Mjellm e Korazon ju pershendes. Edhe ju tjereve gjithashtu.
Ja cfar shkruan Sherif Merdani..
---------
Meditime
Ethet e tė premtes mbrėma i pėrjeton e gjithė diaspora shqiptare, e vjetėr dhe e re, kudo nė botė.
Rruga qė tė shpie drejt diamantėve
Nga Sherif Merdani
Pikėrisht ditėn e premte, ndėrsa po prisja njė telefonatė nga z.Adi Krasta , si e vetmja mundėsi pėr tė siguruardy bileta pėr spektaklin, pėr ēudinė time, zėri i atij qė foli nė receptor ishte krejt i ndryshėm nga tingėllimi ironik i prezentatorit tonė tė njohur. Ai vinte nga thellėsia e viteve dhe si i tillė mė bėri edhe tė rrėqethem. Ishte ky njė ndijim qė pastaj mori trajta mė tė plota kur folėsi shqiptopi emrin e tij: Jam Sytkiu, Sytki Hoxha, miku yt i universitetit tė Burrelit. Kam ardhur nga Norvegjia dhe dėshiroj tju takoj me shumė mall. Pastaj ndėrsa pinim uiskin e kafenė po dialogonim me Sytkiun, i cili pas 26 vjet nė burgun e Burrelit, jeton tashmė nė Oslo tė Norvegjisė. Kujtimet na rrėmbyen, folėm pėr miqtė qė jetojnė, pėr vendndodhjen e tyre aktuale, punėt, preokupimet, aq sa pėr njė moment harruam realitetin.
Papritur, Sytkiu, pas njė pauze sekondash, lexoi nė fytyrėn time njė dozė gėzimi dhe u bė kurioz tė dinte shkakun, prandaj mė pyeti: Ēke kėshtu, dukesh i gėzuar? Sapo mė siguruan pėr dy bileta,- u pėrgjigja.- Ėshtė fjala pėr njė spektakėl simpatik qė ka pushtuar gjithė Shqipėrinė dhe kėsaj here jam i sigurt se gruaja nuk do tė mė quajė mė tė ngathėt, dembel e moskokėēarės.
***
Po flet pėr Ethet e tė premtes mbrėma? Ke qejf tė shikosh e tė shijosh nga afėr Anisėn, Anjezėn, apo Klajdin?- mė tha miku im. U ēudita. Sytkiu 70 vjeē, qė jeton qysh prej 15 vjetėsh nė Norvegji, citonte me saktėsi tė gjithė emrat e kėngėtarėve dhe jepte konsiderata tė larmishme pėr seicilin prej tyre. Tė siguroj, saktėsoi mė pas ai,- se nga kontaktet qė kam me miq kosovarė e shqiptarė ( Sytkiu ėshtė nga Gjakova), spektakli ka kohė qė ndiqet nga e gjithė diaspora shqiptare kudo nė botė, dhe jo vetėm kaq por me mijėra prej tyre kanė krijuar edhe simpatitė e tyre personale pėr kėngėtarėt konkurrues dhe votojnė plot emocion. Unė personalisht kam zgjedhur Anjezėn. Pėr mua ajo ėshtė njė Tina Tėrner shqiptare. Nė kėtė rast do tė kisha dėshira tė kopjoja znj. Zerina Kuke, veēse nė njė adresė tjetėr, do tė thoja :Mirė se erdhe nė skenėn shqiptare moj perlė e zezė. Historia pėrsėritet, tė takon ty moj vajzė tė zėvendėsosh Vaēen tonė tė rrallė,- bėrtiti Sytkiu dhe filloi tė qeshė i bindur se kishte thėnė njė gjė tė menēur. Personalisht i nderuar Sytki, -iu pėrgjigja unė, - e kam ndjekur me emocion ciklin e kėtyre shfaqjeve, madje qysh nga fillesat e tij. Nė mėnyrė figurative do tė shprehesha se ky cikėl filloi befasueshėm me komedinė korēare, vazhdoi me entuziazmin shkodran, u pasua me ftohtėsinė vlonjate, filloi tė marrė formė me ashpėrsinė gjirokastrite, pėr tė kulmuar pastaj nė finalen e tij nė Tiranė. Tė jem i sinqertė, ecuria e tij mė ngacmon kujtimet dhe mė nxit tė hedh pėr diskutim edhe ndonjė ide qė ėshtė rrjedhojė e pėrvojės sime nė kėtė fushė. Unė mendoj se artisti, kėngėtari, aktori, nuk krijohet, dhe nuk formohet nė kurse e konkurse. Detyra e specialistėve ėshtė tė gėrmojnė thellė nėpėr minierė dhe pasi tė kenė seleksionuar pėrgjatė kilometrave tė tėra , materialet pavlerė, diku aty poshtė ndonjė shkėmbi tė madh, tė mund tė dallojnė njė gur diamanti apo njė xhevahir tjetėr. Ky ėshtė artisti. Ai ėshtė privilegj i zotit. Dhe ashtu sikundėr guri i diamantit ka nevojė tė latohet e tė zbukurohet, dhe artisti i ri ndien nevojėn e pranisė sė specialistit, i cili duhet ta formojė, ta edukojė dhe ta lanēojė drejt suksesit.
Pėr analogji me idenė tuaj, tha miku im nga Norvegjia,- unė do tė shtoja se tė pestė anėtarėt e nderuar tė jurisė , katėr prej tė cilėve janė specialistė tė njohur tė muzikės shqiptare, sonduan me njė pėrkushtim tė admirueshėm nėpėr minierėn Shqipėri, seleksionuan me profesionalizėm gjithė dheun e tepėrt, duke na sjellė nė skenė tre ose katėr kokrra diamanti tė vogla, tė cilat besoj unė, do tė rriten shumė shpejt nė skenėn shqiptare
***
Tha shumė pėrgėzime por ngulmonte tė bėnte edhe njė vėrejtje miku im Sytkiu. Pak vėrejtje kam pėr skemėn e votimit. Opinioni dhe vlerėsimi qė servir AMC mė duken njė pėrrallė me mbret. Mendoj se ky opinion nxitet e saktėsohet nga anėtarė tė caktuar tė jurisė, madje kam pėrshtypjen se kėta tė fundit e kanė tashmė tė qartė edhe preferencėn e tyre pėr fituesin e konkurrimit. Tingėlloi e bukur dhe shkaktoi ilaritet shprehja e kryetarit tė jurisė z. Alfred Kaēinari, nė momentin kur iu desh tė konkretizonte Klajdin: Adi, aty pėrpara ke njė talent. Ėshtė e vėrtetė qė ai djalė ėshtė njė talent, por tė rinjtė qė do tė votojnė pas pak influencohen ndoshta deri nė 90% nga kjo. Megjithėse tani nuk janė vitet 60-70-tė, dhe kėta tė rinj kanė njė pėrgatitje superiore, falė kontaktit me artin botėror, me teknikėn elektronike dhe shija e tyre ndoshta nuk nxitet ose orientohet sidoqoftė njė juri dhe njė specialist ka forcėn tė imponohet.
Por ajo qė ėshtė mė pozitive nė kėtė mes ia prita unė- ėshtė imazhi tjetėr qė mbart me vete ideja e pėrsosur e Adi Krastės. Detyra e artistėve ėshtė tė edukojnė, nė mėnyrė qė shija e sallės tė ngjitet nė skenė dhe jo shija e skenės tė zbresė nė sallė . Dhe nė kėtė mision ka rol edhe specialisti i jurisė me detajet qė jep dhe orientimin drejt tė bukurės dhe tė vėrtetės nė art. Tė gjithė artistėt e rinj, me zėrat e tyre rinorė, me interpretimet cilėsore, spontane dhe tė sinqerta, i prezantuan mbarė popullit nė pėrgjithėsi dhe rinisė nė veēanti, vlerat e muzikės shqiptare dhe asaj botėrore, duke mbushur mė sė miri njė vakum tė madh tė jetės artistike nė vend, e cila pėr fat tė keq mbizotėrohet nga antikultura dhe vulgariteti.
***
Kam parasysh kėtu me dhjetėra e dhjetėra kėngė me tekste dhe melodi vulgare, pa asnjė vlerė artistike, pa asnjė ngjyrė kombėtare,tė kėnduara nga kėngėtarė, me ngjyrė e pangjyrė, refugjatė e karrocierė, kush tė mundė, pa asnjė lloj formimi artistik, sikur kėnga e arti janė si punė nė komunale, personazhe qė mbajnė emra nga mė tė ēuditshmit. Dhe ēėshtė mė keq, disa stacione private tė Tiranės, kėtė antikulturė na e servirin pėr art tė madh, duke harruar se me biznesin e tyre tė pistė, shėrbejnė shijen, moralin dhe kulturėn e njė brezi tė tėrė.
***
Po nė kėtė konteks Sytkiu theksoi konstatimin e tij. Shikoji dhe dėgjoji me kujdes tė dhjetė kėngėtarėt e seleksionuar pėr spektaklet. Tė gjithė pa pėrjashtim, nuk gabojnė qoftė edhe njė presje nga teksti, melodia, intonacioni dhe interpretimi i kėngėve tė huaja amerikane, angleze, apo italiane. Madje mendoj se nuk e teproj po tė saktėsoj se nė kėtė rast, interpretimi i tyre ėshtė nė nivel evropian. Pėr fat tė keq kjo nuk ndodh me kėngėn shqiptare. Kėtu ata janė tė ftohtė, harrojnė tekstin, u mungon interpretimi, nuk janė bindės dhe mjaftohen vetėm me imitimin. Kam pėrshtypjen vazhdoi mė tej ai se nė interpretimin e kėngėve tė brezave tė mėparshėm, tė cilėt eksperimentuan, kėnduan edhe sollėn hibride tė reja nė muzikėn shqiptare. Dhe kjo ka shpjegimin e vet nė kohė, madje ėshtė rrjedhojė e njė edukimi dhjetėvjeēar tė pavarur nė tranzicion.
E duke marrė shkas nga ky mendim i mikut tim ia ktheva aty pėr aty: ndoshta si qytetar i thjeshtė mė lind e drejta tė bėj njė thirrje prej artdashėsi: Ju tė nderuar kompozitorė! Forcėn interpretative ja ku e keni. Kėta tė rinj i kėndojnė nė pėrsosmėri meloditė e huaja angleze e amerikane, duke dhėnė njė leksion progresi pėr mbarė artin tonė. A nuk ka ardhur koha tashmė qė ju vetė, falė formimit tė ri, teknikės sė re qė dispononi dhe kėrkesave tė reja tė kohės nė pėrgjithėsi dhe tė rinisė nė veēanti, tė bėheni personazhe tė njė revolucioni melodik, poetik dhe orkestral nė mėnyrė qė edhe kėnga shqiptare tė notojė nė nivet e kėngės evropiane?
---------
Krijoni Kontakt