Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1

    Ndryshime në qeveri - Meta në vend të Priftit

    TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) propozoi sot që në qeverinë aktuale të kryhen ndryshime. Propozimet u bëne dhe miratuan sot në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, që aktualisht gëzon 3 portofole ministrash në kabinetin e Berishës.

    Sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama në një konferencë për shtyp sot, beri publike arsyet e propozimeve te kryesise se kesaj Partie, per ndryshimet ne qeveri, duke theksuar se “këto lëvizje, janë në funksion të rritjes së rolit politik të LSI-së dhe kontributit të saj në qeverisjen e vendit.”

    Ai deklaroi se kryetari i LSI-së, Ilir Meta, propozohet të lërë detyrën aktuale si Ministër i Jashtëm dhe të marë postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës njëherësh dhe të mbajë detyrën si Zv/kryeministër i Shqipërisë. "Ndërkohë u propozua që Zv/ministri i Punëve Publike, Trasportit dhe Telekomunikacionit (METE), Edmond Haxhinasto, do të marrë postin e Ministrit të Jashtëm. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili do të vijojë detyrën e tij, ndërkohë që ministri aktual i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, eshte propozuar te lirohet nga kjo detyrë. Personalisht Prifti nuk ka qënë prezent në mbledhje pasi ndodhet në varrimin e një familjari, por ai eshte vene ne dijeni per keto ndryshime", u shpreh Luan Rama.

    Duke theksuar se këto lëvizje, janë në funksion të rritjes së rolit politik të LSI-së dhe kontributit të saj në qeverisjen e vendit, Rama shtoi se “Një arsye tjetër lidhet me rritjen e rolit më të drejtpërdrejtë të Meta në politikën e brendshme, e lidhur ngushtë edhe me sfidën e ardhshme elektorale për zgjedhjet e ardhshme të qeverisjes vendore”, argumentoi Rama.
    Sipas tij këto ndryshime vijnë të natyrshme dhe si një proces organik të reformimit tërësor dhe ridimensoinimit të angazhimit të LSI në të gjitha nivelet e përfaqësimit.

    LSI aktualisht perfaqesohet në qeveri me Ministrinë e Shëndetësisë me ministër Petrit Vasilin, Ministrinë e Energjitikës me Dritan Priftin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme me Ilir Metën, që njëkohësisht kryen dhe funksionet e zv/kryeministrit.

    Ilir Meta: Ja arsyet e largimit tim nga Ministria e Jashtme
    Në një prononcim për shtyp, Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka komentuar propozimet e bëra sot nga LSI në adresë të kyreministrit Berisha për ndryshime në qeveri.
    Meta theksoi se largimi nga posti I Ministrit të Jashtëm bëhet për shkak të partisë që ai drejton. “Duhet se ishte një lloj konflkti mes detyrës sime si Ministëri Jashtëm dhe si qytetar i LSI. Stastistikat kanë treguar se kam qënë jashtëzakonisht jashtë vendit për të përmbushur detyrat e mia dhe kam bërë mungesa të gjata në parti”.
    I pyetur se Berisha citoi sot se kërkesa për largimin e tij nga posti i Ministrit të Jashtëm ishte bërë 6 muaj më parë, Meta tha se nuk mund të merret me spekullime.
    “NUk dua te merrem me spekullime. Unë dua të siguroj se vazhdoj të përmbush me përpikmëri të gjitha detyrimet e mia si Ministër i Jashtëm dhe jam i bindur se LSI do vazhdojë me profesionalizëm ti përmbushë me profesionalizëm detyrat e kësja ministria dhe në vazhdim me z. Haxhinasto”.

    Per Meten rendesi ka qe dhe Minstria e Ekonomise, Telekomunikacionit dhe Energjise ka me shume detyrims e cdo dikaster tjeter i qeverise.

    (d.b/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    u bo xheloz peshngritsi se kishet prifti 1.8 milion euro ne banke
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Po pse nje ministri e perbashket eshte Ekonomi-Telekomunikacion-Energji...???????

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po pse nje ministri e perbashket eshte Ekonomi-Telekomunikacion-Energji...???????
    ma shum tendera per LSI
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ma shum tendera per LSI
    Nuk ka shkuar per Tenderat,ka shkuar te luftoj korrupsionin...
    Pse vetem Saliu,do ta luftoj!.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    uroj te ece puna e kesaj qeverie qe ne pergjithsi mir po shkon.
    po ndertohen vepra te rendesishme e po behet nje mrekulli ne shum drejtime e sidomos ne ndertimin e rrjetit rrugor.
    kete e dine me mire ato gomat e ngrata te bmw-ve te mafiozve te selis roze qe bredhin an e kend shqiperine..ku jan lezeti e tav karkaleci.. se demokratet e thjeshte nuku kan mundesi as me biciklete te shkojn gjekundi..

  7. #7
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Vertete gjynah per demokratet-te gjoret as bicikleta nuk kane! Ke te drejte Brari!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Marinar i dashur..
    ti ke aq informatore sa te te informojne saktesisht per shum gjera..
    psh se kush e frekuenton ajken e restorant hotel tav karkaleco qengjo-hellave.. e ver shampanj-bordelave..nga tirana ne vlore llogara dhermi e himare e sarande.. me bemevera e mercedesra akull te ri.. e me cingije-dashnore te eskortuar..

    dhe eja na e cfaq shifren vertetesisht.. dhe do shohesh se.. do jete e tille..

    90% e ketyre mamutheve jan nomenklature e selise roze..

    kurse demokratet qe un njoh.. pijne kafe 30 lekshe.. neper ato kafenet e lira te lagjeve mizerabel.. e as bicikleta skane..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E hoqen Dritanin qe te thone ja po luftojme te korruptuarit.
    Ishte hallke e dobet Dritani do paguaje per te tjeret.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) propozoi sot që në qeverinë aktuale të kryhen ndryshime. Propozimet u bëne dhe miratuan sot në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, që aktualisht gëzon 3 portofole ministrash në kabinetin e Berishës.

    Sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama në një konferencë për shtyp sot, beri publike arsyet e propozimeve te kryesise se kesaj Partie, per ndryshimet ne qeveri, duke theksuar se “këto lëvizje, janë në funksion të rritjes së rolit politik të LSI-së dhe kontributit të saj në qeverisjen e vendit.”

    Ai deklaroi se kryetari i LSI-së, Ilir Meta, propozohet të lërë detyrën aktuale si Ministër i Jashtëm dhe të marë postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës njëherësh dhe të mbajë detyrën si Zv/kryeministër i Shqipërisë. "Ndërkohë u propozua që Zv/ministri i Punëve Publike, Trasportit dhe Telekomunikacionit (METE), Edmond Haxhinasto, do të marrë postin e Ministrit të Jashtëm. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili do të vijojë detyrën e tij, ndërkohë që ministri aktual i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, eshte propozuar te lirohet nga kjo detyrë. Personalisht Prifti nuk ka qënë prezent në mbledhje pasi ndodhet në varrimin e një familjari, por ai eshte vene ne dijeni per keto ndryshime", u shpreh Luan Rama.

    Duke theksuar se këto lëvizje, janë në funksion të rritjes së rolit politik të LSI-së dhe kontributit të saj në qeverisjen e vendit, Rama shtoi se “Një arsye tjetër lidhet me rritjen e rolit më të drejtpërdrejtë të Meta në politikën e brendshme, e lidhur ngushtë edhe me sfidën e ardhshme elektorale për zgjedhjet e ardhshme të qeverisjes vendore”, argumentoi Rama.
    Sipas tij këto ndryshime vijnë të natyrshme dhe si një proces organik të reformimit tërësor dhe ridimensoinimit të angazhimit të LSI në të gjitha nivelet e përfaqësimit.

    LSI aktualisht perfaqesohet në qeveri me Ministrinë e Shëndetësisë me ministër Petrit Vasilin, Ministrinë e Energjitikës me Dritan Priftin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme me Ilir Metën, që njëkohësisht kryen dhe funksionet e zv/kryeministrit.

    Ilir Meta: Ja arsyet e largimit tim nga Ministria e Jashtme
    Në një prononcim për shtyp, Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka komentuar propozimet e bëra sot nga LSI në adresë të kyreministrit Berisha për ndryshime në qeveri.
    Meta theksoi se largimi nga posti I Ministrit të Jashtëm bëhet për shkak të partisë që ai drejton. “Duhet se ishte një lloj konflkti mes detyrës sime si Ministëri Jashtëm dhe si qytetar i LSI. Stastistikat kanë treguar se kam qënë jashtëzakonisht jashtë vendit për të përmbushur detyrat e mia dhe kam bërë mungesa të gjata në parti”.
    I pyetur se Berisha citoi sot se kërkesa për largimin e tij nga posti i Ministrit të Jashtëm ishte bërë 6 muaj më parë, Meta tha se nuk mund të merret me spekullime.
    “NUk dua te merrem me spekullime. Unë dua të siguroj se vazhdoj të përmbush me përpikmëri të gjitha detyrimet e mia si Ministër i Jashtëm dhe jam i bindur se LSI do vazhdojë me profesionalizëm ti përmbushë me profesionalizëm detyrat e kësja ministria dhe në vazhdim me z. Haxhinasto”.

    Per Meten rendesi ka qe dhe Minstria e Ekonomise, Telekomunikacionit dhe Energjise ka me shume detyrims e cdo dikaster tjeter i qeverise.

    (d.b/BalkanWeb)
    Tani po qe do plasi bolleku gjithandej.
    Iku nje hajdut,vjen nje hajdut tjeter.
    Ilir nuk ta ka ndjere njeri mungesen,por kujdes kur te vesh andeja nga USA,se mos te vejne prangat.
    Gabimisht kuptohet,si ai ndihmesi yt,qe gabimisht u arrestua e gabimisht ishte ne listen e te kerkuarve...gabimisht flasim kuptohet
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •