Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Krisht i dashur...

    Pershendetje, dua te sjell ketu dy kenge qe fokusohen tek Vuajtja e Krishtit ne kryq per ne. Jane me te vertete kenge qe te bejne te reflektosh thelle dhe te kuptosh arsyen e vuajtjes se Tij. Keto kenge mund te shoqerojne meditimin mbi Udhen e Kryqit.

    Krisht i dashur...

    Krisht i dashtun, me konop
    Si fajtor kush tė shtrėngoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krishti im, atė faqe t’bukur,
    Kush me sh’plaka ta vrugoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krishti im, me baltė e pshtyma
    Ftyrėn kėshtu kush ta shėmtoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krishti im, kėtė trup t’bekue
    Kush me t’rrahna ta coptoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krisht i dashtun, kush me ferra
    Ashtu kryet Ty ta rrethoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krisht i dashtun, nė krahė t’tu
    T’randin kryq kush ta ngarkoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krisht i dashtun, atė gojė t’ambėl
    Kush me tamth kėshtu ta idhnoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krisht i dashtun, duert e tua
    Kush me gozhda kėshtu ti shpoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krisht i dashtun, kambėt e lodhna
    Kush nė kryq Ty ti gozhdoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krisht i dashtun, t’amblėn zemėr
    Kush me heshtė kėshtu ta shporoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Krishti im, tė dashtnėn Nanė
    Me hanxhar kush ta pėrshkoi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!
    Virgjna Mri, tand Bir tė vetėm
    Kush ta mbyti, ta vorroi?
    Ref: Kam qenė unė mėkatnor i shkretė,
    dhimtė pėr mue, o Zot, mėshirė!

    RRINTE ZOJA TUJ LOTUE

    1. Rrinte Zoja tuj lotue
    Afėr kryqit tuj shikue
    Krishtin pezull kryqėzue
    Ref: Nana e dashtun, t’lus pa pra
    Varret e t’Birit tand pa pra
    Gjurma n’zemėr me mi ba.
    2. Heshta zemrėn prej trishtimit
    Prej ezgjetit, prej idhnimit
    Zojės pėrshkue ia kishte shqimit.
    3. Oh sa n’vaj e sa n’ankim
    Qe n’atė ēast pa pasė nji gzim
    Nana e Krishtit me hyjrim
    4. Qante, dneste e dhimshmja Nanė
    Mundue Krishtin pėr gjithė anė
    Pa muejtė kush nji ndihmė m’ia dhanė
    5. Tuj kqyrė Nanėn e Tenzot
    Afėr Krishtit me varrė plot
    S’asht njeri qė nuk derdhė lot.
    6. Kush e sheh Zojėn n’atė ezgjet
    Gati dekun pėr djalė t’vet
    Pa dnesue, jo nuk jet.

    7. Mėkatet tona me i resitė
    E pa Krishtin krejt molitė
    Prej sė rrahnash t’asaj ditė.
    8. N’mal t’Kalvarit kur e lėshoi
    Veten n’kryq, e kur mbaroi
    Krishtin pau e dhimshmja Zojė

    9. Deh, o Nanė ti me dashni
    Dhimbėn tande ban ta ndijė
    Sa t’jetoj n’kėtė shekull t’zi

    10. Tuj tu lutė gjithmonė po shkoj
    Ban qė Krishtin ta adh’roj
    Hirin tand kurrė mos ta lshoj

    11. Nana e dashtun, t’lus pa pra
    Varret e t’Birit tand pa pra
    Gjurma n’zemėr me mi ba.

    12. Ti pjestar m’ban pėrgjithmonė
    N’atė mundim qė pėr faj tonė
    Hoq mbi kryq Shėlbuesi jonė

    13. Afėr Krygj’s t’Birit Tenzot
    Ban, o Zojė me derdhun lot
    Der’ sa t’kemi jetė e mot.

    14. Afėr kryqit tuj gjimue
    Afėr Teje tuj lotue
    Kish t’qaj une pa pushue.

    15. Zojė Virgjinė, Nanė e dlirė
    Lutju Zotit t’ketė mėshirė
    Ti prej shėlbim prej si na nxier.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 09-10-2010 mė 08:45
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •