
Gjatë këtij viti, numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë është rritur ndjeshëm, e bërë Shqipërinë një destinacion të rëndësishëm turistik në rajon. Nga të dhënat e Ministrisë së Turizmit rezulton se ëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, numri i turistëvë që kanë vizituar vendin tonë vlerësohet në rreth 1.8 milionë persona. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tokën shqiptare e kanë shkelur rreth 423 mijë turistë më shumë.
Sipas statistikave, sa i përket të huajve, numërohet të kenë hyrë në Shqipëri vetëm gjatë muajit gusht 711 546 të tillë, krahasuar me 411 252 persona që kanë hyrë gjatë vitit të kaluar, konkretisht mbi 300 mijë të huaj më shumë.
Burime nga Drejtoria e Statistikave pranë Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe numrin më të madh të vizitorëve e zënë ata nga Kosova me 52 për qind, nga Maqedonia me 11 për qind, Mali i Zi me 4 për qind, Serbia me 4 për qind, Greqia 4 për qind dhe Gjermania 2 për qind. Vitet e fundit turizmi është kthyer në një ndër sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare, si nga të ardhurat që sjell, ashtu edhe në rritjen e numrit të të punësuarve./shqipmedia/
Krijoni Kontakt