Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 88 prej 88
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ulqini dėshmi e shekujve: Mbas pushtimit turk ( 2)


    Me njė tjetėr pamje e fizionomi zhvillimi paraqitet Ulqini, gjatė kohės sė sundit tė Perandorisė Otomane, qysh prej vitit 1517, kur ky qytet bie nė dorė tė pushtuesve mizorė turq.
    Ajo qė bie nė sy, ėshtė se Ulqini pushtohet mė vonė se disa qytete tė tjera tė trojeve etnike shqiptare, kjo me sa duket mė sė shumti lidhet mė pozitėn e saj strategjike, si dhe rėndėsia qė kishte pėr Venedikun vetė Ulqini.

    Qyteti sulmohet barbarisht dhe me tė gjithė fuqitė ushtarake turke nga komandanti i ekspeditave Ahmet Pasha, i cili, mė nė fund mundi tė mposhtė qėndresėn e hekurt antijeniēere tė vendasve, qė drejtoheshin me meritė nga kryekomandanti Serra Martinegro. Trimėria e vendasve tregohet edhe tek dhe dhjetė motra tė njė kuvendi franēeskan (murgesha), tė cilat, pėr tė mos rėnė nė duart e barbarėve turq hidhen nga Kalaja e Ulqinit nė det. Kjo tė kujton historinė e grave suliote qė hidhen nga shkėmbi pėr tė mos rėnė nė duar tė haremxhive otomanė. Dhe historia e vendasve, gjithnjė e mė shumė ėshtė e mbushur me shembuj trimėrie e luftrash tė vendosura, kundėr ekspeditave ndeshkuese turke.

    Qetėsia dhe zhvillimi i gjithanshėm i qytetit shkatėrrohen dhe qengji, qė ishte simbol i paqes pėr ulqinasit zėvendėsohet minare islame me yll e hėnėn turke tė pushtuesve. Nga ana e tjetėr, nė Ulqin, filloi tė rigjasllėrohet kultura e piratėrisė ose e grabitjes, qė gjatė sundimit turk mori pėrpjestime alarmante. Nga kjo kohė, ulqinakėt, fillojnė tė dallohen si kusarė tė famshėm, qė sulmonin anije tė ndryshme nėpėr detin Adriatik dhe detin Mesdhe dhe luftonin kundėr anijeve tė krishtera tė Republikės sė Venedikut, tė Bokės sė Kotorrit dhe tė vendeve tė tjera tė Dalmacisė.

    Kusaria e Ulqinit me anije piraterie, ka ekzistuar qė nga koha ilire dhe gjatė kohės sė ndėrrimit tė sunduesve tė ndryshėm dhe sipas interesit pėr pasurim tė shpejt tė tyre herė ėshtė zvogėluar e herė ėshtė zgjeruar, duke qenė njė problem serioz pėr tė gjithė bregdetin dalmat dhe at adriatik e jonian.
    Vijimėsia e jetės detare dhe lulėzimi i piraterisė (vjedhjeve dhe grabitjeve nė det), tashmė u bė njė pengesė serioze edhe pėr vetė turqit, qė filluan tė merren seriozisht me luftėn kundėr piraterisė detare. Kjo pėr faktin, se shumė nga anijet e tyre bėhen pre e grabitjeve tė kusarėve ulqinakė. Piratėt e detit, mendohet se deri nė shekullin XVII kishin arritur tė zotėronin njė flotė detare deri nė 170 anije, dhe qė tė gjitha ishin tė ankoruar nė brigjet e Ulqinit.

    Hovi i madh qė mori dejtaria dhe lulėzimi i piraterisė, krijoi kushte qė qyteti tė zgjerohet dhe tė largohet ngadalė nga dyert e muret e Kalasė sė Ulqnit,. Fillojnė kėshtu tė krijohen lagje dhe qendra tė reja banimi, sheshe, hamame, kroje, xhamia, teqe, qė dallohen pėr karakterin oriental turk tė tyre. Gjurmėt e botės islame fillojnė tė shihen mė shpesh. Ata ishin ngritur mbi themelet e botės kristiane, qė lulėzoi shumė shekuj mė parė nė kėtė trevė. Islamizimi dhe kultura e saj e shpatės, filloi “lulėzimin” dhe tė japė frytet e veta shkatėrruese tė vlerave autoktone iliro – abrėrore dhe kristiane.

    Por shumė nga vlerat e kulturės sė lashtė kristiane mbijetojnė, falė qėndreses sė hekurt tė vendasve, tė cilėt gjithsesi rezistojnė me tė gjitha mėnyrat. Njė pjesė e vendasve qė kishin pasuri, pėr tė mos i humbur ato i nėnshtrohen islamizimit, duke vijuar tė ruajnė sundimin e tyre, tashmė si shėrbetor tė Perandorisė Otomane tė kohės. Tė lėkundurit, me natyrėn e tyre servile dhe telit tė pėrdredhur u bėnė vasal tė pushtuesve, duke i shėrbyer atyre nė administratė, pėr nėnshtrimin e pjesės tjetėr ulqinake jo islame.

    Administrata e re turke pėr tė bėrė konvertimin e popullsisė sė krishterė nė islame, aplikon ligje tė dhunshme shtypėse. Njė ndėr kėta ėshtė edhe taksa e gjizes pėr tė krishterėt, gjė qė e shpejtoi procesin e konvertimit nė fenė islame. Nė disa raste u shfaq edhe dukuria e pėrhapur askohe, qė njihet me emrin laramanizimit, ku tė krishterėt ditėn nė rrugė dalin me emra muslimanė, kurse nė shtėpi ushtrojnė ritet e besimit tė ritit katolik. Por jo tė pakėt ishin edhe besimtarėt katolikė, qė me sakrifica e mbijetesė shembullore ruajtėn gjuhėn shqipe, kulturėn, traditat e lashta shqiptare dhe sot janė shembull i shkėlqyer i vijimsisė sė traditės sė hershme kristiane e iliro – arbėrore nė trojet stėrgjyshore shqiptare.

    Gjatė kėsaj periudhe Ulqini, kishte njė kantier detar, ku ndėrtoheshin me material druri anije tė tonazheve tė ndryshme, qė dallohen pėr shpejtėsinė e tyre, nė pėrshtatje me kohėn. Anijet mė tė njohura ishin ato qė njihen me emrin galeota.

    Pėr tė mbijetuar dhe ruajtur tregtinė me produkte tė ndryshme ushqimore dhe blegtorale, tregtarėt ulqinakė shpesh nėn maskėn e flamurit tė piraterisė bėnin tregti me vendet e ndryshme, duke iu fshehur piratėve shumė tė rrezikshėm, qė jo vetėm u merrnin shpesh mallin por edhe krejt anijen ose e digjnin ne mes tė detit.
    Nė vitin 1718 u vendos paqja nga sulmet e furishme tė anijeve pirate, qė nė histori ka hyrė me emrin Paqja e Pozharevcit. Mė vonė shqiptarėt e ulqinakė nuk zbatuan mė vonė as Paqen e Beogradit (1739). Kėtu u trajtua ēėshtja delikate e piraterisė, qė ndalohej sipas ligjeve tė kohės dhe ēėshtja e dytė ajo e Kalasė sė Ulqinit. Ata qė vijonin tė grabisnin nė det tė hapur, ishte parashikuar qė t’u merreshin galeotat (anijet) dhe nuk kishin liēencė (tė drejtėn e lejės), pėr tė ndėrtuar anije tė tjera. Jo gjithēka qė thuhet e shkruhet zbatohet. Marrėveshjen e Paqes sė Pozharevcit, nuk e zbatuan as piratėt shqiptarė ulqinakė, tė cilėt, vijuan zanatin e tyre tė vjetėr. Nga kėto grabitje si gjithnjė vazhdonin ta pėsonin anijet tregtare tė Republikės sė Venedikut, bregdetit dalmat dhe vetė ato tė Perandorisė Otomane.

    Nė shekullin XVII, pirateria aq e pėrhapur nė detin Adriatik fillon tė shuhet dhe gradualisht filloi tė vendoset jeta tregtare normale nė limane dhe shkėmbimi i mallrave me anije tregtare nė detet e hapura. Nė Ulqin vijon tregtaria, zejtaria, peshkimi, kultivimi i ullishteve, bujqėsia, blegtoria etj. Por sėrisht kishte raste piraterie, por ato ishin tė shkėputura dhe tė rralla. Nga ana e tjetėr, u bėnė shumė pėrpjekje pėr tė ndaluar tregtinė e skllevėrve zezakė dhe se nė Ulqin, mendohet se kanė jetuar 100 familje zezake.

    Nėse do tė shohim gjithė kėtė udhė tė sukseshme dhe peripecish, qė i ėshtė dashur tė kalojė Ulqini, rezulton se qyteti, prej kohėrave tė lashta deri nė ditėt tona mbeti si simbol i qėndresės sė orekseve grabiqare tė pushtuesve tė ndryshėm qė kaluan nė kėtė trevė, duke mbijetuar dhe ruajtur kulturėn e vet autoktone iliro – arbėrore – shqiptare me origjinalitet, ndonėse shihen edhe gjurmė tė ndikimit tė kulturave tė huaja nė shumė lėme. Me gjithė tramvajet e jetės, qyteti nuk u kthyer nė gėrmadhė ose nė njė qytet tė vdekur, sikurse rėndomė kanė ndodhur me shumė qytet bregdetare lindore tė bregdetit Adriatik e Jon apo mė tej nė Mesdhe.

    Ulqini, mbeti simbol i vijimsisė sė jetės ose i lulėzimit tė detarisė, peshkimit, tregtisė, piraterisė pėr disa shekuj me radhė e zejeve tė tjera etj., duke ruajtur veēantėsinė e jetės autoktone. Nėse do tė flasim pėr kohėn e sotme, shohim se qyteti, i pėrshtatet shumė shpejt kushteve tė ekonomisė sė tregut. Kėtu nis dhe lulėzon me pėrpjestime tė shpejta turizmi bregdetar, kondrinor, arkeologjik, sendeve artistike antike etj., e favorizuar edhe nga kushtet e favorshme klimatike dhe ekonomike nė tė cilėn gjendet asokohe ish – Jugosllavia. Nė mesin e shekullit tė kaluar (XX), shumė turistė nga Europa Perėndimore, bėhen frekuentues tė rregullt sezonal, tė ujėrave tė kaltra dhe tė pastra, tė klimės sė shėndetshme bregdetare ulqinake dhe vizitor tė kalasė sė Ulqinit e vlerave tė tjera historike tė qytetit, duke u bėrė shumė shpejt ndėr mė tė njohurat nė Europė.
    (Fund)Nga Gjon Frani Ivezaj, historian

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Filloi faza e dytė e konservimit tė eksponateve tė gjetura gjatė gėrmimeve arkeologjike nė Shas

    Shoqata “Ora” nė bashkėpunim me Muzeun e Ulqinit ka filluar realizimin e fazės sė dytė tė projektit tė konservimit tė eksponateve tė gjetura gjatė gėrmimeve arkeologjike nė Shas nė vitin 1985.
    Konservimi i eksponateve, qė pėrbėjnė objekte tė ndryshme, do tė kryhet nga sektori pėr konservim pranė Entit pėr Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore – Historike nė Cetinė. Procesi i konservimit parashikohet tė zgjasė 4-6 muaj.
    Projekti realizohet me ndihmėn e njė granti prej 2500 eurosh tė akorduar nga Fondi pėr Pakica.
    Nė fazėn e parė tė realizimit tė projektit janė konservuar 60 eksponate tė cilat i janė prezantuar publikut nė muajin maj tė kėtij viti, me rastin e Manifestimit tradicional “Pranvera nė Anė tė Malit”.
    Nė gėrmimet arkeologjike nė Shas, tė kryera gjatė vitit 1985, janė gjetur rreth 190 eksponate tė cilat deri vitin e kaluar kanė qėndruar tė pakonservuara nė depot e Muzeut tė Ulqinit.

    Ulqin, mė 26 dhjetor 2009
    Ismet Kallaba
    Shoqata ORA…konsultoni faqen”Ora”pėr mė shum Fotografi


    http://www.visit-ulcinj.com/blog/200...gjike-ne-shas/

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Prof.Dr Aleksandėr Stipēeviq; G’jya arbnėshe e ruajtun 300 vjet

    Intervistė me ilirologun, balkanologun, arkeologun e akademikun arbėnesh, Aleksandėr Stipēeviq-Shandri
    Akademik prof. Dr Aleksandėr Stipēeviqi, shkencėtari arbėnesh, qė kurrė nuk e ka fshehur prejardhjen e vet shqiptare, me hulumtimet, studimet dhe publikimet e veta u bė njė nga figurat mė emblematike tė ilirologjisė, e sidomos nė polemikat rreth prejardhjes sė shqiptarėve-trashėgimtarėve tė ilirėve. Ėshtė i shquar nė disa fusha shkencore.
    Bisedėn e zhvilluam gjatė panairit tė librit “Ulqini 2008”, nė gjuhėn Arbanase (arbėneshe), ashtu siē flitet nė Arbanasi (Arbėnesh) tė Zadrės. Po bėhen afėr 300 vjet qė arbėneshėt jetojnė larg trungut shqiptar, tė izoluar dhe nėn ndikimin e shumė kulturave dhe gjuhėve. Lexuesit do tė ketė mundėsinė tė kėnaqen, qė prej shkencėtarit dhe akademikut 78 vjeēar arbėnesh tė njihen me mėnyrėn e tė shprehurit tė arbėneshėve tė Zadrės (Zara, Dalmacia, Kroacia).
    Kush ėshtė akademik Aleksandėr Stipēeviqi-Shandri?
    Kom le nė Arbnesh nė vjetin 1930, jam arbnesh. Tė parėt e mi jan pe Shestani, e kan arl nė Zarė ne vjetin 1726. Kom diplomua arkeologjinė nė vjetin 1954 e kom doktorua nė vjetin 1977. Jam nė pensiun goti nizet vjet, e mbetem gjol nė Zagreb.
    Nė kuadėr tė panairit tė librit “Ulqini-2008”, organizatori, njė mbrėmje ua kushtoi juve, veprimtarisė dhe krijimtarisė suaj mbi gjysmėshekullore?
    Pėr mua kjo manifestacion ko ken shum interesante, pėrse jam pėr tė parėn er kėtu nė Ulqin. I kom ndesh shum miē pe Tirane, pe Maqedonie e pe Kosovės e plus miē tė re kėtu ēish i kom njos kėtu nė Ulqin. Unė mendoj se kjo dit pėr mua asht shum interesante.
    I nderuar profesor, keni dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm nė fushėn e ilirologjisė, ballkanologjisė, albanologjisė, arkeologjisė dhe tė komunikologjisė e bibliografisė. Ēfarė jeni duke punuar tani?
    Der tash un kom shkrua libra pe nė disa fusha shkencore. Tash i kom mbarua ēikto puna, e po thkej nė Arbnesh. Tash kom zan, jo veē kom zan po dizhdo vjet po mbleli materialin me shkrua ni libėr mbi kultura popullore ol tradicionale nė Arbnesh. Kjo asht i mbromi moment pėr me shkrua at libėr pėrse kta jet e plaka po dekin e pėr dizhdo vjet s’ko me pat ken me puvet. Por, tash ēi po shkon mir, un e kom bo ni material fort tė mal e un mendoj se pėr nė shkosht kshtu para, pėr dy a tri vjet ky libėr ko me ken libėr i trash, ko me ken i goti. Ashtu se pas po punoj me gji forcat nė ket tem e pėr pesmlet dit po shkoj nė Arbnesh me intervistat ele diē jete pleē, pėr me kompletua kta dokumentat, porse tash kom zan me shkrua tekstin, po, po mė mufijojnė dizhdo pun ashtu mos mu thkye mbropa e me puvet dokond do pėr donifar elementit a e kom mor vesh mir ose jo. Ashtu se un mendoj kjo faz, ko me duet ele ni vjet, ni vjet e xhys, e masandan e kom me shkrua tekstin.
    Pėr ta kompletuar materialin pėr kėtė libėr, kishit dėshirė qė tė vizitonit vendet e tė parėve tuaj. Pėr herė tė parė ishit edhe nė Shestan, prej nga e keni prejardhjen. Si e ndiet veten nė Shestan?
    Kur der tash s’kom ken nė ket reth kah kan ordh arbneshėt e Zarės. Kom ken me po Shestanin. Osht ni katund shum i mal. Mua shum ma kanda se kom ken tash pėr t’parėn er e kom mujt me poe pe sfar katundi kan arl arbneshėt nė Zarė. Un kom mendua se kta katundar arbnesh kon mbet xhol ktu mir, se kon pat fusha, bagtijat kan… Tash kur e kom poe ket katund po poe se ko ken vendin tė varfun, nuk kan pas ēish me angėr -ashtu me san-, e kur kan arl kta venecijanėt i kan san se afėr Zares ko fusha, ko bagtija, ko gji ata ēish dyet e shpijėn kon me bo. E ashtu ata kon vot pe kėsaj afėr Zare. Nuk kan fijua, se me san t’vėrtetėn, ju kon godit shpijat para se me arl atje, ju kan lan fushat, ju kan lan bagtijat e ēish dyet me mbet gjol. E ata jon sistematizua afėr Zare e un mendoj se der tash po mbesin gjol mir.

    Profesor i nderuar, jeni arkeolog e ilirolog i shquar. Para disa ditėve ėshtė publikuar se nė Ohėr ėshtė zbulua njė varrezė-skelet i njė princeze ose fisnike ilire, i vjetėr rreth 7.000 vjet. Cili ėshtė mendimi juaj?
    Kesosh vornje tė princezave, van tė mbretreshave tė ilirėve ko mjaft nė teritor tė ilirėve. Un pėr ket zbulim tė ri nuk e kom ndije. Kur ko me kon i publikum kom me mujt me san ēish osht ata. Pėr tash nuk muj me komentat pėrse nuk muj me fol pa e poe.
    Pas shumė kohe, fjalori i arbėreshėve tė Zarės, punuar nga Dr.Kruno Krstiqi, i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, do tė botohet me ndihmėn e Universitetit Mbretėror “Iliria” dhe komunės sė Strugės nė SHB “Toena”. Cili ėshtė vlerėsimi Juaj?

    Ky fjalor i Kruno Krstiqit ko ken i botuar, le frk ato 1.000 copa i kan shit e i kan lan. Ata kan vot nė Arbnesh, nė Zarė, por kush ka vot nė Amerikė etj. Ne kemi arl nė ide me bo ribotim-reprintin. Un mendoj se kėt vjet ko me dol reprinti. Por, ky tjetri, ketu ke ideja me bo ni pėrkthim tė ktij fjalori asht ni ide shum bukur pėrse Krstiqi e ko lan fjalėn arbnisht e gji komentarin nė shkenisht ose nė kroatisht.

    Nuk osht mjaft ata pėrse nuk osht ai fjalor veē pėr ata ēish e din shkenishten, van pėr gji ata ēish meren me ilirologjin, me balkanologjin e albanologjin. Kurse ideja me bo pėrkthimin e kti fjalori, kta ēish osht nė shkenisht me bo nė ship osht ide shum i mir e un mendoj se ko me ken i botuam ky fjalor jo vetėm nė kolon ship-arbnisht, ēish e ka bo Mehmet Latifi, po osht mo mir me bo nė tri kolona e munjen me lexua aj ēish di ship e aj ēish di shkenisht. Mendoj se osht vepėr shum e mir pėr me studjua ket historin tė shiptarve. Ne e kemi rua ni gjye tė plak ēish nuk njoset nė Shipni. Ata nė Shipni, kjo gjya osht ndrua, e naj ne nuk osht ndrua kurxho naj ne osht originale ajo gjye ēish osht fol nė ket reth tė Shkodres mbrapa 300 vjet e kur s’osht ndrua. Ashtu, ne kemi ni relikt tė linguistikės ēish osht shum interesant kta shkenctor ēish jan specialista pėr historin e gjyes arbnore ship. Un mendoj se dyet me bo ket fjalor se pėr nizet ose trilet vjet kjo gjye pak ko pak po biret e dyet me rua ata ēish der tash osht rue. Ky fjalor, jo vetėm ko me dye shkenctarve, van e arbreshve gji kan nėrmend me rua ket gjye nė Arbnesh. Ēish tash mjaft jet ēish dojn me sua ket gjya e dojn me rua gjyen tė arbneshve. Kjo ideja ko me ken ni obėl pra si me rua ket gjya e jo si me bir se njizet-trilet vjet ne shkot keshtu pak ndokush ko me dit arbnisht. Un e kam san nė recensen teme ēish vlera e randsi ko ky fjalor ēish e ke bo ship. Faleminderit pe arbneshve e lingvistave ēish kan me pat me lexua.
    Cili ėshtė mesazhi i Juaj pėr shqiptarėt nė Strugė e gjetiu?
    Duet pe nė Strugė, e jo veē nė Strugė po nė gji gjytetat e katundat ku mbesin gjol shiptrarėt duet me rua dialketin. Se nuk duet me pat veē gjyen letrare. Ajo osht ni gjye artificiale jo veē nė Shipni, van e nė gji shtetat tjer. Por keta dialekta, keta duet mi rua se nė dialekta po ruen originalitetat si me san, si suet nė popul, kjo gjya letrare nuk folet naj jet, naj popul por folet dialekti nė secilin gjytet e secilin katund. Duet mi rua kėto dialekta e ashtu jo veē nė Strugė po e nė Arbnesh, nė Tiran dyet mi rua gji kto fjala, gji kto format gramatikale e ashtu kena me dit mbrapa niēind vjet, dyēind vjet se sfar gjye ko ken nė Shipni nė ket moment.
    Kur prof.Shandri do tė na vijė pėr vizitė pėrsėri nė Strugė?
    Kur kom me ken i sirur. Un kom ken ni er nė Strugė, e kom poe Strugėn, fort ma kanda. Osht gjytet i bukur e kur kom pėrbie nė at rugėn me gur e kom ndie si nė Dalmaci. Un mendoj se kam me u sye se osht ni gjytet me san tė vėrtetėn bash i bukur.Ulqin-Strugė
    Intervistoi Mehmet Latifi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 07-08-2011 mė 06:11

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shkruan Gazmend Ēitaku

    Nė Risanin e mbretėreshės Teutė

    Pėr sot kisha planifikuar tė bėja rrugė drejt gjirit tė Bokės sė Kotorit pėr disa punė personale. Plani ishte qe tė nisesha sa mė heret; obligimet duhej t'i mbaroja kah ora dymbėdhjetė (mesditė).

    Dėshira e kahmotshme qė tė vizitoja Risanin dhe mozaikun e tij tė famshėm tani duhej tė bėhej realitet. Me qėllim tė mirė i kisha premtuar edhe axha Hajros (Ulqinakut), qė nė Risan do tė shkonim sė bashku, unė, ai dhe babai im. Por plani qė tė shkojmė bashkė nuk u realizua.

    U nisa kah ora tetė tė mėngjesit, dhe tėrė rrugės nė mendje mė vinin skena historike tė luftėrave iliro-romake. Mė pėrfytyrohej mbretėresha Teutė, qė me guximin e saj tipik iliro-shqiptar, t'i kundėrshtohej Perandorisė Romake, edhe pse atėherė Roma ishte superfuqi. Mė kujtohej fėmijėria kur babai ēdo verė qė shkonim nė Ulqin, mė merrte me vedi nė Kala, e atje mė tregonte histori pėr Kalanė mijėvjeēare tė Ulqinit. Mė tregonte se si kėtu dikur kishte jetuar edhe mbretėresha Teutė, dhe se kodra pėrballė Kalasė, e cila quhet Pinjesh (124 m), fare lehtė mund ta kishte marrė emrin e djalit tė Teutės, Pinesit. Sipas disa tė dhėnave, ēka besoj se ėshtė e vėrtetė, Teuta kishte ikur mu nga Ulqini pėr nė Risan, kur ushtria e saj nuk kishte patur mė mundėsi qė t'i bėnte ballė Perandorisė Romake. Kėtė ikje mund ta kishte bėrė nėpėrmes njė tuneli nėntokėsor, i cili lidhte Kalanė me kordėn e Pinjeshit. Dhe, mu nga kjo, mundet qė kodra kishte marrė emrin e Pinesit, tė birit tė Teutės. Ēfarė kėnaqėsie ndieja atėherė, isha kre-nar qė ndodhesha nė njė vend, ku ēdo gurė mund tė tregonte ndonjė histori. Babai mė tregonte ndodhi, legjenda, histori tė ndryshme lidhur me mikrotoponime tė posaēme brenda Kalasė sė Ulqinit, e unė pastaj ato i rirrėfeja shokėve tė mi, tė cilėt mė dėgjonin me vėmendje. Mblidheshim shokėt dhe shkonim nė mėny-rė tė organizar nė Kala, si njė ekspeditė e vėrtetė arkeologjike. Bėnim 'eksplorimin' e Kalasė, kėrkonim gjurmėt e pazbuluara deri mė tani, kėrkonim shpellėn, sajonim legjenda, e pėrjetonim momente tė paharruara.

    Mbretėresha Teutė ishte shumė guximtare; duke analizuar, nuk e di se ēfarė, fėmijėrinė time apo njė pjesė tė historisė sonė kombėtare, pėrpara meje u shfaq tabela ku me gra-fema tė mėdha shkruante nė gjuhėn malazeze informata se edhe 1 km mbėrrija te mozaikėt e famshėm tė qytetit tė Teutės. Njė e rrėnqethur me kaloi dhe zvogėlova shpejtėsinė, tani nėpėr mendje mė kalonin pyetje KU? SI? ĒFARĖ? Ndalova tė pyes se si tė orientohem dhe se si ta gjej kėtė lokalitet. Vendasit ishin shumė tė sjellshėm dhe menjėherė mė kėshilluan se nga tė shkoj dhe pas spjegimit detal, mė mirė se nė ndonjė hartė topografike, para meje u shfaq kom-pleksi i famshėm i mozaikut. Shtanga. Ishte njė vend mjaft i madh, pėrafėrsisht 30 m me 30 m, dhe qartė shihej ndarja hapsinore e objektit qė dikur kishte qenė njė ndėrtesė e madhe. Pasiqė askush nuk ishte i pranishėm aty qė tė mė shpjegonte ndonjė gjė rreth kėtij vendi apo sė paku vetėm t'i hapte dyert (siē ndodh edhe nė Kalanė tonė), unė u detyrova qė tė kaloja rrethojėn e cila nuk ishte shumė e lartė, nė njė vend arrinte 1m lartėsi. Papritmas u gjenda brenda, dhe ja njė mozaik, mora aparatin fotografik dhe i bėra disa fotografime; isha i gėzuar qė mė nė fund edhe unė, kush e di se i sati me radhė, zbulova mozaikėt e famshėm. Nė anėn tjetėr shiheshin gu-rėt kapital tė latuar bukur dhe tė ven-dosur pa ndonjė paramendim, do t'i fotografoj edhe ata thashė. Duke u afruar mė befasoi shfaqja e mozaikut tjetėr. Opa, nuk qenka vetėm njė por disa! dhe tani isha edhe mė i gėzuar. Bėja foto pandėrprerė dhe nė fund, si do fati vetė, mozaiku mė i bukur. Njė engjėllushė e shtrirė. Padyshim mozaiku mė i bukur, e unė paramendoja mbretėreshėn Teutė nė kėtė mozaik. E pse jo, kur dimė qė ajo kishte jetuar nė kėtė vend. Kėshtu bredhjes sime nėpėr histori dhe nėpėr gjurmė tė lashtėsisė sė Risanit i erdhi fundi. Ndjeja njė lehtėsim shpirtėror dhe ashtu i kėnaqur dhe krenar mora rrugėn pėr nė destinacionin e duhur. Nė mendje, disa sende me dukeshin shumė mė tė qarta dhe isha shumė i lumtur pėr fotot qė kisha bėrė. Tani Bokėn e Kotorit e shiqoja nė njė mėnyrė tjetėr. E shiqoja me njė krenari qė ky vend nė vete mban gjurmė iliro-shqiptare, tė cilat nuk mund t'i zhdukė askush, madje edhe pse i mohojnė ato dhe i shfaqin si diēka tjetėr


    http://img37.imageshack.us/img37/9670/mozaik03.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vetume pak kilometra nga qendra e Podgorices gjendet lokaliteti i rendesishem arkeologjik ne male te zi- Duklja
    Arhitektura romake ne Duklja(Doclea)ne funde te vitit I te eres sone
    Ne kohen e dinastise Flavian dhe Vaspasianit Duklja mer statusin Municipo duke u bere nje nga qytetet me te rendesishme ne pjesen juglindore te provinces romake te Dalmacise.
    Sipase shkrimeve te historianve te lashte.Plini shkrune per nje fise ilir Dokleatet,nderkoh Ptolmeu thote se Duklja si nje qytete ne brendesi te vendit

    Foto 1. linku.http://img21.imageshack.us/img21/2595/duklja27.jpg

    Foto 2 linku.http://img805.imageshack.us/img805/3339/duklja241.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 20-08-2011 mė 15:04

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Germimet e para arkeologjike ne Duklja ishte konsuli franqezi De displ Sent Meri 1879
    Megjithat 70 vjete me vone duke ndertuar rrethe 500 metra rruge Nikshiqe-Podgorice e cila shkatroje mbetjet te vleshme arkeologjike

    foto 1. Linku.http://img845.imageshack.us/img845/3861/duklja51.jpg

    Foto 2.http://img856.imageshack.us/img856/4788/duklja211.jpg

    foto 3 .http://img571.imageshack.us/img571/9547/duklja251.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    SHASI: Gjurmė tė civilizimit tė lashtė
    Tė dhėna onomastike dhe demografike pėr Shasin dhe vendbanimet e nahijes sė Bunės sė pėrtejme sipas defterėve osmanė tė shekujve XV dhe XVI (1)

    Prof. dr. Iljaz Rexha
    Hyrje

    Nė bazė tė kėtij materiali tė begatshėm onomastik qė na ofrojnė regjistrat kadastralė osmanė pėr kėtė rajon mund tė studiohet historia gjeografike e vendbanimeve, lėvizjet dhe migrimet e kėsaj popullsie prej njė vendi nė njė vend tjetėr. Ndėrsa nė bazė tė tė dhėnave antroponimike dhe patronimike mund tė studiohet struktura etnike, religjioze dhe pozita sociale e shoqėrore e popullsisė. Njėkohėsisht mund tė hetohen dhe zbulohen gjurmėt dhe vendet e monumenteve tė kultit dhe tė kulturės nė pėrgjithėsi, meqė nė kėto burime zakonisht pėrmenden kishat apo vendet e monumenteve tė kulturės ku ato mė herėt kanė ekzistuar, nėse kanė qenė tė pėrfshira nė sistemin e timarit tė spahinjėve osmanė qė u janė nėnshtruar sistemit fiskal tė administratės osmane. Ėshtė i njohur fakti se hapėsira gjeografike e Anės sė Malit nė pėrgjithėsi, e sidomos vetė qyteti antik i Shasit me rrethinė nė veēanti, deri nė mesjetėn e hershme, ishte i pasur me monumentet e kultit dhe me monumente tė tjera kulturo-historike, jo vetėm pėr kėtė trevė, por edhe mė gjerė nė Ballkan. Nė tė vėrtetė, pėr shkak tė pozitės sė saj gjeografike dhe strategjike, hapėsira e Anės sė Malit ka luajtur njė rol mjaft me rėndėsi nė antikė dhe deri nė mesjetėn e hershme, sepse, gėrmadhat qė janė gjetur dhe zbulimet arkeologjike qė janė bėrė pjesėrisht, tregojnė se nė kėtė hapėsirė janė kryqėzuar disa kultura dhe shtresime tė ndryshme gjuhėsore, duke filluar prej asaj iliro – albane, romano – latine, greko – bizantine, veneto – italiane, otomane - turke dhe mė vonė asaj sllave. Nga ajo kohė kanė mbetur vetėm gėrmadhat e kėshtjellės sė Shasit dhe muret e njė katedraleje katolike deri nė shekullin XIII, themelet e 10-11 kishėzave – kapelave tė vogla katolike, tregu i mbuluar me dyqane dhe rrugica tė ngushta tė stilit dhe arkitekturės latino – romane, qė janė zbuluar kohėve tė fundit nga hulumtuesit dhe arkeologėt e Cetinės, gjė qė tregojnė se nė lokalitetin e Qytetit tė Vjetėr tė Shasit me rrethinė ka ekzistuar njė civilizim i lashtė. Si duket, pjesa mė e madhe e atyre monumenteve kulturo-historike kanė ekzistuar jashtė mureve tė qytetit antik tė Shasit, meqė nė hapėsirėn e gjerė tė tij hasen gjurmėt e atyre monumenteve tė kultit qė janė ruajtur nė emrat e toponimeve qė sot i mbajnė fshatrat e Anės sė Malit. Lidhur me kėto monumente tė kultit ėshtė krijuar edhe gojėdhėna se nė Shas kanė ekzistuar 365 kisha, ēka bie ndesh me logjikėn e shėndoshė dhe realitetin shkencor, meqė kjo gojėdhėnė s’ka mbėshtetje as nė gjetjet arkeologjike, as nė burimet e shkruara historike mesjetare. Me siguri njė numėr i konsiderueshėm i monumenteve tė kultit ka ekzistuar nė hapėsirėn mes Tivarit – Ulqinit - Shkodrės dhe Shasit dhe e tėrė kjo hapėsirė e gjerė lidhet sipas gojėdhėnės popullore vetėm me hapėsirėn e qytetit antik dhe mesjetar tė Shasit, qė pėrfshinte njė sipėrfaqe relativisht tė vogėl – 3-4 ha tokė. Por gėrmimet dhe gjetjet e reja arkeologjike nga ana e ekspertėve tė kėsaj lėmie do ta thonė fjalėn e fundit pėr rėndėsinė e Shasit tė lashtė qė ai ka si lokalitet arkeologjik, si monument i kultit dhe i trashėgimisė sė kulturės materiale, historike dhe arkitektonike me vlera shumėdimensionale jo vetėm pėr hapėsirėn gjeografike tė Anės sė Malit, por edhe mė gjerė, e sidomos pėr zhvillimin e turizmit bashkėkohor tė kėsaj ane. Nė mungesė tė materialeve epigrafike, mbishkrimeve arkaike nga koha antike, mesjeta e hershme dhe ajo e vonė pėr rajonin nė fjalė, atėherė tė dhėnat onomastike nė pėrgjithėsi dhe ato toponomastike nė veēanti, mund tė shėrbejnė si ndihmesė pėr tė zbuluar disa elemente tė monumenteve tė kultit si edhe tė atyre kulturo-historike, qofshin ato tė sferės sakrale apo profane, e sidomos pėr tė studiuar strukturėn etnike dhe konfesionale tė banorėve qė kanė jetuar dhe jetojnė nė kėto hapėsira gjeografike. Nė vazhdim tė kėtij punimi do tė prezentojmė materialin e dėshifruar dhe tė pėrkthyer, siē e theksuam nė fillim, duke sjellė tė dhėna onomastike dhe demografike tė cilat i kemi nxjerrė nga defterėt osmanė tė shekullit XVXVI, dhe qė deri mė tani nuk janė botuar pėr hapėsirėn e Anės sė Malit..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kalaja e Samoborit - vendbanim ilir

    Shkruan Anton Lulgjuraj, arkeolog

    Pranė kufirit shtetėror tė Malit tė Zi dhe Shqipėrisė, nė perėndim tė Liqenit tė Hotit, nė pjesėn veriore tė Liqenit tė Shkodres, midis fshatit Bozhaj dhe Ploēė, jo mė larg se njė kilometėr nė veri tė saj ndodhet burimi i Vitojės. Mė 10.12.2010, vizitova njė kodėr tė ngritur pėrmbi Liqe, e cila nė periudhėn e vet historike do tė ketė shėrbyer pėr vendbanim tė pėrshtatshėm pėr peshkim, si dhe pėr kontrollimin e rrugės qė vinte nga veriu pėr nė Shkodėr. Mungojnė te dhėnat arkeologjike dhe burimet e shkruara pėr kėtė qendėr tė vogėl mbi Liqenin e Shkodrės. Kjo mė sė shumti njihet nga studiuesit austriakė Kamilo Prashniker dhe Arnold Shober, tė cilet, gjatė shetitjes sė tyre para njė shekulli, i zbuluan dhe tė parėt i shėnuan disa tė dhėna pėr rrėnojat e kėtij vendbanimi.
    I vendosur nė vend shumė strategjik i cili kishte pėr detyrė kontrollimin e rrugės mė rėndėsi, e cila nė antikitet lidhte qytetin e Shkodrės me territoret ilire nė veri, dhe me ardhjen e romakėve po kėndej kalonte rruga nga Narona e Dalmacisė pėr nė Doklea (Dukla) dhe prej kėtu nė Shkodėr, e cila ishte e njė rėndėsie jo vetėm pėr kėto qytete me rrethina por pėr gjithė provincėn e Ilirikut. Disa studiues e vendosin pikėrisht kėtu stacionin rrugor Birzimnio tė periudhės romake, duke marrė pėr bazė iteneraret (shėnim rrugėsh) romake tė cilat e paraqesin nė largėsinė prej 30 miljesh romake nga Shkodra. Por kjo duhet tė vėrtetohet sepse ka mendime se Birzimnio mund tė ndodhet nė fshatin e sotėm tė Vuksanlekajve.
    Nga teknika e punimit tė mureve dallohen tre faza ndėrtimi: e para nė periudhėn e hekurit, e dytė nė kohen e mbretėrisė ilire dhe e treta nė periudhėn romake. Nga kėtu, shihet me sy Kodra e Moksetit nė lindje tė Liqenit tė Hotit nė Shqipėri, ku, si mbas gėrmimeve tė Gėzim Hoxhės, nė kėtė vendbanim vėrehen dy fazat e para tė ngjashme si nė Samobor. Edhe ky vendbanim ilir kishte funksion tė njėjtė tė rėndėsishėm, mbrojtjen e shtegut tė kalimit pėr qytetin e Shkodrės.
    Vendbanimi Samobor ėshtė shtrirė nė dy maja tė kodrės tė drejtuara nga liqeni, ku, ėshtė e besueshme, ndodhej akropoli, pėrderisa pėr banim ėshtė pėrdorur terreni me poshtė i ndarė me njė mur nga akropoli. Gjetja e monedhave tė Shkodrės, Apolonisė, Dyrrahionit dhe Korintit, tė prerė mes viteve 225-100 p.e.r., pak fragmente tė qeramikės tė gjetur nė tė gjithė sipėrfaqen e kodrės apo vendbanimit, pėr tė cilat, nė mėnyrė tė pėrgjithshme mund tė thuhet, se i pėrkisnin importit tė mallit grek pėrafėrsisht rreth mesit tė shek.III p.e.r.
    Nė thelb, ėshtė ruajtur vetem muri rrethues i kalasė, por edhe ky, pavarsisht se linja e tij ėshtė e qartė, vende-vende ėshtė zhdukur plotėsisht nė distanca tė gjata.
    Muri mbrojtes rre-thon dy majat dhe lugun mes tyre nė njė planimetri pak a shumė eliptike. Nė vendet ku janė tė thikėta, muri ėshtė i vendosur nė njė izoips mė siper, ndersa lugu vetė ndahet permes me njė linjė e drejtė muri. Nė tėrė sistemin duket njė lloj pune mė e kujdeshme sesa nė kalanė e Gajtanit. Sistemi fortifikues ka gjatėsi rreth 200 m dhe gjerėsinė mė te madhe 90-100 m.
    Mė mirė ėshtė ruajtur kėndi juglindor i fortifikimit, ku njė trakt i vogėl murit rrethues qėndron ende nė kėmbė mbi 2 m lartėsi. Sa i takon teknikės sė ndėrtimit, blloqet e gurėve janė lėnė siē kanė dalė nga gurorja, herė me forma kuadratik, blloqet me gjatėsi deri 1.60 m, lartėsi 0.60 m dhe thellėsi 1 m. Kishte blloqe ndonjėherė edhe me shumė kėnde, tė vėnė njėri mbi tjetrin pa ndonjė kujdes tė veēantė. Hapėsirat midis gurėve janė mbushur me gurė tė vegjėl. Pėr shtresa te rregullta nuk bėhet fjalė, se paku nė traktet e ruajtura, qė natyrshėm formojnė pjesėn e poshtme tė murit.
    I rrethuar nė tre anėt nga liqeni, i vendosur nė dy majat e kodrės dhe i rrethuar me mure tė forta, e bėnte Samoborin njė fortesė tė fuqishme dhe jo tė lehtė pėr tu pushtuar, ēka banorėve tė saj u siguronte strehim tė qetė gjatė luftėrash, si dhe dalje nė liqe. Rruga kryesore e afėrt siguronte ekonomi tė zhvilluar. Ky vendbanim do tė ketė gjallėruar prej periudhės sė hekurit e deri nė kohėn e Bizantit, pėr mė tepėr se 1000 vjet.
    Vetėm gėrmimi sistematik do tė na qartėsonte mė shumė pamjen e kėtij vendbanimi tė rėndėsishėm nė basenin e Liqenit tė Shkodrės
    http://img341.imageshack.us/img341/8307/faqe0502.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •