Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 88
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga D@mian Lexo Postimin
    Fegi, vendos edhe burimin e ketyre fotografive (liber, website, muze, ekzpozite...?).

    Je i sigurte qe jane te Shek. V p.e.s.? Teknologjia e qelqit te tejdukshem (disa nga enet e qelqta qe ke sjelle) eshte zhvilluar ne shekujt e pare pas Krishtit.
    Gjithashtu edhe disa nga punimet e metalit duken shume te sofistikuara per Shek. V p.e.s. ...

    Sidoqofte, fotot jane vertet impresionuese.
    Ari dhe qelqi dhe pake fragmente ene qeramike i perkasin periudhes se vjeter.Qelqi i perket periudhes I-II te e sone, kohes romake..Sipase shkrimeve sllave ne revista e libra une ekame vrejtur gjdo here po mundohen me ndryshu gjetjet arkeologjike ilire here e quajne greke disa kelte.

    http://www.google.se/imgres?imgurl=h...26tbs%3Disch:1
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 29-11-2010 mė 03:16

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Ari dhe qelqi dhe pake fragmente ene qeramike i perkasin periudhes se vjeter.Qelqi i perket periudhesI-II te E sone kohes romake..Sipase shkrimeve sllave ne revista e libra une ekame vrejtur gjdo here po mundohen me ndryshu gjetjet arkeologjike ilire here e quajne greke disa kelte.

    http://www.google.se/imgres?imgurl=h...26tbs%3Disch:1
    Shume figura jane para romake,bile i takojne shekullit te 4 para epokes se re.Nuke jane aspak greke,dhe ase romake,jane ilire.Punimet dheformat te tyne se paku kalojne ne vitin 300 para epokes sone,kete e kame vertetue,edhe ne exponatet ne Zara te kroacis,ku kame pamur figurate njejta,per kahe vizatimeve.sa per qelqin te tejdukshem ashte shume i vjeter,ashte gjetur ne antiohi,se paku ne shekullin e 9 para epokes se re.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Shekulli XXI do tė jetė «shekulli i rishqyrtimeve” tė historisė, gjuhėsisė, besimit.
    .Prandaj ne ruge te mire je fegi,krejte ket permirsime se paku 70% do ti takojne shqipetareve.Shume shqipetare do te punesohen ne univerzitete europiane ne lami te arkeolgjise,dhe gjuhes shqipe,gjuha latine grekesote mesohet ne europe,mirepo sipas te gjithe gjasave do te hyje edhe gjuha shqipe ne keto dijuni.Sot ashte numri shume i vgel i shqipetareve qe ligjerojne ne gjuhen shqipe,mirepo ne vitin e ardheshem se paku edhe 500 profesore te gjuhes hqipe do te punesohen,ne europe.Mirepo diplomat duhet te ken nji nenshkrim,dhe duhet ditur kush i leshon,dhe ku do te punohet.Prandaj sa ma shpejt regjistroni vehten ne nji web ku jane te dokumentuemekrejte keto te dhanat per gjuhen dhe arkeologjin shqipetare.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Qeramika dhe bronze Ilire.
    2.Arkeologjia(parahistorike dhe antike ilire )(Duklja-Zeta)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 21-03-2011 mė 06:54

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Qeramika Antike.
    2.Shpata(Sablja) dhe Maske Vdekje e Mahmut Pashe Bushatlise.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shasi ilir i 365 kishave
    Fahri Xharra

    Qytetėrimi shqiptar mė shumė ndodhet nėn dhe sesa mbi tė. Nė viset etnike shqiptare nė Mal tė Zi, e mbi tė gjitha nė rajonin e Ulqinit, janė njė numėr i madh i monumenteve tė trashėgimisė sonė nga historia jonė e hershme, ku zė vend edhe qyteti i lashtė i Shasit, sot qytet qė nuk banohet.

    Shasi ėshtė vendbanim antik ilir, i cili ngrihet nė malin po me tė njėjtin emėr. Kėndej pari, nė periudhėn antike ka kaluar rruga e lashtė lidhėse nė mes Ulqinit dhe Shkodrės. Shasi nė literaturė njihet si: Suatio, Suaēo, Savocci, Svaciao, Fshas etj. Baza e qytetit tė lashtė ėshtė ndėrtuar nga gurėt e mėdhenj, ndėrsa murin rrethues stihitė e kohės e kanė dėmtuar shumė; ky mur bart vlera tė mėdha arkitektonike dhe artistike. Edhe sot e kėsaj dite aty qėndrojnė dy portat e qytetit.

    Shasi pėr herė tė parė u pėrmend nė dekretin e papės Aleksandri i Dytė mė 1067 si qytet Ipeshkvi. Nė vitin 1183 pushtohet nga Stefan Nemanja dhe me atė rast barbarėt e shkatėrruan Shasin. Qyteti u mėkėmb, por pėrsėri pasoi sulmi i mongolėve mė 1242, tė cilėt e shkatėrruan krejtėsisht.

    Nė fund tė shekullit XIII e rindėrtoi mbretėresha Jelena, ku edhe pėrjetoi kulmin e vet qytetar dhe tregtar deri nė shekullin XVI, kur pėrfundimisht u sulmua dhe u shkatėrrua nga turqit, mė 1571. Nga ky vit Shasi njihet si “qyteti i vdekur”. Nė kėtė vit turqit e pushtojnė edhe Ulqinin dhe Tivarin, ku banorėt vriten dhe qyteteve iu vihet zjarri.

    Mirėpo, kur kemi tė bėjmė me veprimin kishtar, Shasi ka pasur kisha aq sa ka ditė viti e qė ėshtė rast unik nė botė, kurse tani shihen vetėm themelet e tetė kishave, tė cilat i pėrmend edhe Justiniani (1533) dhe mė vonė Marin Bici (1610), katedralja e Kishės sė Shėn Gjonit, e ndėrtuar me stil gotik dhe Kisha e franēeskanėve tė Shėn Mėrisė, tė lashta rreth 1300 vjet. Tė gjitha kishat nė Shas kanė qenė tė zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e nė disa edhe tani dallohen gjurmėt e ngjyrave nė mure.

    Pjesėt e mbetura tė fortesės gjenden nė shkrepa. Pėrveē Shasit nė periudhėn veneciane rreth Liqenit tė Shkodrės ishin edhe qytetet Trishti, Danja dhe Sarda.

    Arqipeshkvia e Tivarit (mbi 900 vjet) ishte baza kryesore e katolicizmit nė Shqipėrinė e Veriut, por edhe ipeshkvia e Shasit e luante tė njėjtin rol pėr zonėn e vet. Nė vitin 1443 ipeshkėv i Shasit ka qenė Palė Dushmani.

    Edhe Pjetėr Bogdani e pėrmend Shasin nė shkrimet e tij duke thėnė se shtrihet nė perėndim mbi qytetin e Tivarit, nė veri deri te Kravari dhe nė lindje pėrfundon me lumin Buna.

    Sikur tė bėheshin hulumtime nėnujore, do tė gjendej edhe mė shumė nga Shasi, kjo trashėgimi e pa hulumtuar nga ana e jonė ėshtė fshehur nga sllavėt me shekuj. Ka edhe fakte qė dėshmojnė se gjatė verės, kur niveli i ujit tė liqenit tė Shasit ėshtė i ulėt shihen pjesė tė mureve tė shtėpive tė dikurshme tė banimit.

    Periudha ilire

    Gjetjet arkeologjike e provojnė se qytetin e Shasit tė panjohur deri nė shekullin VIII nė tė vėrtetė e prek krishterimi i hershėm nė periudhėn ilire. Ilirizmi i kėsaj kulture dėshmohet veēmas nga njėjtėsia tipologjike e objekteve tė kulturės arkeologjike tė Shasit me kulturėn iliro-arbėrore tė Komanit.

    Shasi mė herėt u shndėrrua nė hapėsira me vende tė fortifikuara sikurse tregon pozicioni i tij nė luftėn nė mes tė Papatit dhe Bizantit pėr tė zotėruar kėtė qytet nė kohėn e mesjetės. Hulumtimet nė lokalitetin e Shasit tė vjetėr dėshmojnė pėr ekzistencėn e vendbanimit parahistorik si bazė ku ėshtė ngritur qyteti i Shasit pasi qe u bė zbulimi i kulturės sė Komanit, me anė tė sė cilit u bė pėrcaktimi mė i saktė i datimit tė objekteve sakrale qė kanė ekzistuar qė nga shekujt VI-VII.

    Ky vendbanim i lashtė pėrveē rėndėsisė strategjike jepte edhe kushte tė pėrshtatshme pėr jetė, duke u parė edhe vendndodhja e tij nė liqenin e Shasit dhe Bunėn tė pasur me peshk, zogj, shtazė tė egra dhe kushte tė tjera tė veēanta pėr blegtori dhe bujqėsi.

    Duke iu referuar njė shkruesi tė panjohur dhe dorėshkrimit tė tij “Dulcigno secondo l’antica descrizione…”, thuhet se “nė kėtė trevė gjendej qyteti shumė i vjetėr i quajtur Shasi, ku duken gjurmėt e 365 kishave larg nga Ulqini 15 milje….’. Mė tej shkruan se “afėr kėtij qyteti gjenden liqeni, shpella, burimi ujit dhe mali Lisinjė, Ledhet e Shasit dhe porta ku vdiq Kapedani i Qesarit, duke luftuar tmerrėsisht kundėr Pompejanit ku janė edhe sot nė kėmbė dhe si mrekulli njė gropė e madhe, ende parrafshuar…”

    Shasi mesjetar

    Nuk ka dyshim se Shasi mesjetar si qytet i zhvilluar ėshtė pėrjetėsuar edhe nė numizmatikė, sepse i ka farkuar monedhat e veta,tė cilat e mbanin mbishkrimin Suacium, si dhe ajo qė e paraqet figurėn e Shėn Palit Pagėzuesit, si mbrojtės i qytetit, si dhe pirgun ashtu dhe kėshtjellėn me porėn madhėshtore tė kėtij qyteti.

    Versionet malazeze te kėsaj periudhe cekin se Stefan Nemanja (shek XIII) i shkatėrroi kishat shqiptare dhe librat e kohės e kreu konvertimin me dhunė tė banorėve tė mbetur nė ortodoks, gjė qė e cila pėrputhet me traditėn gojore nė Shas, ku banorėt tani tė fshatit Shas thonė ”se tė gjitha kishat nė fillim ishin katolike”.

    Kėrkimet e para tė arkeologjisė jugosllave, qė u takojnė viteve 1980, zbuluan njė hershmėri mė tė madhe se ajo qė dihej. Ishte pikėrisht trashėgimia ilire e kultures sė Shasit qė e trembi shkollėn arkeologjike tė Beogradit. Nė vitin 1985 Akademia e Shkencave tė Serbisė me nguti ndėrpreu hulumtimet, kur vėrejtėn se kanė tė bėjnė me nji qytet tė lashtė shqiptarė. Ky pra ėshtė qyteti ilir i 365 kishave, qė nė fillim u shkatėrrua nga sllavet e pastaj e vėrteta e gėrmadhave tė tij u fsheh po ashtu nga sllavet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rezultatet dhe rėndėsia e hulumtimeve arkeologjike tė Qytetit tė Vjetėr tė Shasit, Nga Mr. Aleksandar Ēilikov
    Friday, 01 April 2011 10:55
    Mbi bregun e majtė tė lumit Buna shtrihet Mali i Taraboshit dhe kurora Maja e Galiqit, kurse nėn to shtrihet famullia e dikurshme Obliqus, e cila deri mė sot e ka ruajtur emrin si fshati Oblikė, nė afėrsi tė lumit tė lartpėrmendur. Oblika-Obliqus bėn pjesė ndėr famullitė e vogla dhe tė vjetra tė larta tė Duklės. Nė anėn e saj perėndimore, mbi Liqenin e vogėl tė Shasit, nė afėrsi tė fshatit Shas, gjenden mbeturinat e Qytetit tė vjetėr Shas, tė njohur nė mesjetė edhe me emrat Sovacium, Saucium, Suvacium dhe Soacia.

    Sipas legjendave tė vjetra, tė cilat edhe sot tregohen nė mesin e banorėve vendas, nė kėtė qytet tė vjetėr dhe tė famshėm ishin ngritur 365 kisha, nga njė kishė pėr ēdo ditė tė vitit.
    Historia e Shasit nė mesjetėn e hershme ėshtė pothuajse e panjohur. Si fakt i mirėqenė nė shkencė konsiderohet mendimi se ai ishte qytet peshkopal qė nė shekullin VIII. Edhe periudha e gjatė ndėrmjet shekujve VIII-XI ėshtė e mbuluar me mistere pėr shkak tė mungesės sė burimeve tė shkruara dhe johulumtimit tė objekteve materiale dhe shtresave arkeologjike. Njė numėr tė konsiderueshėm tė tė dhėnave mbi gjenezėn historike tė Shasit e gjejmė nė burimet qė pėrshkruajnė ngjarjet nė Mbretėrinė e Duklės gjatė shekujve XI dhe XII. Dihet se diku rreth vitit 1045 apo menjėherė pas kėtij viti, ipeshkvėt e Kotorrit, Tivarit, Ulqinit dhe Shasit kėrkuan mbėshtetje tė konsiderueshme nė Argjipeshkvinė e Splitit, ku, siē dėshmon argjixhakoni Toma, shkonin nė kuvendet kishtare provinciale.
    Sipas argjixhakonit Toma, qytetarėt dhe kleri i qyteteve tė lartpėrmendura tė Duklės kėrkuan nga Papa Leoni IX themelimin e argjipeshkvisė sė posaēme me seli nė Tivar. Ndonėse kėrkesa nuk u plotėsua, burimet e atyre kohėve dėshmojnė pėr pavarėsimin e ipeshkvive tė Duklės nė kuadėr tė Argjipeshkvisė e cila nė njė vend quhet kisha e Duklės dhe e Tivarit (Diocliensis atque Antibarensis ecclesia).
    Shasi dhe ipeshkvia e tij pėrmenden edhe nė dekretin papnor qė mban datėn 8 janar 1089. Duke shfrytėzuar rrethanat e favorshme politike tė konfliktit ndėrmjet pretendentėve tė ndryshėm pėr fronin papnor, mbreti i Duklės Bodini e dėrgoi nė vitin 1088 nė Romė ipeshkvin e Tivarit Pjetrin nė vizitė te, nė atė kohė, personaliteti mė i fuqishėm i Kishės Katolike – Klementi II. Ipeshkvi Pjetri mori me vete kėrkesėn pėr ripėrtėritjen e argjipeshkvisė sė dikurshme tė Duklės. Pėrgjigjja ndaj kėrkesės ishte pozitive pasi qė mė 8 janar 1089 xhakoni Servusdei e shkruan nė kishėn e Shėn Pjetrit nė Romė dekretin papnor me tė cilin ipeshkvi Pjetri ngritet nė rangun e argjipeshkvit dhe fiton shkopin e artė si shenjė e dinjitetit tė lartė kishtar. Me kėtė dokument si sufragane tė argjipeshkvisė sė ripėrtėrirė janė caktuar ipeshkvitė e: Duklės-Tivarit, Kotorrit, Ulqinit, Shkodrės, Drishtit, Pultit, Serbisė, Bosnjės, Travunit dhe Shasit.
    Nė dokumentin e ipeshkvit tė Kotorrit Maja tė vitit 1166 pėrmendet Pjetri, prior i Shasit. Dihet se qyteti shkatėrrohet keq gjatė ekspeditės shkatėrruese me rastin e pushtimeve tė Duklės – Zetės nga ana e Rashkės me ē'rast janė shkatėrruar edhe Danja, Sarda, Drishti, Shkodra, Ulqini dhe Tivari – i vetmi qytet qė ėshtė kursyer ka qenė Kotorri nė tė cilin ėshtė ndėrtuar njėri prej pallateve mbretėrore tė Nemanjiqėve.
    Qyteti, siē duket, ėshtė rindėrtuar shumė shpejt, duke u bazuar nė njė burim arkivor tė vitit 1199. Bėhet fjalė pėr kohėn e sundimit tė Zetės nga Vukani, kur, nė praninė e sundimtarit, ėshtė mbajtur kuvendi i madh kishtar nė Tivar nė tė cilin ėshtė diskutuar mbi statusin e ipeshkvit tė Tivarit Domenikut, tė akuzuar pėr vrasje nga ana e klerit dhe qytetarėve tė Shasit. Qyteti pėrmendet edhe nė dokumentet e ruajtura – proceset gjyqėsore rreth jurisdiksionit mbi disa ipeshkvi, tė zhvilluara ndėrmjet kryeipeshkvit tė Tivarit dhe atij tė Dubrovnikut.
    Pas periudhės sė qeverisjes bizantine dhe dukleane, dhe pas pushtimit tė Zetės – Duklės nga Nemanjiqėt, qyteti i Shasit nėn sundimin e dinastisė serbe ėshtė rindėrtuar dhe fortifikuar mė shumė. Qytetin e rindėrtuar nė vitin 1242 e shkatėrruan mongolėt pas sė cilės periudhė pason rindėrtimi i sėrishėm dhe progresi i jetės qytetare deri nė fund tė shekullit XIV.
    Nė vitet '90 tė shekullit XIV Shasin e shkatėrrojnė turqit pas sė cilės periudhė ai pothuajse shkretohet fare. Me njė pjesė tė vogėl tė banorėve, pėr tė cilėt mendohet se kanė jetuar vetėm nė hapėsirėn brenda kalasė, qyteti ekziston edhe gjatė shekullit XV, ndėrsa qė nga mesi i shekullit XVI jeta e tij shuhet definitivisht.
    Hulumtimet arkeologjike tė karakterit tė sondazhit nė Shas janė kryer nė vitin 1985, gjatė muajve tetor dhe nėntor. Hulumtimet nė emėr tė Qendrės pėr Hulumtime Arkeologjike tė Fakultetit Filozofik nė Beograd i ka drejtuar arkeologu dr. Gjorgje Jankoviq, ndėrsa nė emėr tė Entit Republikan pėr Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore organizimin e hulumtimeve e ka drejtuar historiani i artit mr. Aleksandar Ēilikov.
    Para fillimit tė kryerjes sė hulumtimeve arkeologjike tė karakterit tė sondazhit ka qenė e njohur struktura bazė arkitektoniko-urbane e qytetit. Qytetin mesjetar tė Shasit e pėrbėjnė gėrmadhat e fortifikimit nė shkėmb mbi Liqenin e Shasit dhe lagjja e madhe, nė veri tė tij. Porta hyrėse kryesore e fortifikimit ėshtė e vendosur nė mes tė bazamentit tė shtrirė tė shkėmbinjve, nė anėn veriore. Nga ana veriore, perėndimore dhe lindore, fortifikimi ka qenė i rrethuar me mure me kulla, ndėrsa nga jugu terreni ka qenė i papėrshtatshėm nga vetė natyra pėr shkak tė shkrepave tė rrėpirė qė zbresin deri nė liqen.
    Nė pjesėn e fortifikuar tė qytetit, mu nė afėrsi tė portės veriore, gjenden gėrmadhat e katedralės sė Shėn Gjonit, mbrojtėsit tė Shasit, e cila sipas njė mbishkrimi tė dėmtuar ėshtė ndėrtuar nė vitin 1300. Absida e kėsaj kishe ndodhet nė brendi tė katit pėrdhesė tė kullės sė vjetėr me gėrmadhat e katit. Bazamenti kėnddrejtė i zgjatur i kishės ėshtė paksa i deformuar – sigurisht qė forma e tillė ka tė bėjė me faktin se ndėrtimi i ėshtė pėrshtatur terrenit jo tė rrafshtė shkėmbor. Kisha ėshtė vendosur nė drejtimin perėndim – lindje. Brenda dhe jashtė absida gjysmėrrethore, e harkuar me gjysmėkube, ėshtė e ndėrtuar nė katin pėrdhesė tė kullės sė vjetėr – mbase kambanores, tė ndėrtuar nė frymėn e pėrvojave ndėrtimore romaneske. Muret e katedrales i karakterizon teknika solide e ndėrtimit nė formėn e gurėve katrorė tė latuar, tė vendosur nė radhė horizontale. Mbi portal nė murin perėndimor ėshtė lineta nė formėn e gjysmėharkut.
    Muri verior i katedrales bashkohet me murin mbrojtės tė qytetit, kurse nė murin jugor gjenden disa vrima tė vogla dritaresh, njėra prej tė cilave posedon harkun e thyer. Pjesa lindore e kishės, sigurisht vendi i korit, ka qenė i ndarė me mur ndarės tė cekėt.
    Duke pasur parasysh datėn kur mendohet tė jetė ndėrtuar, viti 1300, dhe faktin se Shasi shumė pėrpara kėtij viti ka qenė seli e ipeshkvisė me kishėn katedrale, mund tė supozohet se kisha ekzistuese ėshtė ndėrtuar nė vendin e ndonjė katedraleje mė tė vjetėr nga e cila ėshtė ruajtur kambana ekzistuese.
    Pėrveē katedrales sė Shėn Gjonit, nė kuadėr tė murit verior tė qytetit, nė drejtim tė lindjes, janė gjetur mbeturinat edhe tė njė kishe tjetėr mė tė vogėl, ndėrsa nė perėndim, nga ana e jashtme e bedenit, gėrmadhat e njė kishėze – ndoshta e ndonjė lloj kapele. Burimet shkencore relevante dėshmojnė pėr mundėsinė qė kėto dy objekte sakrale tė jenė mė tė vjetra sesa kisha katedrale e Shėn Gjonit.
    Brenda Kalasė, apo nė qytetin e sipėrm, janė ndodhur mbeturinat e godinave pėr banim disa prej tė cilave janė tė ruajtura relativisht mirė. Vjetėrsia e kėtyre objekteve nuk ėshtė konstatuar, ndonėse supozohej se nuk janė mė tė reja se shekulli XVI, kohė kjo kur jeta qytetare ėshtė shuar krejtėsisht.
    Nė anėn veriore nga korpusi i fortifikuar i Shasit, nė periferinė e gjerė, ėshtė i njohur lokaliteti ku ndodhen pesė kisha, ndėr tė cilat veēohen gėrmadhat e kishės monumentale, e cila mendohet t'i jetė kushtuar Shėn Mėrisė. Lidhur me kėtė ndėrtim impozant flet misionari katolik Leonardi i cili nė vitin 1642 shkruan se mbreti Urosh pėr katolikėt nė Shas ndėrtoi Kishėn e Shėn Mėrisė. Leximi dhe interpretimi i tre mbishkrimeve latine tė cilėt ndodheshin dikur nė murin perėndimor tė kishės, prej tė cilėve deri mė sot nuk ėshtė ruajtur praktikisht asgjė e vlefshme, nuk na ofron asnjė tė dhėnė tė besueshme pėr kėtė objekt. Ndėr kishat me njė anijatė, tė ndėrtuara nė bregdet nė epokėn e kalimit nga stili romanik nė atė gotik, Kisha e Shėn Mėrisė nė Shas ėshtė e ruajtur mė sė miri. Edhe pse pjesėrisht e shkatėrruar, kisha mund tė rikonstruktohet nė tėrėsi.
    Naosi – vendi pėr besimtarėt ka qenė fillimisht i mbuluar me ēati dynjėshe nga druri, kurse absida me qemerin nė formė gjysmė tė thyer. Nė naos janė ruajtur mbetjet e murit ndarės tė cekėt i cili ka ndarė pjesėn ku ndodhej altari i kishės nga hapėsira pėr besimtarėt. Dritaret nė kėtė objekt janė tė stilit gotik, portali ka linetėn romanike, por profilet nė tė janė gotike. E ndėrtuar nga gurėt katrorė tė radhitur horizontalisht, Shėn Mėria shquhet pėr teknikėn solide tė ndėrtimit dhe zgjidhjen e mirė gjeometrike tė konstruksionit dhe vishkullisė.
    Koha e ndėrtimit tė kėsaj kishe monumentale nuk ėshtė pėrcaktuar, por mendohet se duke marrė parasysh numrin e madh tė elementėve gotikė, ėshtė pak mė e re se Katedralja e Shėn Gjonit. Sipas disa mendimeve, koha e ndėrtimit mendohet tė jetė fillimi i shekullit XIV. Meqenėse besohet se kisha ėshtė drejtuar nga franēeskanėt, nuk duhet tė na habisė monumentaliteti i saj dhe vendi jashtė qytetit nėse kemi parasysh fuqinė e franēeskanėve nė shekullin XIV.
    Hulumtimet arkeologjike tė lokalitetit ku ka ekzistuar Qyteti i Vjetėr i Shasit, tė kryera nė vitin 1985, nuk mund tė quhen sistematike. Kemi tė bėjmė me punė hulumtuese tė karakterit tė sondazhit si parakusht i hulumtimeve tė ardhshme tė detajuara dhe tė hollėsishme, volumi i tė cilave do tė varej nga rezultatet e fituara.
    Rezultatet e fituara janė prezantuar nė “Raportin mbi hulumtimet arkeologjike tė Shasit”, tė cilin dr. Gjorgje Jankoviq, drejtues i projektit, e ka prezantuar nė elaboratin e zgjeruar nė dhjetor tė vitit 1985. Duke analizuar kėtė raport, i cili nė pjesėn mė tė madhe ėshtė lėndė e shqyrtimit tė autorit tė kėtij teksti, rezultatet e fituara jo vetėm qė i kanė plotėsuar njohuritė tona tė deritashme, por edhe kanė dėshmuar nė mėnyrė tė qartė pėr rėndėsinė europiane tė lokalitetit dhe domosdoshmėrinė e hulumtimeve tė mėtejshme sistematike pas tė cilave do tė pasonte rikonstruktimi, valorizimi dhe prezantimi i kompleksit tė Shasit.
    Duke qenė se areali i njohur i lokalitetit zė njė hapėsirė prej 15 hektarėsh, para fillimit tė punėve ai ėshtė ndarė nė tre sektorė themelorė: qyteti i fortifikuar lart (sektori I), periferia e madhe nė ultėsirėn veriore nėn kala (sektori II) dhe periferia e vogėl nė anėn jugore kah liqeni (sektori III).
    Nė sektorin I ėshtė kryer sondimi i gjashtė objekteve dhe janė hapur 14 gropa hulumtuese, nė sektorin II ėshtė kryer sondimi i nėntė objekteve dhe janė hapur pesė gropa, kurse nė sektorin III ėshtė hapur vetėm njė gropė hulumtuese.
    Duke pasur parasysh numrin e madh tė rezultateve tė fituara pėrmes hulumtimeve tė karakterit tė sondimit, mbi karakterin e gjetjeve ėshtė mė mirė qė tė japim njoftime duke pėrdorur metodologjinė e cila ėshtė zbatuar edhe nė Raportin e lartpėrmendur, nė tė cilin informacionet sistematizohen nė kėto segmente: stratigrafia, objektet, varrezat, gjetjet e lėvizshme.
    Hulumtimet stratigrafike tė Shasit kanė treguar se gjetjet mė tė vjetra tė kulturės materiale i takojnė periudhės parahistorike. Pėr kėtė dėshmojnė fragmentet e poēėrisė sė neolitit dhe eneolitit tė gjetur nė sektorėt I dhe II. Zbulimi i qeramikės nė sasi tė konsiderueshme e cila daton nga periudha e hekurit, nė tė dy sektorėt e pėrmendur, dėshmojnė pa dyshim se nė hapėsirėn e lokalitetit tė kėtij qyteti mesjetar ka ekzistuar dikur ndėrtimi prej hekuri.
    Ndonėse tė pamjaftueshme, gjetjet nga kohėt antike – qeramika helene e gjetur nė periferinė veriore dhe fragmentet e enėve tė qelqit tė karakterit romak, na shpiejnė drejt mundėsisė sė ekzistencės sė jetės nė kėtė vendbanim nė kohėn e grekėve dhe romakėve tė vjetėr.
    Edhe koha e shtresave tė tjera arkeologjike tė lokalitetit tė Shasit ėshtė pėrcaktuar kryesisht pėrmes gjetjeve prej qeramikės. Kėshtu shtresa e shekujve VI-VII, e cila dėshmon pėr jetėn e qytetit nė periudhėn e hershme tė Bizantit kur edhe ėshtė themeluar, ėshtė pėrcaktuar nga gjetjet e poēėrisė tė cilat dėshmojnė edhe pėr periudhėn gjatė shekujve VIII-XV.
    Sa i pėrket hulumtimit tė arkitekturės, volumi mė i madh i punėve ėshtė kryer nė hapėsirėn e pjesės sė fortifikuar tė qytetit dhe nė kuadėr tė tė gjitha objekteve tė njohura kishtare. Volumi mė i vogėl i punėve hulumtuese ka tė bėjė me korpusin e objekteve banuese duke pasur parasysh rėndėsinė e tyre mė tė vogėl monumentale.
    Hulumtimet me karakter sondazhi tė sistemit fortifikues tė qytetit tė epėrm kanė dhėnė njė sėrė tė dhėnash interesante. Ajo shtresė e ndėrtimit e cila mund tė konsiderohet si mė e vjetra buron nga shekulli VI, pra kėndi verilindor i kalasė, bedeni verilindor, bedeni diagonal perėndimor dhe segmenti nė fund tė bedenit verior ku supozohet se ka ekzistuar kulla mbrojtėse.
    Gjatė shekujve XI-XII, siē dėshmojnė tė dhėnat e fituara, bedeni verior ėshtė rindėrtuar, ndėrsa janė ndėrtuar edhe disa kulla tė reja. Janė ruajtur: njė pjesė e hyrjes nė kullė nė kėndin juglindor, kulla e plotė gjysmėharkore nė bedenin verior si dhe pjesė tė kullės nė kėndin veriperėndimor. Nga e njėjta periudhė mund tė jenė edhe pjesėt e portės nė mes tė bedenit verior, si dhe mbeturinat e ndėrtimeve qė kanė mbrojtur qytetin nga ana jugore. Pas shkatėrrimit tė Shasit nga Nemanjiqėt, ndėrsa para sulmeve mongole, fortifikimi ėshtė rindėrtuar me ē'rast pėrpara bedenit verior ėshtė ndėrtuar njėfarė muri i vogėl. Rindėrtimi i madh pason edhe pas sulmeve mongole me ē'rast pėrveē restaurimit tė arkitekturės ekzistuese janė ndėrtuar kulla katėrkėndėshe nė pjesėn perėndimore tė bedenit verior, siē e hasim nė murin e rindėrtuar mbrojtės lindor. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė restauruar edhe bedeni perėndimor, sigurisht i ndėrtuar nga e para, dhe supozohet qė edhe ai e ka pasur kullėn katėrkėndėshe nė mes tė murit.
    Sondimi i objekteve sakrale ka konfirmuar njohuritė ekzistuese dhe ka siguruar njė sėrė tė dhėnash tė reja. Ėshtė vėrtetuar me besueshmėri se katedralja e tashme e Shėn Gjonit ėshtė ndėrtuar nė vendin ku mė parė ka ekzistuar njė kishė mė e vjetėr, mė e vogėl. Muret e saj anėsore ndodhen nė muret e tashme, kurse muri perėndimor ndodhet nė njė largėsi rreth tri metra nė lindje nga muri ekzistues perėndimor. Sipas tė gjitha gjasave, bėhet fjalė pėr njė kishė tė vjetėr me njė anijatė, dhe njė copėz e gjetur e plastikės prej mermeri mund ta pėrcaktojė se daton nga shekulli XI. Nė kishėn e vjetėr ka ekzistuar absida katėrkėndėshe kėshtu qė mė vonė nė tė ėshtė inkorporuar absida gjysmėrrethore.
    Me besueshmėri mund tė konstatohet se kisha nė murin e vogėl verior ėshtė ngritur nė periudhėn ndėrmjet shkatėrrimit tė qytetit nga mongolėt dhe fillimit tė shekullit XIV.
    Nė njė hapėsirė tė madhe tė periferisė veriore janė trajtuar nė mėnyrė sondazhi arkeologjik shtatė objekte kishtare, tre prej tė cilėve ndodhen nė afėrsi tė kalasė. Posaēėrisht interesante nga aspekti shkencor ėshtė treguar njė kishė e vogėl, nė pjesėn mė tė madhe e ruajtur, me traversa diagonale, qė ndodhet nėn kullėn katėrkėndėshe tė bedenit verior. Nė hapėsirėn e altarit tė kėtij objekti janė gjetur fragmente tė freskės sė shkapėrderdhur tė cilėn mund “in situ“ ta konstatojmė, nė mėnyrė fragmentare, nė murin e saj lindor. Analizat e para flasin pėr shekujt XI-XII si periudhė e ndėrtimit, ndėrsa nė kėtė periudhė me siguri edhe janė pikturuar freskat. Ndėr fragmentet e gjetura tė pikturimit tė freskave vėmendje tė veēantė tėrheq ajo me kokėn e ruajtur tė Zonjės Shėn Mėri, sipas tė gjitha gjasave figurės e cila pėrbėnte pjesėn jugore tė skenės nga “Festa e Zonjės” e cila, nė pajtim me skemat ikonografike tradicionale bizantine, ėshtė piktura nė harkun triumfal nė altar.
    Nėn kishėn e vogėl nė paramur ndodhen mbeturinat edhe tė njė objekti sakral me njė anijatė me absidėn gjysmėrrethore, e cila pėrafėrsisht daton nė pjesėn e parė tė shekullit XIII, ndėrsa kisha e tretė nė afėrsi tė qytetit, nga ana e tij lindore, mund tė jetė ndėrtuar diku nė pjesėn e dytė tė shekullit XIV.
    Nė periferinė veriore janė gjetur mbeturinat e katėr objekteve kishtare, tė radhitura nė varg, gjė qė asocion pėr mundėsinė qė tė jenė ndėrtuar pėrgjatė ndonjė rruge. E para nė radhė nga bedeni verior ėshtė kisha e dyfishtė, e formuar nga dy objekte me bazament me njė anijatė.
    Nė kishėn mė tė vjetėr dhe mė tė madhe ėshtė gjetur pjesa e mbishkrimit nė gjuhėn latine ku pėrmendet Shėn Dhimitri, prandaj atij, me siguri, edhe i ėshtė kushtuar. Duke marrė parasysh karakteristikat arkitektonike mund tė supozohet se ėshtė ndėrtuar nė shekullin XI-XII.
    Kisha e dytė, mė e re dhe mė e vogėl, ėshtė ndėrtuar pranė murit verior tė kishės sė vjetėr, nė njė kohė, deri tani tė panjohur, kurse nė bazė tė njė tė dhėne tė mėparshme i ėshtė kushtuar Shėn Irinejit.
    Dy kishat e tjera, pėrgjatė rrugės sė supozuar, janė kisha tė vogla me njė anijatė, me absida gjysmėrrethore dhe duke pasur parasysh fragmentet e zbuluara numizmatike nuk janė mė tė reja se shekulli XIII, madje duke marrė parasysh rindėrtimet e vėrejtura, mund tė jenė edhe shumė mė tė vjetra.
    Kisha e fundit nė radhė, ajo e Shėn Mėrisė, ėshtė njėherazi edhe objekti mė i madh sakral nė Qytetin e Vjetėr tė Shasit. Hulumtimet me karakter sondimi kanė vėrtetuar, pa dyshim, se ky objekt ėshtė ndėrtuar nė vend tė njė kishe mė tė vjetėr, sė cilės janė vėrejtur gjurmė tė shumta – rindėrtimet nė murin verior, fazat e vjetra ndėrtuese nė themelin e murit jugor, fragmentet e freskave tė ngjashme me ato qė i kemi pėrshkruar nė kishėn nėn qytet. Duke u nisur nga njė pjesė e gjetur e plastikės sė gurit nuk duhet tė pėrjashtohet as mundėsia qė nė vend tė kishės sė tashme tė Shėn Mėrisė ka ekzistuar bazilika qė nė shekullin VI.
    Njė tė dhėnė interesante paraqet supozimi se edhe mbetjet e njė ndėrtimi nė veriperėndim tė Kishės sė Shėn Mėrisė mund t'i pėrkasin ndonjė objekti kishtar nga periudha e hershme bizantine. Edhe pse struktura e saj asocon nė objekt tė dedikuar pėr banim, dy varrezat e gjetura na orientojnė nė funksionin e tyre sakral, ndėrsa sipėrfaqja e afėrt e rrumbullakėt prej guri, nė jug tė ndėrtesės, nė tė cilėn ėshtė ndezur zjarri, asocon nė vend kulti, deri tani, tė karakterit tė panjohur, gjė qė pėrbėn njė fenomen kulturologjik unik deri tani duke pasur parasysh periudhėn kur daton poēėria e gjetur kėtu, pra shekullin VI-VII.
    Volumi mė i vogėl i hulumtimeve me karakter sondazhi janė kryer nė kuadėr tė trajtimit arkeologjik tė ndėrtimeve tė karakterit profan. Disa objekte banimi nė qytetin e epėrm mund t’i atribuohen ndėrhyrjeve ndėrtimore nė shekullin XIV dhe XV. Nga objektet laike, mė interesant ėshtė ai nė pjesėn veriperėndimore tė periferisė veriore. Nė afėrsi tė kėtij objekti me bazament nė formė katėrkėndėshi, me hyrje tė hapur nė drejtimin jug – veri, janė gjetur edhe fragmente tė imėta tė pikturimit tė freskave. Pamja e kėtij objekti asocon nė njėfarė lloji tė portės triumfale tė vendosur nė hyrje drejt sheshit tė gjerė.
    Nė kuadėr tė ekspeditės arkeologjike nė lokalitetin e Shasit tė Vjetėr janė hulumtuar edhe disa varreza nė tė cilat ėshtė gjetur njė fond mjaft i konsiderueshėm i gjetjeve tė lėvizshme i cili daton nė njė shtrirje tė gjerė kohore, qė nga shekulli VI deri nė shekullin XVI. Ndėr kėto gjetje tė pasura tė lėvizshme veēohen fragmentet apo mostra tė ruajtura tė poēėrisė, stolive, monedhave, qelqit. Ndėr tridhjetė monedhat e gjetura, njėra ėshtė nga ari, tri nga argjendi, kurse tė tjerat nga bronzi dhe bakri. Monedha mė e vjetėr i pėrket shekullit XII, kurse mė e reja shekullit XVI.
    Eksponatet qė pėrbėjnė stoli shfaqen si nė kuadėr tė shtresave tė varrezave, po ashtu edhe nė shtresat e sipėrme tė tokės. Dy fibula nga bronzi, qė datojnė nė fund tė shekullit VI dhe fillim tė shekullit VII, janė tė tipit tė vonė dalmat dhe atyre analoge me hapėsirėn italiane nga e njėjta kohė.
    Grupi i eksponateve: gjerdanėt nga margaritarėt prej qelqi, vathėt, unazat, kopsat dhe tokėzat, tė punuara nga bronzi, u pėrkasin stolive bizantine me karakter tė pėrgjithshėm tė shekullit VII-VIII.
    Njėra nga fibulat i pėrket prodhimit iliroverior tė shekullit VII, kurse tjetra i pėrket tė ashtuquajturės kulturė e Komanit dhe ėshtė e sė njėjtės kohė.
    Origjina bizantine e lidhur me periudhėn e shekujve X-XIV ėshtė konstatuar edhe nė analizėn e disa unazave, vathėve dhe inxhive. Stolia mė e re – gjerdanėt nga margaritarėt prej qelqi, unazat, kryqat, gjerdanėt me margaritarė nga eshtrat, dėshmojnė pėr prejardhjen bregdetare dhe shekujt XV-XVI.
    Edhe pse jo nė numėr tė madh, janė shumė interesante fragmentet e gjetura tė enėve nga qelqi, pjesa mė e madhe e tė cilave u pėrket shekujve XIII-XIV, ndonėse ka edhe nga periudha ndėrmjet shekujve VI-IX.
    Nė kontekstin e analizės sė sendeve tė gjetura nga qelqi ėshtė vėrtetuar padiskutueshėm se nė Shasin e Vjetėr kanė ekzistuar punishtet pėr prodhimin e qelqit.
    Me rastin e hulumtimeve tė kryera nė lokalitetin e Shasit janė gjetur edhe njė sėrė sendesh nga hekuri dhe bronzi, tė destinuara pėr pėrdorim tė pėrditshėm: zinxhirė, gozhda, ēivi, dryna, pjesė tė armėve dhe pajisjeve tė ndryshme, ndėr tė cilat pėr nga rėndėsia vend nderi zė mamuzi nga shekulli XIV.
    Nė kuadėr tė tekstit tė prezantuar janė dhėnė nė mėnyrė krejtėsisht tė shkurtėr elementet themelore tė rezultateve pas kryerjes sė hulumtimeve arkeologjike me karakter sondimi nė lokalitetin e Shasit mesjetar. Kėto rezultate, pa asnjė dyshim, flasin pėr domosdoshmėrinė e hulumtimeve arkeologjike sistematike tė cilat kėrkojnė fushatė hulumtuese shumėvjeēare.
    Edhe pėrkundėr karakterit tė sondazhit, hulumtimet kanė rezultuar me njė sėrė tė dhėnash tė reja tejet tė ēmueshme. Ndėr to posaēėrisht tė rėndėsishme janė ato qė e shtyejnė thellė nė tė kaluarėn jetėn e organizuar nė kuadėr tė lokalitetit – mundėsia e ekzistencės sė vendbanimit parahistorik, tė cilit nė bazė tė rėndėsisė, i qėndron pėrkrah fakti se ėshtė dėshmuar shkencėrisht se Shasi si qytet mesjetar ekziston qė nga shekulli VI.
    I rėndėsishėm mund tė konsiderohet edhe pėrcaktimi mė i besueshėm i kohės sė pjesėve tė arkitekturės sė fortifikimit dhe asaj sakrale, si dhe dėshmitė konkrete mbi aktivitetin pikturor, jo mjaft tė njohur pėrpara kryerjes sė hulumtimeve.
    Duke e pėrmbledhur kėtė qė thamė mė lart, do tė citojmė pjesėn pėrfundimtare tė Raportit mbi rezultatet e hulumtimeve arkeologjike tė karakterit tė sondimit tė Shasit nė tė cilin drejtuesi i punėve hulumtuese, dr. Gjorgje Jankoviq thotė: “Nė fund, duhet tė nėnvizohet rėndėsia e jashtėzakonshme e hulumtimit tė Shasit pėr disa ēėshtje arkeologjike dhe ēėshtje tė pėrgjithshme historike, tė rėndėsishme jo vetėm pėr hapėsirėn nga Serbia deri nė Istėr e Shqipėri, por pėr tėrė bregdetin jugperėndimor tė siujdhesės ballkanike, por edhe pėr arkeologjinė e Italisė”.
    Ky konstatim flet mjaft pėr rėndėsinė evropiane tė lokalitetit dhe duket i trishtueshėm dhe i habitshėm fakti se qė prej mė shumė se dy dekada Shasi qėndron mėnjanė kur bėhet fjalė pėr ndėrmarrjen e masave pėr hulumtimin e tij sistematik. Kemi tė bėjmė me njė monument kulturo – historik tė karakterit dhe kualitetit evropian dhe le tė shpresojmė qė sesioni i Ulqinit do tė shėnojė fillimin e njė pune tė domosdoshme, por tė shtyrė pėr shumė kohė.



    Literatura:

    V. Korac, Graditeljska škola Pomorja, Beograd 1965;

    V. Korac, Istorija Crne Gore, tom 1, knj. 2, Titograd 1970, 3, 11, 17, 24, 30, 36, 134, 137, 175, 185, 193, 197, 198, 208, 210;

    P. Mijovic - M. Kovacevic, Gradovi i utvrdenja u Crnoj Gori , Beograd - Ulqin, 1975, 131;

    Elaborat o rezultatima sondaznih arheoloških istrazivanja starog grada Svaca, Qendra pėr Hulumtime Arkeologjike e Fakultetit Filozofik nė Beograd, Beograd 1985.

    (Pėrktheu nga gjuha malazeze Ismet Kallaba)











    http://promul.com/index.php?view=art...tent&Itemid=67
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 01-08-2011 mė 04:42

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Piratėt Ulqinakė
    Ai popull qė e harron historin ,veshtire do ta kujtoj tė ardhmen.
    Ardhja e sllavėve nga fillimi i shekullit tė VII (pas fillimit tė shekullit tė VI), nė Ballkan rritur shumėllojshmėrinė etnike nė Ballkan,
    Nė ēdo segment provuam ta zhdukin kulturen Ilire ,duke e marr si te veten …Por veshtir ishte tė zhdukej plotesisht .
    Ilirėt ishin detar tė famshėm ,e vėrtetuan Liburnėt ,Mbretresha Teuta , dhe Ulqinakėt.

    Ali Kaceni (1749) kapidan i flotės Ulqinake ,detar dhe pirat i njohur i detit mesdhe.Nė Ulqin ende flitet si legjėnde ,si ndodhi dhe ngjarje e rėndesishme pėr qytet. Por pėr shkak tė mundėsive tė kufizuara hulmtuese shumė pak kemi shkrime qė flasin pėr te,disa historian ,shkrimtare nga Ulqini ,shpesh thojn ka shkrime pėr te nė Raguz (Dubrovnik) ,Perast,Zar,Venedik ,Napoli, Brindisi dhe Stambol, por ende askush nuk i ka zbuluar.Duke kėrkuar me vite nėper arkiva ,libra ,internet, s’kam gjetur asgjė pėrvec disa emrave t’detarėve Ulqinak qė ndoshta mund tė ken lidhje por pėrshkak tė ndryshimeve tė emrave ėshtė vėshtir tė bėhet lidhja .Por ja nė fund ,mundi nuk shkoj kot. Nė njė shkrimė tė piratologut tė njohur francezo-holandez Arne Zhuidhoek ,zbulova dicka pėr te .
    Ai nė eciklopedin e tij e permend si pirati Ali Kaceni .Poashtu ka edhe disa emra tjerė tė detarėve ulqinake deri tash tė pa njohur. Pas kėrkime tjera e gjeta edhe Lambron.(Lambros Katsonis (1752–1804) was a Greek naval admiral of the 18th century. Born in Levadia, he joined the Orlov Revolt in 1770).
    Kapidan i flotės greke kundėr perandoris Otomane. Grekėt e quajten Katsonis, e Italianėt Lambro Cazziani ,Cazzoni .N’shikim tė pare na duket Kaceni-Katsoni ėshtė mbiemėr i njejtė, ts shpeshė lexohet sic ,por kjo ėshtė ēeshtje linguistike qė do ekspertizė tė gjėrė nga gjuhtarėt.
    Por nėse vjen deri te lidhja a tė herė populli e ka quajtur Ali Kacenin , Alia qė ka mbytur Kacenin (Katsonin) “Ali Kaceni”.
    Nė historin e Lambros grekėt nė shumė raste nuk e pėrmendin emrin e tij ,por diku diku thuhet se ka vdekur nė njė betej me Turqit ,kjo gjė na lidhė me legjendėn qė dijm ne pėr Likacenin .Legjenda thot qė Likaceni e ka fitura dyluftimin e tij me Karalampon, Lambron e zi ,aj ishte i detyruar nga perandoria Osmane qė ta mbys kėtė Pirat grek qė i silte veshtėrsira te medha flotes turke, dhe pėr kėte akt, Likaceni do tė jetė i liruar nga haraqi, tatimet ndaj Sultanit.Likaceni kėte e beri ,dha e dergoi Karalmpon nė Bosfor ,Instanbull.Likacenit u dha titulli Kapidan. Disa pashallarė turk dhe kapidan tė flotės osmane kishin shumė frigė nga Likaceni qė mos tė vehen nė krye tė flotės Osmane dhe qė ta nxajn peng nė bosfor duke i mbushur mendjen sultanit se Likaceni do te sillet kundėr perandoris Osmane .Likaceni e merr vesht ketė sabotim ,edhe pse barka ti me vela ,ishte nė portin e Stamollit e rrethuar me zinxhir.Aj me ndihmėn e velave dhe fuqis sė inercionit e shkapercen zinxhirin e portit ,duke hedhur melin (grun) nė kic tė barkės dhe duke hapur velat pėr tė pritur karaelin (erė e lehtė),kalon deri nė gjys me bark nepėr zinxhirė pas pėrplasjes flegmante me zinxhirė, meli qė ishte nė kiē filon e reshqet drejt bashit tė barkės ,kėshtu qė barka kalon nė anė tjeter tė zinxhirit, dhe ngadal nė nate treten ujqtė e detit nė valtė e mesdheut, pas disa ditėve ,vjen nė Valdansos .

    Likacen mar likacen ,
    t’perzihet halva me rrem
    t’perzihet halva me rrem
    e te hahet me dyzen.
    Populli e priti me gėzim,dhe qendisi kėngėn qė me shkekuj kendohej nė Ulqin.
    Pasardhesit e Likacenit jane familja Lazoja dhe Kapidani qė ende jetojn nė Ulqin, dhe deri ne vitin 1947 jane marrur me detari kan pasur barka tė mėdha tregtare.Djali Likacenit , Mustafa Kapidani ,eshte vra ne nje betej me turqit , kurse vajza ishte e martuar me nje pash turk
    Djali i Mustafes Iljazi(Lazi) nga edhe vjen mbiemri Lazja (,Lazojt ,Lazoja ,)ishte kapidan i pasur .Djali Iljazit ,Can Lazja i parė, poashtu ishte kapidan dhe ndertoj kronin nė bashbyluk.
    Nė vitin 1905 nė nje dokument ,familjes Lazoja i merret nga mbreteria malazeze anija me vella.Djali Canit ,Fazli Lazoja ishte kapidan i njohtur kishte duqanet ne Brindizi te Italis , tregtar i dalluar , i pari ne Mal te zi ka pasur fabrike me avull ,pėr perpunim e vojit te ullirit ,ėshte e blere nga Familja Corssetti qe ende sot prodhojn maqina vojit.Poashtu ka pasur edhe mullirin e millit, dhe disa mij rranz ullijn. Per pasurin e tij deri von eshte folur, kishte kuzhinjerin nga Italia ,dhe kontrabilitetin ja udheheqshin nje firm Italiane ,poashtu kishte dhe zhiro llogarin bankare nė Banka di Napoli .Kurse djali i madh i Fazlis Alija ,studionte nė Itali .
    Ne kohen e moshuar Fazli Lazoja, punoj si arkatar ne komun kur ishte Cafa Beg Ulqini kryetar.pėrshkat rrethana politike gjysma familjes shpėrngulet ne Durres . Ne vitin 1947, i mbeten anija 18 vagones ne portamilen ,pas nje pivadore fortune ta madhe e qet uji nė ranė dhe nuk munden me u nxjerr dhe aty me vjet fundosej ngadal.

    Familja Lazoja kishte lidhje familjare me kėto familje nga Ulqini , Manola (familje qė nuk egziston ma nė Ulqin ),Matlia (Hyq Matlia pirat i njohur Ulqinak , jane shperngulur ne shkoder te ēinari ),Hoxha , Fani, Mavri, Cakuli, Alibegu, Resulbegu, Mujali ,Tivari ,Shabani ,Mani .

    Disa shkrimtare nen influencen e te tjereve ,kane shkruar se Ali Kaceni , ka mbytur anijen me Haxhinj qe jane nisur per ne Mek ,kjo eshte njė konfuzion i qart i njerze te pa ditur. Ulqini ne ate kohe ishte ne sundimin e perandoris Otomane, gje nuk mund te ndodhte sepse deti mesdhe ishte plotsisht nen kontoll ne peradnoris Osmane , dhe dyta ne dokumentet dhe arhivat e bashkisi islame kemi se Likaceni ne vitin 1779 ndertoi Xhamin nė Meraja , dhe dhuroi disa toka ,para , dhe dyqane , Xhamia u rrezua ne vitin 1968. Shume herė historia e kėti qytet ėshtė shkruar sipas nevojave te kohes dhe interesave personale te individeve, por e verteta e gjen rrezen e vet tė dritės dhe del ne shesh sa do vonė.

    2011 Durres – Ulqin
    Eqrem Lazoja
    Ky artikull na dėrgojė


    Cani Lazoja Facebook
    Folklori i Ulqinit Gojėdhėnat, legjendat, kėngėt popullore, bejtet, kėngėt pėr heronjtė jane pasuri kombėtare qė shqiptarėt nė Ulqin duhet ti trashėgojne nga brezi nė brez. Jepni kontributin tuaj tė ēmuar nė kėtė drejtim duke sjellė folklorin e Ulqinit tuaj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Libėr me vlera tė shumta
    Gjekė Gjonaj-
    http://imageshack.us/photo/my-images...ekgjonaj.jpg/#


    I bindur se lexuesve tė sotėm, sidomos atyre tė brezit tė ri, shpesh u mungojnė dija e njohja mirėfilli gjeografike dhe historike pėr trevat shqiptare jashtė kufijve shtetėrorė tė Shqipėrisė, Gjekė Gjonaj, pėr njė grimė bėhet gjeograf e topograf duke dhėnė me saktėsi shtrirjen dhe pėrbėrjen e secilės krahinė tė Malėsisė.Po zgjedhim, si shembull, pikėrisht hyrjen e pėrshkrimit pėr Hotin:
    “Nga bregu i liqenit tė Shkodrės pėrgjatė kufirit malazezo-shqiptar deri mbi kanionin piktoresk tė lumit Cem nė veri shtrihet Hoti. Pėr ata qė nuk e njohin kėtė pjesė tė Malėsisė sė Madhe (Malėsisė sė Mbishkodrės) dua tė theksoj se kjo krahinė s’ka tė bėjė vetėm me njė fshat. Nė kuptim mė tė gjerė ėshtė trevė qė pėrfshin nėntė fshatra: Traboini i Moēėm (ndryshe quhet edhe Traboini i Sipėrm ose Rranxa e Rrasės), Bardhaj, Nabomi, Helmica, Skorraqi, Spija ( qė tė gjitha pėrbėjnė Traboinin), pastaj Drumja e Poshtme, Drumja e Epėrme – Bozhaj dhe Ploēa, si dhe katundet fushore: Vuksanlekaj, Dreshaj, Nėnhelm dhe Sukruq”. Po ashtu, kur merr tė pėrshkruajė Grudėn, thotė: “Mėngjesi i kėsaj dite pranvere, fundmarsi, na zuri poshtė malit tė bukur tė Sukės sė Grudės ( 1212m), nė Luginėn e Cemit, pas Deēiqit legjendar (649m) aty ku shtrihen si njė valle fshatrat kodrinorė-malorė: Llofka, Cemi i Llofkės, Prifti, Pikala, katunde kėto qė me njė emėr quhen Rranxa e Sukės, pastaj Selishti, Cemi i Selishtit, Kėsheva dhe Gurreci. Pjesa malore e Grudės kufizohet nė veri me Trieshin dhe Kojėn, nė jug me Hotin, kurse nė jugperėndim ndodhen fshatrat e saj fushorė: Dinosha, Mileshi, Rranxa e Vulajve, Haxhaj, Passhkalla, Rrogathi, Shipshaniku Dushiqi, Kodra e Budanit, Vrana, Vranja dhe Lekajt”. Ndėrkaq, kur tregon pėr aspektet historike, Gjeka si tė thuash “luan nė fushėn e vet” dhe njohjen e tij tė thellė tė historisė e pėrdor pėr tė dhėnė pamjen e plotė e pėr ta ndjellė lexuesin pėr njė lexim jo vetėm tė kėndshėm, tėrheqės e shumė tė pėlqyeshėm, por edhe mėsimdhėnės e tė prekshėm. Ja, edhe njė shembull tjetėr pėr kėtė cilėsi tė shkruari: “Hoti ka nxjerrė nga gjiri i tij burra pėr besė e trima pėr pushkė. Hotjanėt i kanė dhėnė zė kombit shqiptar nėpėr shekuj, i kanė dhėnė heronj, dėshmorė, komandantė e ushtarė trima. Djemtė e Hotit kanė flijuar jetėn e tyre nė altarin e kombit, duke mos kursyer asgjė pėr tė ardhmen mė tė mirė tė popullit tė vet, madje duke mos e kursyer jetėn e vet dhe tė familjarėve tė tyre. Numri i burrave, trimave, njerėzve tė penės dhe tė armės nga Hoti ėshtė i madh. Ndihmesa e secilit prej tyre pėr Malėsinė dhe ēėshtjen kombėtare nė pėrgjithėsi ėshtė e madhe dhe e paharruar pėr tė gjithė brezat. Dhe s’ka se tė mos pėrmenden e tė mos kujtohen pėrgjithmonė heroi i Traboinit, Dedė Gjo’ Luli, prijėsi legjendar i Kryengritjes sė Malėsisė sė vitit 1911, i cili nuk bėri kurrė asnjė lėshim nė kurriz tė tė drejtave tė malėsorėve dhe shqiptarėve, Nora e Kėlmendit, Ēun Mula, Mul Deli Bajraktari, Gjelosh Luli e shumė trima tė tjerė tė lirisė”. Krejt sythat e krerėt e kėtij libri, nė pjesėn e tyre mė tė madhe, janė reportazhe tė folura nė emisione radio-televizive ose artikuj tė botuar mė parė nė organe tė shtypit dhe, pėr kėtė arsye, ata kanė edhe tipologjinė e parashtrimit tė atillė ku, sikundėr e kėrkon njė gazetari objektive dhe e ndershme, autori flet kryesisht nėpėrmjet ligjeratave tė drejta ose parafrazimit tė asaj qė shprehin, pohojnė ose dėshirojnė njerėzit qė ai takon dhe pyet e interviston nė shtegtimet e veta nė Malėsinė e Madhe, pėrtej kufijve tė Shqipėrisė, por me tė njėjtat vlera, doke e zakone tė pėrbashkėta. Janė tė ndarė me kufi shtetesh, por janė tė njėjtė e tė bashkuar me bujarinė, mikpritjen, trimėrinė shekullore dhe me zotėsinė pėr ta pėrballuar jetesėn edhe nė aso kushtesh tė vėshtira tė klimės e tė mungesave tė shumta me tė cilat ndeshen edhe sot e gjithė ditėn.Dhe, pikėrisht pėr tė mos e harruar tė vjetrėn krenare, ndėrsa duhet t’i shkojnė mbrapa jetės sė re, ashtu si e ka prurė koha e sotme, Gjekė Gjonaj, nė krye tė gati secilit krye a syth libri, sjell edhe vlerėsime e citime tė personaliteteve tė shquara letrare, shkencore e atdhetare pėr Malėsinė e virtytet e malėsorėve shqiptarė. Kėshtu, kreun e titulluar “Gruda, trevė e krenarisė kombėtare”, e fillon me njė citat tė Atė Anton Harapit, qė thotė: “ N’atė pak kohė qi ndeja famullitar nė Grud pash urtin e atyne banorėve nė pleqni, e u binda; u provova burrnin , sa herė u rashė pėr besė e falje, i gjeēė trima tė qitun e burra tė ndershėm, tė zotėt me vra edhe me fjalė, ma se nji herė mė ra me i prekė nė bujari, e pash se kishin pse m’u mbajtė fisnikė: pėr besė e fe, pėr bukė e pėr mik, pėr nder tė vetit e tė bajrakut, s’ bajshin mallė vehten as gjallnimin e vet. Madhnija shpirtnore e tyne, njimend mbulue me atė mėnyrė jete gati si tė vrashtė e trashamane, por vėrtet kapej ndėr ideale tė larta”. Edhe kreun e dytė, kushtuar Krajės,titulluar “Kraja, trevė e Ilirisė, po pėrballon rebeshet e kohės” e nis po me njė thėnie vlerėsuese: “… Kraja ishte njė nga trevat e ilirėve tė lashtė, pėr ēka dėshmon fakti se nė kėtė trevė kufitare interesante tė gjeografisė etnike shqiptare, te liqeni i Shkodrės, ėshtė gjetur njė sėpatė ilire e tipit dalmato-alban. Dėshmi pėr vazhdimėsinė iliro shqiptare tė kėsaj treve e cila gjatė historisė ishte e lidhur ngusht shpirtėrisht e ekonomikisht me Shkodrėn, Tivarin dhe Ulqinin, janė edhe veshja kombėtare e shestaneshės dhe e grave tjera krajane, tė cilat me asnjė detaj nuk dallohet nga veshja e bustit tė gruas tė zbuluar afėr Beratit qė pėrkon me shekullin III-II para erės sė re, pastaj kultet e ilirėve tė lashtė, – kulti i diellit dhe kulti i gjarpėrit, tė pranishėm edhe sot ndėr krajanė…” ( Prof. dr. Hajrullah Koliqi) Pjesėn me titull “Festa e Verės nė Ostros”, gjithashtu, e nis me njė vlerėsim tė njė artisti tė shquar shkodran, qė pohon: “Kjo pėr mua ėshtė njė festė shumė e ėmbėl, njė festė violinė, njė festė melodioze, ėshtė njė festė qė duhet nderuar e respektuar.” (Paulin Preka, Artist i Merituar) Shpesh sythat e librit fillojnė me ndonjė pyetje,si : Ēfarė i mban tė fortė kėta njerėz nė kėto male ? Pse janė lėnė anash banorėt e Braticės Poshtė ? ose me nėntituj prekės e,madje, kushtrimues pėr situatėn , si: Koja legjendare po zbrazet; Korita, njė parajsė ku tė ēlodhet trupi dhe shpirti; Tufat e zvogėluara dhe ēobaneshat e harruara; Malėsia e Rozhajės, zvogėlohet numri i shqiptarėve; Fshati Jasenicė i harruar nga shteti; Mali i Brisė, fshati ku largohen familjet malėsore dhe vendosen familjet malazeze; Bratica, ikje nga identiteti, ku tregon se banorėt e Braticės, edhe pse tė kombėsisė shqiptare, me dėshirėn e tyre injoruan gjuhėn e shtėpisė, gjuhėn e tė parėve tė tyre dhe pranuan tė shkollohen nė gjuhėn sllave. Me tituj tė tillė, me citimet e pėrzgjedhura me kujdes, si edhe me pėrgjithėsime e karakterizime tė goditura prej vetė autorit, qė nė hyrje tė krerėve, sythave a pjesėve tė librit, lexuesi merr edhe ideimin e nevojshėm tė kahut emocional qė e pėrshkon lėndėn e sjellė nė libėr. P.sh. nė pjesėn “Gurza e vetmuar, pa asnjė njeri”, para se tė na zbulojė njė tė situatė tė prekshme, tė shkaktuar nga shpėrngulja e banorėve dhe shkretimi i njė vendbanimi dikur me vlera e i pėrmendur, autori na thotė shkurt e qartė: “Shtėpitė (kullat), ku me qindra vjet ėshtė ruajtur nderi, besa dhe burrėria janė bėrė gėrmadhė. Ato tani i ka kapluar heshtja. Ēdo murishtė e kėtij fshati pothuajse fsheh nė vete njė plagė tė madhe, njė dhembje qė nuk mund tė shprehin dhembjen e mėrgimit.” Pjesa e titulluar “Gucia, njė krahinė shqiptare ku ende ruhet trashėgimia historike dhe kulturore” nis, gjithashtu, me njė shkurtore vlerėsuese qė na ndjell e tėrheq pėr tė ditur mė shumė: “Nė tė kaluarėn, jo shumė tė kahershme, kjo krahinė shqiptare pranė Bjeshkėve tė Nemuna ka qenė qendėr e njohur tregtare. Kėtu punonin rreth 200 dyqane tregtarėsh dhe zejtarėsh. Lulėzonin artizanatet dhe tregtia. Prodhimet bujqėsore nga Gucia mbėrrinin nė tė gjitha qytetet e Malit tė Zi. Gucia dikur ishte stacion i karvaneve pėr nė Stamboll, Selanik, Shkodėr, Shkup, Podgoricė e gjetkė. Ishte udhėkryqi ku kalonin shumė perandorė, tregtarė, kontrabandistė, qeraxhi e tė tjerė. Qyteza e Gucisė, sipas studiuesit tė kėsaj ane, Elmaz B. Plava, nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 1878, pėrbėhej nga 400 shtėpi, tė gjitha shqiptare, ku banonin rreth 4500 frymė”. Pjesa kushtuar njė treve interesante e dikur me famė titullohet “Vuthjanėt shembull i pėrkushtimit kombėtar” dhe me shkurtoren vlerėsuese qė vijon: “Banorėt e fshatit Vuthaj, edhe pse janė shpėrngulur nė krahina tė tjera shqiptare, si nė Pejė me rrethinė, Rugovė, Prishtinė, Rozhajė, Shkodėr, Krujė, Tiranė, Durrės, Fier, Elbasan, Vlorė, Peshter sikurse edhe nė shumė shtete tė tjera evropiane dhe nė Amerikė, asnjėherė nuk e kanė harruar vendlindjen e tyre, traditėn, doket, zakonet, kulturėn dhe trashėgiminė e tyre tė pasur”. Kreun e pestė: Ulqini, autori ua ka kushtuar zbulimeve e shpallimeve pėr katundet malore tė njė treve tė hershme, tė pėrmendur, por edhe jo aq tė hulumtuar nė vlerat arkeologjike, muzeale dhe turistike tė saj. Kėshtu, nė sythin “ Kllezna - fshat me histori tė lashtė” lexuesit ia ndjell ineresimin shkurtorja vijuese: “Bashkėbiseduesi ynė Gjergj Noc Filipaj, ( 88 vjeē), tė cilin vendasit e quajnė plaku i katundit, nė shtėpinė e tij familjare nė Kllezėn shprehet se ky fshat nė dokumentat arkivore dhe nė histori ka tre emra, Kalezina, Kelezena dhe Kllezna. Ai pohon se dikur moti ky vendbanim i vogėl ėshtė quajtur Bria dhe shton se sot e kėsaj dite pėrdoren emėrtimet ( toponimet) Mali i Brisė, Fusha e Brisė, Liqeni i Brisė, Mulliri i Brisė, Kroni i Brisė etj.” Autori ėshtė i vėmėndshėm dhe pėrcjell me emocion e me nderimin e duhur tė gjitha bėmat e figurat e shquara tė trevave qė viziton.Kėshtu, ndėr tė tjera, nė pjesėn kushtuar Ulqinit e rrethinave tė tij, nuk mund tė mos ndalej edhe te vlerat e pėrkthimit tė Biblės Integrale nė shqipen standarde prej dom Simon Filipajt. “Nė Shėngjergj pėr herė tė parė u pėrkthye nė shqip ”Bibla” nga dom Simon Filipaj, i cili nė famullinė e kėtushme ka shėrbyer plot 33 vite. Se sa e vėshtirė ka qenė kjo punė, pėr tė cilėn ka punuar afro 25 vite, pa dritė elektrike, nėn dritėhijen e kandilit e tė qiriut, duke u “ kacafytur” me fjalė, fjali, frazeologji, porosi tejet tė vėshtira biblike” mė sė miri e kuptojmė nga dėshmia e tij: “ Punoja shpeshherė natė e ditė, kuptohet, me tė gjitha punėt tjera meshtarake dhe mendoja kėshtu: Dy herė qė pėrkthyer “Bibla” nė gjuhėn shqipe, por pėr fat tė keq tonin nuk u botua. Kush e di kur dhe so do tė botohet ? Koha jonė ishte shumė e vėshtirė, aq sa s’ishim ntė sigurtė as pėr jetėn tone, e jo mė pėr shkrimet tona ! Isah nė zone kufitare Shqipėri-Mali i Zi. Kisha mjaft kėrcėnime, rreziqe. Nė tavolinėn e punės, mes shumė librave, fjalorėve, biblave, gjithmonė e mbaja edhe testamentin tim. Aty ndėr tė tjera i shkrova edhe kėto fjalė: “ Nėse mė gjeni tė vdekur / tė vrarė/, dijeni se vratsraėt janė afėr / roja kufitare/. Zoti i faltė!… “ Gjithsa bėra, e bėra pėr dashuri ndaj Fjalės sė Hyjit dhe pėr dashuri ndaj kombit. Punova pa pritur shpėrblime. Netėt dhe ditėt tė kaluara nė karrige tė fortė, nė dhomė tė ftohtė dimrit dhe tė nxehtė verės- qė nuk qenė tė pakta- nuk kėrkojnė tjetėr, pėrpos ta lexoni me atė dashuri me tė cilėn u pėrkthye…, “ shkruante Filipaj. Gjekė Gjonaj ėshtė ende i ri nė moshė, porse shkrimet, emisonet radiofonike, artikujt nė organe tė shumta tė shtypit shqiptar e malazias, pastaj librat e tij tė kėtyre dhjetė vjetve tė fundit, e kanė bėrė atė jo vetėm tė njohur, por edhe njė penė tė autoritetshme e me peshė nė gazetarinė dhe nė botėn e letrave shqipe.Librat e tij janė vlerėsuar nga gazetarė e studjues tė mirėnjohur si prof. as. dr. Romeo Gurakuqi, i cili ka shkruar parathėnien e librit “Prekė Cali, Piramidė e kufijve tė Shqipėrisė”, prof. dr.Hamit Boriēi, i cili shpreh vlerėsime tė larta nė parathėnien e librit “Njėmendėsi shqiptare” dhe prof.dr. Hysni Hoxha pėr librin”Gjurmėve tė kohės”. Pėr vlerat e monografisė kushtuar Prek Calit kam shkruar njė recension bukur tė gjatė dhe, me rastin e botimit tė librit tė katėrt tė Gjekė Gjonajt, shpreh bindjen se lexuesit, ashtu si nė librat e mėparshėm tė tij, edhe nė “Shqipet e maleve”, do tė gjejnė shkrime tė ndjera, emocione tė besueshme, mbresa tė njomura me dashurinė e njė biri tė denjtė tė Maleve tona, i cili, jo vetėm lajmon e pasqyron ēfarė ndodh sot nė trevat shqiptare nė Mal tė Zi, por edhe synon qė shkrimtaria e tij tė jetė sadopak nė ndihmė tė mbrojtjes sė gjuhės shqipe e tė traditave shqiptare nė ato anė. Lexojeni kėtė libėr tė Gjekė Gjonajt, ju siguroj se do tė pėrfitoni shumė dhe do t’ju lind dėshira t’i vizitoni edhe ju Malėsinė, Krajėn, Ulqinin etj., duke gjetur atje edhe sot e gjithė ditėn bujarinė tradicionale shqiptare, mikpritjen e pakundshoqe, fjalėn e ėmbėl e kėngėt epike, natyrisht dhe dėshirėn ende tė zjarrtė tė shqiptarėve pėr tė mbetur edhe mė tej shqiptarė.
    Prof.dr. Gjovalin
    Shkurtajh
    Koha Javore
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 07-08-2011 mė 02:57

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ulqini dėshmi e shekujve – Vendbanim i hershem ilir! (1)


    Ulqini, ėshtė ndėr vendbanimet mė tė hershme tė trevave ilire. Kjo dėshmohet qė nė periudhat parahistorike. Emri i tij, me sa duket, lidhet me emrin Colcbinium (Kolkin apo Kolbin tė ardhur nga Azia) kolkėt si themeluesit e parė i Olcinium.
    I famshmi shkrimtar Tit Livi, e pėrmend Ulqinin si Olcinium, kurse vendasit si olcinatas, qė mendohet se i pėrkasin fisit ilir tė labeatėve, qė gjendeshin rreth liqenit me tė njėjtin emėr nė Shkodrėn e sotme. Nė shekujt nė vijim, emri i qytetit tė Ulqinit ka evoluar nga lashtėsia e deri sot…
    Epoka e bronzit, ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kėtė qendėr tė hershme historike. Kėshtu nga zbulimet arkeologjike, qė janė berė nė periudha tė ndryshme nga arkeologėt vendas dhe tė huaj, ėshtė pėrcaktuar se nė dyshemetė e dheut janė zbuluar gjurmė tė hershme tė jetės dhe zhvillimit nė pėrputhje me kohėn, duke filluar nga tombulat dhe veglat e punės, qė natyrshėm kanė pėrdorur tė parėt e kėtij vendbanimi.
    Nga ekspertėt paleohistorik, kėto gjetje arkeologjike, kanė ruajtur vijimsinė e tyre pėrgjatė bregdetit adriatik ose ndryshe, bėjnė pjesė nė tė ashtėquajturen vegla tė tipit shkodran – dalmatin.
    Treva e pasur ilire, pėrbėn padyshim edhe bazamentin nė tė cilin ėshtė zhvilluar historia mijėravjeēare e kėtij qyteti tė lashtė bregdetar. Nė kėtė truall tė lashtė historik, janė pėrshkruar kultura tė ndryshme civilizimesh gjatė shekujve. Gjithashtu, kėtu kanė kaluar ose qėndruar nė kohėzgjatje tė ndryshme pushtues, tė cilėt, nė njė farė mase kanė lėnė gjurmėt e tyre tė dukshme nė lėmin e arkeologjisė, pėrshkrimet historike, emrave tė vendbanimeve, artit figurativ mural dhe tipeve tė banesės tė ndertuar nga ana e stilit arkitektonik.
    Mes Tivarit dhe Ulqinit (Ada e Krruēit), thuhet se ka ekzistuar Ulqini i Vjetėr. Megjithatė duhet pranuar pėr hir tė sė vėrtetės ose dėshmive historike, se kėtu nuk janė ndeshur gjurmė jete tė periudhės sė lashtėsisė, sikurse natyrshėm mund ti gjemė nė zonėn e Kėshtjellės sė Ulqinit.
    Sigurisht, kėtu ka gjurmė tė antikitetit dhe mesjeta. Pėr herė tė parė Ulqini i Vjetėr pėrmendet nė vitin 1376. Afėrsisht gjashtė shekull e gjysėm mė parė, nė qendrat e banimit, tė favorizuar nga kushtet e pozitės gjeografike dhe kushteve tė favorshme, mendohet se ėshtė zhvilluar jeta rurale, pėrmes vendbanimeve tė mesjetės buzė brigjeve tė detit Adriatik.
    Nėse do tė shohim me kujdes edhe ndėrtesat e mesjetės, qė i pėrkasin kėsaj treve, bie nė sy lashtėsia e kėtij qyteti nė Kalanė e Ulqinit. Bedeni ilir, i zbuluar nė shtresat e truallit nė pjesėn e sipėrme tė kėshtjellės, ka gjurmė karaktersitike tė mureve qiklopikė, ndėrtuar me blloqe tė mėdha guri tė mirėfilltė, ēka pėrforcon edhe mė shumė bindjen e vijimsisė sė lashtė rurale tė saj.
    Nga ana e tjetėr, duke parė hollėsi ose detaje tė gjurmėve tė hershme arkeologjike, shohim se kėtu ekzistojnė blloqe guri mbi gjirin dhe Molonė e Ulqinit, qė pasqyrojnė nė kėtė mėnyrė konturet e kulturės primitive e arkaike ose e thėnė nė gjuhė tjetėr paraqet perendinė lokale tė detit, Zotin mbrojtės tė Ulqinit. Kjo ėshtė e shprehur edhe pėrgjatė bregdetit tjetėr shqiptar ose mė nė jug tė Adriatikut, pėrgjatė vijės bregdetare, ku kanė qenė ndėrtuar qytetet e vjetra ilire, si Dyrrahu, Butrinti, Valova, dhe deri nė brigjet e lashta mesdhetare helene etj.
    Qyteti ilir i Ulqinit, ka pasur famė tė madhe nė kohėne shtetit ilir. Zbulimet arkeologjike e dėshmojė dhe pėrforcojnė kėtė argument, gjatė kohės sė sundimit tė mbretit tė fundit ilir Genti nė qytetin antik tė Scoda (Shkodra).

    Natyrisht, duhet thėnė se qyteti i Ulqinit, ruan origjinalitetin e vet, sepse ėshtė ndėrtuar nė pėrshtatjen sipas objekteve tė terrenit qė e rrethonte, ku, mė sėshumti bie nė sy pjesa ballore e jashtme e murit qiklopik e ngjashme kjo me ndėrtimet pergam, qė ėshtė pėrdorur nė zgjerimin e mėtejshėm tė qytetit nė fjalė.

    Lulėzimi i tregtisė dhe lundrimeve bregdetare nė kėtė trevė, kanė vijuar edhe pas pėrfundimit tė luftės raskapitėse iliro – romake, kur dhe tjetėrsohet mbretėria e Gentit. Gjatė kėsaj periudhe deri nė shek. XI, qyteti bregdetar, gėzonte njė lloj pavarėsie nė formė e “republike”.

    Qysh nga lashtėsia e sot nė brigjet e adriatikut nga bregdeti dalmat e deri nė atė jonian helen, kemi tė ruajtur si dėshmi tė historisė fragmente tė civilizimit tė hershėm nė periudha tė caktuara historike, por qė pėr arsye tė ndryshme, ato sot gjenden tė braktisura rrėnojat e qyteteve antike. Mirėpo ato shfaqen me rrėnojat e tyre si muze natyralė ose pasaporta tė autoktonisė sė banorėve vendas, qė brez mbas brezi i ruajtėn, duke dėshmuar vijimėsinė e jetės dhe qytetėrimit prej epokės antike, mesjetė e deri sot. Nė kėto themele parahistorike bėn pjesė edhe treva e Ulqinit.

    Fortifikimet antike e mesjetare qė pėrfshinė nė periudha tė ndryshme brigjet e e kaltra tė Mesdheut, mbijetuan kundrejt fenomeneve apo dukurive gjeografike qė pėrfshinė sipėrfaqen e tyre. Edhe pse herė mbas here gjatė u pėrfshi nga tėrmetet dhe lėvizjet ngritėse e ulėse tė truallit bregdetar, erozioni gėrryes dhe vėrshimet e ujit nė brendėsi tė territoreve bregdetare, nė zona tė caktuara pėrgjatė bregdetit dalmat e deri nė atė jonian helen, u ruajtėn ndėr shekujt gjurmėt e shkrimeve, themeleve tė fortifikimeve etj.

    Edhe pse kėto qendra tė hershme banimi u braktisėn, ato sėrisht nuk e humbėn origjinėn e tyre, emrin e qytetit qė nga antikiteti dhe mesjeta e hershme dhe e vonshme. Kėshtu me ndarjen e Perandorisė Romake nė dy pjesė, ajo perėndimore me qendėr Romėn dhe lindore me kryeqendren Konstandinapojen, Ulqini, u gjend nė provincėn Prevalitana tė Perandorisė Lindore dhe prej shekullit IV, fillojnė tė shuhen ngadalė kultet e besimet pagane tė popullsisė dhe nė vend tė saj fillon tė pėrhapet feja e re e krishtėrimit nga vetė apostujt… nga viti 1250 derinė fund tė shek. XIV nė zonėn e kalasė sė Ulqinit gjenden disa kisha si vijimėsi e krishtėrimit tė hershėm nė kėto treva.

    Qyteti i Ulqinit, pėrballoi me stoicizėm sulmeve dhe lutrave tė shumta tė perandorit maqedon Samuilit nė shekullin IX, sulmet e mongolėve nė vitin 1242. Nė qytet asokohe (1252), ka mbretėruar nipi i Nemanjės Gjorgji. Ndėrsa nė harkun kohor 1282 – 1309, ka sunduar vejusha Helena e Anzhuinėve, ndėrsa prej vitit 1281, motra e saj Maria njihet si domina Ulcinii. Gjatė kėsaj periudhe nė vitin 1288, dy motrat Helena dhe Maria kontribuojnė nė ndėrtimin e Manastirit Franēeskan.

    Rėndėsia politike, tregtare, detarisė, financiare dhe kulturore e qytetit zgjerohet dhe pėrjeton kohėn e lulėzimit tė plotė, mbas tjetėrsimit tė Rashės, nė kohėn qė kurorėn e sundimit e mbajnė princėrit e dinastisė sė familjes bujare Balshajve. Tashmė rruga e tregtisė ishte zgjeruar pėr vendasit jo vetėm pėrgjatė vijės bregdetare tė Dubrovnikut, por edhe me Venedikasit, tė cilėt, kishin nė qytetin e Ulqinit edhe konsullin e tyre. Pėr mė tepėr, vetė sunduesi Gjergj Stras Balshės (1385 – 1405), pėr aftėsitė e tij ushtarake dhe administrative njihet si Princ i Ulqinit dhe kur mbyll sytė varroset nė Ulqin.

    Vendasit dallohen pėr llojet e ndryshme tė punėve tė zejtarisė, duke spikatur mė sė shumti si skalitės ose mjeshtėr tė pėrpunimit artistik tė drurit dhe ndėrtimtarisė asokohe. Vetė princi Strazimiri, u interesua pėrmes njė projekti tė bėjė ndėrtime tė reja nė qytet.

    Kėto projekte arkitekturale, sikurse dėshmojnė burimet e shumta historike, i vijojnė me sukses edhe Ballasha III. Nga viti 1413 – 1421, kemi sėrisht sundimin e dinastisė sė familjes princore Balshaj. Me vdekjen e tij, shuhet edhe sundimi i princėrve tė mirė arbėror dhe gjurmėt e tyre i ndeshim tashmė nė toponimimet e ndryshme. Mė e njohura ėshtė Kulla e Balshajve, e cila gjendet nė pjesėn e sipėrme tė qytetit e rindėrtuar disa herė.

    Rritja dhe zgjerimi i sundimit venedikas bėhet kur pushon se ekzistuari dinastia arbėrore e Balshajve. Ulqini, tashmė bie nėn sundimit e Republikės sė Venedikut nė vitin 1423 –1571. Mbas 150 vjetve, sėrisht qyteti bie nėn sundimin e pushtuesve osmanė tė Perandorisė Turke tė Bosforit. Gjatė kėsaj kohe nė qytet, kemi nė fillim futjen e elementeve dhe ndikimit tė kulturės latine nė fillim dhe mė pas atyre lindore aziatike osmane, gjurmėt e sė cilės ndeshen deri nė ditėt tona.

    Kultura dhe urbanizimi venedikas, shprehet nė rindėrtimin e ndėrtimet e bedeneve, portave, kullave, pallateve, kishave latine e shesheve. Si klasike mund tė pėrmendet si shembull hyrja veriore e Kalasė sė Ulqinit, ku bien nė sy tullat e kuqe tė murosura. Kėtu gjithashtu gjendet edhe mbishkrimi me emrin Jubani Bolani, qė mendohet se ishte restaurues e kapelan i Ulqinit dhe qė vinte nga njė familje princore e Venedikut. Ai i pėrket periudhės sė mesit tė shek. XV. Po ashtu e kėsaj periudhe ėshtė edhe kisha e Renesancės qė i pėrket vitit 1510.
    Ulqinin e kanė vizituar dhe shkelur me kėmbė dhe studiuar shumė tradita dhe zakone, disa nga figurat kryesore tė botės kulturore, tė sferės ushtarake, lundėrtar, klerikė tė lartė tė krishterė nga disa shtete tė Europės dhe mė sė shumti nga Italia.

    Ndėr figurat mė tė spikatura humaniste tė kohės ishte franceskani At Marin Biēikemi, qė arriti tė bėhet edhe rektor i shkollave raguziane dhe mė vonė shėrbeu nė Venedik, Mantove dhe Padovė, nė tė cilin e emėruan edhe si profesor i rregullt universitar.

    Shembull tjetėr ėshtė edhe kalorėsi gjerman Arnold von Harff (1496), i cili, gjatė udhėtimit tė tij ndaloi edhe nė Ulqin. Pėr kėtė fakt historik, na njofton studiuesi e historiani i njohur klerik franēeskan nga Shkodra At Marin Sirdani O.F.M. (1885 – 1946), pėrmes njė shkrimi botuar nė vitin 1936 nė revistėn prestigjioze tė kohės “Hylli i Dritės” (1913). Ai gjatė njė vizite qė bėn nė Ulqin nė vitin 1904, boton pėrshtypjet e veta pėr qytetin bregdetar, nė faqet e revistės nė fjalė, njė ndėr me autoritativet nė trojet enike shqiptare gjatė asaj kohe.

    Mė vonė Ulqinin e vizituan udhėtarėt e shkrimtarėt francez Zheron e Zhan Taro, albanologu italian Dr. Antonio Baldacci, piktori e akademiku Paja Jovanoviq, shkrimtarja Isidora Sekuliqi, letrari kroat Petar Skoku, shkrimtari Kapllan Kallushi etj.

    Kėtu pėrshkruhen shumė detaje tė jetės dhe ekonomisė vendase, zhvillimi i zejtarisė, lundrimit dhe traditat shqiptare. Ajo qė spikat, ėshtė se autori thekson, se vendasit nuk kanė dėshirė tė jetojnė tė sunduar nga tė huaj dhe janė dashamirės dhe pėrkrahės tė pėrparimit.
    (Vazhdon)

    Nga Gjon Frani Ivezaj, historian
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •