Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 69
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mjellm e Korazon ju pershendes. Edhe ju tjereve gjithashtu.

    Ja cfar shkruan Sherif Merdani..


    ---------
    Meditime

    “Ethet e tė premtes mbrėma” i pėrjeton e gjithė diaspora shqiptare, e vjetėr dhe e re, kudo nė botė.

    Rruga qė tė shpie drejt diamantėve

    Nga Sherif Merdani
    Pikėrisht ditėn e premte, ndėrsa po prisja njė telefonatė nga z.Adi Krasta , si e vetmja mundėsi pėr tė siguruardy bileta pėr spektaklin, pėr ēudinė time, zėri i atij qė foli nė receptor ishte krejt i ndryshėm nga tingėllimi ironik i prezentatorit tonė tė njohur. Ai vinte nga thellėsia e viteve dhe si i tillė mė bėri edhe tė rrėqethem. Ishte ky njė ndijim qė pastaj mori trajta mė tė plota kur folėsi shqiptopi emrin e tij: “Jam Sytkiu, Sytki Hoxha, miku yt i “universitetit” tė Burrelit. Kam ardhur nga Norvegjia dhe dėshiroj t’ju takoj me shumė mall”. Pastaj ndėrsa pinim uiskin e kafenė po dialogonim me Sytkiun, i cili pas 26 vjet nė burgun e Burrelit, jeton tashmė nė Oslo tė Norvegjisė. Kujtimet na rrėmbyen, folėm pėr miqtė qė jetojnė, pėr vendndodhjen e tyre aktuale, punėt, preokupimet, aq sa pėr njė moment harruam realitetin.
    Papritur, Sytkiu, pas njė pauze sekondash, lexoi nė fytyrėn time njė dozė gėzimi dhe u bė kurioz tė dinte shkakun, prandaj mė pyeti: “Ē’ke kėshtu, dukesh i gėzuar?” – “Sapo mė siguruan pėr dy bileta,- u pėrgjigja.- Ėshtė fjala pėr njė spektakėl simpatik qė ka pushtuar gjithė Shqipėrinė dhe kėsaj here jam i sigurt se gruaja nuk do tė mė quajė mė tė ngathėt, dembel e moskokėēarės”.
    ***
    Po flet pėr “Ethet e tė premtes mbrėma? Ke qejf tė shikosh e tė shijosh nga afėr Anisėn, Anjezėn, apo Klajdin?- mė tha miku im. U ēudita. Sytkiu 70 vjeē, qė jeton qysh prej 15 vjetėsh nė Norvegji, citonte me saktėsi tė gjithė emrat e kėngėtarėve dhe jepte konsiderata tė larmishme pėr seicilin prej tyre. “Tė siguroj, – saktėsoi mė pas ai,- se nga kontaktet qė kam me miq kosovarė e shqiptarė ( Sytkiu ėshtė nga Gjakova), spektakli ka kohė qė ndiqet nga e gjithė diaspora shqiptare kudo nė botė, dhe jo vetėm kaq por me mijėra prej tyre kanė krijuar edhe simpatitė e tyre personale pėr kėngėtarėt konkurrues dhe votojnė plot emocion. Unė personalisht kam zgjedhur Anjezėn. Pėr mua ajo ėshtė njė Tina Tėrner shqiptare. Nė kėtė rast do tė kisha dėshira tė kopjoja znj. Zerina Kuke, veēse nė njė adresė tjetėr, do tė thoja :“Mirė se erdhe nė skenėn shqiptare moj “perlė e zezė”. Historia pėrsėritet, tė takon ty moj vajzė tė zėvendėsosh Vaēen tonė tė rrallė”,- bėrtiti Sytkiu dhe filloi tė qeshė i bindur se kishte thėnė njė gjė tė menēur. “Personalisht i nderuar Sytki, -iu pėrgjigja unė, - e kam ndjekur me emocion ciklin e kėtyre shfaqjeve, madje qysh nga fillesat e tij. Nė mėnyrė figurative do tė shprehesha se ky cikėl filloi befasueshėm me komedinė korēare, vazhdoi me entuziazmin shkodran, u pasua me ftohtėsinė vlonjate, filloi tė marrė formė me ashpėrsinė gjirokastrite, pėr tė kulmuar pastaj nė finalen e tij nė Tiranė. Tė jem i sinqertė, ecuria e tij mė ngacmon kujtimet dhe mė nxit tė hedh pėr diskutim edhe ndonjė ide qė ėshtė rrjedhojė e pėrvojės sime nė kėtė fushė. Unė mendoj se artisti, kėngėtari, aktori, nuk krijohet, dhe nuk formohet nė kurse e konkurse. Detyra e specialistėve ėshtė tė gėrmojnė thellė nėpėr minierė dhe pasi tė kenė seleksionuar pėrgjatė kilometrave tė tėra , materialet pavlerė, diku aty poshtė ndonjė shkėmbi tė madh, tė mund tė dallojnė njė gur diamanti apo njė xhevahir tjetėr. Ky ėshtė artisti. Ai ėshtė privilegj i zotit. Dhe ashtu sikundėr guri i diamantit ka nevojė tė latohet e tė zbukurohet, dhe artisti i ri ndien nevojėn e pranisė sė specialistit, i cili duhet ta formojė, ta edukojė dhe ta lanēojė drejt suksesit”.
    “Pėr analogji me idenė tuaj, – tha miku im nga Norvegjia,- unė do tė shtoja se tė pestė anėtarėt e nderuar tė jurisė , katėr prej tė cilėve janė specialistė tė njohur tė muzikės shqiptare, sonduan me njė pėrkushtim tė admirueshėm nėpėr minierėn Shqipėri, seleksionuan me profesionalizėm gjithė dheun e tepėrt, duke na sjellė nė skenė tre ose katėr kokrra diamanti tė vogla, tė cilat besoj unė, do tė rriten shumė shpejt nė skenėn shqiptare”
    ***
    Tha shumė pėrgėzime por ngulmonte tė bėnte edhe njė vėrejtje miku im Sytkiu. “Pak vėrejtje kam pėr skemėn e votimit. Opinioni dhe vlerėsimi qė servir AMC mė duken njė pėrrallė me mbret. Mendoj se ky opinion nxitet e saktėsohet nga anėtarė tė caktuar tė jurisė, madje kam pėrshtypjen se kėta tė fundit e kanė tashmė tė qartė edhe preferencėn e tyre pėr fituesin e konkurrimit. Tingėlloi e bukur dhe shkaktoi ilaritet shprehja e kryetarit tė jurisė z. Alfred Kaēinari, nė momentin kur iu desh tė konkretizonte Klajdin: “Adi, aty pėrpara ke njė talent”. Ėshtė e vėrtetė qė ai djalė ėshtė njė talent, por tė rinjtė qė do tė votojnė pas pak influencohen ndoshta deri nė 90% nga kjo. Megjithėse tani nuk janė vitet 60-70-tė, dhe kėta tė rinj kanė njė pėrgatitje superiore, falė kontaktit me artin botėror, me teknikėn elektronike dhe shija e tyre ndoshta nuk nxitet ose orientohet sidoqoftė njė juri dhe njė specialist ka forcėn tė imponohet.
    “Por ajo qė ėshtė mė pozitive nė kėtė mes –ia prita unė- ėshtė imazhi tjetėr qė mbart me vete ideja e pėrsosur e Adi Krastės. Detyra e artistėve ėshtė tė edukojnė, nė mėnyrė qė shija e sallės tė ngjitet nė skenė dhe jo shija e skenės tė zbresė nė sallė . Dhe nė kėtė mision ka rol edhe specialisti i jurisė me detajet qė jep dhe orientimin drejt tė bukurės dhe tė vėrtetės nė art. Tė gjithė artistėt e rinj, me zėrat e tyre rinorė, me interpretimet cilėsore, spontane dhe tė sinqerta, i prezantuan mbarė popullit nė pėrgjithėsi dhe rinisė nė veēanti, vlerat e muzikės shqiptare dhe asaj botėrore, duke mbushur mė sė miri njė vakum tė madh tė jetės artistike nė vend, e cila pėr fat tė keq mbizotėrohet nga antikultura dhe vulgariteti.
    ***
    Kam parasysh kėtu me dhjetėra e dhjetėra kėngė me tekste dhe melodi vulgare, pa asnjė vlerė artistike, pa asnjė ngjyrė kombėtare,tė kėnduara nga kėngėtarė, me ngjyrė e pangjyrė, refugjatė e karrocierė, kush tė mundė, pa asnjė lloj formimi artistik, sikur kėnga e arti janė si punė nė komunale, personazhe qė mbajnė emra nga mė tė ēuditshmit. Dhe ē’ėshtė mė keq, disa stacione private tė Tiranės, kėtė antikulturė na e servirin pėr art tė madh, duke harruar se me biznesin e tyre tė pistė, shėrbejnė shijen, moralin dhe kulturėn e njė brezi tė tėrė.
    ***
    Po nė kėtė konteks Sytkiu theksoi konstatimin e tij. “Shikoji dhe dėgjoji me kujdes tė dhjetė kėngėtarėt e seleksionuar pėr spektaklet. Tė gjithė pa pėrjashtim, nuk gabojnė qoftė edhe njė presje nga teksti, melodia, intonacioni dhe interpretimi i kėngėve tė huaja amerikane, angleze, apo italiane. Madje mendoj se nuk e teproj po tė saktėsoj se nė kėtė rast, interpretimi i tyre ėshtė nė nivel evropian. Pėr fat tė keq kjo nuk ndodh me kėngėn shqiptare. Kėtu ata janė tė ftohtė, harrojnė tekstin, u mungon interpretimi, nuk janė bindės dhe mjaftohen vetėm me imitimin. Kam pėrshtypjen – vazhdoi mė tej ai se “nė interpretimin e kėngėve tė brezave tė mėparshėm, tė cilėt eksperimentuan, kėnduan edhe sollėn hibride tė reja nė muzikėn shqiptare. Dhe kjo ka shpjegimin e vet nė kohė, madje ėshtė rrjedhojė e njė edukimi dhjetėvjeēar tė pavarur nė tranzicion.
    E duke marrė shkas nga ky mendim i mikut tim ia ktheva aty pėr aty: “ndoshta si qytetar i thjeshtė mė lind e drejta tė bėj njė thirrje prej artdashėsi: Ju tė nderuar kompozitorė! Forcėn interpretative ja ku e keni. Kėta tė rinj i kėndojnė nė pėrsosmėri meloditė e huaja angleze e amerikane, duke dhėnė njė leksion progresi pėr mbarė artin tonė. A nuk ka ardhur koha tashmė qė ju vetė, falė formimit tė ri, teknikės sė re qė dispononi dhe kėrkesave tė reja tė kohės nė pėrgjithėsi dhe tė rinisė nė veēanti, tė bėheni personazhe tė njė revolucioni melodik, poetik dhe orkestral nė mėnyrė qė edhe kėnga shqiptare tė notojė nė nivet e kėngės evropiane?



    ---------

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Skjarim:

    Sherif Merdani eshte kengetar i cili ne vitet 70 ishte ne kulmin e Suksesit.
    U fut ne burg ku vuajti disa vjet me preteks se "ka sha partine" dhe sot kemi fat qe degjojme se ai eshte mire dhe se ndjek kengen Shqiptare me pasion.
    Kjo me gezon dhe gjithashtu i uroj jete te lumtur Sherifit si dhe mikut te tije Sytki Hoxhes qe vuajti nje kal burg ne burgjet e bac Enverit.

  3. #23
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Mbreme kengen e pare Valmira e pati shume te bukur...por te dyten..nuk jam i sigurte!!

    Anjeza Shahini eshte me e preferuara ime!! Eshte njishja ime domethne!!!

    Ciao me repsket Driloni!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  4. #24
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Ethet e te premtes mbrema.

    Programi me i ndjekur ne shqiperi qe ka reth dy muaj pas modelit te "POP IDOL" ne Angli dhe me pas ne "American pop idol" i cili zhvillohet per here te 2-te ne amerik dhe ne Itali "Il pop stars" me se fundi Adi Krasta pas 4 vjetesh ne angli ne seksionin e bbc i sjell te rinjve shqiptar te qyteteve te ndryshme te konkurojne. Por per ju qe jeni ne emigracion dhe keni deshir te dini e te shikoni 6 vendet e fundit per ju Miri, aka The Dardha sjell disa foto nga salla e Opera dhe baletit e mbushur si rall here tashme ne Forum. Foto te dates 7/03/2003 Tirane.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  5. #25
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Klajdi Musabelliu

    I votuar mbreme me 210 000 mesazhe ne amc publiku e ka renditur te parin per naten e mbremshme. Zeri i Klajdit entuziasmoi jo vetem nje sall por edhe njerezit qe e ndiqnin nepermjet televizionit si ne shqiperi edhe jasht vendit sepse emisioni u dha ne satelit.

    P.S. ndoshta jam pak larg skenes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  6. #26
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Anjeza Shahini

    E shume pelqyera mbreme zuri vendin e dyte ne renditjen e perkohshme me 208000 vota nje ze i fuqishem ne versionin e kengeve "Witney Huston".

    P.S. Anjza e mbajti publikun ne kembe saqe edhe une mezi e bera kete foto.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  7. #27
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Juria Shqiptare

    Me te talentuarit ne fushen e artit:
    Z.Shpetim Saraci, Maestro Zhani Ciko, Znj.Zerina Kuke, Kristi (alternativ), Alfred Kacinari (regjizor).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  8. #28
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Publiku i ri mbush sallen.

    Ska nevoj per koment:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  9. #29
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Se shpejti kengetaret e rinj te ketij programi.

    Do ti keni ne forum. Po ju cilin kengetar pelqeni nga keta te rinj nese e keni ndjekur programin?
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Klajdi Musabelli dhe Anjeza Shahini do te diskutojne naten finale. Fitorja do te varet nga A.M.C. Ne gjysem ore behen rreth 1 milion telefonata. 30 Minuta ti kthesh ne sekonda jane 1800 S, pra rreth 500 telefonata ne sekonde. A sme thoni se si arrijne te behen 1 Milion telefonata se une nuk arrij ti kuptoje dot!?
    instruktori

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  3. Ethet e se premtes!
    Nga Enkela B. nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 05-12-2007, 16:17
  4. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56
  5. Faqe te erreta te LNCL.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •