Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    E di cfare?! ..ndjehem keq edhe kur lexoj komentin tim te djeshem, sepse nuk dua te ngjaj sikur shikoj gjithcka me pesimizem, gri, gote gjysem-boshe, kur vjen puna te vendi im. Ne plan te pare, kur lexoj veten, ashtu ngjaj. Por serisht, kur mendoj sa spekullim ka me shifrat, sa shume kamufllim ka nga qeveria aktuale per t'a prezantuar Shqiperine nje parajse ku te gjithe enderrojne te jetojne, sa me imformalitet debatohet per fushen e turizmit, sic behet per sektore te tjere..prape them se gjerat duhen diskutuar si realist. Ka pasur vertete te huaj qe kane ardhur me bashkeshortet shqiptare, shoqeruar me shoke shqipetare, miq e kolege te shqipetareve. Ka edhe tek tuk ndonje turist te huaj qe tenton t'a provoje Shqiperine, por nuk mund te pranoj kurrsesi mashtrimet, manipulimet e shifrave dhe genjeshtrave qe derdellit Berisha me shoke cdo dite. E keqja eshte, se na e shtrojne muhabetin me aq embelsi dhe optimizem, sa, nese i kundershton, do te thote qe nuk i do te miren vendit.

    Korfuzi, nje bith vend, ngjitur me Saranden, eshte i reklamuar ne cdo kompani turistike te botes dhe mbahet si nje destinacion i preferuar, i rekomanduar nga agjensite turistike. Nderkohe, ne, vellezer e motra, jemi bishti i kavallit. Diten qe Shqiperia do reklamohet ne TripAdvisor apo faqe te tjera dhe kur te filloj te lexoj komentet nga turistet e huaj..atehere do me mashtroje qeveria Berisha-Meta me te vertete, sepse do detyrohem t'ja besoj edhe shifrat turbulluese.

    Kliko ne internet:

    Holidays to Albania
    All Inclusive - Half Bord
    Family Holidays to Albania
    Couple Holidays etc etc..
    Do gjesh bishtin e qenit te ngordhur!

    Kliko te njejten per nje vend komunist e te varfer si Kuba..do mrekullohesh!
    Kliko per Egjiptin, vend i varfer, musliman e fanatik. Pa fund ofertat. Nje mrekulli..
    Kliko per Bullgarine, fqinjin tane, ish-komunist, tere korrupsion dhe i varfer. Nje konglomerat zgjedhjesh..
    Mos shko shume larg, por kliko per Malin e Zi. Do gjesh oferta sa te duash..nga ato qe bindin turistin e huaj!

    Ne jemi ende shtet i drejtuar nga pallonj ngordhesira..
    Me demagogji, jemi droguar tashme. Kemi nevoje t'i shohim te konkretizuara ne realitet!
    Kemi nje bregdet perle. Nje bukuri naturore, dhurate e natyres. Kemi male qe te dhurojne jete kur i viziton. Gjynah..

    Ujrat e zeza derdhen ne det..(turistet lahen mes jashteqitjes se dynjase)
    Plazhi, rera mbuluar nga pislliqet qe nuk i grumbullon askush (pamvaresisht mungeses se edukates qytetare)
    Spitalet mbushur me njerez te infektuar. Hajde shko bej plazh po deshe..
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    Cdo vit kthehem ne Shqiperi veti katert se digjem nga malli per vendin tim. Zakonisht dy here ne vit. Te gjithe shoket qe njoh ne kurbet, kthehen ne memedhe gjate veres dhe nganjehere edhe per Vit te Ri. Saliu i Berishajve mashtron katunarine militante me keto shifra, por jo gjithe shqiptaret. Mendo, sikur te mos kthehen shqiptaret ne shpi, sikur shqiptaret e Kosoves e Maqedonise, te vendosin te pushojne diku tjeter, jo me aty ku bashke me ty notojne edhe jashtqitjet dhe levoret e bananes. Per cilet 'turiste' do fliste Saliu?
    Problemi yt nuk jane shifrat. Problemi yt eshte se ti nuk pranon qe qeveria te te numeroje si turist ne Shqiperi, kur ti ne fakt je i tille. Ti nuk banon me ne Shqiperi, ti nuk punon me ne Shqiperi, ti nuk paguan me taksa ne Shqiperi, ti vetem pushon ne Shqiperi dy here ne vit. Pra ti je turist, dhe qeveria ka plot te drejte qe ti numeroje emigrantet shqiptare ne bote si turiste kur keta e vizitojne veten me raste festash apo me pushime.

    Qe ne Shqiperi kane hyre e kane dale 1.8 milion qytetare qe nuk mbajne shtetesi shqiptare, per kete qeveria nuk genjen dot pasi jane shifra qe i nxjerr aeroporti i Rinasit dhe pikat kufitare. Nese te gjithe keta kualifikohen si "turiste" eshte ceshtje e debatueshme: a eshte turist as biznesmeni maqedon qe hyn ne Shqiperi per te ngarkuar mall ne portin e Durresit? A eshte turist ai qytetari nga Kosova qe hyn ne Shqiperi per te pushuar gjate veres apo per te vizituar familjaret e tij?

    Pra shifra mund te mos reflektoje plotesisht numrin e turisteve, por deshmon qe hyrjet e daljet ne Shqiperi jane ne rritje. Kjo eshte po aq pozitive sa edhe vete turizmi pasi kjo deshmon rritjen e kontakteve tregtare te Shqiperise me vendet fqinje.

    Shifra qe ka me shume vlere se cdo shifer tjeter, eshte shifra se sa dollare apo euro shpenzon ne tregun shqiptar cdo turist/kalimtar ne Shqiperi. Kjo nxjerr ne pah fluksin e kapitalit qe futet ne vend nga turizmi e tregtia rajonale, dhe sa e madhe/vogel eshte kjo shifer ne raport me GDP e vendit.

    Pozitiv eshte trendi ne rritje nga viti ne vit i frekuentimit te Shqiperise si vend turistik.

    Albo

  3. #13
    1.8 Kosovar !

    Vitin e ardhshem, do ti keni ndoshta 1 milion rrumullak

    Se i bie ramazan bash gjat pushimeve verore

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    1.8 Kosovar !

    Vitin e ardhshem, do ti keni ndoshta 1 milion rrumullak

    Se i bie ramazan bash gjat pushimeve verore
    Ramazan ishte kete vere, vitin qe vjen po vere do jete, por nga fillimi. Gjithsesi nuk zgjat 4-5 muaj ramazani, mos u boj merak!

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Ramazan ishte kete vere, vitin qe vjen po vere do jete, por nga fillimi. Gjithsesi nuk zgjat 4-5 muaj ramazani, mos u boj merak!
    Ishte pas mbarimit te pushimit, po gjithesesi, uroj qe Shqiperia jo 1.8, por 18 milion turist ti ket gjat veres se ardhshme.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2015
    Postime
    3

    Për: Shqipërinë e kanë vizituar 1.8 milionë turistë

    Faqa kryesore per turizmin ne shqiperi YesAlbania

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •