Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Periudha qeverisëse e BDI-së deri më sot.

    Në këtë temë do të sillen të gjitha materialet e periudhës qeverisëse të BDI-së që nga largimi i PDSH nga kuadri qeveritar e deri më sot, pra një periudh më shum se 2-vjeçare. Çka bëri dhe çka bën BDI për shqiptarët e Maqedonisë, pozitive për ne ose negative gjithçka do të postohen tek kjo temë.

    Mbrenda kohës do ta furnizoj këtë temë me materiale të llojllojshme, komentet paraprake dhe brenda temës janë të lejuara secili mund të shpreh një mendim në lidhje me temën pa pasur një material përkatës, nuk është i domosdoshëm.

    Ju përshëndes.
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI pamundësoi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe

    Në vazhdim do të mund të lexoni tekstin e plotë të konferencës për shtyp që e mbajti Imer Aliu – anëtar i Kryesisë Qendrore të PDSH-së.

    Sot do të sqaroj për Abdilaqim Ademin, Ali Ahmetin dhe BDI-ne, se si ka vdek nje nga shtyllat kryesore të M.O, perdorimi zyrtar i gjuhes shqipe.
    Ky është Ligji për përdorim të gjuhëve që e flasin se paku 20% e qytetarëve ne Republiken e Maqedonise.


    Ky Ligj është miratuar me 4 gusht të vitit 2008, në vazhdën e euforisë të një strukture të paudhë që veten e quan BDI, pasi u bënë pjesë e Qeverisë, për disa ore votuan dhjetra ligje antishqiptare. Me këtë ligj, version i të cilit i është ofruar edhe PDSH-së por që ne nuk e pranuam, gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në institucione degradohet skajshmërisht dhe nuk mund të krahasohet as me nivelin e përdorimit që e kishte para viti 1990.


    Ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën, amandamenti 5 I inkorporuar ne nenin 7, ndryshime këto që burojnë nga M.O.


    Neni 7 i Kushtetutës alineja 2 miratuar më 20 Nëntor të vitit 2001, thotë,”Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve , gjithashtu është gjuhë zyrtare…” Kjo dispozitë kushtetuese është më se e qartë për të gjithë, përvec Abdilaqim Ademit e Ali Ahmetit të cilët lëvdohen me një ligj qëllimi kryesor i të cilit nuk është përdorimi zyrtar i Gjuhës shqipe por përkundrazi pamundësimi i përdorimit zyrtar të saj.


    Ai para disa ditësh, për ti ikë ballafaqimit me mua, kërkoi që tu sqaroj shqiptarëve konstatimet tona se Marrëveshja e Ohrit është e vdekur.
    Sot, me shumë se dy vite pas miratimit të këtij ligji antishqiptar, Abdilaqim Ademi duhet tu sqarojë shqiptarëve se përse ata nuk mund ta përdorin gjuhën e vet amtare ne këtë shtet?


    Përse ata nuk mund të komunikojnë me institucionet në gjuhën shqipe?

    Perse mbishkrimet ne institucionet shteterore nuk Jane edhe ne gjuhen shqipe?
    Perse e nderprene iniciativen e Filluar te PDSh per vendosjen e mbishkrimeve neper rruge edhe ne gjuhen shqipe?


    Perse te gjitha materialet e institucioneve publikohen vetem ne gjuhen maqedonase?

    I egzaltuar nga miratimi i këtij ligji antishqiptar Abdilaqim Ademi do te konstatonte se M.O është implementuar 95%, e thënë kjo para 24 muajsh.


    Gurra.
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Problemet në arsimin shqip, pasojë e paaftësisë së BDI-së

    Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të ndeshen me probleme të mëdha, si pasojë e paaftësisë së BDI-së. Tekste shkollore skandaloze ku shqiptarët paraqiten me prejardhje rome, turke e maqedonase, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, ku lartësohen historia dhe figurat kontestuese njënacionale maqedonase, ku tentohet tu imponohet maqedonishtja nga klasa e parë, ku nxënësve shqiptarë u pamundësohet mësimi në gjuhën amtare pasi nuk hapen paralele në shumë vende të banuara me shqiptarë, mos dhënia e lejes për hapjen e shkollave të reja edhe pse objektet janë të pëfunduara që në kohën kur PDSH ishte pjesë e qeverisë dhe shumë probleme të tjera, të cilat kanë vetëm një emër - BDI.

    Në një situatë kur harxhohen miliona euro për projekte njënacionale maqedonase, nxënësit shqiptarë në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Manastir, Veles, Prilep dhe gjithandej përballen me mospasje të kushteve elementare nëpër shkolla, për dallim nga bashkëmoshatarët e tyre maqedonas.

    Në një situatë të këtillë, ku shqiptarët janë pa mbështetje institucionale, detyrimisht imponon një vigjilencë dhe kujdes të veçantë nga ana e prinderve, nxënësve dhe arsimtarëve.

    Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë që të alarmojë për të gjitha padrejtësitë, nëncmimet dhe diskriminimin që ju bëhet shqiptarëve, në vecanti në sferën e arsimit. Ashtu si reaguam dhe ja aritëm që të anulojmë ligjin për stimulimin e natalitetit vetëm për nënat maqedonase ashtu reaguam dhe ja aritëm që ta anulojmë edhe vendimin që i oligonte nxënësit shqiptarë ta mësojnë maqedonishten nga klasa e parë, gjithmonë në bashkëpunim dhe koordinim me arsimtarët, prindërit dhe shoqatat joqeveritare.

    Partia Demokratike Shqiptare kërkon që urgjentisht të merren të gjitha masat nga organet kompetente që në afat sa më të shkurtë të zgjidhen të gjitha problemet me arsimin shqip, që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, me tekste adekuate shkollore dhe në hapësira adekuate.

    PDSH
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Shkupi 2014" - manipulim i rradhës

    Imer Aliu

    Në stilin e thënies “…kur katundi digjet plaka krihet …”- Ali Ahmeti ,Abdylaqim Ademi e BDI sillen me projektin “Shkupi 2014”, ku politika agresive nacionaliste e Gruevskit në mënyrë të përshpejtuar mbush sheshin e Shkupi me përmendoret e veta.

    Abdylaqim Ademi përveç që nuk dinë dhe është frikacak por edhe në mënyrë të paskrupullt tenton edhe të mashtroje. Ky zëvendëskryeministër pas dy vjet bashkëqeverisje me partinë e Gruevskit ende merret me PDSH. Se atij, dhe jo vetëm atij si ai, që mashtrojnë dhe tradhtojnë popullin e vet PDSH do të jetë një makth I madh. Atë e din edhe ai por tentimi që tradhtinë dhe paaftësinë e tyre ta mbulojnë me PDSH, thënë më butë ,është poshtërsi.

    Mjafton të shohim platformën e Gruevskit kur ai zgjidhet kryeministër para dy vjetëve ,ku ai përmend projektin “Shkupi 2014”, mjafton të shohësh buxhetin e ministrisë së kulturës 2009, 2010 me rebalancin, dhe do të shohim se paret e shqiptarëve merren dhe investohen për këto përmendore në sheshin e Shkupit.

    Populli thotë “cka është marrja për rezilin” .Po nuk ka faj se aq dinë Abdylaqim Ademi me shokët e tij. Bashkëpartiaku i tij Rafiz Haliti thotë se broshura në gjuhën shqipe për “Nënë Terezën” nuk është botuar pasiqë paska qenë” kriza financiare botërore !!!”-Budallallëk se jo mahi. Kjo është BDI që për një broshurë në gjuhën shqipe që nuk kanë guxim ta shtypin i paska faj KRIZA BOTËRORE FINANCIARE.

    Abdylaqim Ademi dhe do vogëlush e vogëlushe të BDI pas dy vjet qeverisje për “Shkupin 2014” vazhdojnë të mashtrojnë se fajin e paska PDSH ashtu si mashtruan për luftën e 2001, për paret e vjedhura nga diaspora, për ligjin për amnisti, për statusin e pjesëmarrësve në konfliktin e vitit 2001, për katër “rastet e Hagës”për enciklopedinë maqedonase, për ligjin për natalitet vetëm për nënat maqedonase, për maqedonishten nga klasa e parë, për tekstet shkollore me përmbajtje shoviniste maqedonase, për mosbotimin e broshurës në gjuhën shqipe për “Nënë Terezën”, për vrasjen e katër shqiptarëve në hyrje të Radushës e shumë e shumë padrejtësi dhe projekte tjera antishqiptare gjatë qeverisjes së BDI me VMRO.

    Duket më se ti Abdylaqim Ademi nuk ke as dije e as guxim që të ballafaqohesh me mua në duel TV ,për këtë mbase edhe do ta fali, por për tradhtinë që bëni ndaj shqiptarëve vështirë se do të mund të ta falë dikush.

    Mos harroni se Ti dhe Ali Ahmeti i keni duart me gjak.

    Pres përgjigje nga ti se sa copa dhen i ka bë Ali Ahmeti?


    Imer Aliu, PDSH.
    Sui generis

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: BDI e ka të qartë se para fakteve edhe zotërat dorëzohen

    PDSH ka reaguar sot lidhur me komunikatën e djeshme të BDI-së lidhur me procesin e lustrimit.
    Në reagimin e PDSH-së thuhet:
    Opinioni i gjerë e veçmas shqiptarët, shprehin shqetësimin dhe revoltën e tyre se në Maqedoni nuk ka gatishmëri që njëherë e përgjithmonë nga skena politike të tërhiqen personat që kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete policore. Komisioni për lustrim është shndërruar në një instrument në duart e shumicës aktuale VMRO-BDI ,duke u shfrytëzuar atë për pazare të ulëta në dëm të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.
    Në BDI për një moment na humbën “çlirimtarët” e “komandantët”, zonjushat e zonjat, sekretareshat e sekretaret e Fërckovskit që para gazetarëve dhe opinionit demonstronin arrogancën qeveritare.
    BDI lëshon komunikatë me numër 000.00 si me qenë në Prizren e Shipkovicë, Cyrih e Beograd.
    Se krerët e BDI janë të shqetësuar këtë e kuptojmë,por të tentojnë që këtë shqetësim të tyre ta kamuflojnë se bëheshka “revanshizëm politik” apo se na paskan qenë “viktima”, kjo nuk qëndron.
    Në krerët e BDI-së, pas deputetit nga Tetova i njohur si “personi me 13 faqe”, në opinion filluan të dalin dëshmi të reja si bashkëpunëtor të UDB-së, për ministrin aktual nga Kërcova me nofkën “MAMA” si dhe një nga Dibra me nofkën “STRELAC”.
    Tentimi i mjerë i BDI që deputetin spiun “personi 13 faqesh” ta mbrojë se paska qenë i detyruar të pranoje bashkëpunimin me policinë, se paska qenë i burgosur politikë, është mjaft e rrezikshme pasiqë dihet se në Maqedoni ka pasur shumë të burgosur politikë shqiptarë.
    Tentimi i BDI që ti njollosë të burgosurit politikë shqiptar duke tentuar ta mbrojë deputetin spiun “personi 13 faqesh” se nën dhunën policore të gjithë të burgosurit politikë kanë qenë spiuna, është i rrezikshëm dhe i dëmshëm.
    Jo vetëm Ali Ahmeti, por edhe njerëzit për rreth tij në BDI, e dinë se ky proces i lustrimit megjithatë do të shkojë deri në fund. Skena politike shqiptare duhet të pastrohet nga “MAMA” e “PERSONI 13 FAQESH “. Duhet të pastrohet nga “STRELAC” e nga nofkat tjera që kanë spiunuar bashkëpunëtoret e tyre në shërbimin sekret policor duke shkaktuar tragjedi të ndryshme individuale e kolektive te shqiptarët.
    Partia Demokratike Shqiptare ripërsërit qëndrimin e saj se, procesi i lustrimit nuk duhet parë si proces për hakmarrje por thjeshtë si një proces nëpër të cilën kanë kaluar shumë kombe në ”bllokun e lindjes” .
    PDSH fton edhe njëherë që deputeti “13 FAQESH”, ministri “MAMA’ dhe ai “STRELAC” nga radhët e BDI të tërhiqen nga skena politike.
    BDI e dinë se “para fakteve edhe zotërat dorëzohen”

    Shqipmedia.
    Sui generis

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hoxha: BDI të pranojë kërkesat tona për regjistrimin ose protesta popullore

    I apelojmë BDI-së që të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave të DR-së sepse këto kërkesa janë mbipartiake dhe nuk kanë qëllime të politikës ditore, janë kërkesa që burojnë nga qytetarët shqiptarë në vend dhe nga diaspora shqiptare, janë kërkesa të cilat garantojnë realitetin e regjistrimit të popullatës, ka thënë sot në në konferencë për shtyp zëdhënësi i Demokracisë së Re, Arjanit Hoxha.
    Në rast se BDI-ja nuk e kupton esencën e kërkesave tona, atëherë në mënyrë pak më ilustrative do t’ia përshkruajmë vetëm aspektin e nevojës për shtyrje të tajmingut të regjistrimit: në muajin prill, ashtu siç propozon BDI-ja, rreth 30% e shtëpive në rajonin e Strugës janë të mbyllura përshkak se qytetarët shqiptarë përkohësisht punojnë jashtë vendit për të siguruar ekzistencën e familjeve të tyre, rreth 50% e shqiptarëve të rajonit të Pollogut poashtu përkohësisht qëndrojnë jashtë me të njejtin qëllim, ndërsa po këtë fat e ndajnë edhe rreth 2/3 e popullatës të rajonit të Prespës dhe Manastirit, por edhe të Shkupit dhe Kumanovës, ka theksuar Hoxha..
    Nëqoftëse këto kërkesa të Demokracisë së Re nuk pranohen, atëherë do të detyrohemi në protesta popullore për të vetëdijësuar BDI-në dhe për t’i treguar se shumica e qytetarëve mendojnë ndryshe nga ata, mendojnë ashtu siç mendon Demokracia e Re e cila në vazhdimësi është zëri më i fuqishëm i tyre.

    Shqipmedia
    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Opinioni i gjerë e veçmas shqiptarët, shprehin shqetësimin dhe revoltën e tyre se në Maqedoni nuk ka gatishmëri që njëherë e përgjithmonë nga skena politike të tërhiqen personat që kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete policore. Komisioni për lustrim është shndërruar në një instrument në duart e shumicës aktuale VMRO-BDI ,duke u shfrytëzuar atë për pazare të ulëta në dëm të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.



    Në BDI për një moment na humbën “çlirimtarët” e “komandantët”, zonjushat e zonjat, sekretareshat e sekretaret e Fërckovskit që para gazetarëve dhe opinionit demonstronin arrogancën qeveritare.

    BDI lëshon komunikatë me numër 000.00 si me qenë në Prizren e Shipkovicë, Cyrih e Beograd.

    Se krerët e BDI janë të shqetësuar këtë e kuptojmë,por të tentojnë që këtë shqetësim të tyre ta kamuflojnë se bëheshka “revanshizëm politik” apo se na paskan qenë “viktima”, kjo nuk qëndron.

    Në krerët e BDI-së, pas deputetit nga Tetova i njohur si “personi me 13 faqe”, në opinion filluan të dalin dëshmi të reja si bashkëpunëtor të UDB-së, për ministrin aktual nga Kërcova me nofkën “MAMA” si dhe një nga Dibra me nofkën “STRELAC”.

    Tentimi i mjerë i BDI që deputetin spiun “personi 13 faqesh” ta mbrojë se paska qenë i detyruar të pranoje bashkëpunimin me policinë, se paska qenë i burgosur politikë, është mjaft e rrezikshme pasiqë dihet se në Maqedoni ka pasur shumë të burgosur politikë shqiptarë.

    Tentimi i BDI që ti njollosë të burgosurit politikë shqiptar duke tentuar ta mbrojë deputetin spiun “personi 13 faqesh” se nën dhunën policore të gjithë të burgosurit politikë kanë qenë spiuna, është i rrezikshëm dhe i dëmshëm.

    Jo vetëm Ali Ahmeti, por edhe njerëzit për rreth tij në BDI, e dinë se ky proces i lustrimit megjithatë do të shkojë deri në fund. Skena politike shqiptare duhet të pastrohet nga “MAMA” e “PERSONI 13 FAQESH “. Duhet të pastrohet nga “STRELAC” e nga nofkat tjera që kanë spiunuar bashkëpunëtoret e tyre në shërbimin sekret policor duke shkaktuar tragjedi të ndryshme individuale e kolektive te shqiptarët.

    Partia Demokratike Shqiptare ripërsërit qëndrimin e saj se, procesi i lustrimit nuk duhet parë si proces për hakmarrje por thjeshtë si një proces nëpër të cilën kanë kaluar shumë kombe në ”bllokun e lindjes” .

    PDSH fton edhe njëherë që deputeti “13 FAQESH”, ministri “MAMA’ dhe ai “STRELAC” nga radhët e BDI të tërhiqen nga skena politike.



    BDI e dinë se “para fakteve edhe zotërat dorëzohen”


    Gurra.
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Konferencë për shtyp e Degës së PDSH-së Strugë


    Në vazhdim do të mund të lexoni tekstin e plotë të konferencës për shtyp që e mbajti Kryetari i Degës së PDSH-së Strugë, Zijadin Sela.

    Para me shumë se një viti,i patëm kërkuar BDI-së në Strugë që publikisht të bëjë publike marveshjen që e ka bërë me VMRO-DPMNE dhe Demokracine e Re.Për të qënë më të saktë në qershor të 2009 publikisht kemi kërkuar përgjigje të pyetjes së mëposhtme:” Ndersa BDI-se dega ne Struge I kerkojme qe te beje publike marveshjen qe ka bere me VMRO-DPMNE, ,sepse ne te kunderten na jepet e drejta qe te konsatojme se nje nder pikat e marveshjes eshte edhe dhenija e lejes per ndertim te Kishes te hotel”Plazha” pran plazhit,sepse kjo eshte edhe ne vazhden e politikave te qeverise.”

    Pra të nderuar shqiptar të Strugës!Kisha po ndërtohet dhe kjo është më se evidente edhe pse kryetari i komunës dhe BDI-së në Strugë z.Ramiz Merko mundohen këtë ta bëjnë në mënyrë tinëzare.Shum ishte i zëshëm z.Merko kur para tre vitesh duhej ndërtuar një xhami,bëri çmos që të ndërpres ndërtimin e e saj dhe ia arriti këtij qëllimi.Ndërsa tani që po ndërtohet një kishë po hesht dhe po kontribon në finalizimin e ndërtimit të saj.Ja si kontriboni ju dhe BDI?Keni krijuar haos ne urbanizëm dhe në mesin e këtij haosi mbijnë kisha .Nën pretekstin e vendosjes së një bilbordi nisët punimet dhe zbuluat ca themele-që akoma nuk dihet se për çfarë themelesh bëhet fjalë.Vrapoj një drejtor i BDI-së dhe e cilësoi si themele kishe biles nisi edhe ta pagëzoj me emër.Një kryedrejtor tjetër i BDI-së –Pasko Kuzmani na tha se ka me mijëra lokacione të tilla kishash në Maqedoni .Meqë qenka ashtu z.Pasko dhe meqë ti je prej Ohri po të pyesim publikisht Çfarë ka pasë në qendër të Ohrit pikërisht në lokacionin ku ju keni ngritur përmendore të shën Klimentit?Dhe për këtë ka edhe dëshmi ja fotoja? Prandaj ne kemi një apel ndaj të gjithë qytetarëve të RM në radhë të parë dhe përfaqsive të huaja në radhë të dytë –ndaloni këtë çmendi.Ndersa ju z.Pasko meqë jeni shkencëtar dhe i keni ngarkuar detyrë vetes që të na ringjallni botën e disa mijëra vjetëve më herët po ju kujtojmë se dhjetra mijëra vite më herët kjo tokë ka qenë zjarr.Çfar do beni do e ringjallni?

    z. Merko ju pyesim publikisht:

    -Si mund të jepni leje për vendosjen e bilbordit në një lokacion për të cilin ka kontest gjyqsor?Apo bilbordi ka qenë pretekst për të zbuluar themele që pastaj të gjeni alibi për ta realizuar pjesën tënde të marveshjes dhe ta finalizoni ndërtimin e kishës?Nqs nuk është kështu pse nuk e zbatoni ligjin dhe nuk e mënjanoni objektin pa leje që është ndërtuar në këtë lokacion?

    Kur jemi te marveshjet.Për të evituar lojën “Kompetencë e pushtetit lokal dhe kompetencë e pushtetit qëndror” kemi disa pyetje publike për dy figurat kyçe të BDI-së në Strugë.Njëri përfaqsues i pushtetit qëndror z.Tahir Hani deputet zone dhe kordinator i grupit parlamentar të BDI-së dhe tjetri kryetar komune dhe kryetar i deges se BDI-së për Strugën z.Merko!

    Jemi shum kurioz të dimë çfar përgjigjesh i jepni këtij populli kur ka dy vjet që në Strugë punësohen ëm maqedonas,vetëm këtë muaj janë bërë mbi 40 punësime të gjithë maqedonas dhe asnjë shqiptar dhe atë 12 në ELEM,7 në fondin për mbrojtje shëndetësore,10 në pallatin e kulturës,3 në kadastër,9 në ndërrmarjen e pyjeve.Mos thoni se kjo është në kompetencë të pushtetit qëndror sepse pjesë e pushtetit qëndror është edhe BDI kryetar i së cilës jen ju në Strugë.NQS kjo është përgjigja juaj atëherë thoni më mirë që për këtë është përgjegjëse kryesia qëndrore e BDI dhe lideri i juaj ALI AHMETI.Çfar ju thoni Struganëve kur ju pyesin se pse mbi 600 të punësuar në Strugë janë nga komuna fqinje e jona Vevçani ,një komunë e cila nuk numëron më shumë së 1500 banorë rezident.Kjo duhet të ë komuna që duhet të hyjë në librin e rekordeve GUINES si komunë me 0% papunësi.

    Si përgjigjeni tash që paralajmërimi i ish kryetarit të VMRO DPMNE për Strugën z.Slavko Kotevski të bërë publike para një viti për ndarjen e plazheve ne baza etnike është realitet?A është rastësi që koncesioner i plazhit të femrave është avokati i komunës Z.Boro?Pse lejohet ky koncesioner i plazhit te dalë jashtë planprogramit për koncesionim të plazheve të qytetit dhe në vend banakut në të njëjtin lokacion është ndërtuar hotel?Pse rezultati final i koncesionimit të plazheve është 70% me 30% në favor të maqedonasve.Cili ka qënë roli juaj z.Tahir Hani në lidhje me dhënien nën koncesion të plazhit të femrave?


    PDSH
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI e shqetësuar nga kërkesat e opozitës shqiptare për regjistrimin


    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është shprehur e hapur ndaj kërkesave të partive opozitare shqiptare, të cilët paralajmëruan bojkot dhe protesta, në rast se nuk pësojnë ndryshime rreth shtyerjes së datës dhe monitorimit ndërkombëtar.

    “Ne jemi të hapur për të shqyrtuar të gjitha kërkesat e tyre dhe duke kërkuar konsensus më të gjërë, për shkak se ligji për regjistrimin akoma nuk është miratuar”, theksoi një zyrtar i lartë i BDI-së për agjencinë e lajmeve INA, duke shprehur shqetësime për mundësinë e komplikimit të procesit të regjistrimit.

    Dy partitë opozitare shqiptare PDSH dhe DR bënë kërkesat e lidhur për të pësuar ndryshime procesi i regjistrimit i caktuar për t`u zhvilluar prej 1 – 15 prill të vitit 2011.

    PDSH ka bërë dhjetë kërkesa lidhur me regjistrimin duke kërkuar që regjistrimi të zhvillohet në muajin korrik, të përfshihet regjistrimi i shqiptarëve pa shtetësi, të caktohet monitorim më i fuqishëm ndërkombëtar dhe kërkesa tjera.

    Demokracia e Re (DR) kërkoi shtyerjen e datës së regjistrimit dhe shqyrtimin e muajit korrik si më i përshtatshëm për regjistrimin, për shkak të pranisë së diasporës shqiptare në vendlindje.

    Partitë maqedonase deri tani nuk kanë komentuar paralajmërimet radikale të partive opozitare shqiptare.

    Javën e ardhshme pritet shqyrtimi i fazës së dytë të ligjit, me ç`rast mund të hapet debati lidhur me paralajmërimet e reja për ndryshimet që propozohen nga pala shqiptare.

    (INA)
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët e Maqedonisë përgaditen për protesta


    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Demokracia e re nga muaji i ardhshëm do të organizojnë protesta, mitingje kundër politikës së Qeverisë, shkruan gazeta Koha e re. Ata janë të pakënaqur nga siç thonë ata, “nga politika anti shqiptare dhe anti popullore të Qeverisë të VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së”. Proceset e eurointengrimit janë të bllokuar për shkak të çështjes me emrin që e kanë me Greqinë, ndërsa Qeveria e harxhon buxhetin e saj me ndërtimet e përmendoreve edhe atë të Maqedonasve në kushte kur shteti ballafaqohet me krizë ekonomike edhe niveli i varfërisë së qytetarëve është i rritur, ndërsa në proces është edhe sjellja e ligjit të ri për regjistrim sipas partive është i drejtuar direkt Shqiptarëve. Protestat e partive shqiptare vinë në periudhë kur veçse më LSDM-ja ka filluar me serinë e protestave dhe mitingjeve të kahëzuara kundër politikës së kryeministrit Nikola Gruevski, ndërsa të bashkuar lajmëruan kryengritje kundër qeverisë për 7 nëntor.
    Lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjatë vizitës në Bruksel javën e kaluar publikisht dha me dije se nuk ka qëllim ta lëshoj koalicionin me Gruevskin ose të ofrojë zgjidhje për çështjen me emrin. Ahmeti është i kënaqur dhe me versionin e ligjit për regjistrim dhe nuk mendon për të pranuar kërkesat e partive opozitare. Edhe krahas asaj, analistët e politikës përfunduan se koha punon kundër marrëdhënieve harmonike të koalicionit dhe se BDI-ja ngadalë e humb mbështetjen e votuesve dhe më vonë ose më herët do të duhet ta kundërshtojë politikën e Gruevskit.
    Edhe ne PDSH paralajmërojnë se mendojnë ta t’i bëjnë thirrje popullit të dal në rrugë, dhe njëkohësisht ta bojkotojë regjistrimin e ardhshëm dhe mësimin në gjuhë maqedonase në klasat e ulëta. Për të gjitha këto pyetje ka qenë e diskutuar në mbledhjen e cila është mbajt të martën në Tetovë. Nga partia e Menduh Thaqit thonë se do ti shfrytëzojnë të gjitha mjetet për ta rrëzuar koalicionin anti shqiptarë të Gruevskit dhe Ahmetit.
    “Populli është i pakënaqur nga politika anti shqiptare e qeverisë dhe kërkon që ajo të shkojë. Ne do të bojkotojmë për regjistrimin në qoftë se miratohet ligji siç janë marrë vesh Gruevski dhe Ahmeti, kurse është i drejtuar kundër shqiptarëve. Do ti thërrasim të gjithë shqiptarët që të bojkotojnë edhe kundër mësimit në gjuhë maqedonase në klasat e ulëta, siç është e parashikuar me metodat e reja në arsimim. Kuptohet se mendojmë edhe për protesta edhe mitingje, se është e drejta jonë demokratike që ne si parti opozitare do ta shfrytëzojmë” thonë nga PDSH-ja.
    “Për derisa shumica parlamentare ngelet e shurdhët në kërkesat e qytetarëve për ndryshimin e ligjit për regjistrim, Demokracia e Re do të organizojë protesta që qeveria të mund ta dëgjoj zërin e popullit. Ajo është e drejtë demokratike dhe legjitime e partisë, ndërsa qytetarët tonë nuk mund ta tolerojnë gjenerimin e politikave të këqija këto dy vitet e fundit”, thotë Kadriu, duke e potencuar projektin Shkupi 2014, provokimet me enciklopedinë dhe kishën në sheshin e qytetit.

    Shqipmedia
    Sui generis

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •