se tyre, perkatesisht nese shqiptaret e sotem kishin ndonje lidhje me bartesit e kultures ilire. Sigurisht qe te pranishmit do te informoheshin me hollesisht sikur t'i ishte dhene fjala arkeologut te mirenjohur shqiptar dhe bashkorganizuesit te kesaj ekspozite Prof. Muzafer Korkutit i cili ishte i pranishem ne kete solemnitet. Kete mangesi e plotesoi Prof. Dr. Andreas Lippert, i cili ne fjalen e tij te hapjes se kesaj ekspozite, te pranishmeve u sqaroi se pasardhes te ketyre ilireve te lashte jane shqiparet qe sot jetojne ne Shqiperi, ne Kosove e ne Mal te Zi jo vetem pse keta -veshtruar ne pikeveshtrimin gjeografik - jetojne pikerisht ne ate hapesire e cila qe nga kohe parahistorike banohej nga iliret, porse edhe pse eshte deshmuar se gjuha shqipe eshte vazhduese e gjuhes se ilireve. Pervec kesaj, Prof. Lippert verejti se shqiptaret kane trasheguar nga iliret edhe pjese te veshjes, sidomos nga ato te femrave. Per rendesine e kukltures materiale te ilireve foli ne vazhdim (ne emer te Dr. Erein Pröll - kryeminister i landit te Ausrise se Poshtme, i cili e kishte marre patronazhin mbi kete ekspozite) Dr. Werner Fassabend, ish minister i mbrojtjes i Austrise, i cili perkujtoi se kultura dhe e kaluara e ilireve eshte pjeserisht edhe e kalauar dhe histori e austriakeve sepse edhe neper Austri ka jo vetem vendgjetje arkeologjike te kultures materiale, porse edhe ndonje emer vendi me prejardhje ilire.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Iliro-arbėrit



    Shkruan prof. Dr. Jahja Dranēolli*



    Iliro-arbėnit nė territorin e Malit tė Zi tė sotėm



    Trualli i banuar sot nga shqiptarėt e Malit tė Zi filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė parahistori. Janė tė njohur njė numėr i madh vendbanimesh tė tilla nė Mal tė Zi. Nė mesin e mijėvjeēarit III para Krishtit dhe nė fillimet e mijėvjeēarit II para Krishtit erdhėn nga stepat e Lindjes grupe tė reja popullatash blegtore. Kėto u pėrzien me banorėt vendės dhe kėshtu u krijua bashkėsia e re kulturore e popullatės indoevropiane nė tė gjithė Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet tė jetė popullsia e lashtė pellazge, pėr tė cilėn kanė shkruar shumė autorė tė vjetėr, si Homeri, Herodoti, Tukididi. Pellazgėt njihen si banorėt mė tė lashtė parailirė e paragrekė, qė jetonin nė Gadishullin e Ballkanit e nė pellgun e Egjeut. Gjatė epokės sė bronzit filloi procesi i diferencimit etnik tė popullatave tė Ballkanit Perėndimor. Herodoti, historiani grek i shekullit V para Krishtit, jep disa tė dhėna pėr pellazgėt qė vazhdonin tė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha e pellazgėve ishte e ndryshme nė krahasim me atė greke. Ata merreshin me bujqėsi e detari. Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi.

    Shtrirja e popullsisė ilire ishte mjaftė e gjerė, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit e deri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė) nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhnid (Ohrit). Grupe ilirėsh zunė vend edhe nė Italinė e Jugut. Emri etnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shekullin V para Krishtit, kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė tė pėrmendėn qė nė shekullin XII para Krishtit (Homeri). Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit II para Krishtit, qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Njė ndėr problemet mė vlerė tė veēantė nė historiografi ėshtė paraqitja e konceptit ilir dhe Iliri nė arealin e Malit tė Zi tė sotėm. Nė kėtė aspekt njoftime interesante ofrojnė burimet e antikitetit, si, Pompon Mela dhe Gaj Plin Secundi, tė cilėt i pėrmendin “ilirėt e mirėfilltė” (‘Illyri proprie dicti’). Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilire janė ARDIANĖT ose Vardejt (Ardiaei, Vardaei). Sipas Strabonit, ata janė shtrirė nė gjirin e Bokės sė Kotorrit, pėrkatėsisht Rizonit (Rhizon, Risani i sotėm). Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Njė kohė kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra. Me Ardianėt lidhje tė afėrta kishin PLEREJĖT, tė cilėt kanė jetuar nė Perėndim prej Bokės sė Kotorrit, pėrkatėsisht Rizonit.

    Nė lindje dhe nė treva tė afėrta tė Bokės sė Kotorrit, jetonte fisi ilir ENKELEJT. Pėr shtrirjen e tyre ka bėrė fjalė Pseudo-Skylaksi (shekulli VI-V para Krishtit), i cili theksonte se ata shtriheshin pėrtej Rizonit, si dhe lundronin nė hapėsirėn prej Budvės deri te Epidamni (Durrėsi). Nga fiset qė jetonin brenda nė territorin e sotėm tė Malit tė Zi, sė pari duhet tė pėrmendėn LABEATĖT, kufiri i tė cilėve saktėsisht pėrshkruhet nga Tit Livi (Livius) nė kontekst tė Luftės III iliro-romake. Livi e pėrmend Shkodrėn si kala tė fortifikuar mirė dhe si qytet tė Labeatėve, i cili ishte i papėrshtatshėm pėr tu pushtuar. Nė njė vend tjetėr, ky autor, sė bashku me Polibin (Polybios) pėrmendin Meteonin, qytet nė tokėn Labeate (Meteon Labeatidis terrae). Vetė qyteti Meteon, sipas gjetjeve arkeologjike, por edhe sipas burimeve tė shkruara mund tė identifikohet me Medunin te Podgorica. Nga kjo dėshmohet se areali i shtrirjes sė Labeatėve duhet tė ishte aty nė veri, por edhe nė lindje prej liqenit tė Shkodrės. Se Labeatet ishin tė pranishėm kėtu edhe gjatė sundimit romak, bėhet fjalė te Plini. Qyteti nė fjalė sė bashku me Ulqinin (Olcinium, Ulcinium) dhe Budvėn (Bouthon) paraqisnin njė tip tė veēantė tė kėshtjellave mė tė moēme ilire. Meduni ėshtė ngritur nė trevėn e Kuēit tė Malit tė Zi lindor, e cila deri nė kohėn mė tė re ka qenė njė fortifikatė me rėndėsi me mure ciklopike dhe mė njė shkallė shumė tė vjetėr tė gdhendur brenda nė shkėmb.

    Nė fqinjėsi tė drejtpėrdrejtė me Labeatėt jetonin nė lindje SKRITONĖT (Scritones), e mandej nga veriu fisi i DOKLEATĖVE. Sikur me rastin e Labeatėve, pozita e Dokleatėve ndaj Ardianėve na mbetet pak e paqartė. Pozita e Dokleatėve pėrafėrsisht ėshtė e saktė nė mbėshtetje tė emrit antik tė qytetit tė Dioklesė (Duklės) te Podgorica, qė gjithsesi ėshtė konsideruar pėr qendėr tė tyre. Mirėpo, nė njė mbishkrim tė zbuluar nė Rijeēan, te kėshtjella antike e Saltus, pėrmendet Taji, bir i Epikadit, njė kryepar Dokleat (Caius Epicadi filius princeps civitatis Docleatium). Nga kjo, del gjithsesi se, treva Dokleate nė drejtim tė perėndimit ėshtė shtrirė edhe pėrtej Nikshiqit. Mirėpo, na mbetet ende jo i qartė dhe jo i pėrpiktė kufiri ndėrmjet Labeatėve dhe Dokleatėve. Duke marrė nė konsideratė identifikimin e Meteonit-Medunit dhe Dioklesė, si qendra tė dy fiseve ilire, kufiri ndėrmjet Labeatėve dhe Dokleatėve duhet kėrkuar mu nė territorin ndėrmjet Duklės dhe Medunit, qė janė larg mes vete. Gjurmėt e djegura tė bazilikės civile tė qytetit tė Diokles tregojnė ndoshta se qyteti ėshtė pushtuar prej ostrogotėve nė vitin 489 dhe ka tė ngjarė se mbeti i braktisur deri nė kohėn e Justinianit (527-565). Qyteti u rrėnua gjatė sulmeve barbare nė shekullit VII, por emri tij mbijetoi edhe gjatė mesjetės.

    Trashėgimtarja e Doklesė u bė Ribnica nė shekullin XII, vendlindja e zhupanit tė ardhshėm tė Rashės, Shtjefėn Nemanjės.

    Nė brendi tė Malit tė Zi tė sotėm, jetonin PIRUSTĖT (Pirustae), njė fis gjithashtu i njohur ilir. Ėshtė e njohur se Pirustėt ishin xehetarė tė mirė, tė cilėt mė vonė gjatė periudhės romake do tė shkojnė nė Daci pėr tė nxjerrė ar, njė ēėshtje qė dėshmohet nga monumentet epigrafike tė zbuluara nė afėrsi tė xeheroreve tė njohura dake. Atje ndeshet edhe njė Vicus Pirustarum. Fakti ndoshta se Pirustėt sė bashku me Desidiatėt qenė tė fundit, tė cilėt romakėve i bėn qėndresė energjike nga fundi i kryengritjes dalmato-panone gjatė viteve 6-9 tė erės sonė, ndėrlidhet me mbrojtjen e pasurive minerare tė pjesės veriore tė Malit tė Zi tė sotėm, ku Pirustėt i vendoste arkeologu anglez A. Evans. Besohet se gjurmė tė emrave tė tyre fshihen nė emrin e qytetit Perast nė Bokė tė Kotorrit.

    Gjatė sundimit tė Konstantinit tė Madh (306-337), Prevali (treva e sotme e Malit tė Zi) hynte nė dioēezin e Mezisė sė Epėrme, ku hynte edhe Dardania. Pas ndarjes sė Perandorisė Romake (viti 395), Prevali u fut nė kuadrin e prefekturės sė Ilirikut Lindor. Ndėrkaq, pak kohė mė vonė, Prokopi i Ēezaresė, duke folur pėr ndėrtimet e perandorit Justinian (527-565), nė veprėn e tij De Aedificis, nuk shėnon asnjė qytet nė kėtė provincė. Ka tė ngjarė se nė kėtė kohė Prevali ishte nėn gotėt dhe pėr kėtė arsye mungon Prevali nė listat e qyteteve tė pėrmendura tė Prokopit. Nga kapėrcyelli i shekullit VI rezulton se sllavėt kishin kaluar nėpėr trevėn e sotme tė Malit tė Zi por kėtu nuk krijuan ndonjė Skllavini.

    Njė ēėshtje mė rėndėsi nė zhvillime tė mėtejme historike tė provincės sė Prevalit ėshtė paraqitja e krishterimit. Mė se njė herė ėshtė konstatuar se, krishterimi nė treva iliro-arbėrore pėrgjithėsisht ėshtė i kohės sė apostujve. Ky njoftim del shprehimisht nga Shėn Pali, i cili thoshte: “Kėshtu qysh prej Jerusalemit e pėrqark nė Ilirik e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit”. Me konceptin Ilirik duhet kuptuar atė qė e pėrshkruan S. Trankuilli nė jetėshkrimin e Tiberit: “...tėrė Ilirikun qė shtrihej nė mes tė Italisė dhe mbretėrisė sė Norikut dhe Trakisė dhe Maqedonisė...”. Edhe Shėn Hieronimi thoshte se krishterimi ėshtė pėrhapur me Shėn Palin nė Ilirik. Gjurmėt e parė tė krishterimit nė Prevali i ndeshim nė njė stele varri nga gjysma e dytė e shekullit IV tė zbuluar nė Kolovrat.

    Nga konteksti i arealit iliro-arbėror gjatė antikitetit dhe mesjetės, burimet historike tė kohės dhe historiografia e mirėfilltė, jo vetėm qė i kundėrshtojnė pikėpamjet e njė pjese tė historiografisė, se djepi e etnosit arbėror gjatė gjithė mesjetės ėshtė kėrkuar nė njė zonė tė vogėl tė brendshme malore ndėrmjet lumenjve Mat dhe Drin, apo nė katėrkėndshin hipotetik Tivar-Prizren dhe Vlorė-Ohėr, por ato provojnė se shqiptarėt gjithmonė kanė jetuar nė troje tė veta tė sotme tė rrudhura ndėr shekuj. Nė kėtė kontekst ėshtė pėr tė vėnė re se, shqiptarėt gjatė gjithė mesjetės dhe gjatė shekujve tė sundimit turk aq qenė tė pranishėm nė pjesėt lindore e jugore tė Malit tė Zi tė sotėm (i ndeshim edhe si sundimtarė shteti-Koēopari, shekulli XII), sa qė edhe shkrimtarėt e kohės, njerėz tė oborrit mbretėror tė Rashės, si, G. Camblak e K. Filozof, e konsoderonin shtetin e Zetės trevė arbėrore. Zatėn edhe vetė car Dushani, nė njė kartė tė vitit 1349, e konsoderon Zetėn sė pjesė tė Arbėrisė. Sipas njė dokumenti raguzan, qė doli nė vitin 1443, Podgorica pėrfshihet nė kuadrin e konceptit Arbėri. Kryezotėrinjtė e sunduesit e huaj, qė kishin kontakte me kėto anė, tė gjithė bregdetin e sotėm malazias e konsideronin si pjesė tė Arbėrisė. Edhe venedikasit, tė cilėt zotėronin disa qytete bregdetare tė Adriatikut jugor, Zetėn e shohin si pjesė e Arbėrisė sė gjerė. Kėshtu, njė dokument qė doli nga zyra venedikase mė 1440, thotė: “Budua e Zeta dhe vende tė tjera tė Arbėrisė”. Se arbėrit bashkėjetonin si shumicė me sllavėt dhe ilirėt tė romanizuar nė tė gjitha qytetet bregdetare dhe nė prapatokėn e tyre, dėshmohet edhe nė radhonjtė e statuteve tė Kotorrit, tė Budvės dhe tė kontesė sė Gėrblit. Nė hapėsirėn e Malit tė Zi tė sotėm, gjatė sundimit nemanjid realizoheshin edhe kontaktet midis popullatės vendore dhe sunduesve serbė. Kjo dukuri vėrehej sidomos nė trojet e Malit tė Zi dhe Kosovės, por njė dukuri e kėtillė nuk solli ndonjė ndryshim tė madh nė raporte etnike. Nuk solli ndryshim rrėnjėsor as nė raporte kishtare, meqė kisha katolike, qė u gjend nė kuadėr tė mbretėrisė nemanjide, qėndroi nė Tivar, Ulqin, Pult, Kotorr, Bėrskovė. Ėshtė pėr tė vėnė re se burimet e kohės dėshmojnė edhe pėr shtrirjen e trojeve shqiptare pėrtej territorit tė sotėm tė Malit tė Zi. Kėshtu, masat kompakte tė arbėrve nė Kotorr, Raguzė (si dhe nė prapatokėn e tyre) e Hercegovinė, gjatė shekullit XIII-XV, tregojnė se kėtu kishte kudo edhe mbeturina iliro-arbėrore autoktone tė shkėputura nga bėrthama. Qė kėtej, ndonjė studiues serioz pohon se vendosja e sllavėve nė kėto anė, pra edhe nė Mal tė Zi, kishte rėnė si njė sopatė, qė kishte prerė nė veri dhe nė jug disa degė tė trungut dhe i kishte ngushtuar brenda njė qarku mė tė vogėl.

    Njė pasqyrė pak sa identike tė shtrirjes sė trojeve arbėrore nė troje tė Malit tė Zi tė sotėm ndeshim edhe nė dokumente tė burimit italian, turk e austriak tė shekullit XV-XVIII. Vlen tė theksohet, se derisa defteret kadastrale turke tė tipit tė hollėsishėm ripohojnė nė njė hapėsirė tė gjerė gjatė shekujve nė fjalė. Dokumentet italiane e austriake tė periudhės sė pėrmendur pjesėn dėrmuese tė territorit tė sotėm malazias e inkuadronin nė kuadrin e konceptit Arbėri, ēėshtje pėr tė cilėn do tė bėhet fjalė posaēėrisht. Se popullsia e pjesės dėrmuese tė kėsaj hapėsire gjatė shekullit XVII ishte thuajse arbėrore e provojnė edhe shumė tė dhėna, sikur kjo e Ch. Boethiusit, i cili tė gjitha fiset qė jetonin nė territorin malazias i quante arbėrore. Tė gjitha kėto tė dhėna qė u zunė ngoje mė sipėr, e shumė tė tjera mė pėrmbajtje paksa identike, arsyetojnė konstatimin e studiuesit kroat M. Shufflay, se: “Mali i Zi nė aspektin historik mund tė konsiderohet si njė fėmijė i pa formuar i Arbėrisė”.

    Ajo qė tėrheqė mė tepėr vėmendjen kėtu ėshtė ēėshtja e emėrtimi Arbėri, pėr njė trevė ca mė tė gjerė tė bregdetit tė sotėm malazias. Kėtej, pas emėrtimit “Boka e Kotorrit” ndeshen shpesh nė burimet venedikase e sidomos lidhur me titullin, e proveditorit edhe nocioni “Arbėria venedikase”. Kjo madje bėhet edhe termi zyrtar pėr zonėn venedikase tė asaj pjese tė Adriatikut.

    Para se gjithash, lypset pėrkujtuar se territori i Arbėrisė, pėr njė territor mė tė gjerė shqiptar, ndahet edhe shumė mė herėt se sa dominimi venedikas, nė qindvjetshin XIV, nė burimet e huaja dhe vendase nė konteste tė llojllojshme dhe pėr treva tė nduarnduarta, veēmas lidhur me Zetėn dhe Bregdetin. Nė atė epokė, sigurisht kjo ėshtė shenjė e pėrzierjes sė dukshme etnike tė popullatės, e cila, sipas analizave tė ndonjė studiuesi serioz ka jetuar bashkėrisht ‘pa paragjykime etnike dhe nacionale’. Ndaj mund tė pėrdoreshin nocione tė llojllojshme pėr anėt veē e veē.



    *Prof. Dr. Jahja Dranēolli ėshtė drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės dhe shef i Katedrės sė Historisė tė Universitetit nė Prishtinė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Enkelejtė nė kėtė kohė duhet tė kenė qenė duke jetuar nė Malin e Zi tė sotėm tek Gjiri i Rizonit dhe Budva (Buthoe), ... ku ilirėt e kanė prejardhje nga Ciklopi Polifem sėrish bir i Poseidonit. Kėtu ka njė lidhje tė fortė me kultin e detit, dhe me kultin e kalit, qė kanė qenė tė pėrhapur nė Iliri. ...



    Teritori i ilir-shqiptar ne Male te zi eshte i pasure me mozaike te kulturave te ndryshme qe nga parahistoria deri ne ditet e sotme,gjdo here me njohuri te reja me tumula ilire parahistorike
    Gjetjet arkeologjike ne Budven antike
    Shkrimtaret antike Herdoti dhe Sofkoliu per lexhenden e Kadmit Fenikase per Kadmin i cili largohet nga vendi i vet dhe banone te Iliret dhe me vone behet mbrete i ILIRVE TE Enkleve dhe ne Boku KOTOR kaqen nje Tempull i tij.Keto lajme i kane percijellur edhe shkrimtari Pseodo-Skilaks dhe Stefan Bizantini .
    1.Helmet bronzi ne fillim te shekullit te V p.e.son
    2. HYDRIA QERAMIK argjile nga koha helenike ne fillime te shek.III p.e.sone.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-10-2010 mė 10:53

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Amfore balte,ne gjysmen e shekullit IV te p.e.son.
    2.Oinihoa,balte te gjysmese se shek.III te p-e.son.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Kove(Situla Lati..)balte e shek.III p.e.sone
    2.Vazo(krater)balte nga fundi iShek-IV para e.son.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •