Google teston një opsion tjetër, në faqen e saj në pjesen ku shfaqen rezultatet. Ky opsion në mënyrë automatike shfaq ueb faqen pa klikuar në ndonjë link. E mjaftueshme është vetëm të vendosni shenjën e miut mbi linkun dhe do të ju shfaqet faqja, pa patur nevoj fare të futeni në të. Interesante është që nuk shfaqen reklamat në të.
Ky opsion është duke u testuar publikisht, por vetëm me disa perdorues të rastësishëm, diçka që Google e praktikon shpesh. Deri më tani nuk ka dicka më shum informacione perveç disa cicërimave në twitter, shkruan The Next Web.
Për opsione të ngjajshme për shikueshmeri të faqes pa klikuar në të, njejt sikur ky opsion i google-së, perdoren shtojca të ndryshme për shfletuesit, si përshembull Search Preview shtojcë për Firefox. / ITShqip.com