Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-09-2010
    Postime
    1

    Krishterimi ka zgjedhur të jetë dhe Islami të duket

    Nga Vladimir Bruçaj


    Kur lexojme artikuj te ndryshem ne disa media te veçanta informacioni, dashje padashje krijojme opinionin se Krishterimi eshte ne nje krize te pakthyeshme. Ndersa tek shtypi me karakter islamik, gjejme lajme sikur Islami ne Perendim eshte duke bere kerdine dhe ne Londer, Paris e Berlin, njerzit rrine ne rralle per tu konvertuar ne musliman. Nese te krishteret e Amerikes vazhdojne te eksperimentojne versionet me te çuditshme te besimit te tyre fetar, islamiket tentojne te shtyhen drejt interpretimit me ekstrem te tije. Nese Europa shenon minimumin historik te rritjes se saje demografike, ne vendet islamike kjo rritje ka kapur shifra te pa arritura me pare. Duke marre shkak edhe nga keto fakte, lind pyetja: Ekzistojne te dhena pak a shume zyrtare qe te na ofrojne shifra te bindeshme se, cili nga besimet me te rendesishme fetare mes Krishterimit dhe Islamit, eshte duke jetuar periullen me te rendesishme te riafermimit ideologjik duke u bazuar edhe ne rritjen demografike?



    Ne qofte se marrim per baze rritjen demografike ne vendet islamike dhe propaganden qe qarkullon ne boten e internetit, pergjigja do te ishte se, eshte Islami besimi qe rritet dhe progredohet. Por, pamvarsisht ketyre zhvillimeve, po t'i referohemi nje harku kohor 2000 - 2010, ashtu siç thote profesori amerikan qe jep leksione per histori dhe studime fetare ne Pensylvania State University, Philip Jenkins, tek revista Atlantic Monthly, "raliteti eshte krejtesisht i ndryshem". Ai thote se "eshte Krishterimi besimi fetar qe eshte duke jetuar nje periulle te thedhe rigjenerimi dhe shenon rritjen me te madhe te besimtareve". Ndonse skenen mediatike e ze gjithmone Islami me propoganduesit e shumte, duke i ofruar opinionit publik iluzionin se Islami eshte duke u shenderruar ne besim te shumices, ne ralitet eshte Krishterimi qe njeh rritje te konsiderushme dhe parashikohet se besimi i shekullit XXI. Forca kryesore e Krishterimit qendron edhe tek dobesite e tije siç jane fragmentimet e shumta ideologjike (katoliket, ordodokset, protestantet, evangjelistet), por edhe ne fushen e pafund te aksionit te tije global, ne lidhjen me shoqerite qe njohin rritjen me te madhe ekonomike boterore, ne kapacitetin per te qene gjithmone ne qender te vemendjes, ne aftesine per te percjelle vlerat e tije nga njeri vend ne tjetrin.



    Revolucioni i krishtere kalon pa zhurme sepse Krishterimi eshte me pak aparent se Islami ne trasformimin e tije. Bazohet shume ne fakte konkrete dhe fare pak ne propagande fetare pak a shume iluzioniste, siç ben Islami. Kjo vjen fale ekzistences se nje shteti central qe ndjek nje "politike" serioze ne mardheniet me shtetet dhe kombet, te pakten kur behet fjale per Katoliçizmin. Por ky revolucion, kalon ne heshtje, mbi te gjitha per faktin se te krishteret ndahen ne dy rajone te medha dhe shume te ndryshme nga njeri - tjetri. Bota Perendimore, ku bejne pjese Amerika e Veriut, Europa dhe Australia. Vendet e Varfera dhe ne Zhvillim, Amerika e Jugut, Afrika dhe Azia. Ata qe jetojne ne boten perendimore perceptojne shume pak zhvillimet shume te rendesishme qe jane ne vazhdim e siper ne vendet e varfera.



    Besimi fetar. Ndryshimet qe jane ne vazhdim e siper ne boten ne zhvillim jane krejtesisht te kunderta me ato qe ndodhin ne boten perendimore. Nese ne Perendim, Krishterimi eshte ne fazen progresiste, ne Jug te planetit praktikat fetare jane gjithmone e me shume te tipit tradicional. Ne Jug, livizjet protestante jane kryesisht ato evengjeliste, ndersa Katoliçizmi romak merr nje forme dhe aspekt me ortodoks(radikal). Sipas atyre qe jetojne ne Perendim, teologjia dhe mesimet fetare qe behen ne Juglindje, konsiderohen shume tradicionale bile ne disa raste rraksionare; te karakterizuara ne respektin ndaj prifterinjeve, ne konceptet e karizmit shpirteror, apo ne tentativen e praktikimit te krishterimit ne versionin e shekujve te pare te eres sone. Gjithmone sipas te krishtereve te botes perendimore, te krishteret e Jugut zbatojne Biblen me teper perpikmeri sa do te kemi gjithmone dhe me shume tensione mes te tyre dhe te krishtereve "progresista".



    Te dhenat demografike. Ne boten perendimore, te krishteret nuk jane ne rritje sepse Perendimi nuk eshte ne rritje demografike. Shoqerite jane gjithmone e me progresiste, raporti me Krishterimin(fene) eshte problematik, jo per faj te Krishterimit por per faktin se konsumizmi ka zevendesuar anen shpirterore. Sot mund te thuhet pa frike se qendra nevralgjike e Krishterimit eshte duke u spostuar ne Azi, Afrike dhe Ameriken Latine. Po t'u referohemi disa shifrave te vitit 2002, shohim nje ralitet shume domethenes. Nigeria ne vitin 2002 kishte nje numer shume me te madh te krishteresh anglikan se vete Britania e Madhe, dhe Uganda pothuajse ne te njetin nivel. C'do vit ne Filipine, pagezohen me shume njerz se ne France, Spanje, Itali dhe Poloni te marra sebashku. Dhe aktualisht dy te tretat e te krishtereve te planetit(dhe tre te katertat e katolikeve) jetojne ne Azi, Afrike dhe Ameriken Latine. Kjo ndodhe edhe per shkak te dendesise se madhe te popullise ne keto rajone. Dhe shume nga keta te krishtere jane duke u trasferuar drejt Perendimit te zhvilluar. Sipas te dhenave te fundit, ne Londer, gjysma e praktikanteve te krishtere jane te rraces se zeze. Dhe gjithmone sipas ketyre te dhenave, deri ne vitin 2050, vetem nje nder pese te krishtere ne te gjithe boten do te jene te bardhe jo latin. Megjithate abiset mes botes perendimore dhe pjeses tjeter te planetit nuk jane absolute, pershembull Shtetet e Bashkuara te Amerikes perbejen nje perjashtim eçelent, ku numeri i besimtareve qe praktikojne versionin aziatiko-afrikan te Krishterimit eshte jashtezakonisht i madh. Kjo do te thote se tendencat per te ardhmen jane shume te qarta dhe perqendrohen ne disa pika.





    1)Ndonse Islami ne pamje te pare mund te duket si besimi i te varferve te gjithe botes, ne te vertete edhe Krishterimi eshte duke u perhapur ne menyre te pandalshme tek keto shtresa.



    2)Krishterimi nuk eshte me si feja kryesore vetem ne Europe dhe Ameriken e Veriut.



    3)Shekullarizmi dhe "modernizimi" qe eshte ne vazhdim e siper ne boten perendimore eshte shume me i vogel se parashikimet.



    4)Koncepti i te krishtereve eshte duke mbizoteruar ne boten e trete, aty ku identitet politike, sociale dhe personale, jane te lidhura ngushte me besimin fetar.



    5)Dallimet mes botes se zhvilluar dhe vendeve te varfera eshte aq i madh sa ndoshta do te vije dita qe te kemi nje ndraje te re te Krishterimit, te ngjashem me ate qe ndodhi shume shekuj me pare mes Kishes Katolike dhe rrymave protestante.



    6)Krishterimi dhe Islami jane ne kompeticion per te komanduar planetin. Bile ne te ardhmen mund te kete vende qe do te jene ne rrezik te nje lufte civile si shkak i ketije kompeticioni, duke u shenderruar ne terren perplasje mes zhihadit dhe kryqezatave.



    Krishterimi ka nje handikap te madh ne krahasim me Islamin, sepse ne vendet me shumice islamike rritja demografike eshte shume me e madhe se ne vendet e krishtera, por kjo nuk e pengon Krishterimin te jete me ne rritje se Islami. Ne nje raport te "Pew Forum on Religion and Public Life" evidencohen ndryshime te rendesishme ne statistikat fetare ne Afriken subsahariane. Ne fillim te shekullit XX, si muslimanet ashtu edhe te krishteret perbenin nje minorance te vogel, rreth 25% te popullises, ndersa pjesa tjeter praktikonte besimet tradicionale afrikane. Gjate shekullit XX, situata eshte permbysur: muslimanet jane shtuar 20 here, duke arritur pak me shume se 200 milion ne vitin 2010. Te krishteret kane pasur nje trasferim akoma me te madh, duke u shtuar gati 70 here: nga 7 milion ne fillimet e shekullit XX, ne 470 milion ne vitin 2010. Keto te dhena perputhen edhe me te dhenat e Vatikanit te publikuara ne edizionin "dell’Annuario statistico della Chiesa". Sipas komunikates per shtyp te shtetit te Vatikanit, te dates 27 prill, per periullen 2000-2008, numeri i katolikeve ne bote eshte rritur 11.54%, duke kaluar nga 1 miliard e 45 milion ne vitin 2000, ne 1 miliard e 166 milion ne vitin 2008.



    Keto ndryshime kaq te rendesishme nuk kane ndodhur per shkak te numrit te madh te lindjeve siç ndodh me Islamin, por fale konvertimeve te miliona njerzeve anembane botes. Siç thote lideri evangjelist Wolfgang Simpson, "kemi pasur me shume te konvertuar gjate 20 viteve te fundit se ne te gjithe shekujt e kaluar". Bile raste te muslimaneve te konvertuar ne te krishtere gjejme edhe ne vendet arabe, ku braktisja e Islamit denohet me ligj. Sipas gazetares marokine Souad Sbai, ne Marok vetem gjate vitit 2009 konvertimet kane kapur shifren 45 mije. Gazeta marokine Hespres, thekson se brenda vitit 2020 te konvertuarit ne kristinezimo mund te kapin shifren 3 milion, 10% e popullsise. Po ashtu ne Algjeri, ku shteti eshte laik, konvertimet kane qene aq te medha sa shteti ka vendosur te krjoje ligje te veçanta per te ndaluar kete fenomen, duke burgosur te gjithe ata qe braktisin Islamin.



    Camille Eid, gazetare e gazetes vatikaniste Avenire, theksonte ne nje interviste te pak muajve me pare se: "Nese Maroku do te perqafonte demokracine dhe te lejonte lirine e besimit, te konvertuarit jo vetem qe do t'i kalonin shifren 3 milioneve, por ne pak vite kjo shifer do te dyfishohej. Njohe shume persona musliman qe ka vite qe presin te pagezohen - shton ajo - por prifterinjet(misionar) nuk duan t'a bejne kete gje sepse mund te vene ne rrezik vete jeten e ketyre individeve". Ne qofte se ndokush e kishte te paqarte motivin se pse shtetet islamike nuk pranojne demokracine, pergjigjen mund t'a gjejne ne keto fakte. Keto shtete kane frike nga demokracia sepse, njerzit, po te kishin mundesi per te zgjedhur, ne pak vite te gjithe do t'a braktisnin Islamin.Ne Afrike, Islami eshte reduktuar vetem si feja e popujve arab, jashte ketyre popujve eshte minorance dhe ne renie te vazhdueshme.



    Gjithmone sipas te dhenave te fundit, ç'do ore 667 musliman konvertohen ne te krishtere, 16 mije ne dite, 6 milion ne vit. Ky fenomen eshte i pandalshem dhe global. Konvertime te shumta verejme edhe tek emigrantet islamik ne Europe. Pamvarsisht nga presionet dhe pasojat qe pesojne te konvertuarit, fenomeni eshte ne rritje te vazhdueshme. Gazeta London Times shkruan se, 15% e muslimaneve qe jetojne ne Europe kane braktisur Islamin. Ne Britanine e Madhe jane me shume se 20 mije musliman qe jane konvertuar, dhe ne France, llogaritet se ç'do vit 15 mije islamik behen te krishtere, pjesa me e madhe katolik, te tjeret protestant.



    Natyrisht qe ne Europe shenohen raste ku njerzit vendosin te konvertohen edhe ne musliman. Duke pasur parasysh se Europa eshte laike dhe besimi konsiderohet si nje çeshtje personale, ç'do zgjidhje konsiderohet si nje zgjidhje vetem personale edhe se keto raste jane bere shkak abuzimesh pak a shume propaganduese . Ky fenomen jo vetem qe eshte nje fenomen me permasa te vogela dhe aspak prokupuese, por mbi te gjitha verehet te ndodhe vetem tek disa kategori te veçanta njerzish. Kategorite qe jane prekur nga ky fenomen jane kryesisht te rinjet qe vijne nga familje me probleme sociale, ku prinderit jane te divorcuar apo njeri nga prinderit eshte ne burg apo ka vdekur, dhe ne rastin e adoleshenteve qe per krime te vogela sociale perfundojne ne burg. Ne burgjet e Frances dhe Gjermanise, maxhoranca e te burgosurve i perket etnise arabe, dhe per nje te ri qe papritmas ndodhet ne nje ralitet kaq te veshtire, afrimi me shumicen e te burgosurve arab, i lehteson mbijetesen brenda kater mureve te burgut. Keta te rinje, ndonse te pakte ne numer, kur dalin ne jeten e lire, besimin e ri, e praktikojne ne versionin e tije me radikal. Fene nuk e praktiokjne ne kuptimin teologjik, por ne permbajtjen e saje ideologjike. Jane te paret qe perdoren per te kryer atentate dhe akte te tjera terroriste. Vetekonsiderohen si kundershtar politiko - ideologjik te vendit te tyre dhe jo si besimtar musliman.



    Per te konfermuar trendin e rritjes se Krishterimit, mund te ndalemi ne fjalet e sheikut Ahmad al-Qataani, i intervistuar nga kanali satelitor Al-Jazeera ne vitin 2006, nder te tjera theksonte: "Islami ka qene gjithmone besimi kryesor i Afrikes ku dikur 30 gjuhe afrikane shkruheshin me germa arabe. Numeri i muslimaneve aktualisht ne Afrike eshte 316 milion, ku me shume se gjysma jane te etnise arabe. Ne pjesen afrikane jo arabe, numeri i muslimaneve nuk i kalon 150 milion banor. Po te mendojme se e gjithe popullesia e kontinetit afrikan eshte 1 miliard, ne ben te kuptojme se sa shume eshte zvogeluar numeri i besimtareve islamik gjate dekadave te fundit. Nga ana tjeter, numeri i katolikeve eshte rritur nga 1 milion ne vitin 1902 ne 330 milion ne vitin 2006. Kesaje shifre duhet shtuar edhe 46 milion besimtar te besimeve te tjera te krishtera. Keto jane shifra te frikshme", perfundon sheiku ne fjale.



    Keto shifra qe ndoshta jane te ekzagjeruara edhe nga vete sheiku, per te rritur tensionin tek islamiket, vertetojne efektin e globalizimit boteror. Zhvillimet e medha teknologjike si kanalet e shumta satelitor dhe perhapja e internetit, kane thyer barriera dhe kufinje ideologjik ne te gjithe planetin. Atje ku rregjimet e ndryshme diktatoriale mbajne peng popuj dhe kombe, jane gjetur fare te papergaditura perballe teknologjise. Teknologjia ka bere te mundur renien virtuale te ketyre mureve duke trasmetuar tek te gjithe popujt vlerat e demokracise dhe kultura te reja alternative, duke u hapur syte miliona njerzeve. Dhe atje ku njerzit kane mundesi te zgjedhin, atje ku dija e shkollimi jane te arritshme per te gjithe, Islami eshte ne krize.



    Nje nder personazhet qe autoritetet fetare islamike kane frike me shume nga te gjithe te tjeret eshte prifti amerikan me origjine egjiptiane Zakaria Botros, i quajtur nga gazeta arabe,"al-Insan al-Jadid", "armiku publik numer nje i Islamit".Programet e tije televizive satelitore nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane bere shkak per konvertime te shumta klandestine. Ne diskutimet e tije trajton Kuraninin dhe problematikat e tije(zhihadin, shtypjen e grave, lapidacionet), ne pikeveshtrimin kristian. Flet shume mire arabishten dhe auditori mbetet gjithmone i impresionuar. Argumentat e tije jane aq bindese sa as vete imamet nuk jane ne gjendje t'i kundershtojne keto argumenta me shpjegime bindese, dhe shpesh here zgjedhin rrugen e heshtjes. Suksesi i priftit Botros vjen per shkak se ai, Islamin nuk e kritikon ne prizmin e tije politik por ne ate shpirteror. Shume kritikues perendimor nuk kuptojne se per te luftuar Islamin radikal eshte e nevojshme te propozojme nje alternative qe nuk eshte shekullarizimi dhe demokracia, por diçka teokratike, diçka shpirterore. "Vertetesia" e nje besimi fetar mund te luftohet vetem nepermjet nje te "vertete" tjeter, te nje besimi tjeter fetar. Padre Zakaria Botros eshte duke luftuar zjarrin me nje zjarr tjeter dhe zhihadi islamik ka ofruar 35 milion dollar per t'a eleminuar, me shume se shifra qe ofrojne SHBA-te per kapjen e Bin Ladenit.



    Krishterimi, ne globalitetin e tije, jo vetem qe nuk eshte ne krize por konfirmon edhe nje here faktin se eshte besimi kryesor i njerzimit. Prespektivat per te ardhmen na sjellin nje ralitet shume pozitiv per Krishterimin, pothuajse nje permbysje te parashikimeve. Krishterimi ne kontekstin e tije global eshte ne rritje te ndieshme, dhe nder "fraksionet" e tije, eshte Katoliçizmi ai qe shenon rritjen me te madhe, sidomos ne Afrike dhe Azi. Gjate pjeses se dyte te shekullit XX, Islami kaloi Katoliçizmin ne baze te numerit te besimtareve, si shkak te rritjes se madhe demografike te disa vendeve islamike siç eshte Indonesia. Katoliçizmi pergjigjet duke pushtuar zemrat e miliona njerzeve ne vendet e varfera te Afrikes e Azise. Sipas statistikave te shtetit te Vatikanit te vitit 2008, ne krahasim me vitin 2000 Katoliçizmi ne bote eshte rritur 11.54%. Rritja me e madhe rregjistrohet ne Afrike (+33,02%), ne Azi (+15,61%), ne Oqeani (+11,39%), ne Amerike (+10,93%), ndersa ne Europe rritja eshte me e limituar (+1,17%).



    Ky eshte raliteti i shifrave, qe hedhe poshte mitet iluzioniste islamike, sikur Islami eshte ne rritje te madhe dhe ne dekadat e ardheshme bota do te jete islamike. Mes dilemave te "jeshe" apo te "dukesh", Krishterimi ka zgjedhur te jete dhe Islami te duket.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    21:105. Ne e kemi shenuar ne Zebur (ne librat e shenjte) pas shenimit (ne Lehvi Mahfudh), se me te vertete token do ta trashegojne robte e Mi te mire.
    21:106. Ne kete (qe u permend) ka mjaft per nje popull te degjueshem.21:107. E Ne te derguam ty (Muhammed) vetem si meshire per te gjitha krijesat.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Ndersa krishteret kane zgjedhur te kenaqen me perralla si te Vlladimirit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shikoni pak edhe keto statistikat e mia , ndoshta do tju ndihmojn ta kuptoni shkrimin e autorit me mire :


    Psh. Te gjith e njofim Britanin e madhe si shtet te krishter , vertet andej ka me shum kisha , ka edhe me shum qe deklarohen si te krishter , ne raport me muslimanet.
    Por numri i atyre qe shkojn rregullisht ne kisha dhe i atyre qe shkojn ne xhami , gati esht i barazuar.

    Numri i kishave ne Britani ne vitin 1961 ka qen 55.000 , sot jan 47.000 , deri ne vitin 2020 mundet te mbyllen edhe 4000 tjera. ( per 60 vite , 12.000 kisha te mbyllura).

    Ne vitin 1961 ne Britani ka pasur vetem 7 xhami , ne vitin 1990 behen 400 , ndersa sot ka rreth 1700 xhami muslimane. ( per 30 vite + 393 xhami, si dhe ne 30 vjeteshin e dyte (1990-2010) shtohen + 1300 , a do te behen ne vitin 2040 , 5000 xhami ?).

    60% e francuzeve , asnjeher nuk shkojn ne kishe.

    55% e britanikeve .

    48% e holandezeve.

    46% e belgeve.

    46% e suedezeve

    43% e danezeve.

    42% e norvegjezeve.

    ==

    Sipas ketyre zhvillimeve te deritanishme , ne Itali , ne vitin 2050 , 40% e popullsis do te jen mbi moshen 60 vjecare.

    ==

    Ne shum shtete te Europes perendimore , shkuarja ne kish se paku 1 her ne muaj , eshte nen 20% , ne disa shtete ka ren edhe ne 10% , psh. Ne Suedi vetem 11% e femrave dhe 7% e meshkujve shkojne ne kishe , shifra te ngjajshme edhe ne Franc, Britani...

    ==

    Ne Spanj , 60% e popullsise mbeshteste martesat mes homoseksualeve.

    ==

    Ne SHBA , cdo vit mbyllen 3500-4000 kisha , ndersa hapen 1100-1500 te reja ( minus 3000 per cdo vit) edhe pse numri i popullsis vazhdimisht eshte ne rritje.

    80-85% e kishave ne SHBA , jan duke pesuar renie ne numrin e vizitoreve.

    ==

    Irlanda kishte dhe akoma ka shkallen me te larte te praktikanteve katolik ne Europ , por edhe andej ka renie dekadat e fundit.

    Ne vitin 2007 vdiqen 160 prifterinj , ndersa vetem 9 te tjer kan marr funskione ( - 151 prift katolik)

    Pastaj 228 murgjesha katolike ne Irland kan vdekur , ndersa vetem 2 jan qe u bashkuan me motrat e nderit ( - 226 murgjesha).

    Numri i prifterinjve ne Irland esht 4752 , e vitin 2028 numri i tyre do te bjer ne 1500 . ( sipas parametrave momental)

    ===

    Numri i murgjeshave eshte ne renie.

    Ne nje studim per moshen e murgjeshave ne SHBA dhe Porto Riko , u dhan rezultate qe tregonin per plakjen e murgjeshave dhe se numri i atyre qe behen murgjesha esht ne renie.
    Keshtu :

    - 3% e murgjeshave jan nen moshen 40 vjecare.

    - 37% mbi moshen 70 vjecare

    - 12% mbi moshen 80 vjecare

    Mosha mesatare e murgjeshave eshte 65 vjet.

    Numri i murgjeshave ne SHBA ne vitin 1966 ka qen 181.421 , ndersa sot esht 80.000. ( ne vitin 1966 SHBA-te kishin 195 milion banor , sot kan 310 milion banor).

    Numri i prifterinjve katolik ne SHBA :

    - ne vitin 1965 ishte 58.000 ,

    - ne vitin 2002 ra ne 45.000 ,

    - ne vitin 2020 do te jen 31.000 ,

    - dhe vetem 15.000 do te jen nen moshen 70 vjecare.

    Momentalisht ne SHBA ke me shum prifta katolik te moshes 80-84 vjec , sesa qe ke te moshes 30-34 vjec.

    Numri i atyre qe shkollohen per tu ber prifta , ka qen nga 49.000 ( viti 1965) ne 4.700 ( viti 2002).

    Pershendetje
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Homo Islamikus eshte specie shume interesante, ndryshe nga homo sapiens sapiens, postojne para se te lexojne.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Artikulli sjell tezen se krishterimi do zhvendsohet ne azi, afrike dhe amerike latine, te ndriturit e forumit si kunder argument sjellin statistika nga evropa dhe sh.b.a-ja. edhe gomer nuk mund t'ju quaj se do nenvlehtesoja gomarin.

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Eh shyqyr qe jane kane fillu me dyshu pak, se ska logjike kjo fe.

    ...I thirr Muhamedi fisin e tij per me i paralajmeru dicka, perfundimisht i bind qe A mblidhen me shume veshtiresi, nder ta edhe xhaxhain e tij Ebu Lehebin. Nejse Muhamedi fillon te flase dhe iu thote se para tyre gjendet nje shkatrrim i cili do te godase Meken nese nuk pranojne fene islame, pra se do te shkojne ne xhehenem. Qohet Ebu Lehebi dhe i thote Muhamedit: “Qofsh i shkatërruar, a për këtë na paske mbledhur?!”. Pastaj allahu kundersulmon... “Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi, e ai tashmë është shkatërruar…” Sipas tradites myslimane ky Ebu Lehebi gjithmone e ka kundershtuar Muhamedin (ki) dhe kur Muhamedi u ka thene njerezve te thone 'La i lahe il allah' , Ebu Lehebi ka thene te kunderten. “Ky është një renegat gënjeshtar, mos u besoni fjalëve të tij…”. Po nejse po me gruan e Ebu Lehebit cpaten.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga malo666 Lexo Postimin
    Artikulli sjell tezen se krishterimi do zhvendsohet ne azi, afrike dhe amerike latine, ndriturit e forumit si kunder argument sjellin statistika nga evropa dhe sh.b.a-ja. edhe gomer nuk mund t'ju quaj se do nenvlehtesoja gomarin.
    E di shum mir se cka thot autori , ai po thot se krishterimi po behet fe e afrikaneve. Ashtu sic e quanit Islamin , fe aziatike , tani krishterimi po behet fe afrikane.

    Se cka ndodh me ju nuk e di , gjitha qe i thonit per muslimanet , se cpo ju bijn ne kok juve.

    Pra pas 30 viteve , nese jam gjall , do te hap tema ketu me titull : Pse krishteret jan te prapambetur dhe te varfur ?!

    Ja cka bejn krishteret ne Afrik :



    Sot pra , priftat krishter ne disa pjes te Afrikes , i etiketojn femijet si shtriga (ashtu sic beheshte ne Europ deri ne vitin 1900) , pastaj prinderit i denojn femijet e tyre , disa u hedhin acid femijeve te vet dhe i hedhin ne rruge.

    Shifeni me kujdes kete video , cka jan duke u ber Afrikaneve , si luajn me to , ashtu sic luanin me heret , kur i merrnin per skllever , ateher i llogarisnin si SENDE , ndersa sot gjoja u sjellin shpetimin. Vall do ti shpetojn ashtu sic i shpetonin ne kohen e kolonizimeve ?

    Shikoni gjith videon ( ata qe smunden ta shofin te teren te fillojn nga minuta e 6 )


    Plus ket tjetre :


    Ketu e keni permbledhjen e gjith dokumentarit :



    Ketu keni tjeter dokumentar se si krishterimi ka ndar fshatin , familjet si dhe pasoja tjera ne shoqeri , duke quajtur hinduset si djaj.

    Nje ngjarje interesante e larjes se trurit te femijeve. Femijet duke udhetu me autobus , gjoja prishet autobusi dhe misionaret u thojn femijeve ti lutem zotit Hindu , por autobusi prap nuk niset , ndersa kur i lutem Zotit krishter , ateher per cudi autobusi niset ( mashtrim klasik).

    Shqiperi eshte edhe Cameria

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    60% e francuzeve , asnjeher nuk shkojn ne kishe.


    shiko zogu .. edhe nqs i besojme keto statistika islamike te bera nga ju islamiket , prapre kjo tregon emigrimin te paligjshem te pakistanezeve irakieneve etc ... qe kane tolerimin te plote nga shtetet europiane sepse si shtete kane vlera demokratike ...


    po mos ke merak se ca nga keta islamiket ose do ktehen ne afghanistan arabi etc , ose do asimilohen ...

    arsyeja ? shumica > pakica ...

  10. #10
    Ja ku jam edhe nje here midis jush te dashur shqiptar. Natyrisht per pak kohe, deri ne perjashtimin e ardhshem, ku nuk do te jete larg. Me perjashtuan se gjoja ofendova islamin, gje qe nuk eshte e vertete. Une fola kunder islamit, e kritikova dhe do te vazhdoj t'a bej, ketu apo ne ndonje vend tjeter, do t'a bej gjithmone. Megjithate nuk ka rendesi, ky eshte nje problem pa rendesi.

    Ne lidhje me temen, te them te drejten me habisin te dhenat e artikullit me lart, sepse ne kete forum dhe jo vetem, jemi mesuar te degjojme fraza sikur islami eshte duke pushtuar boten. Por ja qe une kisha te drejte kur thoja se te gjitha ato qe shkruheshin nga islamiket, ishin thjeshte propagande. Ashtu siç jane propagande lajmet sikur Denzel Washington apo Will Smith jane konvertuar ne musliman. Nuk perhapet islami duke mashtruar opinionin publik, sepse mashtrimi eshte nje vetedemtim.
    Kush i ka veshet per te degjuar dhe syte per te pare, mund te verej shume lehte se sa ne krize te thedhe eshte zhytur islami. Nje ideologji, kur degjeneron ne dhune dhe terrorizem, do te thote se eshte ne krize te rende identiteti. Dhe islami eshte ne krize te jashtezakonshme. Pastaj, atentatet e 11 shtatorit, kane kontribuar ne menyre negative ne kete drejtim, dhe shume njerz neper bote jane duke braktisuar islamin.
    Tek artikulli me lart mund te verejme disa te veçanta shume interesante.
    Separi, te gjitha te dhenat e autorit, jane te dhena zyrtare te shtetit te Vatikanit apo studime gjeopolitike te organesh informative siç eshte revista amerikane Atlantic Monthly.
    Se dyti, verejme se krishterimi nuk eshte aq ne krize sa thuhet. Europa, ndoshta eshte rajoni ku njerzit jane larguar nga feja, por jo edhe aq. Vizita e Papa Benediktit ne Angli eshte nje prove shume domethense. Une personalisht, nuk e prisja te gjithe ate entuziazem per viziten e Papes, duke patur parasyshe edhe mardheniet historike jo shume te mira mes Vatikanit dhe Kishes Anglikane.
    Se treti, krishterimi mund te jete ne krize vetem ne Europe, ndersa ne Amerike, Kanada, Australi dhe Ameriken Latine, jo vetem qe nuk eshte ne krize por vazhdon te rritet gjithmone e me shume, edhe se ne versione te ndryshme.
    Se katerti, ne Afrike, eshte duke ndodhur diçka qe une personalisht nuk e prisja. Ne Afrike, krishterimi eshte ne rritje tejet te madhe kurse islami eshte ne renie te lire. Natyrisht kur flasim per Afriken, nenkuptojme pjesen e Afrikes joarabe ku eshte edhe shumica. Nuk jam dakord me autorin, kur flet per konvertime ne vendet arabe. Nuk besoj se arabet konvertohet ne krishterim.
    Se pesti, me beri shume pershtypje rritja e katoliçizmit ne shkalle boterore nga viti 2000 deri ne vitin 2008. 11.54% vetem ne 8 vitet e fundit, eshte nje shifer stratosferike, duke marre parasyshe se katoliçizmi eshte me te vertete ne krize. Imagjinoni kur mos te jete ne krize.
    Se gjashti, duhet preçizuar edhe nje gje tjeter, nuk besoj se do te jete ne gjendje krishterimi te shpetoje miliona femije afrikan nga semundjet dhe uria. Afrika do te jete gjithmone nje njolle e zeze ne ndergjegjen e Amerikes dhe Europes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga gerrard73 : 12-10-2010 më 13:44

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •